Dita e te dashuruarve
-Shen Valentini-
Vangjush Ziko
MAGJI E DASHURISE
Diten e shenjtes Dashuri
E çau shkëmbin një tërmet
Dhe një burim shpërtheu det
Ditën e shënjtes Dashuri.
U përkul Vdekja dhe u tremb.
Ngjëroi Jeta dhe u nginj.
U ul Poeti,mbeti atje
Buzë burimit Dashuri.
2003
Skender Rusi
ATA PO PUTHEN
Ata po puthen,e po mirë,
le të puthen,
Le t’i shtojnë kësaj dite
marrëzinë e vet!
Veç e veç,ata janë mëkatarë,
Të dy bashkë
e krijojnë një shenjt!
Ata po shkrihen,e po mirë,
le të shkrihen,
(Bota e tërë ka lindur
nga ky art!)
Ku mund të gjesh
dhe ndonjë nuancë grije,
Dhe ndonjë shi prej vjeshte
që të lag!
Ata duhen ,e po mirë,
le të duhen!
Siç duhet dita
me natën që e ka afër!
Ata veç e veç janë mëkatarë,
Po krijojnë një shenjt
kur puthen bashkë!
Ylber Merdani
Lucianes
Ato caste qe s’do vijne me,
Shenjterisht do t’i kujtoj me dhembje.
“Mos i fole xhaxhi Yberit me!”
Ti vazhdon t’i thuash cupkes tende.
Kur mallohem endem perse shkreti,
Netve te kerkoj me ze te prere.
Eh!Kjo zemra ime prej poeti,
Kur te do te fal dhe njemije here.
Dhe nga vete jeta i braktisur,
Paget rrjedhin gjak dhe prap’ i shkel.
Nje poet si une, kokekrisur
Do te mbetet gjer ne fund rebel.
Ja keshtu o mike qenkam une,
Dehem kur me shkrepet ndonjehere,
Pa i futem llumit perceshkume
Edhe fle,ku nata te me zere.
Shkoj nder monopate te pashkelur,
Nates,qe te flas me kaltersite.
Ngrihem dhe rrezohem si i dehur,
Me rrufete matem dhe stuhite.
Ndonjeqind,njemije apo me teper,
M’i ka shpirti plaget,skaj me skaj,
Vdekja qe me paska mik te vjeter,
S’do qe s’do t’me marre prane saj.
Merr me vete ato cicerime,
Qe nuk munde te m’i thuash dot,
Dimrit me acare dhe thellime,
Me kujto e derdh dy pika lot.
Une bej si zemra te me thote
Nuk e di,bej keq apo bej mire…
Nuk e di sa here neper shqote,
Nden dritaren tende jam gedhire.
Hena vete po ma end savane…
Kush do jet’ varrmihes, nuk e di,
Ndersa ti,qe te kisha aq prane,
Cdo te enjte ndizme nje qiri.
Qaj me ze,me logori,si grate,
Se te desha gjer ne shenjteri.
Pa nga varri do te dal nje nate,
Si dikur…do te vij te rri tek ti.
Klito Fundo
Perse ?
Pse me qendron tani keshtu e ftohte,
Si nje statuje e bardhe antikiteti,
Perse largohesh vazhdimisht nga une,
Si guralec i thate anes detit?
Po s'te pelqeu ky shpirti im plot dallge,
Ma thuaj dhe me lajka mos me mbaj,
Si burrat ndarjes un'di t'i bej balle,
S'e kam zakon te psheretij apo te qaj!
Raimonda Moisiu
Dashuri ne Shi!
Sa "shekuj" ne kishim pa u pare,
Po prane njerit-jetrit na solli ky shi
Ky shi nervaprishur sikur njerezit perqark
Puth une
Puth ti.
Litaret e shiut po rrihnin me kamxhik
Keta vitet qe kishim humbur qe te dy
Njerezit nen cadra si kepurdha gjumash'
Me puthje mua,
Te puthja ty!
Vec llampa neoni si vajza lenesha
Se nata e shiut e erret, ish
Te shterngoja, me shterngoje
Puth une, puth ti
Vec nje plak se c’u ndal te cepi i bulevardit
Nen mimozen e celur po na shihte si skuth
A shi, a lote, ridhnin nga syte e plakut....
Une puth!
Ti puth!
Kostaq Duka
Shënjëza e kuqe
Një mirëmëngjez të thatë
si për një kalimtar të zakonshëm
e rrokëzova nëpër buzë.
Të zënë e meritur për ndarje
ç’mund të të thosha më shumë?!
Por…duke mos të parë në sy,
syri mbeti tek ngjyra e kuqe e këpucëve të tua,
u zvarrit ngultas
nëpër trupin tënd tek bluza e zezë e vijëzuar në të kuqe,
u ngjit aty tek cipa e buzës
e përshkënditur nga i kuqi i ndezur.
Nuk di sa u përskuqa në fytyrë,
Nuk di ç’stuhi
Përmbysi,thyevi e ngriti dallgë brenda shpirtit tim.
Me dhjetra herë,
Në çaste dashurie kisha përsëritur si refren:
“Në më do çdo ditë vendos një shënjëzë të kuqe,
qoftë në këpucë,në bluzë,në buzë
a diku mes flokëve të tu të verdhë.
(Nga libri “Trendafili qe çelte ne janar”)
Julia Gjika
NE PRAG TE GJASHTEDHJETAVE
Ti akoma më thua:
Sa e bukur je!
Nuk më shikon rrudhat,
plakjen time nuk e sheh?
Unë të lëmoj thinjat,
sa shumë të janë shtuar,
koka ime më keq, bërë dele,
dele rude,prap’ ëndërron.
Shtrati ynë është ende në pyll,
mbuluar nga gjelbërimi i viteve,
aroma e pishave, lulekupave.
Kënga e zogjve na zgjon,
në mëngjes na lan vesa.
Në udhët që bëjmë
krahu yt më mban fort,
syri im të gjen mes turmës,
ecjen tende ne njemije dalloj.
Kemi kapërxyer mesmoshën
eunë kërkoj
kandilin ndezur në shpirtin tënd.
Edmond Shallvari
Veç Një!
Khajam, s'të kam zili!
T'i kam falur gjithë çupat e botës
Bëj siç të tha shpirti: Pi!
Dhe fundin nxirrja gotës!
Veç Një, ooh, veç Një, timja është
Atë veç në vargje mund ta dehësh
Të tjerat trup dhe shpirt të kan' dhënë
Por timen, as me sy s'mund ta prekësh!
Kënaqu me kaq, Khajam!
Që dehe çupën time me vargje
Të tjerat dhe në varr i ke pran'
Veç Një, ooh, veç Një, kurrë s'e pate!
Vullnet Mato
Ç’MË THUA, Ç’MË THUA ?
O, sa shpejt më ikën dita tek ti!
Dielli më fluturon si zog pendëverdhë...
Mbeta, moj mike, me ty në dashuri,
si nën hijen e këndshme të fikut në verë.
Ke ulur për mua gjithë degët e tua
sa lash nën hije krejt kohën time ...
Bëj të iki nga ëmbëlsia e pemës që dua,
por asnjëri nga gjymtyrët nuk më bindet.
Me thërresin shumë zëra diku tutje,
më thonë, eja, pra, eja se mbete prapa!...
Po ti më ke mbuluar me gjethe puthjesh
që nuk më lëshojnë pa ikur vapa.
Më lësho, se dielli u bë pendëblu,
ndriçojnë tani vetëm kokrrat e tua...
Të rri akoma pranë teje këtu?...
Ç’më thua, moj pemë e dashur, ç’më thua?
Ç’më thotë fiku i çarë i buzëve të tua?...
Alma Papamihali
Ishulli i dashurisë
Kush njëherë atij ishulli kishte jetuar,
ku drurët shtretër ishin,
ku gjethet çarçafë të mëndafshtë,
ku qielli tmerrësisht i blujtë,
ku ajri shijonte i zjarrtë,
ku uji buronte i argjendë,
ku heshtja njomur, zgjohej e flinte,
ku pasioni ndillte dritën e hënës,
ku bregu qeshte, kur shkonte e vinte,
ku muzgu zgjaste dorën për frymë,
ku errësira drithëronte sysh perënduar,
ku nata dremiste, por s´flinte kurrë,
do donte të vdiste, ishullit të dashuruar!
(A.P.)
Luan Xhuli
Nga dashuria
....Në fillim
të dhurova copëza nga vehtja...
Të dhashë sytë,
buzët,ballin,
puthjen,
ndjeshmerinë e lëkurës,
nxehtësine e trupit
dhe shikimin...
Të gjitha....përveç gjakut,
qe se kisha timin...
Nëse nje ditë ,
do të therrasë mbijetesa,
gjakun do ta bej grupi “O”,
për mos tu dukur
brënda zemres tende...
Nuk bej deklaratë
- ta dini,
Dashuria,
është pasuri e ëndrës...!
Fation Pajo
Për Shën Valentinin…
Renda gjithë ditën
të gjeja një lule
një gonxhe,
një syth…
dhuratë për Ty e dashur
por flok’ i dëborës
që vallëzon pa pushim
m’i fshehu të gjitha
miqësisht…
Atëherë
për Shën Valentinin…
ç’mund të të dhuroja tjetër
Veç zemrës sime
Që pranë tëndes të ngjizet
Ngrohtësisht…
Agim Bacelli
Nëse duhemi
Nëse fluturon me mua
krahët do shkruajn’ "Të Dua",
me yje do mbushim thasë
t’ spërkasim Tokën-Parajsë.
S'do lemë vënd pa zbuluar,
s'do lemë puthje pa shijuar.
Malet do hedhim përpjetë,
për tok’ do rrëzojmë retë.
Sa kohë do duhemi ne,
këmbët jo s'do na zenë dhe.
Do ndjehemi t’ mrekulluar.
Po! Kjo na paska munguar!"
Thani Naqo
ERDHA, SI TË PATA PREMTUAR
Edhe mbrëmë të prita, ti nuk erdhe,
në breg të lumit, nën shelg,
zgjuar mbetën mëllenjat nën gjerdhe,
nga ecejaket e mia në breg.
Bilbilat e majit shpresën më jepnin,
i këndonin djaloshit me fat,
sonte për mua, ata zërin po e ngjirnin,
pa gjumë ta linin këtë fshat.
Vajza kur rritet, roje ka një gjyshe,
djallëzisht, hap pas hapi e ndjek,
kur gjoksi gufon, pëlqejnë fshehurishte,
të dalin e gjejnë një shteg!
"T'i je nusja ime, sa here të thosha
dhe prita e prita të rritesh,
mustaqethinjurin kudo e përqesh bota,
nga pritja e gjatë prej vitesh.
Më the " u rrita" dhe more guimin,
të prekish mustaqet e mia,
buskat e tua ma dhanë premtimin,
nga buskat fillon marrëzia!
