2015-04-23

LUFTA E KOSHARES AUREOLË LAVDIE E HISTORISË SHQIPTARE

Image result for beteja e koshares

Beteja e Koshares u zhvilluar më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .
Image result for beteja e koshares
Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të ‘99-së, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Beteja e Koshares është një ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë së RF të Jugosllavisë. Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UÇK, ka pasur përparësi strategjike, pasiqë beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë administrative.
Image result for beteja e koshares
Furnizimi ka qenë në nivel, e gjithashtu edhe morali i luftëtarëve ka qenë i lartë. Ushtria jugosllave ka qenë e ndihmuar edhe nga mercenarët e vullnetarët rus e sllavë të tjerë, si dhe nga "gabimet" e NATO-s. Në këtë betejë, disa kritikë të operacioneve luftarake thonë se edhe është vendosur se cila armatë është në gjendje të bëjë më shumë për atë territor. Pas një beteje të ashpër për çdo metër katror UÇK, arriti që me guxim e vendosmëri, të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e zmbraps ushtrinë jugosllave.

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Prandaj ish-luftëtarët e kësaj beteje, luftën kundër forcave ushtarake e policore serbe në Koshare e konsiderojnë si një betejë historike të luftës së UÇK-së.

 Protagonistët e gjallë të kësaj lufte, i ruajnë të paharruara kujtimet dhe rrëfejnë për heroizmin luftëtarëve të Brigadës 138, shkruan RTK.
Image result for beteja e koshares
Përpjekjet për të arritur një marrëveshje që forcat serbe të tërhiqeshin nga territori i Kosovës, kishin rezultuar pa sukses. Ndërkohë, pas Rambujesë ishte formuar Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe caqet ushtarake dhe paramilitare serbe ishin sulmuar nga forcat e aleancës veri-atlantike NATO.
Image result for beteja e koshares
Ishte fillim prilli i vitit 1999. Për drejtuesit e luftës çlirimtare kjo ishte koha më e mirë për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë pushtimit serb në Kosovë dhe ndarjes së kombit me kufirin e dhunshëm. Kufiri shqiptaro-shqiptar ishte ndër pikat më strategjike të luftës dhe konsiderohej arterie e domosdoshme për lëvizjen e luftëtarëve të UÇK-së.
Image result for beteja e koshares
Kështu thotë ish-komandanti Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, i cili pas formimit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës ishte emëruar ministër i Mbrojtjes. Syla, i cili në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes kishte dhënë urdhrin për fillimin e operacionit për thyerjen e kufirit, i quajtur “Operacioni Shigjeta” shpjegon se si kishin ardhur deri te momenti për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm.
Image result for beteja e koshares
“Ishte data 7 prill. U bë një urdhër dhe i dërgohej komandantit të pikës, Rrustem Berisha, i cili e pranon urdhrin. Të nesërmen më thërret Bislim Zyrapi, shef i Shtabit dhe me thotë që kërkesat janë të shtyhet operacioni për 24 orë për shkak të disa mungesave teknike që i nevojiten luftës”, kujton pas 15 vjetësh, Syla.
Image result for beteja e koshares
Komandanti i Batalionit I, Hysen Berisha, thotë se zhvillimi i Betejës së Koshares ka ndodhur në një kohë kur Kosova ishte pothuajse në një gjendje të pa shpresë, sepse ushtria serbe kishte zbarkuar në Koshare me një arsenal të tërë ushtarak.
Image result for beteja e koshares
“Forcat serbe kishin zbarkuar me tërë arsenalin e armatimit dhe kishin intensifikuar veprimet e tyre deri në masën e gjenocidit”, thotë Hysen Berisha.
Image result for beteja e koshares
Në aspektin strategjik beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë jo vetëm marrjen dhe pastrimin e kufirit por edhe krijimit të prapavijës së qëndrueshme për mbështetje dhe operacione logjistike, ndihmë mjekësore etj. Komandant i Batalionit II, Fadil Hadërgjonaj, i cili ka vepruar në vendin e quajtur Rrasa e Koshares, thotë se të gjitha fazat e betejës janë kryer sipas planit dhe me shumë sukses.
Image result for beteja e koshares

Thyerja e kufirit në Koshare jo vetëm që shënoi një fitore të madhe morale, por ajo edhe praktikisht mundësoi furnizimin e luftës me armatim dhe municion. Azem Syla rrëfen sot për rëndësinë strategjike që pati thyerja e kufirit në Koshare.

“Parësore ka qenë thyerja e kufirit. Ne luftën e kemi bërë me furnizime të bëra përmes rrugëve malore, me vështirësi të shumta. Andaj, ishte e domosdoshme që kjo pikë të hapej për lëvizjen e ushtareve, furnizim dhe shumë begati që kishte ajo pikë”, thotë Syla.

Heqja me luftë e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë kishte edhe rëndësinë juridike në të drejtën ndërkombëtare. Kjo pamundësonte kontrollin e forcave serbe mbi territorin që ndante në mes një komb të vetëm, shuante ndikimin e dhunshëm shtetëror dhe integritetin territorial të pretenduar.

Hysen Berisha, komandant i Batalionit I, sqaron se forcat serbe kishin bërë përpjekje të vazhdueshme që ta rikthenin kontrollin në atë pjesë, por kurrë më nuk ia kishin dalë. Kjo, thotë ai, tregon edhe fundin e zhbërjes së Jugosllavisë si shtet.

Beteja e Koshares më 9 prill të vitit 1999 mbetet një nga përballjet e suksesshme të forcave të UÇK-së jo vetëm për bilancin e të vrarëve nga pala e armikut, por dhe me efektin që pati ky sukses në forcimin e besimit të popullsisë së zonës tek UÇK-ja dhe aleatët e saj. Kjo betejë u bë motiv për shtimin e radhëve të vullnetarëve që i bashkoheshin UÇK-së në front.

Besim Mahmuti, komandant Toge në vijën e frontit në Rrasë të Koshares, rrëfen se kishte një koordinim dhe një bashkëpunim të mirëfilltë në mes të ushtarëve dhe eprorëve të tyre.

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Prandaj ish-luftëtarët e kësaj beteje, luftën kundër forcave ushtarake e policore serbe në Koshare e konsiderojnë si një betejë historike të luftës së UÇK-së.

Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë. Në Parkun e Dëshmorëve në Koshare sot prehen trupat e 114 dëshmorëve të kombit, tre prej tyre heronj të Kosovës: Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe Abaz Thaçi.


Mediet lokale serbe në Mitrovicë kanë raportuar për një tryezë që është mbajtur në Fakultetin Juridik në Beograd, “në 15-vjetorin e luftës për karakollin në rajonin e Koshares, në Kosovë, në kufi me Shqipërinë, gjatë agresionit të NATO-s në vitin 1999”.

