Ziko Ll. Kapurani
tregim
Shok pas shoku dhe ata ishin bere nje dore e mire. Te gjithe disi te moshuar, te gjithe te ardhur nga vise te ndryshme te vendit. U njohen dhe e donin njeri tjetrin si miq prej kohesh. Toka e huaj ku i solli fati i lidhi me shume bashkatdhetaret. Bile atje kembyen cigaret dhe me disa versike te tyre te kombesive te ndryshme, sidomos me greke e ruse, porse u ngjitej lehte fjala pas tyre. E kalonin diten ne Qendren e pensionisteve te lagjes. Here me letra e here me domino, here me biseda nga me te ndryshmet. Shanin qeverine, e mbronin, atje nxeheshin, atje uleshin. Ishin si ne strehezen e tyre. Nje mbasdite atyre u mungoi Nashoja.U merakosen. Telefonuan dhe mesuan se kishte shkuar ne nje takim me nje mikun e tij te vjeter.
Se nga ia kishte gjetur adresen ky mik i vjeter dhe e ftoi Nashon per nje kafe diku ne qender te qytetit. Kishte vite pa shijuar ate kripe. E, vite te ngarkuara, te renda. Tjeter gje ajo magje, ke se cfare te thuash... Jo se nuk perzjehej me te njohurit e rinj, emer zotit, por ja qe ka disa xhepa zemra. Edhe ajo mban ca kusure...
Shkoi.U perqafuan. Sikush ndjente mbi shpine levizjen ngasheruese te dores se ngrohte te tjetrit, e cila i fliste me shume se gjuha. Mbas permallimit, kaluan nje rruge me levizje te dendur dhe hyne ne nje lokal komod, jo shume te shtenjte. Porositen nga nje raki. Pastaj nje meze te thjeshte. Dy veze te zjera, pak sallam, nje qepe. Pastaj nje raki tjeter. Nuk mernin fryme kujtimet. Radhe, radhe. Tespie. Te hidhura, te embla, te tjerra bukur, nostalgjike. Ishin shoke burgu. E, keshtu i kishin ngjeshur brenda, me akuza te rreme, te sajuara me deshmimtare te rreme. Kohe e keqe, e te ligut. Se mos sot qe zune me duar ate qe enderonin ndiheshin te lumtur? Demokracia i zuri disi vone. U vonua shume, djalli e mori!
- Ai qe ishe, as shkojne vitet mbi ty, more Nasho!
- Te lumte ajo goje, por tani me zor hip ne kumbell!
- E ketu e prishe! Kumblles mos iu ndaj, kokrat e vonuara jane me te shijeshme!- qeshi tjetri.
- E di ti se kam mall te shkoj nje dite ne burgun e Ballshit?- iu drejtua mikut te tij, Shefqetit.
- Eshte jeta jone, kemi kaluar atje caste te vecanta, qe nuk harrohen,- shtoi tjetri.- Ishim miq te mire, nje cigare e thithnim nga nje here dhjete te burgosur.
- Nuk na shkoi kot mundi. Desh te na hante i ligu, por e hengrem.
- Muarem shume plage, more Nasho! Plage qe do t'i marrim ne boten tjeter!- shtoi Shefqeti. -Te kujtohet Urimi, Urimi i xha Sulos? I rane me leve ne tru te vogel, e verbuan... E lane ne erresire.
- Po Rrakon? Ia tregonin buken dhe nuk ia jipnin se nuk realizonte normen. Eh, plaku i mjere. Vdiq pa e pare njeri... Thoshin nga uria, po ku ta dish. Fliste rralle.
- Po Luanin, Samiun... Djem te mire. Sapo mbaronim nje denim, u jepej denimi tjeter! I akuzonin per bashkepunim me Floten e Gjashte Amerikane... Ne burg...
Dera e kafenese u hap dhe brenda hyri nje plak disi kurrizdale, me dy veshe llapushe, te cilet i dilnin mbi jaken e palltos sikur donin t'i zinin cdo peshperitje te lokalit. Hapat i hidhte ngadale, te menduara, te lodhura. Fytyra i ngjiste nje parcele toke te porsa leruar, gjithe brazda. Ai pershendeti te pranishmit me nje greqishte te coptuar. Pa kthyer syte nga dy miqte e vjeter, ai u ul prane tyre. Ne ate tavoline, sic dukej, gjeti nje te njohurin e tij grek, te njohur ne moshen e pleqerise. Porositi nje kafe pa sheqer. Te hidhur. Helm. Kurrizdali uli koken mbi filxhanin e kafese sikur dinte te fliste me 'te, te kuptohej me ate leng te perzjere me mire se me rrethuesit e gjalle.
- Edhe ne kemi kaluar shume, por ju kini kaluar ne vrime te gjilperes,- degjoi Nashoja ngacmimin qe greku i hodhi te porsardhurit.
