Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/09/21

Letër artistes Loretta Goggi: Njihe Borshin e gjyshit tëndArtikujt tjerë

 Fiqëri Goxhi, një intelektual nga Vlora, ka vendosur që t’i dërgojë letrën e fundit artistes së famshme italiane Loreta Goxhi, pas disa letrave që i ka nisur më parë. Ai ka thënë për “Shqiptarja.Com”, se pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes, Dianës, e vetmja “Mësuese e Merituar” në Vlorë nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kisha dy pengje-thotë ai: të botoja librin “Elegji për Dianën”, që doli në dritë dhe më mbetet pengu tjetër, që nuk do të më tretë dheu. I kam dërguar dy letra, por asnjëherë nuk kam marrë përgjigje. Jam siguruar që i ka marrë, i kam dërguar pemën e familjes, letrën e fundit e kam bërë edhe publike, por nuk e kuptoj përse nuk përgjigjet. Le të më thotë që nuk dëshiroj të vij dhe unë e fisi qetësohemi”.

-Cila është përmbajtja e letrës, që i keni dërguar artistes italiane zoti Goxhi?

F. Goxhi: I kam folur me fakte, argumente, që provon katërcipërisht që ajo është mbesë në Borshin e Sarandës, është kushërira ime e dytë. Sikurse e shihni unë kam një dosje me dokumente, data, foto, me aktivitetin e disa prej burrave të këtij fisi. Është hartuar saktë pema e fisit, ku përfshihen 7 breza. Gjithçka ka ardhur në duart e mia e ruajtur me kujdes nga stërgjyshi, gjyshi, babai dhe unë Fiqiriu do t’ia kaloj tim biri. Dëshiroj ta fillojmë duke sqaruar se nga rrjedh mbiemri Goxhaj.

-Mund të komentoni pemën e fisit, kush e ka ndërtuar dhe mbi çfarë baze?

F. Goxhi: Pemën e ka bërë gjyshi im, Xhelil Goxhi, që i përket vitit 1870. Që këtu mund të nis të shpjegoj. Gjyshi im, Xhelili, vëllezërit e tij Rexho dhe Muslimi, që janë djemtë e Tahir Goxhit, në vitin 1908 vendosën që të shkonin në Turqi. Gjyshi im kishte gruan, djalin dhe vajzën në Shqipëri dhe nuk qëndruan, ndërsa Rexho dhe vëllai tij Mysliu, shkuan në Stamboll dhe u vendosën atje.
Loretta Goggi in Il bello della diretta (1986)

http://it.wikipedia.org/wiki/Loretta_Goggi

Mysliu ishte i martuar këtu, la edhe dy fëmijë, një djalë e një vajzë. Rexho, pra vëllai i gjyshit tim, ka qenë një djalë shumë i bukur. Ndoshta edhe për këtë shkak, ai është vendosur menjëherë në punë, në një kafaz në një konsullatë në Stamboll. Sikurse dihet nga i gjithë fisi, në këtë kohë, ai dashurohet me një vajzë greke, gjë që nuk e dëshiroi askush dhe iu kërkua që të mos martohej me të, por në të vërtetë ai u martua. Ishte ky shkaku që të gjithë Goxhillarët e abandonuan dhe i thanë të kemi bërë lanet, sepse na prishe fenë. Megjithëse ndodhi një farë ndarjeje, përsëri gjyshi interesohej për të vëllanë.

Ai mësoi se Rexho mori gruan greke dhe iku në Greqi më pas u vendos përfundimisht në Kajro, Egjipt. Dua të theksoj edhe një hollësi tjetër. Burrat e këtij fisi kanë qenë shumë të pashëm. Rexho, gjyshi i Loretës, ka qenë yll djalë. Bukuria e tij trashëgohet nga stërnipi, djali i Miranda Goxhit në Tiranë, që është dhëndër i ish-presidentit Bamir Topi.

-Keni të dhëna konkrete rreth kësaj historie?

F. Goxhi: Na e ka treguar im atë, jo vetëm kaq por atje e ka gjetur edhe një njeriu ynë, që shkonte atje e shiste qitro për pashkët. Bëhet fjalë në vitet ‘30. Kaq dihej, por nuk kishin korrespodencë.

-Flitet se fisi Goxhi ka pasur burra patriotë? Keni ndonjë të dhënë?

F. Goxhi: Eja të shohim bashkë këtë foto, që është bërë në Berlin në vitin 1933, ku janë tre burra. Ai që është ulur, quhet Lano Goxhi-Borshi, është xhaxhai i babait tim. Historia e njeh si fanolist, madje ai ka punuar në Ministrinë e Mbrojtjes në periudhën e Fan Nolit. Është pikërisht personi që i ka bërë gjyqin Ahmet Zogut dhe e ka dënuar me vdekje, ka qenë jurist në profesion.




Personi tjetër është Dr.Omer Nishani dhe në të djathtë të tij, është Heroi i Popullit Halim Xhelo. Ata kanë dalë në Berlin, ku u detyruan të largohen pas rrëzimit të qeverisë së Nolit dhe gjetën strehë në Gjermani. Ata morën pjesë në Konare dhe kanë qenë në shoqërinë e Gjergj Dimitrovit, Vilhem Pikut, Oto Grotovorit. Kur u dogj Raishtagu, të tre këta, u cilësuan komunistë dhe rrezikonin që Hitleri t’i fuste në burg. Në këto rrethana ai shkoi u strehua tek e motra në Turqi, ndërsa dy të tjerët shkuan në Bashkimin Sovjetik.

-Z.Fiqëri si e mësuat që artistja italiane Loreta Goxhi, është mbesa e Rexho Goxhajt. Mos ju ngatërron mbiemri?



F. Goxhi: Gjithçka është e mbështetur në fakte dhe jo thjeshtë nga mbiemri. Kur doli Gani Goxhi në pension shkoi në Turqi, për të takuar të afërmit, që i kish ndarë sistemi. Atje Goxhillarët i thonë: “A e dini ju se Rexho ka një mbesë, që është këngëtare me famë në Itali dhe emrin e ka Loreta Goxhi. Madje ajo vjen shpesh në Turqi për punët e saj”.

Pas kësaj unë mora përsipër t’i dërgoj një letër, që daton në vitin 1992. I tregova pemën e familjes, duke i shpjeguar se gjyshi i saj Rexho, ishte vëllai i gjyshit tim, se kemi të njëjtin gjak. Të vetmen gjë që të kërkojmë, i theksova në letër, është që të vish të njihemi, të shohësh Borshin, ku ka lindur gjyshi yt dhe ku është origjina e të parëve tuaj. Letrën ia dërgova në adresën e TV Rai, ku ajo punonte dhe jam i sigurt që e ka marrë, e ka lexuar, por, sikurse u shpreha më lart, nuk ktheu asnjëherë përgjigje.

-Mos ndoshta do të ishte më mirë të lidheshit me babanë e saj, që është më afër jush?

F. Goxhi: Jemi interesuar në të gjitha mënyrat dhe verifikuam që babai i saj, është gjallë, quhet Xhulio, se ai ka edhe dy vajza, njëra quhet Daniela, artiste, dhe tjetra Lili. Flitet se babai i saj punon në Parlamentin Italian, por nuk jemi të sigurt. Sa jemi të informuar, Loreta është martuar së fundmi, pasi e kemi parë në TV italiane. Loreta është e datëlindjes 1950, kurse Daniela 1953.

-Do të bëni përpjekje për ta takuar vetë artisten italiane, kushërirën tuaj Loreta Goxhi?

F. Goxhi: Nuk kam mundësi shëndetësore për ta kërkuar, pastaj ne kemi dinjitet, nuk kemi pse t’i lutemi. Ia kam theksuar Loretës, po e ritheksoj publikisht se unë dhe fisi, që mezi presim ta shohim Loretën, nuk kemi asnjë nevojë dhe interes, na thërret gjaku.



Të them të drejtën u shqetësova, që në CV e saj, që ndodhet edhe në internet, Loreta nuk përmendte as të atin dhe as gjyshin e saj, pa lëre të bëhej fjalë për origjinën e tyre. Nuk mund të kuptohet pse ndodh kjo. Kam vënë edhe njerëz të afërm që jetojnë në Itali, që janë angazhuar për vite të tëra dhe mos interesimi i saj do të thotë: Jo. Jam i bindur që e di çështjen, por ka gjykuar të mos përzihet. Gjithsesi unë po e dërgoj edhe këtë letër.

-Çfarë keni gjë tjetër?

F. Goxhi: Në Romë është një firmë shumë e dëgjuar që e ka emrin “Borshi”, prodhon pije të ndryshme. Në vitin 1990 ka shkuar një delegacion nga Shqipëria, ku ka qenë edhe ish sekretarja e KE të Vlorës, zonja Shtylla, si dhe Hulsi Izmo, kushëriri im që punonte në Ministrinë e Jashtme.

Pronari ishte shprehur se ishin me origjinë arvanitas dhe se kishin ardhur aty që në kohën e Skënderbeut dhe u tha se “për respekt të vendlindjes së të parëve që ishin me origjinë nga Borshi, kemi vënë këtë emër”. Pra të bën përshtypje që ata që nga koha e Skënderbeut dhe nderojnë vendlindjen e të parëve. Nuk ndjehemi mirë kur artistet e tjera si Ana Oxa, apo Rafaela Kara, thjeshtë se janë produkt i një dashurie shqiptare, pranojnë origjinën nga Shqipëria, ndërsa Loretës i ka lindur gjyshi, ka tërë fisin e të atit në Borsh të Sarandës. Nuk jam në gjendje ta kuptoj. Të shpresoj se këtë herë do të përgjigjet, ndoshta do të vijë të na takojë, se jetës nuk i dihet. S’jam mirë me shëndet dhe brenga do të më shoqërojë edhe në varr.





