Letër Gruas
E vetmja ime!
Në të fundit letrën tënde:
"Më dhemb koka,
zemrën e kam rrëmujë"
më thua.
"Sikur të të varin,
sikur të të humb",
thua,
"s'jetoj dot"!
Jeton, gruaja ime e dashur,
si një tym i zi do ndahet
kujtimi im në erë,
jeton, flokëkuqja e zemrës sime,
e shumta një vit zgjat dhimbja e vdekjes
në shekullin e njëzetë.
Vdekja.
Një i vdekur varur në litar,
kjo vdekje, s'di pse
shpirtit tim s`i shkon për mbarë.
Por ji e sigurt e dashur
Nëse dora e zezë si një merimangë tërë qime
e një arixhiu të mjerë
do më hedhë litarin e përfundimit,
Do shohin me kot se s'do ta gjejnë,
frikën në sytë e kaltër të Nazimit.
Unë,
Në errësiren e purpurt të vjeshtës,
shokët dhe ty do vështroj,
dhe vetëm një dhimbje-këngë të mbetur gjysmë,
dheut do ti çoj.
Gruaja ime!
Zemërmira!
Florilyera!
Bleta ime me sy ngjyrë mjalti:
Përse të shkrova ty,
se kërkojnë të më varin?
Gjyqi është veç hapi i parë,
Dhe si bostan kokën menjëherë
s'ta marrin.
Eja, leri këto,
kjo është veç një e largët mundësi,
Po pate para më blij një palë brekë
fanellate e mi sill.
Se më zuri prapë këmbën
shijatiku, i flamosuri.
Dhe mos harro:
Veç gjëra të mira duhet të mendojë
gruaja e një të burgosuri!
(11.11.1933 Bursa, në burg)
Shkeputur nga “Letra dhe poema” (1942-1946)
3.
Do te them dicka
……….me rendesi thelbesore.
Natyra e njeriut nderron
……….kur ai nderron vend.
Ketu une e dua tmerresisht
gjumin qe vjen si nje dore mike
te hape drynat e portes sime
dhe te permbyse muret qe me rrethojne.
Si ne ate krahasimin e rendomte
une i jepem gjumit.
Si drita qe rreshqet ne ujerat e qeta.
Shoh endrra te mrekullueshme.
Jam gjithnje jashte,
bota eshte e kthjellet, bota eshte e bukur.
Dhe asnjehere s’e pashe veten
aty te burgosur.
Dhe asnjehere neper endrra
s’u rrezova nga majemali i humnerave.
Po zgjimet i paske te tmerrshme, do te thuash ti.
Jo, e shtrenjta ime,
jam aq trim sa endrren ta shoh gjithnje si enderr…
Ninulla
I
Fli, bukuroshja ime, fli!
Do ta sjell tani gjumin nga koshptet për ty
Ah, për sytë e tu geshtenjë me pjergulla të blerta!
Fli, bukuroshja ime, fli
Fli buzagaz për ëngjëjt,
nani - nani!
Fli, bukuroshja ime, fli!
Do ta sjell tani gjumin nga deti për ty
Një gjumë të thellë e të freskët, të lehtë si bletë.
Fli, bukuroshja ime, fli,
Nën velat e fryra prej erës,
nani - nani!
Fli, bukuroshja ime, fli!
Do ta sjell gjumin drejt e nga yjet për ty
Një gjumë të rruztë si prej kadifeje,
Fli, bukuroshja ime, fli
Te kryet e shtratit tënd zemra ime, rri zgjuar
nani - nani!
II
Shpirti im
Mbylli sytë ngadalë-ngadalë
Dhe, siç fundosesh në ujë
Zhytu në gjumë, zhveshur e me të bardha veshur
Më e bukura ëndërr të pret,
nani - nani!
Shpirti im
Mbylli sytë ngadalë-ngadalë,
Dhe braktise veten si në krahët e mi shtrënguar
nani - nani!
Mua as në gjumë mos më harro
nani - nani!
Mbylli sytë ngadalë-ngadalë
Sytë e tu jeshilë të thellë ku digjet një zjarr
nani-nani, shpirti im,
nani - nani!
Pëkthyer nga Besnik Mustafaj
Poezi nga NAZIM HIKMET (1902-1963)
ËSHTË MËNGJES
Është mëngjes. Vezullon bota
Si uji që lë të kullohen në fund të tij
Papastërtitë e veta.