Sipas këtyre burimeve, qëllimi i tryezës me temën: “Agresioni i NATO-s: ata e mbrojtën Serbinë – lufta në Koshare”, të cilën e ka organizuar shoqata e juristëve “Nomokanon”, ishte që “kurrë të mos harrohet tmerri në Koshare dhe ata që u vranë duke mbrojtur shtetin”.

“Në luftë me pjesëtarët e formacioneve terroriste në Kosovë e Metohi, me instruktorë të jashtëm, me avionët e NATO-s dhe me pjesëtarë të Ushtrisë së Shqipërisë, janë vrarë 108 pjesëtarë të atëhershëm të Ushtrisë së Jugosllavisë dhe vullnetarë, në mesin e të cilëve edhe vullnetarë rusë”, është thënë në këtë tryezë, në të cilën mbase për herë të parë shteti i Serbisë ka pranuar se në luftën ballë për ballë me luftëtarët e UÇK-së kanë pësuar humbje të mëdha në njerëz, transmeton zeri.

Gjithashtu, për herë të parë, në këtë tryezë, Serbia edhe zyrtarisht ka pranuar, se në luftën në Kosovë, në veçanti në betejën e Koshares, ka pasur edhe vullnetarë të huaj, para së gjithash rusë, por edhe rumunë e të tjerë.

Sipas pjesëmarrësve në këtë tryezë, “sulmi në rajonin e Koshares ka filluar me 9 prill 1999, me rreth 6 mijë njerëz nga rajoni i Shqipërisë fqinje dhe në mbështetje të aviaconit të NATO-s dhe të minahedhësve”.

Në këtë tryezë, sipas medieve serbe kanë folur edhe dy ish-eprorë të Ushtrisë së Jugosllavisë së atëhershme, Dragan Zhivadinoviq, komandant i Brigadës së 25-të të Motorizuar dhe Lubinko Gjurkoviq, komandant i mbrojtjes së Koshares, të cilët kanë precizuar, se në betejën e Kosharës janë vrarë 108 ushtarë serbë dhe vullnetarë rusë.

Ata gjithashtu kanë thënë se “me gjithë përparësitë në njerëz dhe në teknikë të agresorit, pjesëtarët e Ushtrisë së Jugosllavisë kanë arritur t’i mbajnë pozicionet e veta”.
(Flori Bruqi)

-----------------


Lufta e Koshares – njëra ndër epopetë më të lavdishme të historisë së re shqiptare


Lufta e përgjakshme, që u zhvillua nga ana e UÇK-së me pushtuesin serbo-sllav përgjatë kufirit shqiptaro-shqiptar, e më konkretisht në Koshare, ka hyrë sot në historinë e popullit shqiptar, si epopeja më e lavdishme e luftës sonë çlirimtare. Këtë maksimë e ka vërtetuar dhe dëshmuar më së miri vetë lufta, që e ka zhvilluar Ushtria jonë Çlirimtare dhëmbë për dhëmbë me pushtuesin serb për disa kohë me radhë, duke i shkaktuar forcave të këtij pushtuesi humbje të mëdha, si në njerëz, ashtu edhe në makineri luftarake.

Organizimi, niveli, qëllimi dhe mbarëvajtja e suksesshme e kësaj lufte të lavdishme lidhet ngushtë edhe me emrin e strategut ushtarak Agim Ramadani, po ashtu me emrin e Salih Çekajt. Vrasja e këtyre komandantëve, kuptohet, se gjatë luftës në Koshare kishte lënë zbrazëtitë e veta, mirëpo në gjirin e luftëtarëve trima të Koshares, ata kishin lënë mjaft strategë të zotë dhe ushtarakët: profesionistë për ta drejtuar luftën më tutje, ushtarakët Rrustem Berisha, Anton Çuni, Hysen Berisha, Fadil Hadërgjonaj, Milazim Marajn, Gani Gjukaj,Gani Ahmetaj,Naser Vllasi, Skender Hasangjekaj,Skender Rexhametaj,Adem Shehu, Hesat Krasniqi,Adem Dahri, e shumë e shumë ushtarakë të tjerë të niveleve të larta të përgatitjes, sidomos mjaft njësi të përgatitura ushtarake si dhe plot e përplot luftëtarë trima, që armikut shekullor të shqiptarëve, në Koshare, i sollën humbje

të njëpasnjëshme deri në fitoren përfundimtare. Shikuar në kontekstin historik të ngjarjes (çështje që u takon historianëve të merren me të), lufta e Koshares kreu edhe një akt të madh me peshë historike e të pamohueshme. Aty, në Koshare, u thye kufiri që me dekada kishte ndarë tokën shqiptare, pra trojet tona etnike. Kjo, padyshim, që kishte edhe peshën e momentit, si për faktorin shqiptar, ashtu edhe për faktorin e jashtëm, por këtë peshë historike, thyerja e këtij kufiri-fantazmë, i cili mbante mbi vete padrejtësitë historike që iu bënë shqiptarëve që në Kongresin e Berlinit më 1878 e me Paqen e Versajës më 1913, edhe në analet e historisë së re kombëtare do ta ketë peshën e vet, si akt sublim i idealeve tona kombëtare për bashkimin e tokave të ndara, për integrimin e kombit shqiptar në sferat e proceseve të civilizimit euro-perëndimor.
Image result for naim kelmendi ne koshare
Forcat ushtarake policore, si dhe të tjera të okupatorit serb, pikërisht në Kosovë kanë pasur humbjet më të mëdha, si në njerëz, ashtu edhe në teknikë, duke mos lënë këtu anash ndihmesën në këtë luftë edhe të aviacionit luftarak të NATO-s. Në Luftën e Koshares janë zhvilluar beteja të

përgjakshme me armikun serb, nga ana e luftëtarëve të UÇK-së.

Përparimet dhe rezultatet e luftëtarëve tanë në vijat e frontit kanë qenë evidente dhe të përditshme, duke i shkaktuar humbje në të gjitha krahët ku goditej ky armik, edhe shumëherë më i armatosur dhe që kishte në posedim edhe armë të sofistikuara.

Brigada 138 „Agim Ramadani“, me të gjitha formacionet brenda saj, në luftën e Koshares, është shquar me profesionalizmin e saj, si në udhëheqje, organizim si dhe në sulmet dhe goditjet që i ka bërë armikut serb. Në të gjitha betejat, duke filluar nga Rrasa e Zogut, dhe përgjatë tërë vijës

së frontit, formacionet e armikut kanë lënë vetëm kufomat e bandave të tyre, dhe kanë pasur mundësinë vetëm të tërhiqen, pas çdo sulmi të luftëtarëve trima të UÇK-së. Këto që i thashë, në këto radhë, i kam parë me sytë e mi, në kohën kur si reporter lufte me kolegun tim – Muhamet Çettën, ishim vetë dëshmitarë të saj. Kundruar nga konturat e përgjithshme, Lufta e Koshares mbetet një ndër epopetë më të lavdishme të luftës së këtij fundshekulli, që shqiptarët e zhvilluan kundër pushtuesit shekullor serb, për ta shporrur atë njëherë e përgjithmonë nga trojet tona etnike.

