Si dje 32 vjet më parë Shtetet e Bashkuara përjetuan aksidentin më të rëndë bërthamor në historinë e tyre. Më 28 mars të vitit 1979, reaktori Three Mile Island në Pensilvaninë qendrore thuajse shkriu krejtësisht. Ndonëse kjo ngjarje nuk i afrohet aspak tragjedisë së Çernobilit në Ukrainë, apo Fukushimës në Japoni, ajo shkaktoi një ndërprerje 30- vjeçare në ecurinë e Shteteve të Bashkuara në fushën bërthamore dhe solli rishikimin e politikave të impianteve bërthamore në mbarë vendin.
Mbrapa kodrave të Midelltaunit në Pensilvani, një pamje e zymtë shtrihet përmes mjegullës së dendur. 4 kulla për ftohjen bërthamore...dhe një reaktor që shkaktoi aksidentin më të rëndë bërthamor në Shtetet e Bashkuara. Reaktori 2 në Three Mile Island.
Rosalie Taylor jetonte me dy djemtë e saj në Midelton kur mësoi se mund të kishte rrjedhje radioaktive nga centrali bërthamor. Zyrtarët e sigurisë u thanë banorëve që të rrinin brenda. “Qëndronim në shtëpi me dyer e dritare të mbyllura, duke menduar nëse do të kishte apo jo rrjedhje radioaktive”. Fillimisht, guvernatori i atëhershëm, Dik Thornburg tha “jo”. Por të nesërmen, ai rekomandoi evakuimin e grave shtatzëna dhe fëmijëve të vegjël. 32 vjet më vonë ai thotë: “Ne nuk donim që të ndërmerrnim një evakuim të panevojshëm dhe vazhdimisht vlerësonim informacionin për të parë nëse kjo ishte e domosdoshme”.
Më shumë se 120 mijë njerëz u evakuan. “Është një ndjenjë e çuditshme të mos dish nëse do të kthehesh në shtëpinë tënde ose jo. Mora pak gjëra që ishin të rëndësishme për mua. Dy albume me fotografitë e djemve dhe certifikatat e tyre të lindjes”. Dentisti Sam Selcher ende punon në të njëjtën zyrë që punonte në vitin 1979. Në vend që të largohej, ai qëndroi për t’u marrë me raste emergjencash. “Të gjithë punonjësit e mi jetonin më pak se 8 km nga Three Mile Island. U thashë që të mbanin aparatin e regjistrimit të radioaktivitetit gjatë gjithë kohës kudo që shkonin”. Pajisja nuk tregoi shenja radioaktiviteti.
4 ditë mbas aksidentit, Presidenti Jimmy Carter mbërriti në vendngjarje. “Mendoj se njerëzit thanë: “nëse kjo zonë është e sigurt për presidentin dhe guvernatorin, duhet të jetë mjaft e sigurt për të gjithë”. Dy ditë më vonë, incidenti përfundoi. Strukturat kontrolluese funksionuan. Shumica e radioaktivitetit nuk u përhap. Vite më vonë, shkencëtarët arritën në përfundimin se një valvul e bllokuar shkaktoi tharjen e ujit ftohës nga bërthama e reaktorit. Ralf de Santis punon në kompaninë energjetike që menaxhon Three Mile Island.
“Pas rrjedhjes së ujit, rreth gjysma e bërthamës së reaktorit mbetej e pambuluar dhe aty ekzistonte rreziku i rrjedhjes së pjesshme radioaktive”. Hetuesit fajësuan për aksidentin mosfunksionimin e pajisjeve, gabimin njerëzor dhe mungesën e trajnimit. Nisur nga ngjarja e Three Mile Island, çdo central bërthamor në Shtetet e Bashkuara duhet të ketë një dhomë si kjo, imitim i dhomës së kontrollit, një kopje ekzakte e elementit qendror më të rëndësishëm të centralit.
“Kjo është një dhomë kontrolli ku përgatiten operatorët tanë trajnohen një javë çdo gjashtë javë”. Imituesit janë të pajisur me panele, me ngjyra të ndryshme sipas prioritetit, kështu që operatorët dinë se kujt alarmi duhet t’i përgjigjen më parë, ndryshe nga viti 1979, ku 400 sinjale të ndryshme nisën të ndizeshin, duke çorientuar operatorët. Tony Pietrangelo punon në Institutin e Energjisë Bërthamore. “Si rezultat i Three Mile Island, të gjithë ne kuptuam se duhet të përmirësonim përgatitjen e operatorëve, dhe aftësinë për kundërpërgjigje në raste emergjencash”.
Three Mile Island bllokoi përkohësisht zhvillimin e energjisë bërthamore në Shtetet e Bashkuara. U deshën 30 vjet përpara se Komisioni Rregullator Bërthamor i Shteteve të Bashkuara të merrte në shqyrtim një aplikim për një central të ri bërthamor. Reaktori 2 në Three Mile Island u fik përgjithmonë, ndërsa reaktori 1 dhe kulla ftohëse e tij vazhdojnë të punojnë.
