2018-03-25

Nga Flori Bruqi : Mafia - vetë shteti


Ministri Tahiri dhe aritmetika e drogës

Ministri Tahiri dhe aritmetika e drogës

Policia e shtetit njoftoi dje se në dy fluturimet e fundit të Guardia di Finanza nuk janë gjetur më parcela të mbjella me kanabis. Zyrtarisht, kultivimi i drogës ka mbaruar.

Për këtë na vjen në ndihmë edhe vetë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili deklaroi para pak ditësh në Kuvend se “ Ne shkatërruam 99,7 përqind të drogës”.

Le të supozojmë se e gjithë droga që është nisur për në Itali është kapur nga policia italiane, që është gati e pamundur. Le të supozojmë që në Greqi nuk ka shkuar asnjë gram drogë nga Shqipëria. Po kështu në asnjë vend tjetër fqinj.

Pra, me pak fjalë le të supozojmë se e gjithë droga e kultivuar në vend ose shkatërruar nga policia shqiptare ose është kapur nga policia italiane.

Atëherë, sipas deklaratës së Zotit Tahiri, 12 tonë drogë të kapura nga policia italiane vetëm gjatë muajve gusht – shtator 2016, është e barabartë me vetëm 0,3 për qind të mariuanës së prodhuar në vend.
Image result for Italia dhe Greqia, tregjet më të mëdha të drogës


Kjo do të thotë që në Shqipëri janë prodhuar të paktën tre milion e nëntë qind mijë kilogramë ose 3 900 ton drogë.

Problemi i vërtet vjen më pas: pas këtyre deklaratave, Ministri Tahiri nuk mund të djegë apo të sekuestrojë më asnjë parcelë, duke qenë se ka pohuar se tashmë ai e ka “kapur” të gjithë drogën që ishte prodhuar.

Por, forcat e policisë italiane sigurisht nuk do të ngadalësojnë aksionet e tyre dhe me siguri do të sekuestrojnë sasi të tjera. Çfarë do të thotë atëherë Zoti Tahiri? Ndoshta, që origjina e drogës është nga shqiptarët që jetojnë në Greqi?

Sekuestrimet e kanabisit nga policia italiane për periudhën gusht-shtator:

Fano 13 Gusht 2016 1 820 kg

Bari 22 Gusht 2016 214 kg

Otranto 29 Gusht 2016 80 kg

Brindisi 9 Shtator 2016 3 800 kg

Taranto 13 Shtator 2016 136 kg

Foggia 14 Shtator 2016 100 kg

Lecce 15 Shtator 2016 74 kg

Ostuni 20 Shtator 2016 700 kg

Brescia 21 Shtator 2016 4 630 kg





Droga, betejë e Shqipërisë

Kohë parë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nga foltorja e Kuvendit tha se suksesi i vërtetë i kësaj qeverie është fakti që e trajton problemin e kanabisit në themel.

Për Ministrin, sukses është të godasësh e të arrestosh sa më shumë. Ai tha se ishte i ndërgjegjshëm që Shqipëria sot nuk është ashtu siç duhet, ndërsa theksoi se beteja kundër drogës nuk është as e qeverisë e as e opozitës, por e Shqipërisë.

“Unë besoj se ka shumë ndër ju në opozitë të cilët nuk lenë vend, shteg, ambasador, tryezë pa etiketuar Shqipërinë, qeverinë, shqiptarët si Kolumbi duke u përpjekur për të deformuar një realitet për të cilët partnerët e të tjerët kanë sy. Kjo ju bën me turp ju, që jeni të gatshëm të shisni interesin madhor kombëtar, vetëm për të blerë ca vota nga të verbërit si ju. Kjo është qeveria e parë që problemin e kanabisit e trajton në themel dhe nuk ia fsheh shqiptarëve dhe ia thotë, po, ky është problem dhe këtë problem do e zgjidhim ne. Në këtë pikë duhet të bashkoheni edhe ju, në të kundërt heshtni, e mos hidhni akuza ndaj policisë sepse nuk ju kanë asnjë kusur. Sot policia është tjetër gjë, rezultatet janë tjetër gjë dhe kjo është dritarja më e mirë për ju që mund të bëheni bashkë me ne, në një betejë që është e Shqipërisë për sot dhe Shqipërisë së të ardhmes”.

Image result for Italia dhe Greqia, tregjet më të mëdha të drogës
Pra, Saimir Tahiri është ministri më i sulmuar i kësaj mazhorance nga ana e opozitës, e cila e lidh emrin e tij me trafikun e drogës.

Akuzat e rënda u përshkallëzuan në fillim të këtij sezoni politik, ku demokratët paraqitën si argumenta deklaratën e një ish-zyrtari të anti-drogës, që deklaron se automjeti i personal i ministrit të Brendshëm është përdorur për trafik droge.

Por si qëndron e vërteta e këtyre akuzave, në një kohë kur të statistikat tregojnë një sukses të policisë në luftën kundër drogës, veçanërisht kundër kultivimit të hashashit?

Për këto dhe të tjera çështje ishte i ftuar përballë Sokol Ballës vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Image result for Italia dhe Greqia, tregjet më të mëdha të drogës

Aksioni kundër hashashit

Ministri Tahiri e nisi fjalën e tij duke u ndalur tek operacionet kundër mbjelljes së hashashit.

Sipas Tahirit, presioni i policisë ka detyruar zhvendosjen e mbjelljes së bimës narkotike në zonat më të thella të vendit. Ai tha se lufta ndaj fenomenit mbetet ende një sfidë për Policinë e Shtetit.

“Falë presionit të policisë rrugët e trafikut janë diversifikuar sot, falë presionit të policisë kriminelët ndërmarrin shtigje të reja. Avionët më drogë për mua janë një lajm i mirë. Është lajm i mirë nëse krimi detyrohet të bëjë çmenduri të tilla; të vijë me avionë dhe të trafikojë, sepse do të thotë që nuk e bën më nga portet”, tha Tahiri.

Ministri solli në kujtesë të dhënat e publikuara disa ditë më parë, duke i krahasuar me të dhënat e luftës kundër fenomenit nga qeveria e PD-së.

“Kemi bërë punë mjaftueshëm që Shqipëria të mbillet 8 herë më pak me drogë. Kemi shkatërruar 99.2 përqind të sipërfaqes së mbjellë. Ndryshimi është se ne i shkojmë pas problemit dhe mundohemi ta luftojmë krimin. Janë asgjësuar 700 mijë rrënjë, që do të thotë më shumë se 700 tonë drogë, që nëse do të tregtoheshin me çmimin e shitjes me pakicë në Itali, do të thotë 4-5 miliardë euro, ndërsa Policia e Shtetit mezi gjen buxhet për të shkatërruar parcelat në majë të maleve”, deklaroi ministri.

Saimir Tahiri i quajti absurde akuzat.

