2013-09-18

Nga Reagimi i radhës ndaj paloreagimeve tendencioze të “vrasësit me pagesë në publicistikën shqiptare”, (K.M), Kastriot Mykftarajt, bashkëmendimtarit të Dragan Pavlloviç- Llatasit.

artikuj

Mr. Ardian Ramadani

Kumanovë, Maqedoni


Misionari nacionalist me kokardën e fshehtë të “Cërna Rukës”, në misionin e tij antikombëtar




Përgjigje “vrasësit me pagesë në publicistikën shqiptare” Kastriot My(k)ftaraj dhe nacional- shovinizmit të tij pansllav dhe pangrek


Është më se e vërtetë se bota siç thotë Gandi i famshëm, po mos të ishte e ndryshme nuk do ta njihnim njëri tjetrin më mirë. Respektimi i mendimit tjetër, i asaj që quhet alteritet, është një vlerë dhe virtyt njëkohësisht. Por, respektimi i tjetrit bëhet vetëm atëherë kur ajo që flitet apo shkruhet nga tjetri ka peshë argumentative, si dhe nuk ka paragjykime dhe blasfemi. Kësisoj mëtimi i “vrasësit me pagesë” në publicistikën shqiptare, Kastriot M..., që emrin e ka shumë të bukur ngase përkon me mbiemrin e kryetrimit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, për të polemizuar me mua, (lexo: me një frankofon islamik), e jo me një vëlla të tij shqiptar, i ngjan herë ulërimave të ujqve e herë pëllitjeve të gomarit. I (ç)nderuar Kastriot Mykftaraj. Misioni i yt prej mikrobit, i paguar nga agjenturat serbe dhe kryesisht ato greke nuk po pinë ujë. Polemikat e tua me shpifje, etiketime, me asgjë shkencore përbrenda, të filluara me kolegun tim në UEJL, Salajdin Salihun i kam ndjekur me vëmendje dhe sado që ai ta dha përgjigjen e merituar ti nuk u mbushe me mend. Leksionin më të mirë ta dha edhe kolegu tjetër Veton Latifi, i cili të injoroi duke mos polemizuar, ngase je me të vërtetë një pikë ujë në oqean që nuk çon kurrfarë peshe. Por, unë nuk po të kursej edhe ketë radhë. Misioni i yt i “vrasësit me pagesë në publicistikën shqiptare” për të shpifur ndaj profesorëve të Universitetit të Evropës Juglindore, qendrën e ka në Athinë dhe në Beograd. Kot mundohesh të më paraqesësh mua si njeri që marr instruksione nga të huajt. Mos u mundo, ngase më njohin vëllezërit e mi shqiptarë si dhe miqtë e mi ndërkombëtarë që kam. Kontaktet e shkëlqyera që i kam pasur dhe i kam me personalitete franceze dhe me ndërkombëtare të tjerë nuk dëshmojnë se unë jam pjesë e agjenturave franceze, ngase francezët janë miqtë tanë, sikurse ata amerikanë, anglezë, gjermanë etj. Në fakt ti, që vuan patologjikisht nga ndonjë sëmundje e padiagnostifikuar, i ke shpallë luftë të gjithëve. Lufta e njërit kundër të gjithëve. Përgjigjen e merituar do e marrësh dalëngadalë me radhë. Për hir të respektit dhe informimit të saktë të auditorit shqiptar, ju njoftoj se Kastriot M... është i akuzuar dhe i paraburgosur për fyerje kundër Islamit si fe, ndërsa pas lirimit të tij ai lëshon vazhdimisht kushtrim kundër Islamit si religjion. Teza e tij e mbrapshtë se shqiptarë janë vetëm ata që i takojnë besimit katolik, apo se myslimani shqiptar për t`u bërë shqiptar duhet të ndërrojë fenë është lajthitje dhe veprim antikombëtar. Unë në këtë reagim timin nuk do të merrem me mbrojtjen e Islamit në Arabi apo ndokund tjetër. Unë do i marr në mbrojtje vëllezërit e mi shqiptarë të përkatësisë islame nga fyerjet dhe sharjet e të mallkuarit Kastrot M...
Të gjithëve na kujtohen proceset e konvertimeve masive të shqiptarëve myslimanë dhe katolikë në ortodoksë, të kryera me dhunë nga ana e serbëve dhe pjesëtarëve të organizatës “Cërna Ruka: (Dora e zezë). Shqiptarët e Kosovës kanë dëgjuar për Sava Llazareviqin, i njohur me emrin Savë Batarja, i cili shqiptarëve që nuk e ndërronin fenë e tyre në ortodoksë, i vriste dhe i masakronte. Këtë e bën edhe Kastriot M..., por vetëm për dallim prej Savës, flet shqip të paktën. Ai kërkon që shumicën myslimane shqiptare të konvertojë në fe tjetër, dreqi dhe ai e din se në çka, duke tentuar të sulmojë dhe përçajë kombin shqiptar në baza fetare. Pikërisht, mozaiku ynë i pasur kombëtar është edhe pasuria fetare si dhe respekti ndaj feve tjera. Nuk mund të gjesh popull në botë si shqiptarët që janë tolerant ndaj feve. Po, përjashtim këtu bën vetëm “shqiptari” shqipfolës Kastriot M... , i cili kërkon ta thyejë këtë mozaik, ngase ashtu i janë dhënë urdhrat agjenturore dhe i është ngarkuar misioni serbo- grek. Unë, i nderuar Kastriot, është e vërtetë se jam frankofon, se jam shqiptarë mbi të gjitha, po njëkohësisht krenohem që jam me përkatësi fetare islame. Mos harro, se edhe Faik Konica i madh e përmend faktin se “Islami shpëtoi kombin shqiptar nga asimilimi prej grekëve dhe sllavëve”. Ti e di shumë mirë, o bastard i laboratorëve të nomenklaturës antishqiptare, që misioni i yt prej Janullatosi, në mëtimin për rrënimin e xhamive dhe ndërrimin e fesë islame ndër shqiptarët, që është me shumicë ndër shqiptarët është i pamundur. Atë e kanë provuar shekuj me radhë vëllezërit e tu sllavë dhe grekë. Atë e kanë provuar edhe popët serbë kur i zinin shqiptarët e gjorë, i spërkasnin me ujin e bekuar dhe u shqiptonin emrat e rinj sllavë. Kësisoj, kur gjendej ndonjë shqiptar me emrin Muhamed e pagëzonin atë me Millan, Aliun e pagëzonin Ilija, Liridonin e bënin Sllobodan, e kështu me radhë. Po si do ti pagëzosh more i shkretë pasi të ua ndërrosh fenë, shqiptarëve myslimanë? Mos harro duhesh ta ndërrosh edhe mbiemrin tënd, po edhe timin. A këtë nuk mund ta bësh dot. Tëndit mund t`ia vendosësh prapashtesën -viç apo –thios, por tek unë nuk ke as pikën më të vogël të mundësisë ta ndërrosh. Kësisoj, unë sikurse e kam bërë njëherë, do të dëshmoj se mburrem me emrin tim ARDIAN, që ka të bëjë me fiset e paraardhësve tanë ilirë, ardianët, po mburrem edhe me mbiemrin tim RAMADANI, që ka të bëjë emrin e babait të gjyshit tim, që është plagosur nga serbët, pikërisht, sepse nuk ka pranuar të ndërrojë emrin. E kështu do të bëjnë të gjithë shqiptarët, të cilës do qoftë fe, vetëm soji yt jo. Ky soj i yti renegat, zombi dhe kameleon do të bëjë ndërrime të fesë dhe emrave, sikurse prostituta e natës që i ndërron klientët. Një gjë ta dish, se nuk ke mundësinë sikurse klerikët sllavë që së bashku me formacionet çetnike i`u prisnin duart shqiptarëve mysliman, në mënyrë që mos të mund të faleshin më, ndërsa shqiptarëve katolik i`u prisnin dy gishtërinjtë që të mos mund të bënin kryq me pesë gishtërinj, por me tre, si sllavizma. Kjo mundësi ka vdekur njëherë e përgjithmonë, ngase shqiptarët me ndihmën e miqve perëndimorë, me ndihmën e luftërave çlirimtare e pamundësuan shfarosjen nga ana sllave. Unë nuk habitem, që ti je pjesë e agjenturave sllave dhe greke, ngase si antishqiptar i tërbuar, i veshur me petkun e antiislamizmit, ti nuk bën asgjë tjetër, përpos që vazhdon me planin e Kishës Serbe, planin 610 + 2000, me të cilin plan synohej spastrimi i plotë i Kosovës më 28 qershor 1999 në festimin e 610 vjetorit të Betejës së Kosovës. Ky plan i kishës serbe, që përkrahet nga ana jote me (pa)vetëdije, besohej dhe besohet se do të ketë miratimin e Evropës dhe Amerikës, por lajthiteni keq. Dhe kjo nga fakti se pikërisht Evropa dhe Amerika janë bastion i demokracive model, ku soji yt nuk bën pjesë aty dhe nuk duhet lejuar të bëjë pjesë ndonjëherë, ngase je i mbrapshtë. Shtetet e lartpërmendura janë vende që respektojnë diversitetin fetar dhe kombëtar. E din që pikërisht xhamia më e madhe në Francë do të ndërtohet në Marsej. Shteti laik francez, me shumicë krishtere, lejon ndërtim të xhamive, e ti kërkon rrënimin e tyre. Në anën tjetër në vendin e kullave binjake në Amerikë, në New York, Presidenti i SHBA-ve Barak Obama të premten që kaloi, miratoi planet për ndërtimin e xhamisë dy blloqe pranë vendit të ish-Kullave Binjake në qytetin e Nju Jorkut, duke deklaruar se “myslimanët kanë të drejtë për të praktikuar fenë e tyre si çdokush tjetër në vend”, e ti kërkon djegien e xhamive.