Simfonitë e bilbilave s' kanë të mbaruar,
nga maji e gjer...fundqershor,
sonte më ke ne dhomë, si të kam premtuar,
nga dritarja porsi horr!
1978
( nga libri me lirika Çapkënët e mëhallave të botës )
Perparim Hysi
Dita e Shën Valentinit-Dita e dashurisë
Zënë prej duarësh dy nga dy,nëpër sheshe,nëpër rruga
Açik bëjnë dashuri;shiko djemtë puthen me çupa!
Kthejnë dhe çupat puthin djemtë;opo lëre mos e nga!
Sa s'roisim ne,pleqtë?Ashiqare bëjnë sevda!!!
Ha-ha krushqit,ha-ha nusja siç këndohet nëpër dasma
Zë e"kruhem",më ha buza edhe tak më ikën azma *
Se gëzimi është si gripi,të pushton,hap e mbyll sytë
Gazi i tyre seç më "ngjiti" dhe m'u ndezën "bateritë"
Plaq e plluq seç puthen sheshit,as ua bën hiç tërr syri
Ditë e dashurisë-sebepi aliaz Shën Valentini
Ndaj tek puthen dy nga dy(rreth e qark shpërndajnë gëzim)
Def-o sun, o pleqëri!Gaz seç ndien,O Përparim!
* kam gati 40-vjet që vuaj nga azma
Ziko Ll. Kapurani
DASHURITE E MIA
Një herë e një kohë një Hatixhe
Me ciu ciu e ndolla cinxull ferre,
Nga xinxifet e cicave nën ferexhe
M'i hidhte shpirtit tim kade vere.
Nën shkurre kur e prisja i dehur
Me shën Tjetrin ngau në mugëtirë.
...Më gjeti me Sofkën të mpleksur
Në qoshen e rrugës një të gdhirë.
Dy gurë pastaj s'lashë më bashkë
Kë s' mblodha gorricës nën gjëmba,
Herë kunadhen e vogël gjijashtë,
Herë t'ëmën që zjente përbrënda.
U hapa nëpër botë dhe në urban ,
Në Pragë putha një xanxare vëndi.
Një ruse Çehovi në rriugën Çalan,
Me këmbkën e vogël më çmëndi.
E nisa shaka me njërën në Bon
Por përsipër iu gdhiva një natë
"Qënke djall për të tilla" - më thosh,
Dhe derën më mbyllte për prapë.
Për të dielë me një prift kacabuq
E lashë me greken të ve kurorë,
Mos jini të sigurtë e niseni krushq,
Unë Zikon s'e kam më në dorë.
Lida Lazaj
Skulpture malli
Dimri shtreson debore, vetmi dhe mall
Teksa kundroj femijet si shpirtezojne endrra prej bore
Mendoj te bej si ata
Se kam talent e art
Dhe nis skalis me mall portretin Tend
Kaq mall, kaq mall te ngjeshur sa dhe debore
Skulptura lartohet si obelisk
Te flas, ti vuv
Te prek, me humb
Te te krijoj persosmerisht me duhen fjalet
Fjalet e tua, te shtroj udhet e mendimit
Me duhet i yti ze per simfonine e rralle te shpirtit
Dhe fryme. Po fryme.
Deshtoj, trishtohem, mundohem kot
Femije qe shpirtezon endrra me cfaredo lende
Sbehem dot
Se Ti je Ti
Je i pabeshemi
Je i patjetersueshmi
Origjinali
Ne dimer shembem ne vetmi
Mbi malin amorf prej malli
Janaq Pani
U SHKEPUT NJE GJETHE
Nga dega shkeputet nje gjethe
Si mjellme lundron ne det flladi
E krahet fergellon si ne ethe
Me vjen ne xham te parvazi.
Kjo gjethe e brishte lozonjare
Mesazh i vjeshtese vone,
Tak...tak me troket ne dritare
Si enderr vjen mike ne dhome.
Mbi tryeze qendron e pagoje
E ngjyer me arin e stines,
Mbi 'te skicova me boje
Profilin e bukur te fqinjes.
Mëhill Velaj
Bekuar me dashuri
Erdha moj të të sjell trëndafila,
vetëm ti të mos ndjesh zbrazëti,
të të heq zymtësinë e shpirtit,
të të shtoj rrahjet e zemrës,
të të dhuroj aromë livadhesh.
I kam mbledhur në bahçen e shpirtit,
të shtrydh mbi plagë lëngun balsam,
E të mbulohemi veçse me puthje
ditën që ka emrin tonë,
sa herë që shkurti vjen me borë.
Hajde moj më afër se kam të ftohtë,
më shkrij zemrën e akullt,
në këtë fole të lashtë djepash,
e Valentini të këndojë ëmbël:
Ninanana, ninanana, dashuri!
Lutu për të dashuruarit,
moj robine e zemres sime,
ndiz nga një qiri për secilin, qe
të na grishë dashurine e shpirtit,
të shenjtërohemi; bekuar me dashuri.
Të harrojmë se ku jemi,
të mëkatojmë duke këputur
trëndafilat në kopshtin e Edenit,
e të mërmërisim fjalët: Më do a s'më do!
Dy zemrat e lumtura me ngjyrat e kundrimit.
Dashurinë tënde kërkoj,
të udhëtoj në bardhësinë e mirësisë,
të shpirtrave tane,
ngadalë, ngadalë t’i falemi ditës së shenjtë,
si Shën Edeni - Shën Dashurisë.
Kristaq Turtulli
Bisedë
Dita përpëlitej
Nën harkun e mendimeve të lodhura.
Qielli mbytur kollitej,
Rëndohej me re,
Grindej era si shtrigë plakë,
Me bërryla shtynte qoshet e mureve,
Çirrte me thonj xhamat e dritareve.
Unë të putha fort në buzë.
Ti u rrotullove në brinjë,
Shfaqe dëshirën të ishe flutur e blertë,
Të thithje krejt ajrin e pyjeve
Të qëndroje përkah erërave,
Të ngopeshe me kaltërsinë e deteve,
Të preheshe faqeve të shkëmbenjve.
Përjashta dita po vdiste.
Mbrëmja me nofulla thërmonte,
Imazhin e rremë.
Unë të thashë:
Bëhu flutur e luleve, e petaleve,
Ti më puthe lehtë në buzë,
Mblodhe supet dhe pulite sytë gështenjë...
Arjan Kallco
Ti dhe Bliri
S'di si u shfaqe papritur
si blinjte e celur ne vere
syte tek ty me mbeten
Enderr qe s'do me lere.
I ndieva te dy aromat
por njera shpejt do tretet
e jotja do profumoje e fresket
ne vite e vetme do mbetet.
Me fal pak prej saj
se tjetren ne cast e marr
doren sapo ta zgjas
e jotja kerkon kohe
s'merret dot pa zjarr.
Vera serisht do trokase
dhe koha bashke do t'ju ftoje
ti dhe bliri do ngjani
por zemra ime fisnike
vec ty do te te kerkoje.
14 Shkurt 2010
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/04/02
Cikël poetik me shkrimtar shqiptar të Klubit letrar "BOTA e RE"
Aleko Ballauri
Lulja dhe vazoja
Ne vazo kristali,lulja ishte mbjelle,
E vune atje te rritej e paster.
Nga larg dikush e kishte sjelle,
Lulen e hapesires se kalter.
Ne vazo kristali lulja e mjere,
Tretej dhe gjaku zbardhej ngadale.
Hapesira e kalter e grishte perhere,
Lulen qe vyshkej,pa gjak ne damare.
Ngjyrimi i saj behej i zbehte,
Vazoja e deshte lulen theror.
Ajo tretej,ishte pa jete,
Lengun ia mori kristali mizor.
Lule te kaltra
Lule te kuqe dhe te bardha,
Mblodha,shpirtin te kenaq.
Ai i do te kaltra,
Po nisem te mbledh prape.
Eci kopshteve pa reshtur.
I kerkoj ato kudo.
Kurrkund nuk kam gjetur,
Te kaltra si ato.
I fola shpirtit qe te hshtte,
Ai tashme kishte heshtur.
Lulet e kaltra,qe deshte,
Asgjekund nuk i kam gjetur.
Ndoshta diku,ne hapesiren blu,
Lulet mund te jene te kaltra.
Ku shkova une dhe ketu,
Jane te kuqe dhe te bardha.
Lulet e molles
Vangjush Ziko
IKONA JOTE
DASHURIA
Enigmë është e do mbetet,
E përjetojmë dhe s' e ndajmë dot,
Na lidhin zemrat apo epshet,
Një pikë gjaku a një pikëz lot.
Asgjë nuk janë luftrat e tërmetet,
As ankthi në mes djepit dhe qivurit,
Sa plaga e padukshme që na mbetet
Në cipëzën e zemrës a të trurit,
Sa gjembi apo lule e trëndafilit
Që mbin lëndinës sonë të shpirtit.
ZJARR DHE AKULL
Buzët e thara të Saharës
I njom oazi.
Buzët akull të Groenlandës
Gejzeri i shkrin.
Në mes akullit e zjarrit
Dashuria jonë mbin.
Mbin në zemër si luleborë,
Si manushaqkë në gur të zi.
Ti vetëm zgjate,zgjate dorën,
Shkrije,
Akulloje
Vetëm ti.
XHELOZIA
Digjej zjarri.
Era fryri.
Ishte ditë.
U bë natë.
Si ta ndaj unë kufirin
Në mes tymit edhe flakës!
Përziej hirin.
Kërkoj prushin.
Nëpër qiell po kërkoj yllin.
Po kërkoj fijen e shkrepses
Që të ndez zjarrin e shpresës.
NDARJA
Cunami e ndau ishullin më dysh
Dhe det' i dallgëzuar në mes hyri.
S' e di se kush na mori ne më sysh,
S' e di pse brigjet tona larg i shtyri.
A ishim ne në vete apo s' ishim.
Seç ishim, ne një çast fare harruam.
Presim një prej nesh të bëhet Krishti,
Të ecë nëpër detn' e zemëruar.
IKONA JOTE
Ikonën e pikturon besimtari,
Murgu që adhuron Zotin.
Unë po ngjyej vargun
Në pikën time të lotit.
Nga ty po marr vetëm grinë
E zemërimit tënd të syve.
Të kuqn' e buzës të pafshirë
E kam akoma në mes buzëve.
Në trup kam afshin tënd dalldisës,
Butësinë e trupit tënd në mish.
Jam foshnja që, sapo del këmishës,
Kërkon e etur vetëm gji.
Plaga ime nuk zë kore,
Ky vargu im po e skërfit.
Mbi letrën e bardhë dëborë
Profili yt m' u fanit.
Më gjunjë bie dhe falem
Si murgu përpara ikonës.
