Lëvizja Vetëvendosje, edhe pas kontrolleve të rrepta nga policia dhe sigurimi në Kuvend, ka arritur që të hedhë gaz për herët të katërt brenda në sallën ku do të votohej për demarkacionin me Malin e Zi.

Ndonëse kanë kaluar 3 vite që kur është hedhur gazi lotsjellës në Kuvend, rreth tematikës së njëjtë ratifikimit e marrëveshjes së kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi, megjithatë ende mbetej enigmë se si u fut gazi lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës.


E njëjta gjë ka ndodhur edhe në mesditën e së mërkurës pikërisht ku pritej të bëhej votimi i marrëveshjes rreth Demarkacionit.

Lëvizja Vetëvendosje, edhe pas kontrolleve të rrepta nga policia dhe sigurimi në Kuvend, ka arritur që të hedhë gaz për herët të katërt brenda në sallën ku do të votohej për demarkacionin me Malin e Zi.

Të hetohet Policia

Në lidhje me këtë çështje analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “ Bota sot” se me të gjitha kontrollimet që ishin aty, pa ndihmën e policisë, do të ishte e pamundur futja e gazit në Kuvend.

Ai ka thënë se është krejtësisht e arsyeshme që të hetohet edhe policia e Kosovës sepse edhe ajo është e përshirë në këtë çështje.

Faton Mehmeti : “Gazi lotsjellës ka qenë i përdorur nga pushteti, jo në kuptimin e hedhjes por të pasqyrës para botës së gjoja " ne jemi të moderuar”. Besoj se gazi i ka shërbyer edhe PDK-së, në atë çfarë e cekëm më lart. Gjithsesi, në bazë të asaj çfarë njohim nga e shkuara, njeriu që ka mundur të jetë faktor për futjen e gazit besoj se është Rexhep Selimi. Rexha, që nga lufta ende ka njerëz nën kontrollin e tij që janë në hierarki në polici, dhe nuk është e vështirë të kuptosh futjen e gazit”, ka thënë Mehmeti.

Sipas tij, taktika e gazit arriti te stopit demarkacionin për tri vite të mjaftueshme edhe për të akuzuarit potencial nga Gjykata Speciale për t'i "pastruar" dëshmitarët.

“Pas gazit mendoj se fshihet edhe Kadri Veseli, pikërisht për shkak të Gjykatës Speciale”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Kurse, analisti politik Hidajet Ahmeti, ka thënë se brenda kësaj loje të futjes së gazit lotsjellës brenda Kuvendit mund të ndërtohet teori të shumta konspirative, të cilat teori hamendësuese mund të përligjën mbas një kohe.

Sipas tij, një fakt është i pakontestueshëm se gazi lotsjellës është futur brenda Kuvendit duke kaluar kontrollet e sofistikuar, e në këtë pikë ndërtohen teoritë konspirative.


Hidajet Ahmeti : “Prokuroria e shtetit duhet të veproj e punoj brenda mandatit të saj kushtetues e ligjor, duke filluar hetimet ndaj rastit në fjalë. Prokuroria e shtetit e ka në dorën e saj që t’i nxjerrë të vërtetat në shesh dhe t’i mbyllë debatet spekulative të individëve të caktuar. Nuk duhet të lejuar që mediat e caktuara, që disa prej tyre janë shërbim të pushtetit e interesave të caktuara grupore t’i servojnë publikut teori konspirative, e të cilat ndërtojnë opinionin e publikut. Duhet dhënë hapësirë që institucionet përgjegjëse ta kryejnë punën e tyre në mënyrë të pavarur, objektive , të drejtë ,reale e pa presion politik e qytetar. Kjo frymë e institucionalizimit mund të prodhoj të vërtetet objektive që është e domosdoshme për shtetin Kosovës, institucionet dhe qytetarët e saj”, është shprehur Ahmeti

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)