Agim Bacelli
-tregim-
I ri, i bukur, i fuqishëm, Eri ishte në kulmin e pushtetit të moshës së tij. Çdo gjë në jetë që kishte ëndërruar, e kishte plotsuar me përjashtim të martesës për të cilën të gjithë miqtë e tij mendonin se ishte shumë i vonuar! 35 vjet për një shqiptar verior nuk janë pak të jetë beqar por ai nuk nxitohej pasi e dinte më mirë se kushdo tjetër që jetën e beqarit nuk do ta gjente kurrë më. Por presioni sa vinte e rritej. Kështu, nën presionin e familjes, miqve dhe shokëve, nje ditë, Eri ja bëri bamb! Gjeti vajzën më të mirë në qytetin e vogel të Lezhës.
Vajza quhet Era. Ajo është në moshën 22 vjeçe, është e bukur si vetë drita, e mënçur si vetë ajo. Studente ne gazetari. Era është vajza më e madhe në dy motrat e familjes Gurra. I jati një oficer në pension dhe e jëma, Rea, 45 vjeçe, një ish drejtoreshë dhe tani pronare e një dyqani veshjesh. Rea me të bijën ngjajnë shumë, si dy pika ujë mbi një xham kristali. Ato mund ti ngatërrosh kur të duash me njëra tjetërn. Shpesh të jëmen e thërresin Era dhe Erën ngadonjëherë e thërresin Rea. Jo se Era tregon e vjetër por se Rea tregon shumë e re.
Më në fund erdhi dita që Eri të shkonte tek shtëpia e Erës për të kërkuar dorën e saj. Tek shkallët e shtëpisë kishin dalë, prindërit që e prisnin me buzën në gaz. Me prinderit ishte dhe vajza tjetër më e vogel, Vera e cila akoma nuk i kishte mbushur të 10 vjetët. Që të pestë shkëlqenin nga kënaqësia. Shtëpia llamburiste nga drita e gëzimit të të pestëve. Pasi hynë brënda dhe bënë adetet e rastit, e lanë çiftin e ri të dalë në qytet. Para se ata të iknin, Rea i tha Erit mënjanë, “Nesër para dite, ora tetë, do vish këtu pasi kam diçka më të thënë...” Eri se kuptoi nëse kjo kërkesë ishte pyetje, lutje apo urdhër!
Ai mezi e priste të nesërmen pasi mendonte se ata akoma e diskutonin dhëndërrin e ardhshëm që ju dukej pak i madh në moshë...! Megjithëse e ndjente mirë nga dashuria e Erës që kjo punë ishte e mbaruar.
Të nesërmen ne orën e lënë ai u paraqit përsëri në shtëpinë e Erës. Atje nuk gjeti asnjë tjetër perveç Reas që i shndrisnin sytë dhe që ishte parfumosur rëndë me një parfum të një tipi më të ri në botën e parfumeve, magnolia, që ka erën e lule mimozave dhe që shitet një shishe 50 mm për 200 Euro. Rea kishte veshur një fustan të shkurtër rozë e të tejdukshëm. Flokët e kuqe në kafe. Trupi i bukur i dilte krejt në pah. Belin shumë të hollë dhe vithet e gjera pak të dala prapa. Këmbët në formën e shishes së Birra Korçës. Lëkura e saj shumë e lëmuar, e bardhë në nuanca të purpurta zjarri ashtu siç lëshon një flakë që del nga një trup i dëshiruar të digjet. Goja e vogël me buzë vermiljone të tulta si Qershi Belica, dukej sikur ishte e gatshme të thithte lëngun e vet. Sytë. Ah sytë! Në to shkreptinin shumë ngjyra si dy bula vese nën rrezet e djellit të mengjezit pranveror. Qerpikët dhe vetullat si petalet dhe thekët e një lule që rritet vetëm në Australi dhe që thirret Lule Plea e cila ka një histori tragjike dashurie. Gjoksi nuk mund të përshkruhet. Është teper magjik dhe duhet të jesh magjistar ta ringjallësh në letër. Dy bombat e tij të varura nga poshtë - lart dhe gjysëm të zbuluar, dukeshin sikur do të shpërthenin e rrukulliseshin tëposhtë si dy orteqe që do të shkatërronin çdo force mashkullore që mundohej ti ndalë! Shtërngimi i sytinave kish krijuar gjithashtu edhe dy topa të buta mëndafshi që shtyjnë njëra tjetrën duke krijuar një luginë të ngushtë të argjëndë dhe të florinjtë.