“Mua sot opozita me sulmon përditë për trafikun e drogës, ndërsa dje e linin Shqipërinë të zhytur në drogë dhe nuk fshihnin as vendimin politik për ta luftuar problemin, ndërsa ne sot e kemi frenuar 8 herë më shumë fenomenin, por edhe kemi shkatërruar 99 përqind të parcelave të mbjella. Nëse dje zjarrfikëset ujisnin parcelat me drogë, sot nuk bëhet fjalë fare. Sot bëhet fjalë që krimi gjen rrugë dhe shtigje për aktivitetin kriminal dhe ne po ua bëjmë jetën e vështirë”, u shpreh Tahiri.

Ministri vlerësoi se përhapja e mbjelljes së hashashit në parcela të vogla në një pjesë të madhe të territorit të vendit ishte parashikuar si pasojë e ndërhyrjes në Lazarat.

“Ishte parashikuar që efekti i parë i zhdukjes së Lazaratit ishte krijimi i parcelave të vogla në gjithë Shqipërinë, të përhapura në gjithë vendin. Jemi të ndërgjegjshëm që zhdukja e Lazaratit prodhoi efektin e menjëhershëm, që krimi do kërkojë shtigje dhe rrugë të reja për të mbjellë kanabis”, tha ai.

Duke u ndalur sërish tek shifrat e asgjësimit të drogës, ministri Tahiri, u pyet mbi fenomenin që duket se po vihet re këto dy vite të qeverisjes së majtë; sofistikimi i krimit, i mënyrës së trafikut. Për këtë, opozita ka akuzuar si ministrin e Brendshëm, ashtu edhe atë të Mbrojtjes se fiknin radarët për të lejuar hyrjen në hapësirën ajrore të avionëve të trafikut.

“Nuk merret policia me ajrin. Merret me hetime proaktive, por nuk merret fare me ajrin. Mesa jam interesuar me ministren e Mbrojtjes, Saliu i ka lënë në gjendje jofunksionale. Në rastin e fundit, që lutej opozita, që u kap me transport droge nga Lece në Torino, që të kishte ardhur në Shqipëri. Por jo! Nuk kishte ardhur në Shqipëri”, tha ai.


Image result for Italia dhe Greqia, tregjet më të mëdha të drogës


Ministri  Saimir Tahiri i quajti akuzat e opozitës një baltosje, që po keqinformon publikun.

“Këtu po diktohet një keqkuptim kolektiv me njerëzit me luftën kundër drogës. Një qeveri që dëshmon se po merret me fenomenin, arreston, dënon, arreston punonjës policie, si mund të merret me trafik?!”, deklaroi Tahiri.

Njëri prej rasteve të trafikut me avionë dhe i pari i kapur, ishte ai i avionit të rrëzuar në Divjakë dhe kapjes së pilotit Riformato. Ministri Tahiri tha se rasti në fjalë është ende nën hetim nga policia, por çështja e procedimeve varet nga prokuroria dhe gjykatat.

Në pjesën e dytë të emisionit “Top Story” është folur më në gjerësi në lidhje me akuzat e tjera të rënda të ngritura ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndër të tjera edhe përfshirja e drejtpërdrejtë e tij në aktivitete kriminale si trafiku i drogës. Cila është e vërteta e makinës së tij, që sipas akuzave të opozitës është përdorur edhe nga banda kriminale të drogës në qytetin e Vlorës?

E teksa u risollën në kujtesë akuzat e bëra nga opozita në Parlament, por edhe nga selia e Partisë Demokratike në lidhje me këto akuza, ministri Saimir Tahiri veçoi vetëm një thënie nga ish-kryeministri Sali Berisha. “Për Saliun, Gate Mahmutaj është burrë më i mirë sesa ne. Dhe për këtë e besoj tërësisht Berishën kur foli në Parlament, sepse ai person është e vërteta më e madhe e aksionit të zhvilluar në Lazarat, ku Gatja ishte një person që zotëronte toka të shumta, në të cilat mbillte hashash”.

Dëshmia e ish-kreut të Antidrogës Fier, Dritan Zagani

I pyetur në lidhje me makinën Audi A8, me targa AA 003 GB dhe pronësinë e saj, që sipas dëshmisë së dhënë nga ish-funksionari i lartë i policisë në Fier është përdorur nga persona të dyshimtë si trafikantë droge në Vlorë, të cilët janë edhe kushërinj me ministrin, Saimir Tahiri ka theksuar se me deklaratat e tij qesharake, duke qenë edhe njeri shumë i afërt i pushtetit të larguar, e që prej qeverisë demokrate ka përfituar përpara se ajo të largohej nga detyra edhe një tokë në Orikum, ndërkohë që është nga Tropoja apo nga Shkodra, ai synon që të marrë azil në vendet e Bashkimit Europian.

Saimir Tahiri është ndalur paksa në personazhin “Zagani”, i cili akuzohet për disa shkelje në polici, është vënë në përgjim dhe pas hetimeve të shumta për këto akuza u arrestua dhe më pas u la në “arrest shtëpie”, vendim që ai nuk e respektoi duke u arratisur dhe duke shkuar në një vend të BE-së, ku edhe kërkon azil politik.

“Unë jam mësuar me sulmet politike dhe nuk më bën më përshtypje. Siç edhe bëri të ditur një organizatë jofitimprurëse, janë 885 konferenca shtypi kundër meje, të cilat kanë filluar që para se unë të bëhesha ministër i Brendshëm.


Image result for Italia dhe Greqia, tregjet më të mëdha të drogës


Kanë nisur që kur PD-ja i kërkoi Presidentit Nishani mosdekretimin tim si ministër, me arsyetimin sepse isha përdorues droge, akuza që shpesh janë për konsum politik. Sulmet me shpifje dhe baltosje kuptohen, por kur s’janë të tilla dhe bëhen sa për të krijuar zhurmë? Dua t’iu kujtoj se kemi një hetim paralel që po ndiqet ndaj akuzave të Izet Haxhisë, ish-truprojës së Sali Berishës, edhe ky azilant në vendet e BE-së, por që ne si qeveri nuk e kemi parë për konsum politik, sepse do ta merrnim si të tillë nëse personi akuzues do të ishte këtu dhe do ta bënte këtë akuzë e do ta ndiqte në institucionet tona. Edhe Haxhia vetë duhet të vijë edhe të vendoset në dispozicion të hetimeve të Prokurorisë për këtë çështje e të bëjë të ditura gjithçka këtu e jo nga arratia. Do të isha i lumtur që edhe Zagani të vinte këtu, të kishte guximin të vinte këtu dhe ta ndiqte këtë çështje ndaj meje në Prokurori, përveç se të mbyllte çështjet e tij me drejtësinë”, deklaroi ministri Tahiri.



Makina Audi A8, AA 003 GB

Zagani ka thënë se në makinën e Tahirit kishte hipur një trafikant droge dhe pronësinë e makinës e kishte verifikuar vetëm një ditë më pas. “Një pyetje mund të bëja unë të ligjshme: ku e dinte ai që nuk ma kishin vjedhur, apo që nuk e kisha shitur?”. Me këtë pyetje e ka nisur mbrojtjen e tij në lidhje me pronësinë e makinës ministri i Brendshëm, Tahiri.

