Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/01

Montefiore nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”



Shkrimtari dhe historiani i njohur anglez Simon Sebag Montefiore është nderuar sot me titullin “Doctor Honoris Causa” nga rektorati i Universitetin e Tiranës ku rektori i këtij universiteti Dhori Kule që i dorëzoi Montefiores titullin e lartë.
Historiani dhe shkrimtari anglez ka promovuar në Tiranë pesë librat e tij të botuar në gjuhën shqipe, ku më i fundit e më i njohuri është “Jeruzalem”, që cilësohet si një biografi, një histori e re mbi Lindjen e Mesme.
Gjatë fjalës së tij historiani anglez duke shprehur mirënjohjen theksoi se është i lumtur që ka mbërritur në Tiranë, duke theksuar se ky vend ka shkrimtarë të njohur.
Disa nga librat e shkrimtarit anglez Montefiore të cilat do të promovohen sot nga shtëpia botuese “55” do të jenë “Stalini”, “Në oborrin e Carit të kuq”, “Jeruzalemi”, “Stalini i ri”, “Sashenka, Katerina e madhe dhe potemkini”
Shkrimtari Simon Sebag Montefiore konsiderohet si ati i historisë moderne ndërsa libri i tij “Jeruzalemi” kryeson listën e librave më të shitur.

No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...