2018-03-10

Reagim publikë nga Jahja Lluka

Image result for jahja lluka
Jahja Lluka 


Reagim

Çështja e pazgjidhur e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni

Në periudhën e Rilindjes Kombëtare, familja Qiriazi është njëra nga familjet që dha kontribut të jashtëzakonshëm, duke shkrirë kështu gjithë pasurinë, intelektin  dhe kulturën për çështjen atdhetare.

Nga familja Qiriazi dolën inteketual të mëdhenjë  si: Papashqevi,Sevasti, Kristo, Gjergji dhe Gjerasimi, të cilët ishin bijat dhe bijtë e Maria dhe Dhimitër Qiriazit nga qyteti i bukur i Manastirit.

Në historinë tonë kombëtare Kongresi i Manastirit shënon një triumf për gjuhën shqipe, poashtu është  një kthesë për kulturën dhe çështjen shqiptare në kohëra kur qenia jonë rrezikohej me mosekzistencë në Ballkanin e tërbuar nga pushtuesit sllav dhe turq.

Roli i familjes Qiriazi për Kongresin e Manastirit ishte dhe do mbetet i pamohueshëm, sakrifica e tyre ngeli në histori duke e ngritur zërin e shqiptarëve në instancat më të larta të asaj kohe.

Por ku janë sot pasardhësit e familjes Qiriazi dhe si jetojnë ata?

Në emisionin “Në Mbremje me Agim Poshkën” Risto Qiriazi pasardhësi i kësaj familje të denjë shqiptare, tregon se si gati gjithë jetën, jetoi si i asimiluar duke mos guxuar të deklarohet shqiptar nga regjimi sllav.

Është e dhimbëshme se si familjet e mëdha shqiptare të ritit ortodoks janë asimiluar.Është jonjerëzore se si të drejtat e tyre themelore janë shkelur gati për një shekull para syve të Evropës, dhe do jetë dhe më jonjerëzore nëse zërat e këtyre shqiptarëve  nga dy shtetet shqiptare nuk dëgjohen, sepse janë dhe do mbesin gjak i yni, pavarësisht rrethanave të cilat i kanë detyruar ta mohojnë vetveten, duke jetuar të nëpërkëmbur sa të jetë jeta.

Poashtu, dhuna ndaj themeluesit të Bashkësisë  Fetare Ortodokse të shqiptarëve në Maqedoni, Branko Sinandinovskit  para disa ditësh në Shkup, duhet të dënohet, pasi që të drejtat themelore të njeriut nuk mund të shtypen në asnjë formë, nga cilido regjim apo ideologji prezente.

Vëllëzerit tanë të asimiluar të cilët kanë filluar të deklarojnë rrënjët e origjinës duhet të mirëpriten,të mbrohen dhe të dëgjohen nga institucionet e shteteve shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare pasi që të drejtat bazike ekzistenciale të asnjë individi apo familje të tyre nuk guxojnë të vazhdojnë të shkelen, sepse  janë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Jahja Lluka –Këshilltar i Kryeministrit Haradinaj.

10.03.2018

No comments:

Post a Comment

Situata në Dardani, është kthye me Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij në atë të vitit 1999, pra epilogu i këtyre çështjeve është zero.

-                                             Nga Flori Bruqi Administrata  e  ish presidentit deri sotëm  Joe Biden kishte prioritet diçka ...