Kush është Raimonda Maleçka ?
Rajmonda Malecka
Emri: - Rajmonda
Mbiemri: - Maleçka
Atësia: - Bujar
Vitlindja:- 11.03. 1970
Vendlinda: - Tiranë
Vendbanimi: - Tiranë
Shkollimi:
Arsimi 8 vjeçarë 1977-1985 Tiranë, Shkolla Tetë-Vjeçare “Xhezmi Delli”
Arsimi i mesëm 1985-1989 Shkolla e Mesme e Përgj. “Partizani“ Tiranë,
Arsimi i Lartë: Gjuhë-Letërsi dhe Gazetari.
Pas Universitar
Akademia Diplomatike Shqiptare- 25 shtator deri më 25 dhjetor- kursin Marrëdhënie Ndëkombëtare dhe Diplomaci
Akademia Diplomatike Shqiptare-22 janar deri më 16 shkurt-kursin Lidership dhe Manaxhim Krizash
Akademia Diplomatike Shqiptare-6 Gusht deri më 27 Gusht –kursin Aftësi Negociuese
Puna:
-Gazetare në gazetat “Gazeta Shqiptare”, gazeta “Atdheu”, gazeta “Rilindja”, gazeta “Kosova”, gazeta “Koha e Re ”, gazeta “Ora e Shqipnisë” , gazeta “Bulevard”...
-1998 Kryeredaktore e gazetës “Kushtrimi”.
-1998, aktiviste e çështjes kombetare, në Shqipëri-Kosovë, Lugina e Preshevës dhe trevat shqiptare nën-Maqedoni. Bashkëpunëtore e mediave shqiptare në të gjithë këtë hapësirë.
-1998-luftëtare e UÇK-së, bashkë me babin tin Bujar Maleçka dhe korrespondente e revistës “Mbrojtje...“ organ i Ministrisë së Mbrojtjes Tiranë.
-1999 (pas luftës së Kosvës), angazhuar në TMK (Zona e Dytë) si gazetare dhe më vonë në Bazën e Logjistikës Prishtinë.
-1999 redaktore dhe skenariste e asamblit të TMK-së në Prishtinë.
-04.04.2005-04.04.2006 e burgosur në Shkup për arsye politike( e dënuar 10 vjet, mbajtur një së bashku me babain)
Kontribute intelektuale dhe publiçistike:
1-“Ëndërra lozonjare’, poezi , botuar në vitin 1998
2-“Tungjatjeta Kosovë“, poezi, botuar në vitin 1998
3-“Prelud pavarësie“ , poezi, botuar në vitin 2000
4-”Nëpër ditët e dhimbjes dhe lirisë së Kosovës”, analizë dhe opinion shkencorë për çështje e Kosovës, botuar në vitin 2001
5-”Shqiptarët e kanë Brenda vetes së tyre lirinë”, libër analitik dhe interviste për zhvillimet politike të shqiptarëve nën-Maqedoni, botuar në vitin 200
6--“Tokë arbnore” antologji poetike për të rënët e luftës, botuar në vitin 2004
7-“Ora e Kombit” , monografi , botuar në vitin 2005
8- “Jasharët, kujtesa jonë e përjetëshme”, pelud kujtese për familjen Jashari, botuar në vitin 200
9-Haradinaj dhe Rendi i Ri Botërorë, analizë politiko-historike, botuar në vitin 2007
10-“Hashim Thaçi dhe beteja e fundit”, analizë monografike, botuar në vitin 2008
11.-Hasi mes Luftës dhe Lirisë, libër historik-monografik, botuar në vitin 2010
12-Redaktore e disa librave historik të shkruar për luftën dhe UÇK-në.
Etj.
Mirënjohje dhe Vlerësime, nga organizata dhe shoqata të ndryshme
Nga Shoqata Atdhetare për të rënët e Kombit Shqiptar – Me titull- Mirënjohje e Kombit-Tiranë 2001
Nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare-Vlerësim për vëprimtarinë aktive, ne kontribut te çështjes kombëtare, 17.10.2003
Nga Shoqata e Invalidëve të Luftës të UÇK-së, Prishtinë-,më 20.05.2004
Nga Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë-Dega Tiranë-Çertifikatë –me titullin- NDERI I SHOQATËS, më 14.05.2006.
Nga Kosova Fshati Zojzë me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore të dëshmorit Sinan Thaçi- më 29.04.2006 Mirënjohje për kotributin e dhënë gjatë luftës së UÇK-së
Nga Shoqata e Veteranëve, Invalidëve dhe familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë-Metvegjë-Bujanoc- më 25.09.2006
Mirënjohje për kotributin e dhënë gjatë luftës së UÇPMB-së.
Nga Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare-Dega në Prizren- Falenderim për kontributin e dhënë në luftën e UÇK-së, më 28.11.2006
Organizata e Veteranëve të Luftës së Preshevë-Metvegjë-Bujanoc-më Gusht-2009 Mirënjohje për kotributin e dhënë gjatë luftës së UÇPMB-së
Nga Shoqata e Invalidëve të Luftës të UÇK-së, dega Therandë- më 10-06-2011 Mirënjohje për Kontributin e dhënë për invalidët e UÇK-së.
Nga Biblokteka e Qytetit të Kukësit më 26-10-2011. Mirënjohje për kontribut të çmuar në pasurimin e fondit të biblotekës të qytetit të Kukësit.
Etj.
Agjencioni Floripress
******
Reportazh, nga Rajmonda MALEÇKA
Prekaz…! Të gjithë duan të shkojnë drejt Drenicës. Të gjithë duan të shkojnë atje…në Prekaz. Është njëri nga vendet më të njohura. Të huajt dhe shqiptarët duan të shohin çdo gjë atje,... rrugët, malet, fushat, njerëzit, fëmijët, djemtë, vajzat, pleqtë… Eh!- atje vjen erë e hershme shqiptare. Duan të prekin me dorë historinë vetë, atë që vjen nga përjetësia për të shkuar në përjetësi.
Drenica
Treva ku lufta dhe paqja, ditët e mira dhe ditët e këqia të Kombit shqiptar gjetën strehë, gjetën njerëz, gjetën gjak dhe gjuhë. S'ka ditë dhe datë të shënuar të Kombit shqiptar, që në Drenicë të mos keta gjetur njerëzit e vet. Pa dyshim është krahina dhe vendi i njohur për të gjithë shqiptarët, për të kaluarën dhe të sotmen, që çdo ditë mbjellin të ardhmen. Aty ku shqiptarët janë më vëllezër se në çdo vend tjetër shqiptar.
Qindra vjet e në Drenicë nuk rreshtën kurrë taborret për ta sunduar këtë vend rrebel, që s'ka rreshtur kurrë për lirinë e vet. Qindra vjet dhe pushtuesit e shqiptarëve nuk rreshtën drejt Drenicës, të cilët kudo shkelën mbollën vdekjen. Drenica qëndroi…
Ec nëpër Drenicë. Vetë relievi është një dialog intimiteti me atë që ka aspiruar Drenica, me atë që në të gjithë globin quhet liri. Ka një akt hyjnorë, në atë që Perëndia ka derdhur në Drenicë. Male, fusha, gryka, shkëmbinj, ashpër dhe butë. Rrepe të mëdha, si të ishte një labirinth, si të ishte një kurth…
Ec nëpër Drenicë, nën atë qiell shqiptar dhe gjithçka që del para syve, çdo grykë, çdo gurë, çdo drurë, çdo kullë, të duket se hyn në dialogë me ty. Të flet për 100 vjet më parë, për 50 vjet më parë, për 10 vjet më parë, për 5 vite, për dje dhe për sot… Është një dialog që nuk hesht për asnjë moment. Në çdo kohë Drenica ka patur atë që quhet qëndresë.
Njerëzit
Kanë ecur qindra vite, dhjetra dekada, qindra ngjarje e mijra njerëz. Epokat kanë mbajtur fytyrën tek njëra-tjetra, ashtu siç djemtë kanë kërkuar t'ju ngjajnë baballarëve, ashtu si niprat kanë dashur t'ju ngjajnë etërve. I gjen kudo njerëzit, shkojnë dhe vijnë me një dhimbje, me një buzëqeshje, por me një krenari të lexueshme në fytyrë. Si mund të ndodhë ndryshe… me atë që kanë patur kaq të rënë, kaq të vrarë, kaq heronj dhe kaq krenari. I gjen kudo njerëzit e Drenicës, i njeh kudo njerëzit e saj. Kudo dhe kurdo ata të përgjigjen :-Jam nga Drenica.