Besoj në Zoti që ringjallet,
Besoj në dashuria jonë.
DASHURIA
Enigmë është e do mbetet,
E përjetojmë dhe s' e ndajmë dot,
Na lidhin zemrat apo epshet,
Një pikë gjaku a një pikëz lot.
Asgjë nuk janë luftrat e tërmetet,
As ankthi në mes djepit dhe qivurit,
Sa plaga e padukshme që na mbetet
Në cipëzën e zemrës a të trurit,
Sa gjembi apo lule e trëndafilit
Që mbin lëndinës sonë të shpirtit.
ZJARR DHE AKULL
Buzët e thara të Saharës
I njom oazi.
Buzët akull të Groenlandës
Gejzeri i shkrin.
Në mes akullit e zjarrit
Dashuria jonë mbin.
Mbin në zemër si luleborë,
Si manushaqkë në gur të zi.
Ti vetëm zgjate,zgjate dorën,
Shkrije,
Akulloje
Vetëm ti.
XHELOZIA
Digjej zjarri.
Era fryri.
Ishte ditë.
U bë natë.
Si ta ndaj unë kufirin
Në mes tymit edhe flakës!
Përziej hirin.
Kërkoj prushin.
Nëpër qiell po kërkoj yllin.
Po kërkoj fijen e shkrepses
Që të ndez zjarrin e shpresës.
NDARJA
Cunami e ndau ishullin më dysh
Dhe det' i dallgëzuar në mes hyri.
S' e di se kush na mori ne më sysh,
S' e di pse brigjet tona larg i shtyri.
A ishim ne në vete apo s' ishim.
Seç ishim, ne një çast fare harruam.
Presim një prej nesh të bëhet Krishti,
Të ecë nëpër detn' e zemëruar.
IKONA JOTE
Ikonën e pikturon besimtari,
Murgu që adhuron Zotin.
Unë po ngjyej vargun
Në pikën time të lotit.
Nga ty po marr vetëm grinë
E zemërimit tënd të syve.
Të kuqn' e buzës të pafshirë
E kam akoma në mes buzëve.
Në trup kam afshin tënd dalldisës,
Butësinë e trupit tënd në mish.
Jam foshnja që, sapo del këmishës,
Kërkon e etur vetëm gji.
Plaga ime nuk zë kore,
Ky vargu im po e skërfit.
Mbi letrën e bardhë dëborë
Profili yt m' u fanit.
Më gjunjë bie dhe falem
Si murgu përpara ikonës.
Besoj në Zoti që ringjallet,
Besoj në dashuria jonë.
Ziko Kapurani
BUJKESHA
Nen gjethe jonxhe cinxull me fshehu,
Nen soneta hene me mbuloi me Maj,
Nga xinxifet e cicave me vere me dehu,
Me mbushi te me derdhe zjarrit te saj.
E gudulisa nen sqetuj nazesh e arome,
Me grishi me sy, me nxori neper fusha.
Me keputi si te isha dege plepi e njome,
E ndolla me shenja, e keputa nga tufa.
E mbajta dafine, ag anedeti ne buze,
Me dolli buzembremjesh yll nga ledhi,
Me talli, me deshi, me dogji si shpuze,
Me mblodhi si mesdites hijen bredhi.
E DUA
E dua nga fshati im nje leter,
Nga qielli ku u tret syri i nenes,
E dua nje muzg nga ata njerez,
Ku mblidhen brenga e kenge.
Dy boje mbi toke catite ngre
Ne te blerta kumbulle rri ai.
Dhe me ftoi me zonjen sivjet,
Ne sycka krojesh flladet t'ia pi.
SHPRESA IME
Si buce me gjinjte e barkun zvarre,
Me kelyshe shpresa mbush sheshet,
Pa vjen nje coban e i hedh ne trajste,
Shkon e i mbyt nen henen qe tretet.
Nuk mposhtet kjo buce, rrace trime,
Kelyshe te verber pjell serish e serish,
Te ikurit nen nje koder i qan me ligje,
Te gjallet i lepin nen sqetull, nen bisht.
RRALLE
Vec miqve te vjeter, fjalepaket,
Kush tjeter s'ma njeh celularin,
Rralle dhe ata si erera te larget,
Me mashe me trazojne mallin.
Me rralle me troket ti, e dashur,
Te me ndezesh nje cast si dikur,
Te me hidhesh qafe e permallur,
Te te heq per krahu nen muzg.
Tani ndoshta dhe afshi t'u rrudh,
Si balli e gusha, si hapi mbi gure,
Etja te me pish tani nuk te tund,
Uria per mua t'u fishk ne lekure.
Keq me vjen e me therr ne zemer
Qe nga malli i puthjeve s'me vjen.
Si mundet te jesh bere nje tjeter,
Si syte njehere prapa s' i kthen?
Mua vera jote akoma nuk me del,
I turbullt te pres nen henen tone,
Shoket e dine dhe ikin ca me tej,
Une fije bari te mbaj emrin ne goje...
GRAMOZIT
Te kam mik prej babait,
Gramoz i rende,
Dhe dhimka pakez ndryshe
ai soj miku.
Je krah i ngritur qe qiellin
mban per freri,
Nje qiell qimekalter
prej kohe i braktisur.
1982
Vullnet Mato
LETRA E VETME
Brahua në ato mote kish djalin ushtar.
Plaku në Martanesh, djali në Himarë.
S’digjte dru oxhaku, po mallin për djalë.
Rruga donte muaj, letra donte gramë.
Jashtë zbardhte bora, brenda muret nxinin.
Plaku në dremitje fliste me të birin.
Dora që e brofi prej gjumit përpjetë,
i kish sjellë letrën e vetme në jetë.
I puthi xha Brahua dhjetë herë me radhë
gjurmët e milingonave mbi letrën e bardhë.
Pa mbathi opingat për në tjetrin fshat,
ku dervish Kadriu këndonte në kartë.
Mbi dëborë çapitej si asnjëherë tjetër,
duke shkundur degët me kollën e vjetër.
Ndonëse rreth buçisnin gjëmime janari,
gjoksin e kish valë nga letra e djalit.
Por befas e rrëmbeu një humnerë e thellë.
Letra fluturoi, harabel u bë në erë...
Brahua në ato mote kish djalin ushtar.
Plaku në Martanesh, djali në Himarë.
S’digjte dru oxhaku, po mallin për djalë.
Rruga donte muaj, letra donte gramë.
Jashtë zbardhte bora, brenda muret nxinin.
Plaku në dremitje fliste me të birin.
Dora që e brofi prej gjumit përpjetë,
i kish sjellë letrën e vetme në jetë.
I puthi xha Brahua dhjetë herë me radhë
gjurmët e milingonave mbi letrën e bardhë.
Pa mbathi opingat për në tjetrin fshat,
ku dervish Kadriu këndonte në kartë.
Mbi dëborë çapitej si asnjëherë tjetër,
duke shkundur degët me kollën e vjetër.
Ndonëse rreth buçisnin gjëmime janari,
gjoksin e kish valë nga letra e djalit.
Por befas e rrëmbeu një humnerë e thellë.
Letra fluturoi, harabel u bë në erë...
Edmond Shallvari
I lava retë me lotët e syve
I lava retë me lotët e syve
Të thahen i ndeva litarësh horizontesh
Toka lotoi nga tharrja e tyre.
Kapërceva qiellin
Më ndihmuan yjet
Si kalldrëme rrugicash
__________ të ecja.
Kapërceva qiellin.
Veten kur e pashë,
__________u çudita
U çudit dhe vetja.
Paska kapërcim tejqiellor
Mesjeta
_____ më djeg për heretik.
E sotmja vëngër më shikon
Më kupton veç një qiell,
_____________Qielli im.
Uuh, ç'ego!
Qiellza
Për egon
Në çengel fjalësh u kthye.
Shpirti
Me gëryerjen
Firmos zbrazjen e vetvetes.
Çengelqiellza
Çaplon gojën
Zbraz zbrazëtinë e gëryerjes.
Rikthehet të rimbushet
Me kënaqësinë e së keqes.
Lypsarja
Një shpirt nën rrobe
Një rrobe mbi shpirt
Një jetë prej gjoje
Njeri-mjerisht.
Një rrahje pa zemër
Një zemër pa rrahje
Një moshë pa emër
Mbiemër-Lypsare.
Një kokë e kërusur
Një kërusje nën vete
Një jetë e mbushur
Me pambushësi jete.
Përgjysma ime
Shikohemi të plotë
Duhemi përgjysmë
Si ditnata në Tokë
Ku nata jam unë.
Askush nuk na ndau
S'na bashkoi askush
Të plotë së largu
Së afërmi, përgjysm'.
Ti kurrë s'e ke ditur
Më mirë mos e dish
Si dashuri e lindur
Përgjysmë u rrit.
Kjo gjysmë ësht' tek mua
Si e Tokës, nata
Agmuzgut bashkuar
E prapë dot s'të kapa.
Ndaj ty të bërtas!
Urban i Universit më je, Toka ime
S'di pse të parën biletë, falas ma dhe
Unë shtrenjt po ta paguaj atë, që në lindje
Pa ditur ku më çon, pa ditur ku më le.
Pranoj të më çosh, ku u nise pa mua
Ç'pate që me mua, asnjë stacion nuk di?
Ne për njeri-tjetrin, thonë, u krijuam
Kush thotë emrin tënd, thotë dhe emrin tim.
Eej, ku shkon, moj Tokë urbane!?
Mos më bëj pishman, që t'u ngjita pas
Nëse ti ke një, unë kam mijra halle
Me Njeriun s'i zgjidh, ndaj ty të bërtas!
Përparim Hysi
Dil,moj jelekbardha,dil!
(poezi)
1.Pse ?
Pse të bëri Zoti krejt me hatër?
Me trup dhe fytyrë,me dorë të ka bërë.
Nga mos më hip nepsi,bëhem i "uritur"
Të të marrë dreqi,me dorë e goditur.
Zë unë që të lutem,të biem në ujdi
Që t'më japësh buzët apo synë e zi
Ti hiqesh e mbahesh dhe hiç nuk ma varë
Po unë jam burrë i ngulur,më kot s'jam flokbardhë.
I shtoj unë përpjekjet... edhe pak "dredhitë"
Merrem vesh me"dreqet",marr vesh nga"magjitë?!"
Të shtira në dorë,sikur zura qiellin
E bëra me dorë:tërboje tërë Fierin...
2. Ma gjeni
Ma gjeni miken time me shpirtin si pëllumb
Se ajo zëmrën time ma plagosi me plumb
Dhe zëmra zu më dhëmb nga plaga e rëndë
Ma gjeni se,ndryshe,Përparimi u çmënd.
I thoni që e dua,i thoni që e pres
Po s'erdhi tek mua, ta dini:do vdes!
