2011-03-29

Kush a vrau John Fitzgerald Kennedy ?


Mafia, KGB, Kastro, CIA, FBI... të shumtë ishin ata që e donin të vdekur dhe kur e vranë, u dëgjuan thirrjet për komplot. E megjithatë rindërtimet e fundit...
This is John F. Kennedy.
Ajo që ndodhi në 22 nëntor 1963 në Dallas është ngulitur në mënyrë të pashqitshme në kujtesën e Amerikës. E megjithatë, sipas sondazheve ( i fundit i përket vitit 2004), vetëm 26 % e amerikanëve janë të gatshëm që të pranojnë versionin zyrtar të hetimit, pra që presidenti i Shteteve të Bashkuara, John Fitzgerald Kennedy u vra nga një njeri i vetëm: Lee Harvey Oswald. Për shumicën dërrmuese, JFK, siç e quanin miqësisht, kish qenë viktimë e një komploti. Po çfarë ka të vërtetë në këta zëra? Rindërtimet më të fundit lejojnë ndoshta të jepet një përgjigje.

Atë ditë, Kennedy ishte në Dallas (Texas) për një etapë të xhiros së tij elektorale. Në zgjedhjet e vitit 1964, presidenti 46-vjeçar do të kërkonte mandatin e tij të dytë. I pashëm, i pasur, elegant, elokuent (kishte fituar madje çmimin Pulitzer), me një grua magjepsëse si Jacqueline Lee Bouvier dhe dy vëllezër brilant, Robert dhe Edward, dukej i pamposhtur. Por jo çdo gjë ishte e qetë ashtu siç dukej.

Ishte Lufta e ftohtë dhe në vitin 1961 Kennedyt i ishte dashur të përballej me skandalin që pasoi zbarkimin e dështuar të mërgimtarëve kundër Fidel Kastros në Kubë. Presidenti ishte hakmarrë një vit më vonë kur avionë spiunë amerikanë kishin zbuluar baza raketore në Kubë, aleate e Bashkimit Sovjetik, vetëm pak kilometra larg nga SHBA. U konsiderua pragu i Luftës së tretë Botërore por në fund, BRSS i Hrushovit bëri një hap prapa dhe Kennedy doli nga ajo situatë si një gjigant i diplomacisë.

Në frontin e brendshëm, JFK duhej të bënte llogaritë me një Kongres pak të prirur për ta mbështetur. Krahët konservatorë të republikanëve dhe demokratëve ishin bërë aleatë për të bllokuar politikën e tij të reformave ("kufiri i ri"). Dhe mes shteteve federalë, Teksasi (ku segregimi racor ishte ende një realitet) ishte më armiqësor ndaj kursit të ri. Një ditë përpara vizitës në Dallas ishin shpërndarë fletëvolante me fotografinë e Kennedy përballë dhe në profil, si në gjendje arresti, mbi të cilat shkruhej: "në kërkim për tradhti".

Dhe erdhi dita

Mëngjesin e 22 nëntorit kish dalë dielli dhe kështu ishte vendosur që makina tip “Linkoln” kabriole të qëndronte hapur. Në të kishin hipur edhe senatorin i Texasit, John Connally bashkë me të shoqen Sharon. Korteu i makinave, motoçikletave të policisë, gazetarëve dhe autoriteteve ecte ngadalë, me 25 kilometra në orë. Dy herë Kennedy kërkoi të ndalej për të shtrënguar duart me disa fëmijë si dhe një grup murgeshash. Në një pikë të caktuar, në sheshin Dealey, limuzina ngadalësoi tek kalonte përpara një pallati shtatëkatësh me tulla në ngjyrë të kuqe, ku ndodhej mbahej arkivi i librave të bashkisë, për të shkuar më pas drejt kthesës për në Elm Street. Ora e shndritshme e ndërtesës shënonte 12:29. Sharon Connally, bashkëshortja e guvernatorit, u kthye nga Kennedy dhe i tha: "Zoti President, tani askush nuk mund të thotë se Dallasi nuk ju do". "Jo, vërtetë", u përgjigj ai. Do të ishin fjalët e tij të fundit.

Një zhurmë e shurdhët. Aty për aty u mendua për zhurmën e defektit të ndonjë automobili. Kur menjëherë pas kësaj u dëgjua një goditje e dytë, shumëkush mendoi se bëhej fjalë për të shtëna. Duart e presidentit shkuan tek fyti. Connally shembet në sedilje dhe rrëshqet mes krahëve të së shoqes me këmishën e skuqur nga gjaku. "O zot, thërret, "këtu do të na vrasin të gjithëve!"

Agjentët e shërbimit të fshehtë reagojnë me ngadalësi, disa kthehen nga ai që duket si burimi i të shtënave: magazina e librave. Shoferi, në vend që të rriste shpejtësinë në mënyrë instiktive ngadalësoi derisa pothuajse ndali dhe u kthye të shohë se çfarë ndodhte. Jacqueline sheh e shtangur bashkëshortin. Një e shtënë e tretë bën të shpërthejë koka e presidentit, duke lëshuar në ajër gjak dhe pjesë nga truri i tij. Jacqueline thërret dhe hidhet në bagazhin e makinës. Një agjent hidhet dhe arrin në kohë për ta kthyer në sedilje. Limuzina më në fund rrit shpejtësinë duke shkuar drejt Parkland Memorial Hospital, ku gjysmë ore më vonë, Kenendy do të ndërronte jetë. Brenda një ore, trupi i tij ishte në fluturim drejt Uashingtonit në bordin e “Air Force One”, aty ku zëvendës presidenti Lyndon Johnson, edhe ai në Dallas, bëri betimin si president i ri.

I kapur

Ndërkohë, në sheshin Dealey mbizotëronte kaosi. dikush hidhet në tokë, dikush thërret, dikush bën fotografi. Pavarësisht se forma si hark e sheshit provokon jehona gënjyese, pikaset menjëherë vendi nga vijnë të shtënat. Policia hyn në magazinën e librave, një agjent ndalon në shkallë një djalë të ri që ecën me shpejtësi, por drejtori i zyrës e njeh. "E njoh, është një punonjësi ynë", thotë. Quhet Lee harvey Oswald dhe punon aty prej pak kohësh. Polici e lë të kalojë.

Në katin e gjashtë gjendet një dritare e hapur me snajperin e braktisur, një Mannlicher-Carcano italiane. Në orën 12:45, ndërtesa bllokohet dhe punonjësit mblidhen në një sallë. Mungon vetëm Oswald. Gjysmë ore më vonë, pas një kërkimi të shpejtë, ai arrestohet në vendin ku ishte fshehur, në kinema.

Oswald deklaron menjëherë se është i pafajshëm, duket thuajse i argëtuar nga çfarë ndodh. Pas dy ditësh marrje në pyetje vendoset ta transferojnë në burgun e kontesë, që konsiderohet më i sigurt. Në orën 11:21 të 24 nëntorit, përpara policëve, gazetarëve dhe kureshtarëve, Oswald mbërrin i shoqëruar në katin e nëndheshëm të rajonit të policisë. Pas vetëm pak sekondash, një farë Jack Ruby, e qëllon në stomak duke thirrur: "Ke vrarë presidentin tim, mi kanalesh!" Oswald vdes pak më vonë në Parkland hospital, pikërisht aty ku kish dhënë shpirt edhe Kennedy.

Komplot?

Kjo finale e befasishme ishte shkëndija që bëri të ndizen hipotezat e një komploti për të vrarë presidentin. Oswald, thjeshtë i përdorur, u tha se është vrarë nga Ruby pikërisht për të mos e lejuar të flasë. Për të hedhur dritë, presidenti i ri, Johnson ngriti një komision hetimor të kryesuar nga kreu i Gjykatës së Lartë, Earl Warren. Komisioni Warren do të punonte një vit, duke realizuar 25 mijë intervista dhe 2300 raporte, dhe në 26 vëllimet e dokumentit final do të mbërrinte në një konkluzion: Oswald e kish vrarë presidentin dhe e kishte bërë i vetëm, duke qëlluar tre herë nga kati i gjashtë i magazinës së librave me një armë të blerë me korrespondencë nën një emër të rremë.

Konkluzioni nuk i bindi komplotistët e atëhershëm. Dhe padyshim që përmban mospërputhje dhe pasaktësi që janë ndoshta fryt i shpejtësisë për të hedhur dritë si dhe dëshirës për të shmangur një figurë të keqe të shërbimeve të fshehtë që lejuan që Kennedy të vritej nën hundën e tyre.

E megjithatë, pas pothuajse pesëdhjetë vitesh, të gjithë verifikimet e kryer në vijim si dhe botimi kohët e fundit i dokumenteve që nuk janë më sekret kanë përforcuar këtë rindërtim, duke iu përgjigjur disa prej pikëpyetjeve të ngritura nga mbështetësit e teorisë së komplotit.

Fotograma

Për forcimin e tezës së komplotit kontribuoi në vitin 1975 përhapja e një filmimi në 8 mm xhiruar nga Abraham Zapruder, një amator i kinemasë, i cili rastësisht kishte dokumentuar ecurinë e vrasjes.