 Loretta Goggi è l’Artista per eccellenza, una donna dotata di un autentico talento artistico, capace di cantare, ballare, intrattenere, recitare, condurre trasmissioni televisive e addirittura imitare. Non esiste nel panorama dello spettacolo italiano una donna che possa considerarsi anche solo “simile” a lei, perché se è vero che ci sono brave cantanti, brave attrici e brave conduttrici/intrattenitrici, nessuna di loro è in grado di fare tutte queste cose insieme e così bene come sa farle Loretta.

Loretta nasce a Roma (il 29 settembre) ed è nella sua città natale che muove i primi passi nel mondo dello spettacolo fin da piccolissima. A poco più di 10 anni viene accompagnata dai genitori ad un provino per partecipare ad uno sceneggiato televisivo diretto da Anton Giulio Majano, “Sotto Processo” i cui attori principali sono Ilaria Occhini ed Alberto Lupo. Ottiene la parte e quel ruolo segna l’inizio di una vera e propria carriera di attrice televisiva che la porta a recitare in quasi tutti gli sceneggiati televisivi più importanti degli anni 60, tra i quali, solo per citarne alcuni, “La cittadella” al fianco di Alberto Lupo, “E le stelle stanno a guardare” con Giancarlo Giannini, “I miserabili”, “Le avventure del Commissario Maigret” con Gino Cervi e “La vita di Dante” con Giorgio Albertazzi. Tra uno sceneggiato e l’altro incide il suo primo disco, “Se la cercherai” (tema del film “Il sangue alla testa” con Jean Gabin) un brano scritto da Nico Fidenco e pubblicato, con il semplice nome “Loretta”, dalla RCA. Alla attività di attrice affianca quella di doppiatrice; è sua la voce di Ornella Muti e Agostina Belli nei loro primi film, di Kim Durby ne “Il Grinta”, film western con John Wayne, di Katharine Ross in “Ucciderò Billy the Kid” e di tante altre attrici italiane e straniere. Loretta è anche la prima doppiatrice di Titti, il famoso canarino dei cartoons, al quale Gatto Silvestro (ai tempi doppiato da Gigi Proietti) da tempo immemorabile dà inutilmente la caccia.

La vera, prima, grande occasione arriva nel 1969 quando Anton Giulio Majano le affida il ruolo di Joan Sadley nella trasposizione televisiva del romanzo “La Freccia Nera” di R.L. Stevenson, accanto ad Aldo Reggiani ed Arnoldo Foà. Lo sceneggiato tenne incollati davanti al video tutti gli italiani ed è diventato col tempo una sorta di vero e proprio sceneggiato “cult”, ricordato come uno dei più grandi successi televisivi di tutti i tempi.Il grande successo dello sceneggiato regala a Loretta una enorme popolarità, le prime copertine importanti, la parte di protagonista nel film “Zingara” con Bobby Solo ed il primo contratto discografico con la Durium (una delle case discografiche che hanno fatto la storia della musica italiana) per la quale incide il primo 45 giri ufficiale pubblicato con il suo nome per intero, dal titolo “Fino all’ultimo”. Il brano viene presentato in tv nella trasmissione “Incontri Musicali” per la regia di Maurizio Corgnati, in cui Loretta, per la prima volta, si cimenta nel ruolo di presentatrice ed imitatrice.
Nei primi anni 70 la carriera di Loretta inizia a virare sempre di più verso il varietà e l’intrattenimento in genere; viene scelta come presentatrice di alcuni “speciali” televisivi tra cui “Incontro con..Lucio Battisti”, è conduttrice di vari programmi radiofonici e parallelamente continua a farsi strada nel mondo della canzone con la realizzazione di un altro singolo per la Durium dal titolo “Cibù Cibà”, scritto da Paolo Limiti.Nel 1971 un’altra grande occasione: Loretta è ospite in una trasmissione radiofonica condotta da Pippo Baudo e, quasi per caso, improvvisa alcune imitazioni di cantanti famose durante la registrazione della puntata. Baudo ne rimane folgorato, intuisce il talento di show-girl di Loretta e le propone di affiancarlo nella conduzione della trasmissione televisiva “La freccia d’oro” alla quale seguono un nuovo disco dal titolo “Ti chiedo scusa” e partecipazioni come ospite in numerose trasmissioni di successo, a volte anche accompagnata dalla sorella più piccola, Daniela, anche lei attrice in sceneggiati di successo (“David Copperfield”, “E le stelle stanno a guardare” ecc.). Nell’estate dello stesso anno Loretta incide un nuovo brano “Io sto vivendo senza te” con il quale partecipa a “Il disco per l’estate” ed un brano per bambini che viene venduto abbinato a due bambole dal nome “Cico e Bum”. Nel 1972 Baudo propone Loretta come sua partner in Canzonissima. I dirigenti Rai sono scettici ma, dopo averla “sperimentata” in un varietà di una sola puntata intitolato “Teatro 10” a fianco di Franco Franchi, confermano Loretta alla trasmissione del sabato sera. L’idea si rivela vincente: Loretta diventa una beniamina del pubblico televisivo, la sigla della trasmissione “Vieni via con me (Taratapunzi-e)” è uno dei maggiori successi discografici dell’anno ed il suo poliedrico talento le fa guadagnare la “Maschera d’argento”, uno dei maggiori riconoscimenti dell’epoca per un’artista della TV.

Il 1973 segna un altro momento importante nella carriera di Loretta: il sodalizio artistico con Alighiero Noschese nella trasmissione “Formula 2”. Loretta divide al 50% lo spazio con il più grande imitatore della storia della televisione italiana e dimostra di essere non solo una imitatrice straordinaria quanto lui ma anche una brava ballerina (su coreografie di Don Lurio) ed vera e propria caratterista dalle mille voci e dai mille volti. All’interno della trasmissione Loretta ha uno spazio suo in cui propone dei brani inediti che vengono raccolti in un album che porta il titolo della trasmissione e che segna la fine del contratto discografico con la Durium. Nell’estate del 1974 Loretta è anche protagonista di un recital che porta in tournee in tutta Italia fermandosi per più date alla Bussola di Viareggio, lo storico locale in cui mosse i primi passi come cantante Mina.

Dopo un periodo di volontario allontanamento dalle scene Lorettanel 1975 firma un nuovo contratto con la CBS-Sugar e torna a cantare proponendo al pubblico due brani “Loretta con la O” (versione italiana di un successo di Liza Minnelli) e “Dirtelo, non Dirtelo”, una canzone che diventerà uno dei suoi più grandi successi; il brano parte un po’ in sordina ma, riproposto qualche mese dopo l’uscita all’interno dello sceneggiato musicale “Dal primo momento che ti ho visto” in cui Loretta è affiancata da Massimo Ranieri, diventa una vera e propria hit discografica.

Negli anni successivi Loretta decide di puntare sulla canzone e, prodotta da un big della musica come Totò Savio, inizia a proporsi come cantante vera e propria con brani che diventano dei successi discografici (“Ancora Innamorati”) e che propone all’interno di uno spettacolo itinerante dal titolo “Go & Go” che, in coppia con Daniela, porta in tutta Italia per ben due anniconsecutivi e la cui sigla “Domani” diventa a sua volta un successo discografico. La coppia Loretta-Daniela piace e la Rai affida alle due sorelle il ruolo di protagoniste ne “Il Ribaltone” una trasmissione antesignana degli attuali spettacoli del Bagaglino-Salone Margherita fatta di musica, satira, comicità e danza, il tutto per la regia di Antonello Falqui. Le canzoni proposte da Loretta e Daniela ne “Il Ribaltone” vengono incluse in un album dal titolo omonimo e tra queste viene estratto un singolo esclusivamente per il mercato discografico spagnolo e latino-americano, “Estoy Bailando”.

Nel 1979 il sodalizio artistico con Daniela si scioglie e Loretta diventa primadonna della TV italiana presentando il primo “Fantastico”, trasmissione abbinata alla Lotteria Italia, a fianco di Heather Parisi e Beppe Grillo per la regia di Enzo Trapani. Loretta cambia casa discografica e inizia un proficuo rapporto con la Wea per la quale incide quelli che diventeranno i suoi cavalli di battaglia. Da “L’aria del Sabato sera” in poi è un successo dopo l’altro fino a “Maledetta Primavera”, una canzone che è diventata un classico della musica leggera italiana, che Loretta presenta al Festival di Sanremo nel 1981 guadagnando la seconda posizione.

Gli anni 80 sono anni d’oro e il grande successo di “Maledetta Primavera” (1 milione di copie vendute in tutto il mondo) è solo l’inizio di un periodo di grandi soddisfazioni per Loretta che è conduttrice del primo varietà di Canale 5 (“Hello Goggi”), protagonista a teatro al fianco di Gigi Proietti della commedia musicale “Stanno Suonando la Nostra Canzone” e, per la prima volta, unica conduttrice delle due puntate della rassegna musicale “Gondola d’oro” di Venezia.  Nel 1982 Loretta torna alla radio con un programma dal titolo “Effetto Musica” per Radio Rai e continua a cantare con un nuovo album dal titolo “Pieno d’Amore” che promuove nelle maggiori trasmissioni televisive del momento tra cui “Domenica In”, “Premiatissima”, “Un milione al secondo”. Nel 1983 una nuova scelta azzardata che si rivela vincente: “Gran Varietà”, anche questo un programma pioniere di una nuova emittente privata “Retequattro”. Loretta è affiancata da Paolo Panelli e Luciano Salce, che è anche regista della trasmissione. Nell’autunno del 1983 il ritorno da Mamma Rai con una novità: “Loretta Goggi in quiz” che, come dice il titolo, è sì un quiz ma condotto da Loretta Goggi che pertanto lo infarcisce con musica, intrattenimento, gossip al pianoforte con Memo Remigi, balletti in coppia con Gianni Brezza (coreografo della trasmissione) e le canzoni del suo repertorio.
La trasmissione diventa un successo, vince il Telegatto, e per la prima e unica volta nella storia Loretta accetta di fare il bis e riproporla nella stagione televisiva 1984-1985, questa volta con la regia di Gianni Brezza, sempre con Memo Remigi e con Fabio Fazio, al suo debutto come ospite fisso in una trasmissione di prima serata RAI.

