Është papërgjegjësi të mos bësh atë që duhet të bësh në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur- Detyra të mëdha dhe me përgjegjësi shtrohen sot për diplomacinë shqiptare.Po qe se ajo deri më dje “ka heshtur” pozitën e shqiptarëve jashtë kufijve të tashëm administrativë të Shqipërisë,këtë nuk mund dhe nuk duhet ta bëjë edhe sot.Diplomacia shqiptare do të duhej, në mënyrë aktive, “të përkujdesej” për fatet e shqiptarëve të shkëputur “nga trungu kombëtar”.
Ajo do të duhej që,më në fund,të kuptojë “se nuk ka fqinjësi të mirë në Ballkan”,por të kundërtën,ajo do të duhej të ruhej dhe të mbrohej prej kurtheve të vendeve fqinje. Siç është e njohur,në ecjen kombëtare,nëpër udhët e historisë,shqiptarët padrejtësisht “u ndanë”në disa shtete dhe “u vendosën”nën sundimin e të huajve.Madje, ata u bënë “pakicë kombëtare”në trojet e veta etnike.Në këtë mënyrë,duke “iu falenderuar” vendimeve të kancelarive evropiane”, shqiptarët u bënë “qiraxhinj në shtëpitë e veta”. Ata,edhe sot e kësaj dite,janë me status i cili “u është imponuar”dhe,të cilin ata,”padashtas e kanë miratuar”.
Lufta në Kosovë,e cila pati për pasojë vendosjen e saj nën Administrimin e Përkohshëm Civil Ndërkombëtar, konflikti në Kosovën Lindore i cili arriti “të ndërkombëtarizojë ” pozitën denigruese të shqiptarëve në tri komunat Preshevë,Bujanoc e Medvegjë dhe lufta në Ish/Republikën Jugosllave të Maqedonisë,e cila “nxjerri në sipërfaqe”qëndrimin armiqësor të maqedonasve ndaj shqiptarëve etnikë,veçsa “rrumbullakuan” përshtypjen se Evropa “nuk ishte e gatshme të ndërmerrte asgjë për shqiptarët”, përderisa vetë ata nuk “do ta bënin këtë”.Shqiptarët,të cilët për një kohë të gjatë “ia dinin rendin heshtjes”,sikur “e mësuan rendin e fjalës”.Ky aprim do të duhej të ndiqej edhe nga diplomacia shqiptare.Me luftën në Kosovë,në Kosovën Lindore dhe në Ish/Republikën Jugosllave të Maqedonisë,shqiptarët,më në fund,sikundër “u ndërgjegjësuan” për ndërlikueshmërinë e proceseve politike që ndodhen me ta dhe për rreth tyre;për ndërlikueshmërinë e shkaqeve që sollën atë gjendje në të cilën ata u ndodhën dhe për ndërlikueshmërinë e masave që u deshtën të ndërmarrin për ta përballuar atë gjendje dhe, përgjithësisht, për ta mbrojtur substancën kombëtare të tyre. Për nevojën veprimit sa më të bashkërenditur Kohëve të fundit,me të drejtë, flitet për nevojën e veprimit sa më të bashkërenditur të faktorit shqiptar,me qëllim të ndikimit të drejtpërdrejt të tij në “rrjedhat e kohës”.Ajo që do të duhej të ndërmerrnin shqiptarët “në ecje me kohën”do të duhej të ishin veprimet racionale të tyre.Në kuadër të këtyre veprimeve,unë shoh me shumë interes “vendosjen e rregullave të komunikimit të ndërsjellë të tyre në trojet etnike shqiptare”.Prej shqiptarëve kërkohet që të vendosin raporte të reja të komunikimit ndërmjet tyre,në mënyrë që “të paraqitën me një zë të artikuluar”kur është në pyetje çështja e Kosovës dhe çështja kombëtare në përgjithësi.Shqiptarët deri më dje kanë jetuar si “botë të ndara”.Vështirësitë në raportet e deridjeshme të ndërvetshme të shqiptarëve nuk mund të përballohen pa ndërtimin e modeleve të reja të veprimeve të përbashkëta në rrafshin kombëtar.Preokupim themelor i subjektit politik shqiptar është dhe do të duhej të ishte ndryshimi, në më të favorshme , i pozitës së shqiptarëve.Kjo kohë do të duhej të shfrytëzohej pikërisht si nxitje për ndërmarrje të veprimeve të përbashkëta. Përgjithësisht është kohë e vetëdijësimit për t’i vënë interesat kombëtare mbi çfarëdo interesash të tjera.Shqiptarët po kalojnë sot në njëren prej periudhave të tyre më të rëndësishme,por dhe më dramatike të historisë së vet më të re si popull dhe si komb.Vetë gjendja në të cilën ndodhet populli dhe kombi shqiptar,shtron domosdoshmërinë e marrëveshjes së subjektit shqiptar “për ta drejtuar timonin” drejt objektivave kombëtare.Asnjë forcë politike nuk duhet të jetojë në iluzione se ka bërë gjithë atë që është pritur prej saj ose se ajo që ka bërë është e tërë e kryer dhe e përkryer. Populli dhe kombi shqiptar,në të kaluarën e vet të hidhur,”është ngopur”me “deklarata”dhe “zotime” Ai sot pret vetëm realizime.Koha nëpër të cilën po ecin shqiptarët sot, nuk duhet të lënë indiferentë asnjë prej forcave politike,në mënyrë të veçantë diplomacinë shqiptare.