Duke theksuar se është vënë në atë detyrë që është, sepse qytetarët e kanë votuar që të mos merret me baltosjen e opozitës, por që të merret me reformimin e policisë në mënyrë që ajo të sillet në mënyrë korrekte ndaj qytetarëve, të punojë për t’u shërbyer qytetarëve dhe të luftojnë rastet kriminale, Tahiri nënvizon gatishmërinë e tij për t’u vënë në dispozicion të hetimeve të Prokurorisë.

“Pas akuzave të opozitës ndaj meje, si asnjë tjetër në qeveritë e kaluara, kam shkuar në Prokurori dhe i kam thënë kryeprokurorit se jam në dispozicion të tij dhe le të më hetojë për gjithçka. Diçka që nuk e kanë bërë të tjerët. Kur ‘kryeshqupisti’ ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, çonte policinë para Prokurorisë, ndërsa vetë u shmangej hetimeve me raporte false shëndetësore dhe me udhëtime jashtë shtetit. Çështja e makinës time, shkurt dhe pastër, është kjo: makinën e kam shitur më 6 nëntor 2013, dy muaj pasi u bëra ministër. Ia kam shitur kushërinjve të mi mjaft të largët dhe, në dijeninë time si ministër i Brendshëm, zotërinjtë që akuzohen nga opozita si kryetrafikantët e drogës nuk kanë qenë kurrë të proceduar, në hetim, të arrestuar apo të gjykuar për trafik droge”, ka thënë Saimir Tahiri në “Top Story”.
Image result for Italia dhe Greqia, tregjet më të mëdha të drogës


Përdorimi i paligjshëm i sistemit TIMS

E çuditshme për ministrin Tahiri, edhe pse jo e pakuptueshme nga ana e tij, është fakti se si ka mundësi që opozita të mos “gjejë mundësitë e saj për të zbuluar qoftë edhe një vendim dënimi të tyre për trafik droge”. Më pas akuzon drejtuesit e opozitës se kanë nxjerrë të dhëna nga sistemi TIMS dhe i kanë publikuar në mënyrë të paligjshme.

“Ata kanë nxjerrë një të dhënë timen nga sistemi TIMS në mënyrë të paligjshme, gjë që e bën vetëm Prokuroria dhe kryeministri. E kam mundësinë edhe unë të shoh se, me cilat makina kanë dalë Berisha, Luli, Noka, Ristani e kushdo tjetër, por për mua ka më shumë rëndësi morali në detyrë. Megjithatë më lind e drejta të pyes: meqë e nxorri TIMS-in tim, edhe pse në mënyrë të paligjshme, pse nuk gjen opozita një vendim dënimi të kushërinjve të mi të largët?”, u shpreh Tahiri.

Image result for Italia dhe Greqia, tregjet më të mëdha të drogës

Kostoja e të bërit opozitë ndaj fëmijëve të  Sali Berishës

E për të shpjeguar të vërtetën e makinës me targa AA 003 GB, Tahirit i është dashur sërish të rikthehet në kohën kur pushteti ishte në duart e demokratëve.

“Makina është në emrin tim për një fakt të thjeshtë, që është edhe dëshmi e pushtetit që kemi lënë pas. Në opozitë, unë kam denoncuar fëmijët e kryeministrit si të korruptuar dhe jam dënuar me 4 milionë lekë gjobë në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe me 2 milionë lekë gjobë në Apel nga ai gjykatësi i famshëm Gjin Gjoni. Në atë kohë do të duhej të më merrnin të gjithë rrogën time vjetore, që të paguaja gjobat e vendosura prej tyre. Edhe për kë? Për dy fëmijët e Sali Berishës, të cilët janë bërë të famshëm për këdo, të gjithë i njohin si Xeni dhe Gita, dhe që nuk kanë shkuar asnjëherë në jetën e tyre në Prokurori. Më bllokuan llogaritë bankare, hipotekën e shtëpisë dhe mundësinë e ndërrimit të targave të makinës. Edhe pasi u bëra ministër më duhej të paguaja gjobat pas vendimit të gjykatës dhe për këtë aplikova për të marrë një kredi, që të shlyeja koston time të të bërit opozitë. Deri në miratimin e kredisë, unë shita makinën dhe është barrë ligjore e blerësit që të ndërrojë pronësinë. Ata nuk kanë mundur, sepse makinës nuk i ndërrohet pronësia për këtë shkak, ndaj dhe makina figuron ende në emrin tim. Gjatë kësaj kohe ajo është përdorur edhe dy herë të tjera prej meje. Edhe këtu dua të theksoj dëshminë e të qeverisurit tonë dhe qeverisjes së atyre. Nëse do të veproja si ministrat e qeverisë së mëparshme, do të merrja makinat e qeverisë dhe do të lëvizja nga të doja, por zgjodha të huazoja sërish këtë makinë për të shkuar me pushime me familjen time. E mora ndaj kushërinjve të mi të largët dhe mendoni se kam bërë trafik droge me familjen time mbi makinë?”, ishte i gjithë shpjegimi i Tahirit në lidhje me pronësinë e makinës.

Image result for Italia dhe Greqia, tregjet më të mëdha të drogës

Në fund të kësaj çështjeje, Tahiri është shprehur se edhe ata, kur ishin në opozitë akuzonin pushtetin e atëhershëm, por sipas tij, këtë e bënin sepse ata zgjidhnin të mos shkonin kurrë para Prokurorisë apo gjykatës, e këtu deklaroi se “në atë kohë, Luli që sot sillet si kaposh, atëherë ishte thjesht një pulë që nuk guxonte të përballej me drejtësinë. Bënte si ata studentët që kur kanë ndonjë provim të rëndësishëm bëjnë sikur nuk shkojnë sepse janë me temperaturë”.

Në vijim të kësaj, ai rikthehet sërish te fëmijët e Berishës. “Fëmijët e Saliut shkaktuan vdekjen e 26 njerëzve në Gërdec dhe Xeni nuk është thirrur qoftë edhe një herë të vetme në Prokurori. Bëhet fjalë për atë sypeshkaqenin, siç e quan ortaku i tij në Amerikë, që sot është i arrestuar dhe i dënuar, sepse atje ka drejtësi. Nëse kur ata ishin në qeveri dhe ne në opozitë, fëmijët e Saliut do të shkonin para Prokurorisë, ne do të heshtnim dhe nuk do bënim politikë. Opozita sot bën baltë duke i hequr mundësinë popullit të bëjnë dallimin mes nesh dhe atyre, thjesht dhe vetëm sepse duan të na bëjnë njësoj si ata. Di edhe unë të merrem me akuzat dhe të bëj akuza, madje të keqpërdor edhe funksionin tim për të zbuluar edhe shumë gjëra të tjera, por nuk e bëj këtë”, përfundoi intervistën individuale ministri i Brendshëm.



