2013-09-18

INTERVISTË ME ISH ATASHEUN USHTARAK TË ANGLISË NË TIRANË, MARK D. VICKERS



RIZA LAHI




KAM MBETUR PËRJETË “MARKU I SHKODRËS”
“ Ju mund të thoni se unë jam një
ëndërrimtar, por unë nuk jam i vetëm;
unë shpresoj se, një ditë, edhe ti do të
bëhesh me ne. Dhe atëherë, bota do të
rrojë si një e vetme” Xhon Lenon

Nënkoloneli Mark D. Vickers ka qënë atashe ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë. Ai është larguar nga atdheu ynë në vitin 2008 i dashurar me vëndin dhe popullin tonë. Ne jemi bërë miq edhe nga ky fakt që po e bëj publik për herën e parë. Ishim miqësuar nga një intervistë e mrekullueshme artistike ( por pat edhe një problem të krijuar nga unë me dëshirën e mirë, por që , ky gabim i imi u zgjidh gjithsesi) që më kish dhënë ai mua për revistën e ushtrisë “Mbrojtja”, ku kam punuar dy vjet, pasi i lashë fluturimet në moshën 50 vjeçare.

Pas dy viteve në MMbrojtjes, mua më shkurtuan, megjithëse në atë kohë kisha botuar 16 libra dhe isha emër i njohur prej vitesh në shtypin joushtarak.

Pra, ndërsa i përkisja tanimë masës së dëshpëruar të pensionistëve, një mesazh dhe një email nga z. Vickers: “Z. Lahi. E dini “Sofra e Ariut”? Do të shtroj një drekë . Janë 12 çifte englezësh dhe katër shqiptarë; që të gjithë miq të mi. Mes 4 shqiptarëve, kam dëshirë që të jeni ju njëri nga ata”. I ktheva këtë përgjigje: “ Z. Nënkolonel Vickers! Unë tanimë jam vetëm një pensionist. Nuk jam më as në ushtri dhe nuk i përkas asnjë partie; nuk duhem pwr asgjw. Ju falemdnerit shumë, por, mbase do të ishte më mirë që, në vëndin tim, të ishte dikush tjetër që mund t’u ndimojë më shumë edhe në kryerjen e detyrës suaj në Shqipëri!”. Përgjigja e tij ishte jashtë çdo parashikimi: “Jam i privilegjuar, që të më nderojë autori i romanit “Vorri i Ashikut”.

Si ishte e mundur, vallë, që ai të kishte lexuar 470 faqet e 4 volumeve të romanit tim? Si ishte e mundur të respektonte artin tim ky englez , kur për “të mijtë “ kisha dalë i tepërt?

Popo....Ky ushtarak i lartë britanik, nga familje fisnike dhe me shpirt artisti, sigursht edhe me ndihmën e fjalorit, u kishte dalë në krye ngjarjeve të tmerrëshme dhe gazmore të përshkruara nga jeta e Shqipërisë postkomuniste te “Vorri i ashikut”...

Vickers tanimë është në rezervë , banon në Taivan dhe ushtron dashurinë e tij të kaherëshme, pikturën, duke mbetur përjetë një “ashik” i popullit shqiptar.

Ja, pra, intervista e Kolonelit piktor ...




RIZA LAHI – Miku im i shtrenjtë, Mark. Ti keni qënë i fundit Atashe Ushtarak i Anglisë në vëndin tonë, ku ke shërbyer mes viteve 2005-8 . Kur je larguar nga ne, me se je marrë?

Mark D. Vickers - Unë jam larguar nga Shqipëria në një periudhë të rëndësishme të zhvillimeve moderne të saj; oh, sigurisht që doja të rrija akoma, por kjo gjë nuk varej krejtësisht nga unë.

Kështu, m’u dha mundësia për të shërbyer në Nepal, si Shef Shtabi i Gurkhasve Britanikë atje. Ushtria Britanike ka rreth 200 vjet ( që nga viti 1815) që rekruton në Nepal djemë të fortë dhe të ashpër vëndas. Kështu unë vazhdova karrierën time me gurkhasit e komisionuar dhe që ishin vendosur në Hong Kong. Ishte me të vërtetë një ëndërr për mua , jo vetëm stërvitja e ushtarëve gurkhas, por sidomos se kjo bëhej në vëndlindjen e tyre, në Nepal. Mosha ime e pensionit të detyrueshëm duhej të ishte viti 2015, kurse detyra ime përfundoi atje, në Nepal, në vitin 2011.

 Pata disa sugjerime se ku mund të shkoja me shërbim që andej, por nuk u realizua asnjëri prej tyre. Në atë kohë ishte dhe një program që sa kish filluar, dhe, sipas tij, unë vendosa të shkoj për gjashtë muaj vullnetar për detyra operacionale në Afganistan. Tre vitet në Shqipëri, pasuar me tre vjet në Nepal dhe, mandej, 6 muaj në veprime operacionale, sipas programit në fjale, ishin të plota për t’u larguar nga ushtria, pas një shërbimi atje për 33 vjet.


Po pastaj? Çfar vendose të bëje?


Mark D. Vickers – Vendosa të bëja atë që kisha dashur tër jetën, që në adoleshencën time dhe papushim – të bëhesha artist, t’i kushtoja më shumë kohë pasurimit tim spiritual duke shpresuar të bëj diçka më shumë për njerëzit në nevojë. Gruaja ime, Estella, është me prejardhje nga Taivani dhe, kështu, ne vendosëm që, sigurisht ta mbanim shtëpinë tonë në Mbretërinë e Bashkuar, por të emigronim në Taivan. Ime shoqe nuk kishte ndenjur në Taivan prej shumë – shumë vitesh dhe mendova se do të ishte kaq mirë për ‘të, që qëndronte edhe një herë pranë famljes së saj dhe shoqeve të saja të dikurëshme.
Kështu, me të mbaruar detyrën time në Afganistan, unë ndenja vetëm dy javë në UK dhe, të dy me Estellën, u nisëm edhe një herë në anët tjetër të botës.


Të lutem, na tregon, përse vendose të vije në fillim në Shqipëri si Atashe Ushtarak? A kishe mundësi të zgjidhje një vënd tjetër?

Mark D. Vickers – Po, kisha. Ndërkohë unë kisha bërë të njohur dëshirën time që gjatë karriers ushtarake, të isha dikund Atashe Ushtarak. Të drejtën të them, unë , në vitin 2004, kam aplikuar për postin në Nepal ( të njëjtin që mora më pas, në vitin 2008 atje). Nuk dua t’u hyj vogëlimave, por mjafton të them se, për disa arsye, unë u përzgjodha për të shkuar atje , por , më pas, nuk me çuan në atë detyrë.

Më pas, më kontaktuan dhe më pyeten, nëse e kisha sërish atë dëshirë, për t’u bërë ndokund Atashe ushtarak , dhe u thashë “po!”.

Më thanë se është një mundësi për në Shqipëri dhe më pyetën se, nëse dëshroja, mund të aplikoja. U thashë pa asnjë lëkundje që, po, dhe, pak më vonë, sa më thanë se më kishin përzgjedhur, ndjeva emocione të veçanta. Ndërkohë, kisha filluar të lexoja me të tëra mundësitë e mia, rreth Shqipërisë dhe popullit shqiptar; sa më shumë që lexoja, aq më tepër ndjeja të magjepsesha.


A u nise drejpërdrejtë në Shqipëri, sa more njoftimin, a më vonë?

Mark D. Vickers – Jojo. Menjëherë, kalova një periudhë të stërzgjatur përgatitjeje – nuk po dua të të mërzit me vogëlsirat e saja, por, pjesë e kësaj përgatitjeje, ishte edhe mësimi I gjuhës. Unë nuk jam ndonjë linguist I lindur, por, që në fillim, vendosa , meqenëse tanimë më qe dhënë ky shans, të bëja 110 përqind të. Desh e çmënda time shoqe , ngaqë nuk lëvizja askund pa librin e fjalorit; ngado që shkonim, unë përpiqesha të memorizoja fjalë e fraza të reja të gjuhës shqipe.

E pra, kur erdhe më në fund për herë të parë në Shqipëri?

Mark D. Vickers – Kam qënë me fat të madh, që m’u dha mundësia të qëndroja një muaj në një shtëpi, në mënyrë që të praktikoja gjuhën. Kjo u bë disa muaj, përpara se të merrja postin zyrtarisht në Shqipëri. Një miku im shumë I mirë që ishte në Shkodër ( më vonë ai u largua që andej), e organizoj qëndrimin tim në një shtëpi shkodrane.; për një muaj.