I (ç)nderuar K... Mykftaraj. Në luftën e Kosovës dhe në luftën e Maqedonisë, pushteti sllav gjuante me granata xhamitë dhe minaret, djegke xhamitë dhe teqetë, po nuk mundi të bëjë asgjë. Vetëm në luftën e vitit 2001 në komunën time të Likovës, në bastionin e shqiptarizmit janë djegur dhe shkatërruar me granata të gjitha xhamitë nga forcat maqedonase, së bashku me shkollat. Po ata u ndërtuan edhe më të bukura, saqë vafshi në djall ju që nuk doni t`i shihni, sepse ju duken si “kokat bërthamore të Iranit”. Ti o Kastriot M..., që tenton të praktikosh terapinë e shokut për shkatërrim të trashëgimisë fetare në trojet shqiptare, ti që mëton konvertimin e shumicës shqiptare myslimane në fe tjetër, i ndërron qëndrimet si ujku qimen, ngase pikërisht në vitin 2000, kur ke sulmuar studiuesin gjerman Peter Bartl për veprën e tij studimore “Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare 1878-1912”, ke kundërshtuar idenë e tij se shqiptarët e myslimanizuar gjoja qenkan bërë turq, por që në fakt Bartli nuk bën asgjë tjetër përpos që thekson se “vetëm tek shqiptarët vetëdija e prejardhjes (origjinës) së përbashkët dhe gjuhës së përbashkët ishte më e fortë se përkatësia fetare”. Ti je mësuar të kritikosh pa mend në kokë, sikurse ata sorrat që bëjnë vazhdimisht krra-krra-krra.
O, Kastriot M..., paloreagimin tënd që e kë bërë në “Gazeta Sot”, dëshmon që përpos mungesës së informacioneve, patetizmit tënd, shërbëtorit të qarqeve sllavo- greke dhe njeriut misionar për të etiketuar profesorët në UEJL, nuk ke asgjë tjetër. Paloreagimin tënd e fillon me atë se gjoja unë paskam shkruar më 25 qershor 2010 tek gazeta “Lajm”, që nuk është e vërtetë, ngase unë kam shkruar në gazetën “24 orë”. Pra, qysh në start je gabim. Mandej, se si gjurmues dhe hulumtues i facebookut, e ke bërë namin kur ke zbuluar që paskam botuar një libër, (e ke gabim deri më tani kam botuar dy libra dhe nuk do të ndalem me kaq), vazhdon të citosh Kisinxherin që shkruan për Risheljenë, duke ndarë fenë nga interesat shtetërore. Pikërisht këtu vihesh në dyshim për shkak të dilemave tua në lidhje me informacionet, ngase harron se Risheljeja ishte princ katolik, por interesat shtetërore dhe kombëtare i shikonte në prizmin krejtësisht laik. Ai nuk kërkonte konvertime masive, po mbronte interesin kombëtar francez. E edhe unë, që më bën nder duke më quajtur Rishelje, përkrah mendimin se problemi kombëtar duhet të shtrohet pa ngjyra fetare, sepse është antikombëtare prekje e feve ndër shqiptarët. Edhe unë sikurse Risheljeja francez katolik, jam shqiptar, por mysliman. Por, nuk ngatërrojë kurrë fenë me shtetin. Unë nuk bëj debate fetare, atë i`a lë prijësve fetarë që i kemi të bollshëm. Unë kërkoj përgjigjen se përse ti, kërkon zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur kombëtare shqiptare duke kërkuar djegien e xhamive. A e din se ti nuk ke kaçik të dhezësh një cigare e jo më një xhami. Po, eja e provo në trojet shqiptare në Kosovë, Maqedoni po edhe në Shqipëri e gjetiu, provo të kallësh një xhami. Eja të ftoj në fshatin Sllupçan, e provo të djegësh një xhami, e do e shohësh se ku do vesh. E provuan sllavomaqedonasit, e morën leksionin në vitin 2001. Fundja, ndoshta të kursejmë ngase flet shqip. O paloshkencëtar, ofro alternativa për bashkim kombëtar, e mos ofro përçarje. Unë do të gëzohesha shumë, sikurse të shihja edhe studiues dhe shkencëtarë tjerë si Koço Danaj, Lisen Bashkurti, Abdi Baleta, Paskan Milo,......... etj, që Shqipëria i ka me emër, të i kemi në mënyrë permanente prezent në Kosovë, Shqipëri etj. Po, kurrë nuk do të doja të të shihja ty o Kastriot M.., në këto treva, ngase prezenca jote këtu është vetëm sherr. Shqiptarët dhe lidershipi shqiptar gjetiu, është fakt se duhet të ndjekin parimin e Raison de nation, duke bërë njësimin e abetareve, planprogrameve mësimore, teksteve mësimore, heqjen e barrierave të ndryshme ndërkufitare, këmbimin e kuadrove të ndryshëm, organizimin e debateve, servimin e produkteve shqip, afrimin e shqiptarëve përmes ndërtimit të rrugëve të tjera të kombit, e nuk duhet të ndalen deri ke bashkimi kombëtar. Bashkimin kombëtar e sjellin debatet dhe veprime konkrete duke u bazuar në patriotizëm, fr.patrie- atdhe, ose në atdhedashuri e jo në stimulim të përçarjeve ndërfetare mes shqiptarëve. Shqiptarëve u duhet një Rishelje, që nuk do të përziente interesat kombëtare me fetë, po jo një Ferdinand Habsburg, sikurse je ti, o Kastriot M..., që për çështje higjienike nuk dua të ta përmend as emrin e as mbiemrin, po po jam i detyruar për hir të dashamirëve që më lexojnë vazhdimisht, t`i përgjigjem paloreagimit tënd. Pse kërkon vetëm Islamin dhe krerët e bashkësive fetare islame të mendojnë si Rishelje. Kërkoi edhe klerikëve të tjerë fetarë të njëjtën gjë. Fundja, nëse mendon se krerët e bashkësive fetare islame nëpër trevat shqiptare po e penguakan bashkimin kombëtar, kush po na e stimuluaka të njëjtin. Janullatosi grek? Ti? Pajë, kurrë për besë. Thirrjet e tua për djegie të xhamive, janë përsëris edhe njëherë, e këtë mund ta them kur të duash dhe ku të duash, qoftë në Shqipëri në ndonjë emision debativ, qoftë në Kosovë e ku të duash ti, janë thirrje për Shën Bartolome, sepse e din mirë, se shqiptarëve të kësaj ane, të Kosovës dhe të Shqipërisë, nuk mund t`ua djegësh xhamitë dhe t`ua ndërrosh fenë. Nuk e di se çka nënkupton truri yt, me shprehjen mysliman praktikantë minorancë e çka jo praktikantë mazhorancë?! Shqiptarët me shumicë i takojnë përkatësisë fetare islame dhe pikë. Këtë nuk mundesh ta ndërrosh as ti, as askush. Nuk e di, se përse të duket prezenca e xhamive në trevat shqiptare si profil arab, kur nuk të pengon kryqi i madh gjigant në Vodno të Shkupit, sikurse kryq bizantin? Mua nuk më pengon as kryqi, e as xhamia, as manastiri, e as teqeja, mua më pengojnë individët si ti që duan që gjoja duke bërë përpjekje për bashkim të kombit shqiptar, e ndani edhe më tutje në baza fetare. A nuk është kjo tentativë për Shën Bartolome, o qyqarë? Shqiptarët nuk kanë nevojë për kurrfarë zgjidhje të problemit religjioz. Atë e kanë të zgjidhur, duke shkuar shumica në xhami duke i kryer lutjet, një pjesë në kishë, ca në manastire, ca në teqe........... ca ku e di unë se ku. A nuk është kjo pasuri? E ti kërkon ta minosh tërë këtë mozaik.
Shteti shqiptar, i bashkuar, nën emrin Shqipëri Natyrale, Etnike, Reale....... nuk vlen as sa një meshë e Parisit, e as më pak. Ajo vlen më shumë se gjithçka në botë. Mandej vazhdon të theksosh se gjoja ke arritur në konkluzionin e mbrapshtë se Islami është origjina e gjitha të këqijave për shqiptarët dhe se maqedonasit nuk do të guxonin të silleshin kështu sikurse të mos ishim ne shqiptarët e Maqedonisë myslimanë. Çfarë mbrapshtësie. Shqiptarët edhe kur nuk kanë qenë myslimanë para islamizimit të tyre, kanë qenë të pushtuar nga pushtues. E nuk arritën të asimilohen. E ruajtën gjuhën, kulturën, traditat. Po, as në 2001. As tani. As kurrë. Maqedonasit e kanë marrë leksionin në vitin 2001. Ne të njëjtit jemi, sikurse ata të vitit 2001,1999, 1998........ e vite mbrapa, nuk kemi ndërruar. Në lidhje me konstatimin tënd se ndërkombëtarët po e ndrykan Kosovën dhe shqiptarët, jeni prapë në lajthitje, ngase po këta ndërkombëtarë janë ata që na ndihmuan të çlirohemi nga Serbia dhe po na ndihmojnë vazhdimisht në konsolidimin e institucioneve të Kosovës, në avancimin e të drejtave të shqiptarëve, e nuk po i pengon aspak përkatësia fetare islame. Ajo po të pengon vetëm ti, ngase ti je i mpirë, nga ideja e Ferdinandit Habsburg për homogjenizim universal fetar të shqiptarëve, sikurse serbët dhe grekët, pasise je pjellë e tyre. Në lidhje me martesat e bëra me serbët, unë prapë konstatoj se ka vajza shqiptare me përkatësi ortodokse, që martohen me serbë, malazezë apo maqedonas. Ata nuk janë rome, siç i quan ti. Mos u mundo ta anatemosh dhe ta fshehësh këtë. E dinë gjithë këtë. Po le të thyejnë qafen e të martohen ku të duan, ngase nuk më pengon kjo. Mua më pengojnë idetë e mbrapshta të tuat, ide pansllave dhe pangreke. Më tej thekson se unë paskam marrëdhënie me maqedonasit si përkthyes gjyqësor. Po te sqaroj edhe pse nuk jam i obliguar, se gjuhë zyrtare fatkeqësisht ende tek ne është maqedonishtja, e dokumentet janë maqedonisht, e unë përkthej prej maqedonishtes në shqip dhe anasjelltas, nga frëngjishtja në maqedonisht dhe anasjelltas dhe shqip- frëngjisht dhe anasjelltas, ngase e kam punë këtë, e kam fituar të drejtën për përkthyes në sajë të njohurive të mija. Mandej përkthimet (për këtë mund të interesohesh personalisht si agjent që je) i bëj në bashkëpunim me firma shqiptare, por po ta përsëris se dokumentet shumica janë në gjuhë maqedonase. Ka edhe në shqip. E tani, mos u mundo të tregohesh patriot, gjoja se duke më sulmuar për të drejtën time si përkthyes gjyqësor që e kam dhe për përkthimet në maqedonisht. Më tutje vazhdon duke e vënë në pah rastin e një këngëtareje A.T? Po, lëre këngëtaren, mos i stereotipizo sendet. Ajo ka të drejtën e mendimit të saj dhe nuk ke çka i përzihesh ti edhe asaj, si agjent që je. Fundja, a të pengon ti të marrësh për grua një shqiptare myslimane? Përgjigju.