Nel 1986, dopo quasi un anno di pausa volontaria dalle scene e qualche sporadica partecipazione come ospite in una trasmissione di Luciano Rispoli dal titolo “Il tappeto volante” e nella “Domenica In” di Damato-Gardini, un grande ritorno in TV come conduttrice. Loretta presenta – prima donna a farlo da sola - il Festival di Sanremo, e sua è anche la sigla, “Io Nascerò”, un brano di Mango, che diventa disco d’oro e che segna l’inizio di una collaborazione con l’etichetta Fonit-Cetra. Subito dopo il Festival Loretta conduce, con il debuttante Alessandro Cecchi Paone,  “Il bello della diretta”, varietà con satira, test psicologici e momenti di comicità durante il quale presenta un nuovo album “C’è Poesia”, un disco composto da brani inediti e cover interpretate in duetto con i loro autori, a tutt’oggi il più venduto della sua discografia. La collaborazione con la Rai continua, in maniera serrata, negli anni successivi con “Canzonissime” (1987), un programma dedicato alla storia della musica italiana, “Ieri, Goggi e Domani”, rotocalco pre-serale di spettacolo e attualità, e “Via Teulada 66” programma contenitore di mezzogiorno, tutti scritti in tandem con Gianni Brezza che ne è regista. Ad ogni trasmissione è legato un nuovo disco: dopo il primo “C’è Poesia” esce un secondo volume dello stesso disco, “C’è Poesia 2”, seguiti da “Donna io Donna tu” e da “Punti di Vista”.

Dopo “Via Teulada 66” Loretta decide di prendersi un periodo di riposo e per circa due anni resta lontana dalle scene artistiche per tornare nella primavera del 1991 su Telemontecarlo con “Festa di Compleanno”, in seconda serata. Esce anche un nuovo disco, “Si faran..canzone”, prodotto da Mario Lavezzi con il quale – a causa di una serie di incomprensioni e disguidi di produzione e distribuzione – Loretta decide di chiudere (speriamo non definitivamente) con il mondo della discografia.

Chiusa l’esperienza con Telemontecarlo Loretta si allontana ancora una volta dalle scene e nei primi anni 90 le apparizioni in TV sono rare, tra queste ricordiamo “Serata d’onore” nel 1992 e “Il canzoniere delle feste” nel 1993 E “Primadonna”, un programma dedicato alle donne condotto da Ombretta Colli.

Il grande ritorno sulle scene è a teatro, grazie all’intervento provvidenziale di Pietro Garinei che nel 1995 convince Loretta a fare coppia con Johnny Dorelli in “Bobbi sa tutto”, 4 atti scritti da Luigi Magni, Iaia Fiastri, Age e Scarpelli, Benvenuti e De Bernardi, le musiche di Gianni Ferrio e la regia di Garinei stesso. Due anni di tourneè, teatri esauriti in tutta Italia, uno strepitoso successo per questa coppia artistica che si ricostituisce anche in TV nella fiction “Due per Tre” in onda su Canale 5 all’interno di Buona Domenica.

Nel 1999, dopo alcune parentesi televisive tra cui “Innamorati Pazzi” e ben quattro edizioni di “Viva Napoli” come co-conduttrice al fianco di Mike Bongiorno, un nuovo ritorno a teatro con “Hello Dolly”, il famoso musical americano portato al successo dalle grandi icone dello spettacolo americano come Ethel Mermaid, Carol Channing e Barbra Streisand. Loretta è, ovviamente Dolly, e Paolo Ferrari le fa da spalla nel ruolo di Horatio Vandergelder. Quattro anni di tournee in tutta italia, incassi miliardari, teatri esauriti, file ai botteghini, cd ristampati per ben tre volte: insomma, Loretta DIVA in tutti i sensi!

Nel 2004 una nuova parentesi teatrale, questa volta con la regia di Lina Wertmuller che per lei inventa il ruolo di una estrosa, dinamica e vitale regista che raccoglie attorno a sé un gruppo di aspiranti attori e li istruisce al fine di mettere in scena un’opera di Shakespeare. Il risultato di tutto ciò è “Molto Rumore – senza rispetto – per nulla”, una sorta di rielaborazione in chiave musicale e a tratti dissacratoria del capolavoro del grande drammaturgo inglese. Lo spettacolo viene presentato in anteprima a Verona a fine Luglio e poi viene portato in tourneé in tutta Italia da ottobre ad aprile, sempre con grande successo.

Nel 2005 cambio di rotta, Loretta torna al cinema con il film "Gas", di Luciano Melchionna che narra le vicende di un gruppo di ragazzi di provincia, disorientati, confusi, incapaci di esprimere le loro emozioni o più semplicemente impossibilitati a farlo da un contesto sociale che li lascia soli privandoli di una guida morale e di un sostegno. Loretta, che interpreta la madre del protagonista del film, guadagna - per la sua intensa interpretazione che resta una delle sue più belle perfomances - la candidatura come "attrice non protagonista" ai Nastri D'argento.

Dopo alcune parentesi televisive ("Raccomandati", "Miss Italia"), Loretta torna al teatro nel 2006 con "Se stasera sono qui", un one woman show ideato e diretto da Gianni Brezza con testi di Riccardo Cassini e della stessa Loretta che per quasi tre ore propone sul palco se stessa, con le sue più belle canzoni, le imitazioni ma anche nuovi esilaranti monologhi ed omaggi musicali alle grandi interpreti della canzone italiana ed internazionale. Un nuovo grande successo che la spinge a riproporre lo spettacolo anche l'anno successivo, concludendo il tour a marzo 2008 al Teatro Sistina di Roma.

Ma le sorprese che Loretta intende regalare al suo pubblico ed ai suoi fans non sono finite e nuovi progetti sono pronti a spiccare il volo prossimamente, pertanto non dimenticatevi di consultare sempre il www.lorettagoggi.it per nuovi aggiornamenti....

Prëgatiti Flori Bruqi
floribruqi@yahoo.com

Don Shan Zefi, dilema për konvertimin e Akademik Ibrahim Rugovës



 Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi ka folur detajisht për dashurinë e madhe të ish-presidentit Ibrahim Rugova. Duke folur për problemet pronësore të Katedrales ‘Nëna Tereze’ në Prishtinë, Zefi ka thënë në emisionin Interaktiv të KTV-së  se atë vend e kanë amanet nga Presidenti Rugova. Ai është pyetur nëse Rugova ishte konvertuar në katolik, por ka thënë se ai vetë nuk e ka pagëzuar. Kleriku i lartë katolik i Kosovës ka thënë se nuk ka një dëshmi të sigurt për pagëzimin e mundshëm të Rugovës, por ka pohuar se “ai ishte i fascinuar me Krishtërimin, At Pjetër Bogdanin dhe ndjehej si njëri nga ne”. Sa i përket pronës, ai ka pohuar se shpreson në gjetjen e kompromisit me Komunën, por Kisha nuk do të heq dorë nga ndërtimi i parkut në anën jugore të saj. Don Shan Zefi tha se Kisha edhe mund të lejojë operimin e disa lokaleve, por ato nuk guxojnë të shesin prezervativë dhe të tjerë artikujt, që prishin moralin”.

Kush janë horrat dhe cila është streha


Shkrimtari prej Shqipnie, Ismail Kadare, ka shfrytezue rastin me sulmue ashper analistin Fatos Lubonja, qe asht i njoftun si kritik i ashper dhe i rrepte i Kadarese.

Shkrimtari Kadare akuzon Lubonjën për deklaratat e tij nga viti 1999, kur ky i fundit ka potencue lajmin për origjinën sllave të nanës së Skenderbeut. Kadare në këtë shkrim në formë të kujtimeve apo ditarit, përshkruen edhe kontaktet e tij me ish ministrin serb për punë të jashtme Vuk Draskovic.

Kadare sulmon edhe nji kritik tjeter te rrepte te tij, shkrimtarin Kasem Trebeshina, që në veprën e tij "Melem" ka akuzue gjithashtu heroin Skenderbeun.

Ky asht shkrimi i Kadarese:


"Streha e fundit e horrave"

Ismail Kadare

Gjatë gjithë vitit 1999, për herë të parë në jetën time, për shkak të luftës në Ballkan, kam mbajtur, në mënyrë të vijueshme, shënime. Nën titullin “Ra ky mort e u pamë”, shënimet, në trajtë ditari, janë botuar si libër më vete në shqip dhe në disa gjuhë europiane. Ditën e 31 majit 1999, në kulmin e bombardimeve të NATO-s, shënimi i ditës merret me një polemikë midis shqiptarësh në gazetën “Illyria” të Nju-Jorkut. Shkak është shkrimi “Skënderbeu e kishte nënën sllave” (me autor Fatos Lubonjën), botuar pak ditë më parë në “Courrier International” të Parisit. Autori shqiptar i shkrimit fajësohet me një gjuhë tejet të ashpër, për qëndrim antishqiptar e njëherësh antieuropian.

Pra, është 31 maj i vitit të fundit të mijëvjeçarit të dytë. Shprehja “ora e keqe”, më shumë se metaforë, është përcaktim i saktë i kohës për Kosovën. Ajo mezi po merr frymë nën masakrën serbe, një nga më të egrat e shekullit. NATO-ja është duke bombarduar Serbinë, për shkak të shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarët po paguajnë taksën. Shkurt, për ndëshkimin e Serbisë, NATO-ja ka vënë aviatorët dhe avionët më modernë të saj, kurse Kosova ka vënë gjënë më të vjetër në botë, në kësi rastesh: gjakun. Liria e kërkon se s’bën këtë karburant të vjetër, dhe shqiptarët e dinë këtë. Hakmarrja serbe është në kulmin e saj: grirje foshnjash, përdhunime vajzash e grash, djegie shtëpish, vrasje verbazi, shpërngulje, tmerr.