Ma gjeni,ma sillni atë si pulëbardhë
Dhe në qença i vdekur,ajo do t'më ngjallë.
3.Kur...
Kur më erdhi mëndja mua,kur më erdhe mu në shteg
S'kishte kohë më pothua,veç më fute njëmijë dreq
Se të shihje si relikte,mu si lule mos më prek
Më çudite,o moj mike,kur m'u hodhe në prehër vet.
Qe si qe;më mirë mos qe,se ti ike,diku, larg
Dhe mbërdhij si në shëndre,kur kujtoj çastin e paktë
Pse nuk zgjati edhe ca( makari të qe ca muaj)
Kujtoj çastin që më la...edhe shfryj...edhe vuaj.
4.Ah !...
Ah,sa gjëra që s'i thamë!
Ah,sa gjëra që s'i bëmë!
Një zbrazëtësirë të madhe lamë
Ah,çfarë bëmë!Ah,çfarë bëmë!
Koha rrodhi porsi lumi
Lumi dihet shkon në det
Kjo zbrazëtsirë na vret si plumbi
Vrarë e plagsour për jetë.
5.Dil,moj jelekbardha,dil !
Dil,moj jelekbardha,dil!
O moj ylleja përmbi yll
Pse më fshihesh,s'jam katil
O moj luleja xhevahir!
Dil që të shoh,o moj,fytyrën
Se,po s'dole,sheh mynxyrrën
Do më gjej e keqja mua
Do të dalësh? Hë,si thua?!....
6. "Pengesat "
E çfarë janë pengesat?!E çfarë janë piketat?
Mallkuar kush i shpiku!Rrethuar me të moral
Po zëmrat vallë pyesin për pengesat?
Ke parë që i kalojnë...të venë mu në djall!
Se gjasme kjo s'shkon dhe nuk qenka e ndershme
Dhe mbetëm gjithë kohën duke mbajtur leksion
Po veç dashuria(kjo ndjenjë e përjetshme)
Çan mbi pengesat dhe "leksionet" sfidon.
Dhe"Çelen arkapijat" made in Oso Bakalli *
Brangashat shoqëria s'i ka hequr,Migjen!
Me piketa të babaqemos ruhet morali
Dhe njerëzit lozin në jetë sikur lozin në skenë
*Skicë që çjerr moralin e kohës,shkruar nga Migjeni.
19 korrik 2010
(poezi)
1.Pse ?
Pse të bëri Zoti krejt me hatër?
Me trup dhe fytyrë,me dorë të ka bërë.
Nga mos më hip nepsi,bëhem i "uritur"
Të të marrë dreqi,me dorë e goditur.
Zë unë që të lutem,të biem në ujdi
Që t'më japësh buzët apo synë e zi
Ti hiqesh e mbahesh dhe hiç nuk ma varë
Po unë jam burrë i ngulur,më kot s'jam flokbardhë.
I shtoj unë përpjekjet... edhe pak "dredhitë"
Merrem vesh me"dreqet",marr vesh nga"magjitë?!"
Të shtira në dorë,sikur zura qiellin
E bëra me dorë:tërboje tërë Fierin...
2. Ma gjeni
Ma gjeni miken time me shpirtin si pëllumb
Se ajo zëmrën time ma plagosi me plumb
Dhe zëmra zu më dhëmb nga plaga e rëndë
Ma gjeni se,ndryshe,Përparimi u çmënd.
I thoni që e dua,i thoni që e pres
Po s'erdhi tek mua, ta dini:do vdes!
Ma gjeni,ma sillni atë si pulëbardhë
Dhe në qença i vdekur,ajo do t'më ngjallë.
3.Kur...
Kur më erdhi mëndja mua,kur më erdhe mu në shteg
S'kishte kohë më pothua,veç më fute njëmijë dreq
Se të shihje si relikte,mu si lule mos më prek
Më çudite,o moj mike,kur m'u hodhe në prehër vet.
Qe si qe;më mirë mos qe,se ti ike,diku, larg
Dhe mbërdhij si në shëndre,kur kujtoj çastin e paktë
Pse nuk zgjati edhe ca( makari të qe ca muaj)
Kujtoj çastin që më la...edhe shfryj...edhe vuaj.
4.Ah !...
Ah,sa gjëra që s'i thamë!
Ah,sa gjëra që s'i bëmë!
Një zbrazëtësirë të madhe lamë
Ah,çfarë bëmë!Ah,çfarë bëmë!
Koha rrodhi porsi lumi
Lumi dihet shkon në det
Kjo zbrazëtsirë na vret si plumbi
Vrarë e plagsour për jetë.
5.Dil,moj jelekbardha,dil !
Dil,moj jelekbardha,dil!
O moj ylleja përmbi yll
Pse më fshihesh,s'jam katil
O moj luleja xhevahir!
Dil që të shoh,o moj,fytyrën
Se,po s'dole,sheh mynxyrrën
Do më gjej e keqja mua
Do të dalësh? Hë,si thua?!....
6. "Pengesat "
E çfarë janë pengesat?!E çfarë janë piketat?
Mallkuar kush i shpiku!Rrethuar me të moral
Po zëmrat vallë pyesin për pengesat?
Ke parë që i kalojnë...të venë mu në djall!
Se gjasme kjo s'shkon dhe nuk qenka e ndershme
Dhe mbetëm gjithë kohën duke mbajtur leksion
Po veç dashuria(kjo ndjenjë e përjetshme)
Çan mbi pengesat dhe "leksionet" sfidon.
Dhe"Çelen arkapijat" made in Oso Bakalli *
Brangashat shoqëria s'i ka hequr,Migjen!
Me piketa të babaqemos ruhet morali
Dhe njerëzit lozin në jetë sikur lozin në skenë
*Skicë që çjerr moralin e kohës,shkruar nga Migjeni.
19 korrik 2010
Luan Xhuli
Poezite e veres
Takimi i pare
Atë natë,
nuk fjeta në katin e dytë
të krevatit studentor
siç bëja zakonisht...
Kisha frikë vonesën.
Këmishën me kuadrate
e thava mbi karrige
dhe pantollonat e lara pak çaste më parë,
i hekurosa poshtë dyshekut të fjetjes...
Atë mbrëmje,
fërshëlleja një kënge vjedhur
konviktit të vajzave,
dhe pasqyrës së vetme në banjo,
kushedi sa herë ja kisha përsëritur propozimin.. .
Ajo mbrëmje,
s’kish fytyre...
Vetëm sy,
të shumëzuar me pritjen ...!
Krehëri
Duke kërkuar në komodinën e kujtimeve
gjeta krehërin e dikurshëm
ngjyrë gri....,
me një dhëmb të thyer në mes...
U gëzova që rigjeta mikun e dikurshëm gjimnazist,
simbolin e një kohe që s’matej
me adoleshenën binjake...
Në xhepin e pasëm të pantollonave
ishte studioja e tij
dhe dhëmbët pluhurosur nga lyra e djersës
akoma fshihnin citate serenatash,
nga kaçurelat e mia të ngatëruara... ..
Dikur ishim një, i thashë
dhe fshehurazi nga sytë e gruas,
imitova krehjen,
në ballin zbuluar nga vjeshtat..., pa më pyetur!
Duke luajtur atë mbasdite,
u thyen dhe dhëmbë të tjerë
lodhur nga rruga e krehjes...
Pastaj udhëtuam larg, shumë larg
derisa gjetëm atë mbrëmje të herëshme gushti,
ku mbeti i thyer
dhëmbi i tij i parë...!
Duke kërkuar markën e sapunit...
më zuri shiu në rrugë.
Më bëri banjën e së shtunës :
Shampon dhe markën e sapunit
në nje dyqan mes reve,
nëna kishte blerë…
Si dikur …
me ujë mbledhur nga ulluku i ballkonit
dhe për sapun,
baltën ngjyre gri nga argjila e shtratit të lumit…!
Per gjithë javën,
trupi mbante erë qiell
dhe flokët kundermonin tokë…
Më zuri shiu në rrugë
mahnitur mbas litarëve të tij të palidhur,
Doja të ngjitesha pa ditur se ku,
me dëshirën për tu larë ashtu
edhe ,
për të fundit herë…!
Duke shkruar nje poezi
Vonë,
në ballkonin e vogël të shtëpisë
një varg po pres të vijë…
Një lule nate
dhe një milingonë vonuar nga trafiku,
më veshin orët
me metafora…
Ku të ketë shkuar vargu im
që në takim gënjeu muzën…?
Autobuzi i rimës
ende s’është kthyer
dhe dritat e pritjes
temperaturën e lindjes paskan...
Është orë e vonë
dhe ajri dremit,
nga frika e mëngjesit...!
Në Amerikë...
Kush vjen zog kafazi, bëhet shqiponjë,
Kush vjen fukara fiton tokën e paanë,
Kush vjen grua e përbuzur bëhet Zonjë,
Kush vjen fukara fiton tokën e paanë,
Kush vjen grua e përbuzur bëhet Zonjë,
Kush vjen jetim këtu e gjen një nënë.
Më vure flakën moj flokëverdhë!
Dorën vura mbi flokët e tu të verdhë,
Një rrymë korenti filloi t' më dredhë.
Menjëherë u ndeza në flakë e zjarr,
Thashë, mos vallë kam bërë ndonjë zarar?!
Ujë kërkova të fikem por s'gjeta dot,
Ty tu luta të më shuaje por më kot.
Kur dorën largova nga ty si humballaq,
Çudi, zjarri e flaka mu fikën sa kaq!
I ligu është mbreti i kësaj bote
Njerës të liq ka kjo botë,
më shumë se të mirë.
Të mirët mundohen kotë
të thyejnë të të liqëve
pranga e zinxhirrë.
Por, i ligu është m'i lig
kur pushtetin ka në dorë;
te mirin e shikon si fig,
të ngop' të tijën zorrë.
Kundërshtitë e jetës
Thonë, një njeri jetoi shumë gjatë,
aq gjat' sa ju mërzit jeta e vetë!
Unë them se kjo do të jetë e saktë
Pasi pa vdekje, ç'kuptim do kish në jetë?
Ç'kuptim do të kishte shëndeti i jonë
pa pasur kurrë sëmundje dhe ligështi?
Ç'kuptim do të kish dashuria pa zënka?
Ç'kuptim do të kish pasuria pa varfëri?
Ç'kuptim do të kish dashuria pa zënka?
Ç'kuptim do të kish pasuria pa varfëri?
Kundërshtitë e gjallërojnë njerinë,
këtu them qëndron kuptimi për jetën.
Ju lutem, vini re ç'dodh me dashurinë
kur zihen dashnorët, thoni të vërtetën?!
Shikoni kohën kur prishet ç'dodh më pas?
Thonë se Dielli del më i bukur nga ç'ish.
Këtë punë më unë nuk po e nagas,
secili nga ne të mendohet sinqerisht.