Më tutje Kastriot M... më kritikon për gjoja qëndrimin tim në njërin prej shkrimeve të mia për Nacionalizmin shqiptar, duke arritur në konkluzionin e tij të çuditshëm se unë qenkam për patriotizmin etatik maqedonas dhe kundër bashkimit kombëtar. Po, është e vërtetë se unë jam kundër bashkimit kombëtar të cilin e servon ti o K. Mykftaraj, me djegie të xhamive, apo të ndokujt tjetër me rrënime të manastireve ose tempujve fetar. Unë jam për bashkim kombëtar nën një komb- shtet shqiptar më shumë se ti dhe soji yt. Për këtë janë mundur të parët e mi, familja ime e ngushtë dhe e gjerë, por edhe unë aq sa mundem dhe di.. Të përkujtoj se për këtë ideal është djegur në vitin 2001 i tërë katundi im dhe komuna ime. Të përkujtoj se në vitin 1988, për këtë është vrarë daja im nga UDB-ja. Për këtë janë burgosur xhaxhallarët e mi, prindi im, është përzënë një pjesë e familjes sime për në Turqi. Për këtë, unë në Francë në vitin 2002, kërkova ndryshimin e fjalimit të kryetarit të qytetit të Rennes-Francë, në shqip e jo në maqedonisht. Mandej, idetë e mia lexoi zotrote më mirë, kur të lexosh shkrimet e tjera, e jo duke shpifur pa më njohur mua dhe pa më lexuar. Po nuk kam nevojën të të shpalosem ty, sepse je një asgjë të më vlerësosh mua. Më kanë vlerësuar mua profesorët e mi në shkollë fillore në sajë të angazhimit tim, profesorët në shkollë të mesme, në fakultet dhe në studime pasdiplomike, duke u shpallur dy herë nxënës i dalluar i komunës, student i dalluar gjatë studimeve superiore dhe magjistrant i dalluar me notën më të lartë mesatare në grup. Ti, nuk je askush të më vlerësosh. Ka kritere se kush vlerëson, si vlerëson dhe ku.
Më tutje vazhdon me citatin e Sharl de Golit. De Goli ishte dhe do të mbetet çdoherë nacionalist pozitiv dhe patriot, unë për këtë e admiroj. Të gjithë burrështetasit francez pikën e orientimit e kanë tek nacionalizmi dhe patriotizmi i Risheljesë, pra tek dashuria ndaj atdheut. Por, De Goli, duke qenë koshient për epokën e supranacionales që po vinte, arriti që të kamuflojë nacionalizmin e tij, duke performuar me patriotizmin francez. Këtë e thekson edhe në takimin me presidentin amerikan Ajzenauer, kur i thotë” Unë jam vetëm një profrancez, dëshira ime është të kontestoj, nëse nuk kontestoj unë nuk jam aleat, por protektorat”. Këtu mund fare lehtë të kuptohet nacionalizmi patriotik i De Golit, që për bazë e ka doktrinën e Risheljesë, që d.m.th. eksponimi i Francës në marrëdhëniet ndërkombëtare përmes gjuhës dhe kulturës? E ti o Kastriot M..., me çka do të eksponohesh dhe ekspozohesh në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare? Me djegien e xhamive, me konvertime masive, me rekonkuista, me shovinizëm pansllav dhe pangrek? Jo i nderuar, nuk do ta lejojmë këtë kurrë as ty e as sojit tënd. Atdhedashuria nuk përkon me shek. XVIII, po daton më herët, zotrote. Më tutje i nderuar, mos harro se bazat serbe në Cepotin dhe afër kufirit me Kosovën janë gati për të sulmuar shqiptarët çdoherë, me pretekstin jo që janë myslimanë, por që janë shqiptarë. Atyre i pengon shqiptari, i cilës do qoftë përkatësie fetare. Po mos u friko aq shumë, se shqiptaria ka djem e vajza që do të mbrojnë dhe dinë të mbrojnë trojet e tyre. Kanë miq të përhershëm SHBA-të, Evropën që nuk e lejuan dhe nuk do ta lejojnë këtë. E sa për ty dhe për sojin tënd, moti ishim bërë sallata.
Mandej o grindavec i ndytë, thua që shqiptarët e Maqedonisë thyejnë kokën tek Guri i Zi. Ata nuk bëjnë lutjet në Gurin e Zi, por ata ritualet e tyre i bëjnë rreth e përqark Mekës, njashtu siç bëhen lutjet nëpër manastire, kisha, sinagoga dhe kjo mua nuk më pengon. Ty, të pengon xhamia dhe një pjesë përbërëse e Mekës (lexo: Guri i zi i Mekës). Mua nuk më pengojnë aspak, po as kishat, as manastiret, e as sinagogat. Ajo që mua më pengon është politika antishqiptare që gatuhen brenda disa objekteve fetare, siç ishte rasti në manastirin e Deçanit dhe shfrytëzimi i objekteve fetare për qëllime tjera. Pikë
Ndërsa lexo shkrimin tim, “Kombi shqiptar përballë sfidave të jashtme dhe të brendshme” sid he shkrimet e tjera, dhe do e kuptosh se çka më pengon mua. A mos, harro unë ty të lexoj vazhdimisht. Më pengon ideja monstrume e jotja, po edhe e disave si ti që shajnë fe (lexo: fetë), që shajnë figura historike dhe kombëtare, që problemin kombëtar shqiptar e kanalizojnë në problem religjioz. Osmanët ndoshta kanë pasur qëllim shtimin e dimensionit religjioz problemit të çlirimit të shqiptarëve, jo aq sa edhe ti, ngase ti mëton zgjidhje të problemit kombëtar shqiptar me bazë urrejtjen fetare. Mandej më etiketon si patriot maqedonas. Unë jam shqiptar i nderuar, dash beso e në mos dash mos beso. Jetoj në Maqedoni, i ndarë padrejtësisht, por me ambicien që të afrohemi më shumë me shqiptarët matanë kufirit, në mëmëdhe, në Kosovë e gjetiu. Po, jo me ty, ngase ti fton në luftë vëllavrasëse.
Mandej në fund futesh në biografinë time. E di i tërë auditori se si jam shkolluar me mund e me djersë, si kam arritur rezultatet e larta me përkushtim dhe me punë të pandërprerë, si jam shkolluar me një rrogë të ulët prej ndihmës së babait tim dhe bursave që i kam merituar për shkak të notës së lartë mesatare, si jam punësuar në UEJL, në bazë të kriterit meritor, përmes notës mesatare dhe intervistës së suksesshme, përmes prezantimit tim të suksesshëm në Belgjikë si deputet i ri i Parlamentit frankofon të të rinjve, si kuadër i ri që kam filluar në moshën 20 vjeçare të punoj si profesor në gjimnaz të Kumanovës, ku nxënësi shqiptar kishte mësimdhënës maqedonas, e me ardhjen time filluan mësimin e frëngjishtes me shpjegime në shqip, e në saj të biografisë sime (lexo: CV time që ti e paske lexuar) si aktor në trupën teatrale frankofone duke u shpërblyer aktori më i mirë dhe duke i fituar vendet e para dhe të dyta së bashku me 2 kolegët e tjerë të mijë shqiptarë dhe 3 kolegët e tjerë maqedonas. Po ty të pengon kuadri i ri, të pengon se kam filluar në moshën 23 vjeçare të punoj si lektor i frëngjishtes, të pengon edhe suksesi im në moshë të re, magjistratura ime, librat e mi, suksesi i profesorëve të rinj Salajdin Salihu dhe Veton Latifi (ky i fundit vice-kampion në garat e historisë në Jugosllavi), të pengojnë ndërkombëtarët, feja Islame, miqtë tanë dhe gjithçka, ngase ke probleme në kokë. Tani zotrote pasi kam magjistruar në një doktrinë puro franceze tipike, të pengon se jam bërë magjistër apo çka? Unë nuk kam magjistruar nëpër laboratorët greke dhe sllave, e as të agjenturave të huaja, siç mëton të më paraqesësh ti, po magjistratura ime është publike, ka pasur komision recensues për këtë në përbërje me profesorë të shquar dhe përkatës të lëmisë, si dhe dy librat e mi janë publik dhe mund t`i marrësh në shqyrtim edhe ti. Mos harro, se tema për Risheljenë, ndoshta është e studiuar mjaft në Francë dhe Evropë, ndërsa tek shqiptarët është shumë pak. Është e trajtuar në librat e miqve të mi, profesorë të shquar, nga Shqipëria, z. Lisen Bashkurti (recensent i librit tim të dytë) dhe z. Gjon Boriçi, po për herë të parë shkoqitet si duhet në temën dhe hulumtimin tim.
Në anën tjetër nuk kam lidhje aspak me shërbimet inteligjente, ato t`i kam lënë ty, po mos mendo se nuk kam miq të shumtë shqiptarë, të huaj, ndërkombëtarë me të cilët bisedoj lirshëm dhe shtruar për tema të ndryshme. Nathali Clayerin e kam lexuar. Ai libër i saj është personal i saji, nuk është mendim i politikës zyrtare shtetërore franceze. Dihet qëndrimi zyrtar francez për Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët në Maqedoni, e nuk kam nevojë të ti zbërthejë. Ata janë miqtë tanë që na ndihmuan dhe na ndihmojnë vazhdimisht, edhe atë deri në momentin derisa mos të kemi mendime të mbrapshta si ti dhe soji yt dhe do të shkojnë se kanë punë të tjera për të bërë. Më mirë që i kemi prezent francezët, amerikanët, evropianët, se sa rusët, sllavët e grekët. Fundja edhe me këta të fundit mund të shtrimë dorën e pajtimit, nëse ata pranojnë krimet e bëra ndaj shqiptarëve, nëse pranojnë të bëjnë katarzën e nevojshme dhe të domosdoshme, sikurse Gjermania pas LDB-së. Unë si shqiptar frankofon, nuk punoj në vijën e Nathalie Clayerit, sepse nuk kam nevojë. E kam punën time të pastër tani, si udhëheqës i departamentit të gjuhëve në UEJL, si kolumnist i rregullt, si lektor në Akademinë Diplomatike Shqiptare. Punën e agjentit ja u lë juve, ngase ju jeni misionar i fshehtë i “Cërna Rukës” dhe ja u lë juve punën të shpifni ndaj kuadrove të reja shqiptare, që kanë miq të shumtë ndërkombëtarë. Ju xhelozoni për këtë, ngase në vendin tuaj, jeni vetëm pjesë proceseve të ndryshme gjyqësore, si një njeri që shkruani dhe shpalosni palomendime bizantine, që mbillni farën e urrejtjes dhe përçarjes. Unë nuk e kam për detyrë të mbroj Islamin nga ti, unë mbroj me qëndrimet e mija vëllezërit e mi shqiptarë që i takojnë përkatësisë fetare islame, të cilëve do t`ua djegësh xhamitë ti, mbroj vëllezërit e mi shqiptarë të konfesioneve tjera që do t`i fusësh ti në luftë vëllavrasëse dhe në Shën Bartolomej. Kjo është detyra ime. Detyra ime e radhës, do të jetë takimi im me ty, dhe njoftimi për së afërmi. Në Shqipëri vij shpesh që të vizitojë miqtë e mi, profesorët e mi, kolegët e mi. Pse mos të vij të të shoh surratin edhe ty?! Fundja do të bindë se e ke gabim fund e kryje, dhe se me tezat e tua shqiptarët nuk bashkohen po ndahen më shumë. Kërkoj të mos e pastroni të kaluarën me mua, sepse e turbulloni të tashmen dhe të ardhmen. Një porosi për ty “Mos shkruaj sipas porosisë së ditës. Ngase shkenca jote është krejtësisht pa ndërgjegje, e shkenca pa ndërgjegje ta shkatërron shpirtin”. Këtë e ka thënë shkrimtari i madh francez Rable. Ti ende nuk je koshient se sa i paditur që je, ngase mendon se e ke kokën të mbushur. Koka e mbushur nuk të duhet fare, neve na duhen koka të formuara si duhet.
Në fund, o Kastriot M.... e përmbyll reagimin tim, ndaj paloreagimit tënd me thënien e Pablo Nerudës “Dija e vogël i bën njerëzit kryeneçë (sikurse ti). Dija e madhe i bën njerëzit kryeulët. Andaj kalliri i zbrazët e ka kokën lart, e ai i mbushuri lakohet për tokë.”


****

Nuk është e lehtë të merresh me fëmijë të rritur, që shkronjat e alfabetit i marrin për lodra, mbase mendojnë se me ato shkronja të bukura mund të luajnë si t’u teket. Kështu, ndërmjet këtyre vështirësive e shoh veten kur polemizojë me njerëz që kanë identitet të dyshimtë e skajshmërish të paqartë. Aq më e ndërlikuar bëhet çështja kur, këta fëmijë të rritur e njerëz me identitet të pështjelluar, merret vesh se kanë dukshëm problem edhe me njerëzinë. Charles Darwin gaboi rëndë atëherë kur tha se, njeriu është kafshë inteligjente, ngase sot, për sojin e disa të ashtuquajturve njerëz, lirshëm mund të aludojmë se, kafsha qenka njeri primitiv. Po, po, vetëm kështu mund ta deshifrojmë dhe t’i japim një identitet të përshtatshëm Kastriot Myftarajt. Kështu të paktën mund t’i jap të drejtë vetës të polemizojë me një krijesë e cila ka pësuar evolucion. Sidoqoftë, nuk do të merrem me gjenezën e kësaj krijese, ngase tutje nuk kam vullnet për të humbur kohë, mbase humbja e kohës bëhet në mungesë të vullnetit.
Derisa lexoja paloreagimin e Kastriotit, t’ju them të drejtën më kishte marrë malli për përrallëza, por jo për përrallëza që fund e krye janë të mbështetura në trillime dhe iluzione djallëzore. Kështu, Kastriot Myftaraj e komentoi në katër vazhdime palopolemikën e tij. Komentimi i këtij agjenti grek nuk mund të karakterizohet ndryshe, pos dhunim i letrës së bardhë dhe përdhunim i shkronjave. Në pjesën e parë, dukshëm e kishte gënjyer ciceroni spiun, duke dalë kështu një komedi, që as djajtë nuk do t’i duartrokisnin, ndaj me pjesën e parë nuk do të merrem, si dhe e kisha lutur ciceronin spiun të këtij agjenti, le të bëhet burrë e të më pyesë për përditshmërinë time, se unë do t’ia tregojë vetëm të vërtetën, e pastaj urdhërdhënësi i tij nuk do të këtë mundësi të hartojë skenarë të djajve.
Siç e potencova më lartë, i lexova paloreagimet e Kastriot M..., me kujdes dhe me maturi. Edhe pse ia dhashë përgjigjet e merituara në dy reagimet e para, ai prapë se prapë vazhdon me avazin e vjetër të sharjeve, shpifjeve dhe etiketimeve, që sikur të gjendeshim në ndonjë vend apo rajon demokratik, që moti ky njeri do t`iu bashkëngjitej ose spitalit të të çmendurve, ose kopshtit zoologjik ose ndonjë burgu.
Megjithë sugjerimet e miqve të mijë të shumtë që mos të merrem më me këtë njeri shpifës, nga shkaku, se është mjeshtër i shpifjeve dhe i llomotitjeve, që mos të bie në nivelin e tij, ndërgjegjja ime e pastër dhe respekti për auditorin që më njeh dhe lexon, si dhe për ata që nuk më njohin, më detyroi që t`i përgjigjem poshtërsive të Kastriot M...., të cilin e them për të satën herë, që më vjen të vjell kur i përmend emrin dhe mbiemrin, jo për shkak të emrit mjaft të bukur që e ka, po për shkak të karakterit të tij të ndytë, për shkak që i humb vlerën emrit Kastriot, po e nderon mbiemrin e tij, si kryeplak i çmendur i mëhallës së të çmendurve, që ai drejton.
E nuk është thënë kot: “Një budalla e hedh një gurë në pus, dyzet të mençur nuk mund ta nxjerrin atë nga pusi”. Kësisoj ky budalla, që më ra hise që të merrem me të, sikurse shumë e shumë të tjerëve para meje, me të vërtetë e meriton më shumë se këtë reagim timin, më shumë se burgun, për shkak të mendimeve të tij të errëta ndaj shqiptarëve të besimit mysliman dhe të Islamit si fe në përgjithësi. Edhe pse në fillim konstatova se të merresh me Kastriot Mykftarajn, është humbje kohe me një të humbur, prapë se prapë, duke i lexuar komentet e disa përkrahësve të tij, më erdhi keq për ata, të cilët në mungesë të informatave vjellin helm dhe vrer ndaj meje, ndaj shkrimeve dhe qëndrimeve të mija, dhe ndaj shqiptarëve të besimit islam, që janë më numeroz, në krahasim me vëllezërit e tyre shqiptarë të besimeve të tjera.
Për të satën herë me radhë duhet t`i dëshmoj kësaj koke si Kastriot Mykftaraj, të cilin kur e pash në foto, u binda që, shpesh karakteri i njerëzve përshtatet me pamjen fizike, e kjo ka të bëjë pikërisht me të humburin e mëhallës së të çmendurve, që tezat e tij të mbrapshta që servohen fatkeqësisht edhe nëpër forume dhe gazeta të ndryshme janë të rrezikshme, sa edhe tezat e Llatasit, palogazetarit serb nga Maqedonia, goja e të cilit masturbon vetëm të këqija ndaj shqiptarëve. Kësisoj edhe Katriot M..., me gojën e tij nuk bën asgjë, përpos që masturbon dhe që dëshmon që ai është një shqiptarofob dhe një islamofob. Nuk e kam qëllimin ta njësoj kombin shqiptar vetëm me fenë islame, ama K.M (lexo: prej tash e tutje këtë njeri për çështje higjienike do ta potencoj vetëm me iniciale) “harron” se shumica shqiptare në gjithë trevat shqiptare është myslimane dhe pikë. Këtë nuk mund ta ndryshojë as ai, e as askush tjetër. Kjo është realitet që ndoshta dhemb, po është realitet dhe nuk kemi se çka ta diskutojmë.
Meqenëse jam i prirë që të mos merrem me etiketime, e as me jetën private të individëve, po me qëndrimet që i llogaris si të mbrapshta të tyre dhe me idetë e zymta, unë do të kursehem nga shpifjet ndaj K.M. Por, ai nuk e bën këtë. Paloreagimin e tij ai e fillon me lloj-lloj shpifjesh që më bënin të qeshja me “aftësitë” e këtij njeriu që të thur tregime dhe përralla, si dhe më vjen që të qajë me atë se ku e kam sjellë veten unë, si dhe shumë veta të tjerë, që të polemizojmë me krijesa me pamje njeriu, si dhe më dhimbset kombi shqiptar që përbrenda vetes ka njerëz fanatik fetar, sikurse Ferdinandi i Monarkisë Habsburge, të cilët janë të mpirë nga ëndrra miope dhe zelli fetar, për universalizim dhe homogjenizim të një kombi të tërë, me një fe të vetme, duke e cenuar pasurinë kombëtare shqiptare, mozaikun e pasur me tre fetë, duke sharë një fe e cila është e pranishme tek 85 % e të gjithë shqiptarëve, si dhe tek 1.5 miliardë e njerëzve në botë. Po, ja që dikush, nuk ka ndërgjegje, nuk ka etikë, nuk ka mend dhe nuk është i prirë që të respektojë diversitetin, të respektojë tjetrin dhe nuk i ka parasysh Konventat e shumta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ku përfshihet edhe respekti ndaj njerëzve që kanë racë, fe, gjini dhe moshë të ndryshme.

