2011-03-28

Si do të rizgjidhet presidenti pas vendimint të Gjykatës Kushtetuese?

Bota sot
Kontestimi I zgjedhjes së presidentit të Kosovës më 22 shkurt nga Gjykata Kushtetuese e rikthen procesin prej fillimit të votimit për president.
Gjykata Kushtetuese për herë të dytë po konteston postin e presidentit të Kosovës. Përderisa herën e parë në “rastin Sejdiu” kjo Gjykatë konstatoi se ish-presidenti Fatmir Sejdiu kishte shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës me mbajtjen e dy posteve, atë të Presidentit të vendit dhe të kryetarit të LDK-së, Gjykata Kushtetuese më 28 mars konstatoi se procesi i zgjedhjes të presidentit të Kosovës ishte bërë në kundërshtim me Nenin 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Por shtrohet pyetja si të veprohet më tej dhe si është e rregulluar me Nenin 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës zgjedhja e presidentit të Kosovës?
Çka thuhet në Nenin 86 I Kushtetutës së Kosovës?
1. Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë.
2. Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.
3. Secili shtetas i Republikës së Kosovës mund të nominohet si kandidatë për President të Republikës së Kosovës, nëse ajo/ai siguron nënshkrimet e të paktën tridhjetë (30) deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e Kuvendit mund të nënshkruajnë vetëm për një kandidatë për President të Republikës së Kosovës.
4. Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
5. Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjedhet President i Republikës së Kosovës.
6. Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet President i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda dyzet e pesë (45) ditësh.
Sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese me rastin e zgjedhjes së presidentit Behgjet Pacolli është bërë shkelje të pikës 4 dhe 5 ku përshkruhet nevoja e domosdoshme e pranisë së dy të tretave të të gjithë deputeteve gjatë raundit të parë dhe të dytë të votimit.
Ndërkaq në pikën 5 përshkruhet domosdoshmëria e kundërkandidatit në procesin e votimit,
Jakup Krasniqi për herë të dytë U.D. president
Kontestimi I zgjedhjes së presidentit të Kosovës më 22 shkurt nga Gjykata Kushtetuese e rikthen procesin prej fillimit të votimit për president. Por duke e parë kostolacionin e forcave në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht duke e pasur parasysh faktin se tashmë kryeministri Thaçi dhe ministrat e PDK-së e të AKR-së nuk kanë të drejtë vote, atëherë mbetet pikëpyetja mundësia e rikandidimit të Behgjet Pacollit për president të Kosovës. Kjo për faktin se tre deputetët të rinj nga radhët e PDK-së të cilët janë bërë pjesë e legjislativit pas dorëheqjes së kryeministrit dhe ministrave të kësaj partie, haptas janë deklaruar kundër Pacollit për president të Kosovës. Fjala është për deputetët Hydajet Hyseni e Nahit Hasani të cilët njihen si përkrahës të “vijës” së Jakup Krasniqit, përkatësisht të Fatmir Limajt.
Deri më tash nuk ka pasur ndonjë prononcim as nga Qeveria e Kosovës e as nga ekspertë të legjislaturës për të dhënë ndonjë propozim për procedim të mëtutjeshëm të kësaj çështje.
Në ndërkohë sipas Kushtetutës së Kosovës, kur vendi mbetet pa president atëherë ushtrimin e kësaj detyre e merr kryetari I Kuvendit në kohëzgjatje prej 6 muajsh. Nëse ndodh kjo atëherë Jakup Krasniqi për herë të dytë merr postin e U.D. të presidentit të Kosovës

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...