Pas 9 vitesh në krye të shtetit, shumë analistë politikë në Berlin janë mërzitur dhe zemëruar me Angela Merkel. Ata e akuzojnë lideren e kombit më të madh të Europës, për triangulim të vazhdueshëm dhe për një mungesë të një lidershipi të fortë. “Angela Ngurruesja” është njëra nga nofkat më miqësore që përdoren për të. Ose të paktën, që janë përdorur.
Imagjinoni efektin-surprizë, kur kancelaria gjermane përdori fjalimin e saj vjetor në televizion, me rastin e Vitit të Ri, për të denoncuar rritjen e një vale demonstratash kundër të huajve në vend. Ajo nuk e përmendi lëvizjen “Pegida”, akronimin gjerman për “europianët patriotë kundër islamizimit të Perëndimit”, por kushdo e dinte se kujt i referohej zonja Merkel. Pas masakrës në Paris, ajo u bashkua me kauzën dhe ndoqi një protestë të organizuar nga grupi i myslimanëve gjermanë mbi Urën Brandenburg në Berlin. “Jam kancelaria e të gjithë gjermanëve. Islami është pjesë e Gjermanisë”, tha ajo.
Marrja e një risku
Sido që të tingëllojnë deklaratat e lideres konservatore, padyshim që zonja Merkel po ndërmerr një risk elektoral. Tradicionalisht, Unioni i saj Kristian-Demokrat (CDU) dhe veçanërisht, simotra bavareze, Unioni Kristian-Social (CSU), janë përpjekur fort që të mos lejojnë krijimin e një partie të djathtë. Ndaj, kur marshimet paqësore të “Pegida”-s nisën në fillim të vjeshtës që shkoi, shumë politikanë konservatorë e vunë theksin te rëndësia e dialogut dhe shprehën vullnetin e tyre për të kuptuar shkaqet e fshehura pas frikërave të protestuesve.
(Presidenti gjerman, Joachim Gauck dhe Kancelarja, Angela Merkel)
Para së gjithash, Alternativa Euroskeptike për Gjermaninë (Eurosceptic Alternative fur Deutschland - AfD), që ndodhet në grup me Konservatorët Britanikë në Parlamentin Europian, për inatin e zonjës Merkel, së fundimi, ka shënjestruar votuesit tradicionalisht konservatorë, jo vetëm në ish-lindjen komuniste në vend. Tashmë, kanë nisur bisedimet midis AfD dhe “Pegida”-s. Një sondazh nga “YouGov” para Krishtlindjeve, gjeti se një e treta e gjermanëve ishte dakord me disa nga pikat e “Pegida”-s, veçanërisht me skepticizmin ndaj emigrimit të myslimanvë. Disa vëzhgues ngrenë shqetësim se zonja Merkel mund mund ta ketë ngritur profilin e “Pegida”-s, duke nxitur pikëpamjet e tyre ksenofobike. Është e qartë se kancelarja, shumë e vetëdijshme se Gjermania po shihet me kujdes në të gjithë Europën, ka menduar ndryshe.
(Demonstrues anti-Pegida)
Çfarë saktësisht është “Pegida”?
Grupi u themelua në Dresden, aty ku një grupi i vogël prej disa qindra njerëzish është rritur me efektin e ortekut të dëborës, në një numër prej 25 mijë njerëzish. Përpjekja e gjermanëve për të imituar suksesin e lëvizjes, si Bargida (Berlin), Kogida (Kolonje) ose Legida (Lajpcig), mjerisht ka dështuar – pasi, këto të fundit, kurrë nuk kanë pasur më tepër se disa qindra njerëz. Më tepër se 100 mijë njerëz, në mjaft qytete, në Lindje e Perëndim, demonstruan për një Gjermani ndryshe, tolerante, me një qasje bujare ndaj refugjatëve (vitin e shkuar, vetëm nga Siria, erdhën 200 mijë refugjatë).