Rezultatet e kësaj lufte lidhen edhe me shumë faktorë të tjerë. Njëri është më dominanti: aty ku nuk u bë politikë, por u luftua me profesionalizëm dhe heroizëm me objektivin e vetëm luftimin e armiqve shkije, aty edhe pati fitore mbi armikun. Tendencat e kujdoqoftë për ta minimizuar, për ta

lënë nën hije, ose për ta veçuar nga globaliteti i luftës së UÇK-së në Kosovë – luftën e zhvilluar në Koshare, janë kurdoherë të papranueshme, qëllimkëqija dhe kombëtarisht të dëmshme. Është fakt i pamohueshëm se luftën e Koshares duhet shikuar dhe çmuar realisht me të gjitha specifikat, epërsitë dhe nivelet e veta.

Image result for naim kelmendi ne koshare
LUFTA E KOSHARES AUREOLË LAVDIE E HISTORISË SHQIPTARE

Lufta e lavdishme, e zhvilluar në Koshare, do të mbetet përgjithmonë një pjesë e lavdishme e luftës sonë për liri e pavarësi. Aty ku u kyç një potencial i mirë i profesionalizmit tonë ushtarak nën drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, që dëshmoi katërçipërisht se lufta e udhëhequr dhe prirë nga profesionalizmi ushtarak pati edhe rezultatet e veta kundër armikut tonë shekullor, e që mu në këtë pjesë kufiri kishte koncentruar formacione të mëdha profesionale ushtarake. Synimet e luftëtarëve tanë të UÇK-së, të vijës institucionale, që në Koshare luftuan me krenari për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, nën udhëheqjen e komandantëve Salih Çekaj dhe Agim Ramadani, sublimuan kështu idealin e kamotshëm kombëtar për shporrjen e kufirit, që ndante tokat e tërësisë shqiptare mes për mes që para vitit 1912, atëherë kur krijohet mëvetësia e Shqipërisë, duke mbetur jashtë gjysma e Shqipërisë tjetër – Kosova me trojet e tjera etnike, nën administrimin e dhunshëm serbosllav. Kështu, pra, data e 9 prillit 1999 shënon një etapë të re

të luftës sonë çlirimtare për liri e pavarësi nga pushtuesi shekullor.

Thyerja e kufirit në Koshare ishte edhe një cytje tjetër e orientimit të sukseseve të kësaj lufte, ku me heroizëm dhe profesionalizëm ushtarak, iu shkaktuan dëme dhe humbje të mëdha forcave armike. Kjo thyerje e kufirit të dhunshëm me luftë ishte, po ashtu, edhe çelësi i motivimit të luftëtarëve, ushtarakëve, dhe përgjithësisht i tërë brigadës 138 „Agim Ramadani“. Dhe, jo vetëm kjo, thyerja e kufirit shqiptaroshqiptar pati edhe jehonën e vet në opinionin shqiptar brenda dhe jashtë, ngase këtu po binte edhe një mur tjetër (pas atij të Berlinit) në mes shqiptarëve si komb, duke e larë me gjakun e pastër shqiptar. Thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar, po kështu, kishte edhe rëndësinë strategjiko-luftarake në drejtim të suksesit të luftës nga ana e luftëtarëve të UÇK-së, duke zmbrapsur armikun në fushëbetejë, thyerjen e tij, dhe kështu si synim i luftëtarëve tanë ishte që të bashkoheshin me brigadat e tjera të Rrafshit të Dukagjinit, duke e ndjekur dhe duke i futur në rreth forcat armike. Thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar nga ana e luftëtarëve të UÇK-së pati edhe jehonën e vet, duke e thyer kështu edhe „mitin“ mbi „ushtrinë e fortë“ serbe. Kështu do të ishte në shumë vendluftime nëpër Kosovë, sikur të mos përjashtohej nga rryma majtiste-thaçiste profesionalizmi ynë ushtarak, si komponentë primare e suksesit të luftës. Rënia e dëshmorëve të parë në thyerjen e kufirit, sukseset e luftës në thyerjen e forcave serbe, marrja e kazermës së Koshares, parimet në vijën e frontit, dhe vazhdimi i mëtutjeshëm i luftës së Koshares – përbëjnë kështu aureolën më të ndritshme të luftës së UÇK-së në Koshare, si pjesë e luftës sonë për liri e pavarësi të Kosovës.

Në fund të këtij shkrimi, më duhet të them se e ka për krenari të misionit të vet në fushë të informimit edhe gazeta kombëtare „Bota sot“, e cila pati reporterët e vet në këtë luftë bujëmadhe, prej nga opinioni shqiptar u informua drejt dhe iu dha jehonë e merituar në faqet e gazetës kësaj lufte të lavdishme.
Image result for naim kelmendi ne koshare


LUFTA E KOSHARES NË SYTË E REPORTERIT TË LUFTËS

Në rrugë drejt frontit të luftës në Koshare

Ishte fundi i prillit 1999 kur së bashku me Muhamet Çettën kolegun tim ishim nisur në misionin tonë për të raportuar për gazetën e përditshme „Bota sot“ nga lufta e Koshares. Për raportimin tonë nga Kosharja ishte njoftuar shtabi i brigadës pas bisedave të bëra me editorin e gazetës z.

Xhevdet Mazrekaj.

Lufta e Koshares më kishte intriguar në vetvete

Që në fillim dua të them se për luftën e Koshares kishim që më parë informacione për aq sa na vinin prej sektorit për informim i shtabit të brigadës nga Kosharja dhe që botoheshin në gazetën tonë, por edhe për aq sa kishim dëgjuar nga fjalët e atyre që dinin për zhvillimet e asaj lufte.

Ndonjëherë kishim parë edhe pamje nga fronti, të transmetuara edhe përmes TVSH-së, por jo për aq sa i takonte kësaj lufte dhe niveleve të saja ushtarake nga ana e UÇK-së, e cila kishte sjellë nga ana e luftëtarëve tanë humbje të mëdha armikut shekullor dhe njëherit aty, në

Koshare ishte thyer për herë të parë në histori, kufiri fantazmë, që ndante mes për mes tokat e bukura shqiptare që nga viti 1912.

Akt i madh historik: kufiri i dhunshëm u thye me luftë

Këtu, po ashtu, u krye një akt historik: u thye me dhunë „sovraniteti“ i shtetit hegjemonist serb mbi territorin e pushtuar të Kosovës dhe njëherit iu kthye sovraniteti territorial Shqipërisë mbi pjesën tjetër të tokave të veta, që ishin ndarë nga padrejtësitë historike të kohës…

Me një fjalë, lufta e Koshares më kishte intriguar në vetvete. Dëgjonim se radhët e UÇK-së aty po zhvillonin një luftë profesionale, pra një luftë të udhëhequr nga eprorët dhe profesionistë që e njohin dhe dinë ta udhëheqin luftën. Për komponentë të pazëvendësueshëm në organizimin dhe

udhëheqjen e luftës çlirimtare të Kosovës, do thënë se me mikun dhe kolegun e punës z. Hasan Mujaj, kishim ngritur zërin sa herë në faqet e gazetës „Bota sot“, përmes shkrimeve autoriale të nënshkruara bashkë e ndonjëherë edhe ndaras tek theksonim se profesionalizmi ishte komponent i pazëvendësueshëm në organizimin dhe udhëheqjen e luftës sonë çlirimtare, kur të kihet parasysh se kishim të bënim me një ushtri armike, jo për t’u nënçmuar nga ky kënd, atëherë

rëndësia e këtij komponenti më bindi qëkur arritëm në Koshare. …

Le të mbetet në ndërgjegjen dhe përgjegjësinë e tyre morale, njerëzore dhe kombëtare, ata që sabotuan, penguan dhe përjashtuan potencialin tonë ushtarak – profesional në organizimin e luftës së UÇK-së kudo në Kosovë duke marrë mbi vete komandë dhe përgjegjësi që nuk mund t’i bartnin ngase si në çdo fushë tjetër ashtu edhe në atë ushtarake, mediokrët dhe joushtarakët, duke mos s njohur artin e luftës atëherë apriori janë të destinuar më shumë për dështim sesa për suksese e rezultate….

Nivelet dhe jehona e luftës në Koshare lidhej ngushtë edhe me dy emra të mëdhenj e të nderuar që kishin bërë aq shumë në profesionalizmin e luftës së UÇK-së jo vetëm në Koshare: atë të Agim Ramadanit e të Salih Çekajt. Me të parin kishte vite që njiheshim edhe për së afërmi…. edhe sot më brengos fati se si nuk u krijuan mundësitë që të gjendesha në Koshare për të gjallë të z. Agim Ramadanit, por pamundësitë për t’u gjendur atje më herët, ishin sa objektive sa edhe subjektive e që s’ia vlen për t’i shtjelluar tash këtu….

Image result for naim kelmendi ne koshare

Vendi i parë i lajmërimit – pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Laprakë

Pika e parë e lajmërimit ishte Ministria e Mbrojtjes në lagjen Laprakë të Tiranës. Aty na pritën si është më së miri. Kontaktuam me Ministrin Halil Bicaj. Ajo çka na ra në sy ishte rregulli dhe hierarkia ushtarake e kësaj ministrie që funksiononte në çdo nivel me tërë punën që bëhej aty. Këtu flitej e përflitej vazhdimisht për tëra takimet e LPK-së apo të ushtrisë së Thaçit (siç quhej zakonisht) me Ministrinë e Mbrojtjes së qeverisë së Bukoshit. Bile edhe Bicaj na tregoi për kontaktet e vazhdueshme me krahun tjetër të UÇK-së, për të ardhur deri tek ndonjë marrëveshje që do të rezultonte më pastaj në mbarëvajtjen e luftës dhe zhvillimin e saj në nivelet profesionale, por ky bashkim nuk ishte arritur asnjëherë ngase qëndrimet e krahut të Thaçit ishin të prera që

Ministria e Mbrojtjes në Laprakë të shkrihej dhe të njihte qeverinë e përkohshme të Thaçit e po ashtu edhe shtabin e përgjithshëm të luftës së UÇK-së.

Kështu, pas lajmërimit në këtë Ministri, nga këtu u lajmërua edhe shtabi i brigadës së Koshares për shkuarjen tonë atje. Nga këtu filloja ta parafytyroja Kosharen….

Nga Lapraka ushëtimi i ynë vazhdoi që nga mëngjesi i ditës së mëpastajme…. Një udhëtim i largët dhe i lodhshëm….Këtë lodhje nuk e merrja aspak në konsideratë kur më kujtohej Kosharja, të cilën e prita me emocione për të qenë atje, ku luftëtarët tanë bënin luftë me armikun gjakatar.

Duke udhëtuar në drejtim të Koshares

Para se të niseshim nga Lapraka takuam në Tiranë Ilir Buçpapajn, gazetar i TVSh-së. Atë mbrëmje vajtëm në banesën e tij. Na i tregoi disa incizime autentike që ishin bërë

nga lufta e Koshares me xhirimet e Smail Buçpapajt. Bile Ilir Buçpapaj na propozoi që të kontaktonim me Smail Buçpapajn në Bajram Curr para se të shkonim në Koshare ngase edhe rruga na binte andej. Këtë edhe e bëmë. Nga Komoni për në Bajram Curr udhëtuam me traget.

Image result for naim kelmendi ne koshare

Një bukuri e rrallë e natyrës shqiptare shpalosej para nesh. Mendoja me vete: armiqtë tanë ia kanë zili tokës së bukur shqiptare, ngase këtë tokë sikur e ka krijuar Zoti për shqiptarët, por kjo tokë e lashtë shqiptare po ashtu ua ka mëri armiqve që e shkelin barbarisht dhe asnjëherë nuk duron mbi supet e veta pushtuesit… Mendoja e çka s’mendoja gjerë e gjatë. Në Bajram Curr arritëm pasdite. Nga vendi ku zbarkonte trageti, në Fierzë e deri në qendër të qytetit Bajram Curr, vajtëm me një xhip të UÇK-së. Ndaluam në një restaurant ngase njëri nga ata (një polic ushtarak, një enverist, që tash s’dua t’ia përmend emrin) na rekomandoi që të pritnim aty derisa të kryente punët e veta dhe se më pas do të vinte për të na marrë dhe kështu do të nisnim rrugëtimin për në Papaj. Kjo nuk doli ashtu. Pritëm gjatë dhe po të mos kërkonim Smail Buçpapajn atë natë mund të mbesnim duke u sjell kot nëpër Bajram Curr. Mund të rrezikoheshim edhe nga ndonjë grup banditësh në Bajram Curr, të cilët po operonin pandarë, por mund të na dilte edhe ndonjë e papritur nga enveristët e LPK-së, të cilët po ashtu këndej të nuhasnin menjëherë… se kush lëvizte në këtë drejtim. Kjo nuk më pëlqente të dilte kështu ngase isha nisur në misionin tim (flas për rastin tim) pa të keq dhe nuk dëshiroja të më dilte punë me këso bandash apo me këso njerëzish të ngarkuar me ideologjitë e tyre të errëta e (larg asaj) mund të binim edhe viktimë e njerëzve me ngarkesa të tilla. Më në fund, pas pritjes së gjatë, filloi edhe terri të afrohej. Nuk ishte aspak punë e mençur që rrugën për në Papaj ta merrnim me njerëz të panjohur. Nuk dije se kujt t’i besoje dhe me një fjalë të udhëtoje natën nuk mund të kishe besim në askënd. Më vonë doli njëri dhe na drejtoi për në banesën e Smail Buçpapajt. E gjetëm aty. Na luti për të qëndruar atë natë aty tek ai, por ne dëshironim që të iknim për në Koshare. Smajli e mori përgjegjësinë për rrugëtimin tonë. E gjeti një të njohur me një xhip të tij për të na dërguar deri në Papaj… Ai mori me vete edhe një polic shqiptar të armatosur. Në Papaj arritëm bukur vonë nëpër terrin e natës. U lajmëruam tek roja ushtarake në hyrje të kazermës. Pasi i njoftuam poshtë, na përcollën deri brenda. Aty kishte çdo atmosferë ushtarake. Plot e përplot luftëtarë të veshur në uniformën ushtarake. Aty kishte vullnetarë të ardhur nga të gjitha trojet etnike shqiptare. Të shumtë ishin edhe ata që kishin arritur këtu nga shtetet e perëndimit.

Qendra stërvitore në Papaj – pikë e rëndësishme për furnizimin e vijave të forntit me luftëtarët të stërvitur

Lufta e Koshares - njëra ndër epopetë më të lavdishme të historisë së re shqiptare1Shkuarja e jonë në kazermën në Papaj pati jehonën e vet. U pritëm me respekt nga eprori i UÇK-së z Gani Ahmetaj. Ai me kolegët e tij po mbanin një mbledhje nga ato të zakonshmet. Më pastaj na ftuan brenda dhe biseduam bukur kohë në mes vete. Arritja jonë kishte efekte të pashpjegueshme. Aty gjetëm edhe shumë lexues të „Bota sot“, të cilët na uronin për shkuarjen tonë. Njëherit pati edhe ankime nga disa eprorë dhe ushtarë se përse nuk kishte shkelur këmbë gazetari këndej për ta përcjellë luftën e Koshares, një luftë që kishte arritur rezultate të

padiskutueshme në vijat e frontit kundrejt ushtrisë armike, e cila edhe pse e përgatitur dhe në epërsi sa i përket arsenalit luftarak, ajo kishte pësuar vazhdimisht vetëm humbje nga luftëtarët trima të UÇK-së. Takova aty në Papaj edhe mjaft të njohur me të cilët nuk isha parë me vite. Të gjithë i cilësonte një moral i lartë në respektimin e rregullave dhe të hierarkisë ushtarake por edhe njëherit kishin bërë aq shumë në zhvillimet dhe suksesin e luftës deri atëherë. Aty mësova se

kishte edhe mjaft elementë që mundoheshin për të penguar rregullin dhe suksesin e kësaj hierarkie ushtarake. Kishte raste kur edhe ishin kërcënuar nga këta elementë edhe ndonjëri nga eprorët si p.sh. Z. Gani Ahmetaj, por falë qëndrimit këmbëngulës të tij nuk kishin mund ta thyenin në punë e tij.

Puna dhe vetëmohimi i eprorëve në Papaj mbante në nivel hierarkinë ushtarake

Të nesërmen, pasi kishim ngrënë mëngjes, po përgatiteshim për të vajtur për në “Koshare. Në mëngjes u zhvillua gjimnastika e mëngjesit. Ndaheshin edhe detyrat e ditës për ushtarët. Këtu në Papaj ushtroheshin dhe aftësoheshin ushtarët e UÇK-së. Këto ushtrime ishin intensive. Nga këtu dërgoheshin ushtarët e stërvitur për në frontin e Koshares. Një punë të tillë në ushtrimin dhe

aftësimin e ushtarëve e bënte edhe z. Gani Ahmetaj, por kishte edhe të tjerë. Ushtarët tanë i ushtronin edhe ushtarakë të huaj…

Hierarkia ushtarake në qendrën stërvitore në Papaj

Mund të thuhet se këtu (QSP) bëheshin stërvitje të pareshtura për përgatitjen e ushtarëve që dërgoheshin për në frontin e Koshares. Kontributin më të madh e kishin dhënë në këtë drejtim eprorët shqiptarë që ishin bazament i tërë kësaj hierarkie ushtarake. Në këtë qendër bëheshin stërvitjet nga më intensivet në të gjitha drejtimet ushtarake, të udhëhequra nga komandanti Gani Ahmetaj dhe të ndihmuar nga eprori Adem Zekaj, ish-komandant i mbrojtjes së Raushiqit (babai i

Nurie Zekës), përgjegjës për stërvitje të këmbësorisë dhe armatimit. Takova këtu edhe eprorin profesor Demë Mahmutaj që ishte ndihmëskomandant organ personal, pastaj Mustafë Loxhën, mjek specialist pneuftomatolog, i cili kryente detyrën e shefit të ambulancës në QSP. Kontribut të

madh kishte dhënë edhe Miftar Idrizi, i cili tek më herët kishte organizuar kursin e ushtarëve gjatë periudhës së dimrit në ski-ngjarje të motoskijave si dhe kishte kryer edhe detyra tjera ushtarake. Ndër më të dalluarit, në punët ushtarake, ishte edhe Xhevdet Sinanaj, komandant i togut të policisë, i cili bartte barrën kryesore në sigurimin e objektit të QSP-së si dhe stërvitjen e policëve të rinj për nevojat e brigadës. Hierarkia ushtarake ishte në reflektimin e punës së pashembullt të këtyre trimave në krye të detyrave.

Qendra stërvitore në Papaj – hallkë e suksesit për në vijat e luftimit

Në këtë qendër vetëm në dy muajt e fundit kaluan dhe u stërvitën dhe u sistemuan më shumë se dy mijë ushtarë, nën udhëheqjen e këtyre eprorëve profesionistë. Kjo vërehej qartë që në hyrje të kazermës, kur veç shkela këtu. Në bisedë edhe me ushtarët mësuam se nuk ishte e lehtë edhe

puna e këtyre eprorëve, duke kuptuar elementë të kuq që këtu ishin infiltruar për prishjen e kësaj hierarkie ushtarake, por në të shumtën edhe kishin kërcënuar eprorët, mbase kjo dikë edhe e pengonte…

