2011-03-28

Varrezë masive në Dejne të Rahovecit?


 

Dyshimet për një varrezë masive në fshatin Dejnë të Rahovecit kanë dalë të pasakta pak kohë pasi ato ishin ngritur nga një fshatar, i cili duke gërmuar dheun për rregullimin e serrave kishte gjetur mbetje mortore.
Ekipet e ekspertëve të Departamentit të Mjekësisë Ligjore kanë dalë të hënën paradite në vendin e dyshimtë për vendndodhjen e një varreze masive dhe pasi kanë marrë kockat e gjetura aty kanë arritur në përfundim se ato nuk i takojnë ndonjë të vrari nga lufta e fundit, por janë të një periudhe shumë më të hershme.
Këtë për “Zërin” e ka konfirmuar Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it. “Nuk kemi të bëjmë me varrezë masive”, ka theksuar ai. Sipas tij, nisur nga fakti se mbetjet mortore nuk i takojnë luftës së fundit ekspertët nuk e kanë konsideruar të nevojshme as fillimin e hulumtimit në këtë lokacion.
Labinot Berisha, këshilltar i Kuvendit komunal të Rahovecit konfirmoi për Telegrafin se në fshatin Dejne të komunës së Rahovecit dyshohet për një varrezë masive.

Ai bëri të ditur se të dielën pasdite nga një banor i fshatit është zbuluar një varrezë masive gjatë marrjes se dheut për nevoja të fshatit, gjegjësisht për rregullimin e serrave.
Sipas banorëve të fshatit në lokacionin ku janë gjetur kocka njerëzish asnjëherë më parë nuk është shfrytëzuar për varreza të fshatit.
Referuar pohimeve të banorëve, Berisha tha se gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s, forca të mëdha të policisë serbe janë pozicionuar në atë zonë dhe kanë qëndruar një kohë të gjatë, gjë që besohet në dyshimet e banorëve për varrezë masive.
Po ashtu u bë e ditur se lokacioni është rrethuar dhe siguruar nga Policia.
Vesel Gashi, nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit konfirmoi se Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar pjesën ku dyshohet për një varrezë masive.
Ai bëri të ditur për Telegrafin se Policia ka rrethuar vendin ku dyshohet dhe janë në pritje të Ekipit nga Prishtina.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...