Emrat e Hasan Prishtinës, Shaban Palluzhës, Mehmet Gradicës, Azem Bajta e Shote Galica nuk mund të mbeten vetëm në Drenicë. Pas tyre është çdo drenicak, qoftë 100 vjeç a qoftë 7 vjeç, qoftë grua a qoftë burrë. Të gjithë drenicasit pas tyre janë, prandaj kudo t'i takosh dhe t'i pyetësh drenicasit, ata të përgjigjen:-Jam nga Drenica!
…dhe Prekazi…
Është një meditim që të vjen ndërmend sa të kujtosh Prekazin. Dhe sa vjen në Kosovë, pyetja e parë që të vjenn në buzë është ajo:- Nga bie Prekazi?!. Të gjithë për atje i çojnë këmbët. Atje të presin Jasharët, të cilët janë bërë FLAMURI i shqiptarëve në dekadën e fundit, si burrat, gratë, fëmijët, pleqtë, gjithëçka që kanë patur dhe kanë Jasharët.Të gjithë janë pjesa më e gjallë e historisë së Kosovës. Të presin ata që ranë nën dhunën, ku njëra nga perandoritë më barbare dhe më e prapambetura e Ballkanit,-Serbia,- derdhi dhe ushtroi mbi një familje të Madhe, si Jasharët. Të presin monumentin dhe të rënët, ato të cilët radhë-radhë janë në tokën e lirë të Prekazit dhe të Kosovës. Prekazi të bën më shumë njeri, të bën më me peshë dhe më real. Kjo ngjan gjithmonë me histoinë dhe me kohët që mbartin në gjirin e tyre.
Ajo kulla e Ahmet Delisë, më e njohura në Kosovë. Në Shkodër e Oso Kukës. Kullat, ky vend i hershëm i shqiptarit. Kulla dhe kështjella, sinonime të njëra-tjetrës. As më pak dhe as më tepër. Kulla, një kat. Dy kat e më shumë. Gurë të latuar, gurë të mbledhur nëpër zalle, kulla të ngritura në mal. Mure të trasha, ku erërat dhe plumbat përplasen parreshtur…
Kullë-njerëzit, kullë-zakonet, kullë-atdhedashuria kullë-qëndresa; gjithçka-kullë. Vendi dhe kuvendi i burrave. Fëmijët, gratë, vajzat, burrat, pleqtë, Shabani, Adem e Hamzë Jashari, të gjithë ata që ranë e të gjithë ata që janë gjallë, janë njerëzit e parë të lirisë së Kosovës. Këtë e dinë të gjithë.
Kulla-muze! Të gjithë e rrespektojnë si një vend i shenjtë. Pelegrinazhi i shqiptarëve. Kënga e ka çuar në katër cepat e botës Prekazin dhe kullën e Jasharëve. Në të vërtetë historia shqiptare atje ka qenë, që kur është krijuar. Këtë e tregon ajo që ka ndodhur dhe ajo se ç'thonë të gjallët e Jasharëve.
Memoriali.
Ç'mund të bëhej ndryshe me Prekazin! A mund të harrohet ajo që bëri dhe ajo që ndodhi atje? Në altarin e lirisë gjithë brezat: një familje, gra dhe burra, fëmijë dhe të moshur. Të gjithë derdhën gjak në rrënjët dhe kujtesën e lirisë. Të duket se atje u fijuan të gjithë shqiptarët.
Jasharajt janë themeli i asaj që ngjau dhe e ardhmja që ëndërrojmë. Dhe memoriali për ta nuk është në Prekaz, por kudo që ka tokë shqiptare. Prekazi është kujtesa jonë për lirinë. E kemi kërkuar gjithë jetën, sa për të një shekull kemi flijuar një milion të rënë. Prekazi është bashkimi ynë rreth UÇK-së, asaj që ruajti jetën dhe ktheu shpresën e madhe të të gjithë shqiptarve. Prekazi është virtyti ynë i përjetshëm, se Shaban, Adem e Hamzë Jashari janë e do të mbeten modeli i burrit dhe njeriut shqiptar.
