2015-04-05

VARGJE MIQSORE PËR SHOQËRINË E INTERNETIT

Pershendetje ne vargje' nga Riza Lahi, per disa krijues te emigracionit shqiptar.

VARGJE MIQSORE PËR SHOQËRINË E INTERNETIT

Parathënie

Shpesh pyes veten, ku janë nipërit dhe mbesat e diasporës së fuqishme shqiptare që tundi Parisin kur u pat pushtuar Shqipëria jonë me 7 prill 1939. Jam interesuar në shtete të ndryshme nga kam qënë dhe kam mësuar se ka shumë njerëz me rrembe shqiptari dhe që ata vetë e dinin... por...vetëm aq!

E pra, të shikojmë se sa nipër dhe mbesa të diasporës së para nëntëdhjetës në Australi, Gjermani, Zvicër, Amerikë..etj nuk dijnë më shqip? Është shumë e dhimbëshme.

Të njëmilion e dyqind mijë shqiptarët e diasporës së Shqipërisë së pas nëntëdhjetës, një hemoragji tronditëse për popullin shqiptar dhe atdheun tonë të shtrenjtë, ja, kanë gjetur edhe një mënyrë të mrekullueshme për të kontribuar sadopak me sa është e mundur në indentitetin kombëtar. 

Kjo mënyrë është - krijimi i listave virtuale me të cilat ne lidhemi me njëritjetrin. Me këtë korespondencë të shpejtë ne mbulojmë orët tona të vetmisë në mungesën e asaj që nuk zëvendësohet dot - asaj qënie abstrakte dhe po aq konkrete që quhet ATDHE.

Përmse këtij komunikimi, ne kënaqemi me njëritjetrin, shkëmbejmë eksperienca të ndryshme nga vëndet ku jetojmë, I përshkruajmë ato me zakonet apo mentalitetet autoktone, shkëmbejmë plane, ëndërra, fjalë të ëmbla, intimitete, plane, ëndërra; lexojmë poezitë e njëritjetrit, krijimet tona, i lavdërojmë , i kritikojmë...

Edhe kjo ka të bukurën e saj... Sigirsht që merremi edhe me "thashetheme"duke I bërë lajka njëritjetrit, nganjë herë edhe shahemi e fyhemi. Nuk ka gjë, amani. Jemi shqiptarë. Na ka lindur një trung, na shëtit në damarë i njëjti gjak...

Pa të provojmë të vemë te vizitë te njëtitjetri, psh të vijë dikush nga miqtë e internetit në Itali te unë, sigurisht që edhe në borxh do t ë hyja po t ë mos kem vetë dhe do t'i hapja, si portat e zemrës , si dhe derën e shtëpisë, me të dyja kanatate do ta prisja me tër shpirtin.
Po cili nuk do ta bënte këtë, vëllezër e motra?

Poeti dhe autori I njohur Riza Lahi, që nuk ka qënë ndonjëherë në emigracion, është bërë miku I ne t ë gjithëve dhe është I njohur në të gjithë diasporën shqiptare. Ai derdh nektarin e tij gjith ëmbëlsi nëpërmjet poezisë apo prozës, dhe, sidomos, për informacionet që na sjell nga atdheu ynë i shtrenjtë.

Ja, është kujtuar dhe na ka mbledhur me humor e me qejf në një sofër që e ka shtruar vetë ai. Në një sofër me vargje të ëmbla dhe që do të na bëjnë të kënaqemi të gjithë. Patjetër që edhe dikush - dikush do të përlotet.

Miqtë personalë të autorit, që ai I ngacmon më shumë, me siguri do të shkrihen së qeshuri.

Poeti ynë , me këtë vepër që po paraqet, ja, synon të japë kontributet e tija modeste që të mos asimilohemi.

