Bota sot
Ditën kur Gjykata Kushtetuese e Kosovë mori vendim për mënyrën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës më 22 shkurt të këtij viti, presidentit Behgjet Pacolli e ka gjetur në Zvicër. Presidenti Pacolli kishte udhëtuar të premten në mbrëmje për në Paris në një darkë pune e më pas kishte udhëtuar për në Zvicër. Ndërkaq burime tona të sigurta njoftuan se ai është kthyer në orët e mbrëmjes së sotme në Kosovë. Në Aeroportin e Prishtinës janë parë veturat e presidentit por eskorta presidenciale është larguar nga Aeroporti nga një dalje e veçantë e Aeroportit.
Kthimin e presidentit Pacolli në Kosovë e ka konfirmuar për “Bota sot” edhe këshilltari për siguri Naim Maloku. Ai tha se presidenti Behgjet Pacolli dhe zyra e Presidencës nuk do të prononcohet para medieve para se të marrë vendimin me shkrim nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Maloku shtoi se “nuk është krejt ashtu siç po e interpretojnë disa media vendimin e Gjykatës, por gjithçka do të sqarohet deri ditën e mërkurë.