Këtë, K. M. nuk e ka, fatkeqësisht, ngase laboratorët, prej ku del ai, janë të mbushura me urrejtje dhe frymëzohen në frymën e Dragan Pavlloviç- Llatasit dhe kuzhinave serbo- greke. Përgjigjet K. M . do t`i ja jap me radhë duke filluar nga e para.
Si pikë e parë K.M. potencon që unë e paskam shkruar reagimin tim ndaj tij ne gazetën e ashtuquajtur islamike “Mesazhi”, e në fakt ajo nuk është gazetë, po web-portal edukativo-arsimor, shkencor, apo për ta pasur K.M më të qartë ajo nuk është islamike, po është islame. Të njëjtin reagim e kam botuar nëpër shumë web faqe të tjera me karakter kryesisht kombëtar.
Sa për shpifjet dhe njollosjet që i bën ndaj meje duke më atribuuar gjithë ta arriturat e mija, falë Veton Latifit, unë krijesës monstruoze K.M, i sqarova njëherë, e do i sqaroj përsëri se personin në fjalë nuk e kam asgjë. Me shpifjet e tija, K.M nuk e di se kënd e nderon, mua apo Veton Latifin, ngase me këtë ai arriti që të na bashkojë mua me Vetonin, edhe pse rrugët tona me Vetonin janë shumë të ndara dhe nuk puqen pothuajse askund. Ai i takon një filozofie krejtësisht tjetër, ndërsa unë një tjetrës. E respektoj si kolegë dhe asgjë më shumë. Nuk e kam familjarë, andaj atij Ciceronit spiun i them që të përmirësohet në gënjeshtra, fundja le të gënjejë për toke. Veton Latifin e kam njohur shumë vonë, pikërisht këto dy vitet e fundit, andaj nuk ka pasur kurrfarë mundësie që t`a kem atë si mentor. Mentor i im është rruga e vërtetë e besimit në një Zot dhe kaq sa i përket Vetonit dhe shpifjeve ndaj tij dhe meje.
Mandej e dinë e gjithë Kumanova se as nuk njihem dhe as nuk flas me Bajrush Sejdiun, e as që dua ta njoh. Unë e kam pasur dajë Nexhmedin Hysenin- Neçkon, i vrarë nga UDB-ja serbe në vitin 1988, aty ku shërben tash K.M.
E sa i përket Dorëz zë Zezë, ta them oj krijesë me emrin K.M se Dorë e Zezë je ti dhe bashkëpunëtorët e tu, si dhe ca web portale që promovojnë Shën Bartolomeun, duke kërkuar ndërrim të fesë tek shumica myslimane, duke promovuar urrejtje ndaj Islamit dhe ndaj shumicës shqiptare. Ndërsa, sa i përket Dorës së ashtuquajtur të Gjelbër, unë jam i bindur se kjo është tezë e Llatasit, shërbimeve serbe dhe greke, të cilët të mpirë nga realiteti që jemi miq me SHBA-të dhe Evropën, dëshirojnë të na paraqesin si gjoja fundamentalistë dhe ekstremistë fetarë, gjë që nuk pinë ujë. Pra, kjo është tezë e sajuar kryesisht nga sllavët, grekët dhe soji i K.M. Unë jam kundër Dorëz së Zezë serbe, dorës së ndytë dhe të fëlliqur të K.M dhe web portaleve ku ai shfaq mendime dhe opinione të errëta, e që fatmirësisht nuk janë të shumta po janë në raritet.
Nga terminologjia tejet laike dhe injorante e K.M, fare lehtë mund të konkludohet varfëria e tij intelektuale, ngase ai nuk e kupton nocionin mysliman, një nocion shumë elementar. Mysliman është ai person që deklaron maksimën e njohur (shehadetin), ndërsa pastaj varet prej tij se sa do të praktikojë kushtet e tjera të Islamit. Varësisht prej asaj se sa ai praktikon kushte tjera, ai nëse e thotë çelësin e Islamit (shehadetin) është mysliman. Në përgjithësi, duhet të kihet parasysh se nuk ka rregulla strikte që një popull i caktuar duhet të ketë një fe të caktuar dhe pikë. Feja është zgjedhje e lirë, vullnetare pa imponime. Ajo nuk dhurohet me zor, ajo pranohet me bindje dhe dëshirë, po jo me bindje të sojit alla K.M.
Më tutje, K.M në paloreagimin e tij, merret me sqarime në lidhje me Perandorinë Osmane dhe rolin e saj, dhe vihet në rolin e historianit, por unë habitem se si qe e mundur që pas pesë shekujve sundim osman, populli shqiptar edhe më tutje flet shqip, po edhe ne që po polemizojmë jemi duke e bërë këtë në shqip. Në asnjë shkrim dhe reagim timin unë nuk mbroj Perandorinë Osmane, po mbroj shqiptarët nga dokrrat dhe derrat e llojit K.M. Po këtë bëhet se nuk e kupton K.M. me “aftësitë” e tij sajuese të tipit të Llatasit serb. K.M. trumbeton se shqiptarët paskan Islam arabo- turk, e në fakt Islam të tillë nuk ka. Islami është Islam gjithkund, ashtu sikur edhe Krishterimi, Protestantizmi, ....... dhe asgjëizmi i K.M. E sa për sqarim, Islami dallon në esencë prej Krishterimit, Judaizmit, Budizmit, ngase Krishterimi buron nga emri i Krishtit, Judaizmi prej Judës, e Budizmi prej Budës, ndërsa Islami nuk ka protagonist njeri, që do të identifikohej me të, por ka prejardhje të pastër qiellore, si dhe Islami ndër shqiptarët nuk identifikohet me arabët, turqit apo me ndonjë popull tjetër.
Më tutje K.M, shpif duke aluduar në ndërtimin e xhamive, se gjoja ndërtimin e tyre po e financuakan Vehabitë. Po si more po ua atribuon këtë të mirë atyre, kur dihet mirëfilli se xhamitë janë të ndërtuat nga dora shqiptare, nga djersët e mërgimtarëve tanë, e shqiptarët nuk kanë kurrfarë lidhje me Vehabitë, ata janë miq tu dhe të agjenturave të tua serbo greke, miq të Llatasit, që çdo herë që i duhen ai, pra Llatasi, i merr nëpër gojë, ashtu siç masturbon edhe ti dhe soji yt, duke tentuar që nëpërmjet kësaj të përbaltni shumicën shqiptare. Më tej, sa i përket thirrjeve pesë herë në ditë (lexo: ezanit), kjo fillimisht është një edukatë, disiplinë dhe rregull, ku njerëzve të këtij besimi i lëshohet kushtrimi për lutje ndaj Zotit, ashtu siç bien kambanat për të krishterët, që zhurmat e tyre nuk janë në gjuhën shqipe, po ja që mua dhe shumicës shqiptare nuk i pengon, ngase ne i llogarisim si pasuri të gjitha, po soji yt fanatik ferdinandesk jo. Ezani, o K.M. është në gjuhën burimore, ashtu siç i themi kompjuterit në gjuhën burimore, ashtu siç janë barërat në gjuhën burimore latine...... Edhe ezani është në gjuhën burimore, ngase po të thirrej në të gjitha gjuhët, e në botë janë diku rreth 2496 gjuhë ortoepike dhe 350 gjuhë ortografike, feja do të humbiste kuptimin e saj të vërtetë. Kushtrimi i K.M në rrënim të “fortesave arabe” nuk bën asgjë tjetër, përpos që nënçmon shqiptarët shumicë, cenon diversitetin fetar, promovon Shën Bartolomeun dhe asgjë më shumë, e kjo do të kishte efektin domino, me ç`rast shqiptarët do të bëheshin sikurse francezët në vitin e hershëm 1572. Kjo është bazamenti i idesë shënbartolomeiste të K.M. Rrënim të tempujve fetarë nuk do të ketë, o K. M. Këtë ta dish mirë, po është shumë e sigurt, se ti dhe soji yt do të rrënoheni dhe do të shkruheni vetëm në letrat e toaleteve.
Nuk e kuptoj se për çfarë arsye kërkohet deislamizimi i shqiptarëve, si kusht për tu larguar Janullatosi, kur dihet se po ky Islam ndër shqiptarët, mbrojti janullatosizimin e shqiptarëve, sinonim i myftarizimit alla K.M.
Më tej, o K. M emri im është Ardian, unë mund të jem Gardian i kombit tim dhe dinjitetit tim, ndaj ofendimeve dhe pëllitjeve të tua dhe të sojit tënd, jam Gardian edhe i fesë sime dhe nuk do të lejojë që ti ta njollosësh, edhe pse një gjë të tillë, ti nuk e ke të mundur ta bësh, ngase kundër qelizave të tua spiunore do të ngrihej e tërë shqiptaria me besim islam, po edhe vëllezërit tanë të përkatësive të tjera fetare, që janë të ndershëm dhe jetojnë së bashku duke e dashur këtë mozaik me diversitet fetar. Ndërsa, në lidhje me mbiemrin tim Ramadani, ai ka kuptimin e muajit të shenjtë të agjërimit, për të cilin ti mëton se është kanibalizëm, respektivisht muaji që profeti Muhamed,e paska bërë për të ndalur kanibalizmin. Për këtë e ke përgjigjen e duhur në reagimin e z. Iljasa Salihut, me titull “ Myftaraj, ky kanibal barngrënës”.


Në mënyrë shumë amatoreske K. M . në po të njëjtin paloreagim, fillimisht shpreh optimizëm për deislamizimin e shqiptarëve, kurse pak më poshtë i frikohet vitit 2078. Falë Zotit që nuk na ndodhi plani 600 + 2000, e nuk do ta lejojmë as planin tënd djallëzor, të Savë Batares dhe të Dragan Llatasit.