E deshët ndërhyrjen e NATO-s! Ja NATO-ja! Gëzojuni asaj! Kosova është me shpirt ndër dhëmbë. Gati po jep shpirt. Dhe pikërisht mu midis makthit, në një nga revistat më ndikuese evropiane, një rimohues shqiptar e boton këtë shkrim, për të cilin ndërgjegjja e tij, sipas fajësuesve, duhej të përgjigjej më pas. Shkrimi do të quhej, as më pak, as më shumë, thikë në shpinë kundër Kosovës.

Ishte e ngutur një akuzë e tillë? Ishte ky shkrim një lajthitje e rastit, kapardisje antikombëtare, snobizëm, etje për t’u dukur modern? Ishte një përzierje e të gjithave, madje diçka më e rëndë? Shkrimi, para së gjithash, kishte të bënte me një polemikë nga më të ashprat në Shqipërinë paskomuniste. Në qendër të kacafytjes (një fjalë disi më e saktë në këtë rast), ishte Gjergj Kastrioti, por, siç ndodhte shpesh me zotin Gjergj K., kur hynte në skenë, gjithë çështjet madhore të kombit shqiptar, Rilindja, gjuha shqipe, zanafilla ilire e shqiptarëve, raportet e mitit me historinë, vetë çmitizimi dhe mitet e rrejshme shqiptare, do të ndërlikoheshin rreth tij.

Dy grupimet që do të ndesheshin, “albanologët e rinj”, ose rimohuesit, siç u quajtën shkurt, dhe kombëtaristët, kundërshtarët e tyre, do të përdornin kundër njëri-tjetrit gjithë minierat e gjuhës shqipe, çka do të ishte një festë për përpiluesit e fjalorëve, nëse ende kishte të tillë. Thënia “patriotizmi, streha më e fundit e horrave”, ishte ajo që, më shumë se çdo tjetër, do të përdorej në kronikën shqiptare. Pavarësisht se autori i saj herë shpallej Xhefersoni, herë Sokrati, herë Nëna e Çërçillit, Volteri apo Xhon Lenoni, kjo nuk pengonte aspak që të bëhej thënia më e njohur në vend. Fajësimet e të dyja palëve, për nga mizoria, ngjanin si pika uji. Ndërsjelltazi, ashtu siç edhe pritej, u quajtën tradhtarë, reaksionarë parakë, kombëtaristë, antishqiptarë, fashistoidë, nënëterezistë, kanunorë, gjer te llaci-faci, shule, e natyrisht ylberistë, çka dihej ç’nënkuptonte.

Në pranverë të vitit 1999, ndaj autorit të shkrimit të “Courrier International” do të përdoreshin së paku gjysma e këtyre cilësorëve. Për strehsat, të thoshe se nëna e Skënderbeut ishte serbe, e sidomos ta thoshe këtë pikërisht në maj të vitit 1999, ishte vërtetimi më i saktë se punoje për serbët. Në thelb, akuza tingëllonte groteske. Me nënë jo sllave ose sllave (çka mund të ishte e vërtetë për Vojsava Tribaldën, një sllave, me sa dukej, e martuar me Gjon Kastriotin, të atin e Gjergjit, sipas dokeve mesjetare, kur feudalët në krushqitë e tyre shkërbenin mbretërit), Gjergj Kastrioti mbetej po ai. Madje, edhe të atin ta kishte serb (do t’i vinte radha edhe këtij), përsëri nuk ndryshonte asgjë. Ai ishte heroi i parë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, i njohur nga gjithë bota si i tillë dhe vetëm si i tillë, dhe kjo nuk mund të ndryshohej kurrë në kurrfarë rrethanash nga kurrkush.

Por, strehsat nuk dorëzoheshin lehtë. Ata e kishin kuptuar se do të ishte më mirë të përdornin më pak sharje e më shumë logjikë. Kështu, në vend që të kuptonin se po tronditnin botën, duke shpallur se sa skandaloze ishte amësia ose atësia e rreme e Skënderbeut, u vunë të zhbironin ca dokumente e ca arkiva, aq sa ua lejonte, natyrisht, vrulli i tepërt polemist. Së pari, e kuptuan se duhej t’u mbushnin mendjen të tjerëve, se pse ishte i keq shkrimi famëkeq në “Courrier International”, ditën e fundit të muajit maj, në vitin e fundit të mijëvjeçarit të dytë. Ata zbuluan se “çmitizuesi” shqiptar nuk ishte aspak origjinal, siç kishin kujtuar.

Tezën e prindërve serbë të Skënderbeut, e kishte marrë nga dikush tjetër dhe ky dikush tjetër nuk ishte veçse famëkeqi, sipas tyre, Vuk Drashkoviç, një nga ministrat e Millosheviçit, rrjedhimisht një ndër përgjegjësit për plojën e Kosovës. Së dyti, se kjo tezë ishte botuar në vitin 1987, pra, dymbëdhjetë vjet përpara plojës, në gazetën franceze “Le Monde Diplomatique” dhe bënte pjesë në tezat që duhej të përgatisnin shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova. Së treti, se as Drashkoviçi nuk ishte origjinal, por përsëriste në shkrimin e tij teza të vjetra serbe, të Radonicit, 1942, e teza edhe më të vjetra të Vladan Gjorgjeviçit, të Grashaninit, të Çubrilloviçit, të Millosheviçit, që flisnin jo vetëm për zanafillën serbe të Skënderbeut, por, kryesorja, e lidhnin këtë zanafillë me këmbënguljen e tyre se Kosova kishte qenë e mbetej djepi i serbizmit, ndaj serbët nuk do ta lëshonin kurrë atë. Së katërti, strehsat zbuluan se shumicën e argumenteve, qoftë për Skënderbeun, qoftë për rrënjësinë e shqiptarëve në Ballkan, mohsat i kishin marrë nga famëkeqja, sipas tyre, Akademia serbe e Shkencave.


Kthim te “Courrier International”,

31 maj 1999

Është tmerr në Kosovë. Është kulm i krimit, i shpërnguljes, i përdhunimit të grave e të vajzave, shkurt, i hakmarrjes meskine serbe kundër shqiptarëve. Propaganda serbe, me frymën e fundit të saj, kërkon të përligjë masakrën, atë për të cilën po ndëshkohet nga Evropa dhe Aleanca Atlantike. Ajo kërkon të përligjë sidomos famëkeqin “spastrim etnik”, sepse ky i fundit i kujton gjithë botës holokaustin kundër hebrenjve. I kanë shpenzuar të gjitha argumentet, ndaj bëjnë ç’bëjnë i kthehen më të vjetrit, atij prej të cilit kanë pasur gjithmonë fat: Kosova djep i Serbisë e i serbizmit.

Kanë shpresë se edhe këtë herë kjo histori nuk do t’i lërë në baltë. Në mos i përligjtë plotësisht, së paku për të zbutur disi zemërimin europiano-amerikan, vetëm ajo mund të shërbejë, historia e djepit serb. Ninullat me djepe e me foshnja kanë qenë gjithmonë të përshtatshme për të ndjellë keqardhje. Ato i kujtonin gjithkujt se ishte e lehtë të bombardoje Serbinë, por duhej bërë një përpjekje për të kuptuar shpirtin e saj, brengën shekullore, kujtimet, ahtin e saj. Ishte e vështirë për ballkanasin të ndahej nga djepi historik. E aq më tepër për serbin. Ndaj dhe në ishin bërë gabime, për diçka që quhej e shenjtë ishin bërë, për kujtimet e vjetra, nostalgjinë, ahtin e madh. Dhe historia, e përmendur qindra-mijëra herë, përsëritet: Kosova ishte shpirti i pavdekshëm i serbizmit, kuptimi, simboli, Jerusalemi, dhimbja, triumfi, zia, shkurt, nyja ku gjithçka nis e po ashtu sos.

Në shkrimin e tij, Vuk Drashkoviçi, shkrimtar dhe ministër i Jashtëm i Serbisë, flet për të gjitha këto. Autori i këtyre radhëve e ka një kujtesë më tepër për këtë tekst, për arsyen e thjeshtë se teksti i Drashkoviçit është shkruar në trajtë letre të hapur, drejtuar pikërisht “kolegut I. Kadare”. Pas daljes në shtypin serb më 1987, letra e hapur është botuar në “Le Monde Diplomatique”, në prag të festimit të gjashtëqindvjetorit të betejës së Kosovës, aty ku Millosheviçi lëshoi rrufetë kërcënuese kundër shqiptarëve. Ajo është ribotuar, në të njëjtën gazetë, dymbëdhjetë vjet më pas, më 1999, kur Kosova digjej në flakë, pikërisht nga këto rrufe. Drashkoviçi, në të dyja rastet, më drejtohej si kolegu kolegut, më kujtonte shenjtërinë e artit, më bënte thirrje të braktisja vegullitë kombëtariste shqiptare e të bashkohesha me të (për çështjen e djepit natyrisht) dhe këtë ma thoshte me zemër në dorë, duke pasur si dëshmitare Francën, në kryeqytetin e së cilës e shpallte këtë kumt ngashëryes.

Duke qenë vetë lehtësisht i sulmueshëm, siç janë zakonisht shkrimtarët, Drashkoviçi më drejtohej me një keqardhje prej kolegu, duke më kujtuar, ndër të tjera, gjithë kronikën e “djepit”, historinë, kujtimet, manastiret, betejën e Kosovës e martirizimin e princ Llazarit, shkurt, gjithë shenjat dhe vulat tokësore dhe hyjnore, që dëshmonin, sipas tij, përkatësinë serbe të Kosovës. Ndërkaq, pikërisht në radhën e këtyre vulave, ai shtonte diçka që, ndonëse e përmendur edhe më parë aty-këtu, këtë herë merrte një ngarkesë simbolike të dorës së parë: zanafillën serbe të Skënderbeut. Me fjalë të tjera, jo vetëm që Kosova, bashkë me varret, manastiret, katundet, dhimbjet e gjithçka tjetër të epërme, ishte kryekrejet serbe, por dhe vetë kryeheroi i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte i tillë. Thënë ndryshe, Kosova, përveç djepit, mëtonte tani edhe kurorën.

Në letrën e tij, Drashkoviçi, pasi më hapte zemrën, siç ndodh midis kolegësh, më kujtonte se isha një përhapës i ideve antiserbe të Vatikanit dhe të Austrisë katolike, gjithmonë si kolegu kolegut, më shkruante me keqardhje se isha në anën e gabuar, domethënë, sipas tij, në anën e vrasësit të Arkimedit, të atyre që dogjën Xhordano Brunon, që i morën jetën në duel Pushkinit, madje që torturuan njëzet e tri herë rresht Kampanelën! Këtë tekst ka kopjuar çmitizuesi i vockël shqiptar F. Lubonja, në maj të vitit 1999, në kohën kur Kosova, për shkak të teksteve të tilla, digjej, masakrohej e përdhunohej. Shkrimi në “Courrier International”, për çdo kohë, por sidomos për kohën kur u shkrua, ishte, sipas strehsave, një dhuratë për serbët. Por, historia e djepit nuk mbaronte me kaq.

Sipas strehsave, falë zellit serb dhe falë çirakëve vullnetarë shqiptarë, ndërhyrja e të cilëve kishte vlerë të veçantë, trillimi kundër Skënderbeut ishte bërë disa herë pjesë e pasioneve politike bashkëkohore në Evropë. Për të dhënë vetëm një nga shembujt e shumtë, do të përmendej programi politik I kryetarit të FPO-së (Partisë Konservatore të skajshme austriake), Heinz-Christian Strache, mik i Serbisë dhe antishqiptar, ku, ndër të tjera, për çudi, flet për çështjen e Kosovës, duke e lidhur me kinse zanafillën serbe të Skënderbeut. “Kosova është rajon i stërlashtë serb… Përveç kësaj, heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që ka jetuar nga 1403-i gjer më 1468, ka qenë në të vërtetë serb, me nënë dhe baba serb”. Këto fjalë thuhen në Vjenë, më 2008, kur Millosheviçi, xhelati i shqiptarëve, ai për të cilin ky fashist austriak derdh lot, ka kohë që ka vdekur.

Por fjalët thuhen në të njëjtin vit, kur në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar, vlon një polemikë e ashpër pikërisht për Skënderbeun, për mitet që kinse janë krijuar për të, e që duhen çmitizuar, pra, rrënuar me ngut. E midis këtyre kinse miteve, ai që, siç u pa më lart, qëndron përbri çështjes së Skënderbeut është rrënjësia e shqiptarëve, ajo që në histori njihet si zanafillë e tyre ilire.


Kush janë horrat dhe cila është streha

Historia e re me Gjergj Kastriotin është më e vjetër se ç’duket. Ajo ka nisur fill pas rënies së komunizmit. Një roman i shkurtër, i titulluar “Mekami”, i një shkrimtari të quajtur problematik, K. Trebeshina, botuar në rrethana të dyshimta në Kosovën ende nën sundimin serb, shënon fillimin e fushatës së egër kundër personazhit. Në atë libër, heroi i parë i shqiptarëve, trajtohet as më pak, as më shumë si hajdut kuajsh dhe agjent i Italisë. Vetë autori, i përndezur prej sulmit të vet, e shpall veten turk. Ndërkaq, autori i librit mëton cilësimin si disident. Ndaj pyetjes, për ç’merita? Përgjigjja është e prerë: për një promemorie që i paska dërguar Enver Hoxhës, më 1953. Sipas saj, është ndoshta shkrimtari i parë në Shqipëri, që ka guxuar t’i shkruajë diktatorit: ti dhe shokët e tu jeni vrasës, që jo vetëm do të vrisni më pas njëri-tjetrin, por do ta mbytni vendin në gjak!

Tingëllon disi e pabesueshme për cilindo, por sidomos për strehsat. Dyshimi për promemorien dyfishohet kur sillet ndër mend e kaluara letrare e personazhit: shkrimtar si shumë të tjerë, me lavde për komunizmin dhe kulmi, pikërisht në mars të vitit 1953, pak kohë përpara promemories, me poemën më himnizuese, kushtuar Stalinit, në ditën e vdekjes së tij. Këto kujtime prekëse nuk e ndryshojnë aspak statusin e personazhit. Madje, ai nuk lëkundet as kur strehsat, këtë herë të zemëruar keq, zbulojnë se kinse disidenti, ose kinsi, siç do të quhej shkurt, jo vetëm s’ka qenë kundër regjimit, por ka qenë oficer i Ministrisë famëkeqe të Brendshme, pra, pjesë e thelbit gjakatar të shtetit. Që njeriu gëzonte mbrojtje të fshehtë, kjo ishte e qartë. I turbullt ishte shkaku.

Mbrojtja shtrihej në të dyja regjimet: në komunizëm dhe në paskomunizëm. Nga të dy krahët e politikës: e djathta dhe e majta. Vetvetiu bëhej pyetja: disident kundër kujt kishte qenë në të vërtetë kinsi? Me ç’dilte, disidenca e tij më e qartë paskësh qenë kundër Skënderbeut. Ajo kundër regjimit mbetej për t’u vërtetuar.

S’do të kalonte shumë kohë dhe, pas Kastriotit, do të hidhej hija e keqe për atë që quhej periudha më e ndritur e historisë shqiptare dhe bijë e drejtpërdrejtë e Iluminizmit evropian Rilindjen Kombëtare. E pas saj, mbi gjithçka të shpallur si vlerë morale e kulturore e kombit: mbi gjuhën shqipe, mbi zanafillën ilire të saj dhe të gjithë shqiptarëve, mbi themeluesin e shtetit shqiptar më 1912, gjer mbi Nënë Terezën, që gjatë ceremonisë së çmimit “Nobel”, në Oslo, kishte treguar moselegancën të zinte ngoje zanafillën e vet shqiptare. Strehsat, merret me mend, e humbën çdo durim. Pas shpenzimit me tepri të epitetit “antishqiptar” e bënë disi më të larmishme listën e sharjeve. Iu kujtuan mohsave prejardhjen nomenklaturore, duke mos harruar t’i krahasonin me vezë të gjarprit, që donin të mbronin krimet e etërve të tyre, gjë që nuk u prit mirë prej opinionit publik. Një etikë e heshtur ishte bërë zotëruese, ndërkaq, në Shqipëri, që gjëra të tilla të mos kujtoheshin.

Çështja e gjuhës shqipe në “Shêjzat” e Ernest Koliqit





Nga Prof. dr. Tomor Osmani


Në vitin 1957 doli për herë të parë revista kulturore.



“Kjo e përkohëshme don të jét tryezë e lirë kuvendi burrnuer, të mbajtun brênda caqeve t’urtis e njerzis”



56 vjet më parë, pas një heshtjeje 4-vjeçare, qarkulloi në Romë numri i fundit i revistës në emigracion “Shêjzat” (Le pleiadi), numër përkujtimor kushtuar themeluesit të këtij organi, shkrimtarit Ernest Koliqi, me rastin e 75-vjetorit të lindjes (1903-1975) dhe 3-vjetorit të vdekjes.

Revista “Shejzat” ishte një e përkohshme kulturore, shoqërore, artistike me pronar Ernest Koliqin dhe kryeredaktor shkrimtarin Martin Camaj, i cili ishte kthyer në vitin 1956 nga Jugosllavia në Romë për të vazhduar studimet pasuniversitare. Ardhja e M.Camajt në Itali, sqaron redaksia, e trimëroi E.Koliqin për të botuar një revistë, pasi “Martin Camaj vinte në Romë i përgatitur shkencërisht në gjuhësi, si nxënës i Bariçit dhe i pajisun me veti të nalta letrare. Ai kishte botuar në Kosovë dy vepra letrare (“Një fyell nder male”, Prishtinë, 1953 dhe “Kanga e Vërrinit”, Prishtinë, 1954, T.O). Ky faktor dhe të tjerë ndikuan te Koliqi që të fillojë punën për nxjerrjen e revistës”.

Në këtë shkrim do të ndalemi vetëm në kontributin për gjuhën shqipe të kësaj reviste.


* * *

Revista “Shejzat” u botua në Romë nga një grup të mërguarish nga Shqipëria, me prirje letrare, gjuhësore dhe historike. Ata ishin intelektualë të njohur që kishin botuar edhe më parë në shtypin shqiptar të paraluftës. Duhet të përmendim këtu E.Koliqin, ideatorin e kësaj reviste, Martin Camajn, Karl Gurakuqin, Mustafa Krujën, Luigj Marleken, Zef Valentinin, Tahir Kolgjinin, Daniel Gjeçajn etj. Këshilli drejtues përbëhej nga albanologë dhe filologë të dëgjuar, si: G.Grimm, G.Gradilone, C.Haebler, H.J.Kissling, A.Schmaus etj.

Numri i parë i revistës qarkulloi në gusht të vitit 1957. Ajo vazhdoi pa ndërprerje për 18 vjet rresht (1957-1974), pa ruajtur periodicitetin e saj. Numri i fundit i përket vitit 1978, që shënon mbylljen përfundimisht të kësaj reviste.

Revista u hap me artikullin e redaksisë “Mbas udhëhekjes së ‘Shêjzavet’, e cila e konsideron botimin e këtij organi një detyrë intelektuale kundrejt atdheut”. Dhe në vazhdim, në mes të tjerash, shkruan: “Kjo e përkohëshme don të jét tryezë e lirë kuvendi burrnuer, të mbajtun brênda caqeve t’urtis e njerzis. Çdo shqiptar qi ká nji mendim fryt-dhânës për të shfaqun dhe din t’a shfaqi në shqipe të pastër, çdo intelektual qi lakmon të rrahi nji çashtje ditunore ase don të paraqesi prodhimet e veta letrare ka me gjetun vend në këto fletë t’ona…”

Shkrimet e përfshira në këtë organ kishin karakter problemor, njohës, informues, ishin kryesisht studime jo të gjata, artikuj, recensione, bibliografi, kronika etj., ku një pjesë e tyre kishin edhe karakter praktik, pasi mërgata shqiptare kishte nevojë për shkrime të një natyre të tillë, duke qenë se lidhjet me atdheun mëmë i kishte të shkëputura. Artikujt më të shumtë, që i ndeshim në këtë revistë, kanë qenë për problemet e letërsisë, krijime letrare dhe gjuhësore, që i kalojnë 600 shkrime me këtë tematikë. Për fushat e tjera të dijes ka pasur më pak botime.

Artikujt e studimet u bënë objekt i disa kumtesave dhe shkrimeve, kryesisht pas viteve ‘90 të shekullit të kaluar, që i ndeshim në organe të ndryshme të shtypit periodik dhe shkencor. Gjithashtu, disa nga bibliotekat shtetërore ose private filluan të pajisen me koleksionin e plotë të kësaj reviste dhe u botuan edhe dy bibliografi për këtë organ: njëra për artikujt e studimet për gjuhën dhe letërsinë shqipe nga M.Gero (2002) dhe më pas një bibliografi e plotë kronologjike nga Ë.Kamsi (2009).


* * *

Një ndër problemet e shoqërisë shqiptare pas shpalljes së pavarësisë së vendit tonë ka qenë çështja e gjuhës së përbashkët shqipe, pasi zgjidhja e alfabetit të njësuar kishte marrë fund më 1908, në Kongresin e Manastirit. Nuk kaluan shumë vite pas kësaj ngjarjeje të rëndësishme, kur në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit XX u mblodh Komisia Letrare Shqipe në Shkodër (1916-1918), që do të merrej, përveç çështjeve të tjera, edhe me gjuhën e përbashkët shqipe. Zgjidhja e kësaj çështjeje ishte një problem delikat, i kushtëzuar nga shumë faktorë politikë e shoqërorë, kulturorë dhe arsimorë. Me intelektualë të formuar, pjesa më e madhe nga fusha filologjike, Komisia Letrare Shqipe në Shkodër arriti në përfundimin se e folmja e Elbasanit “edhe ndën pikëpamjen e formavet, po sidomos ndën pikëpamjen e sintaksës asht si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes, duhet të zgjidhet si gjuhë shkrimi me ato rregulla orthografike që na duken të drejta dhe t’arsyeshme”. Kështu misët e Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër përcaktuan një politikë gjuhësore për zgjidhjen e gjuhës së përbashkët, mbështetur në konvergimin e të dy dialekteve dhe të vendosjes së një standardi të vetëm gjuhësor. Diskutimi për këtë problem vazhdoi edhe më vonë, pasi kërkohej një zgjidhje sa më e drejtë dhe sa më e pranueshme. U aktivizuan për këtë çështje me shkrimet që botuan edhe organet e kohës.

Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, me ndërrimin e regjimit në Shqipëri u dhanë sinjalet e para se ku duhet të mbështetej gjuha e përbashkët shqipe, në cilin dialekt. Në vitin 1948 u botua “Orthografi e gjuhës shqipe”. Ky drejtshkrim botohej në gegërisht, ndikim i së kaluarës, duke dhënë trajtat e dy dialekteve: gegërisht dhe toskërisht. Ndërsa në botimin e vitit 1951 vihet re një prirje e kundërt, që me këtë kurs vazhdoi edhe në botimet e tjera të mëvonshme. Kështu, toskërishtja mori udhë deri në zgjidhjen përfundimtare që i dha Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në vitin 1972.

Ky organ nuk është marrë ekskluzivisht me këtë çështje, por, përmes shkrimeve të ndryshme, janë dhënë disa konsiderata për këtë problem. Ata nuk pranojnë asnjë zgjidhje tjetër përveç përcaktimit nga Komisia Letrare Shqipe Shkodër. Zgjidhjet e dhëna nga Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972 u kundërshtuan, gjë që vërehet që nga numri i parë deri te numri i fundit i revistës, ku mbizotërues ka qenë gegërishtja, me ndonjë përjashtim, kur autorët kanë qenë nga Shqipëria e Jugut. Për shumë vite ky ka qenë problemi më delikat i shoqërisë shqiptare, i cili është shfaqur edhe në disa shkrime të botuara pas vitit ‘90 të shekullit të kaluar. Revista “Shêjzat” u kushtoi disa shkrime edhe problemeve të tjera gjuhësore, si historisë së shkrimit shqip, fjalorëve të gjuhës sonë etj. Kështu, në numra të ndryshëm, ajo botoi mjaft të dhëna për fjalorët e gjuhës sonë, duke u marrë edhe me shpjegimin e drejtë ose jo të kuptimit të fjalëve. Revista kishte hapur një rubrikë, ku u jepte përgjigje pyetjeve të lexuesve të ndryshëm nga trojet shqiptare. Sipas Karl Gurakuqit, që ishte autori i shumë përgjigjeve, kjo rubrikë po shndërrohej në një letërkëmbim në mes “Shêjzavet” dhe lexuesve, ku trajtohen edhe çështje që po e prishnin gjuhën tonë, si vërshimi i fjalëve të huaja dhe lufta që duhej bërë kundër tyre. Ka edhe recensione, si për fjalorin e vitit 1954.

Ajo u bëri jehonë edhe botimeve dhe studimeve për veprën e parë të gjuhës shqipe “Mesharin” e Gjon Buzukut. Kështu, Luigj Marleka në shkrimin “Doli libri ma i vjetri i gjuhës shqipe”, vlerësonte botimin e kësaj vepre nga Namik Resuli në vitin 1958, që e konsideronte “Mesharin” si “veprën më të lartën e letërsisë kombëtare”, por Marleka e çonte edhe më tej idenë, duke theksuar se mbi gurin e themelit që Buzuku i vuni shqipes “Fishta ngrehi përmendoren e Shqipnisë”. Autori jep edhe versionin e tij për humbjen e “Mesharit” për shumë kohë. Botimi i “Mesharit” nga Namik Resuli kishte vlera, përveç transkriptimit me alfabetin e sotëm, përfshinte edhe tekstin origjinal që Resuli, sipas Marlekës, këtë vepër “e ka këndue mirë”. Edhe në ato raste kur ka pasur gabime, që i kanë rrëshqitur Buzukut, e Resuli u përpoq t’i ndreqte, por edhe Resulit i kishin shpëtuar disa prej tyre. Autori i shkrimit shënon se në cilat fjalë janë bërë këto gabime.

U botua edhe shkrimi i M.Camajt “Për vokalin nazal ke Buzuku”. Autori theksonte se “Meshari” i përket gegërishtes dhe për analizën e gjuhës duhet të nisemi nga ky dialekt. Gjuha e Buzukut, përveç tipareve më të veçanta të së folmes së vendlindjes, ai do të përdorte, sipas Camajt, fjalë e trajta të tilla nga treva e Gegërisë nga ai rrjedh. Dhe autori sillte shembuj të përzierjes së trajtave të ndryshme të së folmes së Veriut, kryesisht të viseve “anë e kand përqark të liqenit të Shkodrës tue përfshi edhe një pjesë të Malësisë së Madhe deri në Tivar”. Për Camajn, Buzuku duhet t’u përkasë këtyre zonave dhe për këtë sjell argumentet e tij, si fjalët e shumta me tiparet gjuhësore veneciane dalmatine dhe fjalët e huazuara nga sllavishtja. Për Camajn, këto dukuri zbulojnë se “krahina e Buzukut do të ketë qenë shumë afër sferes dalmatino-venete dhe sllave: gjeografikisht i përgjigjet hapsina çka merr prej liqenit të Shkodrës, tue përfshi një pjesë të Malsisë së Madhe deri në det”. Për autorin “nuk mund të caktohet kurrsesi vendlindja me një vërtetësi të madhe, pa hije dyshimi”.

Një përshkrim i hollësishëm i bëhet tezës së doktoratës së M. Camajt “Meshari i Gjon Buzukut…”. Tezat që shtroi autori në këtë studim, paraqesin interes edhe sot. Kështu, në kreun e tetë të doktoratës autori shqyrton gjuhën e veprës së Buzukut. Për pjesën e Ungjillit, Camaj mendonte se kjo nuk ishte përkthyer e gjitha nga Buzuku e “se ky ka pasë për duersh shqipnime ba nga latinishtja e nga greqishtja e kështu që Buzuku në shumë copa ka qenë ma tepër nji redaktues i mirë sesa përkthyes”. Autori mbështeste mendimin e E. Çabejt se në vepër kemi të bëjmë me një gjuhë kishtare të përbashkët, por meqenëse Buzuku ishte shpesh herë përpilues, gjuha e “Mesharit” nuk mund të quhej e nji shkrimtari të vetëm.

Revista, siç e theksuam, ishte një dialog pyetje e përgjigje me lexuesit. Ajo kishte hapur edhe një rubrikë të titulluar “Hulumtime gjuhësore”, mbajtur nga gjuhëtari Karl Gurakuqi. Kjo rubrikë pati jetëgjatësi, por edhe ndërprerje. Në këtë rubrikë u botuan shkrime me karakter gjuhësor dhe drejtshkrimor, më shumë me karakter praktik në përgjigje të pyetjeve që bënin shqiptarët e mërgimit redaksisë së revistës “Shêjzat”. Në shtjellimin e çështjeve gjuhësore nuk ka pasur ndonjë orientim të caktuar, pasi trajtimi bëhej nga pyetjet e lexuesve. Ajo është marrë më shumë me çështje morfologjike dhe leksikore, të cilat gjithashtu nuk kanë qenë të shumta. Këtu ndeshim edhe përgjigje me karakter drejtshkrimor, si ku bie theksi i fjalës Flamur, si të shkruajmë emrat e huaj etj.