Në QSP stërviteshin edhe ushtarët e njësitit „Delta“. Këtë detyrë e kryente komandant Gjoni, epror anglez, e që i stërvitje në mënyrën më profesionale që mund kishim parë ndonjëherë. Kjo qendër, si udhëkryq i të gjitha ngjarjeve në front dhe prapavijë, shërbente edhe për furnizimin e frontit me logjistikë (municion, armatim, ushqim, uniforma etj.). Në këtë qendër stërvitore ishte i vendosur edhe njësiti i motorizuar (pizgauer, mjete motorike të terrenit, traktorë, kamionë dhe mjete të ndryshme ku bëhej edhe riparimi dhe aftësimi i tyre). Përgjegjës kryesor ishte komandanti i logjistikës, Afrim Bekaj ndërsa për komunikacion Fadil Hadërgjonaj dhe zëvendësi i tij Vllaznim Maloku (me ardhjen e këtij të dytit bëhej riparimi i të gjitha makinave të shkatërruara ose të rrokullisura në relacionin Papaj-front dhe ishte ngritur parku i mjeteve motoristike në QSP në gjendje të mrekullueshme e që ishte meritë e këtij eprori që kishte të kryer fakultetin e komunikacionit në Zagreb, por po ashtu, më herët nuk i ishte dhënë mundësia që t’i dëshmonte aftësitë e veta profesionale…)

Në Papaj bëhej po ashtu edhe pushim ndërrimi i ushtarëve nga frontet, pastrimi i tyre, ndërrimi i

veshmbathjes, komunikimi me familjet e tyre me telefon satelitor si dhe sipas nevojave risistemimi në detyrat e reja, sipas aftësive të tyre përkatëse. Aty bëheshin (përmes ambulancës shëndetësore) intervenimet e vogla kirurgjike si dhe rehabilitimi i ushtarëve të plagosur lehtë dhe dërgimi i tyre prapë në frontin e Koshares. Njëherit këtu ishte edhe depoja kryesore e të gjitha ilaçeve dhe barnave për nevojat medicinale të frontit. Muajin e fundit të luftës kjo qendër shërbeu edhe për stërvitjen si dhe vendstrehim i ushtarëve të brigadës 133 „Adrian Krasniqi“ si dhe disa njësiteve të tjera. Këtu dëgjuam se kishte pasur edhe tentime nga bandat shqiptare për ta sulmuar këtë kazermë për vjedhje, por falë organizimit të mirë të policisë ushtarake dhe përforcimit të pikave kyçe me mitraloz të rëndë 12.7 mm, këtë qëllim ata nuk kishin mundur ta arrinin asnjëherë. Këta mitraloz ishin vendosur edhe për sistemin kundërajror. Është me rëndësi të ceket se pas dhënies së urdhrit nga komandant Gani Ahmetaj për hapjen e burgjeve (për dezertorë dhe ushtarë që thyenin rregullat ushtarake) në Papaj dhe Babinë, ishte arritur që mjaft të ngritej në nivel kryerja e detyrave që parashtroheshin para tyre. Mësuam se këtu, si më e rëndësishme për çdo mëngjes pas dhënies së raportit ishte urdhri që ushtarëve dhe eprorëve t’u ceket me këmbëngulje politika dhe animi ideologjikisht ishte rreptësisht i ndaluar dhe po ashtu çdo propagandë e kësaj natyre do të ndëshkohej me burgim, kjo zaten kishte bërë që morali i ushtarëve të mbahej në nivel si dhe raportet në mes tyre. Këtu me një fjalë mësohej vetëm se të luftohej për detyrën e shenjtë drejt çlirimit të Kosovës. Mbi të gjitha ishte profesionaliteti dhe

logjika e shëndoshë në përgatitjen dhe komandim në luftë…

Me uniformën e UÇK-së s’isha vetëm reporter lufte, por edhe ushtar

Të nesërmen z. Gani Ahmetaj na propozoi që të vishnim uniformën e UÇK-së. E bëmë këtë pa hezituar. Kur e vesha atë uniformë ndjeva një krenari dhe një ndjenjë të veçantë në vete. Kjo për mua ishte një privilegj i veçantë. Tash isha jo vetëm reporter por edhe ushtar i UÇK-së… Kështu më dukej dhe kështu e ndjeja… Nuk mund të më largohet nga mendja assesi respekti që kishin ushtarët për reporterët e gazetës „Bota sot“ dhe për gazetën në fjalë. Disa e thonin edhe hapur se ky ishte një akt i pashembullt i gazetës „Bota sot“ që na kishte dërguar ne për ta ndriçuar këtë luftë heroike dhe rezultatet e saj e që deri me shkuarjen tonë atje historia e kësaj lufte kishte mbetur e kornizuar për opinionin e gjerë shqiptarë. Kaluam dy tri kilometra rrugë me mjetin motorik të kazermës së bashku me ushtarë dhe eprorin Ahmetaj derisa arritëm në Padesh, ku njëherit ishte edhe i vendosur shtabi i brigadës 138 „Agim Ramadani“. Kjo rrugë (Papaj – Padesh)

ishte gjuajtur shumë herë nga drejtimi i Ponoshecit (kodra 7 korriku”). Këndej, gjatë kësaj rruge edhe ne në çdo moment mund të na shënjonte ndonjë predhë. Gjurmët e këtyre predhave vëreheshin edhe përskaj rrugës. Kishte ndodhur që me këto predha nga pika, ku qëndronte armiku, kishin rënë sa herë shumë pranë QSP-së si dhe fshatit afër qendrës stërvitore.

Padeshi, shtabi i brigadës dhe atmosfera e luftës

Në Padesh, ku gjendej Shtabi i grupit të tretë operativ i zonës së Tretë të Rrafshit të Dukagjinit, u ndeshëm me një jetë tjetër. Pas hyrjes në Padesh, ndeshëm disa herë në punktet e policisë sonë ushtarake, të cilët kryenin detyrën me syrin pishë. Në Padesh pamë grupe – grupe ushtarët e shumtë sekush në detyrat dhe punët e veta. Para hyrjes në shtab prisnin eprorët dhe ushtarët në rend për t’u pranuar në bisedë tek komandanti i brigadës për nevojat e tyre private ushtarake. Nga këtu dëgjoheshin krismat e luftimeve në vijat e frontit dhe vinte era barot. Nuk kaloi shumë kohë dhe në livadhet e Padeshit ranë disa predha tankiste. U detyruam të shtrihemi për tokë. As këtu nuk kishte kurrfarë sigurie për jetë për asnjërin. Secili mund të ishte dhe mund të mos ishte

në të njëjtën kohë, por lufta dhe detyrat rreth saj vazhdonin nga ana e luftëtarëve të UÇK-së me nivelin dhe vetëmohimin më të madh. Luftëtarëve të lirisë kjo u ishte bërë e zakonshme dhe nuk çanin shumë kokën për predha e plumba se vinin apo kah shkrepnin. Atë ditë u pranuam edhe

tek komandanti Rrustem Berisha. Meqenëse koha e tij ishte e kufizuar, ngase ishte tejet i zënë me detyrat ushtarake dhe me përgjegjësitë e tij në rrjedhë luftimeve në front, nuk biseduam gjatë. Ai na tha: „u jeni të lirë në kryerjen e misionit tuaj“. Për një takim më të gjatë e lamë të takoheshim një herë tjetër, por megjithatë unë dhe kolegu im M. Çetta filluam të vepronim në kryerjen e punës sonë gazetareske. Bisedat e mia filluan në kontakt me ushtarët, luftëtarë

e luftëtare trimëresha. Me të dëgjuar për arritjen tonë filloi edhe interesimi i këtyre luftëtarëve të UÇK-së të na afroheshin. Nga të shumtët dëgjonim se me të vërtetë në Koshare bëhej luftë e rreptë nga ana e UÇK-së në të gjitha pikat e frontit (posaçërisht në drejtimin e Rrasës së Koshares, nën komandën e komandant Fasdil Hadërgjonaj) me forcat e armikut serb që ishin në numër tre fish më shumë, kundër forcave tona, dhe të plotësuara edhe me ekspertë dhe mercenarë nga të gjitha shtetet sllave.


