2018-03-29

Tribuni i lirisë :Bajram Curri(1862-1925)

Image result for bajram curri
Bajram Curri, lindi në Krushë të Madhe, 1862-Dragobi ,1925) , i biri i Shaqir agës dhe Ajkunës. Currët njiheshin si zotní, titullin deri tek Bajrami e patën Agë. Kjo familje kishte me trashëgim titullin vojvodë për bajrakët Krasniqe, Nikaj e Mërtur..

Prej pjesëmarrjes së të atit më 1860 në një kryengritje në malësitë e Krasniqes kundër taksave të rënda dhe rekrutimit, i burgosën Currët në Gjakovë. Shaqir Agë Curri ishte njeri i besuar i Abdullah pashë Drenit në Gjakovë, dhe, me sa duket, kishte luajtur rol në tagërmbledhjen dhe rekrutimin në krahinë. Ai ndihmoi Abdullah Pashën në sulmin kundër Mehmet pashë Maxharrit dhe u vra gjatë përleshjeve nga trupat e Lidhjes së Prizrenit.

Nga pozitat tradicionale të familjes në Malësinë e Gjakovës, si për kundërshtitë ndaj Kryezinjve, u emërua komandant xhandarmërie e zgjodhi kapiten në Prizren, më vonë major në Prishtinë, e së fundmi kolonel (allajbeg) në Shkup, ku kishte në dorë xhandarmërinë e gjithë Vilajetit të Kosovës.

Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900, udhëheqës i lëvizjes në Kosovë dhe një nga prijësit kryesorë të Mbledhjes së Ferizajt, të korrikut 1908, ku përkrahu kërkesën për vendosjen e kushtetutës. Ndihmoi në themelimin e klubeve e të shkollave shqipe në Kosovë dhe mbrojti alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. Qe nënkryetar i klubit "Bashkimi" të Shkupit nga viti 1908. Ndihmoi kryengritjen e armatosur të Malësisë së Mbishkodrës të vitit 1911, dhe u bëri një qëndresë të fortë forcave osmane në Qafën e Morinës.

Image result for bajram curri

Në maj të vitit 1912 u bashkua me vendimet e mbledhjes së Junikut, mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të armatosur, u shqua si një nga tribunët popullorë që theu forcat osmane në Qafën e Prushit në korrikun e 1912, dhe në fushën e Kosovës. Me Hasan Prishtinën në krye, Isa Boletinin, Idriz Seferin dhe Riza bej Gjakova në krye të forcave kryengritëse hyri në Shkup.

Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e Konferencës së Londrës të 1913 që lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise të tjera shqiptare dhe luftoi për bashkimin e tyre me atdheun. Në vitin 1913 qe një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbomalazeze.

Më 1914 mori pjesë në qëndresën kundër Revoltës së Shqipërisë së Mesme në Durrës. Me të hyrë ushtritë austriake në Gjakovë më 1916, shkon në terren ku interesohet për rendin dhe qetësinë, dhe për zhvillimin arsimor.

Në vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" dhe u bë një nga veprimtarët e saj kryesorë.

Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa portofol të qeverisë dhe komandant të përgjithshëm te forcave të armatosura.

Udhëhoqi veprimet ushtarake për shtypjen e lëvizjes esadiste në Shqipërinë e Mesme dhe gjithashtu bashkëpunoi me Zogun kundër lëvizjes separatiste të Republikës së Mirditës.

Krizat e dhjetorit 1921 dhe marsit 1922

I bezdisur nga krushqia e Zogut me Ceno Kryeziun dhe i nxitur nga H. Prishtina, M. Kruja, Z. Dibra mbajti qëndrim kundër forcimit të pozitave të Zogut në shtetin shqiptar.

Related image

Në dhjetor 1921 u caktua Komandant i Përgjithshëm i forcave të armatosura në qeverinë pesëditore të Hasan Prishtinës. Pas qeverive të dhjetorit dhe formimit të kabinetit Ypi, me min. të Brendshëm Zogun, iu dha titulli i kolonelit të nderit.

