2013-09-19

Perëndimi formon një mini-Jugosllavi?



Ballkani kërcënohet nga një luftë e ftohtë?


Plan për një aleancë të re ballkanike

description

Me anë të formimit të G6-ës në Ballkan, Perëndimi dëshiron t’i neutralizojë tendencat e Rusisë që ta marrë tërësisht nën kontroll tregun e energjisë në këtë pjesë të Evropës
Iniciativa për formimin e Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor (G6), e cila nënkupton bashkëpunimin e institucionalizuar të Bosnjës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë në kontekstin e integrimeve evropiane, tani për tani, ka tërhequr vëmendjen edhe të Sllovenisë dhe të Kroacisë, edhe pse këto dy ish-republika jugosllave tani janë anëtare të BE-së. Aleanca e ardhshme ballkanike, e cila tanimë ka marrë mbështetjen e Brukselit dhe Uashingtonit, nënkupton një parlament dhe polici të përbashkët (BALPOL), një treg të përbashkët të punës, arsimimit dhe mbrojtjes shëndetësore. Bisedimet rreth aleancës së re ballkanike zyrtarisht kanë filluar kah mesi i qershorit, kur Ministria malazeze e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane ia dërgoi Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjës propozimin e konceptit të ri të bashkëpunimit regjional të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që ishte quajtur Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor (G6). Në aleancën e ardhshme regjionale janë ftuar Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia.
Iniciativa rrjedh nga Mali i Zi
Kjo iniciativë është rezultat i marrëveshjes të ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të regjionit me komisarin e lartë të BE-së për zgjerim, Shtefan Fyle dhe me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit për bashkëpunim rajonal, Goran Svilanoviq. Qëllimi i iniciativës, sipas nismëtarit të saj, ministrit të Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Igor Llukshiq, është që shtetet e Ballkanit Perëndimor, me anë të një bashkëpunimi të ndërsjellë, në tërësi të integrohen në BE. Është arritur marrëveshja që Mali i Zi, si shteti i vetëm i regjionit, që aktualisht është duke bërë bisedime rreth anëtarësimit në BE, të përgatisë idetë themelore të promovimit të mëtejmë të bashkëpunimit regjional, me qëllim të forcimit të perspektivës evropiane. Në dokumentin e Ministrisë së Jashtme të Bosnjës, të 20 qershorit të këtij viti, i cili interpreton iniciativën malaziase, thuhet se pjesëmarrja e propozuar e Kosovës është në përputhje me Marrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës të vitit 2012. Pa një vëmendje të madhe mediatike, në Përzhno afër Budvës, kah mesi i korrikut është mbajtur një mbledhje konsultuese e drejtorëve politikë të Shqipërisë, Bosnjës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë rreth konceptit të ri të bashkëpunimit regjional, me emrin punues Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor + 1, me pjesëmarrjen e shefit të delegacionit të BE-së në Malin e Zi, ambasadorit Mitja Drobniç dhe sekretarit të përgjithshëm për bashkëpunim regjional, Goran Svilanoviq. Edhe pse tanimë anëtare e BE-së, Kroacia i është bashkuar kësaj iniciative, por në mbledhje, në cilësinë e vëzhguesit, ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Sllovenisë. Pjesëmarrësit kanë konfirmuar gatishmërinë për bashkëpunim në formatin e ofruar, krahas respektimit të parimit të vlerësimit të përparimit të çdo shteti veç e veç në procesin e integrimeve evropiane, të ashtuquajturës qasje “regata”.

Duke pasur parasysh se iniciativa e re nuk parasheh formimin e strukturave të reja regjionale, Svilanoviq ka ofruar që Sekretariati të bëhet dora ekzekutive e Iniciativës, duke ofruar në këtë mënyrë kapacitetet e nevojshme institucionale për funksionalizimin e mëtejmë të kësaj ideje.

Plan për neutralizimin e dominimit rus në tregun e energjisë

Është interesante se në publik është folur pak rreth kësaj iniciative. Në takimin e shefave të diplomacisë së Bosnjës dhe Malit të Zi, të mbajtur në Sarajevë kah fundi i gushtit, Zllatko Llagumxhija dhe Igor Llukshiq kanë biseduar rreth intensifikimit të përpjekjeve në kuadër të konceptit të ri të bashkëpunimit regjional, me emrin WB6+2. Është arritur marrëveshja që, deri te takimi i ardhshëm ministror, që është planifikuar të mbahet në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, në bashkëpunim me anëtaret e tjera të Iniciativës, të formulohen projektet konkrete të interesit të përbashkët. Me formimin e G6-ës në Ballkan, Perëndimi dëshiron t’i neutralizojë përpjekjet e Rusisë që, në tërësi, ta marrë tregun e energjisë në këtë pjesë të Evropës. Në fakt, në ndarjen globale të ndikimit, tani është trasuar linja Baltik-Adriatik si sferë e ndikimit ekonomik rus, e me këtë edhe të ndikimit politik të saj. Pas marrjes së dy rafinerive (Pançevo dhe Brod), Rusia është bërë lider në tregtinë me naftë dhe derivate të naftës, e me arritjen e gazsjellësit jugor vetëm sa do ta konfirmojë këtë rol. Duke qenë se kjo bie ndesh me planet rreth rrjetit energjetik të BE-së në Evropën Juglindore, nuk habit fakti që, me formimin e G6-ës nën kontrollin e Perëndimit, dëshirohet që të pengohen rusët në depërtimin e mëtejmë në këtë treg. Është interesante se kjo iniciativë amerikano-britanike përputhet edhe me planet e Turqisë në regjion, të cilat kanë për qëllim formimin e lidhjeve të forta ekonomike dhe politike midis shteteve ballkanike me shumicë myslimane. Vija tërthore e Gjelbër dhe forcimi i ndikimit turk në Ballkan janë pjesë e kompromisit midis BE-së dhe SHBA-së në aspektin e zgjidhjes së marrëdhënieve në gadishullin ballkanik, në kontekst të integrimeve euro-atlantike.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...