Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/05/02

Darwin-i kundër hyjnive


Nga Luan Rama/

Debati rreth Darwin-it dhe Zotit, Darwin-it dhe Gjenezës, Kataklizmës, krijimit të botës dhe njeriut, etj, për më shumë se 150 vjet nuk ka rreshtur së kundërvëni midis tyre «darvinizmin» si shkencë materialiste dhe fenë, e cila në themel të saj ka krijimin e botës dhe të njeriut nga Perëndia. Ky debat duket se mund të jetë akoma më i ashpër, veçanërisht këtë vit që është dhe 150 vjetori i shpalljes së teorisë së tij Teoria e Evolucionit, tekst shkencor që në mënyrë llogjike do të kthehej në një filozofi të re të perceptimit të botës. Në shkurt të vitit 2009, po ashtu do të festohet 200 vjetori i lindjes së Darwin-it, i cili nuk ishte thjesht formuluesi i teorisë së evolucionit të specieve, dhe si rrjedhojë dhe të njeriut, por ai ishte njeriu që u vu në qëndër të një prej revolucioneve më të mëdha shkencore dhe filozofike të të gjitha kohrave.

Njëqind e pesëdhjetë vjet më parë, para Asamblesë Shkencore të Londrës, ai bëri të njohur teorinë e tij, çka tronditi thellë vizionin e deriatëhershëm mbi natyrën, njeriun dhe …. Zotin. Shpejt emri i Charles Darwin-it, (1809-1882), u bë i njohur, edhe pse ishin të pakët ata njerëz që e njihnin atë njeri. Cili ishte ai? Si ndodhi që ai zbuloi një nga mekanizmat më vitalë dhe më të qënësishëm të zhvillimit dhe të evolucionit të botës? Ishte ai një até apo çfarë? Ku bazohej teoria e tij dhe çfarë i solli ajo njerëzimit modern? Përse kjo teori nuk është zbehur edhe me zhvillimin e jashtëzakonshëm të shkencës gjatë shekullit XX dhe këtij fillim mijëvjeçari? Dhe së fundi, çfarë do t’i shtohet si diçka e re kësaj teorie, bazat e së cilës deri tani nuk kanë ndryshuar dhe siç duket nuk do të ndryshojnë?

Charles Darwin (Çarls Darvini) ka lindur në vitin 1809, në një familje në gjëndje të mirë, por mjaft humaniste. Gjyshi i tij, Erasme Darwin, ishte një «deist», autor i një libri të quajtur Zoonomia, që ashtu si ateisti Lamarc, në kohë të tij, edhe ai «deist», mendonte se «evolucioni ishte zhvilluar drejt perfeksionit dhe se apogjeu i këtij ishte njeriu» Por atëherë Charles adoleshent nuk ishte i interesuar rreth evolucionit. I ati, Robert Darwin, ishte një njeri me shpirt të lirë që kujdesej shumë për të varfërit e vëndit ku ata jetonin. Në rini të tij Darwin-i studioi për mjeksi në Edimburg, por gjatë studimeve, seancat e kirugjisë i sillnin të vjella dhe dukej ai ishte i ndjeshëm për ta përballuar këtë anë të mjeksisë. Meqë familja e tyre ishte mjaft e lidhur me Kishën anglikane, i ati e regjistroi në «Christ’s College» për të studjuar teologji në Kembrixh. Por pikërisht aty, ai ra në kontakt me botanistin anglez John Hensow, i cili ishte njëkohësisht dhe gjeolog. Ishte pikërisht ai që do t’i hapte dritaret e para të shkencës.

Vite më vonë, kur kapiteni anglez, i anijes «Beage», Fitz Roy, i cili do të ndërmerrte një udhëtim shkencor rreth botës, kërkonte dikë për ta shoqëruar, Darwin-i shkoi menjëherë pranë tij. Kjo anije do të merrej me hartimin e një kartografie të zonës së Amerikës Latine. Gjatë pesë vjetëve, Darwin-i do të përjetonte një nga periudhat më të lumtura e më frutdhënëse të jetës së tij. Plot 5 vjet midis peripecish të shumta, duke zbuluar botra të reja nga Brazili në Falkland, përgjatë bregut kilian, në ishujt Galapagos, në Tahiti, Tasmani, në Kepin e Shpresës së Mirë, në Shën Helena e përsëri në Brazil, duke iu afruar ishujve Açores në mes të oqeanit Paqësor dhe duke u kthyer në Angli. Gjatë këtyre udhëtimeve të jashtëzakonëshme, Darwin-i zbuloi fosile mamiferësh gjigandë, çka dëshmonte për ndryshime të mëdha klimatike që kishin ndodhur në rruzullin tokësor, në epoka të mëparshme. Ai analizoi në vënd impaktin e tërmeteve në formacionet gjeologjike, shpjegoi formimin e bazamenteve të koraleve, zbuloi fosile të shumta dhe mori shumë shënime rreth faunës, florës, ndryshimeve midis specieve dhe perfeksionimit të llojeve gjatë seleksionit natyral. Madje siç shkruan ai në kujtimet e tij, një ditë, një skllav, i kishte treguar për histori të çuditshme që kishin ndodhur dhe ndodhnin në thellësitë e pyjeve tropikale. Dhe Darwin-i ishte një njeri kurioz… Një nga zbulimet e tjera të tij, veçanërisht në ishujt Galapagos, ishin breshkat gjigande apo zvarranikë gjigandë me struktura që u përkisnin kohrave të dinosaurëve, specie që jetojnë ende dhe sot.

Kur u kthye në Londër, botimet e tij u bënë të njohura dhe koleksionet e tij u panë si gjëra shumë të çmuara për botanistët, natyralistët dhe gjeologët. Në vitin 1836, ai ende mendonte se llojet janë të krijuara e të fiksuara njëherësh sipas llojeve të tyre dhe se ato mund të zhdukeshin vetëm si pasojë e transformimit të mjedisit apo ndryshimeve të mëdha. Por një vit më vonë, ai ndryshoi pikëpamje dhe më 1839 u pranua në Akademinë Mbretërore të Shkencave. Ai filloi të punojë me ngulm për formulimin e tezës së tij me ide të panjohura deri në atë kohë. Më 1853 ai u nderua me medaljen mbretërore të Royal Society. Por një ngjarje interesante që lidhet në këtë periudhë me Darwin-in, ishte dhe ajo e tre indigjenëve, që ata morrën në Tokën e Zjarrit dhe përmes anijes “Beagle” i sollën në Londër, ku u integruan në një tjetër sistem shoqëror, duke venë në dukje efektin social në transformimin njerëzor.



Një surprizë e çuditshme



Darwin-i kishte kohë që po përpunonte teorinë e tij të re. Tashmë ai ishte në mes të udhës së formulimit të veprës së tij më madhore, kur papritur, nga miku i tij Alfred Russel Wallace, i erdhi një letër e çuditshme. Në atë kohë, ky biolog ishte në arqipelagun Moluk (Indonezia e sotme), kur papritur ishte sëmurë dhe ishte gozhduar në shtrat për një kohë të gjatë. Në ethe e sipër, ai kishte zbuluar një teori të re që gjer atëherë nuk ishte përmëndur nga asnjë shkencëtar: teorinë e seleksionimit natyror. Brënda tre ditëve, në disa faqe ai shkroi teorinë e tij dhe ua dërgoi kolegëve të tij në Londër, midis të cilëve dhe Darwin-it. Darwin-i u habit që argumentet e tij përputheshin në këtë pikë me formulimet e Wallace, ndërkohë që Nga ana e tij, konkluzionet e para, Darwin-i i kishte bërë të njohura në një rreth të kufizuar miqsh. Meqë kishte një përkim idesh, dhe duke qënë se Darwin-i e kishte teorinë e tij më të gjërë dhe më të argumentuar, si xhentëllmen që ishte, ai vendosi që këtë «kujtesë» të Wallace, botimet e mëparshme si dhe formulimet e fundit të tij, t’i diskutoheshin në një rreth të gjërë akademikësh. Dhe ashtu do të bëhesh, edhe pse Wallace ishte një biolog i ri, 14 vjeç më i ri se Darwin-i, dhe jo me atë pasuri zbulimesh e vëzhgimesh shkencore. Ky kolegj i dha prioritet Darwin-it, meqë teoria e tij ishte shumë më e hershme dhe më e argumentuar shkencërisht në bazë të vëzhgimeve të tij shkencore, veçanërisht të atyre të bëra me anijen «Beagle».



Teoria e evolucionit



Në vitin 1859, pas deklarimit të teorisë së tij Teoria e Evolucionit, brënda një kohe të shkurtër ai shkroi kryeveprën e tij origjina e llojeve (Mbi origjinën e llojeve përmes seleksionimit natyral, – On the Origine of Species by Means of Natural Selection, që është dhe titulli i plotë). Ai zbuloi kompleksitetin e llojeve për ekzitencë, pra seleksionimin natyral drejt perfomancës dhe këtë jo vetëm tek bimët por edhe tek qëniet. Kjo ishte «lufta për jetën», siç do ta cilësonte atë kohë filozofi Maltus. Kjo teori e luftës brënda llojit, arrin deri në atë fazë zhvillimi, saqë njëri grup performant nuk arrin më të kryqëzohet me grupin tjetër që më parë i përkiste, duke krijuar kështu një lloj të ri brënda species, që është më i fortë, më rezistent, më i përsosur. «Seleksionimi natyror, – shkruante Darwin-i, – kërkon në çdo çast dhe në të gjithë botën variacionet e tij më të mira brënda llojit; ai largon ato që janë të padobishëm dhe ruan të dobishmit; ky seleksionim bëhet në heshtje dhe me këmbëngulje, kudo e gjithnjë, sapo i paraqitet rasti për të përmirësuar kështu të gjitha qëniet e organizuara relativisht në kushtet e ekzistencës organike dhe inorganike.»

Debati i madh rreth teorisë së Darwin-it u bë në Oksford, në vitin 1860, dhe ky ka qënë një nga ngjarjet më të mëdha shkencore të asaj epoke, që analistët dhe filozofët i referohen gjithnjë. Vetë Darwin-i nuk asistoi në këtë debat rreth veprës së tij, meqë atë ditë ai ishte shumë sëmurë. Debati u zhvillua mes mikut të tij, natyralistit Thomas Huxley, mbrojtës i teorisë darviniane, dhe peshkopit të Oksfordit, që njihej si një radikal i madh. Pas debateve të ashpra, kur peshkopi i tha midis të pranishmëve se “çdo të thoshte atëherë po ta pyesnin nëse ai rridhte nga majmuni”, Huxley i ishte përgjigjur: «Mendoj se nuk është turp për një njeri që ka patur stërgjysh një majmun. Nëse do të kishte turp, kjo do të ishte më tepër ndaj një njeriu, i cili në çështje shkencore, të huaja për të, ndërhyn duke kërkuar të errësojë përmes paragjykimesh fetare.»

Në fakt, Kisha angleze, por edhe më shumë ajo skoceze, sundohej nga një rrymë mendimi evolucionist dhe nuk iu kundërvu hapur Darwin-it, edhe pse teza e Kishës ishte gjithnjë krijimi i njeriut dhe i botës nga Zoti. Madje dhe kur Darwin-i vdiq, atij iu bë një nga varrimet më madhështore nga Kisha anglikane. Ai u varros në varrezat e Westminster, disa hapa larg varrit të Njutonit, atje ku ishte dhe kryeqëndra e kishës anglikane. Atë ditë, ku kishin ardhur nga akademitë e gjithë Evropës, arkivoli mbahej nga miku i tij Wallace dhe shkencëtari tjetër Hooker. Pra, në këtë paradoks të madh, Darwin-i ishte bërë një lloj heroi kombëtar, i cili tashmë kurorëzohej nga kisha. Vetëm peshkopët e mbledhur në Këln e dënuan menjëherë teorinë e Darwin-it. Në Romë, Papa Pie IX, foli atëherë për «broçkullat e darvinizmit» por megjithatë Vatikani nuk e dënoi atë zyrtarisht, meqë, sigurisht, evolucioni i botës dhe i specieve egzistonte realisht dhe argumentohej nga fakte të pakundërshtueshme. Natyrisht, kryevepra tjetër e Darwin-it që ishte Prejardhja e njeriut, botuar më 1871, (The descent of Man and Selection in relation to sex), ishte vepra më e diskutuar e tij nga rreth fetare dhe radikale jo vetëm në të gjallë të tij, por edhe më vonë dhe deri në ditët tona. Në Prejardhjen e njeriut Darwin-i shkruan se «objekti i vetëm i kësaj vepre është të konsiderojë së pari që njeriu, si çdo lloj specie, rrjedh nga një lloj tjetër i mëparshëm; së dyti, mbi mënyrën e zhvillimit të tij dhe së treti, për vlerën e ndryshimeve që ekzistojnë midis asaj që quhet racë njerëzore.»

Që në të gjallë të tij, Darwin-in do ta shoqëronin shumë fyerje e karikatura që botoheshin në revistat e kohës, ku Darwin-i kishte një fytyrë majmuni dhe shpesh kacavirej nëpër pemë, çka krijonte të qeshura tek çdo lexues. Pas vdekjes së Darwin-it në vitin 1882, interpretime të shumta u bënë rreth «darvinizmit social», pra interpretimin e teorisë darviniane në fushën sociale, me problematikën e madhe të saj, që do të përfshinte gjer dhe revolucionet e para të fillimit të shekullit XX. Si vallë funksiononte seleksionimi natyror? Vallë a funksionojnë të njëjtat ligje?…



Në vazhdën e zbulimeve të mëdha



Zbulimi i Darwin-it, ashtu si dhe zbulimet e mëvonshme shkencore që i dhanë zhvillimit një interpretim të ri, nuk u bë në një terren djerrë, por në vazhdë të një udhe të pasur me ngjarje shkencore e zbulime të mëdha. Nuk është fjala vetëm për lëmin filozofik dhe zbulimet shkencore të kohës së Antikitetit dhe Mesjetës, por në veçanti të kohës së Copernic-ut, Galile-ut, Giordano Bruno-s, etj. Zbulimet e mëdha shkencore kishin sjellë në atë kohë ndarjen e shkencës nga feja. Tepër të rëndësishme ishin dhe veprat e Decarte-it dhe Newton-it, studimet e Copernic-ut, i cili ishte i pari që mendoi për «heliocentrizmin», (ndërtimin e sistemit diellor dhe diellin si qëndër të botrave), pra që Toka nuk është në qëndër të botës dhe se ajo rrotullohet rreth diellit. Por evolucioni i vërtetë kishte ardhur me Galile-un kur në vitin 1609, ai zbuloi teleskopin për të vëzhguar qiellin, planetet, duke zbuluar shkencërisht hipotezën e Copernic-ut (i vdekur në vitin 1543). Më 1600, Giordano Bruno digjej si heretik në sheshin Campi dei Fiori, në Romë, i akuzuar nga Vatikani se ishte partizan i heliocentrizmit. Bruno në fakt, kishte qënë një prift domenikan që mbronte idenë se duhej të kishte dhe botra të tjera. Por sigurisht, nën influencën e shekullit të Lumières, (filozofëve dhe shkencëtarëve të mëdhenj fracezë të atij shekulli), shkenca do të shkëputej tërësisht nga feja në shekullin e XIX me filozofë si Fojerbah, Marx, Freud e shumë të tjerë. Frojdi botoi veprën e tij të famshme Moisiu dhe monoteizmi, etj.

Edhe pse në enciklikën Humani generis, të vitit 1950, ku Papa Pie XII shpjegoi se nuk ka opozitë midis evolucionit dhe doktrinës së besimit të njeriut, edhe pse më 1966, Gjon Pali II, foli në Akademinë pontifikale të shkencave se «Njohuri të reja na çojnë që të mos e konsiderojmë teorinë e evolucionit si një hipotezë», përsëri, Kisha flet për teori të ndryshme evolucioni, ku disa janë materialiste dhe jo kompatibël me doktrinën katolike dhe të tjera që janë jo kontradiktore me doktrinën. Ky nuancim, është sot një pozicionim delikat i Kishës, kur zhvillimet e shumta shkencore, veçanërisht gjenetika, kanë sjellë deshifrime të habitshme rreth llojit njerëzor, ndërtimit të tij shkencor, etj. Lufta e hapur sot është në fushën e etikës shkencore, lidhur me embrionet, ku feja lufton dhe e dënon përdorimin e shkencës që mund të shpërfytyrojnë llojin njerëzor.



Kreacionizmi kundër darvinizmit



Që prej një shekulli, fondamentalistët amerikanë kanë kërkuar e vazhdojnë të kërkojnë ndalimin e mësimit nëpër shkolla të Teorisë së Evolucionit të Darwin-it. Në fakt kjo luftë është hapur që në fundin e shekullit XIX, kur James Woodrow, një nga përkrahësit e flaktë të darvinizmit, u përpoq të bashkonte pikëpamjet e Kishës me ato të Darwin-it, u akuzua për herezi dhe u përjashtua nga Kisha anglikane. Dihet që debati më themelor është mbi Gjenezën, librin e Moisiut, që siç thuhet nga Kisha, është shkruar nën frymëzimin dhe diktimin e drejtpërdrejtë të Zotit. «Neo-kreacionistët», (Young-earth creationists, apo të cilësuar shkurtimisht YEC), praktikojnë një lexim litral të 11 kapitujve të librit të Gjenezës, duke afirmuar se krijimi i botës është bërë brënda 6 ditëve. Kryepeshkopi James Ussler jep si datë të krijimit të botës vitin 4004 p.e.s;. të tjerë pohojnë për dhjetë mijë vjet më parë dhe disa të tjerë, njëzet mijë vjet. Pra gjithçka, të gjitha speciet, njeriu dhe kafshët janë krijuar «ex-nihilo», nga hiçi. Për kreacionistët, «evolucioni është veçse një mit». Sipas tyre, Bibla tregon qartë dhe me bindje, se si u shfaq jeta në tokë: Adami, Eva, arka e Noe-s, etj… Por çdo të thoshte në të kundërtën sot kozmologu i famshëm Hubert Reeves, kur ai pohon se krijimi i planetit tonë është bërë në 4,5 miliard vjet? Edhe Shën Agustini në fillimet e kristianizmit e kishte kuptuar se krijimi i botës nuk mund të bëhej brënda gjashtë ditëve, duke shtuar se kjo deklarohej kështu sepse mundësitë imagjinative dhe intelektuale të njerëzve të asaj kohe ishin të kufizuara.

Që të kuptosh thelbin e debatit të kreacionistëve, duhet tu referohesh padyshim dhe dy vargjeve të para të librit të Gjenezës: «Në fillim Zoti krijoi qiellin dhe tokën”, (1), dhe pastaj, “Por toka ishte bosh dhe e vagët, errësirat mbulonin humbëtirat, një erë e Zotit vërtitej mbi ujra” (2)… Kur pyet sot ideologë të Klerit, disa prej tyre thonë se sigurisht, nuk janë dashur gjashtë ditë për krijimin e universit, por është dashur një kohë më e gjatë, etj. Sigurisht, fusha më e ndjeshme krahas genetikës është dhe paleontologjia, prejardhja e njeriut, origjina e krijimit njerëzor, prejardhja e tij, ku ende në studimet paleontologjike, shfrytëzohen disa boshllëqe për të hedhur poshtë teorinë e Darwin-it. Po cili është njeriu i parë? “Neandertal man” i familjes së Homonidëve? Cro-Magnon? Eshtë «homo sapiens”? Eshtë Lucie skeleti i kësaj gruaje që mbahet si njeriu më i vjetër, apo janë specie të tjera të gjetura së fundi në Afrikë dhe Azi?…

Më 1925, në shtetin e Tenesse të Amerikës u aprovua një ligj, i cili ndalonte të mësohej në shkolla çdo «teori që mohonte natyrën hyjnore të krijimit njerëzor, siç shkruhet në Bibël». Po kështu dhe në shtetet e tjera amerikane, si në Karolinën e jugut, në Alabama, Texas, Georgie, Florida, Oklahoma, ku darvinizmi cilësohej «subversiv» dhe në shërbim të të «kuqve». Ky ligj qëndroi në Amerikë për një kohë të gjatë, deri sa në vitin 1968, Gjykata Supreme e Amerikës e anulloi këtë ligj. Më 1984, “Natinal Academy of Science” e Amerikës, krijoi një Komitet Special mbi «kreacionizmin». Tre vjet më vonë, një gjykatë amerikane anulloi vendimin për ndalimin e ligjit të 1968, që u lejonte profesorëve tu mësonin nxënësve teorinë e evolucionit. Sipas një ankete të CBS, të zhvilluar në vitin 2004, 55% e amerikanëve besojnë ende se Zoti e ka krijuar njeriun kështu siç është sot. Edhe krerë të judaizmit, si Moshe Feinstein, i kanë bërë një luftë të madhe Darwin-it, duke ndaluar librat e tij në shkollat hebraike, edhe pse rabinë të tjerë të mëdhenj, si ai i Palestinës, Abraham Isaao Ha-Kohen Cook, (i vdekur në 1935), pohonte se «teoria e evolucionit të Darwin-it përkon me teorinë e «kabbale»-s të hebrenjve në librin e Shenjtë. Më 1999, në shtetin e Kansas, nga dhjetë anëtarë të Komitetit Shtetëror për Arësimin, gjashtë vendosën me maxhorancë për të zhdukur nga programet dhe tekstet shkollore çdo referencë rreth Darwin-it dhe teorisë evolucioniste të tij. Ne këtë fillim mijëvjeçari, «kreacionistë» të rinj kanë shpallur luftën kundër Darwin-it në emër të Zotit, dhe kjo në emër të një aleance fetare kundër darvinizmit. Në këtë kuadër ishte së fundi dhe botimi i Atlasit të krijimit, një botim lluksoz i financuar nga radikalë të fuqishëm dhe lobet kreacioniste të Amerikës. Shumë site internet janë krijuar rreth këtij Atlasi të hartuar nga një studjues turk i quajtur Harun Jahja, i cili e akuzon Darwin-in si atin shpirtëror të Hitlerit, Stalinit dhe të terrorizmit bashkëkohor, meqë Darwin-i e konceptonte konfliktin si një koncept natyror dhe njerëzor njëkohësisht. Pra sipas këtij studiuesi, Darwin-i na qënka një «justifikues i luftrave shfarosëse në emër të seleksionimit» dhe në këtë kuadër, ai thërret të treja fetë monoteiste të bashkohen në një kryqëzatë kundër Darwin-it. Por ai harron se t’i kundërvihesh sot Darwin-it, do të thotë t’i kundërvihesh shkencës, thelbit të saj. Sot në betejën e «kreacionistëve» kundër Darwin-it janë angazhuar çuditërisht dhe genetistë të njohur amerikanë të cilët çuditërisht sot pohojnë se «Të gjitha llojet e qënieve janë krijuar nga aktet direkte të krijimit hyjnor». Pra duket qartë pesha e madhe që ka sot feja jo vetëm mbi shoqërinë por dhe mbi shkencën dhe zhvillimet shkencore.



Darwin-i dhe shpjegimi simbolik i botës



Shumë studjues fetarë, duke parë se argumentet darviniane të seleksionimit natyror dhe origjinës së specieve janë të parefuzueshme dhe se pasazhe të librit të shenjtë bien ndesh me historinë e njerëzimit, pohojnë se Bibla nuk i duhet kundërvënë as Darwin-it dhe as të rejave historike të zbuluara së fundi, por Libri i Shenjtë duhet lexuar në mënyrë “simbolike”. Kjo mënyrë e re vështrimi, kërkon të largojë nga ndeshja mes tyre evolucionin shkencor me frymën e shenjtë të krijimit.

Para pak kohësh, në Londër, historiani Georges Smith njoftoi botën shkencore se kishte zbuluar një pllakë të vjetër të kryeqytetit të Perandorisë Asiriane, Ninive, një tregim mbi «Kataklizmën», që datonte shumë kohë më parë se datimi biblik rreth kataklizmës dhe gjenezës. Ky zbulim shkencor e hidhte poshtë me argumente, tezën e formuluar prej dy mijë vjetësh, (por edhe më parë, sipas Testamentit të vjetër), të krijimit të botës drejtpërdrejt nga Zoti. Sigurisht, arkeologët dhe historianët vazhduan të verifikojnë tezat e ndryshme biblike, përmes krahasimit të fakteve dhe gjetjeve të ndryshme, punë që vazhdon edhe sot. Po kështu ndodh dhe kur krahason fragmente të Epopesë së Gilgameshit, të kësaj poeme madhështore me 300 strofa, gjetur gjatë zbulimeve arkeologjike në Ninive. Miti i super të mënçurit ka qënë që në mijëvjeçarin e tretë p.e.s. Kjo histori relaton kataklizmën e shkaktuar nga Perëndia “për të dënuar njeriun që ishte bërë shumë i zhurmshëm”. “Çdo farë të jetës, – këndohet në këtë sagë poetike, – unë e vura në një anije dhe mbylla portën. Sapo agoi, re të zeza filluan të mblidhen. Era dhe kataklizma shkatërruan gjithçka. Kur erdhi dita e shtatë, deti u qetësua, po kështu dhe uragani e kataklizma. Dhe gjithë njerëzimi ishte transformuar në baltë.”

Para dy vjetësh, arkeologu Eilat Mazar, zbuloi në Jeruzalem rrënojat e pallatit të Davidit të shekullit X p.e.s., të Davidit fitues mbi Goliatin gjigand, që ishte mbreti i dytë i Izraelit. Po kështu, është provuar tashmë se tekste, (pjesë), të Dhjetë Urdhërave, (Porosive), gjënden gati fjalë për fjalë në tekste para epokës së Moisiut, të viteve 1200 p.e.s., pra ngjashmëri me tekste të mbretit babilonas Hammurabi, (rreth vitit 1750 p.e.s.), ndërkohë që Bibla thotë se Moisiu i mori porositë nga Mali i Sionit drejtpërdrejtë nga Zoti, tradita mesopotamike bën të njohur se ligjet mbretërore u janë diktuar njerëzve nga Dielli, zoti i Drejtësisë, nga maja e një mali. Po kështu një ngjashmëri e dukshme janë dhe fragmente të ndryshme midis dy kodeve të vjetra. Në Eksodin e Biblës, thuhet se «nëse një dem godet me brirë një burrë apo një grua, i cili vdes, atëherë demi vritet dhe nuk i hahet mishi. Pronari i tij konsiderohet i pafajshëm.» Ndërsa në kodin e Hammurabi-së, në pikën 250, shkruhet: “Nëse një dem, duke kaluar në rrugë godet me brirë dikë, i cili vdes, pronari i tij nuk detyrohet të shpaguaj». Në shekullin e VI p.e.s. shumë hebrenj ishin robër në Mesopotami dhe kuptohet se ata e njihnin kodin e Hammurabi-t, i cili ishte shumë më i vjetër se kodi i tyre, Bibla hebraike. Kuptohet që Bibla e sotme, ajo që i është transmetuar njerëzimit, ka huazuar e integruar brënda saj shumë tregime më të vjetra sesa Bibla Hebraike apo Bibla Kristiane (jo vetëm ringjallja e Krishtit p.sh. të kujton ringjalljen e Osiris të Egjiptit të lashtë, por edhe ngjarje historike, siç është dhe ajo e Arkës së Noe-s, për të cilën dëshmon dhe burimi i parë hebraik i kohës së Krishtit, Flavius Josef-it, etj. Por sidoqoftë, tregimet e ndryshme biblike dhe teoria e evolucionit e shpjegojnë botën, njeriun dhe historinë njerëzore nga kënde diametralisht të kundërta. E megjithatë, ato mund të bashkëjetojnë pa shpallur luftra dhe kryqëzata.

Darwin-i ishte një shkencëtar që i shërbeu jo ideologjive, por shkencës dhe kuptimit të botës, ashtu si dhe Bibla, (hebraike dhe kristiane), apo Kurani, janë tekste që edhe pse e shpjegojnë botën në një mënyrë të kundërt nga Darwin-i, përsëri ato i kanë dhënë njerëzimit një referencë që me sa duket, ai e ka patur të domosdoshme. Jo më kot shkrimtari francez André Malraux, i njohur me letërsinë revolucionare të viteve 30 të shekullit XX (La Condition humaine), etj, deklaroi në fund të jetës së tij se “Njerëzimit të shekullit të ardhshëm do t’i duhet të integrojë mitet”. Eshtë fjala për mitet që i kemi harruar…

NJËLLOJ SI PARAARDHËSIT

Rasim Bebo
Nga Rasim Bebo, Çikago/


Janullatosi e ktheu meshën nga shqip në greqisht. Ai po u thotë shqiptarëve, se vetëm greqishtja është gjuha e kishës. Kishën noliane e quan si shtojcë, apo pjesë të kishës greke dhe quan fitore të madhe që shekullin e kaluar hodhën në dorë K.O.A.SH. Kështu Janullatosi flet vetëm me gjuhën e nënës së tij greqishten. Ndërsa e vërteta është se besimtarët ortodoksë, as që kanë lidhje me greqishten, as u hyn në punë ajo dhe as janë të detyruar të dëgjojnë meshën në gjuhën greke. Gjithmonë kisha greke e ka mallkuar gjuhën shqipe, e cila sipas tyre nuk është “Gjuhë e Zotit” por gjoja vetëm greqishtja është e tillë.
Një nga parimet bazë të autoqefalisë, është gjuha e kombit ku ndodhet kisha. Gjuha shqipe është parimi bazë. Autoqefalia është kombësia e nivelit të lartë drejtues. Është e pamundur që 23 vjet pas ardhjes së Janullatosit, me kontributin e të cilit janë përgatitur qindra klerikë, në Shqipëri, sikur në Sinodin e shenjtë nuk paska tre klerikë shqiptarë. Jo vetëm në Tiranë, por janë edhe peshkopët e Beratit dhe të Gjirokastrës janë vënë me kombësi greke. Përdorimi i greqishtes në mënyrë të rregullt nëpër mesha, jo vetëm qe është veprim antiligjor, por bëhet si veprim urrejtje ndaj shtetit shqiptar, për t’i thënë se ne nuk pyesim fare për ju, pasi e rëndësishme është vetëm Greqia. Nuk është as e para herë as e fundit, që thuhet se shteti grek gjithnjë i ka konsideruar ortodoksit shqiptarë si “grekë”. Ndërsa priftërinjtë shqiptarë që kanë meshuar në gjuhën shqipe, janë masakruar
nga paraardhësit e Janullatosit. Dhe ndonëse e dinin që do të vriteshin nga bandat greke që udhëhiqnin peshkopatet, ata vazhdonin me vendosmëri meshën në gjuhën e tyre amtare. Kundra këtyre pishtarëve të gjuhës shqipe, u përdor helmi dhe gropa e gëlqeres, për Petro Nini Luarasin, sëpata për çarjen e kokës, Papa kristo
Negovanit ia kthyen trupin e tij në ushqim për qentë, prerjen e kokës dhe zhdukjen e saj, përdorën për At Stath Melanin, trupi e të cilit, përmetarët e varrosën pa koke në kishën e tyre. Koto Hoxhin, që u mësonte fshehurazi nxënësve shqipen, peshkopi greke e spiunoi te kajmekami turk dhe pasi e arrestuan, e varrosën së gjalli në burgun e tmerrshëm të “Xhedikulit” në Kostandinopojë.
Janullatosi, si uzurpator, po e kthen Shqipërinë në helenizim, duke e qëndisur me kisha të stilit grek, me kisha në emër të Shën Kozmait të vrarë si agjent grek nga paria e vendit para 235 vjetëve, po ngre shkolla greke dhe varreza të quajtura të ushtarëve grekë pas 73 vjetëve. A ka punë më të pështyrë që bën Janullatosi, gjoja po kërkon kockat e ushtarëve grekë të lëna harcave e kodrave që nga 28 tetori i vitit 1940 deri me 15 prill të 1941, që është koha e luftës italo-greke, dhe kujtohen tani pas 7 dekada për qëllimin politik të helenizmit, që drejton tashmë vetë peshkopi grek. Sot ka filluar një ere e fortë, kundër fqinjëve tanë në Veri e në Jug. Kërkohet “Shqipëria Natyrale”, nga politologu Kocho Dano, me një fjalë që Shqipëria të mos te kufizohet më me shqiptarë, por të kufizohet me fqinjë. Po përgatiten dokumenta për në gjyqin e Hagës, për të denoncuar gabimet e Konferencës
së Londrës të vitit 1913. Kjo ide gjen mbështetje të plotë te Amerika dhe Turqia. Për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një komb, në një gjuhë, në një flamur, në një histori. Platforma për Shqipërinë Natyrale, e ka trazuar shumë Serbinë, Greqinë, sllavo Maqedoninë, dhe Malin e zi. Kjo ka gjetur mbështetje nga faktorë të rëndësishëm në SHBA. Qëkur u publikua në vitin 2006 “Shqipëria Natyrale” në gjuhët, shqip, anglisht, serbisht, greqisht dhe sllavo – maqedonisht, në Beograd janë publikuar mbi 850 botime të quajtura “Rreziku i Shqipërisë Natyrale”. Ndërsa Greqia, me komisarin e saj në Shqipëri, ka shprehur hapur luftën kundër rilindjes tonë kombëtare, të deklaruar në gazetën kryesore greke “Kathemerini”: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve, që feja e shqiptarit është shqiptaria”, shprehet Janullatosi dhe në vazhdim nuk dëshiron të njohë as ligjin e gjuhës shqipe në
kishat tona. Në artikullin nr. 3 të Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, pёrpiluar në Korçë më 29-6-1929 thuhet se: “Gjuha zyrtare e kishës është shqipja”. I njëjti parim për gjuhën zyrtare është ruajtur në Statutin e Kishës Ortodokse Shqiptare, miratuar me dekretin nr. 1065, datë 5-5-1950 të Presidiumit të Kuvendit Popullor të republikës Popullore të Shqipërisë. Këtë ligj të miratuar zyrtarisht Janullatosi e ka shkelur me të dy këmbët.
Sinodi i Shënjtë është një gardë e krijuar nga Janullatosi që i shërben të zbatojë planin e helenizimit grek në Shqipëri. Që të krijosh një Sinod të Shënjte, duhet që kryepeshkopi i cili e drejton, të jetë aprovuar nga Patriakana dhe nga shteti. Janullatosi, nuk e vlereson fare qeverin Shqiptare dhe Akademin e Skencave. Krijoj Sinodin e Shënjtë një gardë, që i shërben interesave personale të kryepeshkopit. Prandaj mund të shprehem me plot gojën, se ju po e teproni. Mëso, se je i huaj në vendin tonë në Shqipëri, në shtetin shqiptar. Në këtë vend flitet shqip këtu e 10.000 vjet më parë. Këtu nuk jemi në Greqi, ku kisha është mbi gjithçka dhe nuk mund të imitosh peshkopin e Athinës në Tiranë. Por ju punoni mbrapsht, sinodin e keni bërë të ngjashëm me atë të Athinës. Vend-varrimin tuaj e përgatitët, mundet te katedralja në Tiranë ose te kisha në Shënavlash, nuk është çudi se mund të
shenjtëroheni edhe para vdekjes, se pas vdekjes do të keni kishën personale “Shën Janullatos” ashtu si keni bërë për Shën Kozmanë, disa kisha që nga Mursia në Vurgun e Delvinës. Ka pasur figura si ju, që e kanë cënuar këtë popull dhe kurdoherë janë larguar ose kanë lënë kockat këtu. Për Ilustrim” Në pranverë të vitit 1931, u ngrit gjyqi në Tiranë dhe u zhvillua në Gjirokastër, kundër Daut Hoxhës, i cili kishte vrarë shumë persona në Greqi. Qeveria greke përfaqësohej nga avokati Shkarpa, shumë i zoti. Kryetari i gjyqit pyeti të pandehurin: Ç’ke të thuaç? -“Kam vrarë shumë më tepër nga sa përmendi përfaqësuesi grek, por jo për “hakmarrje”, siç tha z. Shkarpa; kam vrarë vetëm pushtetarë, keqbërës dhe pjesëtarë të njësive ndjekëse, ca në luftime ca ku i gjëja, sepse nuk linin të zezë pa bërë në Çamëri…Prandaj mos më pyet në kam vrarë, po më pyet, se ku i kam vrarë,
kur, ku, e pse i kam vrarë. I vrava në vendin tim, e jo në vendin e tyre: I vrava kur këta zunë të na shuajnë; I vrava se këta u lëshuan mbi ne me plumb, thikë, sëpatë, me urë në dorë dhe me vraka zgjidhur, I vrava për t’i shporrur nga vendi im…”Vrasjet e bëra nga Daut Hoxha dhe çeta e tij ishin bërë për qëllime politike-kombëtare. Prandaj gjyqi e quajti Daut Hoxhën “të padorëzueshëm”. Nxjerrja e Daut Hoxhës në gjyq, me kërkesën e qeveris greke, si masë paraprake, nëpërmjet dy nënoficerëve të besuar që kryenin shërbimin në burg, që para daljes në gjyq e pajisën me dy revolverë. Kjo mase ishte e domosdoshme për të parandaluar ndonjë grabitje nëpër udhën burg – ndërtesa e prefekturës, ku bëhej gjyqi, apo qoftë edhe nga salla e gjyqit. Dyshimet për këtë, i shtonte mbërritja nga Janina për në Gjirokastër e disa veturave me 3-4 vete secila. Ishte afër mendjes, se ata qenë të gjithë
të asfalisë dhe të korofillaqisë. Atëherë, në qeverinë e Mbretit Zog, punohej për Shqipërinë. Sot siç thotë Prof. Dr. Eshtref Ymeri: “Shqipëria ka në krye një kastë tradhtarësh në pushtet dhe në opozitë… Janullatosi është guvernatori faktik në Shqipëri i shovinizmit grekokaragjoz…”.

DY ATDHETARË KOMBËTARË

Rasim Bebo
Nga Rasim BEBO/ Chikago/


Ata ishin dy atdhetarë kombëtare, dy trima, dy fshatarë të mesëm, dy familjarë, dy gjysmë analfabetë, dy luftëtarë të lënë në heshtje. I pari, çami Daut Hoxha, pjesëtar i Luftës së Parë Botërore, nga Dhrohomija e Paramithisë dhe i dyti, kosovari Hasan Remniku, nga fshati Remnik i Preshevës, luftëtar në Luftën e Dytë Botërore.
Mbas pushtimit të Çamërisë, filloj menjëherë çarmatimi i popullsisë, në fillim me të butë e me lajka dhe pak kohë më pas, me dhunë të egër. Me porosi të dhespotëve të Janinës dhe të Paramithisë e nën drejtimin e kolonel Ipitit e të Delijanaqit me shokë, njësi të përbëra prej andartësh, nga më gjakatarët, iu vërsulën egërsisht popullatës çame. Përveç grabitjeve dhe përdhunimeve në gjithë Çamërinë, ata grinë me thika, sëpata e plumba ballit, të gjithë atdhetarët që mundën të shtinin në dorë. Vetëm në vendin e quajtur Liver, te përroi i fshatit Selan, më 23-3-1913, hijenat në fjalë, vranë 100 prej krerëve më në zë të fshatrave, ndërmjet Paramithisë e lumit Kalama. Fuat Pronjon dhe Subhi Dinon, nga Paramithia – dy prijësa të shquar atdhetarë të vendit, i rropën së gjalli dhe i flakën në një humnerë. Lajmi i kësaj masakre, u përhap si rrufe në të gjithë Çamërinë. (Ibrahim D. Hoxha “Daut Hoxha”. Bot. 2000, f. 15).
Moshatarë bashkëkohës me ta, dëshmojnë si Hamdi Ruçi nga Kortesi (i datl. 1900), Sali Qemali nga fshati Nihuar (datl. 1891), Shuaip Mete nga Filati (datl. 1888) etj, tregojnë: “Grekët në Çamëri, zunë të vrisnin jo vetëm lulen e atdhetarisë, por edhe luftëtarë në masë. Shumë njerëz morën malet dhe njëri nga këta, ishte Daut Hoxha, djalë i zgjuar, i shkathët, i shpejtë dhe shumë trim. Në jugperëndim të Çamërisë, pas vitit 1913, qarkullonin shumë çeta andartësh gjakpirës përqark Prevezës, Pargës, Margëlleçit, Paramithisë etj. Dauti filloi t’u shkonte pas, për t’u treguar vendin. Dauti me çetën e tij, u bë tmerri i njësiteve ushtarako-andarte dhe i vendkomandave të horofillaqisë (policisë) greke, që qarkullonin për të mbledhur armët, duke i bërë popullit tortura të shumta.“ Në një pusi, Dauti me çetën e tij vrau 17 horofillakë, duke u hakmarrë për poshtërsitë që u kishin bërë fshatrave të Paramithisë.
Një ndër çetat andarte, të udhëhequra nga një prift, kishte arritur kulmin e poshtërsisë kundra popullatës së këtyre fshatrave përqark Margëllëçit e Paramithisë. Ata u takuan ballë për ballë me çetën e Daut Hoxhës, I cili kishte dale ta kërkonte.
-Uratë!,- i thotë Dauti, – Sipas të drejtës, nuk mbetet as borxh pa larë, as hak pa marrë!…
-Po, kur të bëjë emër perëndia… – thotë urata.
-Po kur perëndia nuk kujtohet, njerëzia t’ lërë të harrohen?…
-Hasha! Perëndia nuk lë gjë pas dore.
-Uratë, thuaj të vërtetën, çfarë i keni bërë kësaj krahine?! – dhe Dauti nxori kamën e ia vuri majën në grykë.
-Aman mos më ther! – u tromaks urata duke treguar 4-5 veta të çetës së tij. Por ata ia dhanë vrapit tatëpjetë pllajës. Pa kaluar as 25-30 hapa u bene shoshe nga plumbat e çetës.
Një zë i mbytur nga turma tha që prifti të vihej me shpatulla në mur. Prifti u detyrua të pranonte se ky me çetën e tij kishte vrarë shumë luftëtare të çetës Muharem Rushiti. Kështu ndëshkimi i tyre ishte i pa diskutueshëm. (f. 20) . Duke vepruar kudo me guxim, Daut Hoxha u fut në Paramithi, hyri në zyrën e rrethkomandantit të horofillaqise (policisë) dhe duke drejtuar tytat e dy dhjetçeve turke, që i mbante të fshehura nën kondokapë, i tha:
-Unë jam ai që kërkoni! Ju urdhëroj të ikni si rrufeja nga fshatrat për rreth, se u moret shpirtin njerëzve, ose t’i hodha trutë në erë!…
-Pa dale, mo zoti Daut! Të gjejmë fjalën me të mire!…
-Të thaç, zgjidh dhe merr: ja ti, ja u!…
Kapiteni dha fjalën për urdhrin që ju kërkua. (f. 21).
Me veprime dinake, grekët bindën dy vëllezërit e Murat Bejdo Lilës, Halitin dhe Sejkon djem nga fshati Karbunarë për të vrarë Daut Hoxhën. Me dhelpëritë e tyre pushtetarët grekë kërkonin edhe po t’i vriste Dauti këta djem, atëherë vinin në hasmëri fshatin Karbunarë me çetën e Daut Hoxhës, kështu greku “Hodha lumin , ujkun kalit”. Nuk kaloi gjatë, në Qafe të Dhrizës (ndërmjet Karbunarit dhe Trikopallkës) Haliti dhe Sejkua u vranë. Pushtetarët e sigurimit grek, dridheshin nga frika prandaj ngritën dy djem të tjerë për të u futur në çetën e Daut Hoxhës, Cil Mastoren dhe Nikollë Qamon, duke qenë në çetën e Dautit, ata kishin më shumë mundësi për ta vrarë Dautin dhe trimat e tij, si Koço Suljotin, Shaban Taron etj. Por ata u zbuluan shpejt dhe u pushkatuan. (f.53).
Prefekti i Paramithisë ftoi plakun Jor Suljotin në zyrë. Xha Jori të kam thirrur për një punë me rëndësi të madhe për qeverinë, po e mbaruat do te nderoheni dhe do te merrni shumë para (rreth 750.000 dhrahmi). Qeveria greke kërkon vrasjen domosdo të Daut Hoxhës. Yt bir, Koçua, kur t’i gjëjë anën, të vrasë Daut Hoxhën e të më sjell kokën e tij. -“Dëgjo! Po është që e ëma e ka bërë me mua, Koçua nuk e bën kurrë at turp … Po ësht se e ka zën ferrave me ndonjë pular mundet, i ligu e bën pa i dhënë hiçgjë.” –Xha Jori, ç’thua kështu? -“Më pyete, a jo? “–Po!… – “E u të thaçë atë që di. (f. 56).
Më 1920, në Sajadhë (afër Qafës së Botës) kishin dërguar prokurorin e Janinës dhe komandantin e forcave të Kufirit grek të bënin ç’mos pёr të vrarë Daut Hoxhën e Koço Suljotin. Për këtë, dërgonin njërin pas tjetrin vrasës në Konispol, që fshiheshin gjerdheve, ledheve, nën rrugë, mbi rrugë e ku mundeshin; ruanin ditë e natë për të dalë në pritë Dauti, që ta vrisnin. Natën i vinin vërdallë shtëpisë kur nuk ishte Dauti për t’i therë fëmijët. Mirëpo qeni shumë i forte, nuk i linte të afroheshin dhe u hidhej përsipër. Atëherë ata vranë qenin, dhe si krisi dufeqi, ata krisën e ikën. (f. 58).
Dyndjet e çetave greke këndej kufirit ishte e vazhdueshme. Shumë prita i ngritën Daut Hoxhës, por në asnjërën prej tyre nuk arritën ta vrisnin. Për ta shtënë në dorë Daut Hoxhën, ishte kërkesë ndërshtetërore. Kur ndodhi vrasja e Gjeneral Telinit, më 27-8-1923, e kryesuar nga pushtetarët epror kolonel Plasira nënkolonel Neokli Boçari, Vasil Kollovoi me shokë, të cilët e vranë egërsisht në Zhepë 8 km. përtej Kakavies, grekët për këtë vrasje shpallën nxitimthi Daut Hoxhën dhe bashkëluftëtarët e tij. Zotin Daut e priti nënprefekti në Zyrë, por në atë kohë e mori prefekti i Gjirokastrës në telefon. Ai porositi ta dërgonin Dautin menjëherë. Në Gjirokastër e morën në pyetje nga një komision evropian. E mbajtën dy muaj aty. Nga Parisi erdhi një telegram që Daut Hoxha ishte pa faj. (f. 76). Komisioni i Posaçëm Hetimor Ndërkombëtar ngarkoi qeverinë greke për vrasjen e Enriko Telinit.
Më 25-6-1926 gjeneral Aleksandër Konduli, ministër grek në Tiranë, nënshkroi me palën shqiptare marrëveshjen për dorëzimin njëra-tjetrës të keqbërësve. Njëri nga këta ishte Daut Hoxha. Në pranverë të vitit 1932 dha pëlqimin dhe urdhëroi paraqitjen e tij në gjyqin e posaçëm. Gjyqi u ngrit në Tiranë dhe u zhvillua në Gjirokastër. Në gjyq qeveria greke përfaqësohej nga av. Shkarpa,( Av. shumë i zoti.) Në gjyq av. Shkarpa u mundua të fajësonte Daut Hoxhën për plot e plot “vrasje, vjedhje, e ç’nderime” që Daut Hoxha – sipas tij, kishte vazhduar të bënte “edhe pas vitit 1925-së”. Për këto “faje” gjyqet e Janinës dhe të Prevezës e kishin dënuar disa herë në mungesë me vdekje. Me dëshmitarë u vërtetua se Daut Hoxha vetëm ka vrare dhe asgjë tjetër.
-Po për vrasjet që paditesh, ç’ke të thuaç? –Pyeti kryetari i gjyqit.
-Kam vrarë shumë më tepër nga sa përmendi përfaqësuesi grek, po jo për “hakmarrje”, siç tha z. Shkarpa; kam vrarë vetëm pushtetarë keqbërës dhe pjesëtarë të njësive ndjekëse në ca luftime. Ca ku i gjeja, sepse nuk linin të zezë pa bërë në Çamëri… Mos më pyet në kam vrarë e sa kam vrarë, por më pyet se ku i kam vrarë, kur, ku e pse i kam vrarë… I vrava në vendin tim e jo në të tyren; I vrava kur këta na vunë të na shuajnë të tërëve nga faqja e dheut; I vrava se këta u lëshuan mbi ne me plumb, thikë, sëpatë, me urë në dorë e me vraka zgjidhur; I vrava për t’i shporrur nga vendi im këta që erdhën na shkelën e na robëruan. … Tani këta qahen e më bëjnë mua fajtor e jo vetëhen e tyre. Këta u derdhën me zjarr dhe hekur në një vend që nuk ishte i tyre dhe ne nuk kishëm të drejtë të mbroheshim? Tani zotërinj keni të drejtë të gjykoni se i kujt është faji: i të vuajturit, i të munduarit, i të dëmtuarit, apo i keqbërësit…
Gjyqi e quajti Daut Hoxhën të “padorëzueshëm”. Nga Janina kishin ardhur në Gjyrokastër disa vetura me nga 4-5 veta, dyshohej për ndonjë rrëmbim të Dautit nga agjentët grekë, për gjatë rrugës nga burgu për në gjykatë, prandaj e pajisën me dy kobure me urdhër të prefektit Ismail Gjylbegu. Karabineria Italian në Konispol e çarmatosi Daut Hoxhën. Ishte njësoj sikur t’u thoshje grekëve: “Ja ku e keni Daut Hoxhën, vrajeni po deshët!” Në vendin e quajtur “Sheshi i Rahut” në Vrinë, më 15-6-1940 u gjet kufoma e tij pa kokë, të cilën e çuan pertej kufirit. Prefekti I Gjirokastrës D. Çarçani, në shkrimin e vet nr.251/ date 23-6-1940, që i dërgoi M.P.B., theksoi se vrasja e Daut Hoxhës “është bërë për çështje politike”. (A.Q.SH. F. 252, dos. 99, f. 3,5).
“Tiranë 22 gusht 1940 XVIII Shkëlqesisë Kryetarit të Policisë Romë. “… Vlerësoj të vë në dukje natyrën e vërtetë politike të krimit që nga organet e tjera, zyrtarisht vepruese…”. Për këshilltari i përgjithshëm I Policisë Skaminaçi. (AQSH.F. 253,Dos. 45, f. 66).”
Njoftimi zyrtar mbi vrasjen e Daut Hoxhës u shpall nga agjensia italiane e lajmeve, “Stefani” me 12 gusht 1940. Pas 2 ditëve një zyrtare i lartë fashist arriti nga Tirana në Konispol dhe në prani të zyrtarëve vendas, mori në pyetje të shoqen e Daut Hoxhës, Adile Haxhi Ibrahimi. -Kush ta vrau burrin, moj zonjë? -Pyeti zyrtari I lartë. –Italia! -u përgjigj Adilea. –Pse, për të vrarë burrin tënd erdhi Itailia në Shqipëri?! -“Atë u nuk e di, po di që grekërit e vranë vetëm tani që erdhi Italia, se kjo ia morri armët. Pse s’e kishin vrarë dot më përpara? Grekët u përpoqnë sa u lodhën, po s’e vrisnin dot se i kish supet e mesin të ngarkuara me armë. Tani që ju ja hoqët, s’kish me se të mbrohej”. Përgjigjia i mpiu dhe i hutoi keq të pranishmit. Jasin Zejnua ndërhyri:” Zotërinj, tha ai, ajo e ka humbur nga vrasja e të shoqit, nuk din ç’thotë. Andaj u lutem dilni pakëz jashtë sa të mbledhë vetëhenë”. Si dolën jashtë italianët dhe të pranishëm të tjerë, 2-3 konispolatë që mbetën brenda iu përveshën Adilesë: -“Ç’bëre kështu, moj?! Çish nuk i vë një çikë glishtin kokës? Me këto fjalë humbe timinë (vlerën) e tët shoqi, humbe fëmilën e vetëhenë! -Pa u të vërtetën thaç, s’thaç nonjë gjë të tepërt! -Po jo, moj, s’lipsej të thoshe ashtu. Eni çish doje ta thosha? -Të thoshe që burrin ma vranë grekët e u e kërkoj nga Greqia”.
Pas pak hetuesit u ftuan të ktheheshin brenda shtëpisë dhe vazhduan pyetjet: -Kush ta vrau burrin, moj zonjë?… -Grekërit…
Më 21-22 gusht 1940 një grup i dytë hetuesish, arriti nga Tirana në Konispol. Këtë herë në përbërjen e grupit ishte edhe një anglez, drejtori i zyrës së agjensisë telegrafike londineze në Romë “United Pres”. Reynaldes Packard. –Kush ta vrau burrin zonjë? -Pyeti Packardi… –Grekërit. –U përgjigj Adileja. –Përse këtë e din dhe atë që burri yt kishte therur 75 grekë nuk e din?! – “ Atë e din ti që e thua! Po edhe në i pati vrarë, në vendin e tij i vrau, nuk vate t’i vrit në vendin e tyre; i shkelën shtëpinë e vendin, pa i vrau”. –Po ai vrau edhe njerëz të pafajshëm… –“Jo, aj vrau ata që vrisnë e prisnin; vrau nga ata që erdhën kushedi se nga dhe i grabitën vendin, mallin e gjërin dhe shkelën nderin”. Rainald Packardi doli në fotografi me familjen e Daut Hoxhës , i premtoi se do të bënte të njohur “United Pres-it dhe botës mbarë për përgjigjet e të vesë së Daut Hoxhës. (Flet. “Tomori”, nr. 162, Tirane, 24-8-1940). PJESA E DYTË
Hasan Alia – Remniku, ka lindur më 1910 në një familje kosovare mesatarisht të kamur. Hasani ishte një lloj Robin Hudi shqiptar, se depot e shtetit ishin të mbushura me mall e veshmbathje, ndërsa popullata shqiptare vuante për një kothere bukë, apo për një pale opinga. Ai e djente veten keq dhe në një mënyrë ishte I detyruar që t’i merrte ato nga magazinat dhe tua shpërndante popullit shqiptar. Ai nuk duronte padrejtësitë e komshinjve serbë. Hasani ishte i martuar me Naziren nga Lubishta, lindën tre fëmijë: Naziren, Nurien dhe Aliun (1942). (Nga S. Keçmezi – Basha 19-2-2010).
-Shoku komandant, tha Kurti, baca Demiri më ka çuar t’u them se Hasan Remniku ju pret të dielën mbrëma në kishën e Letnicës, te patër Ndoni. Orce Vapcarovi (i deleguari i shtabit supreme të Ushtrisë Nac. Cl. Të Titos në batalionin “Çlirimi”) iu drejtua Arbenit dhe Pjetër Munellës…” Mos është ky, ai që vrau komandantin e xhandarmërisë në Shkup?” -Pjetri i tha: Po. – Pjetri Vazhdoi: -Në prag të luftës, Hasani ka qenë 30 vjeç, u burgos prej pushtetit të atëhershëm serb në bazë të një shpifjeje, që ia kurdisën disa serbë me qëllim që t’i rrëmbenin tokën e bukës, një arë të mirë që rrallë i gjendet shoqja. E burgosën se gjoja kishte vjedhur 7 teneqe me gjalp (tëlyn). Mirëpo pas ndërhyrjes së priftit të Letnicës, patre Ndon Lekës, xhandarmëria i gjeti teneqet e tëlynit në duajt e grurit të një serbi, pikërisht të njërit prej atyre, që e kishin denoncuar për vjedhje. Me gjithë këtë, Hasanin nuk e nxorën nga burgu. Iu desh të shiste gjysmën e mallit e të gjasë gjallë që të fitonte lirinë. Doli i pafajshëm, ashtu siç ishte, por me gjak të turbulluar. Nuk është gjë e lehtë të turpërohesh në sy të botës, të ç’burrërohesh pa fijen e fajit dhe kur del prej burgu të gjesh hasmin zot në pasurin tënde. Megjithëkëtë, Hasani s’bëri asgjë. Vetëm bleu një pushkë dhe përgjoi kohën. (Kapllan Resuli “Tradhëtia”( f. 95).
Mirëpo në qoftë se Hasani nuk përzihet në punët e të tjerëve, përziheshin të tjerët me punët e tija dhe se linin rehat… Në Zhegër, njëfarë Anastas Gjorgjeviç, ishte bërë njësh me bullgarët dhe gjermanët. Ky Rrëmbeu toka, livadhe dhe bashtina . Mandej nisi edhe me dhunuar e vrarë. Me gjakun e fshatarëve shqiptare ushqente qentë e langonjtë e vet. Në një ditë, në katundin e Hasan Remnikut, ai pushkatoi 12 shqiptarë të pafajshëm dhe u rrëmbeu pasurinë. Me këtë urrejtje të madhe shkoi te shtrati i fjetjes Hasani dhe i nguli disa thika. Më vonë dëgjoi se ia kishin burgosur gruan. Shkon në Zhegër dhe vrau togerin e xhandarmërisë. I la një letër të lidhur me tel të hollë te fyti, shkroi t’i lironin gruan nga burgut, ose do të vriste nga një oficer çdo javë… Pas kësaj ia lëshuan të shoqen. Atëherë Hasani u kërkoi arën e bukës që ia kish rrëmbyer A. Gjorgjeviçi. Nga frika e tmerri, Hasanit ia kthyen çdo gjë të rrëmbyer. Mbas një heshtjeje, Pjetri tha: Vetëm brenda vitit 1942, ka likuiduar 50 oficerë e xhandarë, dhunues e grabitës të ndryshëm. Mbas çdo krimi, që bënin këndej serbët dhe bullgarët, vinte Hasani dhe kërkonte kryefajtorin për ta ekzekutuar. Në ndjekje pas tij, u lëshuan bullgarët me forcat e tyre. Mjafton të dëgjojnte për ndonjë kriminel, mjafton t’i ankohej kush, dhe Hasan Remniku si xhebrail, gjendej te vendi. Kudo ia kishin frikën, leqet e këmbëve u dridheshin prej tij. Paguanin shuma të mëdha për kokën e tij. Një kapter xhandarmërie, ai e kish tredhë. Njëfarë Bozhidari ia kish prerë gjuhën me thikë se e kish spiunuar. Një tjetri i kish shkurtuar dorën, se kish rrahur një shqiptar pa pikën e fajit. (f. 97). Nga Agim Gashi citojmë: “Në vitin 1941, marrëveshja (Ribentrop-Çiano) për ndarjen e territorit, Gjermanët u larguan nga pjesa më e madhe e territorit të Kosovës, duke ia lënë Italianëve dhe bullgarëve: Kaçanikun Karadakun dhe pjesa e Anamoravës. Prej Gërlice dhe tutje mbeten nën administratën bullgare – Kumanovë, Viti, Kaçanik. Bullgarët nisën t’i rrihnin meshkujt kudo që i takonin, në arë, në rrugë, në mulli, në oborr, në familje etj. Me këtë donin t’i fyenin e t’i turpëronin, duke ua ulur dhe përdhosur dinjitetin dhe krenarin e tyre.
Hasan Remniku u betua: “Pasha at’e nanë, qi m’ka dhanë gji, / Pasha Nanën tonë Shqipni, / Trupi i jem n’dhe s’ka me hi- / Pa e marre gjakun për vllaznit e mi! …” Ishte vjeshta e vitit 1940, bullgarët erdhën në Remnik. Tellalli Thirri gjithë meshkujt, nga mosha 16 – 80 vjeç të mblidhen në oborrin e Xhamisë. Hasani i lajmëroi të mos hyni në oborr, po fshataret nga frika e familjes u futën në oborr. Ushtria bullgare rrethoi fshatin ane e kënd. Hasani e shpërtheu rrethimin. Populli u ngujua në Xhami. Bullgaret kërkonin dorëzimin e armëve, fshatarët refuzuan, filloi tortura me vrasje therje dhe thyerje gjymtyrësh për tre dite e net, dyshemeja e xhamisë u mbulua me gjak. Burgosën 60 gra të Remnikut, për tre javë i mbajtën te shtëpia e Muharremit, se nuk kishte vend në burg duke i terrorizuar. Hasani me Ramis Gernicën shkuan te nënprefekti i Gjilanit, ky ndërmjetësoi te komanda bullgare dhe i liruan. Kolonat bullgare vinin natën dhe trazonin familjet shqiptare të Remnikut dhe të Gjylekorit. Këto trazira të shpeshta e të rrezikshme, shtynë Hasanin të organizonte largimin e popullatës. (A. Gashi “Hasani Kaçaku I fundit”, 5-4-2009).
Orce Vapcarovi, Ilia Vuçiqi (të deleguarit), dhe Bilana infermiere në spital, përgatitën kurthin për të eleminuar Arben Preshevën dhe Hasan Remnikun, kur të shkonte në Letnicë, te kisha e Patër Ndonit. -Bilana, letrën ju duhet t’ia dorëzoni tezes tuaj në Letnicë. Keni dëgjuar për Hasan Remnikun? Ai që na urren ne sllavët pa dallim… “Nije kërv voda, drugarice Bilana!” Duhet të mendoni për jetën e tezes tuaj që është në rrezik. “I za sllavu sllavjansku a smert shiftarsku” (për lavdinë sllave, vdekjen e shqiptarëve). (f. 111).
Bilana ia hipi kalit dhe arriti me një frymë te tezja, që urrente shumë shqiptarët. Ndërsa Arben Presheva u nis vetëm pa shoqërues. Për gjatë rrugës takoi Demir Kaçanikun, komandanti i kompanisë së pestë. – Dua të bisedoj me ty, i tha Demiri. Dëgjova se Miodrag Pavlloviçi, përpara 3 muajve ka pushkatuar në kodrat e Miçipapës shtatë shqiptar të pafajshëm dhe ka marrë flamurin shqiptar e ka copëtuar dhe shkelur më këmbë, janë të gjithë të indinjuar, ai duhet nxjerrë në gjyqin partizan. Arbeni, fliste te Patër Ndou i qetë dhe me fjalë të matura. Një fjalë e urtë e popullit tonë thotë: “ armiku i vjetër mik s’bëhet”. … Patër, më thanë se është Hasani në kishë, foli Arbeni. –“Qetu jam, qetu”! Arbeni u kthye menjëherë dhe hoqi duart nga automatiku. Mbas shpinës se tij qëndronte Hasan Remniku, tmerri i krahinës. Ishte me automatik të shkurtër në duar, me shirita fishekësh, me dy bomba dhe kobure në brez. I mbathur me opinga lëkure të lehta, i veshur me tirqe e kësulë të bardhë. -Më falni për mundimin që morët dhe erdhët deri këtu. –Qofsh me nder dhe me faqe të bardhë, se ky mundim për mua s’ashtë gja. –Por mendova, pse kam vrarë ca shkije gjakatare, e thashë, s’do begedisnit të flasësh me mua. –Përsa u përket gjakatarëve qe keni vra, ju lumtë dora! – I lumë qofshi! Pa hë, flisni, ç’keni pasur të më thoni? Ç’dëshironi prej meje? -S’dëshëroj gja, Z. Arben. Ju thirra të merremi vesh për një punë, tha Hasani, – para pak kohe, aj Miodrag Pavlloviçi juaj, ka vrarë shtatë shqiptarë pafaj. Ai e ka hak plumbin tim. Unë ia kisha dhënë, sikur mos të kishte qënë shoku juaj. “Shoku juaj!” Sesi i tingëlloi në shpirt. Sa e rëndë e pështyrë i erdhi. Sa keq. (f. 133).
Edhe unë, o Hasan Remniku, -foli Arbeni me takt prej diplomati e me zë të qetë, -mendoj se jeni trim, njeri i drejtë e i ndershëm. Gëzohem që u njohëm!. –Deri sa t’i keni ata shkijet me vehte, s’vjen Hasani me ju. –Sikur të mos ishin sllavët në radhët e partizanëve tuaj. –I tha ai, dhe sikur të lëshonit kushtrim vetëm për një çlirim kombëtar, për bashkimin tonë me Kosovën, bir kosovari s’do të qëndronte në shtëpi. Edhe Patër Ndou ishte kundra shprehjes “pa dallim kombësie”, jo. E si te luftohej për çlirimin e Kosovës nga shkiet duke i pasur shkiet pëkrah? A e mendonte shkau çlirimin e Kosovës? (f. 138). Pak kohë pas largimit të Hasan Remnikut, kisha u rrethua nga forcat bullgare që kërkonin dorëzimin e Hasan Remnikut dhe të Arben Preshevës. Filloi lufta natën në errësirë, Arbeni gjuante nga dritarja në drejtim të flakës së armëve që gjuani rrethuesit. Arbeni u ngjit te kambanarja e kishës, aty u plagos në krah dhe në kofshë, po kur humbi shumë gjak, zbriti poshtë dhe Padre i lidhi plagët. Prifti për herë të parë filloi të gjuante me automatikun e Arbenit, por u plagos rënde dhe vdiq. Krismat në mes të natës u dëgjuan përreth. Kthehet Hasani dhe filloi të pastrojë vendin, duke ndjellë vdekjen e rrethuesve dhe duke thirur, “Përpara trimat e Arbenit”! Urra-a-a! Përpara!. Rrethuesit morën poshtë lëndinës. Hasani thërriste nga jashtë para derës, Arbeni rrëshqitas i hapi derën, Padra kishte vdekur kurse Arbeni me plage te lidhura prej Pater Ndonit. Mbahu i thotë Hasani, dorën e djathtë nën gju, të majtën në sqetull, e ngriti dhe shkuan te kali i fshehur në pyll. Kjo vërteton se sllavët serbë, janë në lufte me sllavët bullgar, por kundër shqiptarëve ata bashkohen. (f. 151).
-Pjetër!, – thiri Arebeni menjëherë, pasi e shtruan në dyshek, – Ço një korrier përtej Morave me urdhër, të vijë Miodrag Palloviçi këtu. Të dalin të gjithë jashtë dhe t’i afrohu. I tregoi për bisedën me Hasan Remnikun dhe Bajram kaçanikun. Miodrag Pavlloviçi duhet çuar para gjyqit partizan menjëherë. Vrasjet që ka bërë në Kuevishtë e Lubancë janë të pajustifikuara. –Të thirret menjëherë këtu, Pjetër. Do ta hedh në gjyq. Ndërsa Patër Ndon Lekën shënoje në listën e dëshmorëve. (f. 156)
Shtabi i batalionit, në bashkëpunim me Komitetin Qarkor të partisë, vendosi t’i bëhej atentat qark-komandantit të Preshevës, për krimet dhe masakrat para disa ditëve, Demir Kaçaniku u ngrit e tha: -Ma lini mua këtë punë!…
- Demir Kaçaniku! –Mirësevjen Hasan Remniku … -Ke besë Demir Kaçaniku? -Besë shqiptari Hasan Remniku! –Qe atëherë, toke!… Në atë kohë Hasani nxorri koburen e i tha: -Merre këtë që të më marrësh hakun! Demiri ia mori, nxori revolen e vet dhe iu kthye: -Merre këtë, që të më vrasësh hasmin!… Ndihem i vendosur të vrasim kolonel Hristo Kondov, tha Demiri. Ka derdhë gjak shqiptari. Pajtohesh me ne?… Dua vetëm një gjë prej teje. Fol Hasan Remniku! –Të më japësh djalin, – Me gjithë qejf! Edhe djalin ta jap, -iu përgjigj Demiri … Hasani takoi Batushin të birin e Demirit 21 vjeçar. Aty nga ora nëntë e darkës iu afruan klubit të bilardos, panë se lozte koloneli me shokët e tij. U ngjitën kumbullës në kopësht, nëpërmjet dritares te tavolina e bilardos, e shënuan Kolonelin dhe me dy krisma të menjëhershme e lanë të vdekur. Ashtu si erdhën, kopësht më kopësht dhe gardh më gardh, u larguan pa I diktuar kush. (f. 176).
Kalorësi, mbasi mori e dha sinjalin me Kurt Lashticen, shkoi drejt shtabit pa fijen e drojes. Tek dera, roja flinte gjumin e madh me një brakë gjaku dhe me njëherë u fut në dhomë, pasi dalloi mirë personin, nxori thikën, e ia këputi gurmazin Miodrag Pavlloviçit, i preu veshin e djathtë dhe në mur shkroi: Kështu do të pësojnë të gjithë ata që u bien në qafë shqiptarëve. Hasan Remniku.
Tri ditë pas kësaj ngjarjeje, Arbeni liroi nga burgu të gjithë të arrestuarit dhe, me përjashtim të oficërave, të tjerët i dëboi jashtë kufirit të zonës së lirë. (f.276).
Mbas luftimeve me forcat gjermano-bullgare, Arbeni ishte plagosur dhe kishte humbur ndjenjat nga një goditje me gur në kokë, mbi të ishte vrarë e motra Shpresa dhe shoqja e saj Hasija. Hasani i hoqi të vdekurat nga trupi i tij dhe kur e diktoi që ishte ende gjallë, e lëvizi. Mandej pasi erdhi në vete: – A më bëjnë sytë, a po je ti Hasan Remniku? -e pyeti Arbeni burrin me mustaqe. -Hasani jam, zoti Arben. –Po ç’të solli këndej? – Erdha me pa… Mandej i dha mataren me ujë, – pi i tha. – Arbeni e mori dhe piu me gërqe dhe u kthjellua. (f, 320).
Hasan Remniku, organizoi këputjen e telefonave të komandës bullgare, para se të kalohej lumi Moravë në 12 shtator 1941, paralizoi karakollin e Naselës dhe të Kungullarit. Serbët në fillim vranë rreth 20 remnikas duke i varrosur edhe të gjallë. Hasani në fund të vitit 1942, vrau 15 serbë të Remnikut, si shpërblim të vrasjeve që ata bënë më parë. Në Zhegër vrau zullumqarin Sllobodan Jovanoviçin, dhe i ngritën këngë: “Sllobodan, ai luli i s’amës -/- Po i rruan faqet n’dritë të llamës! / Hasani Qazimit iu ka avitë: / Ti në ballë, e unë – fyt! …”.
Më 5 tetor 1951, grupi i Hasan Remnikut, u përcoll nga kulla e Agush Mehmetit në Bresalë, të dielën më 7 tetor 1951, rreth orës 20, Ishin: Hasani, Agush Mehmeti, Qibrie Mehmeti, Mustafa Koka, dhe Rabije Koka. Natën 9 – 10 tetor 1951 të shoqëruar me sahanlëpirës, mbasi kaluan lumin u hodhën në hendeqe, në moment u ndezën dritat e kamionëve dhe ndriçuan grupin, kërciten armët. Pas pak u qetësua, në hapësirën e ndriçuar gjendeshin të shtrirë, Hasan Remniku, i rrethuar nga bashkëpunëtorët e vet të vdekur. Në tradhëtinë, ku Hasani me shokë ishin prerë në besë e të pabesëve, mjerisht shqiptarë.
Më 10 tetor 1951, kufomat u ekspozuan në Prizren, në komunën e Vitisë, në Gjilan dhe Kamenicë. UDB-a për të mbjellë tmerr në popullsinë shqiptare, burgosi mbi 27 jatakë dhe bashkëpunëtorë të Hasanit. (Akllapi Net-Forumi i hapur, Ramadan Asllani 5 prill 2009).
Për akademikun Kapllan Resuli, ka ardhur koha të hidhet dritë, mbi ata që gatuan tragjedinë e Kapllan Resulit, te quajtur përdhunim gjaku. Ramiz Alia, tha me gojën e tij, më keq se një sllavo-grek, gënjeshtrën se Kapllan Resuli kishte vdekur ne burg. Ndërsa në R.D., nr. 6, Tirane 23-1-1991, u botua se Akademiku Kapllan Resuli është gjallë dhe u lirua nga burgu mbas 20 vjet në Spaç-Burrel. Poetja Zhuliana Jorganxhi, poetizon: “Ishte Hero – ishte njeri! / Dhe shok nuk kishte një të dytë. / Foli kur heshtnim unë e ti, / sa çeli zemrën, ai mbylli sytë. / dhe thane se: vdiq i harruar, / Në burg të errët, në vetmi”. / A kish më t’vdekur, të pambuluar, / Se të pagojët, si unë e ti? (U botua Tiranë 26-1-1991

Nga Murat Gecaj-E BIJA E RIZA LAHIT, NDJESI PËR PRINDIN, E NJË ZEMRE TË LËNDUAR…

1.Atë nuk e kam njohur shumë kohë më parë. Takimi i parë me të lidhet me një ngjarje mjaft të dhimbshme, si për atë vetë e familjarët e saj, por dhe për të afërm, kolegë e miq dhe dashamirë. Pra, ja si kishte ndodhur…1.-Ledia (Foto)-Botimi me shkrimin tim


Ishte pragu i Vitit të Ri 2014. Të gjithë bënin përgatitjet e nevojshme për ta pritur dhe festaur sa më gezueshëm, atë stinë të re të jetës. Por, ah, që një lajm i kobshëm do ta ngrinte buzëqeshjen edhe të kësaj vajze kryeqytetase, me emrin e bukur, Ledia. Kishte pushuar papritur dhe përgjithnjë rrahja e zemrës së njeriut shumë të dashur dhe të adhuruar, e “bushit” të saj, Riza Lahi!…
E pushtuar nga dhimbja e patreguar dhe e mbuluar nga lotët, që i rridhnin çurg, ajo shpejtoi ta lehtësonte dhe ta ta qetësonte sadopak shpirtin e saj, duke i shkruar këto disa radhë, në faqen e saj të Facebook-ut. Aty, ajo drejtohej të jatit, i cili nuk jetonte më, pas një ataku të papaitur në zemër:
“Nuk i kam të duhurat fjalë, për ta shprehur sot hidhërimin e ndaarjes së tij nga jeta. U ktheve në qiell, Bushi im, aty ku ti fluturoe për tridhjetë vite. E le përgjithnjë tokën këtu, me shpejtësinë që përshkoje çdo rrugë me biçikletën tënde legjendare…Ti, ishe njeriu i mrekullueshëm që, gjithësaherë, frymëzoje çdokënd. Ishe i vetmi, që mëngjesi e mbrëmja të gjente duke i fishëllyer meloditë e Shkodrës tënde; i paarritshëm erudit dhe intelektual, që jepje ngado veç shembullin pozitiv.
Aftësinë e të shkruarit, e të qenit kreative, që ti ma trashëgove çmueshëm, mor’ Bushi im, sot nuk po e shprehi, ashtu siç ti doje. Nuk mundem dot të shkruaj, nuk mundem të jem poetike…Nuk mundem, mor’ Bush, nuk mundem sot, siç do të dëshiroje ti!



Nesër, oh, në orën 14.00, do ta prcjellim babin tonë për në banesën e fundit!?…Tiranë, 31 dhjetor 2013”.
Kanë kaluar muaj nga ajo ditë shumë e trishtë për Ledian, ashtu si për mamin e saj, Afërditën; vëllain Arxhelsin, me bashkëshorte Alketën dhe vogëlushët e tyre, Arkel dhe Arbër. Ndërsa, ajo sikur gjenë ngushëllim,kur ulet e shkruan në ndonjë fletore dhe pastaj mendimet e saj i hedh në faqen e Internetit. Kështu mendon që do ta lehtësojë sadopak shpirtin fort të trazuar, kur fjalët e saj, mbushur me dhimbje për të jatin, do t’i lexojnë të afërm, miq e dashamirë. Se ajo vërtet nuk është poete as shkrimtare, por ka trashëguar nga “bushi” i saj krijues, Rizai, ndjenja e mendime të frymëzuara. Ditët, javët e muajt kanë rrjedhur, por në zemrën e Ledias përsëri kanë mbetur gjurmët e pashlyera të dhimbjes, për babin e saj të dashur dhe të paharruar. Ja, përsëri po shkëpusim disa radhë, nga fjalët e saj, drejtuar “bushi” Rizait:
“Së shpejti dhe ndadalë kanë kaluar 6 muaj, nga hera e fundit, që u eshëm me shpirt. Nuk ka ditë që mos ta kujtojmë sjelljen tënde hokatare, Bush. E,sa gëzim tejçoje me këdo, që pati fatin t’ ketë pasë, qoftë dhe më të voglin komunikim me ty. T’ kisha këtu afër, do t’ kisha diftu, se sa largësi kanë pasë kata 6 muaj për mua! Për kryt’ tand, kam lexu ende më shumë, nuk jam ken’ dembele. Po kështu, kam hangër fruta dhe e kam respektu “shokun-gjumi”. Dhe s’i kam kthy kujt atë përgjigjen përtace: “Ahu, ma von’ tashi, babo!”…Shpirti yt u prehtë në paqe!…”
2.
Ledia sivjet vazhdon vitin e dytë të masterit, në degën e juridikut për drejtimin civile. Lexon libra të profilit të saj, por dhe letrarë. Sidomos, mjaft të tillë, që ka shkruar i jati, kryesisht për aviacionon, ka shërbeu vite të tëra. Kur e pyes, tregon se nuk shkruan poezi, as tregime. Por, ndoshta, një ditë do ta bëjë një gjë të tillë. Se për cilindo ka një pikënisje në krijimtarinë letrare. Pra, ndoshta, këto ndjesi të shprehura nga ajo dhe që i cituam më lart, do tab ëhen shkak që ajo të merret edhe me krijimatri letrare. Se, patjetër, diçka do të trashëgojë në këtë fushë edhe nga i jati, “bushi” Rizai. Do të ulet që të shkruajë, se i kujtohen shumë ngjarje të bukura dhe të paharruara nga fëmijëria, me babin e paharruar: Dita e parë e shkollës, librat e dhuruar për festën e 1 Qershorit, Festa e Abetares, festimet e ditëlindjeve dhe të natës së Vitit të Ri në familje, vizitat e përbashkëta në “Shkodërlocen” e tyre…
Ja, çfarë ka shkruar ajo në “ditarin” e saj, në dhjetor 2014: “Babi Rizai, kurdoherë që kishte ndonjë lajm të gëzuar, i tejqeshur në çdo muskul të fytyrës, e niste fjalinë: “Ta po ta napi nji sihariq…”. Sot mora edhe unë një telefonatë të gëzuar, në një çast të ditës, kur më dukej se e kisha shterruar çdo energji timen, pas seminaresh e leksionesh, të zgjatura deri vonë.
Mora atë sihariq, që m’i shpeshtoi rrahjet e zemrës edhe më fort.
Këshilli i Bashkisë së Shkodrës, i dha babi Rizait titullin “Mirënjohja e Qytetit” ! Përulje dhe faleminderit! Përjetova shumë ndjesi pozitive, që nuk i them dot këtu…”.
Ndërsa, në një rast tjetër, Ledia e ka shprehur kështu dhimbjen, por dhe krenarinë e saj për të jatin: “Qenka e vështirë të shkruhet, e rëndë të mendohet e aq më e rëndë që të besohet, se nuk je më,në mesin tonë. S’ka fjalë, s’ka lot, as vaj, që e shuan mallin për ty. I madh është boshlleku pa ty, por më e madhe është krenaria që të patëm …Vdekja e shuan një jetë, por koha nuk do ta shuajë asnjëherë mallin për ty!”
…E, atëherë, kur t’i lexojë Ledia Lahi këto radhë, do të thotë me vete, se sa të drejtë kam unë, tani.

MIC SOKOLI, NË PIEDESTANIN E NDERIT DHE TË LAVIDSË SHQIPTARE…

Mic Sokoli (riprodhim)


Mic Sokoli (riprodhim)
Në përvjetorin e rënies/


Shkruan: Prof. Murat Gecaj/


Mic Sokoli nji fjalë po e flet,/
i thuej nanës: ti, mirëmbetësh!/
Pa u farue Malësia krejt/
këtu nuk hyn krajl as mbret!…/

Beteja e përgjakshme dhe legjendare e Slivovës, e fundprillit të vitit 1881, kundër pushtuesve shekullorë osmanë, e ngriti në piedestalin e nderit dhe të lavdisë shqiptare, birin e paharruar të Bujanit të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), Mic Sokol Rama. Po cili ishte ai kryetrim, që e mbylli me gjosin e tij, pa u trembur aspak, grykën e topit armik, i cili villte zjarr mbi luftëtarët tanë të lirisë?
***
Në të djathtë të rrjedhës së lumit të Valbonës, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), kalimtarëve u bie në sy një shtëpi karakteristike. Ajo është Kulla e njohur e “Heroit të Popullit” Mic Sokoli, trimit të rrallë të atyre anëve, i cili me aktin e tij mbeti i paharruar dhe i skalitur me shkronja ari, në faqet e lavdishme të historisë së brezave.
Kishte lindur në fshatin Bujan, më 1839, në një familje me tradita të shquara atdhetare. Babai i tij, Sokol Rama dhe xhaxhai, Binak Alia, ishin dalluar si udhëheqës popullorë në kryengritjet e pandërprera antiosmane. Edhe Mici, qyshë në moshën 16-vjeçare u rendit përkrah forcave popullore, në luftë kundër pushtuesve serbo-malazëzë. Siç tregojnë dokumentet arkivore, kangët popullore dhe dëshmitarët e asaj kohe, ai mori pjesë në beteja të shumta, duke lënë kudo gjurmët e trimërisë dhe të guximit.
Në vitin 1862, Malësinë e Gjakovës e sulmuan afër 12 batalione osmane, të komanduara nga Mehmet Ali Pasha. Ishin të armatosur deri në dhëmbë e të pajisur me topa malorë. Ndër trimat malësorë, që u përballën me armiqtë pushtues, ishte dhe Mic Sokoli i ri. Vargjet e këngës popullore dëshmojnë më së miri këtë gjë:
Mic Sokoli n’ armë të bardha,
vendin Pashës s’ mun’ ia fala,
n’ ujë e mbyta e armët ia ndala!
Ndërsa, duke përmendur betejat e mëvonshme, rapsodi popullor thotë:
Mic Sokoli n’ dy tagana,
-udhë e mbarë,- m’i ka thanë nana;
lufto bir-o për Shqipni,
mos i le turqit me hy!
Përgjigja e kryetrimit ishte e tillë, sa mbeti përbetim i shqiptarëve në roje të tokës amtare:
Mic Sokoli nji fjalë po e flet,
i thuej nanës: ti, mirëmbetësh!
Pa u farue Malësia krejt,
këtu nuk hyn krajl as mbret!
Ndër aktet kryesore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ishte dhe krijimi i ushtrisë kombëtare. Me këtë rast, nën komandën e Mic Sokolit, në Malësinë e Gjakovës u formua një batalion i posaçëm, që shërbeu si gardë e këtij Kuvendi historik. Kongresi famëkeq i Berlinit vendosi t’i jepeshin Malit të Zi tokat shqiptare të Plavës e Gucisë. Por kjo shënoi protesta të fuqishme mbarëpopullore. Në luftimet e zhvilluara, mbeti i plagosur djaloshi malësor Mic Sokoli, i cili nuk donte të kuptohej nga armiqtë dhe kërkonte ruba (fasho) për t’i lidhur plagët:
Sillni rubat, t’i lidhi varrët,
t’ lidhi varrët e ta shtërngoj shtatin,
mos t’ ma shohi asqeri gjakun…
Për t’i nënshtruar shqiptarët, Porta e Lartë dërgoi në Kosovë e në malësitë e Veriut mareshallin Ali pashë Maxhari. Po trimat shqiptarë ishin të vendosur që ta bënin “dekën si me le”. Me prijësit e shquar në ballë, si Mic Sokoli, Ali Ibra, Haxhi Zeka, Binak Alia etj., ata bënë betimin që:
Tokën e të parëve mos m’e dhanë,
pa u mbushë vorre anë e mbanë!
Malësorët trima vërshuan drejt Gjakovës, ku ishte vendosur komanda e ushtrisë armike dhe iu shkaktuan atyre dëme të mëdha, në njerëz e armatime. Me gjithë masat e ashpra, që po merrnin ndaj shqiptarëve, ata nuk nënshtroheshin. Përsëri Porta e Lartë nisi një gjeneral tjetër gjakatar, Dervish Pashën, në krye të një ushtrie të madhe. Ndërkaq, në Malësine e Gjakovës komandantët trima, si Mic Sokoli, Ali Ibra etj., dhanë kushtrimin e përgjithshëm, me thirrjen: “Në shtatë e në shtatëdhjetë, për mbrojtjen e vatanit!’ Kënga popullore bëhet dëshmitare me vargjet:
Mic Sokoli po bërtet,
Ali Ibrës po m’i thërret:
-Merr’ bajraqet e hajde shpejt!
Më tepër se 3 mijë luftatarë malësorë u sulën drejt Slivovës. Kurse konandantët armiqë, siç dëshmon kënga popullore, pyesnin:
Ku i ka çadrat Mic Sokoli,
ku i ka çadrat, ku i ka t’ parët?/
M’ ka çue mbreti me ja çartë.
Me ja çartë m’ ka çue mbreti,
se don me kenë krejt në veti!
Pra, qëllimi i tyre ishte ta dëmtonin sa më shumë Mic Sokolin dhe forcat e tij, pasi këta donin të ishin të lirë e të pavarur. Në këto kushte, në ballë të sulmeve armike, luftëtarët e Malësisë së Gjakovës u vendosën në Grykën e Carralevës, me Mic Sokolin në ballë. Betejë e përgjakshme u zhvillua sidomos më 22 prill 1881. Luftime me armë, përleshje trup me trup. U plagosën rëndë Sulejman Vokshi, Ali Ibra etj. Në këtë kohë, Mic Sokoli printe përpara, përmes një shtegu, në ballë të luftëtarëve. Predhat armike e ndriçonin vendin për rreth. Një top i markës “Krup” villte zjarr papushim, nga një kodër përballë Grykës së Carralevës. U vranë e u plagosën disa shqiptarë. Mori plagë në trup edhe Mic Sokoli, por nuk tërhiqej.
Kënga popullore bëhet dëshmitare e atij akti tragjik, por dhe heroik e i rrallë në histori:
Mic Sokoli ban me dorë:
-Bini, shokë, se s’ mujë me folë,
se m’ ka ra do gjak në gojë;
se m’ ka ra do gjak në bark,
shtatë martine i kam në shtat…
Më tej, kënga jep një dëshmi tjetër nga ajo përleshje, për jetë a vdekje:
Man Avdia bveti (pyeti) fisin:
-A m’i patë Zmajlin e Micin?
- Fyt për fyt-o me Dervishin!…
Si një ortek mali, megjithëse me shtatë plagë në trup, Mic Sokoli iu sul me furi topit armik. Donte ta shuante atë, mos ta lente t’i vriste bashkëluftatarët dhe kështu t’u jepte atyre zemër, për t’i thyer me çdo kusht armiqtë. Me gjoksin e tij vigan e mbylli grykën e atij topi, i cili villte zjarr e hekur. Simbol i heroizimit tonë mbarëpopullor, në luftërat për pavarësi e liri, Mic Sokoli ra, për të mbetur i përjetshëm. I frymëzuar nga akti i tij legjendar, duke dashur të përmbledhë të gjithë atdhetarizmin e brezave, rapsodi popullor thuri vargjet lapidar: “Gjithë shqiptarët janë Mic Sokola!…”.Ai mbeti pwrherw nw piedestalin e nderit dhe të lavdisë shqiptare.

“Shansi gjerman dhe shqiptarët” apo Mimoza Cika Kelmendi Gazetarja e sukseshme flet per 23 vitet e saj ne Gjermani

Mimoza kelmenti

Mimoza Cika Kelmendi Gazetarja e sukseshme flet per 23 vitet e saj ne Gjermani


Nga Liliana PERE


Gazetarja Mimoza Cika Kelmendi prezanton në Tiranë përmbledhjen me mbi 40 intervista me protagonistë të politikës në trekëndëshin Tiranë-Shkup-Prishtinë në raportet me Bonin, e me protagonistë të diplomacisë europiane.
Mimoza Cika Kelmendi Gazetarja e sukseshme flet per 23 vitet e saj ne Gjermani Prej 23 viteve jeton në Gjermani, ndërkohë që 21 prej tyre i ka kaluar duke kontribuar për Deutsche Wellen. Mimoza Cika Kelemendi e emocionuar duke prezantuar librin e saj në Tiranë, në shoqërinë e kolegëve gazetarë,
politikanëve, studiuesve, shkrimtarëve, botuesve dhe studentëve thotë se ““ndjehem mirë që kam shlyer një borxh për Shqipërinë”, por edhe nuk e fsheh mirënjohjen për qëndrimin në Gjermani, “ku mësova standardet e profesionit dhe u kultivova si një qytetare europiane”.
Libri i saj më i fundit “Shansi gjerman dhe shqiptarët” është një përmbledhje e intervistave më të mira që ajo ka zhvilluar për mikrofonin e DW-së, ku të ftuar të saj kanë qenë personalite prominente nga
Shqipëria dhe rajoni, por dhe nga kancelaritë europiane.
Libër me vlerë referenciale për komunitetin e gazetarëve .Ky botim ka një vlerë të dyfishtë për lexuesin shqipfolës, thotë për DW, Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë,
bashkëorganizator i ceremonisë së prezantimit të librit. “Një vlerë e shtuar e bibliografisë së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe dinamikës politike. Por nga ana tjetër duke pasur përmbajtje vetëm në një zhanër, në intervistë, mendoj se ky botim ka vlerë referenciale për komunitetin tonë, veçanërisht për gazetarët më të rinj.”Zëvendësdrejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi përmendi fluksin e temave dhe këndvështrimeve që trajtohen në libër, një larmi që e bën interesant dhe të dobishëm për lexuesin e gjerë. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, Bashkim Zeneli kujtoi bashkëpunimin me autoren e librit që nga koha kur kanë punuar në Televizionin Shqiptar, si dhe vijimin e këtij bashkëpunimi në kohën kur Mimoza Cika Kelmendi ka punuar për redaksinë shqipe rë Deutsche Welle-s.
Gazetarja Mimoza Cika Kelmendi prezanton librin e saj në Tiranë“Dua të veçoj periudhën e Luftës së Kosovës, kontributin e jashtëzakonshëm të Mimozës dhe përkushtimin professional në mbulimin e zhvillimeve shumë të vrullshme. Libri që kemi sot në duar evokon dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Gjithmonë kam menduar se Gjermania e ka mbështetur në mënyrë sistematike Shqipërinë, por në këtë partneritet të saj, ajo nuk na ka ‘llastuar’, ose ‘përkedhelur’, siç mund të ketë bërë ndonjë partner tjetër. Miqtë gjermanë gjithmonë na kanë thënë në sy dhe të vërteta, na kanë kritikuar dhe sugjeruar për probleme të ndryshme të tranzicionit. Dhe kjo duhet vlerësuar në këtë bashkëpunim që mes nesh.”Vullneti dhe ambicia për cilësi në botimeBotuesi i librit, Naim Zoto, u shpreh për DW-në se ky është kooperimi i tretë me autoren. “Më herët kemi bashkëpunuar për librin “Kadare ndryshe” në
vitin 2009, një botim që është rishtypur sërish këtë vit, si dhe për librin “Kosova si çështje europiane”që ka dale në qarkullim para dy viteve. Më pëlqen vullneti dhe ambicia që shfaq për cilësi në punimet e
saj.”
“Shansi gjerman dhe shqiptaret”Gjatë ceremonisë promovuese të librit të ri “Shansi gjerman dhe shqiptarët” në mënyrë të pashmangshme diskutimi përfshiu dhe rolin e ndikimin në
audiencën shqipfolëse të Deutsche Welles, mbulimit profesional të zhvillimeve nga Shqipëria, rajoni, Gjermania dhe bota, si dhe mbështetjen që është dhënë për kualifikimin e stafeve të mediave lokale.
Siç dhe e ka cilësuar shkrimtari i madh Ismali Kadare, “Deutsche Welle për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe kudo ka shërbyer dhe shërben si një media që sjell standardet e një vendi të zhvilluar demokratik, siç është Gjermania. DW ka dhënë një kontribut të madh në vetëdijësimin e qytetarëve për demokraci. Ajo mbetet për shqiptarët zëri i së vërtetës dhe zëri i së ardhmes së tyre në familjen e madhe europiane.”

Pena e studiuesve italiane rreth frymëzimi hyjnor te Rembrandit per Skenderbeun

1 Gezim ll

Shkruan:Gëzim Llojdia

1.Këto shënime të shkurtra të Vincenza Musardo Talò për librin: Skëderbeg një hero modern”, të autorit Gennaro Francione, editor C. D’Agostino, Roma 2003, shkruan:Në rrethin e studimeve të mia për Shqipërinë e lashtë dhe Giorgio Castriota Skenderbeu, unë gjithmonë e pëlqej zërin e atyre, që kanë qenë në gjendje të kuptojnë pamjen komplekse dhe të jashtëzakonshme të një njeriu që e ka bërë vendin dhe idealet e fesë e shpatës së tij dhe e zemrës së tij ,por unë nuk e kisha studiuar ende këtë vëllim të shquar të nënshkruar nga Gennaro Francione, “gjyqtarit-shkrimtar,” të cilit tashmë i njohur dhe sigurisht,që nuk ka nevojë për hyrje.

2.Më tej Vincenza Musardo Talò thotë:Ndërkohë, titulli i librit më duket interesante shpjegohet – me intuitë të hollë dhe të mprehtë – dy pasardhësit e drejtpërdrejtë të Castriotëve , dhe Giulio Alessandro Castriota Skenderbeu së Shqipërisë, e cila, që në hyrje të tyre, reflektojnë në “modernitetin” e tyre fisnik .

Modernizmi, që është i ligjshëm për të paktën tre karakteristika thelbësore: “Vizioni i saj unifikuar i shtetit, si rezultat i kalimit para kohe të partikularizmit feudal, ekstrem dhe duke fituar luftën e tij për ruajtjen e vetëvendosjes dhe sovranitetit territorial “dhe më në fund, figura me shkëlqim të asaj teoremë të paqes vëllazërore midis popujve dhe qytetërimeve, siç është përcaktuar nga fjalët në kohen e vdekjes së kur Skenderbeu, thotë me tonin e një profeti: “Ne nuk do të arrijmë dot një paqe të drejtë ku myslimanët, të krishterët dhe pasuesit e çdo riti tjetër të heqin dorë nga përdorimi i dhunës, për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje në fund? “.

3.Në analizën e librit, Vincenza Musardo Talò shkruan: Për atë që ka të bëjë me sistemin strukturor të vëllimit të Gennaro Francione, kjo mbështetet në një dizajnë të ngurtë dhe të zhytur në mendime, për fat të mirë mbështetur nga doviziose dhe zbulimi i arkivave të suksesshëm .

Flukset e transmetuar pothuajse si komplot të një romani, të ndarë në tre seksione:
- E para, Skenderbeu.Tregime të përmbledhura për shqiponjën, përfshijnë tetë kapituj.
- E dyta ofron një ekspozitë të suksesshëm të katër kapitujve.
- E treta, shkalla e Skënderbeut, është një dramë pëlhurë surreal e stilit urban është ndërthurje shumë e pasur e ngjarjeve dhe karaktereve.

Dhe, së pari, unë do të ndalem në pjesën e tretë të punës së Francione, ndër të tjera, vlerësuar si dramaturg, jo vetëm në tokën kombëtare.

4.Duke u bazuar në të dhënat e Ëikipedia,autori i këtij shkrimi thotë: Drama e tij, e shkalla e Scannerebecco hapet me një prolog, ku fuqia krijuese e autorit hedh lexuesin në një çështje interesante dhe emblematike e figurave vokale, që jetojnë apo kanë vdekur, të cilët lëvizin në vende shqetësuese t sikundër është një varrezë e lashtë, në kohë magjike dhe misterioze të natës, e cila zbehet në ditën e shenjtë të Candlemas.

Më pas, duke e mbështetur këtë, është pamja të Skënderbeut, i cili vjen nga kohët të tjera. Heroi tregon fantazmën e zbehtë, por krenar dhe mbretëror duke, pritur-përjetim të ngjarjeve, dhe rindërton epiken legjendare të shqiptarëve, kur ai ishte ende gjallë.

5.Vincenza Musardo Talò hidhet tek analiza e librit. Ngjarjet, të gjitha me mjeshtëri dhe të rindërtuar bukur, të cilat rrotullohen duke u pasur dymbëdhjetë skena pasuese duke kulminuar në një atmosferë me ajër të rralluar të një epilogu, në gjendje për të lëvizur lexuesi mes realitetit dhe vizionit, ndërsa në shpinë të Skënderbeut në fushën e të vdekurve, heronj në parajsë.

“Mite të paraardhësve, ritualet, etnike, ingranazhet e luftës, gjaqe,dashuria, himne dhe këngë patriotike, këto janë karaktere të dramës. Kjo mund të duket e çuditshme për shumicën e njerëzve, nëse keni lexuar një libër, duke filluar me pjesën e fundit në vend të kësaj, kjo më bind mua se kjo është rruga, që qasjet më të mira dhe prezanton lexuesin me dijeninë e njeriut hero dhe të kuptuarit e figurës mitike të udhëheqësit, princit-shqiptarë.

 Pas kthimit, më në fund, në pjesën e parë të librit, në tetë kapituj të gjerë, me një përdorim mendjemprehtë të dokumenteve dhe citateve si dhe ngjarjet e jashtëzakonshme, që panë marrjen e historisë së Castriotëve , kur ai është marrë peng nga gjykata turke, ishte ende një fëmijë,duke përvijuar deri në ditën e vdekjes së tij.