Image result for bajram curri
 E ngarkuan me ruajtjen e kufirit dhe me mbajtjen e rendit e qetësisë në cepin perëndimor shqiptar të Kosovës. Në vend të kësaj, mblodhi qindra kosovarë rreth vetes, mori Pukën dhe po bëhej gati të marshonte drejt Shkodrës, bashkë me Elez Isuf Ndreun në marsin e 1922.


Në krye të 2 mijë vetëve, Curri u ndal në Va të Dejës, ku do të kërkonte bisedime me qeverinë, por nuk e vazhdoi aventurën pasi nuk mori besën e parisë shkodrane dhe për këtë e la të vetëm Ndreun.


Image result for bajram curri
Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 bëri të mundur nxjerrjen fitues Avni Rustemin, falë ndërhyrjes dhe ndikimit të tij në prefekturën e Kosovës.
Related image
Përkrahu Lëvizjen e qershorit më 1924, duke nisur që më 24 maj fillimin e lëvizjes së armatosur me forcat e veta duke pushtuar Krumën si qendër e pref. së Kosovës. Në vjeshtë të vitit 1924 shkoi në Gjenevë me Nolin, Prishtinën e Gurakuqin, të cilët i paraqitën Lidhjes së Kombeve çështjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës të shtypur mbretëria jugosllave.


Related image

Më pas, megjithëse kontribues në kryengritje, qeveria revolucionare e nxori në pension. Shpresonte që të përfaqësohej me njerëzit e vet në qeverinë e Nolit, dhe që sekretari i tij të bëhej ministër Arsimi, por Niman Ferizi u emërua prefekt i Beratit. U tërhoq në Dragobi, i prekur në sedër nga mosmirënjohja e mospërfillja




Me Triumfin e Legalitetit në dhjetor të 1924 trupat e Zogut nuk u përballën me njerëzit e Currit. Letrave të Zogut që i shkruante për t'u larguar përkohësisht nga Shqipëria, Curri nuk i pranonte. Mes kërkesave të palës për mosprekjen e Currit dhe Kryezinjve që donin të merrnin hakun, Hasan bej Kryeziu si prefekt i Krumës mobilizoi xhandarët për ta ndjekur, deri atëherë kur u vetëvra më 29 mars 1925.
Image result for bajram curri
Varrimi i tij u bë në prani të autoriteteve shtetërore dhe sipas riteve fetare.
Më 1926 u vendos t'i jepej pension familjeve të Bajramit dhe të nipit, Hysni Currit, për shërbimin e tyre ushtarak.


Shpell'e Dragobise
(Elegji për Bajram Currin)


Fan Noli

Kur tufani e çthuri fenë,
Kur tirani e krrusi atdhenë,
Mi një brek të Dragobisë
Priret Flamur' i lirisë.

Atje nisi, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufe-shkab' e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.

Vendi dridhej, ay mbeti
Se s'tronditej nga tërrmeti.
Dif drangoj i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.

0 Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell' e Dragobisë,
Yll i rrall' i burrërisë.

Thon' u-shtri e thon' u-vra,
Po ti s'vdiqe, or Baba,
As te shkëmb' i Dragobisë,
As te zëmr' e Djalërisë.

As je vrar' e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisë,
Tmerr, panik i mizorisë.

Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.
Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë
Për çlirimn' e Shqipërisë
Katakomb' e Dragobisë.



Bajram Curri

Nga Sazan Papraniku

Burrë i rrallë Dukagjini
Mbi tokë e shpellë luftoi
Deri sa i doli xhani
Dragobisë iu ngrit nami.
I gjakosur me Osmanli e shkini
Për tokën e shtrenjtë- Shqipëri.
Lahu dheun me gjak e u bë fli

Me heqë tradhtinë
Për të çfarosur robërinë
Ndërroi jetën me vdekjen
Për Kombin dhe Lirinë.