A jemi fajtorë që mëkatojmë?
Pse u kënaq Zoti kur nga Adami nxorri Evën
e cila të shoqit do ti bënte të zezën?
Zoti e dinte qe Adami do binte viktimë
e lakmitares Evë prej së cilës ne vijmë!
Nëse mëkati trashëgohet, ne s'jemi fajtorë,
dhe Ati ynë mbi ne të mos vejë më dorë.
Le ti paguajë Eva të gjitha mëkatet prej soti
nëse vetë mëkati nuk ndalet nga Zoti.
Zogun që mbajta në shtëpi*
Një zog fare i pa rritur
Ra një ditë nga foleja.
Nxitova un' për ta pritur
Më shpejt se ç'vjen rrufeja.
Zogu ra në dorën time
Sikur bije frut i pa bërë.
Ndjeva t'zogut drithërime,
Un' si ai u drodha i tërë.
E mora n'folenë time,
E ngroha; fërkova butë,
E mëkova me thërrime,
Për ta rritur vrava trutë.
Një ditë zogu im u rrit
Dhe puplat ju bënë pendë.
E nxorra jashtë në dritë,
Ai foli rëndë-rëndë:
"Të fluturoj jam vet zot,
S'jam si ty, jam tjetër soji,
Lëshomë të më shohësh sot!"
Tha kështu dhe fluturoi.
Pa më thënë asnjë fjalë
Në qiell zogu seç u zhduk.
Prita mjaft të kthehet prapë
Por shpendi im më nuk u duk.
Prita ditë e prita netë,
Syt' mbaja mbi zogjërinë
Koka më ngeli përpjetë,
Shok u bëra me mërzitinë.
Një ditë fare pa pritur,
Në xham pash zogun të trokas.
Nga gëzimi pata klithur,...
Por iku më la një glasë.
* E shkrova këtë vjershë për ata miqtë tanë mosmirënjohës.
Aleko Ballauri
Lulet e molles
The Apple Tree--Xhon Gollsuorthi
Ne aromen e molleve,me shpirtin e paster,
Besove dashurine te vinte te ti.
Me sy perlotur drejt qiellit te kalter,
Migen!Ti prite,te vinte ai.
Ai nuk erdhi dhe ti ike larg,
Ne qiellin pa fund dashurine e cove.
Ai me tjeter qeshte plot gaz,
Ti zemren theror, dashurise ia dhurove.
Migen!Yll je ne kete bote,
Te tjera vajza emrin tend mbajne.
Dashurine me dhimbje ne shpirt e kane
Lulet e molles i mbushin me lote.
Ti erdhe ne bote per dashurine,
Sic vijne yjet,vetem te ndrijne.
Vullnet Mato
NUSJA E DETARIT
Pas dasmës,
ai iku me sytë nga toka.
Ajo e përcolli me sytë nga deti.
Dallgët venin e vinin të forta,
si puthjet e bardha të njëri-tjetrit.
Dita mori ngjyrën blu
sapo deti u hyri në mes.
Tani dielli i saj
lindte në muzg
dhe perëndonte sërish në mëngjes.
Që nga ai çast për secilin
toka dhe deti u personifikua,
sinonim për njëri-tjetrin:
Deti – burrë,
toka - grua.
Nusja e re
vështronte dallgët
dhe ndjente thatësirë
brenda vetes,
derisa batica e detit të kaltërt
kthehej t’i shuante tokës etjen...
Pas dasmës,
ai iku me sytë nga toka.
Ajo e përcolli me sytë nga deti.
Dallgët venin e vinin të forta,
si puthjet e bardha të njëri-tjetrit.
Dita mori ngjyrën blu
sapo deti u hyri në mes.
Tani dielli i saj
lindte në muzg
dhe perëndonte sërish në mëngjes.
Që nga ai çast për secilin
toka dhe deti u personifikua,
sinonim për njëri-tjetrin:
Deti – burrë,
toka - grua.
Nusja e re
vështronte dallgët
dhe ndjente thatësirë
brenda vetes,
derisa batica e detit të kaltërt
kthehej t’i shuante tokës etjen...
ZEF SEREMBE
Në zemër i skuqnin dy dashuri njëherësh,
njëra me dhembje,
tjetra me derte -
Arbëria e mjerë matanë një deti
dhe arbëreshja që mërgoi ku mbaronin detet.
Zemra e tij si zogu gushëkuq,
nëpër degët e gjakut ngjirej prej këngëve.
Dhe rendnin këngët arave të Kalabrisë,
njëra me derte,
tjetra me dhembje.
Kur këngët e vona të dashurës i vanë,
ajo kish vdekur,
por ai u nis,
tek mbarojnë detet, t’i këndonte pranë
këngët e mallit mbi varr të dashurisë.
Ikte ai, ikte, po varri i saj qe larg.
Herë me këmbë,
herë me galera.
Krahët e bardhë të këngëve të tij
nëpër oqeane i shtynte era.
Këndoi vajtimin
sa zemra iu lodh,
po e këputi malli për dashurinë që i mbeti.
Dhe u kthye prapa,
duke udhëtuar mbi botë,
për te dashuria e vetme matanë një deti.
Kthehej ai, kthehej prej varrit të largët,
herë me këmbë,
herë me galera.
Sillte me vete pak vargje në trastë,
që udhës një nga një ia hante era.
Këndoi dhe rendi për dy dashuri,
sa kënga e fundit
buzë brigjeve i mbeti.
I brengosur për bregun e shqipeve vdiq,
me sytë lëshuar matanë një deti...
Në zemër i skuqnin dy dashuri njëherësh,
njëra me dhembje,
tjetra me derte -
Arbëria e mjerë matanë një deti
dhe arbëreshja që mërgoi ku mbaronin detet.
Zemra e tij si zogu gushëkuq,
nëpër degët e gjakut ngjirej prej këngëve.
Dhe rendnin këngët arave të Kalabrisë,
njëra me derte,
tjetra me dhembje.
Kur këngët e vona të dashurës i vanë,
ajo kish vdekur,
por ai u nis,
tek mbarojnë detet, t’i këndonte pranë
këngët e mallit mbi varr të dashurisë.
Ikte ai, ikte, po varri i saj qe larg.
Herë me këmbë,
herë me galera.
Krahët e bardhë të këngëve të tij
nëpër oqeane i shtynte era.
Këndoi vajtimin
sa zemra iu lodh,
po e këputi malli për dashurinë që i mbeti.
Dhe u kthye prapa,
duke udhëtuar mbi botë,
për te dashuria e vetme matanë një deti.
Kthehej ai, kthehej prej varrit të largët,
herë me këmbë,
herë me galera.
Sillte me vete pak vargje në trastë,
që udhës një nga një ia hante era.
Këndoi dhe rendi për dy dashuri,
sa kënga e fundit
buzë brigjeve i mbeti.
I brengosur për bregun e shqipeve vdiq,
me sytë lëshuar matanë një deti...
Janaq Pani
NJË CENTIMETËR MË LART
Dikur këmbëzbathur, aty pari
mbatha këpucë të buta,
me kohë, si letër cigari
u bë lëkura poshtë te shputa.
Me thembër dikur ia shtypja kokën
dhe gjarprit e nuk ndihesha keq,
këpucët tani më ndanë me tokën
po në mend nuk kam që t'i heq.
Kjo ngritje lart më vjen pas midesë
të gjitha të mirat ajo mbart,
dëgjoj që përflasin:"U prish që në vezë!"
ata që nuk mundën ta kenë këtë fat.
mbatha këpucë të buta,
me kohë, si letër cigari
u bë lëkura poshtë te shputa.
Me thembër dikur ia shtypja kokën
dhe gjarprit e nuk ndihesha keq,
këpucët tani më ndanë me tokën
po në mend nuk kam që t'i heq.
Kjo ngritje lart më vjen pas midesë
të gjitha të mirat ajo mbart,
dëgjoj që përflasin:"U prish që në vezë!"
ata që nuk mundën ta kenë këtë fat.
I ktheni ploret
I ktheni ploret miqtë e mi
për nga liman' i shpirtit tim,
kur shihemi çiltër sy në sy
dhe fjala merr tjetër ngjyrim.
Çdo ishim sot pa njeri-jatrin
mes dallgësh që na lodhin prorë
e na përplasin e na çartin
larg nga limeret shpirtërorë.
Ne fjalën kurrë s'e bëjmë shpatë
veç zemrat na bëhen nburojë,
dhe jeta - kjo betejë e gjatë
na lodh përditë të na shterrojë.
Ndaj ktheni ploret miqtë e mi
nga ky liman i shpirtit tim,
kur bashkë bëhemi, unë e di
dhe fjala merr tjetër ngjyrim.
për nga liman' i shpirtit tim,
kur shihemi çiltër sy në sy
dhe fjala merr tjetër ngjyrim.
Çdo ishim sot pa njeri-jatrin
mes dallgësh që na lodhin prorë
e na përplasin e na çartin
larg nga limeret shpirtërorë.
Ne fjalën kurrë s'e bëjmë shpatë
veç zemrat na bëhen nburojë,
dhe jeta - kjo betejë e gjatë
na lodh përditë të na shterrojë.
Ndaj ktheni ploret miqtë e mi
nga ky liman i shpirtit tim,
kur bashkë bëhemi, unë e di
dhe fjala merr tjetër ngjyrim.
Arjan Th. Kallço
Pa vitet, ndihem jetim
I nisa vitet në mërgim
Për një çast
Tek po shikoja foton tënde
Që çuditshëm trokiste në fb tim.
I përcolla deri tek porta, bile
Iu urova rrugë të mbarë
Dhe ashtu të ndarë furishëm, mes zënkash,
Lamtumirën e fundit u dhashë.
Sa i çlirtë u ndieva në shpirt,
20 vjet më i ri, s'është shaka,
Por tek ktheja kokën,
Fshehurazi i përshëndeta
Edhe një herë
Të zhgënjyer tek po merrnin rrugën
Mendueshëm i pashë.
Dhe unë i shporra tutje,
I syrgjynosa në arrati;
A nuk jeni ju që na shurdhoni çdo ditë
Që me çdo kusht të ktheheni,
Të ktheheni përsëri,
Si dikur në rini?
Nuk e di, një zbrazëti
Në zemër më therri, hapat i ndala,
Dhe tek dera u ktheva sërisht,
Nuk rezistova dot i bindur
se tutje po ikte fati im.
Një fëshkëllimë spontane më doli
Nga goja
Pa to e kuptova, isha vetëm jetim.
13 korrik 2010
I nisa vitet në mërgim
Për një çast
Tek po shikoja foton tënde
Që çuditshëm trokiste në fb tim.
I përcolla deri tek porta, bile
Iu urova rrugë të mbarë
Dhe ashtu të ndarë furishëm, mes zënkash,
Lamtumirën e fundit u dhashë.
