“Kongresi i Berlinit me vendimet që mori, qytetin e Ulqinit nuk ia ankesoi Malit të Zi dhe po ashtu vendosi që Hoti dhe Gruda, t’i jepeshin Malit te Zi. Forcat shqiptare të Lidhjes së Prizrenit asokohe nuk lejuan që krahinat shqiptare të Hotit dhe Grudës t’i jepeshin Malit të Zi”.
“Më vonë pas Kongresit të Berlinit, bashkësia ndërkombëtare ndërhyri pranë Portës së Lartë, që Malit të Zi t’i jepej me koncesion për 100 vjet qyteti port i Ulqinit, pasi kjo ishte e mundur edhe me ndihmën e flotës ndërkombëtare “Por koncesioni mbaroi në vitin 1982.
Në këto kushte, Shqipëria ka të drejtën që t’i kërkojë Malit të Zi, që si hap të parë, qyteti I Ulqinit të shpallet fillimisht qytet i Lirë midis Shqipërisë dhe Malit të Zi”,
Kurse Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka reaguar lidhur me deklaratën e ish-Presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu, i cili ka thënë se ka ardhur koha për bashkimin Shqipëri-Kosovë.
Djuric thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të shqetësohet nga deklarata të tilla.
Ai thekson se “Moisiu nuk është i vetëm që shpreh këtë dëshirë pasi edhe shumë të tjerë ëndërrojnë ndryshimin e kufijve në Ballkan duke i marrë territor Serbisë”.
“E gjitha që mund t’u them atyre është se nuk mund të copëtojnë vendin tonë, as këtu e askund tjetër në territorin tonë”, tha Djuric në Graçanicë,