Përparim Hysi
Tregim
Ai,Sadush Alushi,e la vëndin e tij,mes krismave të
armëve.Jo atyre krismave të luftës,se në kohë të luftës as që kish
lindur,por mes krismave ogurzeza të vitit 1997.Ky vit dihet që për
Shqipërinë qe një vit i mbrapshtë ,sa,sikur të ndodhë që të bësh një
plebishit popullor,që të gjithë,me një gojë do të thonë:kurrë mos u
ktheftë më!Arsyet e këtij mallkimi"kurrë mos u ktheftë më" janë të
thella dhe,po t'i referoheshe një thënieje të një ministri të asaj
kohe,ke dhe pse e mbështet këtë mallkim.Ky,ministri i asaj kohe,në një
intervistë,tha për këtë vitin 1997:-Është një vrimë e zezë që nuk ka
për t'u zbardhur kurrë.Ja,kaq.Pastaj daullet bien për ata që kanë
veshë.E sa për Sadushin,ky qe një nga ata që kishte veshë.Jo vetëm
veshë,por dhe sytë i kishte në ballë.A nuk ia sulmuan fare pa shkak
atë barakën ku ai,me djersë të ballit,nxirrte bukën e gojës për vete
dhe për dy fëmijtë e vegjël.Një ditë,kur u gdhi,pa që jo vetëm
derën,por gjithë atë fasadën,nga të katër anët,ia kishin bërë shoshë
me plumba.Dukej sikur një skuadër e kish vënë në nishan këtë barakën
dhe qe fat që as Sadushi dhe asnjë klient i tij,nuk u ndodh
brënda.Se,po të ndodhej,do të kish shkuar për dhjamë qeni.Sadushi qe
njeri që shikonte punën e tij dhe me askënd,kurrë,nuk kishte këmbyer
një fjalë të keqe.Vallë,pse të ma kenë bërë?Me siguri,hamdyshej,është
si një paralajmërim:kërkojnë të më frikësojnë që o ta mbyll o t'u
paguaj nënë dorë ndonjë lek. Njerëzia,mandej,si
njerëzia:-More,Sadush,po ç'është kjo hata që të ka gjetur?Sadushi qe
djalë i zgjuar dhe e dinte se mes tyre që pyesnin,kishte dhe nga
ata"pjesëmarrësit në vrasje",nga ata dashakeqët që nuk kishin kursyer
cep pa shpuar me plumba dhe e kalonte me të qeshur:
Ato pushkë nuk kanë qenë për mua.Nuk ka në fshat që t'ma bëj këtë të
keqe.-Ah,po i zumë ata zagarët!-bërtiti bash një nga ata bashtot.-Opo
le të kenë dorën e mbarë!-mallkoi ashtu dykuptimësh një i moshuar.Kur
thosh"dorën embarë" ishte si punë e asaj "kollës së mirë" që thonë
plakat.Sadushi e njihte mirë fshatin dhe e dinte se pak,po të nxirte
një llaf(ai e mirte me mend se nga kush kish ardhur ajo"luftë?") , do
ta kishte më keq punën.Ndoshta do t'ia digjnin fare.-Aha, tentonte ta
mbyllte muhabetin,dikush ka ardhur dhe ka bërë këtë batërdi.Jo.Nuk
është nga fshati.Dhe ata "larashët" silleshin aty anash,pa dalë dot
atje ku pandehnin.
Qe tip i duruar Sadushi dhe rronte me shpresë.I kish dalë llotua dhe
mezi priste zarfin e dytë.Po nuk ndihesh fare.Kur e lajmëruar.Dhe qe
aty nga data 25 mars 1997 që,pas mori vizën në ambasadën amerikane,po
nisej për atje me një taksi që kish porositur në qytet.Ata
"pushkatarët"(pse i kujtoni në ato çaste ata "trimat e Selfo Qorrit"
nga një film i saj kohe) ,ishin aty,sipër xhades dhe
ky,Sadushi,bërtiti:-Mos ua pafsha bojën!Gjidi,bajga!"bajgat" s'patën
kohë të zbranin pushkët,se,tanimë,taksia kish marrë kthesën.As kam
për të ardhur më!- i dha fund betimit Sadush Alushi.
* * *
U vendos me familje në një shet të Veriut ku nga rrethi i tij,ka
shumë shqiptarë.Aq,sa mes njëri-tjetrit,shpesh qytetit amerikan i
thonë me emrin e qytetit të tyre.Gjë e mirë,në fund të fundit,se
ndihmojnë njëri-tjetrin.Sadushi u rregullua me gjithë të shoqen në
punë dhe i dha karar:nuk kthehem më andej nga kam ardhur.Punonte në
një fabrikë dhe ca nga lodhja dhe ca se gjuhën nuk e njihte,lodhej dhe
mërzitej sa vet e dinte.Më duket ,i tha të shoqes,Zymbyles,nga shiu
ramë në breshër.Vërtet na i bën shoshë atë barakën,po më vonë çdo gjë
u ndreq.Po këta"plumbat" e këtushëm qenkan ku e ku më keq.Ajo lodhej
për vete sa vet e dinte.Po gratë si gratë.E ku ndihen ato
ndonjëherë?Të vjetrit zunë dhe i mbanin me kurajo se fillimi kështu
është dhe,pastaj,ca nga ca,dhe zë mësohesh.Po mërzitja i rrinte mbi
kokë.Si shpata e Damokleut.