K. M pretendon përmes Ligjit të bëjë deislamizimin e shqiptarëve, e më pas po patë nevojë ai do t`i përdorë të gjitha mjetet dhe mekanizmat tjera, por ky injorant harron se bie ndesh me Ligjin, ngase me Ligj dhe Konventa mbrohen të gjitha besimet fetare. Ndërsa, i vobekti në mendje, K. M. harron se Meka dhe Medina, që janë qytete në kuadër të Arabisë Saudite, janë vende të shenjta pelegrinazhi, ku kushti kryesor që të vizitojë ndokush ato vende është të jetë mysliman, ndërsa K.M. pretendon të ndërtohet atje kishë. Çfarë idiotësie, po kështu flasin ata që kanë mungesën e trurit të vogël, e të madhin me teleskop nuk mund të ua gjesh!!! Sa i përket tolerancës në objekte fetare, e ke rastin e Stambollit, ku në mes të një qyteti me shumicë myslimane, gjendet Patriarkana e Stambollit, Kisha Ortodokse e gjithë besimtarëve ortodoksë. Më tutje, e ke rastin në Prishtinë, ku në mes të një qyteti me shumicë myslimane, është e ndërtuar katedralja katolike, ndoshta di ta bësh dallimin mes katedrales dhe kishës, nëse jo mësoje. E sa i përket asaj se shqiptarët myslimanë a janë të dhunshëm ose jo, argumenti i mësipërm flet për këtë, poashtu edhe respektimi i objekteve të tjera fetare gjetiu, po edhe tolerimi ndaj llomotitjeve të tua. Sikur shqiptarët myslimanë të ishin fanatikë dhe të mos ishin tolerantë, emri yt që moti do të gjendje në historinë e turpit, i gurosur në ndonjë varr të humbur.
Më tutje K.M. duke e potencuar se shqiptarët e pranuan Islamin me dhunë, ai I vendos shqiptarët në pozitë inferiore pezhorative si frikacakë dhe të ndrojtur, që lehtë pranojnë ndërrim të fesë dhe asimilohen lehtë, e dihet se shqiptarët e pranuan Islamin pa kurrfarë rezervash, sepse në të panë vlera. Ata nuk u asimiluan, po përkundrazi e ruajtën indin kombëtar, duke e luftuar pa mëshirë Perandorinë Osmane, më shumë se gjithë popujt tjerë ballkanik. K. M përmes tezës së tij dëshiron të paraqesë shqiptarët frikacakë dhe lepurushë, ndërsa popujt tjerë ballkanik që nuk e ndërruan fenë, po i paraqet si trima. Ja se sa shqiptarë është K. M!!! K. M. nuk mund të bëjë dallim mes ideologjisë (stalinizmit) dhe fesë ( Islamit), e para ka përfunduar në analet e historisë së turpit, e kjo e dyta gjallëron dhe qenëson edhe më tej, e do të qenësojë pa pushim.
Më tej, K. M tenton të “vejë në dyshim” aftësitë dhe njohuritë e mija me mbiemrin Kisinxher, që unë e lexoj Kisinxher në shqipen time. Me këtë ai do të tregohet si superiorë dhe si sfidues. Nuk ndalon këtu, ai vazhdon edhe më tej të merret me Risheljenë, e nuk e din që Rishelje, nuk kërkonte konvertime fetare, përkundrazi ai detyrat fetare i kryente me zell, po interesin kombëtar e kishte primar. Andaj, për Risheljenë, K. M. nuk ka se çfarë të më dëftojë, ngase e kam stërstudiuar. Ai mbetet udhëheqësi model briliant, që nuk hoqi kurrë dorë nga besimi i tij katolik, po nuk kërkoi kurrë konvertimet fetare, po përkundrazi forcoi kohezionin kombëtar. Historinë e krijimit të kombit francez e kam shumë të njohur, e për të edhe kam shkruar në dylibrat e mijë, po jo duke ndenjur në përkthimet e letrave të Bajrush Sejdiut, sepse personalisht as emrin nuk dua të ja përmend, por duke lexuar, studiuar dhe hulumtuar në Francë, Belgjikë e kështu me radhë. Dele nuk kam ruajtur në Likovë, ngase unë jetojë në Opajë, do të isha krenar të ruaja, kam ruajtur kafshë të tjera, po beso se të paktën ata kafshë janë shumë më të ndershme dhe më profitabile se ti, ti nuk mund të krahasohesh as me plehun e tyre ngase e kontaminon edhe tokën pjellore. Kafshë kam pasur, kafshë shtëpiake, ngase me mund dhe me djersë i kemi kultivuar për tu shkolluar, ngase nuk merrej as gjyshi, as babai im, as familja ime, as unë me vepra agjenturore që të paguhej, siç paguhej dhe paguhet K. M. Po një gjë ta dijë K. M. Ne nuk kemi shitur nënë, grua e motër për disa dhjetëra euro, në sajë të lopëve dhe deleve që kemi pasur, e ju që nuk i keni pasur këto i keni shitur pa më të voglin dyshim, vetëm e vetëm që të dilnit “nga kopshti me lule i Xha Enverit” dhe të shijonit botën reale. Më tutje përmend figurat e shquara franceze, që besoj se i ke dëgjuar ndonjëherë. Figura të njëjta iluministe kemi edhe ne shqiptarët, edhe pse shqiptarët e “paskan” humbur ekuivalentin e betejës së Poatjesë, ndërsa sot falë përpjekjeve të shumta të atyre figurave kemi arritur të mbijetojmë kombëtarisht, gjë që se gjen shembullin te asnjë komb tjetër, që pa marrë parasysh sulmet permanente arriti të mbijetojë, po jo duke bërë luftëra fetare, po kombëtare.
Ndërsa në lidhje me shkrimin “Mbresat e një vizite të paharruar” të ftoj ta rilexosh o K. M, ngase kibël kombëtare është Prekazi për ne shqiptarët, sikurse Kruja, ashtu mu sikurse Qabja për myslimanët, në kuptimin që Prekazi duhet të konsiderohet i shenjtë kombëtarisht.
K.M i dëshiron shqiptarëve të mbarë trevave shqiptarë të thyejnë kryet në Mekë, njësoj sikurse Llatasi, me ç’rast dëshmon aktivitetin e tij agjenturor. Kryet nuk do ta thyejmë ne atje, kryet i kemi lënë mjaft nëpër luftëra të ndryshme, mjaft kemi vdekur në luftërat e fundit, bile Sllupçani, që kërkoj nga K.M që mos t`ia përmend emrin, i ka ngrënë 36 000 granata nga miqtë e K. M që mendojnë si ai, bile familja e nderuar Zymberi i vra si familje shqiptare dhe myslimane, xhamitë u rrënuan se ishin xhami të shqiptarëve ku faleshin të njëjtit, po duke luftuar stoikisht dëshmuan se janë të pathyeshëm, andaj atyre nuk iu thehet koka aq lehtë, po atyre që tentojnë të ua thyejnë kryet, ju thyhen edhe këmbët. A betohem se djegia e një xhamie nga ana e K. M apo njerëzve si ai, nuk do të ndodhë kurrë, ngase njerëzit sikurse K. M me bythë të ulur në karrige me dy këmbë, para kompjuterit, nuk kanë forcë dhe guxim të mbysin miza, e lëre më të djegin xhami ose objekte fetare. Më tej K.M shkruan “Ju në faqen tuaj në facebook, si “figurë publike” keni pëlqyer faqen “Kundër publicistikës së Kastriot Myftarajt”, ku paraqiten komunikatat kundër meje të një organizate paramilitare islamike me emrin Shërbimi Informativ Mysliman”, a një gjë le ta dijë K. M dhe të tjerët si ai, se për të luftuar njerëzit e tillë do të duhet bashkëpunuar edhe me Djallin, vetëm e vetëm lebetia dhe tentativat për përçarje ndër shqiptarët të shuhen përgjithmonë.
E sa i përket Natës së Shën Bartolomeut, kjo natë është turpi i Francës, turp me të cilën skuqen dhe turpërohen francezët e jo sikurse mëton K.M “Çka është Nata e Shën Bartolemeut? Ajo është mitra e përgjakur nga ku lindi Franca moderne.” Një gjë e tillë është fund e krye gabim me (pa)qëllim..

Në lidhje me martesat e vajzave ortodokse shqiptare me serbë, e kisha këshilluar K. M që prej frigës nga ezani pesë herë në ditë, të martohet me një serbe të Beogradit ose greke nga Athina, e besoj se atëherë do ti dëgjojë kambanat që “bien” atje në gjuhën shqipe. Më tutje, K. M vjen duke u shpalosur se me kënd bashkëpunon, kënd e ka mentor, po s`ke çfarë të presësh, ai ngrenë në piedestal njerëz që bëjnë fallco libra, keqpërdorin emra në parathënie të librave, e mandej duke u thirrur në patriotizmin folklorik, “shpalosin” projektet sllave në UEJL. Po këta të njëjtit, për vite me radhë i kanë shfrytëzuar të mirat e këtij Universiteti, po kur veprimtaria e tyre fallco doli në shesh, ata e ngrenë kryet në emër të patriotizmit të rrejshëm të luftojnë UEJL. A, sa për mua UEJL mbetet projekti më i madh kombëtar i shqiptarëve në Maqedoni, i ideuar nga Arbër Xhaferi, ngase për së pari herë studenti maqedonas aty e ka të obligueshme mësimin e gjuhës shqipe. Njeri i Serbisë nuk jam unë, po je ti o K.M.
Ndërsa për K.M në lidhje më pyetjen e tij:” Për Zotin se nuk po di ku me e gjet një shqiptare myslimane “ unë nuk do të mundohesha as bushtër t`i gjeja këtij personi single, e lëre më ndonjë shqiptare. Atij i kisha propozuar martesë me ndonjë vajzë nga Shumadija.
Më tutje tek konceptet e Patriotizmit nacionalist të Risheljesë, unë mendoj se dashuria ndaj atdheut do të thotë patriotizëm, ndërsa nacionalizëm dashuria ndaj kombit. Fati i keq e deshi që unë të jem nacionalist i arsyeshëm shqiptar i ndarë padrejtësisht në 5 shtete, por të dua vendin tim ku kam lindur, dhe të jetojë me dëshirën për të qenë i bashkuar me vëllezërit e mi shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe trojet tjera shqiptare, e kësisoj të arsyetojë lindjen dhe ta meritojë vdekjen në këtë truall shqiptar, ndërsa soji yt o K.M. nuk meriton as vdekjen, ngase ju jeni të vdekur po që ecni mbi tokë, të xhindosur. Ndërsa termi Maqedoni, është term që vjen nga shqipja, dhe nuk guxojmë assesi që ta mohojmë këtë. Ajo e ka kuptimin, emathia, e madhja, për shkak të shtrirjes së madhe gjeografike që kishte. Po, Titoja në Jajce, e keqpërdori këtë term në favor të sllavëve, duke na ndarë edhe më shumë ne shqiptarëve, e mandej kjo mollë sherri, përveç shqiptarëve, preokupon edhe shtetin grek, aty ku ka qendrën e vendosjes, soji i K.M.