 Dhe, në u asimilofshin nipërit e mbesat tona, ata, ta dijnë se sa e deshëm Atdheun ne, se cilët qemë ne, njerëz të zakonshëm që kishim një gjë të përbashkët - dhimbjen dhe mallin për Atdheun tonë. Që e deshëm Shqipërinë si sytë e ballit.

Rizai më bëri një zile në numurin tim të celularit, dhe unë e mora nga Italia , sic bëj ngaherë.

"Vitore, je nga më të vjetrat e diasporës shqiptare të psotkomunizmit, të njohin të gjithë, si thua? A nuk na e bën parathënien e këtyre vargjeve? 

Ti je njëra prej shtyllave të forta të burrave e grave që u mungon atdheu përditë e që flasin, e mendojnë dhe do të vdesin vetëm shqip.! Shkruaj çfarë të të dojë shpirti yt"
Dhe, ja...unë e shkrojta.

E juaja, e të gjithëve, nëna Vitore.

Vitore Stefa - Leka

Trieste, Itali, 3 dhjetor 2008

Kartolina për stërnipërit e diasporës
së re shqiptare

Që nga ky dymijë e tetë
Dyqind vite do kenë shkuar
Kur ca stërnipër, stërmbesa
Ja...do jenë grumbulluar...

"Është njëzetetetë nëntori
Ndaj o miq ju mblodha sot
E dini se c'gjuhë kanë folur
Gjyshërit...një herë e mot?

Po ...kush qenë stërgjyshërit tanë?
Ja, për këtë u kam mbledhur
Dyqind e ca vjet më parë
Ca vargje dikush ka hedhur

Shkruan për stërgjyshërit tanë
Kur kaluan oqeanin
Thotë e deshën shumë atdheun
Edhe fshehur për të qanin...!

Riza Lahi ,tashmë i ndjerë eshte autori i kësaje poezie, si dhe i gjithe grimcave-bejtene stilin Shkodran per miqete nga mergimi!

Agim Bacelli

Ky stërgjyshi ? Pah ç'ka qënë
Vjershatar edhe major
Sa ndjente zhurmë aeroplanash
Nga krevati - Hop,në oborr!!!!

"Mëmëdheu " si hoje mjalti
Mblodhi botën me shqiptarë
Gim Bacelli I desh shumë
U thosh: " Ç'kemi , mëmëdhetarë???"

Abaz Pllana

Nga Parisi në Prishtinë
Le të kish tanke e aeroplana
Zerma e tij - veç zog shqipërie
Emri I tij ish Abaz Pllana

Njëqind vjeç bëri një shpikje
Ky stërgjyshi në internet
Dyqind vite që atëherë
Nuk ia shkoi kush në planet

Agim Shehu

Ky poeti? Agim Shehu!
Qe nga zemër e Labërisë
Askush si Gimi s'shkroi dot
Për Selamnë e Salarisë

Kur po vdiste tha: "Nuk dua
T'më këndojë hoxha te veshi"
Dha frymë duke kënduar
Një iso nga Kurveleshi.

Abedin Rakipi

Ky plakushi, more nipër
E kish emrin Abedin
Kush ia shante Çamërinë
Pace e bënte... Nasradin!

Guzhinjer si ky stërgjyshi
S'kish në Belgjikë as në Francë
Verë më verë te "Rrota e Kuqe"
Në Durrës vinte për vakancë

Alida Hisku

Kjo bukuroshja këtu
Zemërbardhë , si Antarktida
Me shpirt qeshte e këndonte
Si bilbileshë...Alida

U bë nuse në Gjermani
Për shkurt e thërrisnin "Lidush"
Edhe gjyshe kur u bë
Prap: "O Lidush, Rrapatush"

Arta Mezini

Si hënë e madhe kur del
Labërisë, në mal të lartë
Zemërëmbël si ketrushi
Kjo stërgjyshja...quhej Artë

Kur dhe burrat me mustakë
Luanin me fjalën e dhënë
Arta - si trimat qëmoti
"Fjalë e dhënë, gur i shtënë!"

Astrit Tota

Ky plakushi me penel
Që aq ëmbël pikturonte
Vetëm mjaltë nxirrte nga goja
Oh, nuk fliste, por këndonte

Sa fëmijëve në Nju Jork
Shqipen u mësoi për ditë
Shegë e rrush kish në Tiranë
Emër zogu kish - Astrit

Albana Mëlyshi

Nipçeeeeee....E dini si gjenin
Në Amerikë punë garant?
Veç nga këshillat e kësaj gjyshes
"Si të sillesh, emigrant!"

Zinin punë me zotnillëk
Prej këshillave nga Albana
" Po kush të mësoi, or çun?"
"Albana...
Një shkrimtare nga Tirana"

Ardita Jatru

Eeeeehhh, ç'poete !Si Safo
ka qënë, more kokrra e mikut
Qe korçare prej kosove
Oh, rrëzës së Selanikut

Sa e bukur qe!...po s'pati
Një serenatë Mihallaqi
Jep e merr, s'i bënë dot vargjet
Kolec Krajli e as Petraqi

Albert Zholi

Lum kush jepte intervistë
Albert Zholit, mjeshtër fjale
Vring, n'sabah, e kishte emrin
Në tër listat virtuale

Fort i shkathët qe gjyshi Berti
Njëqind vjeç kur i ndërroi jeta
Në një kohë qe gazetar
Në pesëdhejte tri gazeta

Beqir Elshani

Beqir quhej ky stërgjyshi
Njëqind vjeç vdiq me penel
Boll pat vuajtur , ky trim
E prap gojën - karramel

T'bëje një vjershë për kosovën
Por brilant, si eliksiri
Për peshqesh - një ilustrim
Nga larg ta sillte Beqiri

Baki Ymeri

Ky këtu ?...Eeeehhh...e kish syrin
Të mprehtë, si tehu i sakicës
Për penë, për pushkë e për femra
-Baki Shpirti i Shipkovicës

Njëqind vjeç Baki Kombëtari
Kur pat vdekur, pastë rahmet
Bukureshti e Rumania
Pa të s'patën më lezet

Bislim Elshani

Ky që me mirësi ju qeshet
E ka pasë emrin Bislim
Aq studioz, porsi Ajnshtajni
Rrallë gjeje në Perëndim

Kur shkruante ai për Kosovën
Ngjethte mishtë rraca shqiptare
Rroi në Zvicër ku valonte
Rrezistenca kosovare

Dalip Greca

Gazetar si ky, nuk kishte...
Si? Kush është? Dalip Greca!
Shokë e miq donte...Pa ngopej
Dhe me buke e kripë e speca

T'i thosh kujt një fjalë të keqe?
Kurrë s'e bënte atë gafë
Po të ngjiste, të gjith thonin
" Fort i paskan rënë në qafë"

Edlira Xhemo

Duket plakë tash...Në Paris
Dikur ishte më e mira
Për Çamërinë e kallte flakë
Ë? Ç'e quanin? Edlira!

Sytë hapur si drita skode
I tër Parisi një natë
Kur Edlira që nga Korca
Solli grup'n e serenatës
Edmond Ismailati

Emigrantët fort i donte
Pa dallim, të gjith në bllok
Memalijaj s'kish si ai
Psikolog as sociology

Pah, sa i mirë ka qënë ky gjyyyyyyshiiiii
Quhej Edmond Ismailati
Të gjithve që shkruanin vjersha
Lavde u bënte, i ngrati

Eleonora Koka - Gjoka

More djeeeemaaaa....Asnjëherë
Mos punoni shkeleshko
Po si? Shihni katragjyshen
Që firmoste me ELKO.!

Për gruan? Pas Fredi Engelsit
Më mirë s'shkrojti tjetër dorë
Se kjo bijë e Qeparoit
Elko Gjoka ...Eleonora

Elda Kokoneshi

Si kunadhja ish e bukur
E zërin - si kanarinë
Shkruante vjersha mbi bedenë
Të Ali Pashës në Janinë

Sikur gratë I duan parfumet
Diçka Elda donte shumë
Si dashnor e kish "Laptopin"
Me të zgjohej e flinte gjumë

Faruk Myrtaj

..."Ky stërgjyshi , pastë rahmet
Na e kish emrin Faruk
Shpirt njeriu ...me gurë ta gjuaje
Ai të gjuante me bukë.

Oh, ç'i kish ata tregime
Sikur lulet në lëndinë
Zemërdhëmbshur si Faruku
S'gjeje në tër Labërinë
Federova Dautaj

Rovi...quhej kjo, si shqipja
Që fluturon mbi bedena
Atë rracë trimëreshash
Nuk e nxjerrë më Tepelena

Në Itali rronte por vinte
Në atdhe gusht e për gusht
Neofashistëve në Itali
E u jepte erzin në grusht

Fatmir Terziu

Le të kishte mjergull Londra
Në tër qiellin si sahan
Ai qeshte - qeshte - qeshte
Si dielli mbi Elbasan

Filma bënte, vjersha bënte
Për të mirë të Shqipërisë
Kish një huq, kujt s'i tregonte
Për vjershat e dashurisë

Fadil Shyti

Si ky stërgjyshi , mër lali
S'gjeje kund as me kandil
Plumba pushke i kish fjalët
Dhe emrin e kish Fadil

Shtatë Stokholmë i ndërronte
Veç për sheshin "Skënderbe"
Kurr s'betohej "Për kokë t'fëmijëve"
Por betohej "Për atdhe!"

Flori Bruqi

Ky stërgjyshi prej Prishtine
Emrin e ka pasë Flori
Por flori, gjak ,shpirt s'kursente
Për Kosovën në liri

Po , kur zemërohej ca shpesh
Me ndonjë behej nervoz
I sulej ku I dhëmb e djegë
Me fjalët si mitroloz

Gjeto Turmalaj

Poooo....ky burrë që sheh serbez
Gjeto Turmalaj - Shkreliani
Trim, si mos me e pas qitë nana
Por prej barkut aeroplani

Edhe vjersha të bukura shkruante
Edhe fort ishte kritik
Kush shante femrat shqiptare
Faaap! Shkreliani n'kallashnik!

Gjergj Luigj Lacuku

Natë për natë e për merak
Gjergj Lacuku, burrë I dheut
Dy trimave u kushtoi libra
Askeolës e Skënderbeut

E u thosh amerikanëve
Pa I pushue e shkreta gojë
Nuk ka gjethe më të gjelbër
Se pranvera në Beltojë

Ilir Borova

Ky burri rroi në Cikago
Dhe emrin e kish Ilir
Kur ulej ne Panda, s'ngrihej
Pinte tridhjetë shishe birrë

Poezi për gjethe vjeshte
Si ai nuk shkroi kush
Ia pat shkuar veç një plak
Që e kish emrin Lasgush

Iliriana Sulkuqi

Kjo, more? ...Si I bënte vjershaaaat
Ashikrisht e për merak
Oficere më të bukur
Nuk kish shtypi ushtarak

Sapo vinte në atdhe
Luleblirë mbushej Tirana
Cicërinin e zogjt e thonin
"Paska ardhur Iliriana"

Kabil Bushati

Nga pak Shkodër gjithkah çonte
Ku celë lulja e këndon bilbili
Herë në letër, herë "on line"
Dorën n'xhep , zotni Kabili

Dorën n'xhep e mendjen qiqërr
Si div malesh simpatik
Kur pat vdekë - alamet bustit
Ia kanë ngritur n'Koplik

Kolec Traboini

Ky kingu? Është Kolec Krajli
Kur donte - e bënte çorap
Njëqind burra në internet
Meazallah se e bënin zap

Njëqind vjeç shkoi në Parajsë
Libra plot, deri te gusha
Vjersha shkroi për pushkë e lule
Por, më të bukurat? Për femnusha...