Problemi është se si shqiptarët mund “të ecin bashkë”të ndarë.Çështja shqiptare ende nuk shtrohet si një dhe e bashkuar dhe ky është boshti i problemit me shqiptarët sot.Epilogu dihet:çështja shqiptare jo vetëm që nuk është zgjidhur si tërësi,por as në pjesët e copëzuara të saj. Shqiptarët ende “nuk kanë krijuar një strumbullar rreth të cilit do të silleshin”.Kur hedhin hapin,nuk fikësojnë qëllimin e madh,prandaj “bëjnë gabime në hapa”.Kosova duhet të ruhet prej “gabimeve në hapa”.Përcaktimet e pjesshme mund ta dëmtojnë tërësinë e çështjes. Pastaj,as “vrapi nuk mund të ndihmojë”,sepse ”ç’vlerë do të ketë vrapi,nëse jeni në rrugë të gabuar?”.Në kohën kur çështja e Kosovës përballet ende me sfida për të ardhmen e saj,ndihet nevoja për një konsensus brendashqiptar për të dalë si një komb politikisht i konsoliduar.Njeriu mund t’i rezistojë pothuaj gjithçkaje kur është i bashkuar.Me të drejtë thuhet se “I vetmi njeri që mund të ndryshojë mendjen,është ai që ka një mendje”.Ka edhe një mendim tjetër që e plotëson të parin:”Nuk kanë fajë sytë kur mendja nuk shikon”.E ardhmja e Kosovës duhet të korrespondojë me të ardhmen e shqiptarëve E ardhmja e shqiptarëve duhet të zhvillohet në dy drejtime kryesore.E para,në integrimin e plotë të kombit shqiptar në qytetërimin perëndimor.E dyta,në zhvillimin e mëtejshëm të entitetit dhe identitetit etnopolitik të tij drejt bashkimit kombëtar.Përderisa popujt fqinj kanë zhvilluar propagandë shumëvjeçare kundërshqiptare, shqiptarët përgjithësisht,ndërsa diplomacia shqiptare veçanërisht,nuk i kanë dalë zot çështjes së vet.Kanë vazhduar “të ecin vetëm”,edhe pse u është kërcënuar rreziku se do ta humbasim rrugën.Duke vepruar kështu,bashkësia ndërkombëtare ka mbajtur një gjykim shpërfillës ndaj tyre : nuk i ka përfillur si një njësi kombëtare, historike, gjeografike,ekonomike e kulturore dhe këtë shqiptarët edhe vetë e kanë miratuar,duke heshtur në kohën kur duhej të flisnin.
Është kohë e fundit që shqiptarët të “mësojnë” rendin e fjalës.Në një fjali të urtë thuhet se “Ujërave që nuk ecin dhe njerëzve që nuk flasin nuk mund t’iu besohet”.
Në mungesë të Ministrisë së Jashtme dhe të zyrave të Kosovës nëpër botë,institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit e saj dhe gjithë ata që mund të ndihmojnë Kosovën duhet “të sillen më shumë rreth botës”,në kohën kur bota “po sillet rreth Kosovës”.Do të ishte shumë i gabuar gjykimi se sikur “gjithçka ka përfunduar me Kosovën”,në kohën kur posa është hapur “dosja e saj”.Komunikimi me qendrat e vendosjes,takimi me diplomatë me ndikim dhe avokimi për pavarësinë e Kosovës janë sot prioritete të gjithë diplomacisë shqiptare.Çdo neglizhim i saj i çështjes së Kosovës mund të prodhojë pasoja të pariparueshme jo vetëm për Kosovën,por për gjithë çështjen shqiptare.
Është papërgjegjësi të mos bësh atë që duhesh të bësh në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur. ( Esat Stavileci )
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...