Dhe je ti, menjëhershëm
Ti, e dashura ime, në vegullimin
Përballë meje.
Ditë dimri, pa njolla, e tejpashme
Si qelqi. Të kafshosh tulin e ndezur dhe të shëndetshëm
Të një fruti. Të duash, trëndafilja ime, i ngjan
Thithjes së ajrit në një pyll me pisha.
Kushedi, ndoshta nuk do të dashuroheshim shumë
Nëse shpirtërat tanë nuk do t
’i shikonim nga larg
Nuk do të ishim kaq afër, kushedi,
Nëse fati nuk do të na kishte ndarë.
Është kështu, pëllumbesha ime, mes teje e meje
Ka vetëm një ndryshim të vogël:
Ti ke krahët dhe nuk mund të fluturosh
Unë kam duart e nuk mund të mendoj.
Mori fund, do të thotë një ditë nëna Natyrë
Mori fund së qeshuri e së qari
E do të jetë ende në jetën e vorbullt
Që nuk shikon nuk flet nuk mendon.
KAM ËNDËRRUAR BUKUROSHEN TIME
Kam ëndërruar bukuroshen time
Më është shfaqur sipër degëve të pemëve
Kalonte si hëna
Nga një re në tjetrën
Ikte dhe unë e ndiqja
Ndalesha dhe ajo ndalej
E shikoja e ajo më shikonte
Dhe gjithçka mbaroi këtu.
MË I BUKURI
Më i bukuri i deteve
Është ai që nuk e lundrojmë.
Më i bukuri i bijve tanë
Ende nuk është rritur.
Më të bukurat e ditëve tona
Nuk i kemi jetuar ende.
E atë
Më të bukurën që do të doja ta thoja
E dashur
Nuk ta kam thënë ende.
ERA FASHITET
Era fashitet e ikën
E njëjta erë nuk luhat
Dy herë të njëjtën degë
Qershie
Zogjtë këndojnë në pemë
Krahët duan të fluturojnë
Porta është mbyllur
Duhet shtyrë me forcë
Duhet të të shoh, e dashura ime,
Qoftë e bukur si ti, jeta
Qoftë e bukur dhe e dashur si ti
E di që ende nuk ka mbaruar
Banketi i mjerimit
Por do mbarojë
E dielë
E dielë është sot.
Sot, për herë të parë
ata në diell, të dalë më lanë
dhe unë
në jetën time për herë të parë
qiellin palëvizur e pashë
i habitur që është kaq shumë larg meje.
Kaq blu.
Kaq i pafund.
I ulur për tokë,
plot respekt
me shpinë mbas murit të bardhë mbështetur.
Arsye madhore në këtë moment nuk ka
që në dallgë të hidhem.
Nuk ka luftë në këtë moment.
Nuk ka liri, nuk ka gra.
Tokë, diell dhe unë
Njeri i lumtur jam
Letër Gruas - Nazim HIKMET
Dyshmanëve derte, Shokëve përshëndetje, Fëmijët e mi në zemër, Ty të rrok në prehër, Nëse u mërzite nga kjo letër më ndje, vërtet, Burri yt: Nazim Hikmet!
Letra e parë gruas – Nazim HIKMET
Dyshmanëve derte,
Shokëve përshëndetje,
Fëmijët e mi në zemër,
Ty të rrok në prehër,
Nëse u mërzite nga kjo letër
më ndje, vërtet,
Burri yt: Nazim Hikmet!
(Shënim: Letra e parë dërguar nga burgu bashkëshortes së tij.)
Letër Gruas II - Nazim HIKMET
5 Nëntor 1945
(Në burg)
Bajamet gjithë lule harroji,
Nuk ia vlen
në këtë bast,
ajo që s’mund të kthehet s’duhet të kujtohet.
Të lagurit flokët e tu në diell thaji;
me ndjenjën e frutave të pjekuara të shndrisë
e kuqka në faqet e tua ujë e djersë,
E dashur, e dashur,
stina
është vjeshtë…
Edhe një herë për ty
Dashuroj te ti
riskun e anijes që udhëton drejt polit
Dashuroj te ti
guximin e eksploratorëve të mëdhenj,
Dashuroj te ti të largëtën,
Dashuroj te ti të pamundurën.
Hyj në sytë e tu si në një pyll
ku veç dielli hyn,
Dhe unë, i mbytyr në djersë, i uritur e zemërak,
Me zjarrminë e gjahtarit
kërkoj trupin tënd.
Dashuroj te ti të pamundurën,
Por aspak dëshpërimin.
Dhe !
Ti je skllavëria dhe liria ime,
Ti je trupi im që digjet
Si trupi i zhveshur i netëve të verës.
Ti je vëndi im,
Ti, me hullitë e blerta të syve të zinj,
Ti, kaq e bukur, ngadhnjimtare,
Je malli im
Krejt e paarritshme në çastin kur të mbaj në krahë.
Je skllaveria ime, je liria ime
Je skllaveria ime, je liria ime,
je mishi im qe digjet,
si mishi i zhveshet i neteve te veres,
je atdheu im,
ti, me rreflekset jeshil te syve te tu,
ti, e lartesuar e fitimtare,
je nostalgjia ime,
kur te di te padepertueshme,
ne te njejtin moment
ne te cilin te rrembej.
Polemikë
Ti sheh veç horizontin që shndritet
unë dhe natën e shoh
ti nuk sheh gjë tjetër veç natës
unë dhe horizontin që shndritet
30 gusht 1958
I
Rri aty siç je në dritën e pajetë
Që dielli ta hedh mbi fustanin e blertë
Dhe ja si plaga ime u çel që këtë çast
Dhe shërbëtori yt i tëri kullon gjak.
II
Mendja ime nuk rresht e nuk rresht
Të rikrijoj ty me gjithë ç'ke
Dhe me duart që më dot nuk të prek
Ta mbuloj bardhësinë me një fustan të blertë
Anija
S'është zemra, medet, po një këpucë lëkurbualli
Që ecën pa pushim,
.................Ecën e s'griset kurrë;
Një këpucë që shkon para nëpër rrugët plot gurë
Para Varnës kalon një anije
"Oi, fijet e argjendta të Detit të Zi",
Një anije në udhë për në Bosfor,
Nazimi anijen e përkëdhel ëmbëlsisht
........................Dhe ndien t'i digjen duart
Nga ky qytet si do te dalim
Para meje gjithe portat e tij rrine mbyllur,
gjithe perdet jane ulur,
as edhe nje kuadrat i kalter,
as edhe nje grusht yje.
Mos qenka e thene te na zere vdekja ketu?
Nga ky qytet si do te dalim,
.........................trendafili im?
3 gusht 1959
Era
Ylli
dhe uji …
Gjumi
i një ëndrre afrikane
derdhur në valë
Një far që ndrit,
Një natë
e zezë
si anije me vela
Ne shkojmë
dhe vijmë
Në këtë botë të yjeve
ku gjithçka humbet
asgjë pazbuluar s’mbetet.
Ylli
në ujë
Era valët
zmadhohen …
Duke pritur
së largu
disa këngë…
si uji,
si ylli,
si era…
Mbi jetën
Jeta nuk është shaka
Seriozisht duhet marrë
Siç bën ketëri, përshembull,
pa pritur t’i vijë, asgjë nga jashtë
Asgjë tjetër nuk ke ç’të bësh veç të jetosh
Jeta nuk është shaka
Seriozisht duhet marrë
Aq seriozisht, deri në atë pikë
Sa përshembull, i mbështetur në mur, me duar lidhur
ose në një laborator
Në këmishë të bardhë, me syze të mëdha
Ti të vdesësh që njerëzit, të jetojnë,
Njerëz që as fytyrën s’ua ke parë,
Dhe të vdesësh duke e ditur
Se asgjë nuk është më e bukur, se asgjë nuk
është e vërtetë si jeta
Seriozisht duhet marrë
Deri në atë pikë seriozisht
Sa në shtatëdhjetë vjeç, përshembull, ullinj të mbjellësh
Jo që ato t’u mbeten fëmijëve të tu
Por se ti nuk do të mendosh për vdekjen
Megjithëse e ke frikë
Se jeta për ty më shumë rëndon në peshore.
Barku i shenjtë
O ti nënë me sytë e kuq
O ti që vret dhe që krijon
O ti që lind nën ura shumë pranë ujit
O ti zëri i shesheve në zjarre
O ti poezia e poezive, muzika e muzikave
O ti motra ime
O ti lavire e mallkuar
O ti njeri i hurit dhe litarit
O ti që je gjithçka
O ti URI
Të betohem me ballin tek këmbët e tua të zbathura
Të betohem
Se do të LUFTOJ
Për të ngopur barkun tënd të shenjtë, tëndin dhe jo timin, tonin, të tijin, të tyrin.