Asgjë nuk është e fshehur: dashuri e sinqertë, që Sulltani tregoi për të burgosur të rinj dhe premtues, inteligjencën e tij akute dhe vlerën e kulturës së saj (George( Gjergj fliste pesë gjuhë), i cili së bashku me ekspertizën ushtarake, i dha atij emrin e Scander- bej (Prince Allesandro), me një aluzion të qartë të mbretit të lashtë maqedonas. Dhe përsëri, në rrëshqitje te fakteve në lidhje me vendimin e guximshëm për Nishin, duke e lënë komandën e ushtrisë së Gjysmëhënës për të shkuar në Krujen e tij,duke bërë lidhje diplomatike në Lezhë, Shqipëri që shpërthyen në partikularizmin feudal dhe për herë të parë janë të bashkuar, tërë princat feudal të vendit, të shqiponjave, jo se gjenerali ishte i dashuri, i heshtur për popullin e tij të përulur, një turmë prej pastorëve të vështirë, kur ai vendosi për të shtuar në përkrenare e tij, jo Stemën e prejardhjes së tij aristokratike, por paraqitjen e një dhie, si të gjithë të tjerët pashë midis kullotave të gjelbra të shkëmbinjve të pjerrtë të Matit.

6.Për shqiptarët, njihen faktet dhe luftimet që ndërmori Skenderbeu .Por faqet më të forta janë ato, që gjurmët e betejave, shumë heroike që poshtërojnë krenarinë e Muratit dhe pastaj të birit të tij Mehmed II, që është epika legjendare, e cila tani e ka stolisur personin e Skënderbeut, thotë me tutje autori i këtij shkrimi.

Dhe pastaj, përsëri, autori ndjek fatlum me një dorë të sigurt dhe të ndërlikuar rrjetin e marrëdhënieve, që Skënderbeu ishte në gjendje për të endur me mbretin e Aragonese, Alfonso V dhe djalin e tij Ferdinand, me papët e Romës, Venedikut, Milanos dhe vende të tjera të mëdha të Ballkanit. Një rrjet, që solli përfitime reciproke dhe e bëri Shqipërinë në atë kohë i vetmi shtet, i aftë për të siguruar një rezistencë graniti për turqit, të cilëve gjatë taktikave të luftës me një ushtri më të madhe se (dhe në numër të njerëzve dhe të pajisjeve të ushtrisë) kurrë nuk arriti të mposhtë shqiptarët ose për të arritur brigjet e Adriatikut, për të sulmuar Perëndimin e krishterë.

Gjithashtu në këtë pjesë të parë të punës së Francione, do të doja të theksoj se lexuesi është njohur me fisnikëritë e shumë që jetonin në Shqipërinë e shekullit të pesëmbëdhjetë, apo kapedan, familjet aristokrate, shpesh në luftë me njëri-tjetrin dhe se pas bërjes së Lidhjes së Lezhës, më në fund u kthye në paqe, e aleate të Skënderbeut dhe u bashkuan së bashku me kontratat e martesës, e cila i përforcojë marrëveshjet. I njëjtë Castriotë merr për grua një bijë të pasur dhe të fuqishëm të Aranitit, Donikën e bukur, me të cilën ai kishte djalin e tij të vetëm, Gjonin.

7.Duke lexuar këtë pjesë, Shqipëria duket më afër me historinë e saj më të pasur dhe më interesante, thekson autori. Dhe kështu, në fytyrën epike,të Skënderbeut pothuajse të vetmuar, ata iu drejtohen emrave të e burrave dhe grave të tjera, që kanë ndihmuar për të promovuar historinë e lavdishme të Shqipërisë në atë kohë. Pjesa e dytë e punës, , gjejmë gjurmë fenomenin e dhimbshëm të trans, një fenomen në të cilën Arbëria e lindjes – marrëdhëniet e humbura me atdheun e shqiptarëve në mërgim,që u arratisën nga Shqipëria pas rënies së Krujës (1478). Këto faqe janë intensive, që hedhin dritë mbi origjinën dhe konsolidimin e mitit të Skënderbeut, i cili u bë një simbol me banorët e shumë shtëpive shqiptare të Mbretërisë së Napolit.

Himnet e Heroi, valle e Skënderbeut, një ritual ndjellëse i pasur etnik (të tilla si Vallje apo rituale e të vdekurve të kthyerve) dhe vetëm ndonjëherë të shihni në qendër figurën e princit shqiptar, ndërkohë riafirmojnë – në zemër të popullit të këtij kantoni të ri të Shqipërisë, në anën tjetër të Adriatikut – kujtesës këmbëngulëse dhe dashurisë për kulturën .E megjithatë, të duket pothuajse e re për ne faqet Ëest, ku Francione përshkruan Kanunin e ngurtë, kodin për të jetuar me rregullat e shenjta, në të cilat, vlerësohet mbi të gjitha: nderi, besa, fjala, ‘mikpritja dhe familja, duket të jetë me vlerë më shumë se vetë jeta.

Shkrimi, nga regjistrat e shprehjes nga më të ndryshme, ajo është gjithmonë e sheshtë dhe e qetë, ende në gjendje të ofrojnë momente të përfshirjes intime në përrallë, duke çuar lexuesit në shumë fushëbeteja, të cilat vijnë të gjalla si me magji të britmës së lirisë dhe të Skënderbeut,ku turqit janë të lëkundur në sytë e shpatës së tij të ngritur lartë. Dhe pastaj, këtu dhe atje, pikëpamjet e reja të Shqipërisë mesjetare, që vuajnë, skica të pabotuara të gjykatës të rafinuar, të sulltanëve, të Adrianopojës dhe humanistes e mbretërve të Aragonit, miqtë e Shqipërisë. Ndërkohë, në sfond të transmetimit, në një afresk të kujdesshme historik, është mishëruar shenja të një kulturë të lashtë, të cilat ne e dimë që të jetë shqiptare, bijë e qytetërimit të ndritshëm ilirë.

8.Duke e përfunduar këtë shkrim të vitit 2005, të cilën autori e ka shoqëruar me punime pikture të heroit tonë kombëtar nga Guiseppe Pichierri për botimin e këtij libri,autori thekson, ia vlen që të uroj dhe për këtë shkak autorin, për trajtimin e guximshme dhe për këtë dhuratë të çmuar të një subjekti pak të njohur për ne perëndimorët, ndërkohë, sot, me aq shumë shpresë,

 “Toka e Shqiponjave” troket në derën e Bashkimit Evropian. “Në analizën e fundit, nuk shkon pa u përmendur forma e bukur redaktuese të vëllimit, në të cilin është mbuluar e stolisur me një portret të rrallë dhe të vlefshme të Heroit të Shqipërisë, i atribuohet edhe për frymëzimin hyjnor të Rembrandt ,por i vjedhur pa fat në vitin 1992.

LIBRI PRIJESIT FETARE DHE SHPIRTERORE SHQIPTARE


Këto ditë doli nga shtypi libri ekskluziv “PRIJËS FETARË DHE SHPIRTËRORË SHQIPTARË – BASHKËJETESA NDËRFETARE DHE KONTRIBUTI I TYRE KOMBËTAR”, i autorit Faton Mehmetaj, botuar nga Instituti për Studime Gjeopolitike dhe Siguri (ISGJS), Prishtinë.

Në këtë libër të veçantë dhe tejet voluminoz, janë përmbledhur mbi 600 figura të shquara – prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë të të gjitha konfesioneve, të krishterë e myslimanë, të cilët më shumë se për fenë dhanë për atdhenë.

LIBRI PRIJESIT FETARE DHE SHPIRTERORE SHQIPTARE

Libri i studiuesit Faton Mehmetaj “PRIJËS FETARË DHE SHPIRTËRORË SHQIPTARË – BASHKËJETESA NDËRFETARE DHE KONTRIBUTI I TYRE KOMBËTAR”, që vjen pas një pune disavjeçare është një ndër projektet më të mëdha për bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare si një vlerë unike e popullit shqiptar dhe njëkohësisht si një vlerë e paçmueshme e mbarë njerëzimit.
Në këtë libër voluminoz, përmblidhen figurat më të shquara të komuniteteve tona fetare që e kultivuan bashkëjetesën, prijës fetarë e shpirtërorë shqiptarë, që njëkohësisht kanë qenë edhe njerëz të shquar të kombit, të dijes, të kulturës, të artit, shkencës, etj., edhe përtej kufijve kombëtarë.

Studiuesi Faton Mehmetaj thekson se, sa më shumë që thellohej në studimin dhe në hulumtimin e bashkëjetesës dhe të tolerancës ndërfetare, haste në figura të shquara ilire-shqiptare, që i takojnë harkut dymijëvjeçar të historisë, shumë prej të cilëve i kanë dhënë shumë jo vetëm popullit të vet, por mbarë njerëzimit, prandaj e pa të nevojshme dhe të arsyeshme që të përfshiheshin në këtë album historik me titull: “Prijës Fetarë dhe Shpirtërorë Shqiptarë – Bashkëjetesa Ndërfetare dhe Kontributi i Tyre Kombëtar”, duke theksuar se ishte i vetëdijshëm se ishte e pamundur që të përfshiheshin të gjithë.

Të gjitha tablot me ngjarje kaq të mëdha të periudhave të ndryshme kohore që nga antikiteti e gjer në ditët tona janë paraqitur në këtë album historik nëpërmjet biografive të mbi 600 figurave të shquara që kanë qenë bartës të këtyre ngjarjeve. Përzgjedhja e kësaj tematike është bërë sepse ka pak studime dhe trajtime të këtij spektri, ku trajtohen prijësit fetarë në një dimension kombëtar pa dallim feje, ku xhamia, kisha, teqeja e luajnë të njëjtin rol në dobi të çështjes kombëtare.
Sipas Mehmetajt, “ky album historik është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe një letërnjoftim unikat në botë mbi bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare të popullit shqiptar, është një tablo e historisë sonë e pa trajtuar gjerë më sot nga ky këndvështrim. Biografitë, fotografitë e materialet tjera të paraqitura në këtë libër janë në kontinuitet me njëra-tjetrën dhe përbëjnë tërësinë e tekstit. Kam bërë përpjekje të ndjek vijën kronologjike, ndonëse nuk ka qenë e mundur të ndiqet në të gjitha rastet edhe për shkak të natyrës teknike”.

Sot kur në Kosovë flitet se ka përplasje ndërfetare, me theks të veçantë për ekstremizmin fetar islam, sot kur diskutohen teoritë e përplasjes në mes qytetërimeve, studiuesi Faton Mehmetaj, me këtë libër monumental i bashkon shqiptarët e të gjitha feve rreth një ideali dhe një identiteti kombëtar, ashtu siç kanë qenë vërtetë.

Ky libër i rrallë ka 535 faqe të formatit A4 kolor dhe i tëri është i ilustruar me fotografi të rralla të këtyre prijësve fetarë shqiptarë.

Është një libër që na ka munguar prej kohësh, e që secili duhet ta ketë në bibliotekën e tij! Një libër voluminoz, që duhet t’ia dhuroni çdo miku ndërkombëtar, çdo delegacioni e përfaqësie diplomatike. Një libër që i BASHKON shqiptarët e të gjitha feve!

Instituti për Studime Gjeopolitike dhe Siguri, Prishtinë

Krijuesit vlonjatë dhe roli i tyre në letërsinë shqiptare

Albert Habazaj

Nga Mrs. Albert HABAZAJ/poet,studiues/


Parë me lentet artistike të shekullit të ri, nëqoftëse letërsinë shqiptare të shekullit XX e cilësojmë një rrokaqiell (ndërtesë shumëkatëshe) të qytetit të mrekullueshëm të letërsisë universale, Vlorës i takon nderi të ketë katër kate, si dhe shumë dhoma të tjera të bukura, me hapësirë, me dritë e me ajër.
Katër janë shkrimtarët vlonjatë të nivelit kombëtar, pa të cilët letërsia shqipe do të ishte e e paplotë, e cunguar, pa këtë formatim harmonik që njohim sot.

Këta shkrimtarë sipërorë janë: Ali Asllani, Petro Marko e Shevqet Musaraj, që spikatën me brezin e artë të krijimit të viteve ’30 – të, tok me Migjenin, Lasgushin, Kutelin, Konicën, Nolin, Fishtën, Koliqin etj. I katërti është Fatos Arapi, poeti i Zvërnecit, që i përket letërsisë së pasluftës, të cilit “Neraida”, një nga shtëpitë botuese cilësisht më prestigjoze në Shqipëri, me botues njeriun qytetar të kulturës Jani Malo, i botoi veprën e plotë poetike në katër vëllime. Robert Elsie, historian i njohur i letërsisë shqiptare e cilëson F. Arapin “më të mirënjohurin ndër poetët e sotëm shqiptarë”.

Në linjën kronologjike, Shquhet publicisti aristokrat Eqrem bej Vlora (1885 – 1964), politikan, erudit e studiues historie, kulture dhe etnografie. Është ndër shqiptarët e parë me bibliotekë të pasur, që njihet, për kohën, ndër më të dëgjuarat dhe në Ballkan. “Kujtimet” e tij janë një vlerë e rrallë albanologjike.

Një personalitet i njohur është dhe atdhetari demokrat Halim Xhelo (1893 – 1937), ndër themeltarët e zjarrtë e titanikë të publicistikës letrare, ideator dhe frymë e luftës së Vlorës.Halim Xhelo është cilësuar si Abdyl Frashëri i kësaj epopeje, që gremisi perandorinë e pushtimit…

Nga Vlora është dhe i njohuri lirik Nexhat Hakiu (1917 – 1978), autor i një vëllimi me poezi të gjallë e spontane, zotërues i vargut me ndjenja të holla romantike e sentimentale, botuar më1939, në tiranë me titullin “Këngët e zambares”. Për lirikat e dashurisë radhitet i dyti pas Ali Asllanit, për atë lloj vjershërimi.

Të tjerë shkrimtarë të angazhuar, por më minorë janë Isuf Luzaj, Andrea Varfi, Aleks Çaçi dhe Spiro Çomora. Një emër i paharruar për letërsinë është dhe juristi vlonjat Kudret Kokoshi ( -1991), poet i hollë e përkthyes i zot, burgosur edhe nga fashistët, edhe me pas nga komunistët.

Dramaturgu i talentuar Minush Jero (1933- ) nga Vlora për dramën “Njolla të murme” fitoi çmim të parë më 1968, në Festivalin Kombëtar të Teatrit, por u burgos për “mungesë të pastërtisë ideologjike”.

Në vitet 1970-’80 dalin në skenën letrare shqiptare emra si Fadil Zeqiri, Neshat Tozaj, Shefqet Tigani, Flora Gjondeda, Llambro Ruci, Ruzhdi Gole, Dalan Luzaj, Lefter Çipa, Kastriot Mahilaj, Maro Pasho, Irfan Bregu, Miliano Stefa, Odise Goro e Hiqmet Meçaj, i krahasueshmi në poezi me nivelin artistik të Xhevahir Spahiut, që dhe u inkurajuan si talente të reja të kohës.

Nga autorët vlonjatë janë përfaqësuar në antologjinë e letërsisë bashkëkohore shqiptare: Petro Marko, Shevqet Musaraj, Spiro Çomora, Fatos Arapi e Neshat Tozaj.

Nga Vlora evidentohen dhe pesë shkrimtarë të shquar për fëmijë: Odhise Grillo -lëvrues i madh i letërsisë moderne shqipe për fëmijë, autor i mbi 120 librave dhe fitues i 30 çmimeve të para; poeti Tasim Gjokutaj, origjinal në humorin dhe satirën e tij; Ferhat Çakërri, ose “xhaxhi Ferati”, siç i thërrisnin në Vlorë mikut të Dritëroit të madh e fëmijëve të vegjël; Skënder Hasko që i sjell frymëzime të thella botës letrare fëminore;
Bardhosh Gaçe me magjinë e ëmbël të fjalës për vogëlushët,ndërkohë dhe studiues me vullnet balzakian për kulturën vlonjate e më gjerë.

