Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/04/01
Fjalimet e nëntë fituesve të çmimit “Nobel” vijnë në një libër të vetëm
Si kanë folur nobelistët?
Stockholm, 7 dhjetor, ora 17:30. Një nobelist i letërsisë ftohet për çdo vit të ngjitet në “tribunën” e së vërtetës. Do t’i drejtohet botës (edhe atje ku ai vetë apo librat e tij nuk njihen) me një fjalim. Në këtë rast, secili bën zgjedhjen e tij për t’iu qasur vetes krijuese, letërsisë së tij, letërsisë si filozofi e t’ua komunikojë atë të tjerëve. Ka qenë pikërisht një fjalim i tillë, ai i Harold Pinterit në vitin 2005, që e ka nxitur përkthyesin Urim Nerguti t’i bëjë bashkë 9 nobelistë në një libër. Titullohet thjesht “Nobelistët”, botuar nga “Tirana Times”. Nis nga Herta Muller, kurorëzuar fituese në 2009-n e shkon deri te Naipaul, nobelist i vitit 2001. “Kam menduar se leximi i këtyre fjalimeve do të na jepte, vetëm në ca faqe, pothuaj tërë thelbin e shkrimeve të këtyre nobelistëve. Kjo është njëlloj sikur vetë këta shkrimtarë të mëdhenj të na jepnin kyçet e hyrjes në veprën e tyre, ose edhe të paraqisnin ndaj lexuesve dhe dashamirësve të letërsisë pasaportën e tyre letrare”, shkruan Nerguti në parathënien e botimit. I cilësuar gjithnjë e më shumë si politik, çmimi “Nobel për Letërsi”, gjatë viteve ka bërë “të dukshëm” për botën mbarë shumë shkrimtarë që për vite kanë dialoguar me një publik të caktuar. Herta Muller shfrytëzoi rastin e një fjalimi të tillë dhe simbolin e një shamie për të na udhëhequr në rrethanat që e lindën dhe rritën atë si shkrimtare. Le Clezio (2008) e nis fjalimin e tij me një pyetje ekzistenciale për letërsinë: “Përse shkruajmë”? Argumentet e tij të çojnë në një tjetër përcaktim: A shkon letërsia te protagonistët e saj, ata që nuk munden ta lexojnë atë? Doris Lessing (2007), e cila të qenit nobeliste e mëson pikërisht në pragun e shtëpisë së saj e në një moshë të thyer, rrok përmes filozofisë së saj Perëndimin dhe raportet me dijen. “Besoj se letërsia është vepra më e çmuar që njerëzimi i ka dhënë vetes për të kuptuar veten”, shënon Orhan Pamuk (2006) në fjalimin dedikuar të atit. Harold Pinter (2005) vendos të jetë konkret, të ndalet në konfliktet e mëdha të kohës, të flasë hapur për politikën dhe artin. Fjalimet e Elfriede Jelinek, J.M.Coetzee, Imre Kertesz dhe Naipaul vijojnë në faqet e këtij botimi, duke sjellë përmbledhtazi profilin krijues dhe filozofinë që i udhëheq këta shkrimtarë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit
Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit ose Çakorri është një qafë mali që shtrihet në Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
SHKRUAN FLORI BRUQI Në Klinë nis Festivali “I Këndojmë Lirisë” Një vit më parë Agjencioni "Floripress...
No comments:
Post a Comment