Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/19

Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane(ASHASHA) ka nevojë imediate për Buletinin Shkencor


Related image

Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni 


I nderuar President Kodra,

Të nderuar akademikë Ymeri dhe Bruqi,

Kam kënaqësinë dhe mirëbesimin, që t'iu sugjeroj këtë propozim:
Kemi nevojë imediate, që Akademia ta ketë Buletinin Shkencor të saj, ashtu sikurse veprojnë të gjitha akademitë botërore.

Për këtë nevojitet të formohet edhe Bordi Botues Shkencor sipas profilizimit të fushave shkencore (Gjuhë, Histori, Politikë, Kulturë, Diplomaci,Ekonomi, Integrime Evropiane, Drejtësi... etj.).

Ky Buletin, do të ishte Organ i përhershëm i Akademisë, që njëkohësisht, do të justifikonte misionin, rolin, rëndësinë dhe veprimtarinë shkencore të Akademisë.

Sa më parë ta bënim këtë, kjo do të ishte në interesin jetik dhe në përligjjen e e ekzistencës dhe të afirmimit të Akademisë si vlerë e pashmnagshme e kombit dhe e Shqipërisë etnike.

Mbetem me shpresë, se do ta merrni në konsideratë këtë Propozim timin.

Me nderime dhe me respekt të posaçëm,

....

I nderuari Akademik Mehdi Hyseni.

  Akademia Shqiptaro Amerikane e Shkences dhe Arteve me qender ne New-York. Revisten Shkencore te Akademis e udheheq Nenkrytari i Akademis Dr.Adem Harxhi me stafin perkates”Dituria”
   ku ashte Kryeredaktor,Z.Astrit Tota dhe mbikqyres prej Katedres Albanologjis qe drejtor i kesaj katedre ashte Prof.Dr.Agron Fico.
   Ku te gjitha katedrat kane te drejte te shkruajn dhe te punojne ne aktivitet e tyre.
   Pra asht perjodike dhe botohet si pas mundesive vetanjake.
                  Prof.Dr.Skender Kodra,Ph.D

New York, 19.03.2018


No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...