Kostaq Duka

Kyyyyy?...Është Koço Kapedani
Djalkë pe Korçe tamam
Rrallë e tek I ndjehej zani
Amaaaaa....kur ndjehej? BAM! BAM!

Verë, raki s'kursente hiç
Me merak e piqte hellin
Kur I trokisnin Korçarët
E miq si Agim Bacelli

Kozeta Zylo

Gjyshe Këzja kjo....mër lali
Zemërbardhë, si akullore
Inatosej veç kur bënin
Gabime gramatikore

Edhe vjersha shkruante bukur
Dhe për letërsi qe "zysh"
Qe xhymerte për paratë
Po të shkruaje keq, mo? Dysh!

Lekë Gjoka

O trima, ky katragjyshit
Ka pas lindur në Kallmet
Venë e kish gjysmën e gjakut
Kurse gojën me sherbet

N' Jacksonville bënte plazhë...
Pasi brodhi tër Greqinë
Bënte kryq e bismilah
Për venë të kuqe e për Shqipërinë

Luan Xhuli

Ky këtu ? Quhej Luan
Qe shqiptar dyzet karat
Por poetët e Greqisë
Sa qe gjallë I bënte mat

Sa herë vinte në Tiranë
Plot e mbushte atë kuletë
Dhe qeraste me "gjak krishti"
Tavolinat me poetë

Luigj Shkodrani

Ky? ...rrojti mes norvegjeshave
Njëqindekusur vjeç vdiq
Veç në Shkodër e pat mëndjen
Në lezet e thërrisnin Bixh

Bixhit, këtij Luigj Shkodranit
S'ia kalonte kush lum miku
Barcoletat goja e tij
More i nxirrte krye dekiku.

Llemadeo Dukagjini

Trim si Leka i Dukagjinit
N'Shkodër rrënjët si Anteu
Bre ta bënin rracë gjermani
Por nuk bëhej Llemadeo

Shkruante vjersha të përmallëshme
Dhe punonte si luan
E shikonin gjermaneshat:
"Eeehhh!!! Sikur të qe gjerman!"

Madi Kelmendi

A? Kjo nusja topolake
Është Mardena Kelmendi
Shkruante vjersha si petrarka
Fliste - si lidër kuvendi

Kur njëqind e pesë vjeç mbushi
Shpirtin e bardhë plot , si reja
Tha: " Po vdes!...Një serenatë
Dua nga Mihallaq Andrea"

Merita Dabulla

Sa zili e kishin greket
Këtë aktoren syblu
N'daç këngëtare, n'daç valltare
Skenë më skenë tutje - tëhu

Flokët I kish onde - onde
Fëtyrën si kokërr mollë
Njëqind kërkesa për filma
Pat kur shkoi në Stamboll

Merita Bajraktari

Kish dy dashuri të cmëndura
- Korcën dhe një jargavan...
Një poet që e desh si motër
Për të shkrojti një roman

Cicrrinte si dallëndyshe
Në folenë tej oqeaneve
Njëqindvjeçare dha frymë
Me një vjershë...mes jargavaneve


Mëhill Velaj

Ky gjyshi ka qënë sharmant
Ngado kishte shokë e miq
Ndërsa po shkruante një vjershë
Tha :"Kosovë!" , dha shpirt e vdiq

Kur s'kishin para poetët?
...Sikur shpata del prej milli
"Fafap" ç'e nxirrte kuletën
"Hajt, botoje!" thosh Mëhilli

Mimoza Ahmetaj

Nuk kish labe më shpirtbutë
E të bukur si kokonë...
Vargjet që shkruante Moza
I këndojnë në Ankonë

Ajo qeshte me të madhe
Kur vinte të shihte nënën
Dhe djalëria i shkonte pas
" Mua!...pse s'më do, moj qëne!"

Mina Papajorgji

Urdhëro ?...Ky plaku I qeshur?
Me femra bënte shaka
U dhuronte vjersha të ëmbla
Dhe emrin e kish Mina

Desh tu bënte serenata
Mikeshave t'internetit
Bje e merr , stërgjysh Minai
S'i dollën paratë, të shkretit.

Ndue Hila

Shkrimtarë s'çonin në Irak...
Ndryshe? Ky gjysh kish ba namin
Veç ai burrë pa asnjë ndihmës
Rob e kishte kapë Sadamin

Thosh :"Bota do t'ishte më e bukur
Sikur t'kish më shumë lezhianë..."
...Sapo mbërrinte në atdhe:
"More, po ku e kam Rizanë?"

Nazmi Jokurti

Eh, u plak, vdiq njëqind vjeç
Fjala e tij - mezja e kuvendit
Burr më të pashëm s'kish Kosova
Bash si lisat e Prizrenit

Fort I donte, fort shqiptarët
I mblodhi në gjitha listat
Mixhë Nazmiu i bëri bashkë
Komunistat e ballistat

Petraq Pali

Ky stërgjyshi ka qënë trim
Si furtunë e sokol mali
Në Qeparo e në Amerikë
Ish veç një ...veç Petraq Pali

E kishe në daç për vjersha
Për aheng, raki, meze
Kur po vdiste, Qeparoit
I dhuroi një shkollë të re

Përparim Hysi

Gjer mbushi qindeshtatë vjeç
E kujtonin djalë të ri
Ç'i shkruante stërgjysh Papi
Lirika për dashuri!

I qante syri për pushkë
E për paksa raki mani
Ktheu të vdiste në Shqipëri
Më s'duroi dot te Daj Sami

Raimonda Moisiu

Kjo, more? Monda Moisiu!
Në lezet e thërrisnin RAI
Kudo shkonte , si pranvera
Veç lule linte pas saj

Ish nga Korça...Gjë më e bukur
Si yll përmbi oqeane
Tek vdiste tha: "Më varrosni
Në Dvoran...Nën një bajame..."

Paul Tedeskini

Kush s'guxonte me ngucë Shkodrën
Se i shkonte kryeti vërdallë
Ma vonë?...Tjetër punë ma vonë
Por jo, sa qe Poli gjallë

Për Shqipni e për flamur
Për Çamërinë e për Ulqinin
Pa meze e pinte rakinë
Si kreshnikët, Pol Tedeskini

Ramadan Pllana

Burr më të ndershëm se ky s'gjeje
As në det, as në aeroplan
Zemërbardhë si ai s'kish tjetër
Emrin e kish Ramadan

Me një këngë kundër shkieve
Sot Kosova e kujton
Thonë emrin e Ramadanit
Ka një shkollë në Ekuiblon

Ramadan Bigza

Kryeredaktor në Athinë
Me ‘i gazetë që namin bani
Njëqindmnijë kopje arriti
Sa qe gjallë, ky, Ramadani!

Njëqind e tridhjetë vjeç rrojti
Zog shkodranit në Athinë
Vdiq në shkallët e stadiumit
Tek bërtiste për "Vllazninë"

Sevdije Rexhepi

Rahmet kur pat vdekë Rugova
E di çfarë thonin njerëzia?
Desh poezi të dëgjonte
Të shkruajtura nga Sevdija

Kur vdiq kjo gjyshe , qind vjeçe
E morën me aeroplan
Nëpër qiell të Atllantikut
E varrosën në Gjilan

Thanas Naqo

Ky gjyshi? Quhej Thanas
Eeehhhh...këndonte si askush
Nga një këngë e tij, thonë
Ka pas varë veten dikush

Kur ka qënë i vogël, thonë
E lidhte macen për bishti
Por si ai deri më sot poet
Eeehhhh...ende s'nxori Ziçishti

Vasil Qezari

Zemërbutë si Platoni
Zëmra i digjej si kandil
Kamerën si sy ciklopi
Ky stërgjyshi jonë Vasil

Qe një lab, more, mes Parisit
Diapazon fiziarmonike
U mësoi parizianëve
Ç'është bota romantike

Vitore Leka - Stefa

Ahaaa, kjo biondina e bukur?
Emrin kish Vitore Stefa
Syri I saj e njihte frikën
Sa e njeh frikën luanesha

Njëqind vjeçe shkoi Vitorja...
Orët e fundit , te shtrati
Thirri "Oh, boll me doktorët!
Me sillni ullinje Berati!

Edhe ngjau e papritura
Kur poetes I mbet goja
Zëmra I duall nga gjoksi e I shkoi
Mes flamurit, te shqiponja

Zef Nacaj

Kush ?....Ky burri i bukur, mo?
E thërrisnin "Zotni Zefi"
Veç me femna - meazallah!
Për të tjera? ...Nana e qefit!

Kanë shkuar plot dyqind vjet
Por...këndej e andej detit
Hala s'duel një fotograf
Që t'ia shkojë Zotni Zefit

Gazeta "NDRYSHE"

Fatime Kulli dhe Bashkim Nikolla

More tërë kjo listë përlot
Me stërgjysha e stërgjyshe
E kishin një strehë në Tiranë
Si ka strehë një dallandyshe

Sikur bredh ngado në qiell
E kthen prap një dallandyshe
Në Tiranë qe një gazetë
Që i mblidhte - gazeta "NDRYSHE"

Qe një poeteshë atje
Zemërbukur si zambaku
Fatime quhej...Në qafë
Të merrte me vjersha maraku

Vët, politikanëve u binte
Me dajak sa u dhimbshin ijet
E mandej tek pinte kafe
Shkruante vjersha ashiknijet

Atje qe dhe një Bashkim
Avokat nga Gjirokastra
Në dhe t'shtiente a të çonte në qiell
Pa dhunë, ore, me duar të pastra

Kujt s'ia shtriu dorën për pare
Kur botonte atë gazetë
Për nder ia ditën stërgjyshët
Në këtë jetë e në atë jetë

"Art Kafeja", Evi Kokalari dhe Tan Mezini

Kushedi sa emigratëve
Do u ndërronte emri e feja
Të mos ishte Evi e Tani
Të mos ishte "Art kafeja"

Tan Mezini si motorri
S'dukej, si në prapavijë
Kurse Evi Kokalari
Një fjalë kish sa për një mijë

Ç'ua shtruan miqve të "Art kafesë"
Një darkë të madhe , or burrë
Eeeeh, ç'ishin plakur të tërë
Për fytyrë s'ishin parë kurr

Tër Nju Jorku ndejt gatitu
Atë natë tek kriste qejfi
Valle, këngë e barcoleta
Qit Bixhi , prit Zotni Zefi

Në tribunë mes Nju Jorkut
U ngjit Evi Kokalari
Njqëind vjeçe qe kur thërriti:
"Rron, or rron e s'vdes shqiptari"

Mbyllja
Po ...unë që kam shkruajtur
Për ju këtë amanet
Kush kam qënë , more kotorra?
Kanë shkuar dyqind vjet.!!!

Xake më thonin të gjithë
E dini si ndërrova jetë?
Njëqind vjec kur fluturoja
Mes Tiranës me bicikletë

E kuptova se qeshë mplakur
Mu nën rrotat e makinës
Tër jetën s'e pashë Nju Jorkun
As akropolin e Athinës

Tridhjetë vjet sa qeshë i ri
I kam grahur aeroplanit
Shkruajta libra e gazeta
Djalë e nip' stërnip shkodranit

Autori: Riza Lahi Tiranë

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...