Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/09/17
Poezitë e burgut…vështrim mbi poezinë e Visar Zhitit
Poezia e Visar Zhitit është poezi e dhimbjes, poezi e dashurisë për njeriun, poezi e dritës ndoshta për të kompensuar vitet e kaluara ne ferrin e burgut komunist, është poezi e lirisë së ëndërruar dhe e zhgënjimeve prej lirisë gjithashtu. Në poezinë “Ardhja e Pegasit në Qelinë time” një nga poezitë e para të burgut të botuara në librin e parë “Kujtesa e ajrit”, 1993, poeti shkruan: “Afër frëngjisë/ Nëpër barin e pakët- patkonj/ Kulloste një kalë/ Si dikur/ Si në ëndërr/ Trupi i tij i bukur/ Muzg i larë me shi dhe hënë/ Ç’e mirë të solli kështu/ Mos je ti Pegasi?!”
Pak a shumë në të gjitha poezitë e burgut jepet kështu magjia e lirisë e parë pas hekurave, aty ku çdo gjë merr më shumë kuptim. Çdo kafshë, çdo gjallesë, frut, pemë, që shihet prej aty është e afërt, e dashur. Poeti i burgosur e ndjen si gjallon jeta jashtë hekurave të qelisë së tij, i gëzohet lirisë së këtyre qenieve të gjalla dhe do ta ndajë këtë liri me to. Në një vend ku nuk e gjen lirinë në shoqërinë njerëzore, poeti përpiqet ta gjejë atë në natyrën e egër. Dritarja e burgut është qielli, është syri për të parë botën e jashtme, për ta kundruar, për ta ëndërruar, për t’i mbijetuar atij ferri ku humbën jetën mijëra njerëz. Një aspekt tjetër i poezive të burgut janë imazhet dhe portretet e jetës së të burgosurve brenda në burg, në kamp, në qeli, në galeritë e nëndheshme të minierave ku punonin të burgosurit në kushte të tmerrshme, në mensën e burgut, në banjot e burgut, etj. Poeti tregon jetën e këtyre njerëzve në fund të honit ku i kishte gremisur fati dhe ku nuk i mban gjallë thjesht supa e burgut por mbi të gjitha dinjiteti njerëzor dhe ëndrrat që s’mund të prangosen. Visar Zhiti shkruan se “I burgosuri/ gjithmonë ndodhet pas një dere të mbyllur”. Po, kështu përfytyrohet ai në çdo regjim. Edhe nëse i ka kushtet normale të ushqyerjes dhe fjetjes, liria e munguar është një gjë që s’mund të zëvendësohet dhe ai gjithnjë është para një dere të mbyllur, para një muri të lartë që ia zë gjithë pamjen. Poeti di të përdorë bukur figurën e antitezës duke ia kundërvënë robërisë, lirinë, shtypjes, flatrat e ëndrrave, materies, shpirtin.
Për pyetjet apo diskutimet që mund të bëhen nëse poezitë e burgut, të paktën 100, janë shkruar në burg apo më pas, unë s’do t’i kushtoja ndonjë rëndësi të veçantë. Në këtë poezi është kujtesa e atdheut në burgjet e diktaturës komuniste, më të egrës që ka njohur populli shqiptar në të gjithë historinë e tij, janë imazhet, përsiatjet e një poeti që u dënua për poezi, vuajti ferrin e burgut dhe kampeve të atij regjimi dhe ia arriti të dilte i gjallë dhe të na sillte këto dëshmi tronditëse.
Kujtim Morina
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment