2011-03-28

“Poezi pa frymë” i Avni Rudakut

Tefik Selimi

Këto ditë doli nga botimi vepra e parë poetike e Avni Rudakut me titull “Poezi pa frymë”. Është kjo vepra e parë e këtij autori, të cilën, edhe studjuesit tjerë të artit, veprën në fjalë e kanë vlerësuar si poezi e frymimit jetësor, ku gjithçka bëhet jetë e diskursit dhe e shkrimit. Studjuesi i zellshëm i lertërsisë sonë, Flamur Maloku, duke shtuar për veprën e Rudakut pohon se subjekti është pranë gjërave, i prek e i shijon. Kjo tregon se poezia është jetë, e jeta është poezi, ka shtuar Maloku. Po ashtu, edhe Joniana Merjo, një studjuese e letërsisë, lidhur me veprën në fjalë të Avni Rudakut, “Poezi pa frymë” ka shtuar se, këto vargje janë “poezi risi, që ka thyer rregullin e përhershëm, dhe si e tillë më erdhi poezia e Avni Rudakut. “E gjeta, shton ajo, -këtë poezi si formën e mbarsjes nga muza-njeri, ku në formën më të sinqertë, por dhe më inteligjente gjejmë kyçin e një sërë fillimesh... fillimi-jetë në Epokën e re të Njeriut të “vjetër”. Autori në fjalën e tij të parë ka shtuar se, ”Kur fillova të shkruaj poezi, më dukej sikur po vargëzoja tema e nënëtema, të cilat nuk do të ngacmojnë lexuesit, por ajo që më tejkalonte këtë mëdyshje ishte se zhanri në të cilin do të shprehem dhe komunikoj me lexuesit, nuk do të jetë i frymës standarde dhe të një “gjuhe ekstravangante filozifike”. Është kjo poezi pa trajtë specifike artistike, por me kodin e zbërthyes të dilemave të njeriut bashkëkohor, përkitazi me vetë “identitetin antropologjik”. Pra, kjo poezi lexohet pa frymë, por edhe ka atë peshën e mbrendshme të dramacitetit shpirtëror të njeriut tonë. Aty-këtu ka tema që përkojnë me ngjarjet e jetës sonë, aty ku e kërkon jetën për ta jetuar, por, në fakt, ai bëhet tragjikë e jetës. Ja si shton autori në poezinë e tij me titull: Diku dil, veçëse dil”. ”Diku në Tisa të Hungarisë notojnë trupa pa shpirt” (f.28). Kjo është një ngjarje e vërtetë dhe tragjedi e dhimbshme e kësaj kohe të njeriut tonë. Apo te poezia “Plogështia e Mic Banit, autori shton: “Përpara daja ka çitën pushkë për nipin, tash nipi çet pushkë n’dajën” (f.3). Vepra “Poezi pa frymë” e autorit Avni Rudakut është e ndarë në pesë kaptina: Antropomorfizëm, Konservatorizmi njohës, Epi i epshit sekusal, Njeriu virtual dhe Agnozia. Libri “Poezi pa frymë” i Avni Rudakut ka gjithsejt 171 faqe. Vërtet, vepra në fjalë lexohet pa frymë, por që të lë mbresa për mënyrën e hartimit të këtyre vargjeve poetike që përkojnë me kohën tonë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...