2018-03-29

11 SONETE (Tingëllima) nga poeti lirik Hiqmet MEHMETAJ


Të kërkoj ndihmë

E shtrenjta muza ime varfëruar,
me britma nuk dua të shurdhoj askënd,
bilbili mbyll sqepin pa u ankuar
nga turma zogjsh, ku askush nuk e çmend.

Po të shtrij dorën, po të kërkoj ndihmë,
vargu i pastër të rrjedhë si krua,
më shkund, mua më shkund, më jep një qortim,
trillo dhe pak, se gurra m’u shterrua.

Që të arnoja s’do ish aspak mëkat,
se lëvdata nga miqtë do të prisja,
por ti s’je e grisur, mendohu dhe pak,
që si të tjerë tok me ty të vdisja!

Ah, sa më rreh pulsi, trupi im e di,
lypsarin tënd mos e lër në vetmi!


Një ambiciozi

Vargu yt “i gdhendur dhe i selitur”
brenda trurit tim si mace bredhëron,
kur ëndrrat tallen me një shpirt dremitur
veglat e punës kotësisht i nënshtron.

Shpirti yt (një filaqi* e panderë)
nuk më solli aspak trishtimin e zi,
le të më sulesh dhe një mijë herë
muzën vellohedhur s’ma mposht dot njeri.

Në kopshtin tim ka lule jargavanë,
fruta, diell dhe yje qiellorë,
ti nuk ke as kopsht, as drurë të tharë,
je rrëzuar në humnerë, i gjorë.

Ushqimi yt krejtësisht i mbytur në zi,
aspak s’më ligështon, më mbush me fuqi.

* filaqi: fletët e mullirit të bluarjes që nga forca e ujit vendosin në levizje gurin e mullirit
Lulishtari

Ndoshta kemi zbritur nga planet tjetër,
se s’jemi si të tjerët unë dhe ti,
shpirti i mbrujtur hapësirëgjelbër,
paçka se këtë shumëkush nuk e di.

Mund të na quajnë edhe çmendarakë,
por unë i fal dhe aspak faj s’u vë,
se nuk mund të maten as me çunakë
mendjelëshuarit si kuajt pa fre.

Le të bredhë mendja jonë diku gjetkë,
të prehet tek një pishë a lëndinë,
syri ynë si një gjyqtar i sertë
sodit aq shumë sa na bëhet fiksim.

Shpirti ynë i mbushur plot eksplozion,
çuditje mjeranësh që s’kanë pasion.


Në dasmën e putanës

Ai ujë që zgjodhe për t’u futur
ty në atë filaqi do të çonte,
epshi yt i papërmbajtshëm, i shthurur
turpin brilant bloza do ta mbulonte.

Hamshorët po joshen nga kërcimi yt
mbi majat e gishtave fluturuar,
gjymtyrët bukur luajnë muzikë
se sot shumë miq krevati ke ftuar.

Veçse për shumicën je mall pa vlerë
se jetën po e shkon mendjekërcyer,
atë vepër s’mund ta shmangësh as në ferr,
mundohesh për Një të mbetesh e vyer.

Pafundësisht sëmundja të ka pushtuar,
lëvdata kurvarësh sot ke fituar.


Hёna e lajthive

Nuk kisha parë shkurre lajthie,
ishte rastësi, kur ndodhesha ushtar.
Suleshim degëve diku në Juglindje,
sigurisht, kur fruti ish pjekur, ish tharë.

E ku e mendoja unë fatlumi
se zemra ime do të më ishte ndarë
nga sytë verbuese e një nuseje,
bamirëse për mua beqarin qyqar!

Dhe ja një buzëmbrëmje me shumë mund,
tek shkurret lajthie u bë takimi,
plantacioni nisi kokrrat t’i shkund,
përshëndeti buzëmbrëmjen ku plasi “tërbimi”.

Sa herë që ty lajthi, të shtrojnë për të ngrënë,
kujtoj nusen engjëllore me emrin HЁNЁ.



Lustraxhiu

Aty në atë stol ku ti je ulur
nën poltronin e klientit kalimtar,
për zonjëzën e rëndë aq të bukur
shtangesh, qindarkat harron për t’ia marrë.

Sigurisht, pasqyra nën këmbët e saj
është e përsosura kamer për ty,
se grykëzëna përbuzshëm, e pafaj
kurthin tënd joshës ajo nuk mund ta di.