Mafija-vetë shteti 


Në shtator të vitit 2017, Fatmir Xhafaj është zgjedhur në krye të Ministrisë së Brendshme.

Pak kohë pasi mori detyrën ai doli nën sloganin “Forca ligjit”, duke trumbetuar se do të luftohej pa kompromis krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Por, pavarësisht operacioneve të fundit policore, si zbardhja e rastit të trafikimit të qenieve njerëzore, krimi në vend, nuk ka ndryshuar kurs, madje janë rritur vrasjet, grabitjet, shpërthimet me eksploziv, trafikimi i lëndëve narkotike etj.

Çdo ditë ka grabitje, përtej atyre që bën publike policia. Çdo ditë rrugëve të Evropës kapet drogë, Policia Kufitare thuajse nuk ekziston, pasi nga të gjitha drejtimet kapet drogë që del nga Shqipëria.

Vetëm në tre muajt e fundit të vitit 2017, kohë kur Fatmir Xhafaj drejtonte Ministrinë e Brendshme, sipas INSTAT, numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje banese, është 300, duke shënuar një rritje me 15,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më poshtë po sjellim disa nga ngjarjet më të bujshme që kanë ndodhur pasi Xhafaj ka marrë detyrën e Ministrit të Brendshëm dhe deri më sot.

Që nga shtatori i vitit 2017 dhe deri më tani, janë regjistruar të paktën 17 krime të rënda, si vrasje, grabitje dhe shpërthim me eksploziv.

Ngjarjet e rënda në shtatë muaj

Më 23 Shtator 2017 xhaxhai vrau nipin. Bujar Kuçi, 62-vjeç nga Shkodra goditi disa herë me thikë nipin e tij Mirsad Kuçi.

Më 24 Shtator 2017 Bashkim Mekolli nga fshati i Blacë i Pogradecit vrau gruan.

Pasditen e 11 tetorit 2017 dy të rinj humbën jetën në një atentat në Lushnje, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi dhe dy të tjerë u plagosën.

Më 23.11.2017, në fshatin Karpen të Kavajës, Sami Metushi ka qëlluar dhe vrarë me thikë bashkëshorten e tij, Sose Metushi.


*****

Ja, për çfarë akuzohet Fatmir XhafajPublikuar 15:29 - 24 March, 2018 Nga cna
Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar spatrimet që po bëhen në institucionin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Referuar materialit të qytetarit dixhital në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore ka nisur një fushatë spastrimi, heqje nga puna pa kurrë farë kriteri.

Sipas denoncuesit, punonjësit, nëse duan të punësohen duhet të plotësojnë njërin nga 2 kriteret: 1. I sjell Fatmir Xhafa dhe 2. të paguajnë te sekseri 4000 euro.
Postimi i plotë:

Fshesë ne fondin e sigurimeve shendetesore!

Punesimi me 4 mije euro dhe firmen e Xhafes!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

sb

“Pershendetje dhe respekt per ju z.Berisha.
Po ju shkruaj ju pasi jeni e vetmja faqe qe smund me u ble kush.
Ne Fondin e sigurimeve shendetesore (ish ISKSH ) ka nisur nje fushat spastrimi, heqje nga puna pa kurr far kriteri.Me gjasme ristrukturim njerzit po hidhen ne rruge dhe ma e forta eshte se zevendesohen nga njerez te tjere qe sdin kurr gje pse ndodhen aty.Punonjesit duhet te plotesojne njanin nga 2 kritere: 

1-ti sjell Fatmir Xhafa, 
2- te pagujn te sekseri 4000 euro.

Verifikoheni rastin ju lutem dhe beni dicka.FALEMINDERIT
ja kete leter mori dje punonjsi ne dore dhe dhe javes tjeter eahte i hequr.”

****

Kohë më parë gjatë  vizitës në Uashington, ministri Xhafaj u prit në Departamentin e Shtetit nga Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe përgjegjës për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit, James A. Walsh.

Ministri Xhafaj e falënderoi për mbështetjen që SHBA ka dhënë për reformën në drejtësi, përmes Ambasadës amerikane në Tiranë dhe programit OPDAT të asistencës.

“Konstatoj me kënaqësi – u shpreh ministri, – se investimi juaj për këtë reformë ishte me një vlerë të veçantë. Ndërkohë që kjo reformë ka filluar tashmë të japë rezultatet e para në kuadrin e procesit të Vetting-ut, sfidë mbetet krijimi i organeve të reja të parashikuara nga kjo reformë”.

Në këtë kuadër, ai theksoi, se është shumë e domosdoshme që mbështetja dhe asistenca e SHBA të vazhdojë, të jetë prezente, veçanërisht përgjatë kësaj faze delikate të procesit.

Në vijim, Xhafaj e njohu bashkëbiseduesin me vizionin e tij në drejtimin e MB, duke u ndalur në rolin e rëndësishëm të Policisë në mirëfunksionimin e trekëndëshit: Polici – Prokurori – Gjykatë.

Ai e njohu zotin Ëalsh me punën e nisur në funksion të reformimit të hetimit në Policinë e Shtetit, Planin e Veprimit të miratuar nga qeveria për operacionin “Forca e Ligjit”, Vetting-un në Polici, luftën kundër kultivimit të kanabisit, Policimin në Komunitet, prioritete madhore këto për Ministrinë e Brendshme.

Një sfidë tjetër, në të cilën u ndal ministri, ishte ajo që ka të bëjë me luftën kundër radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Më tej, ai u ndal në rezultatet e para të operacionit “Forca e Ligjit” si dhe nevojën për asistencë më të kualifikuar për Task Forcën Speciale, ngritur për këtë qëllim.

Në këtë kontekst, ministri Xhafaj kërkoi që asistenca amerikane në vijim të zgjerohet dhe njëherësh të orientohet edhe më mirë drejt realizimit të prioriteteteve të mësipërme.

Z.Ëalsh vlerësoi shumë pozitivisht progresin e bërë në procesin e reformave në Shqipëri, angazhimin e fortë të qeverisë aktuale duke theksuar se “angazhimi i SHBA nuk ka ndryshuar dhe do të vazhdojë të jetë intensiv edhe në të ardhmen”.

“Reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare, strategjitë e prezantuara, partneriteti me agjencitë ligj zbatuese amerikane, janë shumë të rëndësishme për ne”, u shpreh ai. SHBA do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e reja të ngritura në kuadër të reformës në drejtësi.

Image result for Italia dhe Greqia, tregjet më të mëdha të drogës

“Droga në Shqipëri, Saimir Tahiri ishte një nga përfituesit kryesorë”

Autori i shkrimit të publikuar nga portali ndërokmbëtar Marijuana.com është përgatitur nga gazetari gjerman Michael Knodt. Ai është një ekspert në politikat që kanë të bëjnë me kanabisin dhe kulturën e kanabisit në Europë. Artikulli trajton gjërësisht situatën e kanabisit në Shqipëri dhe ndër tjera citon edhe akuzat që i janë bërë ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se është një nga nxitësit dhe përfituesit kryesor të të kultivimit të kanabisit në Shqipëri pasi e ndaloi atë vetëm në Lazarat. Autori e krahason Shqipërinë me Marokun dhe Meksikën kur flet për pasojat që sjell kultivimi i kanabisti dhe bën thirrje për një aksion ndërkombëtar për parandalimin e këtij fenomeni, paratë prej të cilave nuk shkojnë në taksa për qytetarët, por në kanale të errëta siç pretendon ai.