Më tej në pyetjen e K.M : “Ja, le të përgjigjet Ardian Ramadani, çfarë të reje ka sjellë ai në studimin e vet për raison d’ etat dhe Richelieu? “, përgjigjet mund ti gjejë tek recensentët e mi, Prof. Dr. Etem Aziri, Prof. Dr. Ali Pajaziti dhe Prof. Dr. Fejzullah Shabani. Ata i kam pasur mentorues dhe këshillues për punën time. Po do ja jap përgjigjet e konkluzioneve të punimit jo K.M, por auditorit që lexon. Ja konkluzionet e punimit tim:
Konkluzione
Përmes këtij hulumtimi dhe studimi (lexo:hulumtimit tim), unë kam arritur në konkluzionet e mëposhtme.
1. Vijueshmëria e doktrinës së Risheljesë, ekspozim përmes gjuhës dhe kulturës, i mundësoi Francës që të jetë çdoherë prezente në marrëdhëniet ndërkombëtare, të jetë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të mëdha, të promovojë institucione të cilat do i shërbenin kombit, shtetit francez, si dhe kombeve të tjera dhe shteteve të tjera, sepse një udhëheqës si Rishelje dinte qëllimin e tij se deri ku duhet të shkojë, kishte qëllim të justifikuar, por edhe limite.
2. Doktrina e imponimit përmes kulturës dhe gjuhës, si brend kulturor i krijoi hapësirë shtetarëve francez që të shikojnë më larg se të tjerët, sepse rrinin në shpatullat e doktrinës së një njeriu të madh si Rishelje, ndërsa të tjerët nuk shikonin aq larg. Rishelje dëshmon se suksesi nuk qëndron te pritja prej të tjerëve që të bëhesh i fortë, por sensibilizimi për t`u forcuar buron nga brenda si dhe nga bërja e aleancave për arritje të synimeve dhe qëllimeve të dëshiruara.
3. Doktrina e Risheljesë mundësoi që gjuha frënge, kultura frënge si dhe civilizimi francez të reflektojë çdoherë. Diplomacia moderne evropiane lindi pikërisht përmes doktrinës së tij.
4. Kjo doktrinë ofroi projekte në trajtë institucionesh siç ishte dhe është Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë, hapi rrugën e krijimit të Unionit të sotëm Evropian dhe mbi të gjitha, solli çelësin e suksesit në marrëdhëniet ndërkombëtare, ” Konvertimin e gjuhës kombëtare franceze në gjuhë ndërkombëtare”, për shekuj me radhë.
5. Gjuha si çështje serioze nuk guxon t`i lihet vetëm gjuhëtarëve, por edhe shtetarëve. Sepse Rishelje na bind se gjuha, njeriu dhe kombi që e flet, janë pothuajse një gjë e vetme. Ndërsa na bind çdoherë e më shumë se politika s`është asgjë tjetër por mjeshtëri e shfrytëzuar në çastin e duhur. Udhëheqësit si kardinali Rishelje na mësojnë se njeriu ynë para se të merret me politikë, duhet të emancipohet, kurse për të qenë patriot dhe nacionalist duhet të njohë vetveten.
6. Udhëheqësit si Rishelje na mësojnë se udhëheqësit duhet të kenë parasysh fshehtësinë e udhëheqjes të bazuar në durim.
7. Rishelje na mëson se udhëheqësi duhet të jetë mbi të gjitha njeri, e jo luan apo dhelpër.
8. Rishelje përfaqëson njeriun më të suksesshëm francez të të gjitha kohërave dhe falë tij, Franca e ka edhe sot reputacionin e saj specifik. Njëkohësisht është edhe faktor relevant për shumë çështje. Doktrina e tij dhe ai vet janë prototip i politikës moderne dhe koncepteve të rendit botëror. Franca u bë “zot” i Evropës vetëm përmes tij. Kjo rrugë e suksesshme e trasuar nga ai, ishte dhe duhet të jetë vijimësi për gjithë politikanët, shtetarët dhe udhëheqësit francez, duke filluar nga Francien I, Bonaparta, De Talerani, Klemonzoja, De Goli, Dësteni, Pompiduja, Miterrani, Shiraku. Ndërsa gjuha frënge e shndërruar në institucion të llojit të Frankofonisë, si dhe në gjuhë të punimeve të UE-së dhe OKB-së, mund të themi se është gjuha e vetme e cila arriti që të gëzojë reputacionin më të madh gjatë shekujve të kaluar dhe shekullit tonë.
9. Rendi i ri botëror dhe konstruksioni evropian s`mund të funksionojë pa doktrinën risheljane dhe pa praninë dhe pozitën e duhur të shtetit francez, shtet ky me fizionomi evropiane dhe me vlera të jashtëzakonshme demokratike, institucionale, evropiane dhe ndërkombëtare të cilat kanë reflektuar në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe reflektojnë ende, pa të cilat bota e sotshme do të ishte e varfër.
10. Megjithë rolin gjithnjë e më të madh dhe të pakontestueshëm të gjuhës angleze dhe të tjerave, gjuha frënge përmes multilinguizmit dhe plurilinguizmit gjendet shkëlqyeshëm e pozicionuar në mozaikun e gjuhëve ndërkombëtare.
11. Franca për të mbajtur gjallë krenarinë franceze dhe gjuhën frënge ka krijuar poashtu edhe mekanizmin post-risheljan që ta mbajë gjuhën gjallë dhe permanente në komunikim, Organizata Ndërkombëtare Frankofone, organizatë kjo e cila bashkon shtetet që flasin frëngjisht dhe ndajnë vlerat franceze dhe frankofone. Përdorimi i gjuhës si element bashkues e mban Francën prezente në marrëdhëniet ndërkombëtare, mban të lidhur fort frëngjishtfolësit, francezët dhe komunitetin frankofon në Belgjikë, Zvicër dhe Kebek, si dhe në shtetet ish-koloni franceze.
12. Megjithë globalizimin si proces dhe proceset integruese, modeli i shtetit-komb është modeli aktual dhe i pacenueshëm, por i sfiduar nga koncepti i të drejtave të njeriut, ndërsa Raison d`Etat është doktrina e pavdekshme, sepse nuk mund të paramendohet rendi botëror çfarëdo që të jetë ai, pa shtetin si dhe pa kombin. Ky model nuk mund të zëvendësohet me diçka tërësisht tjetër.
13. Mendimi se shteti është mbi të gjitha, nuk duhet të nënkuptohet verbërisht dhe fanatikisht. Raison d`Etat duhet t`i përshtatet rrethanave aktuale. Ajo duhet të ketë parasysh lirinë dhe të drejtat e individit, të drejtat e njeriut, sepse njerëzit përbëjnë shoqërinë, e ajo shtetin.
14. Raison d`Etat shënon se sado që të privilegjohet individi, të drejtat dhe liritë e tij, prapë se prapë shteti duhet të jetë parësori dhe interesat shtetërore duhet mbrojtur me çdo kusht, së bashku me ato kombëtare. Por, mbrojtja e tyre nuk duhet të bëhet në dëm të kombeve apo njerëzve të tjerë. Raison d`Etat na shprehet përmes rreshtave në vijim “Ta duam atdheun, jo se është i madh, por pse është i yni”. Thënia e Kenedit që mos pyet se çfarë bëri atdheu për ty, por çfarë bëre ti për atdheun tënd, mund shumë lehtë të arsyetojë Raison d`Etat të Risheljesë. Liderët dhe shtetarët duhet të jenë koshient në thënien “Jetoni e lini që edhe të tjerët të jetojnë”.
15. Modeli i shtetit-komb për Ballkanin nuk mund të jetë funksional, sepse ky rajon është heterogjen e nuk mund të homogjenizohet. Ai duhet ta ruajë diversitetin e tij, gjuhësor, kulturor dhe etnik. Si dhe të respektojë modelin e shteteve multietnike, multifetare. Tentativa për t`u bërë shtet-komb nga secili shtet ballkanik mund të sjellë pasoja të paparashikuara dhe probleme permanente. Përjashtim këtu bën vetëm kombi shqiptar, i cili është i përçarë padrejtësisht, dhe duhet punuar në drejtim të unifikimit të tij dhe jo në drejtim të fragmentarizimit (gjë që K.M. nuk e bën).
16. Ndjekja e doktrinës franceze risheljane përmes modelit të shtetit- komb dhe Arsyes së shtetit nga shqiptarët është në favor të zgjidhjes përfundimtare të çështjes shqiptare në Ballkan. Shqiptarët si komb duhet të kenë të qartë se koha punon për ta, andaj duhet të shfrytëzojnë në maksimum kohën. Për shqiptarët dhe Ballkanin në përgjithësi proceset euro integruese janë domosdoshmëri dhe nevojë e imperativ kohor. Dhe duhet të punohet në këtë drejtim, duke e ruajtur njëkohësisht indin kombëtar.
17. Shqiptarët duhet të kenë model udhëheqësit e tipit të Risheljesë i cili nuk do t`i ngatërrojë interesat shtetërore me ato fetare.
18. Politika, feja dhe nacionalizmi kur drejtohen keq e ngadalësojnë ecjen përpara, ndërsa kur drejtohen mirë e shpejtojnë ecjen përpara.
19. Shtetarët shqiptarë, politikanët, qeveritarët dhe udhëheqësit duhet të dinë që nuk ka demokraci pa u zgjidhur çështja nacionale, e çështja nacionale nuk zgjidhet pa demokraci.
20. Ndjekja e kësaj formule nga shqiptarët duhet të bëhet fillimisht për përforcim të indit kombëtar dhe për bashkim në aspekt gjuhësor, mësimor si dhe për integrim të ndërsjellë. Shqiptarët duhet të njësojnë abetaret e tyre, kurikulat mësimore dhe programet e ndryshme, të bashkëpunojnë në aspektin ekonomik si dhe të integrohen në UE.
