2013-09-18

Modeli franko-gjerman, i pazbatueshëm në rastin shqiptaro- serb

artikuj

 Mr. Ardian Ramadani

(Përgjigje klisheve dhe ideve të mbrapshta antikombëtare të disa individëve ndjellakeq)

Kur dëgjon dhe lexon njerëz të cilët përpos gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes nuk ofrojnë asgjë tjetër në shkrimet e tyre, njeriu e vendos gishtin në kokë se a të merr guximin për të shkruar, jo nga mungesa e guximit, po nga mungesa e interesimit për tu marrë me njerëz që kanë probleme të vërteta shëndetësore, morale, kombëtare dhe njerëzore.
Jam i vetëdijshëm se njeriu si qenie njerëzore shpesh gjatë hedhjes së ideve të veta në letër mund të ndodh edhe të bëjë gabime, gjë që është normale dhe e zakonshme. Po kur këto gabime përmirësohen dhe evitohen është shumë shpresëdhënëse se ai më nuk e përsërit gabimin e njëjtë, por kur njeriu, që shtiret si analist, opinionist e kush e di se çka gabon vazhdimisht, me të nuk ke çka të bësh, sepse aq i ka falur Perëndia kokë, nuk bën të merresh me të, por ama me idetë kancerogjene patjetër që po.
Kësisoj kohëve të fundit kam rastin nëpër portale dhe gazeta të ndryshme të shoh polemika mes analistëve dhe opinionistëve të shumtë, të cilët kanë filluar një polemikë mes veti, duke u bazuar në atë se kush kontribuoi më shumë për kombin shqiptar, figurat me përkatësi myslimane, katolike, ortodokse apo..... Unë nuk e kam mendjen të merrem me to, ngase e kam thënë vazhdimisht se ata figura qofshin të cilës do qoftë përkatësi fetare janë thesari ynë kombëtar dhe nuk guxojmë të i njollosim. Idetë e mija i kam shpalosur në shkrimin Kombi shqiptar përballë sfidave të jashtme dhe të brendshme, si dhe Rreziku i ri për kombin shqiptar. Më tepër nuk dua të shtoj asgjë. E kam thënë se kombi shqiptar duke i dhënë përparësi përkatësisë kombëtare, kohezionit ndërshqiptarë, respektimit të diversitetit fetar, librave të shenjtë fetarë dhe të tempujve të shenjtë fetarë, mbrojtjen e këtij diversiteti, mbrojtjes së pastërtisë gjuhësore dhe etnike, ngritjes dhe mbrojtjes së personaliteteve të famshme historike shqiptare, pa marrë parasysh se a janë myslimanë (Naim Frashëri, Hoxhë Tahsini, Ymer Prizreni, Adem Jashari...), katolikë (Skënderbeu, Gjergj Fishta, Nënë Tereza...) apo ortodoksë (Papa Kristo Negovani, Fan Noli...), do të jetë detyrimisht i suksesshëm dhe me relevancë në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Por ja që kemi njerëz të ndryshëm të cilët nuk mendojnë kështu si mendoj unë, dhe është e drejtë e tyre të njollosin shpifin, të shajnë përkatësinë fetare të shumicës shqiptare, të shajnë fetë, religjionin e kështu me radhë...
Mirëpo kohëve të fundit rastisa të lexoj një shkrim për atë se si duhet të zbatohet modeli franko- gjerman tek shqiptarët e serbët, për të luftuar “armikun” e Ballkanit, Turqinë. Nuk e di, por edhe nuk mund ta kuptoj se çfarë rreziku u kanoset shqiptarëve nga Turqia, kur ky shtet pranoi pavarësinë e Kosovës ndër shtetet e para, kur ky shtet merr pjesë në financimin dhe ndërtimin e Rrugës së Kombit, kur ky shtet zhvillon marrëdhënie të mira miqësore me Kosovën dhe Shqipërinë. Përse jemi të prirë që në vend të krijimit të miqësive të krijojmë vetëm armiqësi, këtë se kuptoj. E di se në Turqi kemi një pjesë bukur të madhe të kombit shqiptar, që është asimiluar ose është në asimilim e sipër, pikërisht për shkak të doktrinës së fortë dhe karakterit të fortë unitar të shtetit turk, mirëpo ne duhet të bëjmë përpjekje se si të fillojmë bashkëpunimin për të hapur ndonjë shkollë apo institucion për ata shqiptarë që janë atje, e jo të lypim armiqësi me Turqinë, kur dihet se ky shtet është edhe aleat i miqve tanë amerikanë dhe është faktor relevant në botë.
Kësisoj ideja për çiftëzimin shqiptaro- serb, duke u bazuar në modelin franko-gjerman nuk mund të shkojë assesi, ngase, e para Serbia dhe serbët ende nuk e kanë bërë katarsën e duhur dhe të nevojshme, duke na kërkuar neve si komb të tërë falje, duke na i paguar dëmet dhe reparacionet e ndryshme, duke e njohur shtetin e Kosovës dhe duke ndaluar përpjekjet për ndarjen e saj, duke i dhënë të drejtat ashtu si i kanë serbët në Kosovë, shqiptarëve të Kosovës Lindore, territor ky i ndarë padrejtësisht nga trungu amë, duke dëshmuar miqësi me të vërtetë dhe duke ndalur politikën hegjemoniste dhe kolonizuese ndaj shqiptarëve, duke i larë borxhet dhe hesapet me ne për shpërnguljet, vrasjet, dhunimet, maltretimet..... dhe duke i dënuar kriminelët e vet. Pa e bërë këtë nuk mund të ketë raporte të mira mes shqiptarëve dhe serbëve. Edhe po te ndodhte çudia të bëhej kjo, prapë se prapë, do të duhet të kalojë kohë që t`ia falim Serbisë krimet dhe mizoritë, si komb gjeneroz që jemi, por pa harruar kurrë kalvarin e vuajtjeve, kolonizimeve, çnjerëzimeve dhe persekutimeve. Këtë e ka bërë Gjermania dhe kombi gjerman me Francën dhe me francezët, ku edhe sot e kësaj dite paguhen dëme dhe reparacione këtij shteti dhe shteteve të tjera të cilave ajo i ka sjellë dëme. E Serbia lëre që nuk e ka bërë, po nuk ka as shenja treguese minimale për ta bërë këtë. E di që Ballkani do të ishte shumë stabil dhe më rehatshëm nëse do të integrohej në Evropë, po në Evropë do të integrohemi atëherë kur në mes vete do t`i zgjidhim problemet mirë e mirë dhe ti pastrojmë hesapet ashtu si duhet. Gjermania e ka bërë këtë duke u denacifikuar, duke i dënuar kriminelët e saj, (Gjyqi i Nurembergut), duke dëshmuar dhe duke vepruar në frymën e miqësisë dhe tolerancës dhe duke zgjatur si duhet dorën e pajtimit me kombin francez dhe me të tjerët. E tërë këtë e ka bërë jo për t`iu kundërvënë ndokujt tjetër, po për një avancim më të thellë ekonomik, politik dhe kulturor, dhe për të mos u ndarë nga vijueshmëria e thirrjeve të atyre njerëzve dhe figurave të ndritura që kërkonin një Evropë të bashkuar dhe jo Evropë të militarizuar dhe të përçarë.
Kësisoj, ideja e Evropës së bashkuar, është hedhur shumë kohë më parë, e prej atëherë kanë kaluar vite e shekuj, deri sa është jetësuar kjo ide, po jo ende komplet ashtu si duhet, e lëre më të bëhet një bashkim shqiptaro-serb kur deri dje kemi qenë dhe ende jemi në pikën kulmore të armiqësisë, për shkak të dëmeve kolaterale që na ka bërë Serbia dhe serbët.
Ideja e Evropës së bashkuar e lancuar fillimisht nga Charlemagne, nga Otton le Grand e Charles Quint, nga Pierer Dubois, nga spanjolli Suarez, holandezi Grotiusm anglezi William Penn (1693), nga Saint- Simoni (1814), nga Mazzini, nga Henri Feugneray dhe Victor Hygo, Candenhave Kalergi, Briandi, e deri ke Shumani dhe protagonistët e sotshëm, është një ide dhe projekt shumë madhor, i cili është për tu admiruar, ngase bazohet në krijimin e një institucioni supranacional duke e ruajtur secili shtet, komb apo shtet-komb substratin kombëtar, por e gjithë kjo jo për t`iu kundërvënë ndonjë fuqie tjetër.
Andaj, fillimisht ideja për një partneritet shqiptaro- serb është thirrje dhe kushtrim shumë i dëmshëm dhe antikombëtar, e bazimi i këtij partneriteti në ndalimin e hovit të Turqisë, (sepse gjoja Turqia do të na gllabërojë sipas këtyre pseudoanalistëve dhe pseudoopinionistëve) si dhe në krijimin e armiqësisë me Turqinë, që e kemi shtet mik, po me të cilën duhet të fillojmë të bashkëpunojmë, ngase kemi shumë shqiptarë atje, por për ata duhet të mendojmë ne, lidershipi ynë shqiptarë në Shqipëri dhe Kosove, është me të vërtetë pra një ide sa marroqe, aq e dëmshme, sa naive aq antikombëtare, sa e papjekur aq anticivilizuese....
Duke e pasur parasysh thënien e urtë Ai që di pak ose s`di hiç, bën dhe shumë zhurmë, besoj se edhe kjo klishe për armiqësi me Turqinë, si dhe kjo zhurmë edhe pse është shumë e dëmshme dhe antikombëtare, nuk do të ketë jehonën e madhe dhe do të mbese me ushtimën e një pushkaliqe, tek ne në Maqedoni i themi petarde...
Prandaj, e përfundoj shkrimin tim me thënien se Budallai shkon (ec) përpara që ta shikojnë, i mençuri shkon pas që të shikojë, e ne si shqiptarë nuk jemi budallenj që të nxitojmë dhe të propozojmë gjëra të tilla, ngase fillimisht dhe paraprakisht na kanë shumë borxhe fqinjët tanë serb po edhe të tjerët, që duhet patjetër të i lajnë, e që më pastaj të aplikojme modelin franko- gjerman.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...