Image result for Italia dhe Greqia, tregjet më të mëdha të drogës

Në Perëndimin e Egër të Europës, ekziston një biznes milliard dollarësh”

Në vitin 2014, Shqipëria ishte e fokusuar në raportimet ndërkombëtare si një nga vendet më prodhimin më të gjërë të kanabisit në Europoë. Në atë kohë, forcat special u futën në në fshatin malor të Lazaratit dhe nisën një betejë 3 ditore me fermerët lokal të kanabisit. Kur policia shqiptare filloi të futej në fshat në mëngjesin e 16 Qershorit 2014, njerëzit ishin të armatosur me pushkë dhe granata.

Pavarësisht angazhimit të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili premtoi se do të bëntë gjithëçka për të parandaluar kultivimin e kanabisit në Lazarat, bima e ndaluar vazhdon të mbetet faktori më i rëndësishëm ekonomik si alternativë për banorët e kësaj zone të varfër, fshati ka diku tek 7 mijë banorë dhe që atëherë forcat e policisë arrijnë ta mbajnë nën kontroll atë. Pavarësisht se ka një seri plantacionesh të identifikuara në zonë ku është e pamundur të ndërhyhet në mallet kufi me Greqinë dhe ato janë shtuar ndjeshëm që nga viti 2014. Vitin e kaluar njësitë anti drogë të Shqipërisë deklaraun se ata kishin arritur të asgjësonin 2.3 milionë bimë kanabis në 1.250 operacione nga të cilat janë arrestuar 250 persona. Përllogaritja e vlerës së tregut të këtij prodhimi llogaritet në 3,5 miliardë euro, ose e thënë ndryshe gjysma e buxhetit vjetor të Shqipërisë.

Prej vitesh, politikanët në Shqipëri kanë fajësuar njëri tjetrin për përfitime nga tregëtia e kanabist dhe akoma më tej se kanë toleruara deri edhe duke e mbështetur në mënyrë sekrete këtë aktivitet. Të hënë, qeveria e Shqipërisë njoftoi largimin e Ministrit të Tahiri me efekt të menjëhershëm/ Ministri i Brendshëm, i cili ishte përgjegjës për operacionin ushtarak të vitit 2014, është kritikuar ashpër nga media. Tahiri dyshohet se ka përfituar nga ekspansioni i kultivimit të kanabisit nga Lazarati në të gjithë vendin, dhe se ka bashkëpunuar me këtë indrustri ilegale duke u fshirë atyre rekordet kruminale.

Ish shefi i antidrogës Dritan Zagani, u arresttuar në vitin 2015 nën akuzat për korrupsion ndërsa deklaroi se Tahiri ishite pjesë këtij rrjeti sekret. Zagani menjëherë fluturoi nga Shqipëria në Zvicërr dhe kërkoi azil politik. Saimir Tahiri i mohoi këto akuza.

Image result for Italia dhe Greqia, tregjet më të mëdha të drogës

Italia dhe Greqia, tregjet më të mëdha të drogës 

Shumë nga “të korrat” e kanabisti në Shqipëri trafikohen në vendet fqinje. Kushdo që blen kanabis në tregjet italiane apo greke zakonisht ajo e ka prejardhjen nga bimët e kultivuara në Shqipëri. Në dekadat e mëparshme, të rinj grek ishin ato që ngarkoheshin me thashë në malet kufitare të Greqië. Ndërsa sot pjesa më e madhe e prodhimi shqiptar transportohet me gomone përgjatë detit Adriatik në vendet fqinje të Shqipërisë, Greqia dhe Italia.

Image result for Italia dhe Greqia, tregjet më të mëdha të drogës

Që këtej e më pas, ajo transportohet në vendet e zonës Shengen. Prej vitesh, hetuesit e taksave në Itali dyshojnë se Mafia është përgjegjëse për këtë transport dhe nevojat e tjera logjistike të trafikut. Prodhimi vjetor i kanabisit në LAzart në vitin 2013 vlerësohej 900 ton marijuanë me një vlerë prej 4.5 miliardë euro nga Forcat Ajrore të Italisë. “Prodhimi vjetor i Lazaratit ishte 900 ton marijuanë, kryesisht varietet hollandez, e cila sjell një fitim prej 4.5 miliardë euro”- deklaron Denovive Stefano Bostoni, Shef i njësisë së forcave ajrore të Italisë në Shqipëri. Përveç Lazaratit ai përmend edhe zona të tjerë të rëndësishme prodhimi si (Vlora, Shkodra, Tirana dhe Durrësi) të cilat rrallë përmenden.

Image result for Italia dhe Greqia, tregjet më të mëdha të drogës


Zyra e operacionit ndërkombëtar ka një zyrë operative në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë por ajo kurrë nuk publikon të dhëna konkretet në sasinë totale të kanabisit që prodhohet në këtë shtet. Gjithësesi monitoruesit konfirmjnë se kultivimi i kanabisit është rritur për shkak të zhvendosjes së kultivimit në zona ku nuk mund të futesh kollaj siç janë zonat malore. Në parim, me pak pritshmëri i gjithë vendi është i përbërë nga zonat malore të paarritshme dhe me një klimë përfekte mesdhetare për kultivimin e kanabisit. Kjo konfirmohet nga operacionet me helikopter që policia ka zhvilluar në kërkim të kanabisit përgjatë zonave të jugut që nga viti 2015.

Related image

Kanabisi në Shqipëri

Kanabisi është i paligjshëm në Shqipëri, por përdorimi i dozave të vogla i kësaj substance nuk është i dënyeshëm Për kultivim dhe trafikim të kanabisit, ligji parashikon dënime nga 5 deri në 15 vjet burg. 5 gram kanabis kushtojnë nga 4 deri në 8 dollarë në tregun e zi, por cilësuar dhe përbërësit aktiv nuk janë dhe aq të larta.

Paqëndrueshmëria e vazhdueshme socio-ekonomike pas rënies së komunizmit ka bërë që kultivimi i kanabisti të kthehet në një nga burimet kryesore të përfitimit për bujqit shqiptarë. Pas Luftës së Dytë Botërore, komunistët deportuan familjet e padëshiruara në Lazarat, dhe fshati zhvilloi një qëndrim anti regjim ndaj qeverisë në Tiranë i cili vazhdon të mbetet i tillë edhe sot e gjithë ditën. Në Lazarat, më shumë se 90% e populisë ka qenë e përfshirë kohë pas kohe në kultivimin e kanabisit.

Pas kritikave të ashpra nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europina, tentativat e prar të qeverisë shqiptare për të ndaluar kultivimin e kanabisit u regjistruan në vitet 2000. Pas një seri përplasjesh me policinë, komisariati i policisë në Lazarat u shkatërruyar nga fshatarët në vitin 2004, si rrjedhim policia e toleroi aktivitetin e tyre edhe për10 vjet të tjera.

Në ditët e sotme, prezenca e policisë dhe e ushtrisë është i përceptuar më shumë si akt pushtimi sesa si mbrojtje nga ana e banorëve të Lazaratit. Qeveria në përgjithësi ka toleruar kultivimin e dhe zhvillimin e fshatit dhe rrethinave të tij që nga mesi i viteve 90. Zonat përreth Lazaratit edhe pse rurale janë të vetmet që nuk janë prekur nga lëvizjet e brendshme të popullsisë drejt qytetit.

Meksika dhe Maroku kanë demonstruar për dekada se kultivimi i kanabistnuk mund të parandalohet me ndërhyrjen e forcave special dhe helikopterët apo qoftë edhe masa të tjera repressive atëhere kur substanca e ndaluar kthehet në bazën kryesore ekonomike të rajonit apo të vendit. E vetmja mënyrë për tu përballur me kultivimin e kanabisit dhe infrastrukturën e saj kriminale duke përshirë edhe aktorët në Shqipëri, Liban, Siri, Marok, Panama apo Meksikë është vetëm përmes një rregulloreje ndërkombëtare. Derisa ajo kohë të vijë, kanabisi do të vijojë të kultivohet në Rifin e Marokut, në Bekaa Plain të Libanit, në Jug të Shqipërisë, në Oaxaca dhe përtej, atje ku përfitimet zhduket në kanale të errëtsa në vend që të paguhen si taksa.

Image result for droga ne shqiperi
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi: Saimir Tahiri ka përdorur si transportues droge fëmijët e disa deputetëve


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të enjten në darkë ka deklaruar se ka deputet në Kuvendin e Shqipërisë që fëmijët e tyre, Saimir Tahiri i ka përdorur për transportin e drogës.

Kryemadhi u shpreh se misioni i saj si nënë është të mbrojë fëmijët shqiptarë nga droga.

Ajo deklaroi se për një luftë të tillë, nuk e ndal dot as plumbi i Edi Ramës.

“Do të japë fjalën si nënë. Për të ndaluar kriminelë që përdorin fëmijët shqiptar për transportues droge jam gati t’i dalë përballë plumbi, qoftë ky plumbi i trafikantëve të drogë, qoftë ky edhe plumbi i Edi Ramës”, tha Kryemadhi.

11251727_529192140575031_6956247366705510833_n


Ndërsa theksoi, se për këtë gjë nuk e ndalon dot as Edi Rama, as Haki droga dhe as Saimir Tahiri.

“Misioni im është të shpëtoj fëmijët shqiptarë sepse nuk ka surrat Edi Rama që ta transportojë vetë drogën. E ka kthyer Shqipërinë në bazë të drogës, krimit të organizuar dhe në një bunker që mbron çdo gjë. Kam marrë përsipër të përballem me çdo kriminel dhe çdo vrasës që kërkon të vrasë shpresën e rinisë shqiptare”,- u shpreh Kryemadhi.

edia_rama

Duke bllokuar për arsye personale testin e drogës, Rama personalizon krimin dhe i jep goditje dekriminalizimit. Në Shqipëri, qytetarët, mediat dhe mbarë shoqëria tregojnë me gisht Edi Ramën si përdorues të kokainës.

Të dashur miq, në tre veset shkatërrimtare të njeriut; alkooli, bixhozi dhe droga, kjo e fundit është më e zeza! Në Shqipëri qytetarët, mediat dhe mbarë shoqëria tregojnë me gisht Edi Ramën si përdorues të kokainës. Edi Rama nuk është politikani i vetëm që përdor drogë në Shqipëri por është politikani më i lakuar për përdorimin e kokainës, thuhet se në vite ai është shtruar disa herë në spital urgjence me overdozë. Miq të mi mjekë e kanë trajtuar me ketë sindrom, të tjerë thonë se një pjesë e septum nazi ( ndarës së hundës) i është dëmtuar thellë, e nekrotizuar nga kokaina dhe para tre vitesh ka bërë një ndërhyrje plastike në Vjenë.

Por krahas këtyre, Edi Rama në mënyrë të përsëritur shfaq shenja klinike të overdozës, dridhje të duarve dhe krahëve, zbehje karakteristike që shkon drejt zbardhjes, lëvizje të çrregullta dhe të pa kontrollueshme të trupit, eufori të papërmbajtur që merr dhe forma halucinante dhe rënie në përgjumje me rrotullim perëndues të globeve të syrit.

Të gjitha këto shenja e shfaqje, kanë bindur në tërësi shqiptarët se Edi Rama është përdorues droge dhe vuan edhe nga shenjat e mbi përdorimit të saj. Bllokimi i testit të drogës direkt nga ai, është dëshmi tjetër se ai ka një problem personal madhor me drogën. Ju bëj thirrje të gjithë deputetëve të Parlamentit, që besojnë se një person i droguar në detyrën e kryeministrit përben një rrezik kombëtar, të bashkojmë votat për të imponuar me ligj, pa asnjë tendencë politike, testin e drogës për politikanët, zyrtarët e lartë, qeveritarët të Shqipërisë!(Prof.Dr. Sali Berisha)


A futi Edi Rama para droge për foton me Obamën?

Partia demokratike ka vijuar serish sot me akuzat ndaj kryeministrit Rama per pagesen prej 80 mije eurove per foton me Presidentin Amerikan, Barak Obama ne vitin 2012.

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, ben te ditur disa pyetje qe sipas saj, FBI i ka drejtuar Bilal Shehut, në lidhje me krimin federal të futjes së 80 mijë dollarëve nga një burim i huaj në fushatën e Obamës, kanë të bëjnë me shtetasin e huaj numër 2. Shtetasi i huaj numër 2 i përfshirë në këtë krim të rëndë federal, është Edi Rama, aktualisht kryeministër i Shqipërisë.

Duma u shpreh se, “Po rendisim më poshtë dhe ju mund ti shihni dhe në ekran pyetjet e FBI që lidhen me shtetasin e huaj numër 2, pra me Edi Ramën, që është përfituesi i krimit federal. Siç dihet, Bilal Shehu, i është përgjigjur pozitivisht gjithë pyetjeve, dhe ai pritet të marrë dënimin në vjeshtë.

1. Gjatë, ose rreth muajit tetor 2012, në Distriktin e Nju Xhersit dhe gjetkë, a keni ndihmuar dhe nxitur me dijeninë dhe dëshirën tuaj individë të tjerë, duke përfshirë Shtetasin e Huaj 1, shtetas i Greqisë dhe Shtetasin e Huaj 2, për të kontribuar me rreth 80 mijë dollarë nga Personi i Huaj 1 dhe Kompania e Huaj 1 për një komision të përbashkët për mbledhje fondesh (më poshtë “Komisioni i Përbashkët për Mbledhje Fondesh”), i cili përfshinte komisionin e autorizuar të fushatës për Presidentin Obama?

