Reagim kundër artikullit të Nexhmedit Spahiut me titull : ''Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente'', botuar ZËRI me 5 Prill 2013
Haj medet çka koka ba, Nexhmedin Spahiu, historianë tek o ba.!
Keto ditë me ra në dorë artikulli i Nexhmedin Spahiut, me titull “Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente”, i botuar në disa portale të ndryshme në internet.
Nga viti 2011, kur në Kosovë po qëndronin për vizitë zyrtare drejtuesit e Republikës së Turqisë, Kryeministri Rexhep Taip Erdogan, Ministri i Punëve të Jashtë Ahmet Davutoglu dhe Ministri i Arsimit Omer Dinçer, do të kërkonin nga homologët e Kosovës, e posaqërisht Ministri i Arsimit Dinçer, do të insistoj të homologu i tijë i Kosovës Ramë Buja, që të ndryshonin disa rreshta në mesin e teksteve të historisë së shqiptarëve, së gjaja Perandoria Osmane është fyre shumë.
Përveç zyrtarëve të lartë të Turqisë, kërkesa u përserit disa herë edhe nga Ambasadorja e Turqisë në Republikën e Kosovës, Songul Ozan.
Për të kënaqur kërkesat turke, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, e themeloj një komision, ku si historian e caktuan Shkelzen Raqën.
Pas themelimit të këtijë komisioni, ai para disa muajvë solli edhe një “Raport” mbi rishikimin e teksteve të historisë së shqiptarëve. Komisioni në fjalë, tek tekstet e historisë, “paska gjetur aq fjalë fyese”, sa që ka rekomanduar që fjalia “osmanët vranë shumë shqiptarë” - duhët të fshihët nga libra. Unë dua të pyese komisionin, a thua osmanët nuk vranë shqiptar? Shpresoj së Shkelzen Raqa, si një historian me formim e dinë shumë mirë së osmanët vranë me mijra shqiptarë të pafajshëm.
Pa dashur që të futëm shumë në një retrospektivë të ngjarjës, unë vetme nuk habitëm për qëndrimët e një “analisti”, “gazetari” dhe të një “intelektuali”, i cili është i njohur edhe për idetë e tija për “kombin kosovar” etj.., etj.., por aq me pak nuk habitëm për këto qëndrimi të cilat vijën nga një njëri i cili që moti e ka humbur rrugën në oborrin e vet dhe ai është Nexhemdin Spahiu.
Për hirë të opinionit, dua të i rikujtoj “analistit”, “gazetarit” dhe “intelektualit” Nexhmedin Spahiu, që ai në tryezën e organizuar gjatë muajit shtator 2011 nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”-Dega në Deçan dhe Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan, në lidhje me kërkesën e Turqisë për korigjimin e teksteve të historisë, ndër të tjera patë deklaruar së : “Edhe NATO në Kosovë është pushtuese...”. Çka nuk do të mund të presim tjetër nga “analistit”, “gazetarit” dhe “intelektualit” Nexhmedin Spahiu.
Ju “analist”, “gazetar” dhe “intelektual” Nexhmedin Spahiu dhe njerëzve që mendojn si ju, me duhet të ju them vetme tri faktë së pse Përandoria Osamne ka qene pushtuese dhe duhet të mbetet pushtuese në tekstet e historisë dhe në historinë e popullit shqiptarë, përveç kësaj, edhe pse nuk duhet të ndryshohët gjuha në raport me Perandorinë Osmane dhe me as një pushtuese tjetër. Ja vetmë tri fakte në lidhje me Perandorinë Osmane:
1. Në kohën kur përfundoj lufta ruso-turke e viteve 1877-1878, dhe kur u nënshkrua Traktati i Shen Stefanit me 3 Mars 1878 (Traktatin e Shen Stefanit e nënshkruan Nikolla Ignjatiev dhe Aleksandër Nelidov si përfaqësues rus dhe nga Safet Beu dhe Sadullah Beu përfaqësues osman), Perendoria Osmane, u detyrua që të pranoj kushtet e paqës me rusët, duke i sakrifikuar tokat shqiptare në favor të vendeve sllave. Po të na donte dhe të na përkrahte Perandoria Osamne, do ti mbronte interesat e shqiptarëve, sepse ende konsiderohej si Fuqi e Madhe e kohës. Por këtë nuk e beri “analist”, “gazetar” dhe “intelektual” Nexhmedin Spahiu. Kishte mundësi që të mos sakrifikonte tokat dhe popullin tonë Perandoria Osmane, por këtë e beri duke na sakrifikuar dhe duke e pranuar ndarjën e tokave shqiptare dhe duke i pranuar vendimet e Kongresit të Berlinit të vitit 1878, të cilat ishin shumë të dëmshme. - Miku i mirë të ndihmon në fatkeqësi, thot populli.
