Pas gabimeve të rënda gjuhësore të lejuara nga Naim Balla ,nje nga autorët e këtij fjalori dhe sqarimeve të Prof. Dr. Eshref Ymerit
Nga Skifter Këllici
Edhe Eshref Ymeri së bashku me Prof. Dr. Irena Ndocin,(Lama) dhe dr. Naim Ballën është një ndër tre autorët e “Fjalorit Frazeoligjik Italisht -Shqip”, për të cilën para disa ditësh në faqet e kësaj gazete botova analizën gjuhësore me titull “Fjalor dinjitoz ,por me gabime të rënda gjuhësore”.
Sic e shpjegon edhe zoti Ymeri në replikën e vet, shkaktari këtyre gabimeve është Nakm Balla. I shkruaj me dhëmbje këto radhë,sepse me Naimin njihem prej shumë vitesh dhe madje kam qenë koleg me të në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor. Por nuk mund të heshtja para këtyre gabimeve që i kam renditur në analizën time, të cilat janë pasojëe e pakujdesisisë të tij.
Këto gabime e kanë zanafillën që kur ai pranoi që një ndër korrektorët letrarë të këti jlibri të ishte Viola Grillo, e cila ka studiuar për rusisht dhe madje ka qenë studente e vetë Prof. Ymerit, pa shkëlqyer në lëndët e kësaj gjuhe që përfshiheshin në programet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në UT.
Se si Viola Grillo, pa diplomën përkatëse të degës gjuhë-letërsi shqipe arriti të bëhej korrektore letrare e teksteve shkollore në SHBLSH, kjo është përgjegjësi e madhe dhe e dënueshme e drejtuesve të këtij institucioni në vitet t 90-të të shekullit të kaluar.Por kjo nuk e detyronte Naim Ballën që për “arsye miqësie” ,pa u konsultuar me dy autorët e tjerë, kolegë të tij, pra me Eshref Ymerin dhe Irena Ndocin,të parapëlqente qe një nga korrektoret letrare të “Fjalorit Frazeologjik Italisht-Shqip” të ishte një korrektore pa diplomën e gjuhës shqipe.Dhe ja pasojat që kam përmendur qoftë unë në analizën time,qoftë edhe Eshref Ymeri në replikën e tij,i cili njihet jo vetëm si nga përkthyest më të mirë në Shqipëri nga gjuha shqipe në rusisht dhe ansjalltas,por edhe si kritik letrar dhe publicist i talentuar për proboleme politiko-shoqërore dhe artistike.
Madje mua me pati bërë përshypje një fakt tjetër që nuk mund të rri pa e përmedur:Vite më parë unë shkrova një recension kushtuar vlerave të këtij libri,duke vënë në dukje vetëm disa gabime drejtshkrimore që kisha hasur në të,sepse qëilimi i këtij recensioni nuk ishte i tillë. Dhe kur i telefonova Naimit për ta përgëzuar, ai më tërhoqi vemendjen për ato gabime drejtshkrimore qe kisha vënë re duke, të cilat ishin pasojë e punës së dobët të korrektorëve letrarë, duke përfshirëe dhe Viola Grillon.
Kjo më detyroi që me laps në dorë ta lexoj edhe një herë këtë fjalor me laps dhe të vërejta gabime të tjera jo më drejtshkrimore, por edhe gjuhësore dhe logjike, skandaloze një nga të cilat Prof. Ymeri ka renditur në replikën e tij.