- Trari, teli, stopi,- ia ktheu kurrizoja.- Ne nuk mund te kalonim kufirin, te vinim tek trungu yne,- vazhdoi pa ngritur koken.
Ne pamjen e tij Nashoja dalloi nje fytyre te ndryshuar, te plakur te nje njeriu te njohur. Te jete ai?
- Mos e njeh gje zoterine qe ankohet, or Shefqet?
- Eshte nje patrioti yne. Thote se ka vuajtur shume ne Shqiperi. Sa here vij, e gjej ne kete lokal dhe gjithnje thote te njejtat. Eshte pensionist. Ha me dy luge dhe prape qahet. Merr pension si homogjen edhe nga Shqiperia. Nuk di gje tjeter vecse shan te djeshmen, te sotmen, te nesermen e Shqiperise. Shan, vetem shan. Nuk ka stacion. Duket sikur ka shkare, por me shume me duket se ka shume fytyra.
Nashoja e pa edhe njehere se mos gabonte. Po. Ishte ai, ai qe i kishte hedhur prangat. Iu prish gjaku, u verdh ne fytyre, u ngrit nga tavolina dhe i shkoi afer.
- Si jini zoteri? Ju sjell gje nder ment fytyra ime?- e pyeti me ze te ulet.
- Nga t'ju njoh? Tani edhe syte me kane lene,- u shpjegua tjetri.
- Asgje nuk te le ty, as dhe mashtrimi. Nuk paske ndryshuar, - ngriti zerin ish i burgosuri. - Te paska mbuluar guna e pleqerise, qimja te ka ndryshuar, por zakoni jo,- gati sa s'thirri Nashoja.
Lokali ktheu syte pikerisht tek ajo tavoline.
- Nuk te them gje se shaje grekun. Keshtu te thoshin, keshtu thoshe. Deri ketu jemi mire! Po, sinqerisht me vjen keq, me vjen keq se do ikesh nga kjo bote dru i shtember qe prish gjithe barren. Pse e shkel buken qe ke ngrene!? Ose me shkoqur, pse kafshon doren qe te ka dhene buke?! Une shikoj se shume minoritare ndihen shqiptare dhe nje shqiptar si ty ndihet grek?!- nuk priti aspak pergjigje Nashoja, por vazhdoi te zbrazte nje thes me derte qe po mbante nje jete mbi supe:
- Me ke hedhur prangat. Te gjitha keto nuk do te t'i permendja... Do t'i hidhja pas shpine. Do ta peshtyja djallin. Po eshte dicka tjeter. Te dhane urdher te me arrestoje, isha antikomunist, e pranoj. Po pse shkele ligjin? Pse me hodhe doren ne fyt per te me mbytur? Me le pa ndjenja, me gjakose me thonj. Edhe te te kishin thene te me mbysje, te mos e beje. Ne ishim shoke feminie bashke.
Ish operativin e mbuloi nje cehre e cngjyrte dhe u ngrit te dilte . Po tjetri e zuri per menge.
- Ulu, ulu te te jap nje raki. Mos u tremb, nuk do te hedh helm brenda. Jam demokrat une! Eshte nje fjale e re kjo e demokratit. Ndoshta te tremb. Mos ki frike! Ulu te pime nje gote bashke. Ti kurre nuk do pije me mua, vetem po te kishe qellime per te me rrembyer ndonje fjale te burgosje ndonje te pafajshem. Me mire, te me fusje ne thesin tend. Te kujtohet? Ke qene edhe provokator, zotrote! Erdhe ne Burrel te me takoje. Gjoja si mik. Kishe bere dy dite rruge. Per mua? I mjere ke qene! Ke te drejte te qahesh. Edhe ne ishim te mjere, po ti ishe me i mjere. Harrove? Me the se erdhe per mua. Cfare me pandehje? Teveqel? Doje te dilja deshmimtar per nje mikun tim se kishte share Enverin? Te nisa nga kishe ardhur. Te kujtohet si me the? Me the se nuk do dilja nga burgu, se atje do me treteshin kockat. Po ja, une dola. Dola, por ty nuk te ngjesha brenda per krimet e tua. Nuk desha te te zija punen.
- Me lejo te dal nga lokali!- e nderpreu veshllapushi.
- Jo! Per kete takim une kam pritur vite e vite. Ne do te pime bashke. Le te dehemi, une do t'i paguaj prape. Ti kurre nuk ke paguar. Jemi miq, packa se me ke bere varrin. Nuk me munde dot, ja ku me ke. Te dy te barabarte. A nuk eshte me mire keshtu? Te lara, te shpelara e te kthyera permbys te gjitha enet. Mos u tremb se une po t'i them keto. I them qe te clirohem nga nje barre, se mos vdes dhe shkoj i ngarkuar. Nuk do me nxinte dheu te ngarkuar.
Nashoja u mbush me fryme dhe thirri kamarierin. Ne tavolinen ku ishte ulur ish punonjesi i sigurimit shkoi nje dopio raki dhe nje meze e thjeshte me pak djathe, disa thela patate dhe pak xanxiqi. Askush nuk fliste. Bile edhe klientet greke. Ata kuptuan dicka, zune te murmurisin duke pare here njerin dhe here tjetrin nga te huajt. Ish i denuari politik e dinte me rrenje e dege greqishten, packa se kurre nuk e kishte treguar te verteten. Ai kishte shkuar ne shkollat greke gjer ne klase te katert. Atehere nuk kishte kufi. Me tufat e deleve i kalonin malet paqesisht. Me vone hyri sherri, u ngrit kloni, u shpall me ligj vrasja ne rast kalimi te kufirit.
Dikush nga vendasit, i cili kishte kuptuar se dicka e keqe do te ndodhte, doli jashte i nervozuar. Nuk kaluan pese minuta dhe dy police, njeri i ri, tjetri thinjosh hyne ne lokal, hodhen nje sy rreth e qark. Nuk munden te dallojne ndonje shkelje. Mandej iu drejtuan te zotit te lokalit, i cili shprehu zemerimin se cili ishte ai keqdashes qe i nxirrte emer te keq lokalit te tij.
- Eshte farse,- iu shpreh i riu flokthinjurit duke u larguar.
Kurrizdalin nuk e mbante me vendi. Po nuk mund te ikte. Iu duk se dikush i kishte hedhur doren ne gryke per ta mbytur pa meshire. Ndjeu nje mpirje te kokes, pastaj te te gjithe trupit. Ai i urrente te arrestuarit e dores se tij me shume se dikur. Po tani i kishte rene koburia, nuk mund te bente asgje. Megjithate, ai nuk binte lehte ne gjynje packa se e shkuara nisi ta kafshoje si hiene e keqe ku mundte. Nuk mund ta zbonte hienen. Iu ngjit pas trupit, pas ekzistences se tij. Syte tani ishin egersuar, i ishin erresuar aq sa nuk dallonte dot askend.
- Duket, je prape ai. Ke te drejte! Njeriu nuk eshte dru ta gdhendesh si te duash. Do te vdesesh sic erdhe. Mire ben qe nuk ndryshon! Ne do te te duam ashtu sic je, me ate koke, me ate shpirt! I keq! Ike, ike po deshe! Vecse mbaj nje fytyre, sado e lige te jete. Mendon se nuk te njohin? Qenke ngrysyr larg! I ke akoma dosjet e mia? I ka firmosur kercenimi yt, jo dora ime. Me ato mendon te me kercenosh perseri? Nuk mundesh, je karte e djegur. Ti nuk ke dosje, i ke djegur. Jini gje e zgjuar. Po dosja jote jam une me kembe. Po te me hapesh kapakun e gjoksit tim, do te gjesh librin e bemave te tua. Jini pjesemarres ne vrasje. Megjithate ne nuk kemi kohe per hakmarrje,- fliste gjysem i dehur Nashoja. -Vecse mblidh gojen, mos na shaj vendin! Mezi e kemi. Dhe e ke vene re? Kur je larg, e dashke me shume! Aq me teper se e kemi te varfer. Ju na e katandiset keshtu dhe pastaj na dhate arratine.
- Le te kthejme nje kupe per pajtimin tone!- ngriti goten Shefketi per te zbutur situaten e tendosur.
Kurrizdalit iu duk gota shume e rende, nuk mundi ta ngrinte. As mundi te ngrihej te hidhte nje hap drejt deres se lokalit. As mundi te hapte gojen. Koka iu var mes duarve si kembore Janine. Bile si e tille i kumbonte gjithandej. I kumbonin veshet, te cilat pak e nga pak iu shndruan ne pranga qe vringellinin. Sakaq i erdhi urdheri te arrestonte dy kundershtaret e tij te njohur. U fliste me ton te prere se tani do ta shikonin kush ishte ai. Dikush nga kafeneja i dha nje shpulle te forte. Ish operativi u permend. Nuk e pelqeu skenen qe pa. Nuk ishte me i zoti per asgje. U ngrit me zor dhe duke pershendetur vazhdimisht armiqte e tij te dikurshem, doli jashte. Hapat e ngadalta, veshet llapushe, akoma pergjuese, qe i dilnin mbi pallton e vjeter, percilleshin nga dhjetra sy te befasuar.
- Ndoshta i folem disi rende, - tha Shefketi duke cukitur goten me mikun e tij te vjeter.
- Ndoshta me pak nga c'duhej t'i thosha!- e nderpreu tjetri. - Je i ftuar te vish nje dite ne shoqerine tone,- nderroi temen Nashoja,- Jemi djem te mire te nenave. Merre dhe ish operativin! S'na prish pune. I yni eshte.
- Qysh neser!- ia ktheu tjetri,- vizitat jane reciproke.