Lustraxhi, qafir, që fiton pak lekë
këpucët e mia llustron nxituar,
jam klienti yt që të jap të drejtë,
s’kam “shtegun” e zonjës së adhuruar.

Jam pengu yt i punës, i nxitimit,
Paç fat, mik, te pasqyra e vrojtimit!

Liria

Zotin ndoqa nё udhёn e sё mirёs
E kёrkova lirinё njerёzore,
Por ligjet e pacipa tё natyrёs
E pluhrosёn kёtё botё mizore!

Nata kryeneҫe s`i hap udh` ditёs
Me blozё mbuluar e shёnjta Liri,
Errёsira flet nё emёr tё dritёs
Bodrumeve dremisin sytё e mi!

Ja dhe prognoza; - pranga pavdeksie
Ekuacion i pazgjidhshёm, i pashpresё,
Kёmbё e duar - vargonj asfiksie
Nga zinxhirfyti shtrёnguar, vdekjen pres.

Zot, jam i butё, s`jam egёrsirё,
S`mund t`i meritoj kёta zinxhirё!...

Brengё

Me sytё e mi shoh botёn pёrmbysur,
Shoh jetёn tё shkatёrruar, tё vrarё,
Shoh fatin mjeran - gur tё rrokullisur
Dhe sahanlёprirёsin pusht - pushtetar!

Shoh zemrёn e brishtё keqas zhgёnjyer,
Tё virgjёrёn pёrdhunisht zhvirgjёruar,
Shoh tё vёrtetёn nga gёnjeshtra thyer
Edhe tё ndershmen ҫnjerёzisht ҫnderuar!

Shoh Lirinё me zinxhirё tё lidhur
Dhe artin qё heq shpirt, i nёpёrkёmbur!
Binjaken varfёri me mua lindur
Trurin tim tё mpirё, pёrdhe tё shёmbur!

Nё pellgun e brengёs dergjem i mekur,
Njё fije shprese a kam pёr ta gjetur?!...

Njё pushtetari

Nuk di se ҫ`fjalё tё zgjedh pёr ty, o pusht,
Ti krijesё e pazakont - terr i rёnduar,
Ty bark pёrbindёsh, i panginjshёm
Ty shpirt kalbёsirё - rrёnoj’ e vjetёruar!

Sikur tё kisha forcёn e Anteut
Dhe shpirtin e zi si njё hienё,
Pёr ty me kthetra do tё hapja
Nё kёtё vend gropёn mё tё thellё!

Po ҫ`tё bёj mjerani qё jam poet
Si gjithё poetёt fakirё nё botё,
Qё s`kanё dorё krimi, por janё aq tё zbehtё
Sa lufta ndaj teje mbetet e ftohtё.

Veҫ nёse nga unё s`gjen vdekje kurrё,
Shpagimi pёr ty le tё vijё nga njё kurvё.

Natё dimёrore

Bie nata e gjatё dimёrore
Shtrёngatat si shigjeta vringёllojnё,
Trёmbin zёmrat e brishta fёminore
Tej dritareve ёndёrrimin zgjojnё.

Prishin gjumin arushat nёpёr pyje
Zёri i stuhive ushton fuqishёm,
Retё qorrojnё qiellin me yje
Lumenjtё kёrcasin eshtrat habitshёm!

Tunden degёt e drurёve tullacё
Si shtёllunga tymi ngjajnё mjegullat,
Presin tёrё ankth zogjtё refugjatё
Presin, presin... respektojnё rregullat!...

Pranvera i shkel syrin dimrit serbes,
Natёn me gёrshёrё kёrkon t`ia presё!...

Rrёfim rinor

Ashtu, i ngrohtё, mrekullisht i mpleksur,
Nёn aromёn e gjinjve, atё natё,
Ҫmendurisht, si njё vasal i heshtur
U dogja nё botёn tёnde tё zjarrtё!

Pashё njё pyll si rrallё ndonjёherё
Peizazhe, pemё, fruta, erёparfum,
Pashё syrin tёnd, hapёsirёn qiell
Nё atё natё pranverore fatlum!

Pashё dhe tё ndritshmin diell pranveror,
Pashё dyer hapur lindje-perёndim,
Plazhe, porte dhe dete madhёshtorё
Shijova kёngёn e epshit pambarim!

Dhe sot ai parfumi yt kundёrmon,
Kёnga e asaj nate ende kёndon!

Përgatiti për botim Albert HABAZAJ



A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...