Sa i çlirtë u ndieva në shpirt,
20 vjet më i ri, s'është shaka,
Por tek ktheja kokën,
Fshehurazi i përshëndeta
Edhe një herë
Të zhgënjyer tek po merrnin rrugën
Mendueshëm i pashë.
Dhe unë i shporra tutje,
I syrgjynosa në arrati;
A nuk jeni ju që na shurdhoni çdo ditë
Që me çdo kusht të ktheheni,
Të ktheheni përsëri,
Si dikur në rini?
Nuk e di, një zbrazëti
Në zemër më therri, hapat i ndala,
Dhe tek dera u ktheva sërisht,
Nuk rezistova dot i bindur
se tutje po ikte fati im.
Një fëshkëllimë spontane më doli
Nga goja
Pa to e kuptova, isha vetëm jetim.
13 korrik 2010
Alma Papamihali
ZËRAT E VERES
Më njom të tërën edhe njëherë
për shi´në e gushtit etjes po digjem,
jam tokë e heshtur dhe në më shkelsh,
prej hapit tënd s´kam frikë të vritem.
Ashtu pa ndjerë lërm´ të humbas,
malluar detit të shkumohem
e gishtërinjve kur të më ndjesh,
në shije kripe do shndërrohem.
Ajrit më gdhënd dhe pse pa duar,
mjafton që ngjyrat sytë s´ti vrasin...
O erë e gjallë, dëgjomë, prekmë,
këta zëra vere po të thërrasin.
Më njom të tërën edhe njëherë
për shi´në e gushtit etjes po digjem,
jam tokë e heshtur dhe në më shkelsh,
prej hapit tënd s´kam frikë të vritem.
Ashtu pa ndjerë lërm´ të humbas,
malluar detit të shkumohem
e gishtërinjve kur të më ndjesh,
në shije kripe do shndërrohem.
Ajrit më gdhënd dhe pse pa duar,
mjafton që ngjyrat sytë s´ti vrasin...
O erë e gjallë, dëgjomë, prekmë,
këta zëra vere po të thërrasin.
Vangjush Ziko
TË PATHËNAT
TË PATHËNAT
I kam thënë dhe s'i kam thënë.
Shumë thënie në shpirtë flenë.
Ato flenë dhe s 'kanë gjumë.
Shpirti im u ka hedhur gunën.
Luanët e kapur në rrjetë,
Edhe grinden.Dhe duken të qetë.
Kur dalin në cirk,në arenë,
Ata zgjuar janë dhe flenë.
Dhe zbaviti ju dhe kënaqi
Edhe trembi,dridhi nga ankthi.
Nuk i them ato.Mos u trembni.
Ato flenë siç fle tërmeti.
Vetë unë do shembem i pari,
Varr' i tyre dhe lapidari.
USHTARI
TË PATHËNAT
I kam thënë dhe s'i kam thënë.
Shumë thënie në shpirtë flenë.
Ato flenë dhe s 'kanë gjumë.
Shpirti im u ka hedhur gunën.
Luanët e kapur në rrjetë,
Edhe grinden.Dhe duken të qetë.
Kur dalin në cirk,në arenë,
Ata zgjuar janë dhe flenë.
Dhe zbaviti ju dhe kënaqi
Edhe trembi,dridhi nga ankthi.
Nuk i them ato.Mos u trembni.
Ato flenë siç fle tërmeti.
Vetë unë do shembem i pari,
Varr' i tyre dhe lapidari.
USHTARI
Çdo mëngjes zgjohem për të shkuar në luftë
Me armiken dhe aleaten time jetën.
Çdo mëngjes ngrihem dhe ngutem
Për ta larguar dhe afruar vdekjen.
Çdo mëngje unë zë llogoren
E hapur prej gjyshstërgjyshësh.
Çdo mëngjes festoj fitoren
E paqes sime të ndryshkur.
KORNIZA E JETËS
Dikush trishtohet se po i ik.
Dikush gëzohet se po i vete.
Sa mospërfillse kjo kornizë
Me dy përmasat e kësaj jete.
Edhe magneti ka dy pole
Që një kornizë i bashkon.
I njëjti pol e largon tjetrin,
Polet e kundërta afron.
Çudi!Gëzimi e shtyn gëzimin.
Trishtimi pranë trishtimin s' do.
Portretn' e lashtë të njerëzimit
Dielli a hëna i ndriçon.
Dimri qëndron pranë pranverës.
Dita me natën përbri rrinë.
Dy ditë bashkë s' gjen asnjëherë
Dhe as dy netë që të ndrijnë.
Veç zemra jonë këtë kornizë
Dhe e çmonton.Dhe e monton.
Kjo jeta jonë një ekspozitë
Rembrand dhe Pikaso.
HESHTJA E DASHURISË
Më të mirën e zgjedh për ty.
Më të ligën e mbaj për vete.
Ti bën sikur s' të bie në sy
Dhe ma ndërron në heshtje.
Brengën tënde shpesh ma fsheh
Prapa buzës me buzëqeshjen.
Frymëmarrjen ta ndjej kur fle
Unë edhe në heshtje.
Një zemërim në çast gëlltit
Unë si helm që s' tretet.
Në syt' e tua qetë ndrit
Paqja e bardh' e heshtjes.
Ne heshtim tok si dashuria,
Si një vullkan që rri përgjumur,
Siç hesht në zemër lumturia
Në cep të saj diku e strukur.
LULEKUQET
Lulekuqet zbresin çdo mëngjes drejt dritares sime
Mbushur kupat e tyre me prushin e dielli,
Me vesën e mëngjezit që digjet
Dhe paqen e brishtë të qiellit.
Vargjet e mia venë buzët dhe pinë,
Siç pinë kecat dhe shqerkat e malit.
Pinë të babëzitura fëmininë,
Kulloshtrën e përvëluar të mallit.
Mos u çuditni me mua aspak.
Ma besoni mua çudinë.
Nga lulekuqet e kam këtë gjak,
Nga këto mëngjese e kam poezinë.
Korçë,2010
Eduart Sulollari
Përrenjtë e natës
Lindën një pasdite të vontë
Grykave,
Ku perëndimi i përflakur
Me kokën në duart e horizontit
Gdhend verbërinë e vet
Nofullave të kodrës
Mbllaçitin
Britmat e hutuara të hënës
Të uritur
Gjymtyrë pambrojtur
Me eshtrat e bardha
Të njoma
Gjunjët e livadheve
Joshin
Notojnë tokës…
As ëndrra,
As kujtime
Rrëzohen tatëpjetave
Luginat me prill ngjyer
Nata
Një e nga një
Fenerët gëlltit
Pastaj,
Si një nuset lakuriq
Në shtratin e deteve
Hyjnë pa zhurmë e bujë.
Raimonda Moisiu
Mbushma naten me endrra
-.-
Në përhumbjen e qiellit të trishtë,
Në cudinë e fajshme të së pafajshmes,
gishtat e dy pëllëmbëve të tua,
lënë gjurmët e përdala ledhatonjëse,
duke harruar mëkatin e parë,
të dytë,
të tretë…,
në murin e mermertë të dy shegëve që kuqëlojnë.
-.-
Në parvazin e shtratit të argjëndë,
fillojmë të numërojmë ëndrrat;
si shtegëtarët e natës në kafazet e kumrijeve,
nisim të ringjallim filizat me vesë dhe
në mëngjeset e përflakura,
shtrati ynë është përplot me ëndrra
si shporta me trëndafila në belin e drenovares.
-.-
I dashuri im,
ndër pëshpërimat e përgjumura,
mbushma natën me ëndrra
dhe nën vezullimin e vështrimit të dritës,
në verbërinë e trokitjeve të zemrës,
me orgjinë e luleve të egra,
nën ritmin e tingujve të ofshamave,
eja të shëtisim në kopështin e molepsur nga mëkatet!
Eja, pra, ende pret?
Mbushma këtë natë me ëndrra,
Ëndrrat-si yjet përmbi shtrat,
si dy zogj do lodrojnë zemrat,
Eja pra, mos ngurro,
sillmë ëndrrat si dhuratë!
Këtu,
janë ligjet e endjes dhe përendjes
Eja t’u nënshtrohemi,
Të shkëmbejmë bashkë ëndrrat.
Këtu,
në kulmet e përhimta të etheve përcëlluese,
të shtratit
hapma gjoksin më shih zemrën,
mbushur me të kaltërat ëndrra.
Eja,
të grishim zërin e mëkatit të parë, të dytë, të tretë…
Pafundësisht….
Mbushma natën me ëndrra,
Vec kujdes i dashuri im:
-Ruaju nga flaka!
Hartford CT
Korrik, 2010
Enkelejda Kondi Masseboeuf
Penelopë...
Digjej zemra jote
nga pritja e gjatë
ankthi i kthimit ne Itakë
i të dashurit, Uliks...
Ditët numuroje
në pëlhurën ditë
lagur me lotë malli
dhe fillin mbrëmje
durimin dhe shpresën
Pëlhurë që dora jote
fshehur natën zhdërdhiti
provë dashurie,besnikërie...
e atij në anën tjetër të detit
luftonte me zemërimin e zotave
kthimit në Itakë..
Aty ku zemrën e tij peng e la..
Penelopë hyjnore
pëlhura jote si tis i bardhë
në vite, ne mesazhin na dërgoi
Besnike dashurisë,
deri në fund qëndroji....
Qershor 2010
nga pritja e gjatë
ankthi i kthimit ne Itakë
i të dashurit, Uliks...
Ditët numuroje
në pëlhurën ditë
lagur me lotë malli
dhe fillin mbrëmje
durimin dhe shpresën
Pëlhurë që dora jote
fshehur natën zhdërdhiti
provë dashurie,besnikërie...
e atij në anën tjetër të detit
luftonte me zemërimin e zotave
kthimit në Itakë..
Aty ku zemrën e tij peng e la..
Penelopë hyjnore
pëlhura jote si tis i bardhë
në vite, ne mesazhin na dërgoi
Besnike dashurisë,
deri në fund qëndroji....
Qershor 2010
Hapësirë
Hapësirën kërkoj, të mar frymë
me ajrin e pastër të mbush mushkritë
Hapësirën kërkoj drejt qiellit të lirë
vëndin ti bëj pa ngushtuar trupit tim.
Hapësirën kërkoj , të ekzistoj e plotë
të jem ajo qe dua të mbetem, e vërtetë
Hapësirën kërkoj këtu në planetin Tokë,
mes jush, plot misione erdha ne këtë jetë
Hapësirën time kërkoj,dritën e bardhë
pak diell shpirtin tim të ma ngrohë
Hapësirë pas shiut të bukurat ngjyra
qe i ndau me mua, zemergjëra natyra.
