2011-04-01

SHTEPIA E AZEM HAJDARIT


 

Nga RAMIZ LUSHAJ

Në Tropojë, në vendlindje, prindrit jetonin së bashku me Azemin në një shtëpi dykatëshe, që vendndodhja ia bante aq të dukshme bukurinë e, prej oborrit e në ballkone të saj, të vinte në dritë të synit e në pllambë të dorës krejt Lugu i Malësisë e, deri atje përtej, në horizont, vizohej Qafa e Morinës, që e "prente" Malësinë nga Gjakova e vet e Gjakovën nga Malësia e saj.
Këtë shtëpi, diçka e veçantë si mundësi e realitet për atë kohë në qytetin alpin, nga themelet e në kulme, e ka lartngrit’ Azemi me duart e mendjen e tij, (siç e vetthote më 1991 i bante deri ne tre norma ne dite), me djersën e familjes e të shoqërisë së tij të madhe, në derën e së cilës kanë hyrë shumë politikanë të Tiranës, të Prishtinës etj. dhe e kanë ndjerë mikpritjen e saj.
Më kujtohet si sot, kur në vitin 1986, u planizue një fond në Tiranë për ngritjen e një qëndre kulturore të fëmijëve në qytet e, krahas projektit model të një institucioni të tillë në qytetin e Skraparit, merrte diskutim, si një nga variantet e mundshme, edhe shtëpia e bukur e Azem Hajdarit, kundrejt veprimeve financiare e ekonomike të asaj kohe.. Siç duket regjimi i mbyllur komunist kishte nisur rrokullisjen drejt gropës së vetëhapur e ky fond nuk hyni në kuadratet e planeve të asnji viti, po e cekem këtë fakt si rast për të pasë një ide se ç’vepër kishte lartue Azem Hajdari për familjen e vet, për jetesën e tyne.
Kjo e ka atë randësinë e vet, pasi, gjithsesi, ai që mundet më e ndërtue një shtëpi të bukur në kohë të vështira mundet me i sfidue vështirësitë e kohnave për me kontribue në ndërtimin e një shteti të mirë për qytetarët e vet.
Pikërisht këtë e dëshmoi Azem Hajdari me nandë vite jetë aktive në politikën kombëtare shqiptare, me guximin e trimërinë e tij, me mendjen e zemrën e tij, me djersën e gjakun e tij, ndonëse ai nuk ishte aste një ditë në funksione të larta shtetërore për të hedhur firmën e tij, po i la gjurmët e veta në memorien e kohës së pluralizmit e të demokracisë, në analet e historisë, në vizionet e vitalitetet e brezave.
E tashti po më vjen në shteg me shtue diçka të njohun: kur do të vijnë dita që kjo shtëpia e Azem Hajdarit në vendlindje të kthehet në "Shtëpi Muze", pasi ka nja dhjetë vjet që është hedh si ide e mirë e vitet e fundit duket si një orok i pritshëm.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...