Kuvendi i Maqedonisë më në krye Talat Xhaferin brenda një periudhe të shkurtër tha se të dy gjuhët maqedonishtën dhe shqipën do ia lë qytetareve ta trajtojnë ashtu si duan.
“E drejt e imja si deputet është t’i përdor të dyja gjuhët. Unë i respektova qytetarët dhe mediat që ato të mos kenë nevojë për përkthim u prononcova në dy gjuhë prandaj nuk duhet të merret si provokim. Por këtë do ia lë qytetareve ta trajtojnë ashtu si mendojnë” tha kohë më pare ish ushtaraku I Ushtrisë Çlirimtare të Iliridës ,tash kryeparlamentari I Maqedonisë z.Talat Xhaferi.
Kryetari I Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro Amerikane në New York,Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra për Floripress ka deklaruar se Kryeparlamentari I Maqedonisë z.talat Xhaferi shumë mirë e njeh punën e tij dhe po e kryen me sukses. Sipas tij në këto kohe turbulencash nuk janë diçka të rëndësishme. Ai thotë se Talat Xhaferi është në rrugë të duhur dhe ka një rol të madh historik.
“Kryetari i Kuvendit shumë mirë e njeh punën e tij. Sa më tepër pjekuri, dhe më pak politikë partiake, çdo herë rezulton me kryetar të mirë të Kuvendit. Në Maqedoni ngadalë po rilindin forca të reja demokratike dhe kombëtare . Mendoj se është në rrugë të duhur dhe mendoj që është mirë që vendosi ai të flet në festën e Ilindenit. Në vjeshtë do të ketë më tepër punë në Parlamentin e Maqedonisë. Ai është nga garda e vjetër e politikanëve. Nuk do ta mposhtin emocionet dhe do të jetë çdo herë e më i fortë. Shqiptarët dhe forcat tjera demokratike në Maqedoni do e mbështesin .Atë e mbështetën edhe kur ishte ministër i mbrojtjes. Talat Xhaferi është në rrugë të duhur dhe ka një rol të madh historik. Duhet ta bartë mbi shpinë dhe mendoj se do të arrijë sukses”, është shprehur shkenctari amerikano-shqiptar Akademik Skendër Kodra.
Ai më tej theksonë : Në Maqedoni tash e disa vjet ishte një kohë e luftës, turbulencave, bllokadave që po i bëjnë deputeet maqedon.
Kryeparlamentari këto sprova që po I bëhën brenda Kuvendit edhe dje i tejkaloj sepse gjuha shqipe ishte patate e nxehtë për disa deputetë maqedon që qirreshin në parlament si majmun .
Xhaferi momentalisht është në “top formë” dhe kështu duhet të vazhdoj. Ai e ktheu Parlamentin në binarin e duhur.
.
Për deputetin Vesel Memedi duke pasur parasysh kushtet me të cilat u zgjodh Xhaferi si dhe nata e 27 prillit, Xhaferi ka kryer këtë post me dinjitet të lartë dhe përgjegjësi. Sipas tij balansimi Xhaferit gjatë kësaj periudhe kohore ka dëshmuar se edhe një shqiptar mundet lirisht të udhëheq me postet më të larta shtetërore
“Duke patur parasysh kushtet në të cilat u zgjodh kryetari i Parlamentit, kushtet në të cilat më pas rezultoi 27 prilli, kushtet në të cilat u gjendem të gjithë pas 27 prillit, mendojmë se kryetari i parlamentit z. Talat Xhaferi e ka kryer këtë post me dinjitet të lartë. Balansimi i tij gjatë kësaj periudhe kohore ka dëshmuar se edhe një shqiptar mundet lirisht të udhëheq me postet më të larta shtetërore, dhe se asgjë nuk do të ndodh me shtetin. Kjo ka qenë një frikë irracionale nga ana e palës maqedone, dhe tani mendojmë se këto frika i takojnë të kaluarës”, ka deklaruar , deputeti Vesel Memedi.
Flori Bruqi
Fotografia e Flori Bruqi
Fotografia e Flori Bruqi