E kujtoj që ngado të thonin “Mark Shkodrani”. Përse?

Mark D. Vickers – E pra, kjo lidhet me fillimin e një afere dashurie me Shkodrën. Dikush – dikush ishte shumë I çuditur se unë po kaloja rrumbullak një muaj në Shkodër – ka qënë fillimvere I 2005 – dhe, në atë kohë, më vjen keq, atje nuk kishte edhe aq të huaj që ta vizitonin , por unë radhë në dashuri me atë vënd. Kjo vazhdoi gjatë tër kohës që ndënja në Shqipëri dhe, unë, një pjesë të kohës e kaloja shko e eja atje me makinë, sapo gjeja ndonjë sebep.

Unë kam kaq shumë kujtime nga Shkodra dhe uikendet atje rrugës për Vermosh; nga restoranti I Diellës në Ishull Lezhë – restoranti im më I dashur në të gjithë botën nga kam gjezdisur. Më duket se mora paksa nga dialekti I Shkodrës, e…ja, kështu nisën të më thonin Mark Shkodrani . Pastaj, hahahah….emri “Mark”, tamam siç shqiptohet dhe shkruhet në anglisht, është jo pak I përhapur sidomos në zonën e malësisë shkodrane.

Personazhi tipik I një pjese të mrekullueshme shkruar nga rilindasi shqiptar Kostandin Kristoforidhi, “Gjahu I Malësorëve”, ka emrin tim…hahahah…Mark, Mark Shalëgjati. Mark Shalëgjati zgjidhet në mënyrën më demokratike për të udhëhequr në një ditë gjahu ku ndeshen dhe me dhelprën , simbolin e pushtuesit të Shqipërisë së periudhës kur u bashkuan në çetë gjuetarët nën drejtimin e një Marku…

E thamë në fillim se caktimi në Nepal, kish qënë një ëndërr e vjeër. Mos vallë shkuarja atje, I kaloi nën hije kujtimet për Shqipërinë?


Mark D. Vickers – Jo, Riza, jo, assesi. Vërtet është e çuditëshme. … Nuk kish patur më parë asnjë lloj lidhjeje më Shqipërinë, por, ja, që ajo erdhe e hyri nën lëkurën time; nëpër thellësirat e zemrës së “Mark Shkdranit”. Kam kaq kujtime të mrekullueshme prej andej. Po, është e vërtetë se, caktimi me detyrë në Nepal përbënte realizimin e një ëndërre , jam kënaqur shumë për kohën e kaluar atje dhe kam, dhe nga andej, shumë e shumë kujtime të bukura. Që nga fëmijëria ime, nën kontineti Indian , mbase edhe Lindja e Largët kanë qënë ëndërrat e mia, por, se përse, por, pak e nga pak, Shqipëria zuri vënd në zemrën time në një mënyrë, që askush tjetër nuk mundi dot.


A keni mbajtur kontakte me shqiptarët?

Mark D. Vickers – Po, jam përpjekur. Në mënyrë të paevitueshme, unë kam humbur thuajse të gjithë kontaktet me njerëzit me të cilët kam punuar, dhe kjo gjë përbën një turp. Është mentaliteti tipik I mënyrës së jetës ushtarake…ne shkojmë dikund për 2 a 3 vjet e lëvizë që andej dhe lëvizim sërish, dikush ngrihet në pozitë, dikush merr një detyrë tjetër, secili është I znënë me punët e veta dhe, më parë se të marrësh vesh secilën nga këta, ti ke humbur kontaktin.

Më vjen turp të mendoj kështu; sa do të doja të kisha kontakte prap me tër ata njerëz të mirë që kam njohur. Por unë kam mundur t’I mbaj disa prej tyre, siç je ti, patjetër, Riza, Princi Leka, mësuesit e mi të gjuhës shqipe dhe ndonjë tjetër. Gjithashtu, për familjen shkodrane ku kam ndenjur –nuk kam kontakte të rregullta me ‘të – ndershmërisht mendoj sikur të isha atje një djalë shtëpie.

Përmëndëm qëpari pikturën tënde; ti më ke thënë një herë në një email se ke pikturuar tablo me temën nga Shqipëria. A flasim pak rreth kësaj teme ?


Mark D. Vickers – Para se të largohesha nga Nepali, mua m’u mbush mëndja që të hapja një ekspozitë personale pikture. Isha shumë nervoz ndërsa përgatitesha për këtë por, ndërkohë, më lindi ideja se, nëse do të mund të shisja ndonjërën prej tyre, paratë e saja, t’ia dhuroja jetimores locale atje. Isha plot dyshime, nëse do të shitej qoftë edhe njëra prej atyre krijesave të mia – nuk ia kisha treguar askurrkujt asnjërën nga ato – por mendoja që, përfund, askush nuk do të më kritikonte për motivin tim – të grumbulloja para për një jetmore.

Kur…u shitën 15 piktura dhe, e ku ishte gëzimi im!

Mandej, në gushtin e këtij viti, këtu, në Taivan, më ftuan të hapja edhe një tjetër ekspozitë personale – ishte e vogël, vetëm me 16 piktura.
Prap tema ime ishte “ Udhëtim nëpër Himalaja” – një temë e habitëshme për një artist britanik, por, sërish, unë u habita dhe u trondita , kur u shitën 7 piktura.

I kam dhuruar 1300 USD jetimores bazë në Nepal për punën e saj në zonën e Himalajave dhe kam për t’I dhuruar 100 USD një jetimoreje në Indi, kur të shkoj sivjet në tetor.

Po, për Shqipërinë: Kur kam qënë atje, kam pas qënë shumë I zënë për të vazhduar të pikturoja si më përpara por, kudo që kam qënë, kam bërë fotografi boll dhe këtë, edhe me qëllimin që , një ditë ato do të më shërbenin për të pikturuar. Deri tashti, unë kam mbaruar tre piktura që do të jenë pjesë e një “Seria shqiptare”. Do të dëshëroja të bëhej e mundur që, një ditë, t’I sjell ato në Shqipëri, por mbase kostoja ka për të qënë e lartë. Gjithsesi, sigurisht që unë e kam ndër mënd ta hap në Taivan një ekspozitë me piktura nga “Seria shqiptare”, mbase ne gushtin që vjen. Ma merr mendja se ka për të qënë vërtetë e habitëshme për njerëzit kur ta shikojnë atë, por unë atë dëshëroj, që vëndasit të shikojnë diçka nga bukuritë e panoramave shqiptare, ndryshueshmërinë e ndërtesave atje dhe, mbase, diçka nga traditat shqiptare.

Unë do të isha I privilegjuar nëse do të mundja që të vendosja poezitë tuaja të mrekullueshme dhe fryëzuese anash secilës prej pikturave – mbase ne do ta diskutojmë së shpejti këtë gjë të dy, i dashur Riza!

Meqenëse po flasim për traditën e shqiptarëve - më kujtohet se një herë më ke pyetur nëse mund të të gjeja një “kostum popullor” nga zona e Shkodrës. A e ke gjetur më së fundi dhe, përse e don?


Mark D. Vickers – Përsëri, Riza, kjo është veçse diçka kaq e mahnitëshme nga bukuria shqiptare, një pjesë nga trashëgimia shqiptare me të cilën ju duhet të jeni shumë krenar ( hahaha…desh më shkau goja e thashë “ ne, si shqiptarë, duhet të ndjehena krenarë”). Një nga arsyet se, përse e dua atë kostum unë, është se thjesht më pëlqen se është I bukur, por, nga ana tjetër, ta marrë e mira, ta marrë, unë do t’I ngrë ca vetullat në ndonjë rast kur ta vesh atë.

Aktualisht, do të ishte ideale për mua, sikur të gjeja dy costume: një të mrekullueshëm për raste të veòanta, dhe një tjetër për ta veshur në ditë të ftohta kur të dua të ec nëpër mallet tona përqark.
Unë jetoj në një zonë malore rreth 900 – 1000 metro mbi nivelin e qytetit, dhe nganjëherë e kam një nxitje të madhe, që, sikur ta kisha kostumin tim me të cilin të bridhja kodrave duke menduar për Shqipërinë. Njerëzit tashmë më vështrojnë të habitur , pse të mos më shikojnë ashtu? Aktualisht po shikoj për njërin nga kostumet. Kam mundur të blej dy jelekë shqiptare të mrekullueshëm, një meshkujsh e një femrash. Fatkeqësisht, më duket se, jeleku për burrat më vjen paksa I vogël, por, që të dy, kanë qindisira me dorë të shtangëshme, të mahnitëshme.
M’u intereso edhe ti!

