2015-05-01

POPULLI SHQIPTAR NGA LASHTËSIA

Shkruan: Flori BRUQI
            POPULLI SHQIPTAR NGA LASHTËSIA


Libri  i autorit Flori Bruqi, „Guxim shqiptar“, u ofrohet të interesuarve për shkarkim falas në sektorin

     
            Pirro (296-272) para Krishtit. Pirroja ishte, ndoshta Su-ndimtari më i shquar i Epirit. Ai, si pasardhës i largët i Akilit, ishte i biri i Akidit. Kushëriri i Aleksandrit të Molosisë, që sundoi Molosët e Janinës. Fatkeqësisht, Akidi u ngatërrua në grindje politike familjare e krahinore dhe, si rrjed­hojë, në fillim humbi mbretërinë e pastaj edhe jetën në vitin 313 para Kr. I biri tij, Pirroja në atë kohë vetëm 6 vjeç, u shpëtua nga Glaukia, Princi i fisit Ilir të Taulantëve. Në moshë të re ai hipi në fron për një kohë të shkurtër, por u rrëzua prej tij dhe filloi karrierën ushtarake me Antigonin e Maqedonisë, Komandantin veteran që kishte shërbyer me Aleksandrin e Madh. Në njërën nga betejat, ai u kap rob dhe u dërgua si peng në Aleksandri. Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha për grua të bijën, dhe në vitin 296 para Krishtit dhe e vuri përsëri në fronin e mbretërisë së tij. Pirroja gëzonte nam për fisnikërinë dhe trimërinë e tij në beteja. Epirotët e quanin “Shqiponjë”.
Sipas një tradite Shqiptare, pretendohet se emri “Shq­iptar” (Bij të Shqipes) e ka origjinën nga thënia e Pirros. Kur dikush lavdëronte zhdërvjelltësinë e lëvizjes së trupave të tij, ai i përgjigjej me krenari se një gjë e tille ishte normale, pasi ushtaret e tij ishin “Bijtë e Shqipes”, kështu që lëvizjet e tyre, natyrisht u shëmbëllenin fluturimeve të madhërishme të mbretit të shpendëve.
Sipas një versioni tjetër, disi të ndryshëm, kur trupat e tij thurnin lëvdata sulmeve të tij të guximshme e të shpejta, dhe e quanin “Shqiponjë” ai u përgjigjej se ata ishin flatrat e tij, që bënin të mundur fluturimin e shpejtë të shqiponjës.
Thuhet se kjo çoi në adoptimin e këtij emri, të cilin populli shqiptar e përdor edhe sot e kësaj dite. Pra, jo “ALBANË”, por “Shqiptarë” ose “Bij të Shqipes”.
Pikërisht në këtë kohë, kolonitë e Korfuzit e të ishujve të tjerë në Detin Jon, nisen ta thërrisnin fqinjin e tyre në konti­nent “Epir” (Tokë në kontinent), për të dalluar atë nga banesa e tyre ishullore. Gradualisht historianët grekë e nxorën jashtë përdorimi termin “Molosia” dhe zunë të përdornin emërtime të tilla si “Mbretëria e Epirit” ose “Pirroja i Epirit”.
Sidoqoftë, ky ndryshim emri nuk ndikoi në karakterin Pellazg, apo Shqiptar të asaj krahinë. Epiri u shtri në jug deri në gjirin e Ambrakisë (Artës). Në fakt, Gjeografi grek Straboni, shkruante se “për arkananiasit, që janë grek, kurse në të majtë ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, që janë Epirotë”.
Pra, Straboni bënte dallimin midis epirotëve dhe grekëve. Ambrakia dikur kishte qenë një qytet i lulëzuar, mirëpo tani ishte rrënuar. Pirroja “e zbukuroi atë më shumë se çdo njeri tjetër dhe e bëri rezidencën e tij Mbretërore. Pirroja njihej nga të gjithë si një princ i madh dhe i mirë. Ai zgjeroi territorin e vet duke lidhur ishullin e Korfuzit dhe krahinat e Maqedonisë. Në atë atmosferë, ku mbizotëronte Lufta e vazhdueshme për pushtet midis Princave krahinorë dhe me ata kufij shumë të luhatshëm, që përcaktonin juridiksionin e tyre, konflikti ishte i pashmangshëm dhe i përjetshëm; thuhet se gjatë një beteje me farefisin e vet maqedon, ushtarëve maqedonas u bëri aq shumë përshtypje shëmbëllimi i Pirros me Aleksandrin e Madh, sa që braktisën Mbretin e tyre dhe u bashkuan me të.