Hapësirën kërkoj mes dashurisë
jam gruaja dhe nëna që kam ëndërruar
hapësirën lermani, mos ma bllokoni
më duhet gjithë jetën për ta jetuar.
me ajrin e pastër të mbush mushkritë
Hapësirën kërkoj drejt qiellit të lirë
vëndin ti bëj pa ngushtuar trupit tim.
Hapësirën kërkoj , të ekzistoj e plotë
të jem ajo qe dua të mbetem, e vërtetë
Hapësirën kërkoj këtu në planetin Tokë,
mes jush, plot misione erdha ne këtë jetë
Hapësirën time kërkoj,dritën e bardhë
pak diell shpirtin tim të ma ngrohë
Hapësirë pas shiut të bukurat ngjyra
qe i ndau me mua, zemergjëra natyra.
Hapësirën kërkoj mes dashurisë
jam gruaja dhe nëna që kam ëndërruar
hapësirën lermani, mos ma bllokoni
më duhet gjithë jetën për ta jetuar.
Malli i nënës...
U ngrite nëna ime herëtdielli akoma ishte fshehurpas malesh...
brumin fillove ta punoje
te bëje byrekun për mua
për rrugën e gjatë..
derdhe lotë fshehur¨
si rrëkeza të artë
se e dije që sot
unë do të iki...
Në rrugën e largët
ku malli na ndan
I hap petët me dashuri
pas të ndiej erën tënde
të nënës sime...
Të erdha pranë, të putha,
të ledhatova,
më pushtove,
më urove:
rruge të mbarë bijë
..ika me gjysëm zemre
Një pjesë e lashë aty pas xhamash,
ku ti numuron kilometrat dhe ditët
kur unë do të vij përseri.....
brumin fillove ta punoje
te bëje byrekun për mua
për rrugën e gjatë..
derdhe lotë fshehur¨
si rrëkeza të artë
se e dije që sot
unë do të iki...
Në rrugën e largët
ku malli na ndan
I hap petët me dashuri
pas të ndiej erën tënde
të nënës sime...
Të erdha pranë, të putha,
të ledhatova,
më pushtove,
më urove:
rruge të mbarë bijë
..ika me gjysëm zemre
Një pjesë e lashë aty pas xhamash,
ku ti numuron kilometrat dhe ditët
kur unë do të vij përseri.....
Parfum dashurie
Më mbeti në mëndje parfumi yt
i asaj mbrëmje si vegim
me vete e mora
e bëra pa ndrojtje
lekurë të dytë
mbi trupin tim...
E mbajta erë kur isha vetëm
kaq shumë më kishe munguar
erë e lehtë parfum dashurie
ëndër në labirinthe e kamufluar
Parfum që vitet dot se fshinë
as nga trupi im ,e as nga kujtimet
ishte ngujuar perjetësisht
si pa kuptuar
ne zemrën time...
i asaj mbrëmje si vegim
me vete e mora
e bëra pa ndrojtje
lekurë të dytë
mbi trupin tim...
E mbajta erë kur isha vetëm
kaq shumë më kishe munguar
erë e lehtë parfum dashurie
ëndër në labirinthe e kamufluar
Parfum që vitet dot se fshinë
as nga trupi im ,e as nga kujtimet
ishte ngujuar perjetësisht
si pa kuptuar
ne zemrën time...
Vargu im...
Të ledhatova vargu im
si nëna foshnjën
të përkunda netëve
të këndova ditëve
luajta me ty rima-ve..
Të buzëqesha, vargu im
të dhashë frymën,
për të jetuar,
për tu lexuar
e dashuruar...
Të dhashë forcën, vargu im
për tu bërë i fuqishëm
shprehur atë qe flet zemra...
Të dhashë shpresën, vargu im
të dashurisë, endrrës..
të dhashë ngjyrat, vargu im
te pranverës, vjeshtës, ylberit...
bardhësinë e dimrit, dëborës
të dhashë ngrohtësinë , lirinë
vargjet, ikën fluturuan
në ç'do zemër te bëjne folenë
e perjetëshme të poezisë sime
Vargu im....
si nëna foshnjën
të përkunda netëve
të këndova ditëve
luajta me ty rima-ve..
Të buzëqesha, vargu im
të dhashë frymën,
për të jetuar,
për tu lexuar
e dashuruar...
Të dhashë forcën, vargu im
për tu bërë i fuqishëm
shprehur atë qe flet zemra...
Të dhashë shpresën, vargu im
të dashurisë, endrrës..
të dhashë ngjyrat, vargu im
te pranverës, vjeshtës, ylberit...
bardhësinë e dimrit, dëborës
të dhashë ngrohtësinë , lirinë
vargjet, ikën fluturuan
në ç'do zemër te bëjne folenë
e perjetëshme të poezisë sime
Vargu im....
Aleko Likaj
Motive nga Parisi; cikël.
Aeroporti "Sharl De Gol"
Aeroporti gulçon nga zhurma avionesh
dhe nga vetura, autobuze njekohesisht
nga 5 kontinentet fare leht mund ti njohesh
pasagjeret qe zbresin ne holle qetsisht
Aeroporti ka hapsir’ hapsira te pa fund
dhe nuk kupton kurre ku nis e ku mbaron
duket sikur mbi supe petale dritash shkund
Prêt e neper udh’ qiejsh serrish te dergon
Paris ; 17 Gusht 2001
Përpara Hygoit në panteon
Ne 5 Dhjetor te vitit 2001 ne 200 vjetorin e lindje se ti,j A. Dyma u vendos ne Panteonin francez. Unë isha në atë ceremoni
Panteoni i Parisit mban pishtaret ndezur,
dhe Hygoi serioz veshtron mbi nje mermer
Nje kortezh n'fillim dhjetori ecen i heshtur
nen hap ushtarak, dhe armet lart, "per nder.."
Nje grua e moshuar me nje trendafil ne dore,
u shkeput nga njerezit qe rrinin atje perballe.
Hygoi mban edhe mbi supe nje tis me bore,
parizienia e perqafon, e perkedhel me malle
Me nje arkivol e mantel te purpurt blu,
nen tinguj fanfare vjen shok i vjeter i rinise.
Aleksander Duma, pas dy shekuj , keshtu,
vjen qe te takohen serrisht, ketu ne Paris
Presidenti i Republikes ne nje çast solemn,
ul koken n'heshtje tek monumenti n'panteon.
Une shkrep blicin, kete kujtim dua ta kem,
mes Aleksander Dymes e te madhit Hygo
Paris: Dhjetor 2001
Vjeshtë....
Duket se dita nga pak po mbërdhin
e pemët po çvishen në "Jardin Publik"
Një dhjetëvjeçar ashtu si gjithë fëmijë,
vrapon ndër shesh me një top llastik
Një plak i krusur me shkop në dorë,
shkeli mbi fletët e zverdhura në park,
dhe pak më tej, një curil uji si dëborë.
Gjethet në ajër me njëra tjetrën në vrap
Dhe në këtë pejsazh që zhvesh pemë,
ku duket gjithëçka tani sikur fluturon
më ngjason vetja në një botë t'përtejmë,
ku qielli telegrame në tokë po dërgon
Nëntori i këtij viti më shpejt këtu thonë,
Seç na shkundi gjithë fletët ndër pemë
e qetë dhe e paqme kjo vjesht’ e vonë,
vjen dhe lëpihet ëmbël nëpër degë.
Duket se dita nis tani të mbërdhije
Dhe pemët u çveshën të gjitha n'park
kudo po shfaqet një pejsazh lakuriqsi,
kofiguracione drurësh që treten larg
Paris; Nëntor 2003
Ejfel
Perpare Ejfelit qendruam si fajtor.
Ne xhepa pak euro kishin tepruar.
Bashk' me femijt qe kerkonin akullor,
kulla e larte dukej gati e haruar
Me mire te ngjitemi deri lart ne re,
tha me i vogli djale, ashtu si femij.
Por buxheti yn s'ishte per te tre.
Vendosa qe une atje posht te rrij
Do te filmojme gjithçka lart te dy,
me tha djal i madh si per ngushllim.
Mori kameren, qe per mua ishte sy,
e ne ashensor u ngjiten fluturim
Une ne nje çast i ulur mbeta i haruar,
veç disa metra larg objektit sodis
Kulla gjigande, e pse e preka, dukej e huaj,
dhe kur ja kaq afer , prane ne Paris
Dy ore me vone u kthyem ne shtepi,
dhe djali shpej na ndezi televizore.
Vertet qe pamjet ishin nje mrekulli,
por ndrysh' esht t'prekesh qiellin me dor
dhe thashe; " asgje s'ma zevendson,
ate qe do te me servir "Ejfeli" nga lart.
Te nesermen n'mengjez me gruan "per dor',"
u gjenda posht' kulles, me t'njejtin aparat
E mu duk se isha ne nje planet tjeter.
E me duket se lart kishte shume ajri
Ne mes turistave me aparate e leter,
shkruajta me stilolaps emrin, Albani
Paris; vere 2002
Shans Elize
Te kaloj ne Shans Elize, e pastaj te vdes,
keshtu me thonte nje miku im ne Shqiperi.
Kur ishim ende ne nje moshe, pa asnje ves,
ndonese tani nuk rron me, ne kete bote ai
Dje bera nje foto me gruan time dhe djalin,
qe ta kem si kujtim, ketu ne Shans Elizee.
Mendoj se kam nxjere keshtu edhe mallin,
per veten, dhe per mikun qe nuk esht me
Ja edhe qe utopit na u bekan edhe jete.
Kete nuk do ta besonim jo , kurre at'her,
ne nje moshe pafajsie qe larg ka mbete,
kur ne lexonim Dyman,Hygon e Flober
Shans Elizeja qe "Harkun..." mban n,krye,
e ne fund sheshin "Konkord" , nje obelisk
duket si nje gjerdan i zjarte me drite-hije,
si nje trung i trashe qe ka leshuar bisk
Mes nates se ftohte i lare me lum drite,
eci dhe une ne trotuar, mbushem me ajri.
Me ndjek nga pas nje melodi fizarmonike,
dhe kenga e famshme pariziene, "Natali"
Paris; 6 Shkurt 2002
Parisi naten
Se ç'ka diçka te veçante e magjike naten ky qytet
I madherishem e i gjithpushtetshem deri ne dej
Harku i Triumfit ne qender si roje ne Shans Elize
dhe grataçielat maramendese qe rrokin qiej
Buzë Senës puthen aty çiftet e japin dashuri
Metroja gelon nentoke me njerez pambarim
ERT dhe urbanet nxitojnë drejt e në periferi
Por Parisi nuk fle, si një i pagjumë, s’ka zgjim
Notre Dami
Ç'më kujton Esmeraldën e gungaçin e mjerë,
Kjo kishë që lartohet këtu në Sant Mishel.
