Kombi shqiptar e ka vendin në Evropë, dhe diskutimi rreth kësaj çështjeje është absurd për shkrimtarin Ismail Kadare. Sipas tij, është e natyrshme që kombet të sulmohen në mënyrë të paparashikueshme, nga lloj-lloj rrethanash, shpesh nga vetvetja, e ky është sulmi më i rrezikshëm. Shkrimtari Ismail Kadare i bëri këto komente gjatë një ceremonie në Universitetin AAB në Prishtinë, ku iu dha çmimi “Ali Podrimja”, një çmim që jepet për herë të parë në kujtim të poetit, i cili ndërroi jetë një vit më parë në Francë. “Letërsia nuk rregullon punët e një kombi, letërsia nuk rregullon punët e një shteti, nuk rregullon punët e partive, prandaj ajo është mirë që të qëndrojë jashtë tyre, ajo ka vlerë si vlerë e pavarur në radhë të parë, si një vlerë paralele, si një botë paralele. Por, ka stinë në jetën e popujve kur kanë nevojë për të dhe atëherë letërsia e thyen zakonin e saj të pavarësisë dhe përzihet në punët e kombit. Kështu është përzier letërsia shqipe në 120 vjet përpara, 150 vjet përpara, në kohën e Rilindjes Kombëtare, kështu duhet të përzihet përsëri kultura shqiptare sot, kur kombi shqiptar ka një problem serioz”, – tha ai. Dhe ky problem serioz, për shkrimtarin Kadare është debati i rrezikshëm nëse kombi shqiptar e ka apo jo vendin në Evropë. Sipas tij, kombi shqiptar është i vetmi komb ndaj të cilit ka pasur përpjekje për ta nxjerrë nga kontinenti. “Kombi shqiptar e ka gjeografinë e vet, vendin e vet në Evropë, historinë e vet e ka në Evropë, qytetërimin e ka pjesë të qytetërimit evropian dhe nuk ka pse të shtrohet ky absurditet, që është makabër po ta shikosh nga një anë, të një populli a duhet të jetë në Evropë, apo duhet të dëbohet. Në pjesën e tij më barbare formulimi është bërë i tillë që kombi shqiptar s’e ka vendin këtu dhe nuk është keq që të dëbohet nga kontinenti. Kjo kaherë është quajtur shpërngulje, herë dëbim, dhe drama e fundit ka qenë para katërmbëdhjetë vitesh, kur u bë përpjekja e fundit për ta përgjysmuar një pjesë të tij, për ta nxjerrë nga Evropa”. Por kjo, sipas Kadaresë, nuk e bën kombin shqiptar të pafat. Sipas tij, kombet, si çdo gjë tjetër janë të vdekshëm dhe ata që janë të gjallë do të thotë që kanë triumfuar mbi një të keqe të madhe që e sulmon gjithmonë kombin. Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, shkrimtari Ismail Kadare pati një takim dhe me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Kjo e fundit, sapo ka mësuar për vizitën e shkrimtarit në Kosovë, e ka ftuar në rezidencën e saj në Prishtinë. Në këtë takim ata diskutuan për çështje të ndryshme politike, shoqërore dhe kulturore, si dhe mbi proceset demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova. Pasi i uroi mirëseardhjen në Kosovë dhe e përgëzoi për marrjen e çmimit kombëtar “Ali Podrimja”, presidentja Jahjaga u shpreh se është një nder i madh për gjithë Kosovën vizita e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, vepra e të cilit vazhdon të jetë frymëzim për të gjitha gjeneratat. Ajo u shpreh se kontributi i zotit Kadare për Kosovën në shtypin dhe diplomacinë botërore është i jashtëzakonshëm dhe me ndikim të madh. Ndërsa shkrimtari Kadare u ndal në perspektivën europiane të Kosovës, Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit, duke theksuar se kjo është zgjidhja e natyrshme për secilin vend të rajonit.
Agjencioni floripress.blogspot.com
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment