Epika legjendare
Poeme epike nga LLEMADEO
Shenim i autorit: Kete poeme epike ia kushtoj mendimtarit dhe poetit te madh at Gjergj Fishta.
Pershtatja ne dialektin e gjuhes se vjeter Shqipe eshte bere me qellim nga une si autor, per shkak te pershtatjes me vitet per kur flasin keto vargje epike...per periudhen kur ka lindur poeti i madh' At Gjergj Fishta...
Kuvendimi i Zanave...
Lindja e yllit te drites!
Kushtim At Gjergj Fishtes
Kah po frynte veriut era,
Permbi bjeshket e shqiptarise
Prej ka Yjet rrijne tue pame,
Gjithe kto punet e njerzise...
Edhe netve ne oret e vona
Kapun Zanat dora dora
Marrin vallen neper ajri
E po dalin ne maje te larta
Krejt njerzimin me kundrue
Edhe shortet me ja pershkrue!
E kur po zane vend ne maje te malit,
Po i therrasin Zanes Cukalit :
A po ndien moj e mira moter,
A po sheh atje mbi koder,
Ku po shndrit nje drite si hane
Per Shqiptare e per Shkodrane,
Per malsore e Lisitjane.
E ku nje zoje, nje Nane e re
Shtatin zanun, si po i thone e ka,
E te nantat ju kan nda...
Sonte pra o mori lum Zana
Po fale Zoti njat Yll te ri,
Ku per fatet e ksaj Shqypni
Ku asht shkrue besa bardh e zi...
Ku u shkel eh, ajo histori,
Ku nen thunder te barbarve
Shpesh u shtyp jeta e Shqiptarve,
E ku shuejti e drejta e njerit
Per nen thember t'bishave te verit,
E per nen bisht dhelpraksh dinak
Qe ne jug rrijne porsi lugat...
E kurr Shqypnine nuk e lane rahat...
Naten territ krejt pa hane
Ja msyne toket ane e mbane
Edhe zune plane me djegun
Per me shue e me shkretue
Pa njerz vendin per me lane
Edhe tokat ata, djerre me ia nxane...
A po sheh pra njat zoje te rande
Qe si lgueshem po rrin m'njanane?
Tuj lut Zot e Diell e Hane
Si fuqi asaj me i dhane
Per me lindun njat Yll prej barkut
Njat vigan moj Zana e malit,
Eh, ajo nane por nane e re,
Qe me shpirt qiellit ju ka drejtue
Po qe besa ketu m'ka mue
Edhe dhimbjet kam me ja ndale,
E te falin zoti ate djale!
Zana tjeter rrin tuj ndije,
Mori moter, ajo i ka thane,
A po din ti me me kallxue,
Se pse ai fmi qe sot po le
Aqe fort ti i je kushtue
Edhe gzim ti sot po ke ?
A po din pra mue me me thane
C'vlere do t'kete ai per Shkodrane
Per Shkodrane a per Lezhjane?
Ho, ho, ho... po qeshi Ora,
Pa me ndigjo mori lum motra!
Se qe besa jam tuj te diftue
Se ai Yll qe sot asht tuj le
Do ta nise nje pune te re
Nje za i lire pra ka me kendue
Per kete vend ka me nise e mbara,
Prej atij qe po vjen ne drite
Edhe vendi vete, ka me u shndrite!
Eh, po i thote shoqja,
Thashe se c'po thue...
Po nje fmij cka ka me ba?
Sot vocrrak ai nis me kja
Edhe vitesh ne kto shpija
Ka me myt thom` edhe vorfnija...
Jo moj Zane moj t'rafte e mira!
Mos ndjedh keq pa nise e liga!
Por ven re edhe mbaje mend
Se qe, po lind ai gazmend!
Fjala zgjat, sa lindi fmija...
Dikush thirri ne oborr te kulles:
O more Zoti, ne na fali djal...
Qofte me jete e faqe te bardhe!
Zana Zanes i tha perseri,
A e ndieve atin e tij...
Se si e thirri qiellin hava
Edhe zotit ja rriti nderen!
Hajde t`shkojme aty pari, pra,
Edhe gjumin me ja qetue...
Edhe nanen me ja ndihmue!
