Shikoni se çfarë rreziku marrin përsipër disa drejtues mjetesh për të shmangur tarifën e vendosur së fundmi në “Rrugën e Kombit”.
Eshtë thjesht çështje kohe deri sa të ndodhë ndonjë aksident rrugor katastrofal….!
Siç shihet, një makinë futet kundravajtje në autostradë.
Ka nisur protesta tek rruga e kombit. Në disa momente ka pasur dhe konfrontime me policinë. Protestuesit kane bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Protestuesit qëllojnë me gur në drejtim të policisë dhe traut.
Banorët e Qarkut të Kukësit do ta shprehin sot me protestë kundërshtimin për tarifën për të qarkulluar në Rrugën e Kombit, edhe pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama se ata do të lehtësohen, por nuk do të përjashtohen nga pagesa.
Qytetarë, përfaqësues të biznesit dhe këshilltarët e Bashkisë nga të gjitha partitë politike do të bëhen bashkë në vendin ku paguhet tarifa e rrugës.
Protesta pritet të nisë në orën 11:00. Organizatorët theksuan se protesta do të jetë paqësore dhe kërkesa është heqja e taksës.
Qytetar: “Taksa ndikon direkt në familjet tona, në jetën tonë të përditshme.”
Si një ndër qarqet më të varfëra në rang vendi, Banorët e Kukësit, thonë se tarifa prej 5 euro për të kaluar tunelin e Thirrës është shumë e shtrejtë.
Qytetar: “Penalizuar është vetëm Kukësi, askush tjetër.”
Në Bashkinë e Kukësit, rreth 6 mijë familje trajtohen me ndihmë ekonomike, deri në 4 500 lekë, ndërsa 4 700 persona janë të papunë.
Qytetarët thonë se kjo tarifë do ta përkeqësonte gjendjen e tyre, ndërsa tregtarët paralajmërojnë rritje çmimesh.
Tregtar: “Do të sjellë rritje çmimesh dhe varfëri të madhe.”
Ashtu si pak ditë më parë, protestës pritet ti bashkohen edhe drejtues kamionësh dhe qytetarë nga Kosova të cilët që në fillim kanë shprehur kundërshtimin me pagesën për rrugën e Kombit.
Për efekte negative, flasin edhe kryetarët e Bashkive të Prizrenit dhe Kukësit, teksa kërkojnë një zgjidhje lehtësuese mes qeverive të dy vendeve
Bashkim Shehu: “I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë që të ulen, të bashkëbisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje sa më lehtësuese.”
Pagesa për rrugën e Kombit nisi të aplikohet të mërkurën, ndërsa tarifat varioojnë nga 2.5 euro për motorë, në 5 euro për makina e vogla e deri në 22.5 euro për kamionët e mëdhenj.
Pranë tunelit të Kalimashit ka nisur protesta kundër vendosjes së taksës për Rrugën e Kombit.
Mësohet se situata është tensionuar menjëherë dhe protestuesit janë përplasur me forcat e policisë.
Protestuesit kanë goditur me gurë punonjësit e policisë.
Qytetarë dhe tregtarë të shumtë kanë mbyllur qepenat e dyqaneve për t’iu bashkuar protestës në Tunelin e Kalimashit.
Protesta është thirrur nga aktivistë dhe qytetarë të Kukësit, të cilët përmes protestës kërkojnë heqjen e taksës rrugore.
Qindra protestues janë përplasur me Policinë e Shqipërisë pranë sporteleve ku duhet të bëhet pagesa për taksën rrugore në Rrugën e Kombit në Kalimash dhe kanë shkatërruar tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke e goditur me mjete të forta dhe duke ua vënë zjarrin.
Paraprakisht njoftohet se kanë mbetur të lënduar 5 pjesëtarë të forcave të policisë, si dhe 12 qytetarë.
Qytetarët u mblodhën në protestë për të kundërshtuar taksën, të cilën ata e konsiderojnë shumë të lartë.
Shkaktari i trazirave për rrugën e kombit tradhtari Edvin Kristaq Rama,thonë kukësjanët
Qeveria e Shqipërisë ditë më parë mori vendim për vendosjen e taksës prej pesë eurosh në Rrugën e Kombit.
Kjo taksë u kundërshtua nga qytetarët e veriut të Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët thanë se tarifa është shumë e lartë.
Opozita e Shqipërisë ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se “Taksa Rama në Rrugën e Kombit është grabitje e dyfishtë e shqiptarëve dhe barrierë shtesë mes Shqipërisë dhe Kosovës”.
Kryetarja e partisë opozitare shqiptare, Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, përmes një postimi në Facebook tha se revolta e qytetarëve në Kukës është “shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen, që po rrënon çdo ditë familjet shqiptare dhe që ndoshta sot mund të kuptojë që revolta ka qenë dhe mbetet fundi i çdo regjimi që sundon me dorën e krimit dhe korrupsionit”.
Edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se qytetarët po protestojnë kundër “plaçkës Rama”, duke shtuar se policia ka përdorur “dhunë të turpshme” ndaj protestuesve.
Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vendimin për këtë tarifë e kishte arsyetuar duke thënë se: “Rruga e Kombit është një aks strategjik, i cili rrezikohej seriozisht në sigurinë e në qëndrueshmërinë afatmesme, nëse nuk do të ndërhyhej me vendosjen tarifës për përdoruesit”.
Ndërkohë, Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për medie, ka konfimuar ndalimin përkohësisht të qarkullimit në pikën kufitare Vërmicë - Morinë nga autoritetet e Shqipërisë.
“Ndalimi qarkullimit nga autoritetet e Shqipërisë, është bërë për arsye të protestës që po mbahet nga qytetarët në afërsi të tunelit të Kalimashit dhe në pamundësi për të lëvizur automjetet dhe për shkaqe të sigurisë së qytetarëve nuk lejohet qarkullimi - hyrja e automjeteve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Policia e Kosovës.
Rruga e Kombit, autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën, filloi të ndërtohej në vitin 2006 dhe përfundoi në vitin 2010, me ndërtimin e Tunelit të Kalimashit. Kostoja e kësaj rruge ishte rreth 2 miliardë euro.