Luftëtarët e UÇK-së niseshin me këngë në gojë për në vijat e frontit

Këtu mësuam edhe për ekspertë dhe luftëtarë të huaj që kishin ardhur në ndihmë të luftëtarëve të UÇK-së, si në stërvitje ashtu edhe në front. Kahdo që lëviznim vërehej një atmosferë dinamike në ripozicionimin e armatimit të mesëm dhe të rëndë me ekipet përkatëse, mjekëve, logjistikës,

furnizimit, etj., dhe pothuaj këtu çdo gjë lëvizte në shkallë profesionale në kuadër të luftës. Posaçërisht më bënte, përshtypje të veçantë rreshtimi i njësiteve, që bëheshin gati për nisje drejt vijave të frontit dhe mënyra se si ata me aq gëzim niseshin me këngë në gojë për në vijat e luftimeve. Pra, ky ishte një moral i fortë dhe një vetëdije e lartë për vetësakrificën që po bënin këta luftëtarë barbarët së bashku me eprorët dhe udhëheqësit e tyre në luftë me bishat serbe. Një fenomen vete (sipas logjikës dhe ligjeve ushtarake nuk ekziston) eprorët e rangut të lartë Salih Çekaj, Agim Ramadani si dhe eprorët e tjerë që tash i shihja edhe unë këtu, u prinin ushtarëve në beteja në sulm e mbrojtje. Kjo, pra, nuk lejohet sipas ligjeve të luftës, por këtë ata e bënin

nga përvoja e hidhur nga vendluftimet e mëhershme në Kosovë, ku kishte ndodhur që në shumë raste ushtarët të lëshonin vijën e luftimeve duke parë se pranë tyre nuk gjendej eprori e lëre më t’i udhëhiqte (për këtë lindi nevoja për eprorët, pa marrë parasysh rregullat ushtarake, të gjendeshin në ballë të luftëtarëve). Luftëtarët e kësaj zone operative vinin nga të gjitha trojet etnike shqiptare. Ishin shumë vullnetarë të ardhur nga shtetet e perëndimit si: nga Gjermania, Franca, Zvicra, Suedia, Anglia, Norvegjia, Austria, Italia, Amerika e largët. Duke u nisur nga pika e majtë Ujezë-rasë e Koshares – Koshare – Shkozë e deri tek pika 7 korriku, një gjatësi 20-25 kilometra, luftëtarët tanë përditë vetëm përparonin në vijat e luftimeve duke u përtërirë çdoherë me ushtarë të rinj që stërviteshin në QSP dhe kështu të fortë vinin në vijën e frontit. Edhe sistemi shëndetësor ishte mjaft mirë i organizuar me barelistë (bartësit e të plagosurve nga vija e parë e luftimeve e deri në vendin e caktuar për dhënien e ndihmës së parë), mjekë, specialistë, ambulanca shëndetësore, por jo gjithherë e furnizuar mirë me mjete transporti si dhe në mungesë të një spitali fushor afër vijës së frontit. Ushtarët e plagosur rëndë duhej të transportoheshin deri në Bajram Curr e që kjo rrugë zgjaste së paku dy orë, kështu pra, shumë të plagosurve u ka kushtuar me jetë. Posaçërisht kur jemi tek ky segment, duhet përmendur punën e vetëmohueshme e mjekëve të gjeneratës së Republikës së Kosovës si: Dr. Fazli Shala, Ryvë Loshaj,Dr.Sylë Bruqi, Miftar Zeneli, Timë Kadiraj, Dr.Iliriana Hasaj, Ismet Avdimetaj, Arbëresahë Ukaj (infermiere), Afrim Morina etj. Këta mjekë dhe kolegët e tyre shkonin deri në vijën e parë të frontit për të

shpëtuar jetët e luftëtarëve. Gjetëm këtu jo vetëm femra shqiptare, në profesionin e mjekes, por edhe mjaft luftëtare trimëresha që merrnin pjesë edhe në aksionet luftarake dhe jepnin po ashtu ndihmesë kësaj lufte krah për krah me vëllezërit e tyre luftëtarë. Njëra nga këto ishte edhe Alma

Shkupi, që vepronte në grupin e minave, një vajzë e vogël me shtat por që sytë i shkrepnin guxim, trimëri e urrejtje për armiqtë…

Përveç raporteve ditore, që filluan të jepeshin për gazetën „Bota sot“ për të cilën po raportonim nga Kosharja, filluam të bëjmë një sërë intervistash edhe me luftëtarët dhe luftëtaret, po kështu edhe fotoreportazhe që ishin një prezantim real i kësaj lufte të madhërishme.

Takimi me luftëtarët në vijën e parë të frontit dhe rëndësia e pikës Rrasa e Koshares

Me 4 maj vajtëm edhe në vijën e frontit tek „Rrasa e Koshares“. Një rrugë deri atje nga nxirrte përplot me dredha dhe e rrahur aq herë nga luftëtarët tanë sa edhe ishte tejet e pakalueshme, por asaj rruge i përballonte pa vështirësi automobili ushtarak i UÇK-së. Ishte për mua fascinuese takimi me ata ushtarë që qëndronin në pozicionin e luftës.

Ishte po ashtu tejet impresionuese për luftëtarët shkuarja jonë në vijën e parë të frontit. Bile, disa thonin: „është e vërtetë së këtu po shoh gazetarët e parë shqiptarë?!“ Kishte edhe ushtarë që ankoheshin në misionin e gazetarëve tanë që këndej nuk kishin shkelur për ta transmetuar tek opinioni epopenë e lavdishme të kësaj lufte të UÇK-së, derisa këtu që nga fillimi ishin shënuar rezultatet e dukshme në luftë me forcat e armikut serb.