Prekazi është memoria jonë e përjetëshme, siç ka qenë lufta dhe flamuri në të gjithë historinë tonë. Drejt Prekazit do të ketë njerëz nga e gjithë Bota, ashtu siç do të ketë edhe këngë, ashtu siç do të ketë dhe dasma dhe lindje fëmijësh. Baca Shaban, Baca Adem e Baca Hamzë në atë moshë që ranë do të presin dhe do të përcjellin njerëz…
Poemë për Adem Jasharin
1.
Nëpër shtigjet e Drenicës,
u ba koh' që ka ra malli,
i mungon Kosovës Baca,
i mungon Adem Jashari.
Nga Drenica n'Dukagjin,
mbeti Bac' Adem Jashari,
asht' kudo nëpër Kosovë,
e askund si gjendet varri.
Ah, medet Kosova e lashtë,
ah, medet Kosova e Re,
me legjenda m'i ke shekujt,
ditët po i ngrys me varre.
Çdo konak e ka nji kàngë,
nji legjend' çdo vend e ka,
i merr qielli luftëtarët,
brenda varri nuk i mbà.
Ah, medet e gjithë Drenica,
gjithë Jasharët i vrau shkjau,
e l'shon zànin Azem Galica,
Adem Jashari, bre burrë mbahu!
Vetëtima po mbjell Sharri,
nga Prizreni në Rugovë,
n'vrap ka mbetë Shaban Palluzha,
me flamurin e kuq në dorë.
Boletini shtegut t'malit,
krah i ec Hasan Prishtinës,
Hamzë Jashari pa dalë dita,
ja mbledh zjarrin vetëtimës.
2.
Zà legjenda na ka bà,
për me lè a për me vdek,
janë ilirë e dardanë,
janë Bato e Skanderbeg.
Shkrepi dielli me vetëtima,
n'lisa t'moçëm u zgjua mali,
në Kosovë ka ra dita,
zà ka bà Adem Jashari.
Moj Kosovë me f'tyr nàne,
moj Kosovë me zemër burri,
gjith' ata që ranë për ty,
e lanë gjakun tek flamuri.
UÇK- emrin e mori,
Ushtria jonë Çlirimtare,
kanë ardh' burrat ku kanë qenë,
porsi lisat jan' kthy n'male.
Rrin n'Prizren e rri n'Dukagjin,
n'Fushë -Kosovë e në Prekaz,
rrin n'Shalë e Caralevë,
rrin n'Jezercë e n'Karadak.
Në UÇK të gjith' shqiptarët,
jan' ba varg e jan' bà male,
gjith Kosova kala àsht' ba,
o me vdek o me mbet' gjallë.
3.
Is' Boletini malit ka zbrit,
Dedë Gjo Luli ka lan' varrin,
Azem Bejta i ka ikë shpellës,
kuvend bajn' me Adem Jasharin.
Dor' e burrit asht' shtërngue,
për Kosovë me derdh gjak,
zàni i burrit asht' digjue,
derë më derë e prag më prag.
1000 vjet prè e vra,
për liri e për flamur,
1000 vjet n'llogore mbetë,
e në sy pa vu gjumë.
Ka 1000 vjet në viset tona,
kemi le e kemi vdek,
po kush e polli kët' "soj" hasmi,
për me u vra vjet për vjet?
4.
Asht' me male Kosova ime,
i ka fushat të pa-anë,
djemt-lisa, çikat-selvi,
që robninë supeve se mbajnë.
I ka fushat me lulëkuqe,
i ka malet, drurë të lartë,
i ka agimet lot'-fëmije,
i ka mbrëmjet larë në ar'.
I ka varret me amanete,
i ka kàngët lashtësi,
i ka dasmat me flamurë,
thellë legjenda ka në gji.
I ka mortet dit' betimi,
si asht' guri fjalën e ka,
fole trimash asht' Atdheu,
veç pej zemrash i bàm' kala.
5.
Mal me lisa çue n'kamë,
ka ushtue krej shqiptaria,
Adem Jashari burr' drenice,
shkëlqen si prelud liria.
Shteg më shteg e natë më natë,
ditë më ditë hasmi e ndjek,
zà i burrit s'shuhet kurrë,
as në gjallje e as i vdek.
Për çdo ditë hasmi i vjetër,
n'gjak e gjini don' me shkret,
ia vret nipat, i vret foshnjat,
kullat n'zjarrr përher' ia djeg.
Zà i burrit nëpër male,
zà u l'shon gjith' shqiptarve,
mos e humbim atdheun tonë,
dhe të vramit i ngre në varre.