Një rrymë e re letrare

Gjatë viteve 1985-1995 një rrymë e re letrare lind në Vlorë, e përfaqësuar nga Seit Seitaj,
Xhemil Lato, Albert Habazaj (Abazi) e Qerim Skënderi. Nëqoftëse, deri atëherë njihej në nivel kombëtar Shkolla Vlonjate e Pikturës, po konturohej tashmë denjësisht Shkolla Poetike e Vlorës, (krahas shkollave të tjera, kuptohet). Ndihej, tok me shqetësimin qytetar e intelektual, aroma e së nesërmes dhe vizioni universal i poetëve të rinj, që tashmë s’ishin më të rinj e të pakët, sepse shoqëria letrare e qytetit po rritej dhe njëkohësisht ngrihej cilësisht me individualitete të dalluara për nivel artistik në veprat e tyre. Idajet Jahaj, Enrieta Sina, Eqrem Canaj Anastas Bita,Aleksandër Çipa, Hiqmet Mehmetaj, Elma Rama, Kozma Billa, Gëzim Llojdia, Astrit Xhaferi, Albana Hodo, Avni Varfi, Liljana Zoga, Astrit Hajdini, Laureta Petoshati, Ruzhdi Bajrami, Nertesi Asllani, Vilhelme Vranari (Haxhiraj), Myrteza Mara, Tomor Balla,Sinan Elmazi,Blerina Kotorri, Vangjel Stefa, Luto Memokondi, Leka Skëndaj, Vjollca Staro, Pajtim Xhelo, Vangjel Pici, Pelivan Bajrami, Mynyr Zyka, Kudret Mara, Pali Shtëmbari, Zyba Hysa (Bashmili), Ylli Bora, Petrit Velaj, Enver Qamo, Asqeri Llanaj, Shkëlqim Zotaj, Çlirim Hoxha, Novruz Abilekaj, Pelivan Bajrami, Ideal Muho, Petrit Qejvani, Andi Meçaj, Robert Goro, Besiana Koshena, Valbona Gaçe, Zenepe Luka, Thodhori Babe, Sokrat Habilaj, Idlir Azizi, Kristo Çipa, Neki Dredha, Kristaq Xhaho, Dionis Qirixidhi, Elisabeta Alikaj, Lavdie Çela e të tjerë emra që do të vijojnë, përbëjnë gjethet e degët e gjelbra të pemës së shëndetshme të krijimit letrar në Vlorë.

*) Master Shkencor për Etnologji dhe Folklor

Rita Sahatçiu-Ora , do të shfaqet në filmin “Southpaw”.

Këngëtarja e famshme britanike, por me origjinë nga Kosova Rita Ora(Sahatçiu), do të kthehet në ekran, por kësaj here në atë të kinemasë.

Duhet të presim 31 Korrkun e vitit 2015 për ta parë Rita Orën përsëri, por kësaj here në ekranin magjik të kinemasë, ku Rita do të shfaqet në filmin “Southpaw”.

Rita-Ora-në-filmin-Southpaw-350x197-1
Drama e shkruar nga Kurt Sutter,dhe me regji nga Antonie Fuqua, me kolonë zanore të prodhuar nga super stari Eminem, do të vijë e interpretuar nga një kastë të përbërë prej emrave si Jake Gyllenhaal, Rachel McAdams, Naomi Harris, e mjaft aktorësh të tjerë, ku midis tyre ka edhe dy muzikantë, siç është rreperi dhe producenti i njohur “50 Cent” dhe “Rita Ora”.

Pikërisht kjo e fundit, pra Rita, ka braktisur tapetin e kuq të “Glamour” për të intepretuar rolin e një vajze toksikodipendente në filmin dramë të titulluar “Southpaw”.

Gyllenhaal mer rolin e liderit si një boksier profesionist Billy Hope, të cilin jeta e çon poshtë pas vdekjes tragjike të së shoqes Maureen, dhe ai humbet edhe kujdestarinë e të bijës.

“Ora” i hap derën e Gyllenhaal, duke i sygjeruar atij ta vizitojë atë nëse është në kërkim të drogës…

NDRIÇIMI I SHUMË FIGURAVE DHE I RRETHANAVE HISTORIKE TË KRAHINËS SË PLAVË – GUCISË




Shkruan: Mikel GOJANI-Kline*/

ballina e librit-2

Rexhep Dedushaj lindi në vitin 1948 në Vuthaj,nga një familje me tradita përparimtare dhe atdhetare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Vuthaj e Guci, ndërsa arsimin e mesëm dhe të lartë i kreu në Pejë, në Gjakovë dhe Prishtinë. Për shumë vite ka punuar arsimtar i lëndës së historisë në shumë shkolla të Rrafshit të Dukagjinit. I detyruar si shumë bashkëvendës të tij, për shkak të angazhimeve të tij u detyrua që të migrojë në Amerikë, përkatësisht në Nju Jork, ku gjendet edhe tani. Arsyen pse pedagogu dhe veprimtari Dedushaj ka migruar në Amerikë e arsyeton edhe vetë, i cili me këtë rast shprehet: “ Shkaku pse unë jam në Amerikë është hapja e shkollës shqipe në Vitomirice, në “Malla Moskva ” – siç i thonin serbët. Në vitin 1982, kur ata mendonin për t’i mbyllur shkollat shqipe edhe në Prishtinë, unë i përkrahur nga udhëheqësia e Arsimit në Pejë, në krye me Sadik Ukellën, Xhevdet Bashën, Adem Kelmendin, Hajdar Mekaj etj., arritëm ta hapim shkollën shqipe aty. Vidna Rakoçeviq një antishqiptare e dëshmuar atëbotë m’u kërcënua me fjalët më të rënda. Pas vitit 1987 e dini si u zhvilluan ngjarjet dhe udhëheqesit e Arsimit komunal më kërkuan që të largohesha, sepse na paraqitej rreziku që të burgoseshim që të gjithë, prandaj u detyrova të braktis Kosovën dhe të migroj për në Amerikë. Detajisht lidhur me këtë kam shkruar edhe në librin “Si e gjeta dhe si e lashë shkollën shqipe në Prefekturën e Pejës”, shton prof. Dedushaj.
Është mirë kur bëhet përpjekje për t’u ndriçuar çdo segment që përbën historinë e një populli
Edhe në Amerikë, Dedushaj dha një kontribut të çmuar, duke iu mundësuar fëmijëve të diasporës shqiptare në SHBA gjuhën e ëmbël shqipe dhe historinë e kombit. Ka botuar shumë artikuj dhe punime shkencore me temë historike në gazetat dhe revistat shqipe në Amerikë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj. Deri më tani ka botuar këta libra: “Krahina Plavë – Guci nëpër shekuj” 1993, (i përkthyer edhe në gjuhën boshnjake), “Shpërngulja e shqiptarëve të Plavë – Gucisë”, Nju Jork 1997, “100 – vjet luftë”, Nju Jork 1999, “Si e gjeta dhe si e lash shkollën shqipe në Prefekturën e Pejës”, Nju Jork 2009, “Gjurmë mërgimtarësh”, Nju Jork 2009, “Çung Tahiri i Vuthajve”, Pejë 2013 dhe “Komandanti me plumb në trup”,Pejë 2014. Ka në dorëshkrim edhe shumë libra të tjerë. Në luftën për liri e çlirim kombëtar, u shquan luftëtarë e udhëheqës të sprovuar me trimërinë, burrërinë dhe idealizmin e të cilëve populli ynë i shumëvuajtur në shekuj, i mbanë të gjalla në kujtesën kolektive të tij dhe i përcjell brez pas brezi. Ata qenë me dhjetëra e qindra që dolën nga gjiri i këtij populli, nga “palca e kombit”, siç do të shprehej rilindësi i shquar Zef Jubani. Ata, me aktin, veprimtarinë e guximshme,me qëndresën dhe aktivitetin e tyre mahnitën epokën në të cilën jetuan,çuditën çdo strateg e kronist të kosës, u bënë sfidë shekujve. Këta luftëtarë të paepur dhe udhëheqës të shquar popullorë nuk ishin të vetmuar, por të lidhur me popullin që i lindi dhe i rriti. Një bir i tillë legjendar është edhe Çung Tahiri i Vuthajve, nga Vuthajt e Gucisë së Malit të Zi, por edhe shumë emra të tjerë që ndoqën rrugën e këtij atdhetari të shquar të kombit. Është mirë kur bëhet përpjekje për t’u ndriçuar çdo segment që përbën historinë e një populli. Është mirë kur kjo punë bëhet me zell, përkushtim dhe disiplinë intelektuale. Sidomos është e çmueshme kjo punë kur bëhet për ndonjë personalitet të shquar të jetës historike,për ndonjë ngjarje të rëndësishme të historisë sonë,që për shkaqe ideologjike dhe shkaqe të tjera politike për aq kohë të gjatë ka qenë vlerësuar shtrembër. E kuptova kështu përpjekjen e autorit Rexhep Dedushaj për të ndriçuar personalitetin dhe veprimtaritë atdhetare të atdhetarit Çung Jahë Tahiri i Vuthajve, po edhe i disa të tjerëve, si Bajram Musa, Bajram Xhuku, Isuf Zymeri, Jahë Tahir Dedushaj, por edhe shumë emra të tjerë të brezit më të ri, si Smajl Isufi, dr. Isuf Isufi – Dedushaj, Naim Dedushaj, Jeton Idriz Dedushaj, e të tjerë. Janë këta emra të shquar të jetës historike, politike dhe shoqërore, që kanë lënë gjurmë nderi dhe krenarie për brezat që do të pasojnë. Krejt më qëllim të ndriçimit të jetës dhe veprimtarisë së këtyre figurave, autori Dedushaj ka shkruar këtë libër, si një vlerë e rëndësishme që këta emra dhe këto ngjarje që i ka përfshirë, të mos i mbulojë pluhuri i harresës as ndryshku i kohë.
Çung Tahiri i Vuthajve dekorohet nga Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha
Në epiqendër të shqyrtimit, autori Dedushaj ka figurën e patriotit Çung Jahë Tahirit, i lindur më 1890 në katundin e Epërm, të Vuthajve, veprimtarie e të cilit është shumë e rëndësishme dhe me vlera dimensionale për kohën kur ka vepruar me qëllim të çlirimit të trojeve shqiptare. Sipas evokimeve që autori ka shfrytëzuar nga njerëzit që kanë njohur këtë trim malësor, guximi i tij i mahniste të gjithë. Sipas autorit Dedushaj, Çungu ishte ndër të parët që kishte shkuar në luftën e Grebenit në mbrojtje të Krahinës në tetor të vitit 1912, ku iu kishte plagosur rëndë xhaxhai i tij Smajl Isufi. Pastaj, sqaron autori, ky patriot kalon në mbrojtjen e Shkodrës nga malazezët. Gjatë Jugosllavisë së parë të Karaxhorgjëve, shpeshherë kishte rënë në konflikt me xhandarët e Gjorgje Llashiqit, që vetëm në territorin e Vuthajve i kishin sajuar 9 kazerma ushtarake për ruajtjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, këtë kufi,të cilin nuk e kishte pranuar asnjëherë deri në vdekje. Në vitin 1920 ky patriot dhe luftëtar i denjë merr pjesë edhe në Luftën e Koplikut, në mbrojtje të Shqipërisë nga okupuesit jugosllavë. Në rrugën e tij jetësore ky patriot i shquar edhe në shumë lëvizje të tjera dëshmoi veten, me heroizmin dhe patriotizmin e tij. Për veprimtarinë e tij atdhetare dhe liridashëse, patrioti Çung Tahiri u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë – dr. Sali Berisha, me rastin e 80-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, me “Urdhër për veprimtari patriotike të klasit II”. Atdhetarizmin, guximin dhe luftën e paepur për çlirimin dhe lirinë e trojeve etnike shqiptare, që dëshmuan përpos Çung Jahë Tahirit, autori Dedushaj e prezanton në mënyrë shumë të thukët edhe për pinjollët të tjerë të kësaj dere më tradita patriotike dhe heroike, deri te brezi më i ri dhe shumë të tjerë që kanë qenë pjesë e këtyre lëvizjeve për çlirim kombëtar. Përpos pasqyrimit të këtyre figurave të shquara të historiografisë sonë kombëtare, autori Dedushaj, po ashtu nuk lënë anësh edhe ndriçimin e disa ngjarjeve të rëndësishme historike që kanë ndodhur në atë krahinë gjatë këtij rrugëtimi historik. Autori Dedushaj në vijim pasqyron ngjarjen e 18 korrikut 1951, kur pas prishjes së marrëdhënieve jugosllave – shqiptare, më 1948, sllavo-komunistët jugosllavë e rivendosën “Murin e Berlinit”në këtë kufirin shqiptaro-shqiptar. Me këtë rast, sqaron autori, çetat kaçake të përbërë nga patriot e atdhetarë të kësaj krahine, u vunë në lëvizje sërish dhe të cilët nuk iu dorëzuan okupatorit serbo-jugosllav. Por, edhe ata që ikën në Shqipëri pas atij viti e më parë, me të vetmin qëllim që ta bindin popullin që të mos i dorëzohet pushtuesit, të mos i mashtrojë doktrina e UDB-ës,që për moto e kishte parullën “përçajë e sundo”, d.m.th. të mos spiunojnë njëri – tjetrin, të mos vriten njëri me tjetrin, të mos pranojnë të shkojnë diversantë në Shqipëri – veprime këto tejet djallëzore dhe të rrezikshme, që i sajonte UDB-eja serbosllave pas vitit 1948. Pastaj, ishte një rezistencë e madhe për moslejimin e mbylljes së shkollave shqipe në Mal të Zi dhe të kërkojnë rihapjen e atyre që ishin mbyllur më parë, të mos lejojnë shpërnguljen masive të shqiptarëve nga kjo krahinë në Turqi dhe vendet tjera. Janë edhe të shumta ngjarje të tjera që gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur në këto pjesë të hapësirës sonë etnike. Autori Dedushaj, në mënyrë shumë kronologjike me këtë rast i prezanton edhe pasojat që ka përjetuar popullata e kësaj krahine pas ngjarjeve të 18 korrikut 1951. Një kapitull të veçantë autori Dedushaj i kushton luftëtarëve të denjë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rinjve, Jeton Idriz Dedushaj dhe Ismet Avdi Dedushaj. Jetoni veproi në brigadën 131 “Jusuf Gërvalla”. Ka marrë pjesë në të gjitha betejat që i ka zhvilluar kjo brigadë në Loxhë, Gllogjan, Prejlep, Maznik, Lumbardh, Jabllanicë (tani Dushkajë) etj., duke luftuar deri në flijimin e tij për lirinë e Kosovës,më 5 qershor 1999, në mes të fshatrave Dashinoc dhe Lumbardh të Deçanit,duke u përjetësuar. Një tjetër luftëtar i lirisë nga kjo familje që në kuadër të batalionit “Atlantiku” nga Amerika, ishte edhe i riu Ismet Avdi Dedushaj, i cili iu përgjigj zërit të atdheut dhe nga Amerika erdhi për të çliruar atdheun e tij, Kosovën. Sipas autorit Dedushaj, nga krahina e Plavës dhe Gucisë, batalionit “Atlantiku” nga Amerika iu bashkëngjiten edhe shumë luftëtarë të tjerë, si Haxhi Balidemaj, Cen Haxhaj, Sadri Mehaj, Ymer Kukaj, Brahim Selimaj, Kujtim e Xhemë Goçaj dhe Arben dhe Milot Buçaj.
Meditimet që ngërthejnë rëndësi shumëdimensionale
Një kapitull të veçantë autori Dedushaj e ka titulluar, “Meditime”, me ç’rast autori i shpalos disa opinione të tij me interes dimensional. Po potencojmë disa nga opinione e tij që autori Dedushaj i shpalos, si Vujanoviqi mashtrohet, Pse po diskriminohet Malësia e madhe, Pse po flijohen shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe ata nën Malin e Zi, 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë: Kontributi i Plavë – Gucisë në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, Vuthajt në 100-vjetorin e Pavrësisë, Pse shqiptarët e Plavës e Gucisë nuk flasin shqip, Në kullën e Ali Demë Gecit të Llukës, Eshtrat në Previ kërkojnë drejtësi (100-vjet nga masakra e Privisë në krahinën martire të Plavë – Gucisë, ku malazezët vranë barbarisht 700 shqiptarë), Shkolla fillore Dardania e arsyetoi emrin e vet, Lufta për mbrojtjen e Plavë – Gucisë (1879-1880) dhe dilemat rreth saj, (Me rastin e 135-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit) etj. Kështu, në përfundim lirisht mund të konstatojmë se libri dokumentar dhe historik “Çung Tahiri i Vuthajve”, i autorit Rexhep Dedushaj, është një libër e mirë për lexuesit, sepse autori nga njeh me shumë figura dhe ngjarje të rëndësishme historike nëpër disa periudha kohore, në krahinën e Plavë- Gucisë. Ky libër, po ashtu njëherësh edhe e pasuron fondin e librave tanë dokumentarë dhe historik, duke njoftuar lexuesit për shumë fakte dhe dëshmi të panjohura deri me tani edhe rreth këtyre figurave, po ashtu edhe shumë aspekteve dhe ngjarjeve të zhvilluara në këto pjesë të hapësirave etnike shqiptare.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...