Jam miku yt
Apo armiku yt
Herë-herë të harroj sikur ti kurrë
nuk ke ekzistuar
herë-herë veçse për ty mendoj
PARA TEJE DUA TE VDES
Une
para teje dua te vdes.
Apo kujton se ai qe vjen mbrapa
do ta gjeje ate qe iken?
Une se besoj.
Me mire
te me djegesh,
te me futesh ne nje vazo
dhe mbi oxhak te dhomes tende ta vendosesh.
Vazoja te jete prej qelqi
e tejdukshme,
te jete prej xhami te bardhe
qe brenda saj te mund te me shohesh mua
Besoj se e kupton sakrificen time:
hoqa dore se qenuri toke
hoqa dore se qeni lule
vetem per te qendruar prane teje.
Dhe behem pluhur
prane teje jetoj.
Me pas, kur te vdesesh edhe ti
ne vazon time do te vish.
Dhe aty bashke do te jetojme
hiri yt ne hirin tim
deri sa nje nuse harrakate
apo nipi plangprishes
qe aty te na heqin…
Por
ne
deri atehere
do te perzihemi aq shume me njeri tjetrin,
sa dhe ne plehrat ku do na hedhin
grimcat tona
prane njera tjetres do te bien.
Se bashku do te kridhemi ne toke.
Dhe nese nje dite nga lageshtia
ne kete cope toke
nje lule e eger do te mbije,
ne maje te saj dy lule do celin patjeter:
njera
ti
dhe njera
une.
Une jam me optimist
Une akoma nje femije kam per te lindur
Jete mbart brenda meje.
Gjaku me zien.
Shume, ama shume do te jetoj
Por me ty sebashku.
Por dhe vdekja mua s’me frikson.
Vetem se shume e merziteshme po me duket
menyra e varrimit tone.
Megjithese deri kur te vdes une
Them se kjo do te ndryshoje.
A ka ndonje mundesi te dalesh nga burgu ne ditet e sotme?
Nga brenda nje ze:
ndoshta - me thote
Jam une qe trokas te ju dere ne dere
Dhe dyert e shtepive jua çel nje per nje
Jam çupez e vdekur, e padukshme ne ajer,
S'kam ardhur t'ju tremb, t'ju le ne prag pa zë.
Dhjete vjet me pare me kishit mes jush,
Po Hiroshima nje vdekje te lige me dha.
Dhe mbeta femije, shtate vjeç sa ç'kam qenë;
Femijet e vdekur nuk hedhin me shtat.
Së pari m'u ndezen floket e gjatë,
Pastaj zjarri m'u ngjit nga duart ne sy,
Prej trupit më mbet veç nje grusht hi i nxehtë
Që era e shperndau ne qiellin e zi.
Degjni, asgje s'kerkoj prej jush sot,
Askush prej jush s'me jep me dot nje dhele
Çupa qe u dogj si nje cope gazete
S'shijon me dot prej jush nje karamele.
Trokas dere me dere, me degjoni, pra,
Dhe ne nderin tuaj beni be te gjithe
Se kurre s'do kete vdekje, po karamele te embla
Do gatuhen ne bote per ti gezuar femijet.
Plaku ne breg te detit.
Majat kate-kate vën sërë,
Gjer buze deti zbret pishnaja poshtë,
Shtrire ne kurriz, permbi rëre,
Rri ne breg nje plak kockefortë.
Kete dite gushti me diellin qe djeg,
Nga larg lypin ndihme anijet ne menxyrë;
Freski te kaltereme sjell era ne breg,
Nje ledhatim plakut i rrika mbi fytyrë.
Duart kishte mbledhur permbi bark,
Si dy gafore te lodhura e keokeforta,
Fitorja ka lekuren e trashe
Te nje udhetimi me te zorshem se koha.
Qepallat mbushur kripe e rrudha
Me njera-tjetren rrine mbyllur butë,
Ne erresire shkendijash te praruara
Degjon buçitje deti plak'i urtë.
Deti dhe peshqit dhembegjatë,
Ngrehinat e ndajnatës qe po gdhin,
Rrjetat para shtepise se peshkatareve
Dhe lutje larg shkembinjte ne lulezim.
Vallë, maja e pishnajes feshferin
Atje lart, shume me lart, neper re?