2. Kur shumica e vendeve në Ballkan që ishin nën pushtimin osmane kishin shkollat në gjuhët e tyre amtare, neve shqiptarëve nuk na lejoj hapjen e shkollav. Këtu dua të rikujtoj vetëm rastin e Mulla Tahir Efendi Llukës (Molliqaj), i cili në vitin 1900 e hapi shkollën (mejtepin) e parë shqipe në Kosovë në fshatin Llukë e Epërm të Deçanit. Në mejtepin e Mulla Tahir Efendi Llukës (Molliqaj), nxënësit kanë mesuar gjuhën shqipe me grafi arabe. Puna dhe aktiviteti i tijë ju ra në sy autoriteteve osmane, dhe pasi që ai rrikthehet në Stamboll në vitin 1908, Mulla Tahir Efendi (Molliqaj) do të vritët nga autoritetet osmane, vetme pse e ka hapur mejtepin (shkollën) në gjuhnë shqipe me grafi arabe. Këtu pajtohem edhe une me mendimin e Dr. Abdullah Hamitit, në punimin e tijë shkencor në Revistën “Dituria Islame” Nr.222 më titull “Mektepi i Tahir Efendi Llukës-shkolla e parë shqipe në Kosovës”. Është edhe koha e Revulicionit Xhonturk me 1908, kur shqiptarët u tradhtuan nga “miku i tyre” Perandoria Osmane.
3. Ishte viti 1938, kur Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë (citoj konventën kur është fjala për Jugosllavinë), hartuan dhe më pas ratifikuan dokumentin e njohur në historiografi si Konventa Turko-Jugosllave. Që në fillim të kësaj konvente shihej qartë së turqia nuk ishte krah shqiptarëve : “...Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë :
- Emigrimin (shprënguljën) e myslimanëve nga regjioni i Sërbisë së Jugut (Kosova dhe viset e tjera – Sh.I.), dhe
- Njëherit vlerësojnë se kjo popullat nga ana tjetër, në përgjithësi, i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbreterisë, me dëshirën e tyre legjitime, në menyrë që t’u bashkohën etnikëve të tyre natyral në Turqi”.
Kjo Konventë, kishtë gjithsëj 21 nene dhe në nenin 4 thuhej : “riatdhesimi i këtyre 40.000 familjëve do të relazohet për gjashtë (6) vjet, sipas këtyre proporcioneve :
1. Në vitin 1939 – 4.000 famlije
2. Në vitin 1940 – 6.000 famlije
3. Në vitin 1941 – 7.000 famlije
4. Në vitin 1942 – 7.000 famlije
5. Në vitin 1943 – 8.000 famlije
6. Në vitin 1944 – 8.000 famlije”.
Nesë nuk e dini “analistit”, “gazetarit” dhe “intelektualit” Nexhmedin Spahiu, po të rikujtoj së mijra e mijra familje shqiptarë u detyruan pas presioneve të bërë nga serbët që të shesin pronat e tyre dhe të shprengulnë për në Turqi. Kjo Konventë në tërësi ishtë anti shqiptare dhe kjo Konventë ishte direkt e lidhur me interesat e Serbisë (Jugosllavisë) për debimin e shqiptarëve nga trojet e veta, iniciativë kjo e nisur që nga shprengullja e madhe nga Sanxhaku i Nishit me 1877-1878.
Ishin vetem këto tri nga arsyet e mia kryesore së pse Perandoria Osmane, ishte dhe duhet të klasifikohet si pushtuese dhe se aspak nuk duhet të ndryshohet gjuha të tekstete dhe historiografinë tonë në lidhe me pushtimin osman dhe pushtuesit e tjerë.
Ajo, çka me ra në sy e çka është një vlerësim i gabuar nga ana e “analistit”, “gazetarit” dhe “intelektualit” Nexhmedin Spahiu është së ai në artikullin e tijë thot : “Historianët tanë nuk e dinë se kush e vrau kryeministrin Mehmet Shehu, ministrin Ahmet Krasniqi, apo kolonel Tahir Zemajn, kush e vrau kryetarin e Klinës, deputetët e Parlamentit të Kosovës apo gazetarët me nam, e si mund të presim se dinë se kush kujt i ka hipur 5 shekuj më parë dhe çfarë grope i ka shkaktuar”. Unë e kam vetmë një përgjigje si historian për ju “analist”, “gazetar” dhe “intelektual” Nexhmedin Spahiu së, historianët nuk janë hetuese, prokurorë dhe gjyqëtarë për me e vertetuar se kush ka vrarë kënd, ajo është punë e organëve kompetente gjyqësore. Një gjë e di së për me shumë së 5 shekuj me radhë Perandoria Osmane ka qene pushtuese, ka vrarë e masakruara me qindra krerë të parisë së shqiptarëve, me qindra popullsi të pafajshme shqiptare anë e kënd trojeve tona etnike.
Aq ma shumë është ironike dhe denigruese mendimi i “analistit”, “gazetarit” dhe “intelektualit” të “famshëm” Nexhmedin Spahiu, i cili disa rreshta me lartë së pjesa e cituar thekson së : “Por. Cila është e vërteta? Historianët tanë janë aq të paaftë sa nuk dinë se çfare ndodhi në luftën e fundit në Kosovë e Maqedoni, apo më 1997 në Shqipëri e lëre më së çfarë ka ndodhur para 5 shekujsh”.!! Me të vertetë kjo me habitë shumë. “Analist”, “gazetar” dhe “intelektual” i “famshëm” Nexhmedin Spahiu, e dimë së çka ka ndodhur në luftën e fundit në Kosovë. Historianët e dinë, por a e dini ju së çka ka ndodhur? Në Kosovë ushtria e policia e serbe, ka vrarë e masakruar me qindra e qindra shqiptarë, ka vrarë femijë, gra, pleq. Ka djegur me qindra objekte, ka demoluar po thuja gjithëçka shqiptare. E çka është me e dhimbshmë është së më qindra motra dhe bija tona shqiptarë u dhunuan, “analist”, “gazetar” dhe “intelektual” i “famshëm” Nexhmedin Spahiu, shpresoj së këto nuk i keni harruar Ju.
Me te vërtetë mendoj se po të jetosh pas 100 vjetësh, kur rajoni i Ballkanit do ti kaloj të gjithë dallimet, ju “analist”, “gazetar” dhe “intelektual” i “famshëm” Nexhmedin Spahiu do të thoni së edhe regjimi jugosllavo-serb e posaqërisht ai i Sllobodan Millosheviqit, nuk ka qenë regjim vrastar, por regjim i mire për shqiptarët e Kosovës.
Unë dua të ju bej vetmë një pyetje publike “analistit”, “gazetarit” dhe “intelektualit” Nexhmedin Spahiu, se si do të mund ta quash ndryshe sudimin serb përveç që si sundim të egër, vrastar dhe dhunuese?
Neve në Kosovë, nuk na duhen “analist”, “gazetar” dhe “intelektual” si ju e grupa e juve Nexhmedin Spahiu. Nuk na duhën njerëz që thonë së egziston kombi kosovarë. E keni keq së nuk egziston komb kosovar, do të egzistoj dhe ka egzistuar gjithëmon vetëm kombi shqiptare.
“Analist”, “gazetar” dhe “intelektual” Nexhmedin Spahiu, lirisht le ti hapin dhe le ti publikojnë të gjitha dokumentet dhe kronikat e kohës historianët turq. Një gjë të siguroj së në dokumentet dhe kronikat e ndryshme të Perandorisë Osmane, shqiptarët vetmë sa fyhën dhe nënçmohën, mbi të gjitha nuk lajn gja pa than keq e ma keq për ne shqiptarët.
Në, e falmnderojm Republikën e Turqisë për ndihmën që na ka dhanë në dekadat e fundit. Askush nuk e konteston miqësin e mirë me shtetin turk që kemi. Historia duhet të ju mbetet historianëve që të shkruhet e jo politikanëve. Historia është e pandryshushme por natyrisht që ajo me kohë plotësohet me daljën në dritë të dokumenteve të reja. Historia duhet të sherbej si mësim për të ardhmen.
“Analist”, “gazetar” dhe “intelektual” Nexhmedin Spahiu, me mirë merru me punët e tuja rreth Televizionit dhe Radio Mitrovicës së sa të hyshë në bahqen e huaj. Kosova ka mjaft historian të cilët kan punuar dhe vazhdojnë të punojnë në shërbim të së mirës, në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare.
Për fund, dua të them së kërkesa nga Republika e Turqisë nuk është gjë tjetër vetëm kërkesë politike. Në këtë drejtim nuk duhet të lëshohet pe, sepse një kërkesë e till do të mund të vijë edhe nga Serbia, e cila në Kosovë ka berë shumë krime për dekada të tëra.
(Autori është master i shkencave historike dhe doktorant pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit Histori-Filologji, Departamenti i Historisë)