2011-04-01

Poezi nga gjeniu i vogël Elisa Bruqi:Shoku im i dashur & Nëna ime....

Elisa Bruqi është nxënëse e shkelqyeshme e shkollës fillore “Iliria” ne Prishtinë(klasa II-të).
E lindur në Kanada, por jeton dhe shkollohet ne Prishtinë. Përpos suksesit të saj në shkollë, ajo vijon edhe kursin e baletit ku çdo herë na befason me shaqjet e mrekullueshme. E mos ta harrojmë talentin e saj në letërsi, ku qysh ne ditët e para të klasës se parë ajo ia filloi me thurrjen e poezive të saja të para. Ajo është shumë e talentuar në të dy gjuhet, shqipe dhe angleze. Është imitatore dhe manekene  dhe fotogjenike...
Elisës i deshirojmë sukses të madh në artin letrarë dhe shpresojmë se do të kemi kënaqësinë të lexojmë 2 punimet e saja të rradhës!



 Fëmijë gjeni :Elisa Bruqi 




Shoku im i dashur

Kam një shok
E dua fort
Luaj me te
E bashk mësojmë.

Është i menqur
Te habit
Me gjëra të bukura
Për çdo ditë

Me mëson
Me tregon
E me shpjegon
Çdo çudi qe nuk e di

Shkoj në shkollë me te,
Kush është a e di?
Ai është - libri im
shoku më i mirë.


NËNA IME


Nënën time
Shumë e dua,
Se kujdeset
fort për mua,

Me mëson,
më ledhaton
Për jetë ajo
mua me mëson.

Zëri i saj,
I ëmbli zë
në vesh  çdo natë
më këndon

Sa herë kam nevojë
për ndihmë,
është e para
që vepron.




Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...