Shkruan : Flori Bruqi
1.
Pikërisht në ditën kur Hashim Thaçi kishte lexuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës, dy gazetarë të famshëm britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger, kanë publikuar librin biografik me titullin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me rreth 320 faqe.
Libri i cili ka ngjallë debat në Kosovë, tash e tutje mund të blihet nëpër libraritë në mbarë botën dhe është botuar fillimisht në gjuhen angleze.
Roger Boyes është gazetar britanik dhe redaktor diplomatik i gazetës “Times”, i cili ka eksperiencë në shkrimin e biografive politike. Suzy Jagger është zëvendësredaktore në të njëjtën gazetë.
Ky libër më herët është thënë se do të promovohet fillimisht në Uashington, Londër dhe Bruksel, më pas edhe në qendra tjera botërore
Amazon ka përditësuar kopertinën e librit biografik për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të shkruar nga gazetarët e famshëm të prestigjiozes “Times”, Roger Boyes dhe Suzy Jagger.
Duket se kjo do të jetë kopertina përfundimtare e librit, i cili përmban jetën private, por edhe rrugëtimin e gjatë politik të Thaçit. Në përshkrimin e librit, postuar nga “Amazon”, shkruan se në një periudhë kur angazhimi ushtarak perëndimor ka toleruar sektarizmin e dhunshëm në terrorizëm global dhe është bërë katalizator për eksodin më të madh të emigrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërhyrja e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 mbetet një shembull unik dhe i shkëlqyeshëm i një procesi që çoi në një tranzicion paqësor nga lufta e egër etnike në demokraci moderne.
“Më pak se njëzet vjet më parë, një udhëheqës shqiptar etnik i ri i studentëve, Hashim Thaçi, udhëhoqi një revolucion kundër Sllobodan Millosheviqit, tiranit serb me forcën më të madhe ushtarake në Evropë dhe e bindi Perëndimin që ta bombardojë Beogradin jashtë Kosovës”, thuhet në parathënie të këtij përshkimi.
Bombardimet ajrore, sipas autorëve të librit, çuan te një periudhë paqeje të pakrahasueshme në Ballkan, të cilën liderët perëndimorë, që më pas kërkuan të përmbysnin tiranitë e tjera në vende të huaja, do t’i shihnin si një model i rrallë i suksesit.
“Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, e udhëhequr nga Toni Bleri dhe Bill Klintoni, rezultoi në demokraci dhe në sundim të ligjit”, thuhet në përshkrimin që i bëhet librit.
Në fund, thuhet se ky libër është tregimi i suksesit të rrallë të ndërhyrjes ushtarake perëndimore dhe biografisë së parë të Presidentit të Kosovës – vendit më të ri në Evropë.Libri me titullin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me rreth 320 faqe, pritet të botohet në muajin shkurt.
2
Biografia e Hashim Thaçit, debate për librin e gazetarëve britanikë
Në kohën kur polemikat mbi Gjykatën Speciale në Kosovë janë në kulmin e tyre, një libër që ngre lart figurën e Hashim Thaçit është në prag botimi dhe ka shkaktuar debate të shumta.
Akuzat e lëshuara detyruan presidencën kosovare që të mohojë sponsorizimin e biografisë ku pretendohet se merita për bindjen e faktorit ndërkombëtar që të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë i takon pikërisht Thaçit. Libri mban titullin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” dhe është shkruar nga Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Roger Boyes është gazetar britanik dhe redaktor diplomatik i gazetës “Times”, i cili ka eksperiencë në shkrimin e biografive politike. Suzy Jagger është zëvendësredaktore në të njëjtën gazetë.
Libri me 320 faqe botohet nga “Biteback Publishing” dhe pritet të dalë në shitje në 16 janar. Presidenti, i rrezikuar edhe vetë, sipas analistëve vendas, nga aktpaditë e Gjykatës Speciale, deklaroi një ditë më parë se nuk ka ndryshuar mendim sa i përket kësaj lëvizjeje, të cilën e cilëson një padrejtësi historike ndaj Kosovës dhe UÇK-së. Ai vetë e pranoi formimin e saj përpara dy vitesh e gjysmë, por tani thotë se kjo ka ardhur si pasojë e detyrimit të bashkësisë ndërkombëtare për marrjen e masave drastike ndaj vendit.
Për Presidentin, nisma e deputetëve që kërkojnë shfuqizimin e ligjit të Gjykatës Speciale nuk është kërkesë për të sfiduar gjykatën, por një alternativë, sikurse ka ndodhur edhe në vende të tjera të ish-Jugosllavisë si Kroacia, Bosnja dhe Serbia. Thaçi shtoi sidoqoftë se për çdo vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do ta përmbushë detyrimin e tij dhe do të firmosë.
3.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Britaninë e Madhe, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues shtetërorë në Londër.
Presidenti Thaçi, po ashtu, do të marrë pjesë edhe në promovimin e librit biografik “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger.
Në këtë promovim, përveç autorëve të librit, pritet të marrin pjesë edhe personalitete të jetës politike dhe publike në Britani të Madhe.
Prishtinë,12.03.2018.
No comments:
Post a Comment