Më, lypsat ka kohë që nuk i sheh kjo derë,
dhe famulltarin, Frolon, të veshur me mantel
Tek ky shesh i thjesht përpara pa njerëz,
s' ka gjurmë beteje për ciganen e bukur.
Sipër në këmbanoren e madhe yjet e verës,
ndrijnë si xhevahir nën qiellin e purpurt
Veç fjala "fatalitet" gdhendur atje lart n' mur,
mbledh çdo ditë nga bota me dhjetra vizitor
Dhe të duket se nga kujtesa, jo më, jo kurrë,
nuk do të shlyhet romani i Viktor Hygos
Por katedralia e vjetër këtu e madhërishme
qëndron si monument mbi të bukurin Paris
Nën "çmenduri", shkrepje blicesh, e vezullime,
kapitoli, duket se këtë natë qiellin lart qëndis
Ç'më kujton Esmeraldën e gungaçin e mjerë
Kjo kishë që lartohet këtu në Sant Mishel.
Më lypsat ka kohe që nuk i sheh kjo derë
dhe famulltarin Frolo, të veshur me mantel
Paris , Qershor 2003
Istref Haxhillari
Vejusha e bukur
-Poezi konkuruese ne "Netet Korcare te Poezise"-
Udha e fatit…
Ëndërr, përmbysur në gjumë
Nuk mallkove perënditë
si kallogre
Pëshpërimat
duan shpirtin ta rrënojnë…
Në hon të dhimbjes
Lartësohesh kanion.
Në trup
dantell e zhupon
mëndafsh e rruaza, të gjitha të zeza
fluturëzohen
në të bardha
të kaltra
të verdha…
Nuk je robinjë
e fateve të hidhura
as valë e marrë në përrua…
Je kopësht me jaseminë
zemër e harruar.
Mëngjeseve
mend bukurinë
oshëtimë pylli zgjohesh
buis si lëndinë…
Vejusha e bukur
shemb burrërin.
Kostaq Duka
Kostaq Duka
(cikël me poezi)
Botë
Botë
e copëzuar në mijra botë
që ndizen e shuhen për ditë…
Botë
veç nën këmishën diellore
dhe pelerinën e natës
në vërtitjen pa fund i bashkon të gjithë
Botë
pas lëkurës tënde ngjeshur me të tjerë
edhe pse shpesh them
larg rrëmujës e dashurisë së reme
më mirë në vetvete
edhe pse botëzë-thërmijë.
Borxhi
Ju lutem
mos më kërkoni borxh.
Pamundësia per t’u ndihmuar
Më shkakton vuajtje.
Ju lutem
Mos më kërkoni borxh.
Pas mohimit të ftohtë
U trembem pikpyetjeve iluzive
Vrastare të dashurisë njerëzore.
Ju lutem
Mos më kërkoni borxh.
Jetës i jam qepur me thonj
Ju më kujtoni greminën
Ajo është pranë
Po s’dua ta shoh!
Kontrast
Rrëzohet fëmija
Bërtet me të lebetitura
Pret prindi ta rrëmbejë në krahë
Ta përkëdhelë e mbulojë me të puthura.
Rrëzohet plaku
Dhimbjen kafshon
Rrënkimin rrëzon
Humnerave të shpirtit.
………
Në rini
me rrezen e diellit
erën
ujin e ëmbël të liqenit
dallgën e detit
luaja gjithë gaz e furi……
Tani
rezja,era,ajri ,uji
luajnë me mua
më prekin lehtas, me përkëdheli.
Sendërtimi i poezise
Në fillim një tingull
Pastaj një rrokje
Tek fjala u ngjit pazgjidhmërisht.
Dhe fjala
Tek vargu
U serëndit
Në hapësirën e vet
Si ta kish përjetësisht.
Vargu
U shkund, lëvizi
Gjithë drithërimë.
Diku në një strofë
Mendimin,figurën
Zjarrmoi të lirë.
Së fundi
Poezia si një avion
Drejt shpirtërash
U nis në fluturim…
Korrik, 2010
Julia Gjika
I LIRE SI VALA ( Kushtuar aktorit te madh Bekim Fehmiu) Kush të ndjek vallë, në errësirën e heshtjes? Ti hiqesh mënjanë, për të hapur rrugë. I Madhi gjithnjë e bën këtë për të vegjëlit. I lë të kalojnë. Por nuk t’u ndanë, si mizat në këmbët e elefantit. Cfarë kërkuan? Gjithcka kishe ua dhurove me kohë. Ike, duke marrë me vehte trazime. Zëri yt, në paqen e Lumbardhit. I lirë si vala, brigjeve të Globit dëgjohet. I pavdekshëm Bekim Fehmiu. Qershor 22 / 2010 AJO ESHTE NE UDHETIM Nedes, vajzes IRANIANE, kushtuar endrres se saj per LIRI Nëpër rrugët e Teheranit, me shallin tënd të përgjakur, vrapon një djalosh. Mermë edhe mua të vrapojmë sëbashku, me buzëqeshjen e Nedës, me sytë e saj të shikojmë hapësirën, me zërin e saj t’i flasim botës, Më mer edhe mua djalosh! Ai vrapon dhe pyet: Përse të qëlluan Neda? C’farë përfitoi vrasësi nga ty? Nëpër rrugët e Teheranit, vrapon një djalosh, me shallin tënd të përgjakur. Ndalet tek dera ku një nënë, cdo mesdite kthen kokën, prêt të shikojë një shenjë, prêt të dëgjojë zilen, prêt Nedën të hyjë. Zëri i ëmbël të pyesë: “C’farë kemi për drekë mama?” Nëpër rrugët e Teheranit, djaloshi vrapon, me një dëshmi. U bë e saj mbretëria e Lirisë. Ajo e dinte, se duart dhe krahët që zgjati drejt qiellit, e prekën yllin e Shpresës Ajo është njësoj, nuk ka vdekur Ajo është në udhetim. Qershor 21, 2010 |
Makfire Canolli
Abetare per Lirine
Shtrenguar me zinxhire ne trupin tim femeror,
gumezhitja si tanku armik mbi barin e vjeshtes,
te gjeja abetaren e Lirise,
ne naten e zeze me re,
kur enderroja frymen e ndaluar ne gryke
me hallkat e reja nate per nate,
qe te mos çele kurre drita e mengjesit tim,
e lagur me gjakun tim.
Dhe ti nuk e di, armiku im!
Qe une di permendsh
Lirine qe ma ndalon ti,
kengen me te bukur te poetit
qe ua le cicerima zogjve,
edhe kur ti e vret.
Prape ti nuk e di!
Se sa me shume qe me shtrengon,
aq me shume gjaku im me meson jeten,
zvarre per te arritur kotherren e bukes,
qe shkel çizma jote,
ne sofren e Kosoves,
gatuar me duart e nenave.
Po ik se nuk kam kohe te flas me me ty!
Me presin trimat ne male.
kerkojne buke dhe fisheke,
per ty, armiku im!
Kurbet e vetmi
Mos mendoni se po flas
per nje kashelashe te lashte,
as per nje rebus qe trurin te mundon.
Vetmia eshte armiku im, ne varr po me çon.
Kurbet e vetmi
Jane dheu im permbi.
Ne kurdhe te kohes sime,
kalitur nga kurbeti jam,
pa iu afruar gjysmeshekullit.
Pa atdhe,
pa varrin e nenes,
pa hingellimen e kalit te Gjergjit,
pa shenjterine e Nene Terezes…
Kurbet e vetmi
Jane dheu im permbi.
Lot prej dheut
Sa herë më quajtën mërgimtare,
zemër e pikëlluar u bëra,
ujitur me lot, lagur me riga gjaku,
djegur me mallin e Atdheut.
Dhe refugjate kur më thanë,
nga gjoksi zemrën nxora,
të mos çahej e mbaja,
me duar të buta vajze.
Mbuloja shpirtin,
me plisa të dheut tim,
i bëja baltë, që
të shkelja mjaltin e huaj.
Lulet më lironin helm,
në blerimin refuzues isha.
Shporruniiiiiiiiiii ii!
Më vinte të klithja,
por Atdheu ma shkelte syrin:
Mbahu!
Nesër një ditë tjetër vjen.
Thani Naqo
BROHORAS E QESH
I harbuari dem flak plisin e dheut,
marrok gryen tokën. Marrokçe pëllet,
ngre bishtin kopan si demat e zegut,
xhufk'e bajguar mbi shpinë i godet.
Duket trimosh. Ah, s'ka me kë ndeshet!
Shkrepëtijnë sytë e brirët hark,
triumfin e ndeshjes kërkon me hak,
kodrinave përplas zërin buçimtar,
nën tinguj bilbili këtij demi zemërak,
brirët t'ia prek, mos i mbetet merak!
Uji i lumit fërkohet pas ledheve,
porsi djalosh u hodha gur mbi gur,
arbitrova demin me trungjet e shelgjeve,
brohorita e qesha njëlloj si dikur!
2009
(Nga libri Simfonitë e stinëve)
Fation Pajo
Dy gjysma ne…
Një natë dimri mezi përcollëm
mbi turmë abstraksioni paformësh
printe në sytë e mi pagjumësia
me krahë durimi u përballëm
unë gjysmuar nga malli
dhe gjysma tjetër,poezia.
Brenda meje qirinj dashurie ndeze
si foshnjë e bukur vrapove hapësirës
kapërceve muret e ndrojtjes
yjeve në ikje u fale madhështinë
syrit tim qetësuar pas dallgëve
i shtrove karpetin e çlodhjes.
Një natë dimri mezi përcollëm
si gjethet e fundit nëpër pemë
u lëkund rrugëve pagjumësia
unë gjysmuar nga malli
sytë drejt lindjes harkuar
dhe gjysma tjetër,poezia.
2010
Moment
fëshfëritje degësh peme të çveshura
tek-tuk një sirenë ambulance në rrugë
ndërtesa të heshtura përqark
nga ëndrat e natës më largojnë.
Kjo Pranverë me ditë të zbehta
nën shtiza zbrazëtie trupit
me ankthin e të nesërmes gri vijnë
anatominë e shpirtit t’më skanojnë.
2010
Pragmbritje tek Ti
Hieroglife të hedhura me nxitim
Mbi pëlhurën e qelqtë të qiellit
Është sontë kjo natë në ikje.
Perëndimi i ftohtë në sytë e mi…
Notat e tingujve të lodhjes
I ndjej të largëta,të zbehta
Mezi pres mbritjen tek Ti.
Lindja një imazhqë më bën të vuaj…
Arterjet e mpiksura brenda meje
Paqe kanë bërë me instiktet
Nga emocionet zhvishen në zbritje.
Qyteti im,ëndra e ëndravë pa mbarim…
S’është më hamendje ku marr frymë,
Njomur nga vesë e nxehtë e mallit
“Nënë Terezën” në prag puth si fëmi.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...