2018-03-29

DAUT GUMENI: “NË DOSJET E SIGURIMIT KISHTE EMRA TË POLITIKANËVE TË SOTËM, POR U FSHINË DHE LANË FAKIRËT”




Daut Gumeni, anëtar i Autoritetit për hapjen e dosjeve deklaroi mbrëmjen e sotme se mes emrave të sigurmasve janë edhe personazhe të politikës aktuale shqiptare.
Në një intervistë për emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” Gumeni pohoi se mes regjistrave të dosjeve të sigurimit gjatë regjimit komunist ka pasur edhe emra politikanësh, ndërsa theksoi se ata janë zhdukur prej aty, duke lënë persona të parëndësishëm. Mes të tjerash Gumeni tha se për ish-të përndjekurit deri më tani nuk është bërë asgjë.

Keni marrë ndjesë nga ish-sigurimsat?

Se kam kërkuar ndjesën. Se dua ndjesën për hir të ndjesës. E shoh që s’kanë asnjë mendje për të kërkuar ndjesë. Ne nuk kemi qenë keq për pushtet, por për shtet. Kemi rreth 30 vite që flasim për shtet dhe s’kemi shtet. Sapo afrohet të bëjë diçka shteti, ka reagime.

E qëllimshme është kjo nga elita?

Me ato mënyra mbahet pushteti. Me trashëgimtarët e partisë së punës janë të etur për pushtet. Dhe për të mbajtur mënyrat shkon deri në shfaqje kriminale. Unë jam në një autoritet pa autoritet. Për të mos u bërë ajo që u bë shmanget dhe ligji. Kur thonë se nuk bëhet kështu, e shpallin prapanik dhe gati-gati i thonë se ky është i huaj. Nuk është faj i njëjtë, por i gjithë kësaj psikoze.

Qëndrojmë pak tek fakti që brezat e rinj s’kanë informacione pse mungon historia e diktuarës në tekstet shkollore?

Ne jemi mësuar të konsumojmë histori të deformuar. Thirrjet që ribëhen për të të shkruar historinë janë për t’u deformuar. Nuk mbyllet e keqja me ndalim, por me shembullin e të mirës. Këta nxënësit e sotëm nuk dinë historinë pasi ata që kanë bërë tekstet s’kanë merak për të por duan të shndërrojnë.

Cila është arsyeja mendoni ju?

Një zemër e ligë nuk mund të ketë mendje të hapur. Është e qëllimshme. Ajo gjë që përjetoi një popull në gjysmë shekulli nuk fshihet.

U dekorua ndonjë prej xhelatëve tuaj?

Jo. E para e punë nuk më intereson fare për ato pafillet. Fakti që dekorohen ata haptazi dhe e bëjnë këtë në emër të një periudhe tjetër, do të thotë se pushteti ka lëvizur.

Si u ndjetë kur e dëgjuat?

S’kanë rendësi ndjesitë personale, por ato që të çojnë përpara. Unë jam një nga ata që e kanë pësuar. Por nuk besohem nga ata që dëgjohen.

Në Çeki rrugët e Pragës u mbushën me njerëz pasi parlamenti zgjodhi një person të atij regjimi….

Çekia nuk kishte sekretar të Partisë së Punës. Doemos që do të ngrihen kur ndodhin gjëra të tilla. Ne kemi gjysmën. Kush do ngrihet. Ne i kemi me qeshka. Njerëzit ngrihen kur pas motivimit që kanë për t’u ngritur kanë dhe një rreze drite. Kur tallen me dhimbjen njerëzore ata që e shkaktuan, i bie t’i bjesh murit kot.

Çështja e pastrimit të të kaluarës komuniste për shqiptarët shpesh është sabotuar dhe politizuar. A ka lidhje kjo me situatën që kalojnë gjykatat e prokuroria?

Për mua ka lidhje. Është bërë 28 vjet zhurmë e madhe që do të integrohen të përndjekurit politik me ndihëm e qeverive. Nuk është bërë asgjë. Integrimi i mirëfilltë fillon nga trajtimi njerëzor. A e morën vet Kuvendi dhe deputetët tanë atë vendimin që do u jepnin dëmshpërblimin ish-të përndjekurve për tu ‘ringjallur’. Pse duhet të vazhdojë 9 vite? S’keni pse u kërkoni gjithë ato dokumente, pasi aty i ke. Janë ata njerëz. Janë po ata gjykatës që i kanë dënuar. Pse duhet të bredhin? Është bërë qëllimisht. Pse duhet të fillojë nga nipërit dhe mbesat?

Ju keni thënë që mesa duket na kanë vënë në këtë institucion që mos të bëjmë asgjë. I qëndroni këtij qëndrimi?

Po e kam thënë. Dhe jam gati edhe të heq dorë nga kjo punë. Atje ku flet dhe s’të dëgjojnë nuk ke pse vet. Do bëhen rekrutime për të mbushur ato sektorë që duhen. Zgjedhje i thonë kur ka dy veta. Por kur të marrësh atë që do ti dhe të varësh fletushka koti, kjo nuk vlen. Të krijosh institucione mbi institucion s’ka kuptim. Tani kërkojnë të lahen me gëlqere politike ata që ua kanë mësuar pseudonimin edhe dhitë.

Cilat janë pengesat e hapjes së dosjeve?

Pengesat janë nga legjislacioni. U bë copa drejtuesi i institucionit që të vinte dhe të merret miratimin që; bëj ç’të duash.

Ka dosje për t’u hapur apo jo?

Kam besuar në fillim, ndaj pranova të shkoj, kisha besim se regjistrat themeltar nuk preken. Ato punët e sigurimit kishin regjistra themeltar. Atje është një regjistër me 160 faqe. Për të tjerët ka ardhur një libër tjetër i ri. Ato janë me numër rendor dhe kur lind nevoja që të bëhet një regjistër i ri, kuptohet se ke dashur të besh pastrim. Këtu bëjnë edhe pjesë edhe derezezët që spiunonin kur vidhej mistri në kooperativë. Nuk është e keqja aty.

Ku qëndron e keqja? A mendoni se aty ka pasur edhe emra të elitës së re të politikës?

Aty kishin të dhëna të elitës politike. S’kishte pse zhdukeshin. Po qe se janë zhdukur, kam një hall. Janë zhdukur dosjet e atyre që janë pjesëmarrës në politikë dhe kanë lënë fakirët.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...