Me 80 vota pro është arritur votimi në mënyrë që Republika e Kosovës , përmbushi një prej kushteve bazë për arritjen e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Duhet shtuar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes u munduan që të parandalojnë votimin duke përdorur pesë herë radhazi gaz lotsjellës në sallën e Parlamenti por pa sukses!
““Ta q***** robt, ta q*****”, dëgjohet Veseli të thotë, pas hedhjes së gazit lotsjellës për të tretën herë.
Veseli tregoi pse shau ashtu.
“Mas shumti njeriu e kuq vetë vetën. Që nga fillimi jam munduar të tregoj që fyeni sa të doni, por sa të jam unë kryetar i Kuvendit mos e çoni situatën aq rëndë. Ramizi e Flora kanë qenë në gjendje të rëndë. A din që mundesh me hi në gjynah me dikë, me ja shkatërru jetën. Unë kisha ndejë tri ditë në gaz lotsjellës, por kur u sheh në çfarë gjendje vjen njeriu shkaku i gazit.
Prof. Dr. Binak Maxharraj
Elegji për Çakorrin
Çakorr
Lamtumirë, o ju malet dhe shkrepat e nalta.
Lamtumirë, o ju tufat, kullotat dhe livadhët e gjata,
Lamtumirë, o ju smetijet e borës,më lugje uji të ftoftë bilur,
Lamtumirë, o ju stanet e verës,në te cilat e qova rininë,
Lamtumirë, o ju baçicat dhe bareshat e bukura,
Lamtumirë, o ju arusha,ujq,shpezë dhe mlleza,
Lamtumirë, o ju krojet dhe liqenet e arta,
Lamtumirë, o ju tufa dhe kullota të gjata,
Lamtumirë, o ju mrizat e lisave te gjatë qe aty me bagetinë mrizova,
Lamtumirë, o ju shqiponja të mia qe flututonit lartë,shumë lartë mbi Çakorr që tanimë s'është i imi,
Lamtumirë, o ti lahuta të malecis me te cilën u këndova kreshnikëve në mbrojtje të Çakorrit,
Lamtumirë, o ju varret e t'parëve te mij qe sot ju përdhosën Hashimi,Veseli , Ramush dhe ti o Isa Mustafa,qe kurr mos e pashin driten e bardhe dhe mallkimi raftë mbi kokat e tyre,
Lamtumirë, lamtumirë...lamtumirë për sa t'jetë jeta.
Presidenti Akademik Profesor Dr. Ibrahim Rugova ishte i pakët në fjalë, por i saktë në mendime.
Popullit i la një trashëgimi të begatë mësimësh, urtësish, porosish. Në mes tyre po i shquajmë dy sosh:
1) Për vijën kufitare me Malin e Zi dhe Serbinë, Presidenti Rugova ka lënë porosi-amanet:
"Vija kufitare me Malin e Zi dhe Serbinë, nuk do të zbresë poshtë Qafës të Çakorrit, Kullës të Zhlebit, Maleve të Moknës, Qafës së Dasmorëve dhe më tutje, për maje-maleve. Sepse ky është kufiri natyral, i njohur mirë dhe gjithmonë aty ka qenë. Përtej këtij kufiri, edhe pse janë toka shqiptare, tani nuk mund t`i marrim, por, mbetët çështje hapur për të ardhmen".
2) "Disa njerëz nuk duhet lejuar të ngritën në pozita shtetërore, sepse janë të rrezikshëm për Kosovën".
*****
Pasojat e pazareve të pista, tashmë, janë fatale për Kosovën:
a) Mitrovica e ndarë;
b) Territori i humbur i Kosovës, me demarkimin e kufirit me Malin e Zi
c) Me "Zajednicën", Serbia bëhet hisedare në Kosovë.
Dhe, kjo ndodhë edhe pas 19 vitesh të "çlirimit" të Kosovës! Dhe, latini i lashtë do të thërriste, deri në dëgjim në kupë të qiellit: "O tempora, o mores"! (O kohë, o zakone"!) thotë publicisti i mirënjohur Idriz Zeqirj.
Dhe krejtë në fund :
Ju 80 deputetë të Republikës së Kosovës flisni më plotë gojë për bashkim kombëtar ! Me falni por ju nuk jeni as për shtetin e Kosovës, çka ju kishë thanë Zahir Pajziti po të ishte gjallë, nuk besoj se do të falte, çka do të bënte Adem Jashari po të shihte në fytyrë, çka do të bënte Luan Haradinaj po t'ju shihte at dorë që ti falni 8200 hektar shtetit që na vrau dhe shau.
Ju vraftë buka , gjaku i dëshmorëve! Ju që votuat aneksimin e Kosovës ,ju zëntë frymën era e historisë së Kombit tonë!
Në tentimin e pestë të ditës së sotme, Glauk Konjufca kishte mbetur i vetëm në seancë, ai kërkonte fjalën nga Kadri Veseli, por që nuk e mori asnjëherë. Kësisoj Vetëvendosje pas tri vite kundërshtim u dorëzua sot kur u ratifikua demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Blerim Kelmendi, që vjen nga Ferizaj por që jeton dhe vepron në Bielfeld të Gjermanisë, ka thënë se kush e voton demarkacionin do ta pret plumbi.
Kjo nuk është hera e parë që aktivistë edhe zyrtarë të Vetëvendosjes aludojnë në gjëra të ngjashme. Madje se janë të dhunshëm e kanë shprehur shumë herë gjatë protestave e edhe brenda Kuvendit, kur kanë gjuajtur gaz lotsjellës e gjësende tjera.
Por, Kelmendi nuk ka ngurruar që të njëjtin kërcënim me plumb t’ia bëj edhe zyrtarit më të ri të Nismës, Resul Sinanit.
Kelmendi, duket të jetë shumë i afërt me ‘babën’ e Vetëvendosjes Albin Kurtin, partisë së të cilit i janë larguar 13 deputetë.