Fatos Klosi: Pjesa kryesore e dosjeve të Sigurimit janë djegur


Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, thotë se pjesa më e madhe e dosjeve të Sigurimit të Shtetit janë djegur. "Dosjet le të hapen, por pjesa kryesore e tyre janë eliminuar”, ka thënë ai për A1 Report.

“Duhet të hapen ato dosje që ty të interesojnë, jo të hapen të tëra. Të themi një model që mua më ka pëlqyer. Ka shumë gjëra të shtetit që nuk duhet të dalin në publik.

Të hapen ajo pjesë e dosjeve që ka të bëjë me diktaturën. Sistemi gjerman ka qenë ndoshta shërbimi më i fortë i lindjes. Në atë kohë në vendin tonë kishte autocensurë shumë të fortë. Njerëzit e dinin se sa të drejta kishin”, ka thënë më tej ai.

Ndërsa shkrimtari Visar Zhiti u shpreh se: “Çështja është të dali lista e bashkëpunëtorëve.

Kush bëhet njeri publik, mirë është ta njohim kush është. Nëse ne kërkojmë të dalë lista e atyre që bashkëpunuan dhe vetëm kaq, atëherë jemi shumë të mangët në këtë pjesë. Ata që bënë spiunin ngelen gjithmonë në hije dhe të pacenuar. Unë kërkoj që krahas listës së bashkëpunëtorëve të shtetit, të vihen dhe emri i atyre që kanë ndihmuar”.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)