E di ai se rrotull te vjen mendja
Kur majat qe nga poshte rri e sheh?
Majat kate-kate vëne sërë
Gjer buze detit zbret pishnaja poshtë
Shtrire ne kurriz, permbi rere
Rri ne breg nje plak kockefortë.
Qyeteti,Mbremja Dhe Ti
Ju mbaj në krahë krejt lakuriq,
qytetin,mbrëmjen dhe ty.
Dritën tuaj e kam në fytyrë
dhe kundërmimin e flokeve tuaj.
E kujt është kjo zemer që rreh
Përmbi mërmërimën e frymëve tona të dridhshme ?
Mos është zëri yt, i qytetit, apo i mbremjes,
Apo zëri im?
Ku mbaron nata, ku nis qyteti,
Ku mbaron qyteti, ku fillon ti ?
Po fundi im ku është, po fillimi ku ?
Si vendin tim e dua tokën mbarë
Të vdekurit e mi ngado i mbolla farë,
Ca prehen në Stamboll, ca në Pragë, në Odesë.
Si vendin tim e dua tokën mbarë,
Ma beni varr të tërën kur të vdes.
E Gjitha
Jam në agoshin që rritet,
Plot dëshira i kam duart,bota ështe e bukur,
S'më lodhen sytë së pari pemët,
Pemët Plot Shpresë,pemët E Gjelbra.
Nje shteg i përdjellur humbet përmes manave,
Unë Rri Në Dritaren E Infermjerisë.
Dhe erë barnash hiç nuk ndiej,
Andej diku do të kenë çelur karafilat.
Të Jesh Rob, Nuk Është Kushedi Çfarë
Por Të Mos Jepesh, Kjo Është E Gjitha.
Këtë mëngjes u zgjova përsëri
Kete mengjes u zgjova perseri
Rremujshem persiper me rane
Muri,batanija, dhe xhami, dhe pylli,
Hijedrita e argjendte qe bie ne tavan.
Mbi mua ra nje bilete tramvaji,
Nje gjysmenderr e fikur mbetur aty prane,
Ky vend qe s'me do me emrin dhome hoteli
Tri vargje poezie, nje ngjyre e verdhe kashtë.
Me rane permbi koha me ballin e zbardhur,
Kujtimet: te jesh ne mes te shiut, shtrati pa ty,
Dhe lajme per ne te dy dhe per jeten tone ndamas.
kete mengjes u zgjova përsëri.
Befas jepem pas dites si te mos kish te mbaruar.
Befas diçka brenda meje zgjidhet e me ze per gryke,
Befas hov perpjete e ngrihem pa mbaruar shkrimin,
Befas me fanepset vetja ne hollin e nje hoteli, ne kembe,
Befas pema ndane trotuari me troket ne ballë,
Befas nje ujk i ulerin henes, fatkeq, idhnak, i uritur,
Befas yjet e zhubritura ne kopesht luajne lisharesi,
Befas jepem pas dites si te mos kish te mbaruar
Dhe ç'do here je ti qe del permbi ujë
*******
Ora gjashte e mengjesit,
Çel porten e dites, hyj ne të,
Ne dritare me pret shija e re e se kaluares,
Ne pasqyren e ballit tim rrudhat e djeshme
Dhe ne zverk nje ze gruaje i bute si pushi i ftoit,
Dhe ne radio lajmet nga vendi,
Dhe mandje lakmia ime gjithnje e pangopur,
Do te rend peme me peme neper vreshten e oreve
Dhe do te perendoje dielli, vogelushi im,
Dhe shpresoj se pertej nates
Do te me prese shija e nje te kaltre te re, shpresoj .......
Po Iki
Po iki, sa gjera me mbeten pergjysme tek iki:
Sorkadhja qe nga duart ja nxora gjahetarit
Ende rri shtrire, e pa prekur,
Portokallin qe keputa ne dege
As ta qeroj nuk arrita dot,
Deri midis yjesh u ngjita,
Po s'arrita t'i numuroja dot,
E nxorra ujin prej pusi
Po as ne gote nuk hodha dot,
Trendafilat i solla ne shporte,
Po vazot dot nuk ua gdhenda,
Me dashuri akoma s'qesh ngopur,
Po iki. Sa gjera me mbeten pergjysme tek po iki.
E kam nje peme te vetja.....
E kam nje peme te vetja,
Faren ia kam sjelle nga dielli.
