Nga
Fritz RADOVANI:
E BUKRA LLOGARA...
Bukuria e Liqenit të Shkodres reflektohet edhe nder
shkambijt e Taraboshit, tue i dhanë pamje piktoreske edhe Shirokës, fshatit
bukur ku lindën dhe u rritën të Parët e mij...
Shiroka... Mjaft e marrun nëpergojë, per “malin pa dru e
njerzit pa tru...”. Megjithate, Emnat e njerzve të dijtun ua kanë mbyllë gojen
mjaft peshqëve që edhe ikën prej andej.
Ishte kenë derman Dajlani me i mbledhë e me i çue nder
universitetet e Tiranës...
Aty Gjyshi im Toma, i pat dhanë një dhomë Kishës së
Shirokës dhe Don Zef Ashta, hapi në vitin 1874 Shkollen e Parë me Gjuhen
Shqipe, per banorët e Shirokës. Ndersa, ne nipat e Tomës, asnjeni nuk u
lejueme me ndjekë shkollat e nalta nga “lufta e kllasave”...
Siduket, per këte arsye nuk zehet me gojë as Shkolla e
Shirokës, si Shkollë e Parë...
Kur Shiroka ishte zonë kufitare kam shkue rrallë e aspak,
vetem kur më merrte me vete mësuesi i nderuem dhe Miku im Sander Troshani, që
ishte mësues atje...
Ndoshta, malli per Shirokën më shtonte dashuninë dhe
dëshiren per me kalue pushimet në bregdetin tonë të mrekullueshem! E jo, ma pak
per Bjeshkët e Nêmuna...
Kur shkova në Dhermi, mendova se Shqipnia asht vendi ma i
bukri në Botë... Liqejt e Lurës ishin krejtë tjeter gja... Per me i kuptue ata,
Shqiptari duhet me jetue 150 vjetë...
Me siguri bukuria e Tokës Shqiptare, per të cilen Gjergj
Kastrioti e la edhe Stambollin, asht një nder arsyet që fqinjët tanë, nuk na e
lypin po kerkojnë me na vue thonjët në fyt dhe me na e marrë “një pllambë”
tokë... E “dy pllambë” prej bregdetit tonë aq të bukur!
Në vitin 1924, në muejn shtator gazeta “Ora e Maleve”
publikon mjaft ngatrresa që nuk ndryshojnë fare nga të sotmet, ndermjet
fqinjëve ku nuk perjashtohet as Italia...
***
Tashti në 2018 kanë fillue edhe njëherë “davatë e pafund
të grekëve per ujnat tona”!!
Me siguri, kjo çeshtje do të shkojnë per shqyrtim edhe në
Bruksel apo Hagë...Nuk e dij!
Sigurisht, kjo asht puna e “atyne” që merren me “atë
çeshtje” (perveç Atdhetarëve)!!
Mue si Shirokas (edhe pse jam shumë larg) më intereson
tjeter gja, prandej, po ju pyes:
“Kur të ndani ujnat e Detit Jon në brigjet e Shqipnisë së
Jugut, po peshkaqenët tanë kush do ti marrin...?! Flas per peshkaqenët e vjeter
e të rij... Mos m’i ndani Ju lutem!..”
Melbourne, Mars 2018.
****
https://www.shkodradaily.com/2014/11/anton-ashta.html
http://gazetavatra.com/anton-ashta-doktori-qe-zhduku-malarien-ne-shqiperi/