Strehimi i azilkërkuesve, shpesh, menaxhohet keq dhe përbën një pengesë të madhe për disa komunitete, pasi të parët priren të vendosen në pjesët më të varfra të një qyteti apo fshati. Sipas studimit nga Universiteti Teknik në Dresden, qëndrimi i marshuesve të “Pegida”-s, shkon përtej armiqësisë ndaj emigrantëve dhe problemeve të azilit. As një e katërta e 400 pjesëmarrësve të pyetur, për një nga tre demonstratat e fundit, nuk deklaroi se shqetësohej për islamin. Mirëpo, shumica e tyre, shprehën një zhgënjim të përgjithshëm me politikën dhe median.
Krenaria lokale
Shumë gjermanë janë krenarë për vendlindjen e tyre, dialektet kultivohen nga të gjitha kategoritë e shoqërisë dhe shakatë për “vendin më të bukur në botë” duket thuajse e pashmangshme kur takohen dy njerëz nga rajone të ndryshme. Ashtu si banorët e Hamburgut, Kolonjës ose Mynihut, edhe ata të Drezdenit shprehin një krenari të jashtëzkaonishme lokale – askund tjetër nuk mund të jetohet më mirë sesa në qytetin e tyre. Shumë drezdenas janë të bindur për veçantësinë e qytetit të tyre – ka arsye historike për këtë. Qindra vjet më parë, krenaria në Dresden ishte simbolikë e vendosmërisë së qytetarëve për të ruajtur traditat dhe vlerat e tyre. Qyteti karakterizohej nga një garë mes dy palëve – protestantëve dhe katolikëve – se cila prej tyre do të ndërtonte godinën më të bukur në qytet.
Kisha protestante, e cila përfundoi në 1743-shin, jo vetëm që u bë një model i arkitekturës baroke, por edhe një simbol i autonomisë së Drezdenit. Ndaj, dy ditë pas bombardimeve britanike në 13 shkurt 1945, rrënojat e saj u bënë simbol për një lloj të veçantë krenarie dhe fokusi i demonstratave paqësore, që nuk ishin vënë nën kontrollin e udhëheqësve komunistë. Kjo kulmoi me rindëtimin e saj, me mbështjen e financuesve privatë, edhe nga Britania dhe ShBA-ja.
(Bombardimi i Drezdenit)
Rindërtimi i Drezdenit kërkoi përpjekje të mëdha. Në fakt, shumë britanikë iu kushtuan rindërtimit të qytetit pas luftës. Në muajt e fundit të luftës, propaganda e Hitlerit për të frymëzuar një mbrojtjeje edhe më të paepur ndaj forcave pushtuese, veçanërisht nga Rusia Sovjetike, u bë më e fortë. Sipas ekspertëve policorë në Drezden, numri i të vdekurve gjatë luftës ishte 25 mijë. Të rënët në luftë janë kthyer në një figurë totemike dhe asnjë mendim eksperti nuk mund ta nënvlerësojnë vendin unik të qytetit në historinë gjermane. Pak flitet për Drezdenin si një pjesë integrale e makinës së luftës naziste. Dhe çifutët e Drezdenit kanë vuajtur po aq sa ata në vende të tjera të Rajhut.
Racizmi dhe dhuna
Që prej ribashkimit, të huajt kanë rënë pre e gjuetisë dhe vrasjeve nga banditët neo-nazistë, huliganët e klubit lokal të futbollit janë famëkeqë për dhunën e tyre. Kur një racist gjerman goditi me thikë për vdekje një shkencëtare egjiptiane në gjykatën e Drezdenit në 20090n, policia, si fillim nuk u vu në ndjekje të tij. Në fakt, ata qëlluan dhe plagosën bashkëshortin me ngjyrë të viktimës, i cili ishte përpjekur ta shpëtonte. Nuk mund të përgjithsësohet nga krimet e tmerrshme të individëve tek qëndrimi i një qytetit të tërë. Por duhet thënë se ajo që ka rëndësi për shumë banor ë të Drezdenit, të paktën, për ata që marshojnë me “Pegida”-n, është statusi i “qytetit të tyre të bukur”, si një viktimë, jo si një dhunues.