2. Afërsisht gjatë muajit shtator 2012, a keni mësuar rreth një plani për të mundësuar Shtetasin e Huaj 2 që të merrte pjesë në një aktivitet fushate, që do të mbahej më 8 tetor 2012, në San Francisco të Kalifornisë (“Aktiviteti i San Franciscos për Mbledhje Fondesh”)?

3. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a mësuat gjithashtu se Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh do t’i jepeshin fonde prej rreth 80 mijë dollarë përpara 8 tetorit 2012, me qëllim që dy individë të merrnin pjesë në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh në atë datë?

4. A mësuat gjithashtu se, për të hyrë në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, një jo-shtetas që kërkon të marrë pjesë duhet të jetë i shoqëruar nga një shtetas amerikan?

5. A mësuat gjithashtu se, sipas ligjit amerikan, jo-shtetasi nuk mund të jetë burim i një kontributi prej rreth 80 mijë dollarësh, që do të thotë se e tërë shuma prej 80 mijë dollarësh duhet të dhurohet nga shtetasi amerikan, që shoqëron të ftuarin jo-shtetas?

6. A ratë dakord të merrnit pjesë bashkë me Shtetasin e Huaj 2 në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, për të mundësuar kështu hyrjen në Aktivitet të Shtetasit të Huaj 2 përmes statusit tuaj si shtetas amerikan?

7. A ratë dakord gjithashtu të shërbenit si kontribues i shumës prej 80 mijë dollarësh për Komisionit e Përbashkët për Mbledhje Fondesh, pra të pranonit fonde prej 80 mijë dollarësh nga një burim i huaj, të cilat do t’ia jepnit pastaj Komisionit të Përbashkët, duke bërë që të dukej sikur ky ishte kontribut i juaji personal?

8. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a i dhatë një tjetër individi në SHBA emrin, datëlindjen dhe informacionin tuaj personal si dhe atë të gruas suaj, me dijeninë se këto informacione do t’i jepeshin Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh, në pritje të pjesëmarrjes suaj në Aktivitetin e San Franciscos?

9. A i dhatë të njëjtit individ informacionin e llogarisë suaj bankare, duke e ditur se ky do të përdorej për transferimin e rreth 80 mijë dollarëve, nga një burim i huaj tek llogaria juaj personale, që ju kishit rënë dakord t’ia kalonit pastaj Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh?

10. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a morët një shumë prej rreth 80 mijë dollarësh, me transfertë elektronike, në llogarinë tuaj bankare në Nju Xhersi nga llogaria e Shtetasit të Huaj 1, duke e ditur se këto nuk ishin para që ju takonin dhe që ju do t’ia dorëzonit Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh?

11. Në ose rreth datës 29 shtator 2012, ndërsa ishit në Nju Xhersi, a i përdorët ju dhe gruaja juaj këto 80 mijë dollarë për të blerë dy çeqe bankare në emrin tuaj dhe të gruas suaj për 70 mijë dhe 10 mijë dollarë?

12. A ia dërguat ju më pas këto çeqe Komisionit për Mbledhje Fondesh për të siguruar hyrjen në Aktivitetin e San Franciscos për veten dhe për Shtetasin e Huaj 2?

13. Në fillim të tetorit 2012, a shkuat ju me avion në San Francisco, ku shoqëruat Shtetasin e Huaj 2 në vendin ku do të mbahej Aktiviteti për Mbledhje Fondesh?

14. A iu mohua Shtetasit të Huaj 2 hyrja në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, por iu lejua të bënte fotografi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara?”

Siç e shihni, theksoi Duma, “në 14 pyetjet kyçe të FBI, shtetasi i huaj numër 2, përmendet në pjesën dërrmuese të tyre. Ndërkohë shtetasi i huaj numër 2 nuk jep asnjë shpjegim ku i gjeti paratë, nga i mori, cili është burimi i tyre. Shtetasi i huaj numër 2, pra Edi Rama, hesht edhe pse mediat më të rëndësishme ndërkombëtare kanë publikuar këtë skandal, e kanë treguar ate me gisht, i kanë publikuar dhe foton e krimit.
Por shtetasi i huaj numër 2, pra Edi Rama, ka detyrimin të përgjigjet publikisht për këtë krim të rëndë.
Kush është burimi i 80 mijë dollarëve?
A janë para të ligjshme, apo të paligjshme?
A janë para droge dhe aktiviteti kriminal?
A janë të pista paratë me të cilat ai pastaj financoi një tjetër krim, krimin federal për të cilin po heton FBI?
Sa më shumë i fshihet këtyre pyetjeve, aq më shumë rëndohet pozita e shtetasit të huaj numër 2, aq më shumë rriten përmasat e skandalit të Edi Ramës që e nisi rrugën e ardhjes me krim, e vazhdoi me krim, dhe po e mbyll me krim.”​


*****

Në Shqipëri janë 3 laboratorë kokaine. Rama ka ngritur linjë droge


Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot në Kuvend se vendi është kthyer në një rrugë kryesore të trafikut të kokainës.

Kryedemokrati ka raportuar të dhëna sekrete, burimin e të cilave nuk e bëri të ditur, lidhur me ekzistencën e bandave që kryejnë trafik droge. Basha tha në foltoren e Kuvendit se në Shqipëri janë 3 laboratorë për përpunimin e kokainës.

Ekzistencën e laboratorëve, Basha e mbështet edhe në faktin se droga e kapur në Durrës ishte e papërpunuar. “Droga, sipas policisë ishte e një cilësie shumë të mirë, që kishte nevojë të përpunohej dhe do të përpunohej në laborator këtu në vend:”,- tha Basha.

Duke folur për sasinë prej 613 kilogramë kokaine që u kap në Maminas, Basha tha se një sasi e tillë nuk mund të hynte në Shqipëri garanci dhe mbështetje politike.

“A mund të kryhej një operacion i tillë pa garanci më të larta politike? Kush e ka garantuar sigurinë për një operacion të tillë? Edi Rama ngritur linjë droge”,- tha Lulzim Basha.

Ai ka hedhur dyshime lidhur me përfshirjen e segmenteve shtetërore në këtë skemë trafiku. Sipas kreut të PD-së, gjithë trafiku i drogës ka garantues Kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën e stome.



Duke ju referuar fakteve të publikuara nga Policia e Shtetit, Basha u shpreh se gjithë aksioni i Maminasit ka qenë një sajesë. Sipas tij, pronari i kompanisë që solli drogën u largua nga vendi, vetëm një ditë para sekuestrimi të drogës. Basha tha se kjo tregon që atij ju dha garanci për të ikur nga Shqipëria dhe për të mos u arrestuar.


