2015-04-20

Nëpër krahjetë shkrimtares dhe të publicistes së shquar Vilhelme Vranari Haxhiraj

eshref-ymeri-1-c1200x600


Shkruan  Prof.Dr.Eshref Ymeri


E nderuar dhe e respektuar Zonja Vilhelme,

Analizën tuaj të kushteve të lindjes dhe të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri, të botuar më 19 prill 2015 në faqen internetike“Fjala e Lirë”, e lexova me shumë vëmendje.Ajo është një analizë e argumentuar me gjuhën e fakteve tronditëse.
Image result for shqiperia etnike
Për mendimin tim, në Shqipëri nuk është vendosur demokracia, si në të gjitha vendet e Evropës Lindore, sidomos në Poloni dhe në Çeki, përjashtuar Rusinë, ku fjala demokraci nuk dihet se ku bie me adresë.Në vendin tonë, moj e Nderuar Zonjë, është vendosur demo anarshia dhe ajo, sipas të gjitha gjasave, është shtruar rehat për të ndenjur gjatë.
Image result for shqiperia etnike

Sepse klasa politike e Tiranës i ka siguruar me kohë “shtrojat dhe mbulojat”për të mos u shkulur kurrë nga pushteti.Sepse ajo është e bindur që populli shqiptar, jo vetëm brenda Shqipërisë Londineze , por edhe në mbarë trojet tona etnike, nuk e ka aftësinë e vetorganizimit.

Image result for vilheme vranari
Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj

A nuk mjaftojnë telenovelat që ka organizuar klasa politike e Tiranës vetëm gjatë një viti, duke filluar nga rrëzimi i avionit në Divjakë, vrasja e Santos, rrahja e deputetit në parlament, komedia me Artur Bitrajn për vjedhjen e Bankës (se për kthimin e parave në Bankë as që e çajnë kokën fare organet e drejtësisë), komedia me ish-guvernatorin Fullani, tragji komeditë me Doshin dhe me Frrokun, që populli shqiptar të ngrihej peshë më këmbë dhe t'i drejtohej selisë së parlamentit me thirrjen:
“Shporruni nga ajo sallë se duam që deputët t’izgjedhë vetë populli, jo t’i a diktojë popullit kryetari i partisë, si në kohën e Enverit!”.

Image result for shqiperia etnike

Pastaj, populli i vetorganizuar, mu para parlamentit, të digjte në mënyrë demonstrative Kodin Zgjedhor dhe të kërkonte hartimin e një Koditëri Zgjedhor, sipas dëshirës së popullit.

Image result for shqiperia etnike


Por populli shqiptar nuk ka aftësi vetorganizuese, prandaj edhe klasa politike e Tiranës do të thinjet në pushtet deri në pleqërinë e thellë, duke ua lënë pushtetin si trashëgimi pinjollëve të vet.



Prandaj demoanarshianë Shqipëri është kopje e demo anarshisë në Rusi.

Image result for ahmet zogu

Mbreti Ahmet Zogu I

Klasa politike e Tiranës është plotësisht e bindur për pa aftësinë e popullit shqiptar për t’u vet organizuar, prandaj edhe vazhdon ta mbajë në në Tiranë Janullatosin, njeriun e shovinizmit greko karagjoz, të armikut të regjur të kombit shqiptar.

Image result for shqiperia etnike

Se po ta kishte aftësinë e vetorganizimit populli shqiptar, do të ishte ngritur me kohë më këmbë dhe të kërkonte largimin e Janullatosit nga Shqipëria dhe rivendosjen e autoritetit të Fan Nolit dhe të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, pavarësinë e të cilës ai, si përfaqësues i mbarë kombit shqiptar, jo vetëm i ortodoksve shqiptarë, e pati themeluar në bashkëpunim të ngushtë me Mbretin Ahmet Zogu dhe me korifenjtë tjerë të ortodoksisë shqiptare.

Image result for fan noli

Me shumë respekt ndaj jush, Zonjë e Nderuar.



Charlotte, Karolina e Veriut


20 prill 2015

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...