JAPONI
Një nga reaktorët mund të ketë shkrirë
Ky zbulim i fundit ka qenë një grusht i rëndë ndaj përpjekjeve për të vënë nën kontroll situatën. Shqetësimi kryesor është se uji me radioaktivitet mund të derdhet në det, pasi bregdeti është fare pranë. Ndërkohë disa banorë të zonës janë kthyer brenda perimetrit të rrezikshëm, për të kontrolluar shtëpitë dhe për të marrë sendet vetjake. Qeveria po përsërit thirrjet që banorët të qëndrojnë jashtë zonës së identifikuar me rrezik të lartë.
Zyrtarët japonezë kanë shprehur dyshimet se mund të ketë pasur një shkrirje të pjesshme të bërthamës bërthamore të njërit prej reaktorëve në Fukushima. Si rezultat një nivel tepër i lartë radioaktiviteti është diktuar në një pellg uji pranë objektit. Kompania Energjetike e Tokios, që operon objektin bërthamor, pohon se ka pasur probleme në metodat e përdorura për të përllogaritur nivelin e rrezatimit, gjë që ka shkaktuar panik dhe kaos tek personeli emergjent: Kompania Elektroenergjetike e Tokios ka kërkuar ndjesë për përllogaritjen e gabuar të radioaktivitetit në pellgun e ujit radioaktiv të zbuluar në centralin bërthamor të Fukushimës. Dje u tha se radioaktiviteti në reaktorin numër 2 ishte 10 milionë herë mbi nivelin normal, gjë që detyroi punonjësit të largohen menjëherë nga objekti. Po dje, disa orë më pas, kompania e tërhoqi deklaratën e parë, duke thënë se bëhej fjalë për radioaktivitet 100 mijë herë më të lartë se normalja.
Sipas deklarimeve të zyrtarëve, është diktuar rrezatim tepër i lartë edhe në ajër përreth kompleksit Daiçi, por shqetësimi kryesor për momentin mbetet uji me radioaktivitet të lartë që është zbuluar në një turbinë pranë reaktorit numër 2. Prania e lëndëve radioaktive është aq e lartë, sa që mund të krahasohet me radioaktivitetin e ujit në bërthamën e reaktorit. Burimi i kësaj sasie uji është ende i panjohur, por mendohet se mund të jetë rezultat i një rrjedhjeje nga bërthama e njërit prej reaktorëve të dëmtuar: “Kemi marrë analizat e njësisë numër 2 që rezulton se ka gjasa që uji ftohës të ketë pasur kontakt me karburantin radioaktiv që ka rrjedhur nga bërthama e reaktorit. E themi këtë duke pasur parasysh nivelin e lartë të radioaktivitetit të regjistruar në këtë pellg uji”.
Ky zbulim i fundit ka qenë një grusht i rëndë ndaj përpjekjeve për të vënë nën kontroll situatën. Shqetësimi kryesor është se uji me radioaktivitet mund të derdhet në det, pasi bregdeti është fare pranë. Ndërkohë disa banorë të zonës janë kthyer brenda perimetrit të rrezikshëm, për të kontrolluar shtëpitë dhe për të marrë sendet vetjake. Qeveria po përsërit thirrjet që banorët të qëndrojnë jashtë zonës së identifikuar me rrezik të lartë, si rezultat i kërcënimit për shëndetin. Zona ka përjetuar ditët e fundit disa pas-goditje. Një tërmet me fuqi 6.5 ballë goditi prefekturën Miyagi sot në orët e para të ditës.
Tërmeti në Japoni është ndjerë drejtpërdrejt edhe tek industria e prodhimit të makinave japoneze, shumë të preferuara në mbarë botën. Japonia eksporton edhe shumë pjesë këmbimi për makinat, të cilat montohen në vende të tjera të botës. Për këtë arsye, problemet e Japonisë po ndjehen edhe në Shtetet e Bashkuara, ku kompania General Motors mbylli përkohësisht një fabrikë, si dhe në Evropë, ku sipas një njoftimi në gazetën “The Wall Street Journal”, firmat Pezho dhe Citroen e kanë pakësuar prodhimin.
Disa uzina në Japoni kanë rifilluar biznesin, të tjera do të rihapen shpejt, por disa do të qëndrojnë të mbyllura. Edhe disa uzina jashtë rajoneve më të prekura nga fatkeqësia nganjëherë pengohen nga ndërprerja e energjisë elektrike dhe nga problemet e transportit. Sot në Japoni, firma Tojota rifilloi prodhimin e tipit Prius dhe të dy tipeve Leksus hibride, por pritet që deri javën e ardhshme t’i ketë të mbyllura shumicën e fabrikave të tjera. Honda e shtyu pezullimin e prodhimit deri më 3 prill.
Ndërprerja e prodhimit për shkak të tërmetit dhe cunamit, duket se po vazhdon më tej, duke prekur sidomos modele si Tojota Prajus dhe Yaris, Honda Fit dhe Mazda 2. Tojota e rifillon sot prodhimin e modelit Prius dhe të dy tipeve hibride të Leksusit, por pritet që shumicën e fabrikave t’i ketë mbyllur deri javën e ardhshme. Honda e shtyu datën e rifillimit të prodhimit për më 3 prill.
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...