Kush ecën në atë luginë, magjikisht bëhet dhjetë vjet më i ri, mendoi Eri. Të mbathurat rozë, me gjurmët e një puthje ujë në qendër, ftonin kalimtarin të qëndronte dhe freskohej.
Kush ecën në atë luginë, magjikisht bëhet dhjetë vjet më i ri, mendoi Eri. Të mbathurat rozë, me gjurmët e një puthje ujë në qendër, ftonin kalimtarin të qëndronte dhe freskohej.
Rea e mori për dore Erin dhe e ngjiti sipër në katin e dytë. Në koridor, i hodhi duartë rreth qafës së tij, e tërhoqi rreth vehtes dhe e puthi lehtë në faqe pastaj filloi të këndojë disa vargje në anglisht,
“Love is sex between who shares,
A sex between two who really cares.
Love is ours, if you dear Eri agree,
To put your love without fear on me!*
A sex between two who really cares.
Love is ours, if you dear Eri agree,
To put your love without fear on me!*
"I dashur Eri, të duash dhe të të duanë është njëlloj si zjarri në dimër të ftohtë, kur ti ndodhesh jashtë, është puhizë ere e freskët në verën e vapët kur ti ndodhesh brënda zagushisë.. Ti trembesh seksit nga vjen vetë jeta është njëlloj sikur ti trembesh jetës...”
Eri i befasuar ngeli si i ngrirë! Vjerra i kishte ngritur kurthin e bukur të dashurisë që në takimin e parë! “N'gjo Eruuushsh... ! – dolën nga goja e saj këto dy fjalë kaq të ngrohta dhe me një zë kaq fëminor, pasi janë fjalë dashurie dhe kërcënimi, sa çdo mashkull do ta kishin bërë për vehte, – Unë mezi e kam pritur këtë takim dhe i kam marrë të gjitha masat. Ti ke ndezur jo vetëm zemrën e sime bije por edhe timen akoma më shumë. Ti ke vrarë dy zogj vetëm me një të shtime dhe nuk je aspak fajtor për këtë, as unë dhe ime bije nuk jemi fajtore. Të lutem mos më refuzo. Pse largohesh?! Jam e jotja njëlloj si ime bije, bile, kënaqësin që do të ndjesh tek unë, kurre s'ke për ta gjetur tek ajo dhe tek askush tjetër. Kjo është një dhuratë shumë e çmuar e imja për ty. Të lutem eja sa më parë në krevatin tim dhe le ta shijojmë ëmbëlsinë e dashurisë që e kemi kaq të rrallë.”
Pa marrë asnjë përgjigje prej tij, ajo e tërhoqi Erin në çarkun ku kanë rënë të gjithë meshkujt mëkaterë të botës pamvarsit nga fuqia, bukuria apo pasuria.
Mëndja e turbullt e Erit nuk punonte më. I dehur nga avshi që sjell një epsh i ndezur në çast, ai hodhi këmbët e tij drejt mëkatit të parë kundrejt nuses së tij të ardhshme së cilës i qe betuar që përveç dashurisë së saj ai kurrë nuk do provonte asnjë dashuri tjetër. Mekati i parë bëhej me njeriun më të dashur të bashkëshortes se tij të ardhëshme. O Zot!