Dora dora prej majes se malit
Rane tri Zana permbi koder,
Rane tri drita tri hyjni
More Zot sa mrekulli...!
Kur krejt shpia ka ushtue
Edhe qeilla ka gjimue
Kur tri Zana te Shqyptarise
Rrotullue si ne te bukurat valle
Kane shkrue shortet e njerzimit,
Edhe fjalet kane nise me nxane
Tuj pershkrue njat jeten e fmise
Cka ai shekullit ka me punue
Per kete Komb e per kete dhe
Per Shqypni e per vllazen te vet
Ku ai fjales vrudh ka me i dhane
Edhe shekujve za ka me u dhane...!
Zana Zanes po i thote kto fjale:
Ndigjome mire o moj e mira e bardhe:
Mori motra Zana e Shqypnise,
Sot po nis nje drite e re
Per kete vend e per kete dhe!
Se ky djale qe sot ka le
Ka me kene po nje bari...
Qe me rujet ai grigjen e tij,
Ka me msue dyerve te qiellit
Se si mbrohet e drejta e njerit,
E si zhvillohet gjuha shqiptare,
Pa e lanun me humb fare,
E ai me pupel ka me shkrue
Dhe per ne moj kjosh bekue !
E nje dite ne Manastir…
Ai me burra..., vete ky Yll,
Ne krye te vendit ka me ligjerue,
E shkronjat Shqipe ky ka me i pagzue !
Edhe mbase ai vete per ne
Ka me shkrue nje kange te re
Me frymzime deri ne hyjni
Qe ne shekuj do te jete lavdi
Per legjenda e per Ora…
E per ne sot , ketu dora dora...!
Leni prrallat o moj lum motra,
Po me thuej ne kete nate
A po din ndonje gja te re
Se si do te shkojne punet per ne,
A do te mbesin bjeshket tona
Me do lugje nga Valbona?
Po kah Vjosa mori lum motra,
E Tomorrin a do ta kemi?
Dardanine atje matane…
Ku rreh Drini valen e gjane,
Po Ohriden a do ta mbajme
A me lot thue do ta kjajme?!
Besa pra mori Zana moter,
Qe kete zemer po ma ban loder,
Fort po drue se shume skemi me i pas
As ne jug e as ne veri…
E as ne lindje e as permbi Dri !
Por skem cka bajme...
Se kshtu asht shkrue,
Me gjak shekullit eshte vajtue,
Prej vete popullit te Shqypnise,
Qe per fajet e Rusise…
Edhe dhelpnave te Grekise…
Ndezen luftna pa ia da
E shume burri asht tuj u vra,
Ma sheh syni e ma njeh zemra
Ku po i shoh bishat te thembra…
E po e shoh sot nje fatos te ri
Qe fort do te rrahi kjo zemra e tij
Per ket komb edhe per ne…
Qe kah te bijen dielli permbi Dhe
Shoku i tij ma nuk ka me le!
E do te kendoje ky zog Shqiptari,
Per qendrese dhe per mencuri,
Per liri e per trimeri …
Do ti marre bjeshket me radhe,
Male e fise edhe qytete,
Edhe krene e burra te motit,
Deri Yjet perpara zotit…
Ka me i ule edhe me i numrue,
E Shqiptarisht ai ka me u kendue!
Sa gjithe zemrat e shqiptarve
Ka me i ndeze mori Zana e maleve,
Ka me ua ndeze zemrat ne gji
Me luftue per liri,
E me dhane jeten si bij t’ktij kombi,
Sic e dha ne Troje vete Hektori!
E fjala e tij si e vete zotit,
Do ti kendoj dhe kulles barotit,
Pra asaj... qe e pate pa…
Qe shkoj qiellit per hava…
Tuj marr flake si rrufe prej motit
Kur ai Osja, i biri i barotit,
Ai djaloshi po ai zog Shkodran,
Qe ksaj bote ja ka lan nam!
E ja dogj djelt, bash Krajlit te zi,
Kur ne kulle e paten rrethue…
Krejt hava me ta u lshue…
Ndez n’barot ai Oso Kuka,
Qe deri ne bjeshke na dhimti zemra,
Per ate gjame e ate pus te zi
Ne ate Vranine, sot medet nen Mal te zi…
Eh, po Oso` thone nuk ban ma nana,
Vec se thone se besa pra,
Kur te vijne puna per me nda…
Me nda toke e me nda troje,
Ndigjo mire pra se c'po te thote motra:
Se si Osoja prap ka Shkodra,
Po ka Shkodra e ka Prishtina,
Ka Ulqini e ka Ohrida,
Ka, po ka edhe Gostivari,
Ka Tetova e ka vete Sharri,
Ka Presheva e ka Tirana…
Ka pra ka o mori lum Zana,
Ka Mirdita do djelm sokola,
Qe bash ne vetull gjakun ta pine,
Sic e ka Shkodra Malsine…
Ka` po Vlona e Tepeleni,
Ka Cameria e ka Permeti,
Manastiri e Pogradeci…
Ah, po ka Kruja e ka Kurbini,
E vigaj ka vete Dukagjini!
I ka Lezha e i ka breg Drini…
I ka Kuksi e i ka Tropoja…
I ka Korca e Elbasani…
I ka Durrsi e i ka Prizreni…
Oso Kuka... ka krejt vendi!
Por po i lame na tash fjalet tona,
Se dhe drita tash po don me dale,
E ajo po ardhte e bardhe!
Se sot nje Yll botes ja pruni,
E na e fali nje yll te ri,
Nje kangatar per Shqiptari,
Qe per kah pupla ka me shkelqye,
Per gjithe shekujsh mbi kete dhe
Ku me mendje e me shpirt te vet
Ka me dhane aqe kivet
Gjithe shqiptarve kudo jane
Per me njofte moj Zane kete Nane,
Per me njofte nanen Shqiptare
E mos me lane me dalun fare,
Mos me tret e me lane shkret,
Rrugve te botes ne kurbet!
E si po thue pra se ka me u thirr,
Emri tij shekujsh me rradhe?!
Une po them se do te jete Yll,
Se e ka t’shkrueme permbi ball,
E nëse jo…, Zef e pagzojne,
E ma vone ne dere te kungimit,
Kur merr udhet njeri drejt qiellit,
Per me ndenje me Diell e Hane...,
At Gjergj Fishta atij kan me i thane!
Eh, ty goja te lumet moj Zana moter!
Po i thote shoqes perbri…
Eja pra ne kete drite mengjezi,
E te dalim ne bjeshket e nalta,
E te shohim per nan kupe te qiellit,
Se si po i bajne te drejtat e njierit,
Njato shtete kah Europa…
Qe po e ndjane Shqypnin me copa,
Eh, u rafte pika atyne krajlive
E deri ntoke kulmet ja u pasha…
Nese nuk shohin, oh` ata me sy
Se sa njeri po asht tuj u vra
E sa gjaku po shkon ne det
Per lirine e njerzve te shkrete…
Deh moj Zane ti pse po true,
Per kto fate te shqyptarvet
Qe po u shkon jeta tuj u vra,
Here me grek e here me shkja
E here me vete, besa vllau me vlla?!
Po si tja bajm moj te rafte e mira,
Kur kete bote e mbuloj e liga…
Kur as djali per baben e vet,
Nuk po ka ai aspak dert!
Po te presim moj bukuri,
Sa te nisin dita e re…
E të bjen rrezja mbi dhe…
Se kta burra te Shqyptarise
Keto bjeshke e keto male
Ku na rrime me tonat valle
Kurre per jete skan me i lshue!
Por edhe forca e tyne e madhe
Ne kjofte se kta noj dite i lshon,
Po na vete moj Zana Shqyptare
Do te ua japim forcen tone,
Edhe vigajt kemi me i cue...
Qumshtin tone na kemi me ua dhane,
Edhe trupat me ua mbajte ne kambe
Si kreshnikve dikur motit,
E fuqia e e burrave shqyptare
Ka me kene sic ka kene ma pare!
Oh te lumte goja mori moter,
Per kto fajle e per keto urti,
Qe krejt zemren ma ke ngi,
Edhe shpresen ma ke shtue,
Qe kurr ma frika ska me marr mue!
Por tash ma nep ti doren tande,
E perkah qiejve te Shqiptarise,
Shkojme na bashke tuj fluturue
tuj fole bashke e tuj u prozhmue,
Eja pra vallen me nise…
Si tri Zana te Shqiptarise!
Autori Llemadeo