Image result for rrustem berisha
Duhet cekur se në frontet e luftës së Koshare takuam edhe vullnetarë të huaj që kishin ardhur për t’u dalë krah luftëtarëve të UÇK-së. Ishte interesant takim me njërin nga Holanda, e që ishte jurist i diplomuar, emri i tij tani më ka ikur. Më kujtohen fjalët e tij kur më pati thënë: „në vetë e kam urryer çdoherë luftën, por skenat e tmerrshme që shikoja në televizion, se çka bënin barbarët serbë mbi popullatën e pafajshme shqiptare, vetëm pse dëshironin lirinë e tyre nga pushtuesi barbar, nuk më ka lënë të qetë… Unë kurrë në jetën time s’kam mbajtur armë në dorë, por do të ushtrohem dhe do të luftoj krah për krah me vëllezërit shqiptarë kundër armikut të fëlliqur serb….“.

Edhe gjatë rrugës për në Rrasë …. luftëtari Haki Limani na rrëfente se gjatë dimrit kishin hequr shumë në bartjen e armatimit e të ushqimit deri në Rrasë. Çdo rrugë këndej përmbante rreziqet e veta por luftëtarët e UÇK-së, i çanin ato me vetëmohim. Në gjendje të detyrave ushtarake takuam tek Rrasa e Koshares edhe komandantin Fadil Hadërgjonaj e Milazim Maraj. Komandant Maraj na pati thënë se ushtarët e ushtruar në Papaj ishin skelet i kësaj zone. Këtu morëm edhe opinionet e tyre për zhvillimin e luftës. Morëm po ashtu edhe opinionet e disa luftëtarëve…

Kontribut të madh në luftën e Koshares, që ajo të mbetej një shembull i suksesit duke u dhënë grusht të fortë armiqve kishin dhënë: komandant Rrustem Berisha, Anton Çuni, Hysen Berisha, Fadil Hadërgjonaj, Milazim Maraj, Gani Gjukaj, Sheqer Maloku, Bashkim Kalaveshi, Feriz

Tërshnjeva e mjaft eprorë të tjerë. Në Rrasë të Koshares komandonin komandant Fadil

Hadërgjonaj, Abaz Thaçi, Milazim Maraj. Rrasa ishte pika më nevralgjike e frontit. Kjo ishte po ashtu edhe pika më strategjike ku pasonin sulmet, aksionet, raketimet dhe bombardimet e ndryshme nga armiku, por çdoherë pa sukses e me humbje evidente. Të gjithë ishin të mendimit se po të binte kjo pikë do të binte edhe i tërë fronti, prandaj këtu luftohej për jetë a vdekje me forcat armike, pa u shtyrë mbrapa për asnjë pëllëmbë. Aq ka qenë kjo pikë me rëndësi

sa që këtu flijuan jetën edhe Agim Ramadani, Salih Çekaj, dhe Abaz Thaçi e Xhemail Fetahu, duke vetësakrifikuar çdo gjë, që kjo të mbrohej me tërë potencialin ushtarak e luftarak. Ndër kontaktet e shumta me luftëtarët e Koshares, pata rastin të kontaktoj edhe me pjesëtarët e njësisë „Delta“. Kjo njësi ishte e përgatitur për aksione diversant dhe kundërdiversante. Kjo edhe u kishte ndihmuar (siç ishin „kobrat“) tejet shumë njësive në terren dhe kryenin aksione të suksesshme, por mund të vërehej që në radhët e këtij njësiti kishte ushtarë që shpesh binin ndesh me ushtarët e njësive të rregullta… Kryesorja ishte se njësiti kryente mjaft aksione të suksesshme si dhe ai „Kobra“, kundër armikut dhe në të shumtën edhe kishin asgjësuar njësite të vëzhgimit nga ana e armikut, por kryenin edhe aksione të tjera në këtë drejtim me një heroizëm të madh.

Image result for rrustem berisha
Profesionalizmi i eprorëve tanë ishte çelësi i rezultateve në Luftën e Koshares

Në shtabin e frontit të Koshares asnjëherë nuk mund të vëreja që komandanti dhe shefi i shtabit kishin një dhomë operative me të gjitha elementet (edhe meqenëse kishin mjaft harta ushtarake) e komandimi nga dhoma operative si dhe koordinimi i punëve me eprorët kyç në vijën e parë të frontit për subkoordinimin e aksioneve dhe analizave të mirëfillta ushtarake, por sa mund të vëreja, komandimi shkonte direkt pa konsultimin e të gjithë eprorëve kyç. Me siguri në mungesë të eprorëve të mjaftueshëm në front dhe prapavijë, por edhe duke u bazuar në aftësitë e tyre të komandimit dhe subkoordinimit të detyrave dhe të bashkëpunimit direkt në mes vete, vinte deri tek rezultatet e dëshiruara në front dhe prapavijë. Duhet cekur se lehtësia e komandimit në këtë front ishte edhe më e madhe ngaqë eprorët njiheshin edhe nga ditët e shkollimit të tyre në akademitë ushtarake dhe automatikisht duke e njohur personalitetin dhe aftësitë e njëri-tjetrit, shumë detyra dhe urdhra pothuajse kryheshin më mirë se sa kërkonin rregullat ushtarake. Pas tri-katër ditësh biseduam edhe me komandant Rrustem Berisha.

Image result for rrustem berisha

 Për intervistën e tij dhënë gazetës sonë ishim dakorduar, që t’ia shkruanim më parë pyetjet. Kështu edhe u bë dhe u realizua një intervistë e shkurtër. Kjo metodë nuk na pëlqeu, por kështu na propozoi komandanti ngase edhe raportet ditore që jepnim për gazetën, kontrolloheshin më parë nga përgjegjësi për informim, kështu që respektohej rregullativa ushtarake sipas shtabit…

Image result for rrustem berisha
Në intervistën e bërë me komandant Rrustem Berishën, ai vetë na pati thënë (intervista ekziston e botuar) se i jep llogari shtabit të përgjithshëm të UÇK-së dhe GO3-shi vepron në kuadër të Zonës së Tretë operative për Rrafshin e Dukagjinit, nën komandën e Ramush Haradinajt. Në anën tjetër kisha mësuar se ai paguhej nga po kjo ministri rregullisht për punën e tij. Kjo në njëfarë mënyre edhe më ka stepur kur më doli kështu por ishte punë e tij (e jo e gazetarit) se në cilën anë qëndronte komandanti dhe urdhrat e kujt i zbatonte.


Me rëndësi ishte mesa kisha parë e dëgjuar unë, se shumica e eprorëve dhe ushtarëve flisnin me admirim për Ministrinë e Mbrojtjes se për Shtabin e Përgjithshëm. Është me interes të thuhet se në Koshare Brigada 138 „Agim Ramadani“ u emërua gjatë kohës sa unë isha në Koshare, pra nga bërthamat e brigadave 131 e 134. Këto brigada ishin të formuara dhe të furnizuara nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës me bazë në Laprakë të Tiranës, çka për këtë ishim njoftuar që kur ishim në këtë ministri, por edhe në front nga vetë eprorët.(Naim Kelmendi(ish reporter lufte në Betejën e Koshares me 1999)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...