Ndonjë tjetër kutim të veçantë nga Shqipëria?

Mark D. Vickers – Unë i dua shumë librat, por, për fat, është e natyrëshme që ata janë të rëndë. Para se të largohesha nga Shqipëria, unë kam dhuruar disa kutia me libra, përfshirë edhe disa që është e pamundur t’I gjej më, sikurse është Kanuni I Lekë Dukagjinit në Shqip dhe Anglisht. Mbeta duke e lexuar atë në Shqip – gjë që është e vështirë. Gjithsesi, unë tani kam 20 – 30 libra rreth Shqipërisë, artit, gjeografisë, historisë, gjuhës…ju keni një histori dhe trashëgimi kaq të pasur ! Gjithashtu, unë kam edhe një numur CD muzikore, që I dëgjoj zakonisht dhe shpesh ndërsa jam duke pikturuar ; po përpiqem këta ditë të blej disa të tjera syresh.

Gjithashtu, kam nisur e po grumbulloj fletë të vjetra origjinale rreth Shqipërise, të shkruajtura nëpër revistat angleze, që I kam blerë më shtrenjtë . më duket se më e vjetra që kam gjetur, është nga një revistë e vitit 1880 dhe gazeta të vitit 1944.
Unë kam një studio të vogël për të pikturuar ; kjo është në afërsi të dhomës së ndejtjes , është “Dhoma shqiptare”.

Kam vënë mbase 15 fletë të zgjedhura që i kam vendosur nëpër murin e studios. Kam edhe një djep shumë të bukur të drunjtë në cep, por nuk kam në mënd të vë ndonjë bebi atje!

Kur po na vjen në Shqpëri?


Mark D. Vickers – Dua shumë edhe unë. Duket që është shumë shtrenjtë fluturimi nga Taivai dhe unë tani rroj me pensionin tim të ushtrisë, por, popo, shpresoj shumë që të kthej edhe një herë në “shtëpi”.
Ndërkohë, ma gjej mua atë kostumin e mrekullueshëm popullor dhe do të mud të rri nëpër kosrinat e Taivanit duke ngulur sytë në hapsirë dhe duke imagjinuar!

Falemnderit shumë

Mark D. Vickers – Ka qënë kënaqësia ime. Të falënderoj.

RIZA LAHI






Throughout my travels, whether in UK, the US, Canada, Nepal, India, Afghanistan or any of the many other places I have spent time, I saw how small the world is, and yet how widely different we are in our fortunes. By fortunes I do not necessarily mean financial but in a broader sense. All people should be able to live with dignity, with happiness in their hearts and with respect. Provision of healthcare, nourishing food and water, education and shelter, and true freedom of speech should be basic rights for everyone, but provided with respect and understanding for local needs and traditions and customs. At the same time people should understand that with freedom comes responsibility and also respect for others freedoms too.

I am saddened to the core of my existence when I see or hear about cruelty, whether to fellow human beings or to animals. I have been a vegetarian for over 23 years.

I am also a keen artist and hope to use my art for good causes. I have had two solo exhibitions: from the sales of paintings from my first exhibition in Kathmandu I donated 50% of the profit to a local orphanage; from my second in Taiwan (August 2013) I have donated 100% of the profit to a Nepal based charity called “Karuna-Shechen” for their work in the Himalayan Region. However it is not only through the sales, I also hope that through the combination of my paintings and the accompanying words I always display alongside that I can make at least some people “think”.
Why I do charity work

I have enough, others don’t.

Meeting Roma Community in Albania

Years later when I was the British Defense Attaché in Albania I frequently visited the Roma community in Shkodra in the north of the country and helped them in whatever way I could. Once I had a team of British soldiers visiting and they were also keen to do something for that troubled group.
In the words of John Lennon “you may say I’m a dreamer, but I’m not the only one, I hope some day you’ll join us, And the world will live as one”

No comments:

Post a Comment

Rusia i përgjigjet Donald Trump, tregon kushtet për një armëpushim me Ukrainën dhe situata globale në botë

Kërko brenda në imazh                  Shkruan Flori Bruqi, PHD Për Rusinë, refuzimi i Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n është një eleme...