BALADË PËR BACË BAJRAMIN

- Dragobi, fundmarsi, 1976 -



Nga Zeqir Lushaj



Mallkonte nëna vehten,

Për fatin e zi,

Tek luftonte me jetën,

Atë nate që t’lindi Ty.



Të lindi në udhëtim,

Rrugës në karrocë,

Në vargun e mjerimit,

Që s’kishte të sosë.



Ah, moj nënë e dashur,

Me zemrën ngrir –borë,

Ta dije se ç’kreshnik,

Atë natë ti mbaje n’dorë!



Si shqipet krahëhapur,

Që në shkëmb bëjnë foletë,

Gjithnjë, në gji të popullit,

More krah dhe jetë.



Ti, s’pranove rrogat,

As kolltuqet e Turqisë,

E ndershme buka e popullit,

E butë postiq-ja e dhisë.



Prijës, në shumë luftëra,

Të njofti Shqipëria,

Janë shkruar me gjak,

Dëshmon historia.



Dhe ne, që jemi të rinj,

E kurrë s’të kemi parë,

Na duket se bashkë rrijmë,

Dhe s’kemi për t’u ndarë.



Çdo mars vijmë te Shpella,

Të shohim me kobure,

Dragua mbi këto male

Që kurrë su përkule.




Vepra jote, Bacë,

Nuk harrohet kurrë,

E ruan gjithë malësia,

Çdo lis e çdo gur .



Emri yt, mbeti,

Si simbol i burrit,

Ta ruan përjetsisht,

Qyteti i Bajram Currit!




Halit Bogaj

BAJRAM CURRI

Dridhej bjeshka e Dragobisë

Po lufton biri i Shqipnisë

Bajram Curri tuj luftue

Shumë asqerë i kish farue

2

O nja t’gjallë s’donte me lshue

Ni toger na ish idhnue

Gjithë ushtrisë i ish bashkue

Bajram Currin me rrethue

3

Ai ish kanë Toger Kadria

E mallkon sot shqiptaria

E mallkon sot shqiptaria

Digjte stane digjte shpia

4

Me asqerë shkojnë përpjetë

N’Bajram Currin janë zatet

Dil Bajram për me u dorzue

Me xhanarë t’kam rrethue

5

S’um ka lidhë as kral as mbreti

Jo po m’lidh Kadri Mehmeti

Thuj Kadrisë more budallë

S’lidhet burri sa asht gjallë

6

Po thot Curri o faqezi

Shumë punova unë për ty

Mundi kot më paska shkue

Për ty pare kam harxhue

7

Të kam çu për me t’shkollue

Hakikat të kam nimue

Ty për vehte t’paskna rue

Që kaq keq më ke tradhtue

8

Dridhet toka n’Dragobi

Lufton Curri me ushtri

Lufton Curri me ushtri

I rrethuem me tradhëti

9

Kur i vrahej fort ushtria

Se çka bante Qen Kadria

Se çka bante Qen Kadria

Lypke ndihma nga Serbia

10

Bajram Curri tuj luftue

Shumë ushtarë i kish varrue

Asgja t’gjallë s’donte me lshue

Shumë anmiq kish pushkatue

11

Bajram Curri ish ngushtue

Nis Shqipninë për me vajtue

Haj medet kuku për mue

Qysh shiptarët me m’sulmue?

12

Lot për faqe i kanë shkue

Edhe shokt e kanë ndëgjue

Kurrë prej fisit nuk jam rue

Qysh mu fisi me m’tradhtue?

13

Bajram Curri n’Dragobi

E dha jetën për liri

E dha jetën për liri

Për Flamurin kuq e zi

14

Fort po kajnë djem e Gjakovës

Për atë Currin e Kosovës

Qan Kosova e Shqipnia

Po vajton mbarë historia



Flori  Bruqi

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...