Peshq te zjarrte gjethet e saj
Dhe frutat i cicerojne si zogj.
Udhetaret prej kohesh kane zbritur nga raketa
Ne yllin qe une kam te vetja,
Flasin gjuhen qe kam degjuar ne endrra,
Pa urdhra, pa mburrje, pa lutje.
E kam nje rruge te bardhe te vetja,
Per milingonat ngarkuar me grure
Dhe kamionat plot thirrje festive;
Veç karroca te vdekurish s'kalojne aty kurre.
Kohen e mbaj te patundur te vetja
Si trendafil i kuq ereshume,
Le te jete sot e premte dhe neser e shtune,
Le te me jete tretur shume nga vetja,
Fare pak te mbetet,
As qe dua t'ia di.
Gjithe rruges.......
Gjithe rruges malli s'mu nda.
Jo si hija ime,
Malli m'u be shok
Edhe mes territ te nates,
Jo si duart as kembet,
Dore e kembe s'i ndien ne gjume,
Mua dhe ne gjume malli s'me leshon.
Gjith rruges malli s'mu nda.
Jo si uria, jo si etja,
Jo si lypet zjarri mes acarit,
Flladi ne mes te vapes,
Si diçka e pa shuar jo,
Nuk eshte trishtim, nuk eshte gezim,
Mbetur pa qytetet, pa rete, pa kenget,
Mbetur pa kujtimet,
Brenda e jashte vetes, veç atij s'kisha tjeter.
Gjith rruges malli s'mu nda.
Tek e fundit ç'me mbetet nga gjithe ky udhetim
Veç ketij malli ne gropezen e dores?
******
Ç’ben ajo tani?
Tani,këtë çast?
Në shtëpi është? Në rrugë?
Në punë? E shtrirë? Në kembe?
Mos ka ngritur krahët?
O trendafili im,
Si ti zbulon papritur kjo levizje
Llërët e bardha, të mbushura!
Ç’bën ajo tani,
Tani, këtë çast?
Përkedhel macen e vogel
Mbi gjunjë.
Apo ndoshta ecën.
Ja, kêmba e saj si shtyhet,
O këmbët e tua, këmbët e dashura
Këmbë që ecin nëpër shpirtin tim,
Këmbë që m'i shndritin ditët e zeza.
Për kë mendon ajo?
Për mua? Apo .... Ku i dihet,
Për fasulet që s'duan të ziejnë,
Apo ndoshta pyet veten
Pse kaq njerëz mbi tokë
Janë të mjerë,
Ç’bën ajo, ç'bën ajo tani,
Këtë çast?
Te kuptosh
Nga ninullat qe kendojne nenat,
Te lajmet qe lexon spikeri,
Te fitosh mbi genjeshtren kudo qofte ne bote,
Ne zemer, ne libra, ne rruge.
Ç'lumturi perrallore eshte te kuptosh,
Te kuptosh çka po vdes dhe ate qe po lind.
Po ate zemer, Po ate koke
Pa mburrje, e dashur,
Si plumb i pershkrova dhjete vjetet e burgut.
Po te mos i kujtoj dhimbjet qe kam ne melçi
Po ate zemer kam, mo ate koke qe kam pasur.
Per jeten
Jeta nuk eshte loje,
Do marre seriozisht,
siç ben ketri, per shembull,
Pa pritur asgje nga qielli as nga bote e perjetme.
Ty s'te mbetet gje tjeter veç te jetosh.
Jeta s'eshte loje,
Do marre seriozisht.
Aq seriozisht,
Sa edhe mbeshtetur per mur, per shembull,
me duart ne pranga
Apo ne laborator,
me bluze te bardhe, me syze te trasha
Te vdesesh qe njerezit te jetojne,
Njerezit qe as per fytyre s'i ke pare
Dhe te vdesesh duke e ditur mire
Se s'ka gje me te bukur, me te vertete se jeta.
Ajo do marre seriozisht,
Aq seriozisht
Sa edhe shtatedhjete vjeç, per shembull,
te mbjellesh ullinj,
Jo qe t'u mbeten femijeve,
Por sepse nuk beson te vdekja,
Sado se i druhesh,
Sepse jeta gjithnje peshon me shume ne kandar.
Disa nga poezitë i shqipëroi Flori Bruqi,Besnik Mustafai,Alban Tartari,Elida Buçpapaj.