Një vend të gjerë u ka kushtuar edhe çështjeve leksikore, ndonëse nuk ka një rubrikë të veçantë. Autor i shpjegimeve leksikore është Karl Gurakuqi, që vëmendjen e ka përqendruar te ndryshimi semantik i disa çifte fjalësh, që në pamje të parë duken si sinonime, por që për autorin janë fjalë me kuptim jo të njëjtë ose të përafërt. Ai ndalet edhe në disa sinonime që i konsideronte “pasuri e gjuhës”, pasi “përdorimi i tyne i jep bukuri shprehjes dhe nuk lë dyshim kuptimi… Nga përdorimi i natyrshëm dhe vevetishëm i sinonimeve njifet zotnimi i gjuhës, gjykohet përgatitja gjuhësore e shkrimtarit.”

Në këtë organ janë botuar edhe studime nga fusha leksikore. Kështu, Mustafa Kruja, në tre numra të revistës, me pseudonimin Shpend Bardhi, botoi artikullin “Mbi Fjalorin e Frangut të Bardhë të vitit 1635”. Në shkrimin e parë paraqet parathënien e fjalorit të Bardhit. Jepen sqarime që paraqesin interes për 93 fjalë, togfjalësha dhe fjali. Në shkrimin e dytë, autori bën fjalë se cilat janë tekstet shqip në fjalor. Ky fjalorth duhet të ishte thirrur në formë vocërrake, pasi ka nja 2300 fjalë shqipe në përkthim të 5000 fjalëve latine. Në shkrimin e tretë botoi “Proverbia et sententia Epirotarum”. M.Kruja jo vetëm që i botoi 113 proverbat, por bëri edhe sqarime, kryesisht gjuhësore për mjaft prej tyre. Shënimet e autorit janë shumë të hollësishme dhe rrokin të gjitha proverbat e fjalorit.

Fjalori i ribotuar nga E.Sedaj në Prishtinë, në vitin 1983, ndërsa me rastin e 400-vjetorit të Fjalorit, për herë të parë në Shqipëri kemi një botim anastatik nga “Botimet Çabej” (Tiranë, 2006), shoqëruar nga një parashtesë prej 17 faqesh nga Ledi Shamku-Shkreli. Është përfshirë edhe parathënia e M.Rokut, përkthyer nga Vili Kamsi.

Në katër numra të tjerë të revistës botohet artikulli i Tahir Kolgjinit me titull “Fjalët turkisht ose të ardhuna me anën e turkishtes, të përdoruna në ‘Lahuta e Malcis’”. Duhet theksuar se emigracioni që ishte larg shqipfolësit dhe kultura gjuhësore e shumë prej tyre të linte për të dëshiruar, i lindte nevoja dhe kërkesa për sqarime të tilla gjuhësore jo vetëm për disa sinonime të shqipes, por edhe për përdorimin e drejtë të disa fjalëve. Gurakuqi, përveç sqarimeve të tilla leksikore, ndalet edhe në disa dysi leksikore, duke i dhënë prioritet fjalës, që për autorin ishte më e drejtë. Dija e sotme disa nga ato shpjegime që ka bërë Gurakuqi i pranon, disa jo.

Revista u ka dhënë vend edhe disa prej figurave më emblematike, të trajtuara në këtë organ. Janë mbi 15 autorë që revista i ka bërë jehonë jetës dhe veprës së tyre, si M. Kruja, G. Petrota, Marko la Piana, A. Cirrincione, F. Konica, E. Koliqi, K. Kamsi, A. Xhuvani, M. Lambertz etj. Ajo ka botuar edhe mjaft studime me vlerë për kohën nga fusha e gjuhës shqipe, ku kryet e vendit në këtë rrafsh e zë M.Camaj, me shkrime të tilla, si: Shëndrrimi e përpunimi i thanjeve popullore në Lahutën e Malcis, Sprovë për gjetjen e kritereve në analizën e emnavet të vendbanimeve, studime për veprën e Buzukut etj., por janë botuar edhe shumë recensione për veprat e e I.Ajetit, E.Xhordanos, K.Taliavinit, A.Stipçeviçit, A.V.Desnickajas, M.Gabinskit, G.Grimit etj.

Revista për aq kohë sa qarkulloi pati jehonë në emigracion, pasi qe një ndër organet e rralla që botohej jashtë atdheut, në gjuhën shqipe. Albanologu M.Lamertc, duke lexuar këtë revistë, shkruante për një nga rubrikat e saj: “Hulumtimet të bahen përherë ma të vlefshme dhe që kërkimet tona shkencore në ‘Shêjzat’ që asht një revistë me brendi të pasun e të zgjedhun, të kenë suksese gjithnjë ma të mëdhaja”.

Ky organ hyri në historinë e publicistikës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar si një botim me rëndësi dhe me vlerë për problemet e trajtuara me karakter letrar, historik, gjuhësor etj. në ata artikuj të përfshirë në këtë revistë, që u botua jashtë vendit tonë.

Libri i marrëzive të Edi Ramës



Artan Hoxha



Në mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar” Rilindas”, më 6 shtator 2013, Edi Rama, ndër të tjera, deklaroi se “…Të humburit na kanë lënë në dorë një libër të trashë marrëzish e gabimesh për të mos u përsëritur…”.

Gjykimin objektiv për Sali Berishën dhe demokratët e tij ia la historisë, kur foli dy ditë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, dhe pra, i ndërgjegjshëm për subjektivizmin e tij, Edi Rama vazhdon, edhe fare pak ditë para se të bëhet Kryeministër prej vërteti, të zhvillojë gjykimin e tij subjektiv ekstremist për palën tjetër – Sali Berishën dhe demokratët e tij – pasi Ilir Metën dhe LSI i çliroi nga çdo rol e përgjegjësi pak para dhe vazhdimisht pas marrëveshjes parazgjedhore të 1 prillit 2013. 

“Libri i Marrëzive” të qeverisjes së shkuar, me autor Edi Ramën, e ka të fshirë tashmë kapitullin për Ilir Metën, i cili zinte mjaft vend te libri pararendës – “Kurbani” – e shumë më tepër vend në librin e pabotuar të Edi Ramës “Raporte e fjalime 2008-2011”. 

Subjektivizëm i kësaj shkalle – më elastik se llastiku i benevrekëve – rrëzon edhe atë pjesë objektive që mund të ketë mendimi i tij. Ndonëse në të drejtën e tij për të gjykuar me subjektivizëm kundërshtarin, tashmë në rolin e Kryeministrit, do të ishte më e udhës që Edi Rama të reflektonte, në radhë të parë mbi marrëzitë e veta dhe meritat e kundërshtarit e, më pas, mbi meritat e veta dhe marrëzitë e kundërshtarit. 

Meqë po bën të dytën e jo të parën, të tjerët duhet të bëjnë të parën që ai s’ka ndërmend ta bëjë. Le t’ia nisim me leximin e disa pjesëve nga “Libri i marrëzive të Edi Ramës”.

Kapitulli I: MARRËZITE E EDI RAMES

…Edi Rama eci para, gjatë kohës që Ilir Meta ishte Kryeministri i suksesshëm i socialisteve, i pari që rivuri në punë shtetin për të përfunduar ca nga rrugët e nisura e të pabitisura. Asokohe, Edi Rama thoshte lart e poshtë se “shqiptarët nuk duan t’ia dinë për drita e ujë, por për rrugë. Rrugë, rrugë, rrugë! Veç për rruge të përdoren fondet, edhe ato të ndihmës ekonomike” e pak me vonë s’la marrëzi pa bërë kundër Rrugës së Kombit, unazës së Tiranës apo tunelit të Elbasanit e, pas 13 vitesh, para zgjedhjeve 2013, u ankua pse Sali Berisha bënte rrugë, rrugë, rrugë….

…Ndërsa e projektonte veten larg dhe lart, në shtator 2002 Tiranën e plevitosi me ujin e liqenit që rrodhi bollshëm nga diga, ku për dreq harruan portën hapur e ndërkohë, Edi Ramën e zunë ethet, ndërsa treshja Nano-Berisha-Meta sapo kishin hyrë në sezonin e mirëkuptimit. Ndjeu se paqja kërkonte kurban e ai mund të ishte dashi… Në fakt, Sali Berisha e kërkoi kokën e tij përmes hetimit parlamentar nën drejtimin e Sokol Olldashit, por vonë, diku nga pranvera 2003, kur kishte filluar çarja Nano-Meta dhe ftohja Berisha-Nano. Sezoni i mirëkuptimit tresh kishte mbaruar. I sigurt se nuk ishte më dashi i kurbanit, Edi Rama iu turr me megafon e bylbyla Olldashit në Kuvend duke e quajtur Oll-delja, ndërsa nuk përtoi të mbushte Tiranën, për gjithë natën e 31 marsit duke u gdhirë 1 prilli, me parulla për doktorin gënjeshtar. I gëzohej si fëmija akteve të veta dhe aftësive parashikuese mbi rreziqet. Kurbani si koncept, 1 prilli si datë e shquar dhe bylbylat si instrument, iu ngulitën në mendje dhe i përdori gjithnjë e me shumë….

…Pasi vetë Jozefina Topalli pohoi në një intervistë televizive, diku nga shkurti 2006, se disa muaj më herët i kishte kërkuar Theodhori Sallakut të dorëhiqej nga kryeprokuror e ky as që e prishi terezinë e vazhdoi punën plot dy vite paskëtaj, Edi Rama i vuri deputetët socialistë të demonstronin me bylbyla në Kuvend, fill pas deklaratës së kryeparlamentares. Nga ky moment, ua mati kokën me pe deputetëve socialistë që u ndaloi të kujtonin çdo sukses e meritë socialiste në të shkuarën duke i vënë damkën e politikës së vjetër dhe, në mandatin tjetër, 2009-2013, ua bëri Kuvendin çil-e-mbyll dhe çuditi edhe vetë Stefan Fule-në, kur i futi në garë kush-e-kush të duronte më gjatë pa ngrënë, ndërsa ai vazhdonte me stoicizëm dietën proteinike të këshilluar nga specialisti….