*****
Image result for avioni i divjakes

Astrit Patozi: Rama, i papërfshirë në ngjarjen e Divjakës

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi Patozi, deklaroi mbrëmë në emisionin “Fakt” se kryeministri Edi Rama mban përgjegjësi për mënyrën sesi menaxhon postin e tij, ndërsa shprehet se personalisht nuk Edi Rama është i përfshirë tek skandali i avionit të kapur në Divjakë. Në këtë mënyrë deputeti demokrat del kundër linjës së ish-kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili deklaron se kryeministri Rama ka lidhje personale, ndërsa për Patozin shefi i qeverisë ka përgjegjësi politike. Patozi kritikon qëndrimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama në lidhje me trafikun e drogës ndërsa e cilëson si tërësisht legjitime protestat e organizuara nga opozita. Përsa i përket grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi është kompetitiv dhe luftarak ndërsa shton se ka pasur edhe ndonjë moment që mund ta kishte menaxhuar edhe më mirë por gjithsesi sipas tij është një grup që funksionon dhe që bën betejë parlamentare dhe që ka kthyer vëmendjen e opinionit publik tek institucioni i opozitës. Përsa i përket drejtimit të Partisë Demokratike nga ana e Lulzim Bashës, Patozi thotë se Basha po bën ato që duhet në këto muaj të parë.

A ka motiv opozita pas këtyre akuzave për të kërkuar realisht dorëheqjen e qeverisë vetëm tetë muaj pasi ka ikur nga qeveria?

Një opozitë është në të drejtën e saj legjitime që të fillojë protestën që në ditën e rënies së saj nga pushteti. Opozita e ka detyrim që të udhëheq një pakënaqësi popullore, e cila nuk mund të jetë ndryshe përsa kohë që në Shqipëri sot ekziston dilema që po shendohemi ne dita ditës në një Kolumbi të Europës apo jo. Dhe përsa kohë që qeveria na ka dhënë shumë prova që situata e rendit në këtë vend është dramatike dhe që të gjitha llojet e trafiqeve nga Shqipëria në drejtim të brigjeve fqinje, nga ajri, deti dhe toka janë tashmë realitet opozita e ka detyrim të udhëheq një pakënaqësi në rritje të popullit të vet. Ne jemi në të drejtën tonë, sigurisht që nuk është shumë komforte për një opozitë që në muajin e nëntë të kërkoj dorëheqjen e kryeministrit por nuk ka pasur një projekt të PD-së as afatgjatë as afatmesëm dhe as afatshkurtër që të ndodhet në këtë situatë. Në kemi pasur një reagim të detyrueshëm. Të ndodhur në rrethana të jashtëzakonshme kemi marr vendime të jashtëzakonshme. Kjo është e vërteta dhe besoj se opozita sot me gjithë ringritjen e saj të përditshme me gjithë ripërtëritjes e saj që pritet të ndodh shumë shpejt opozita është prapë më e vogël sesa populli i pakënaqur nga kjo qeveri. Të mbetemi tek çështja kardinale që është çështja e trafikut të drogës. Kam parë kryeministrin në tre pamje, dy herë si komik dhe një herë si tragjik. Pra e kam parë në parlament kur tha se çështja e avionëve të drogës është dizifektim mushkonjash. E pashë dje kur tha se ai ishte gati të bënte të gjitha llojet e testeve dhe ishte gati të shkonte në prokurori për të treguar se nuk ka gisht në trafikun e drogës dhe sigurisht e kam parë dhe në atë pamje tjetër, dyllë të verdh ku i përgjërohej popullit të tij por edhe opozitës ndoshta që ta besonte se ai nuk kishte lidhje me trafikun drogës. Është qesharake dhe nuk ka situatë më komike se për një kryeministër i cili kërkon që t’ia dimë për nder apo t’ia njohim si meritë faktin që ai vetë nuk merret me trafik droge a thua se treçereku i kryeministrave në botë merren me trafik droge dhe ky i joni që nuk merret duhet t’ia njohim si avantazh. Kjo është jashtë çdo logjike. Kryeministri nuk tha që ky vend të mos jetë transit i narkotrafikut që po bëhet dita ditës, por tha që unë vetë nuk merrem me drogë. Përsa kohë që kryeministri e fsheh të vërtetët përsa kohë që ai thotë që nuk ekziston, opozita është në të drejtën e saj që të dyshoj dhe opozita sigurisht e ka detyrim të dyshoj, është votuar që të mos e besoj qeverinë, mos e besoj kryeministrin. Përderisa ti thua që nuk ekziston dhe të bie avioni i Riformatos, një javë pasi ti ke thënë që ka vetëm avion që dizifektojnë mushkonjat do të thotë ti fsheh diçka dhe në çastin që ti fsheh diçka unë kam të gjithë të drejtën që të dyshoj sepse ndoshta jo ti vet por segmente të qeverisë tënde apo segmente të forcave të rendit janë të implikuara në trafikun e drogës. Dikush duke bërë sikur nuk sheh, dikush duke shoqëruar trafikantët, dikush duke i hap portin, dikush aeroportin e kështu me radhë.

Kur ju akuzoni zotin Rama për trafik droge apo për drejtim të trafikut të drogës, është një akuzë politike sepse ai është i paaftë të menaxhojë shtetin dhe të ndal2 trafikun apo është një akuzë personale se ai me grupe të caktuara kriminale le të themi bashkëpunon, i lejon të veprojnë. Akuza është politike apo personale?

Image result for avioni i divjakes


Nuk mund t’i ndajmë të dy gjërat. Së pari kryeministri mban përgjegjësi sesi menaxhon postin e tij. Pra, në rast se Shqipëria është kthyer në një vend ku bëjnë qejf trafikantët e drogës edhe sikur asnjë segment i shtetit të mos jetë i përfshirë, kryeministri duhet të largohet sepse është i paaftë se do të thotë që vendi është jashtë kontrollit, pra që qeveria nuk kontrollon as hapësirën ajrore, as tokësore dhe as detin. Pra, në këtë rast kryeministri është i paaftë dhe qeveria e tij është e paaftë dhe për këtë arsye duhet të largohet. Kjo është pjesë edhe politike edhe logjike. Pra me një logjikë normale edhe njerëzit që nuk merren me politikë presin nga kryeministri i tyre që fëmijët që ata rrisin të mos jenë nën ethet e trafikut të drogës sepse këtu në rast se legjitimohet dhe zyrtarizohet që Shqipëria është dispeçere e drogës ndërkombëtare do të thotë që të gjithë fëmijët e atyre një milionë shuplakave janë në rrezik sepse droga i sjell të gjitha me vete, sjell vrasjen, dhunën, përdhunimin dhe gjithçka tjetër. Në këtë rast kryeministri edhe sikur të mos jetë fare në dijeni edhe sikur qeveria të mos të ketë gisht duhet të largohet për paaftësi. Unë kam të drejtën të dyshoj si opozitë dhe si opinion publik. Unë nuk kam prova dhe nuk mendoj që Edi Rama është i përfshirë tek skandali i avionit të Riformatos.






A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...