6.
Gjam' e madhe n'Kosovë ra,
thuj' Jasharët i shojti shkjau,
historia na bani zà,
Nanë Kosova, Ti sot mbahu!
Mbi Jasharët ra murtaja,
mbi Jasharët vdekja s'fali,
u vra plaku, u vra plaka,
u vra foshnja, vajza, djali.
1000 vjet mbi dheun tonë,
aq nji vdekje s'ishte parë,
Bacë Ademi majë lisi,
për Kosovën ka mbetë gjallë.
Njerëz pa fund thërret liria,
legjend burri kërkon malli,
në krejt lirinë e Kosovës,
fytyrën la Adem Jashari.
Fryn në Sharr e në Jezerc,
në Drenicë e në Rugovë,
se ndal vrapin ai burrë,
me flamurin ton' në dorë.
Nuk ka vdek e as do vdesë,
Ai Bacë Adem Jashari,
nga 1000 vjet nëpër luftëra,
për liri ka ra shqiptari…
25 dhjetor 1999 (Prizren ora 16.00)
Sot je bàm' dritë
1.
Tokë e lashtë arbnore,
në mendime lirie, zgjuar rri,
dhe mbi mermerin e bardhë, Bac' Adem,
rrugën e nise nga Nëna Shqipëri.
Në Tiranë nëntori i pavdeksisë,
fytyr' e Adem Jasharit-vërtik në ball',
bëhet stinë pranvere në histori,
e çdo dëshirë nëne bëhet djalë.
2.
U bën' vite Adem Jashari,
u bën' vite tuj të pritë,
dje të kishim mal' qëndrese,
kurse sot u bëre dritë.
Pas kaq vitesh ndarë me ty,
si ushtarë rrijmë në radhë,
kujtes' e dhembshur shqiptare,
nuk derdh lot', por thotë mall.
Për të ardhur gjithë të rënët,
dhe yjet në pritje rrinë,
si dikurë që u prije i pari,
vallë pas teje prap do t'vijnë!?
A do të vijnë bijtë e Kosovës, shqiptarisë,
të gjallojn' malet me epikë trimërie,
ëndërrat që i lan' në mes t'i nisin prap,
mbi k'të tokë të lashtë shqiptarie!?
3.
Kaluan vite pa të parë,
s'të lëshuan malet apo dheu i zi…!?
Malli bëhet rrudhë e thinjë,
kurse dhimbja bëhet dritë e liri.
Krejt Kosova dhe shqiptaria,
të kishin pritun për me ardhë,
Sharri, Korabi e Kaçaniku,
i kishin bërë flokët e bardhë.
U bëre konaku i parë i burrnisë,
krushk i par' lirie mbi kalë të bardhë,
fytyra e re e Motit të Madh,
fytyrë burri prej shkëmbit dalë.
Dalë prej këngëve të arbërit,
nga palët e flamurit vjesht' pas vjeshte,
bekim fëmijësh përmbi djepa,
dhimbje nëne dalë prej zemre.
E gjithë Kosova, nga Prekazi në Skënderaj,
në sytë e tu dritë do të pijë,
për të rritur vite pavarësie,
për të rritur dritë njerëzore në sy fëmije.
4.
Me të gjithë ata që për lirinë ranë,
tokën shqiptare e lidhni si shall,
ndërsa vjen kështu i rëndë,
të gjithë të rënët ti i ngjall.
Një mijë lapidare pas të vijnë,
erzin e kreshnikut kudo mbjell,
për historinë shqiptare bërë shkëmbinj,
dhe për jetën tonë bërë diell.
5.
Siç e shkund lisi dëborën,
e si nëna e mban jetën në duar,
në çdo stinë mbi mermer,
për të qenë për jetë zgjuar.
Për të qenë për jetë rracë arbnore,
për të gjithë ato që e duan lirinë,
fëmijët dhe flok-thnjurit e mirë,
në Prekaz e Skënderaj do të vijnë.
6.
I betuar për jetë në besë burri,
me shqiptarët në rrugë lirie,
nëpër tokë a nëpër qiell,
një ditë patjetër do të vije.
Në të gjallë rrije me shqipet,
vëlla me rrufetë në qiell lëshuar,
dje kuvend me kreshnikët e zanat,
sot fëmijët të ledhatojnë me duar.
No comments:
Post a Comment