…Parandjenjën e rrezikut të kurbanizimit nga Berisha-Nano e pati aq të fortë në 2007-n, me gjithë përpjekjet qetësuese të Ilir Metës për fitoren e sigurt, aq sa për hatër të tij u mblodhën te Presidenti një duzinë burrash me mend e hartuan një traktat të tërë veç mbi certifikatat e u vendos shtyrja me një muaj e zgjedhjeve lokale. Si guri në lumë i të marrit që hajde e nxirre pastaj….

…Aftësinë e nuhatjes së rrezikut e perfeksionoi mbasi ndërroi jetë i ndjeri Kosta Trebicka. Edhe FBI që zbarkoi në Tiranë, konfirmoi vdekjen aksidentale të të ndjerit, por Edi Rama, megjithatë, organizoi protestën kundër qeverisë, në bulevard, para Kryeministrisë, protestë në të cilën ai e disa pasojës mbajtën një sërë fjalimesh që e bënin qeverinë minimalisht fajtore për mungesën e sigurisë në gjueti e maksimalisht vrasëse të të ndjerit. Sikur të ishte e vërtetë që ajo qeveri të ishte aq e aftë sa të bënte vrasjen perfekte sa edhe FBI të gënjehej ngjarjet në këtë vend do të kishin rrjedhur ndryshe. Por, mesa duket, për Edi Ramën, pikërisht ngaqë FBI nuk vërtetoi vrasjen por aksidentin, ngjarja ishte vrasja perfekte e Sali Berishës, e meqë ky kishte bërë një vrasje të këtillë s’kish ç’ta ndalte të bënte një të dytë perfekte ndaj, Edi Rama nxori njerëzit në rrugë për dy punë, edhe kompensonte ç’nuk bëri në mars, edhe i dilte të keqes përpara. Nga ai moment i shijoi shumë protesta në bulevard….

…Ndaj, për Edi Ramën edhe vjedhja e të paktën 75 mijë votave në zgjedhjet 2009 nga Sali Berisha i dukej gjithnjë e më e vërtetë, sa më shumë i pamundur dukej ai operacion gjigant që kërkonte një ushtri prej të paktën 10 mijë manipulatorësh, secili me shtatë a tetë karta identiteti të rreme, që votuan secili shtatë a tetë herë atë ditë sipas një plani perfekt shpërndarjeje në të paktën 2000 qendra votimi, ku e dinin se i prisnin 7-8 mijë komisionerë syleshë, të blerë a të trembur, socialistë. Të njëjtin operacion paskësh realizuar Sali Berisha, krah-për-krah me Ilir Metën, në Bashkinë Tiranë në maj 2011, ku sipas Edi Ramës te “Kurbani” u manipuluan 10 mijë vota, ndaj mori frymë i lehtësuar veç kur Ilir Metën e pati në krah në zgjedhjet 2013….

…Tiranën, krenarinë e tij, e çliroi nga kioskat. Në fakt, kurajën i pari e pati Pandeli Majko kryeministër dhe Ilir Meta zëvendës, por Edi Rama, më pas, e zhvilloi në shkallë të gjerë, e për këtë i duhet njohur merita, por njëkohësisht e mbushi Tiranën me pallate pa plan, ndonëse planin e premtoi se do e bënte brenda vitit të parë, pra brenda 2001-shit, e nuk e përfundoi dot as në 2011-n e tashmë thotë se do ta anulojë planin e Bashkisë së Tiranës e komunave përreth që e bëri, siç kishte premtuar, brenda vitit të parë të mandatit, pasardhësi i Edi Ramës në Bashki, njëherazi i Sali Berishës në parti, Lulzim Basha i cili sapo hapi kantierin e madh të Tiranes Nr. 3….

Kapitulli II: SI REFLEKTON EDI RAMA NDAJ MARRËZIVE TË VETA

Megjithëse lista e marrëzive është e gjatë (shih librin e plotë), gjithsesi Edi Rama ka aftësinë të mësojë prej të tjerëve e të reflektojë mbi marrëzitë e veta, por së shumti, vonë dhe mbrapsht.

……Mësoi shumë nga Sali Berisha se si ta bënte partinë njësh me veten, aq sa ia kaloi edhe vetë atij. Nëse te demokratët, veç nja dy veta bënë grevë urie, Edi Rama shënoi rekord gines me 200 grevistët e tij të urisë; nëse demokratët bojkotonin herë pas here Kuvendin, Edi Rama e zgjati plot dy vite bojkotin parlamentar o me mungesë totale në Kuvend, o mosmarrje pjesë në votim a komisione të deputetëve socialistë; nëse te demokratët të paktën 20% mbështesin kandidatin alternativ për kryetar partie, te socialistët vota për kandidatin alternativ përfundoi poshtë 5%-shit; nëse te qeveritë e demokratëve, edhe në kohën e kontrollit maksimal nga Sali Berisha, kishte gjithnjë ca ministra që nuk ishin besnikë të tij, kjo s’ndodhi me Edi Ramën në Bashki dhe s’po ndodh as tani në qeveri….

….Duke mësuar nga kundërshtari, zhvilloi protestën e dhunshme të 21 janarit 2011, ndonëse edhe vetë amerikanët ia kërkuan të  mos e bënte të dhunshme, protestë që e paralajmëroi herë si një biçim 1997 artificiale e herë si një biçim pranvere arabe e që përfundoi si një biçim 14 shtatori 1998, por me motive të dobëta, pasi gjaku, ndryshe nga 14 shtatori, u derdh gjatë e jo para protestës dhe Kryeministri qëndroi në godinë e nuk i bëri bisht sulmit. Protesta e dhunshme ishte reflektimi ndaj gabimit që bëri në mars 2008, pas shpërthimit tragjik të Gërdecit, kur nuk shfrytëzoi rastin të rrëzonte dhunshëm qeverinë e s’mund ta linte më t’i ikte ky shans në janar 2011 pas videos Meta-Prifti, ndonëse Ilir Meta dha dorëheqjen. Por këtu nuk ia doli t’ia kalonte kundërshtarit, kuptoi deri ku ishte kufiri, e mirëkuptoi Sali Berishën kur ai i foli drejtpërdrejt më 23 janar, reflektoi së dyti dhe kuptoi gabimin e reflektimit të parë. Hoqi dorë nga dhuna e për këtë u premtoi edhe amerikanëve, por katër veta humbën jetën e dhjetëra protestues e policë u plagosën në këtë ngjarje të provokuar deri në kufijtë e çmendurisë në Shqipërinë e NATO-s e të lëvizjes së lirë….

….Edi Rama reflektoi edhe mbi gabimin që bëri në prill 2008 me ndryshimet e Kushtetutës. Që kishte gabuar e pranoi publikisht në prill 2012, por duket se ka reflektuar pendueshëm që në janar 2009. Në fakt, pasi mori Kodin Zgjedhor që donte në dhjetor 2008 e për këtë i dha Sali Berishës çdo konsensus ligjor që ky i kërkoi gjithë atë vit e nuk ia ndjeu fare për vuajtjet e urisë së Ilir Metës dhe shokëve të tij bashkëvuajtës, pas këtij momenti, që nga janari 2009 nuk dha më konsensus për asnjë ligj – si p.sh. ai i Gjykatës Administrative, që mund të ishte miratuar atë muaj- e më pas nuk dha votën për dy vite rresht, qoftë edhe për hir të heqjes së vizave. Edhe pasi shkroi “Kurbanin” e deklaroi në shtator 2011 se opozita duhet të sillet si qeveri lidhur me integrimin, nuk dha votën për tri ligjet e famshme në tetor-dhjetor 2012, duke bllokuar për të tretin vit marrjen e statusit të vendit kandidat, ndërsa miratimin e dha fët-e-fët sapo Ilir Meta, aleati strategjik, ia kërkoi si një nga kushtet e aleancës së re të 1 prillit 2013, pasi s’kish se si të bashkoheshin europianisti integrues me bllokuesin e integrimit pa dhënë këtë provë. Shqipërisë i tha Jo. Ilir Metës i tha Po….

Kapitulli III. A ËSHTË RAST I PASHPRESË EDI RAMA?

….Marrëzitë më të mëdha, por edhe reflektimin më të thellë Edi Rama i ka të lidhura me Ilir Metën. Ai ishte i ndërgjegjshëm që përçarja e majtë ishte fara e humbjes në 2005 – farë të cilën, Edi Rama, nëse nuk e vaditi me pompë, ia hodhi një kanoçe. Për përçarjen me pasojë humbjen akuzoi Fatos Nanon, i zuri vendin dhe ribashkoi të majtën në zgjedhjet 2007-s, në të cilat, bashkë me Ilir Metën, fitoi Bashkinë Tiranë e disa bashki të tjera kryesore. Por, si të mos mjaftonin këto dy prova për domosdoshmërinë e aleancës – prova këto njëra në humbje e tjetra në fitore – e ndonëse e paralajmëruan, ribëri gabimin e Nanos që, në këto rrethana përsëritëse, kualifikohet supermarrëzi, e për rrjedhojë humbi në 2009 dhe në 2011….

…Nëse s’do kishte bërë këtë supermarrëzi, do t’i kishte kursyer shumë andralla vetes dhe vendit e do qeveriste që nga 2009. Ndaj, ndërsa në 2013 korri frytet e reflektimit e, më në fund, do të bëhet Kryeministër, do të paguajë edhe koston e vonesës duke mbajtur kalaqafë Ilir Metën e fuqizuar e shumëfishuar, i cili, aty sipër, e ka kapur fort për veshësh. Reflektimi, ndonëse i vonuar, jep ca shpresë, përveç nëse reflektimi përfshin vetëm se si fitohet me Ilir Metën e jo se si bashkëqeveriset me të. Për këtë bën mirë të pyesë jo vetëm Ilir Metën, por edhe Sali Berishën dhe prapë s’mjafton për të mësuar të gjitha yçklat…
 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...