* * *
Ai vazhdonte të punonte,se nuk qe nga ata që i bënte bisht
punës.Përkundrazi:pranonte të bënte çdo punë dhe,si të gjithë
shqiptarët,po kërkonte dhe një punë të dytë.Filloi dhe punën e dytë
dhe,pak nga pak,po e merrte veten.Hesapi po i dilte më mirë dhe
thoshte mes shokësh:tani po.Samari më rri më mirë.Dhe qeshte.Qeshte se
nuk qante dot.Pas ca kohe(kishin kaluar nja tri vjet të mira),kish
blerë dhe shtëpi dhe,si fshatar denbabaden,zuri të mbillte perime dhe
pemë.Aha,- thoshte,- tani jam me tri samarë!Dy tek Bosi dhe një tek
"lala Krosi".Këtë "lala Krosi",e thoshte sa për rimë,por,merrej
vesh,që e kish për shtëpinë e tij.
Ish e shtunë në mbrëmje dhe i tha të shoqes:-Nesër do të
ngrihem nga ora dhjetë se dua të ngopem me gjumë.Se mos më zgjon gjë,-
dëgjove.Mos bëj hesape,- i tha e shoqja,se kur vendos të fleshë më
shumë,atëherë o s'të zë gjumi o të del më heret.I cfilitur nga
puna,mbasi bëri një dush,ra pikë e vdekur në gjumë.E zuri sakaq.Kur
aty nga mesnata dëgjoi që këndoi gjeli i Azbies.Ah,sa u gëzua!Kish
kohë pa e dëgjuar.Ky gjel(Azbia me përkëdheli thërriste dash!) , qe si
kambanë për të atje,në fshat.Sa bënte ki-ki,ky gjel,ai çohej dhe
hapte atë barakën.Se e kish buzë xhades dhe fillonin kalimtarët e
parë.Dhe jo vetëm ndjeu ki-kinë e tij të gëzueshme,po,përnjëherë,para
sysh i kaloi Hekurani me kopenë e dhënëve dhe fill,pas tij,RRap
Liçi.Ky,RRapi,dallohej nga barinjtë e tjerë se kopenë e tij e ndiqnin
pas 4-5 qenë.Nuk qenë qenë ujq,jo.Nga ata zagarët që ka Myezeqeja,po
Rrapi nuk rronte dot pa qenë.Gjtihmonë pranë shtëpisë së tij do gjeje
zgjidhur 4-5 qenë.Sadushi mënd po bënte toka me ta dhe,kur këta u
larguan drejt kullotave,dëgjoi zërin e një gruaje:-E mole lopën,moj
File!-thirri Hurmaja që merrte qumështin tek kjo,Filja.Ou,- bëri
Sadushi,- po qenka gdhirë deri sa graria po mjelin lopët.Po unë ç'bëj
kushedi se sa njerëz kanë kaluar dhe barakën e kanë gjetur mbyllur.U
çua vrikthi dhe ndezi dritën.U kthiell:Pa që kish qenë në ëndërr.Ishte
thirrja e mallit që e bluante përbrënda.Dhe,sado që qe
zëmërfortë,ndjeu që i rrëshkiti një lot.Qe një lot malli.Ah,sa
donte,me të vërtetë,të dëgjonte atë ki-kinë e gjelit të Azbies,të
takonte Hekuranin e Rrapin;atë Hurmanë që merrte qumësht tek Filja
dhe...O Zot,po për kë nuk më ka marrë malli.Dhe ata "trimat" që më bën
atë proçkë të gjithë i kam falur.Ra përsëri në krevat,po mezalla se
zuri më gjumi.Dhe priti sa të gdhihej,Kur u gdhi,e shoqja,Zymbylja,po
ngrihej me terezi se mos e zgjonte.Aha,- i tha,- dolli fjala jote.Më
zgjoi gjeli i Azbies mua.Dhe u rrëfye një për një.
* * *
Sadush Alushi e theu betimin.Që të nesërmen e kësaj ëndrre malli ai
porositi biletat dhe u kthye në fshat.Atje dhe u takuam.U çmallëm dhe
më tregoi këtë ëndërr.Me që u bë zgjëndërr unë e solla për ju se e di
mirë:tek secili nga ne të emigruarët fhsihet ai malli që na bren dhe
pret atë kikinë e gjelit të Azbies.Të grryen të grryen pak nga pak.Si
mola që ha trarin.Dhe ka vetëm një shërim:atdhenë,vëndi ku na ka rënë
koka.Se atje edhe duhet të vdesim.Apo jo?