Dhe vërtet, kur maqedonët rrëzuan nga froni mbretin e tyre të pazot, Demetrin, ata e ftuan Pirron që të sundonte edhe mbi Maqedoninë. Mirëpo, brenda shtatë muajsh, ai kuptoi se maqedonët krenarë do të preferonin më mirë që sundimtari më i keq maqedonas ishte më i mirë se sa ai jomaqedonas. Prandaj hoqi dorë vullnetarisht nga froni në Vitin 287 para Kr. Pirroja ëndërronte të ngrinte një perandori në perëndim, të ngjashme me atë të propozuar 40 vjet më parë nga kushëriri i atit të tij, Aleksandër Molosi.
Roma, që tradicionalisht konsiderohet e themeluar në vitin 753 p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qyteti-shtet më i fuqishmi në Itali, dhe me pas kishte bashkuar grupet e ndryshme në një konfederatë nën udhëheqjen Romake. Si rrjedhojë, ajo ishte bërë gati një republike e bashkuar, mjaft e fuqishme.
Pushtimi i galëve, apo i keltëve, vërshoi nga Veriu rreth Vitit 400 para Kr. duke e shkatërruar Romën pjesërisht me anë të një zjarri në vitin 390 para Kr. dhe duke dominuar në pjesë të madhe të Italisë për njëfarë kohe. Luftërat samnite të viteve 326-312 para Kr. dhe 299-291 para Kr. sapo kishin përfunduar, kur Pirroja nisi të hidhte një sy nga Perëndimi, i frymëzuar ndoshta nga ura portative që kishte ngritur mbi Helespont persiani Kserksi 200 vjet më parë, Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari që konceptoi një urë të ngjashme përmes Adriatikut në pikën e tij më të ngushtë, në ngushticën e Otrantos.
Rasti i volitshëm erdhi në vitin 282 para Kr. Qyteti i pasur tregtar i Tarentit (Taranto) në jug të Italisë, një koloni Spartane, e kishte halë në sy flotën Romake në portin e vet (gjë që binte në kundërshti me marrëveshjen), kërkoi ndihme nga Pirroja. Pa pritur që të zgjidhte problemet inxhinierie të urës, ai shfrytëzoi metodën konvencionale, duke kaluar me anije përmes Adriatikut 25.000 trupa. Përveç 3000 kalorësve, ai mori dhe 19 elefantë lufte, kafshë gjigante, të cilat italianët i shihnin për herë të parë. Kur panë ushtrinë romake tek i afrohej Tarentit, i dhanë Pir­ros komandën supreme të forcave antiromake, duke preferuar që më mirë t’i nënshtroheshin Pirros pellazg, sesa Romakeve Barbarë.
Në fillim, Pirroja i shkroi konsullit Romak, Valer Levinit, duke i kërkuar që të vepronte si arbitër midis Romës dhe Tar­entit. Mirëpo, konsulli ia preu shkurt duke i thënë që të shihte punët e veta dhe të kthehej në Epir.
Kur prapavija romake kapi një spiun Epirot, Levini i tre­goi atij legjioni gjatë një loje stërvitore dhe pastaj e lëshoi që t’i thoshte Pirros se, nëse e brente kureshtja për ushtarët dhe taktikat romake, duhej të shkonte e t’i shihte me sytë e vet.
Në betejën që u zhvillua më pas, në Heraklea, afër Tar­entit (280 para Kr.), Pirroja u ndesh me një ushtri Romake dy herë më të madhe se ushtria e tij dhe doli Fitimtar. Mirëpo, ai humbi aq shumë oficerë dhe ushtarë, sa që thirri: “Edhe një betejë tjetër si kjo dhe më duhet të kthehem vetëm në Epir”. Prej këtej lindi edhe shprehja “Fitore si e Pirros”. Ky ishte kontakti i parë ushtarak i Romës me Botën Greke në lindje. Por jo edhe i fundit. Duke shpresuar për paqen dhe Lirinë e bashkësive greke në Itali, Pirroja dërgoi në Romë ministrin e tij më të zot në artin e oratorisë, Linean. Kujtesa fenomenale e këtij të dërguari, e habiti Plinin, pasi që ai “Kishte fiksuar emrat e senatorëve dhe të kalorësve romakë vetëm një ditë pas mbërritjes në Romë. Por, Roma nuk pranoi të hynte në bised­ime, andaj Pirroja marshoi drejt kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria dhe milicia. Në pamundësi që ta pushtonte qytetin, ai u kthye mbrapshtë që të kalonte dimrin në Jug. Gjatë rrugës, lëshoi robërit romakë, të veshur e të mbathur dhe me para, duke u thënë që të ndërmjetësonin për paqe në emër të tij. Ndërkohë që Kartagjena pranoi t’i vinte në ndihmë Romës me një aleance ushtarake, duke shpresuar që të zgjeronte zotimet e saj në Sicili. Kjo e alarmoi shumë koloninë greke të Sirakuzes, e cila iu lut Pirros për ndihmë ushtarake kundër Kartagjenës. Pirroja nuk priste që t’i thoshin 2 herë. Ai u hodh në Sicili në vitin 278 para Kr. dhe me strategjinë e tij të shkëlqyer arriti t’ua rimerrte Kartagjenasve pjesën më të madhe të ishullit.
Fatkeqësisht, ai u përpoq të sundonte mbi këta grekë liri­dashës po aq arbitrarisht sa edhe Ptolemeu mbi Egjiptin, prandaj grekët nuk mund ta duronin dot. Ata e hodhën poshtë ofertën e tij që të bëhej mbreti i tyre: disa prej tyre preferonin më mirë Kartagjenën sesa regjimin ushtarak. Dionisi i Halikarnasit, që duhej të ishte ndikuar si historian nga origjina e tij greke dhe nga ambienti romak ku jetonte, i hodhi fajin Pirros. Ai shkruante se Pirroja u soll në mënyrë arrogante e tiranike, ashtu si shtypësit e tyre italianë, duke konfiskuar pasuritë dhe duke shpërndarë ofiqe të larta për miqtë e kapitenët e tij.
Ai internoi, e madje ekzekutoi njerëz të shquar me akuza të sajuara; fyeu ndjenjat e Popullatës duke plaçkitur thesaret e paruajtura në tempujt e tyre. Kur u tërhoq në drejtim të Tarentit, erërat e tërbuara shkatërruan disa nga anijet e tij, midis të cilave edhe ato që bartnin thesarin e popullit. Me gjithë avantazhet e shumta që kishte, Pirroja e humbi betejën tjetër “për shkak të zemërimit të perëndeshës”. Kjo ishte beteja jopërfundimtare e Bevenetos.
Pas kësaj, në vitin 275 para Kr., ai u kthye në atdhe, duke lënë pas një garnizon në Tarent, por duke e lënë në Itali, në duart e Romakëve. Jo vetëm Epiri, por edhe Greqia dhe gjithë Lindja po bëheshin tashmë të vetëdijshëm për fuqinë e re që po ngrihej në Perëndim.
Edhe Ptolemi i Egjiptit po përpiqej të zgjeronte kufijtë e tij. I pakënaqur me kontrollin e rrugëve detare në Egje, ai nxiti kryengritje në Greqi e Maqedoni. Në fakt, Pirros iu mbush mendja fare lehtë për të pushtuar Maqedoninë nga perëndimi, por kjo nuk dha ndonjë rezultat të madh. Ndërkohe, ILIRINË nuk mund ta sulmonte, pasi mbreti i saj Glaukia,e kishte stre­huar që të vogël dhe e kishte ndihmuar të hipte në fronin e MOLOSISË, që në moshën 12 vjeçare. Kështu, ai i drejtoi armët kundër Greqisë. Depërtoi në lindje deri në Argosin e Peloponezit dhe u step nga frika kur pa argivet që nuk donin ta pranonin brenda mureve të qytetit. Pikërisht aty, në Argosin pellazg, në vitin 272 para Kr., karriera e tij do merrte fund. Ashtu si heroi i tij, Aleksandri i Madh, që e kishte mbyllur karrierën e tij të shkëlqyer në mënyrë aq të lavdishme, me turp në muret e Argosit, kur një grua e zemëruar do t’i hidhte një tjegull nga çatia e do ta linte të vdekur në vend!
Në veprën e tij “Historia Natyrore”, Plini shkroi për një dukuri shumë të pazakontë që ndodhi në Romë. “Dita që Vdiq Pirroja; kokat e prera të kafshëve të flijuara, rrokullisen në tokë, duke lëpirë gjakun e tyre; shenjë kjo jashtëzakonisht e mbarë”. Një bust, të cilin studiuesit e identifikojnë si me atë të Pirros, u gjet në Herkulan, rrëzë malit të Vezuvit, dhe ruhet në Muzeun Arkeologjik Kombëtar të Napolit.


            Pjesë nga libri “Guxim shqiptar”

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...