Pa marrë asnjë përgjigje prej tij, ajo e tërhoqi Erin në çarkun ku kanë rënë të gjithë meshkujt mëkaterë të botës pamvarsit nga fuqia, bukuria apo pasuria.
Mëndja e turbullt e Erit nuk punonte më. I dehur nga avshi që sjell një epsh i ndezur në çast, ai hodhi këmbët e tij drejt mëkatit të parë kundrejt nuses së tij të ardhshme së cilës i qe betuar që përveç dashurisë së saj ai kurrë nuk do provonte asnjë dashuri tjetër. Mekati i parë bëhej me njeriun më të dashur të bashkëshortes se tij të ardhëshme. O Zot!
“O Zot! O Zot! Kjo që po bëjmë është e panatyrshme,” mundi të mërmërise Eri. Rea buzeqeshi çuperisht duke u përdredhur si një kotele pas të zotit dhe ju përgjegj, “E panatyrshme është vetëm ajo që nuk kemi bërë. Eja sa më shpejt se jeta është e shkurtër dhe ky rast ndoshta nuk na vjen më. Eja ta shijomë magjinë hyjnore.”
Të dy të kapur përdore mbritën tek dhoma e gjumit. Erit i shkuan sytë tek fotoja në mur mbi kokën e krevatit, Rea kishte dalë atje nuse me të shoqin dhëndër; te dy të rinj e të bukur, shumë të lumtur dhe të perqafuar. Një drithërimë rrënqethëse përshkoi tërë trupin e tij. U djersit dhe filloi të dridhet. Kurrë, nëpër qindra raste kur ai kishte bërë seks me femra pa dallim moshe apo ngjyre, me femra të bukura apo të shëmtuara, ai kurrë nuk ishte dredhur si këtë radhë. Rea e kafshoi lehtë në buzë, pastaj në gushë, i zbërtheu këmishën me një zhdërvjelltësi që do t’ja kishte zili çdo prestigjator cirku në botë, pastaj i lëpiu gjoksin me avshin e zjarrtë që del nga një trup që digjet në turrën e dashurisë. Me gishtrinjtë si të një xhonglere ajo i zbërtheu për një sekondë rrypin dhe zinxhirrin e patallonave, po për një sekondë tjetër ja uli të mbathurat në dysheme dhe po ashtu për një sekondë të tretë i kapi organin seksual me dorë. Ja ledhatoi pastaj e fërkoi pas shalve te saj të trendafilta, por organi nuk reagoi…Ngeli një gjë e varur e pafuqishme dhe e neveritshme qe nuk dha asnjë shënjë jete…pas çdo shkrepje të përshkëndijuar të Reas. Ajo e provoi shumë herë t’ja ndizte por më kot. Flaka e saj kishte mbuluar me hi zjarrin e Erit. Flaka e tij e ndezur që në çastet e para kishte vdekur. “Gjë e cofur s’mund të ngjallet më”, mendoi ajo. Rea psheretiu thellë. Mënjëherë mori një pamje të zymtë dhe të reptë. Drita ju shua nga fytyra. Zëri shumë i ëmbël ja la vëndin një zëri metalik të ashpër që e urdhëronte Erin të ikete sa më parë nga shtëpia dhe të mos shkelte kurrë me aty.
Eri doli nga shtëpia siç del një i pirë dhe hyri në një rrugicë që rrallë shkonte njeri në të. Ai ecte dhe nuk shikonte. Për pak sa nuk u përplas me të shoqin e Reas dhe Verën që rrinin të strukur në një qoshe të lagjes, pak larg shtepisë.
I shoqi i Reas shumë i çuditur nga lajthitja e Erit, eci me vrap drejt shtëpisë se tij dhe e pyeti gruan, “Hë grua, a ja vlen ta bëjmë dhëndërr?” Rea qeshi hidhur duke i thënë, “Burrë, ai është i rrezikshëm! Për pak desh më përdhunoi!