Filmimi, që ishte strumbullari i të gjithë hetimeve për çështjen Kennedy, vëren që koka e Presidentit fillimisht anohet përpara, në të njëjtën kohë me një të shtënë nga magazina e librave, dhe më pas të anohet pas, duke bërë shumëkënd të mendojë që dikush tjetër ka qëlluar nga përpara apo anash. në të vërtetë, ajo lëvizje - u demonstrua më vonë - mund të jetë provokuar edhe nga një e shtënë në shpatulla. Fituesi Cmimit Nobel Luis Alvarez, në vitin 1976 e përshkroi si "efekti jet", i konfirmuar më vonë edhe nga eksperimente balistikë: dalja e shpejtë e masës trunore ka provokuar animin prapa të kokës.

Më pas, është hedhur dyshim mbi aftësinë e Oswald për të shtënë. Mbështetësit e teorisë së komplotit citojnë një eksperiment të kryer në 2007: për të goditur tre herë me një Mannlicher-Carcano, që rimbushet pas çdo të shtëne, janë të domosdoshme 19 sekonda, kundrejt vetëm 7 sekondave që iu deshën Oswald.


Por në vitet 60, pushkatarët e FBI kishin demonstruar se mund ta kryenin këtë edhe brenda 5-6 sekondave (dhe një simulim i 1977 tregoi se mjaftonin edhe 3.3 sekonda nëse plumbi i parë ishte në grykë). Ndërkohë, Oswald, në kohën kur kish qenë marins ishte renditur snajperi i dytë në repartin e tij.

Plumba magjikë

Dhe në fund, pikëpyetja kyçe: a mundej, siç thotë komisioni Warren, një plumb i vetëm (i dyti, duke qenë se i pari doli huq dhe u gjet në një trotuar) të prodhonte të gjithë plagët që pësuan Kennedy dhe Cnnally? Sipas komplotistëve, jo. Dhe kjo, edhe nëse hidhet hipoteza që ka qenë goditja e tretë që bëri të hidhet në erë koka e Kennedy dhe më pas goditi Connally. Filmi i Oliver Stone, JFK, i frymëzuar nga hetimi i prokurorit Jim Garrison që në vitin 1967 rihapi çështjen duke u përpjekur të demonstrojë komplotin, e quan këtë rindërtim "teoria e plumbit magjik": një "magji", sipas Garrison dhe Stone, e shpjegueshme vetëm me praninë e snajperëve të tjerë, tregon për komplot. në film, Kennedy dhe Connally janë të ulur në të njëjtin nivel, me Guvernatorin që i mbron shpinën presidentit. Por në realitet, siç tregon filmimi i Zapruder, Connally ishte i kthyer pakëz në profil. Dhe në vitin 2003 rrjeti televiziv amerikan ABC bëri publik një rindërtim tredimensional, fryt i dhjetë viteve punë, i ekspertit të balistikës Dale Myers. (filmimi ndodhet në faqen e internetit www.jfkfiles.com).

Bazuar në një analizë fotogramë për fotogramë të filmimit të Zapruder dhe duke përllogaritur dimensionet e sheshit Dealey, Myers ka rindërtuar një pamje në 360 gradë të skenës së vrasjes. Analiza (që natyrisht mbështetësit e teorisë së komplotit e kundërshtojnë) konfirmon që plumbat mund të vinin vetëm nga kati i gjashtë i magazinës së librave dhe që plagët dhe lëvizjet e trupave të Kennedy dhe Connally mund të jenë shkaktuar nga i njëjti plumb.

Provat e fundit

Një tjetër eksperiment u krye në vitin 2004: e njëjta pushkë, i njëjti pozicion i snajperit, e njëjta distancë nga shënjestra dhe dy silueta me xhel balistik të mbushura me material të ngjashëm me lëkurën e njeriut si dhe të vendosura në të njëjtin kënd si në 1963. Dhe një plumb i kalibrit 6.5 identik me atë të përdorur nga Oswald shkaktoi efekte të krahasueshëm me ata të atentatit. Një test që konfirmoi besueshmërinë e teorisë së një plumbi të vetëm.

Atëherë, u hodh poshtë një herë e mirë teoria e komplotit? Aspak. duke qenë se është e vërtetë që vdekja e Kennedy i voliti shumëkujt, vazhdojnë të gjejnë mbështetës teoritë në dukje më të besueshme. ....
në vazhdojnë të gjejnë mbështetës teoritë në dukje më të besueshme. Në fund të fundit, kur vdes një hero, fansat e tij nuk duan të besojnë se e ka vrarë një njeri i vetëm, një njeri dosido. 


http://johnfkennedyinformation.com/
http://www.john-f-kennedy.net/bio.htm

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...