Kjo Antologji poetike kushtuar dëshmorit të atdheut Ismet A. Qorraj përfshin gjithë poezitë
që u paraqiten në konkursin e organizuar me këtë qëllim nga Axhensioni Floripress.
Vendin e pare në këtë konkurs e mori poezia "Pranverë", e poetit Gentian Banaj.
Vendin e dytë e mori poezia "Balada për zogjtë e valsit diellor", e poetit Skënder Zogaj.
Vendin e tretë e mori poezia "Krenohemi me ju n’altarin Dardan", e poetit Engjëll Koliqi.
Poezitë botohen sipas alfabetit, përjashto tre poezitë fituese qe çelin librin.
Ky libër botohet në nderim të dëshmorit dhe në shenjë falenderimi për pjesëmarrësit
në konkurs.
FLORIPRESS
që u paraqiten në konkursin e organizuar me këtë qëllim nga Axhensioni Floripress.
Vendin e pare në këtë konkurs e mori poezia "Pranverë", e poetit Gentian Banaj.
Vendin e dytë e mori poezia "Balada për zogjtë e valsit diellor", e poetit Skënder Zogaj.
Vendin e tretë e mori poezia "Krenohemi me ju n’altarin Dardan", e poetit Engjëll Koliqi.
Poezitë botohen sipas alfabetit, përjashto tre poezitë fituese qe çelin librin.
Ky libër botohet në nderim të dëshmorit dhe në shenjë falenderimi për pjesëmarrësit
në konkurs.
FLORIPRESS
Përgatiti: Flori BRUQI
| |
MARS I PËRFLAKUR
Antologji poetike kushtuar dëshmorit
Ismet Avdi Qorraj
Librin e përgatitur nga Flori Bruqi
"Marsi i përflakur" mund ta shkarkoni falas në sektorin | |
Gentjan BANAJ
PRANVERË
Nga kreshta e një mali, si shqipe drejt lirisë
Gjaku i Kosovës vërshon ndër dej
Pranverës së Ismetit vdekja i del pritë
Tokën amë plagos, si një lot ndë` qiej
Pranverë e përhumbur në logun tënd Deçan
I mbledh gjymtyrët prej dhimbjes gjer në palcë
Gjaku i rinisë vërshon si lumë dalështratit
Nga plumbat pashpirt që rendin turravrap
Nëpër asht të stinës bleron pikëllimi
E shpërthen bimëza të vogla loti
Pranverë e përgjunjur në tokë t`Deçanit
Me sytë drejt qiellit i luten zotit
S`mund të shkelë më livadheve rioshi Ismet
Me hapin prej dreri dhe prushin në sy
Shtatëqind vjet do vajtojnë tash kullat
Shtatëqind vjet Ajkunat do të mbajnë zi
Gaz e vaj do të vijnë e do të ikin stinët
Lugjeve do lodrojnë të tjerë Omerë
Lojë e tyre në kundërmim lirie
Moteve e brezave, t`ju sjellë pranverë
Skënder ZOGAJ
BALADA PËR ZOGJTË E VALSIT DIELLOR
Imja është piktura me sytë e përlotur
Edhe qielli ngjyrë ulliri sipër Deçanit
Plot zogj gjoks shpërthekuar,
Të zjarrtë dhe kryengritës
Si meteorë vezullues plot avaz
Që shpirtin e vet e bëjnë kurban
Se nuk e durojnë jetën në kafaz.
Zogj drite me flatra trëndafili
Përhapës magjik të valsit diellor
Ndër shtatë palë toke e qielli
me dashurinë hyjnore për Liri
Kundër ujqve të mallkuar e dinak
Gjithmonë të etur për gjak...
Në këngë është trimëria e zogjve
Prandaj gjithmonë vdesin duke kënduar
Si n’atë ag pranvere kur zaret u hodhën
Dhe n’pikturë u shprushën lulëkuqet
Që kurrë më t’mos kishte strehë për korba
As për këlyshë të zinj bushtre
Që i ulërijnë Hënës…
Nata ofshau zemërplasur nëpër konaqe
Por agimi u rilind me dritë zemre, o mik -
Shih zogjtë e valsit diellor që puthin qiellin
Në Carrabreg, në Voksh e në Maznikë...
Engjëll KOLIQI
KRENOHEMI ME JU N’ALTARIN DARDAN
Duke dëgjuar kushtrimin
Nga Gjergji i Madh i Kastriotëve
Nga Mic Sokoli e Hasan Prishtina
Nga Bajram Curri e Idriz Seferi
Vrapuat mbas Nënëlokes Dardani
Ta merrni në mbrojtje e ta shpëtoni
O i dashuri ynë
Ismet Avdi Qorraj
Ti djaloshi i Dardanisë
Ishe i Madh
Dhe nuk e duroje më gjakatarin
Të lodrojë e të shkarkojë në trojet tona
Jo
Kur e pe
Se shkjau u tërbua
Ti Ismet i dashur
U ngrite në këmbë
Në mbrojtje të Kushtetutës Dardane
Në Deçanin heroik
Bashkë me Selimin, Mujën e Agimin
Ratë nën plumbat bum-bum
Të shkijeve fashisto-komunistë
Jetën tokësore e mbyllët
O dëshmorët e kombit tonë
Por nuk keni vdekur
Jo
Dhjetë vite mbas
Nënëlokja Kosovë
U çlirua nga kriminelët serbianë
Amaneti juaj shkoi në vend
Gjaku juaj ujiti lule lirie e dashurie
Ne kemi qarë shumë
Për ju
Sot krenarë
Kremtojmë
E këndojmë
Me mburrje
Që ju patëm të tillë
Lavdi ju këndojmë
N’altarin dardan
Sot e përgjithmonë
Poezi nga libri "Marsi i përflakur"
|