Recension
EDHE NJË VEPËR E RE POETIKE PËR FËMIJË E TË RINJ
(Abdullah Troshupa “ NJË DET KUJTIMESH”, Shtëpia botuese SAS, Prishtinë, 2016)
Shkruan: Prof.Dr.Nuhi Vinca *
Para se të flasim për brendinë e librit, pra, para se të hyjmë në anën e brendshme të poezive të këtij libri le të flasim për çështje të jashtme:
Ç`do të thotë të promovosh një vepër, që posa ka dalë nga shtypi. Të promovosh një libër do të thotë të flasësh për herë të parë para publikut të nderuar pa e hapur derën e debatit për të shndërruar tubimin në një tribunë shkencore pro et contra, siç po shohim në ditët tona nëpër tubime të ndryshme.
Për të qenë më i qartë do të themi se në trevat shqiptare, është një ritual tradicional shumëshekullor për lindjen e një foshnje. Në tretnatë që organizohet, shtrohen sofra familjare dhe rrokulliset foshnja me urime e përgëzime të stilit festiv. Kështu mendojmë edhe sot, por jo në një foshnje, por një vepër siç e thamë më lart.
PO Ç`TI THEMI VËLLIMIT QË NA KA ARDHË NË STUDIOT TONA e na rri i qetë e na flet:
Unë jam në dorën tuaj lexues të nderuar me këto katër cikle:
CICËRIMA POETIKE,EDUA NJË BOTË,GARAT FAMILJARE dhe NJË DET KUJTIMESH.
Dhe, na duket sikur na thotë me vargjet nëpër faqet e shumta. Ja se si ai nëpër faqet e librit, pra në faqet e mia flitet për tema të larmishme të kohës sonë herë duke hyrë në histori e herë duke hyrë në botën e fëmijërisë. Nëpër këto faqe fshihen gëzimet e pikëllimet e mërgimit, atij mërgimit që e ka ndjek popullin nëpër shekuj. E sidomos shekulli XV, ku një pjesë e popullit u shkëput nga trungu amë dhe kaloi detin. Në atë shekull krenar e tragjik, pas vdekjes së Skënderbeut, kur një pjesë e kombit mori rrugën e mërgimit. Dhe ky mërgim nuk qe i fundit, por na u shtuan lëndinkat e lotëve. Kështu mërgimi aktual në faqet e këtyre vargjeve po na aktualizohet aq sa dhimbjet na shtohen e malli na djeg shpirtin.
Në faqet e këtij libri, pra të dashur lexues, do të gjeni edhe vargje që ndërlidhen me krijimtarinë gojore të popullit tonë që autori na sugjeron të mos e anashkalojmë se nga ajo letërsi kanë lindur të gjithë shkrimtarët se ajo është e para e pastaj na lindën naimët e çajupët deradat, fishtat tanë (shih.f. 15).
Autori, pra sikur këshillon pendat e reja që talentin ta bazojnë te krijimtaria popullore, siç veprojnë të gjithë nëpër botë, duke marrë brumin nga populli e duke ngritur atë në shkallë më të lartë, stolisur me gjuhë metaforike, pra gjuhë poetike. Sa për ilustrim po e përmend një shembull nga letërsia popullore kurde, që më nxiti poezia e A. Troshupës faqe 23 kushtuar Sali Çekut.
Ja si na tërheq metaforika: /Sali Çeku zemërluani/ Zemrën e kish plot dashuri/ Për ta marrë nusen e madhe/ Qe nisur me krushqi/… Me dasmorë nusen e sollën në shtëpi… “ (f. 23).
Po bëj një digresion: Në librin e Fatos Arapit “Këngë të popujve”, botuar në Tiranë para disa vitesh, më ka bërë përshtypje një këngë kurde, për metaforikën që e hasa te Abdullah Troshupa në lidhje me Sali Çekun.
Kënga kurde ka afërsisht 100 vargje, por për të mos zgjatur, po ndalemi te një varg. Okupatori ka dërguar ushtarët e armatosur dhe kanë vrarë e kanë prerë koka luftëtarësh kurdë. Jo vetëm kaq, por i kanë mbledhur fshatarët, nënat dhe baballarët për t`i identifikuar dëshmorët.
“E rrokullim në akull një kokë të prerë të një dëshmori dhe e shtrojnë pyetjen: ”E kujt është kjo kokë?”
Një grua del nga rreshti dhe afrohet te koka e dëshmorit. Ushtarët e armatosur drejtojnë sytë kah nëna me pyetjen kërcënuese:
- “Është djali yt ky?
- Është kokë e një qingji”
- Qofshin bekuar kopetë e maleve” - tha nëna e atij luftëtari.
Vjersha për Sali Çekun na zgjoi këtë asociacion.
Me këso metafora libri është i pranishëm për të gjithë dhe do të jetë nëpër bibliotekat tona një kontribut i mirëfilltë.
Dy mijë e sa vjet më parë, Virgjili, një poet romak ka thënë:
“Gjithkush e ka kohën e vet për të jetuar. Jeta është për të gjithë e papërsëritshme: të ngresh lart emrin tënd me vepra, vetëm kjo është arritje e virtytit”.
Dhe, në fund jemi të bindur se ky vëllim (poetik) do të hyjë me të gjitha vlerat e saj, me të gjitha porositë në çdo shtëpi; do të bëhet shok në çaste vetmie për të bërë më të gjallë jetën ndaj të bukurës a të mirave jetësore midis njeriut me shpresë që talenti dhe fati të bëhen dy miq të mirë në jetën e autorit “Një det kujtimesh.”
****
Tituj të veprave
Dallgë jugu - (1967)
Vrulle lirike - (1971)
Aty buzë liqenit - (1986)
Те guri i kufirit - (2000)
Trilogji lirike - (2003)
Lirika popullore shqiptare e dashurisë (Monografi shkencore) - (1989); IAP - Prishtinë
Këngë të ndryshme popullore (Në pesë pjesë), botim i IAP,Pr. - (1982)
Antologji e lirikës popullore shqiptare - (2004)
Antologji e lirikës popullore shqiptare të dashurisë - (2005)
Lirika popullore shqiptare në trevën e Strugës (Studim Monografik) - (1992 dhe 2003)
Lulja e Parë - (Pjesërisht e botuar)
Kënge pune e pushimi - (1965)
Një Ylber Për Ty -(1972)
Legjenda e Peshkatarit - (1978)
Kënga e Lahutarit - (1979)
Sa gjuhë i di Danubi - (1999)
Shihni Si Vijnë Dallgët - (Poezi)
Te Deum Laudamus - (per N.Terezën)
Aty Buzë Liqenit II - (2009)
Vjersha e Tregime - (2009)
Veleshtare Moj - (2011)
Arketipet e - (2011)
Pendimi - (tregime)(2009)
Çaste Përjetësie në Kontekst Poezie - (zgjedhje)
Floripress