21. Përqafimi i nacionalizmit pozitiv dhe identitetit nacional, përqafimi i kohezionit kombëtar, sepse jemi ende të ndarë në shumë shtete dhe nevojitemi të bëhemi unik përmes gjuhës dhe vlerave tjera, e jo përmes fragmentarizmit gjuhësor apo hapjes së debateve mbi identitetin tonë. Kjo mundëson shmangien e regjionalizmave dhe fragmentarizmit të identitetit unik shqiptar.
22. Shqiptarët duhet të shfrytëzojnë gjuhën për bashkim.
Konkluzionet e këtij punimi i përmbyll me thënien e Kenedit se “njerëzit vdesin, kombet rriten dhe bien, por idetë janë të pavdekshme. Ato jetojnë çdoherë”. Le të japim ide të vlefshme, konstruktive dhe prohumane, që i ndihmojnë kombit dhe njerëzimit.


Besoj që K.M. i ka përgjigjet dhe nuk do të kërkojë më tej përgjigje si lypsarë që është. Në lidhje me moskuptimin e termit: “nacionalizëm patriotik” nuk kam çfarë ti bëj K.M. që nuk e kupton, se kemi nacionalizëm pozitiv (nacionalizmi shqiptar), nacionalizëm negativ (shovinizmi sllav me Naçertanijen dhe ai grek (lexo: ku punon K.M.) me “Megalidhenë), ndërsa me nacionalizmin patriotik unë nënkuptoj këtë që K.M nuk e kupton: “Dashurinë ndaj kombit tim shqiptar të ndarë padrejtësisht, dashuri ndaj mëmëdheut Shqipëri, ndaj shtetit më të ri Kosovës, me shpresën që një ditë do të jemi nën tutelën e Shqipërisë Natyrale, Etnike apo Reale”. De Gol, e kishte devizën e tij të “Honneur et patrie, voici la France” – Nder dhe atdhe, ja Franca. A nuk është mirë edhe ne të themi, nder dhe atdhe kjo është Shqipëria. Andaj, unë për atë arsye promovoj patriotizmin, dashurinë ndaj atdheut Shqipëri Natyrale, po jo atdheut të ndarë padrejtësisht në më shumë shtete, e as atdheut të ndarë sipas modelit të K.M, në baza fetare.
Në lidhje me Francë, si shtet unitar, K.M pretendon se ajo nuk njeh minoritete, gjë që është ashtu, sepse ekziston natyralizimi për ata që duan të bëhen francez, mirëpo nuk e di se çka i nevojitej K.M. ky shpjegim, kur atë e din secili. Me këtë vallë mos do K.M të hapë çështjen e minoriteteve të paqena në Shqipëri, që janë shqiptarë të lindur po me religjion ortodoks. Me këtë mos do K.M të sensibilizojë çështjen e “pakicës” greke, që i ka sivëllezër? Nuk e di, ia la ndërgjegjes së tij të zombies.
A më tutje nuk kam se çfarë të shtoj për shkollimin tim dhe të arriturat modeste të mijat, ngase nuk e kam ndërmend të e mbiçmoj veten time, po nuk dua as të lejoj që një shkërdhatë si K.M të më nënçmojë, duke shpifur ndaj meje dhe duke më quajtur si servil të Veton Latifit, kur unë me këtë të fundit nuk kam asgjë absolutisht as në ide, as në lidhje familjare, e as në pikëpamje. Po e kuptoj që K.M do që përmes meje të kapet me të, unë do ia “jap” këtë privilegj, ai le të merret me Vetonin, e me kend të dojë, po jo duke u marrë me mua të shpikë dhe të trillojë gjithçka që i bie në ato pak mend që i ka..
Në lidhje me studiuesen franceze Nathalie Clayerin, e njoh përmes librave, i njoh mendimet e saja që janë personale dhe që nuk janë zyrtare të shtetit francez, dihet mendimi i shtetarëve francez dhe politika franceze, e cila me ardhjen e Sarkozit është e orientuar drejt Amerikës fuqishëm dhe në favor të drejtësisë, kjo i bie, në favor të çështjes shqiptare, andaj nuk do të më çudiste nëse, K.M do e shihja duke “polemizuar” edhe me shtetarët francez dhe me presidentin Sarkozi.
Në lidhje me Pablo Nerudën, K.M për të treguar që është “erudit” na e shpalos CV e Pabllo Nerudës, ku errëson figurën e Nerudës për poezitë e tij ndaj Stalinit. Edhe Sartri kishte simpati ndaj Bashkimit Sovjetik, po ai mbetet shkrimtar i madh dhe me të mburret Franca. Kur kanë dashur ta dënojnë Sartrin, është çuar në këmbë një pushtetar i asaj kohe dhe ka thënë: A dënohet Volteri i dytë? Duke aluduar në Sartrin. Kemi rastin e Lame Kodrës, (Sefulla Malëshovës), i cili edhe pse ka shkruar poezi për Stalinin, gjë që unë nuk e mohoj dhe nuk e arsyetoj, ai ka poezi mjaft të bukura edhe për Kosovën edhe për Çamërinë. Kemi edhe shumë raste të tjera, por ja që K. M tenton të ndërlidhë gjithçka, për të arritur te qëllimi i tij i mbrapshtë, përçarje brendashqiptare dhe futjen e mollës së sherrit ndër shqiptarët në baza fetare. Në lidhje me atë se sa ti, o K.M je i përkushtuar ndaj kombit (lexo te paloreagimi i K.M. nacionit shqiptar), e shoh dhe ajo mund të vërehet shumë lehtë, mos na bën të qeshim, se e shohim urrejtjen tënde mesjetare të egër dhe barbare, ndaj një pjese shumicë të kombit tënd që është myslimane. K.M ndërlidh figurën kombëtare të Skënderbeut, si figurë shqiptare dhe do t`a ndërlidhë atë si figurë krishtere, ku ai nuk luftoi për fe po luftoi për Shqipëri, dhe potencon se ai, pra, Skëndërbeu abandonoi (ja se sa shqiptarë është K.M. ku përdor barbarizma në vend të fjalës shqipe, braktisi) fenë e dhunshme të Sulltanit dhe u kthye në fenë e të atit. E tash çka do të më (na) propozojë ky farë K........ M. me nam, dreqi e kupton. Kthim të shqiptarëve myslimanë në fe krishtere?! Thuaja se ne shqiptarët i kemi kryer gjitha punët e tash duhet të merremi me fekthime, me konvertime e ku e di unë. Ne e kam potencuar edhe njëherë, kemi probleme të tjera me të cilat duhet të merremi, nuk kemi punë me çështjet hyjnore, me konvertime e me luftëra fetare, sepse ajo do të ishte edhe fundi për ne si shqiptarë. Andaj, pala serbe dhe greke ka tentuar që problemin kombëtar shqiptar, ta paraqesë si problem fetar. Këtë mendim e ndan edhe K.M. A sa për shkencën time që K.M e vlerëson se qenka shkencë e Muhamedit a.s., unë nuk kam çfarë të i them këtij njeriu më tepër se unë vetëm mbroj parime që duhen mbrojtur dhe dua që të mbroj kombin shqiptar nga përçarjet fetare, nga grupet fundamentaliste fetare që nxisin urrejtje dhe provokime, e në këtë grup bën pjesë edhe soji i K.M dhe atyre sorrave, laraskave, bylbylave, qyqeve që promovojnë nëpër web portale të ndryshme urrejtje fetare. Fundja Islami është fe hyjnore, duke mos përjashtuar edhe fetë dhe besimet e tjera. Mos të harrojmë, se secili njeri ka të drejtë të zgjedh këtë apo atë besim. Soji i K.M dhe i të tjerëve si ai, që pretendojnë se janë katolikë të devotshëm, harrojnë se edhe katolicizmi po edhe secila fe, nuk merret me njollosje ndaj Islamit apo ndaj ndonjë feje tjetër. Andaj as K.M e as askush tjetër nuk mund të thirret as në katolicizëm, e lëre ma në shqiptarizëm.

Për krejt në fund të paloreagimit të tij. K.M më fton që të vizitoj Tiranën në kohën kur vjen Nathalie Clayer, unë i them atij që do të vijë dhe e kam parasysh këtë ofertë, po do të vijë edhe atëherë kur Janullatosi do të bekojë K.M dhe sojin e tij me dekorata dhe medalje për misionin e tyre të “suksesshëm” në provokime dhe nxitje të urrejtjeve ndërfetare me shqiptarëve, si dhe kur Dragan Pavlloviç- Llatasi me shërbëtorët e tij shqipfolës, do të vizitojë Tiranën dhe K.M, dhe ta falënderoj po të njëjtin K.M, për “nxirjen” e shqiptarëve dhe paraqitjen e tyre si ekstremistë dhe terroristë, (lexo: tezë sllave e Made in Llatas). Mbase Mission Impossible i K. M. do të “ketë” sukses.
Në disa momente kam parë njerëz që kur zhgënjehen prej ndonjë personi që flet shqip dhe llogarit veten se është shqiptar dhe ka bërë punë të ndytë, këta të zhgënjyerit kërkojnë që mos të jenë më shqiptarë. Po unë e kisha përmirësuar këtë kërkesë. Kërkoj që e mbarë shqiptaria të mblidhet dhe ti jap Kartonin e kuq dhe ta përjashtojë K.M nga “shqiptaria e tij”, proserbe dhe progreke. E ajo ditë nuk do të vonojë. A sa për litarin që më propozon K.M në fund, (më këtë tregon (a)kulturën e tij prej një bishe si rinoqeri në pyll), unë edhe pse kërkova në mënyrë transparente debat, e K.M preferon debatin ta bëjë me shpifje dhe etiketime, a unë kërkova të debatojmë si të dojë, kur të dojë dhe të zgjedhë mënyrën, ai më është përgjigjur me litarë. Ngase ashtu flet ai në mënyrën e vet “shqip”, po me performim sllav dhe grek. Ngase vetëm armiqtë e shqiptarëve i kanë dhënë litarin shqiptarëve për të var vetveten, ose i kanë varur thjesht vet ata. Unë nuk kam se çfarë të i them K.M përpos që ta falënderoj për ofertën e tij të litarit, po i`a la atij litarin që ti var b...t e tija, edhe pse nuk mund të ketë, ngase vetëm burrat kanë, e sorrat, qyqarët dhe zombiet si K.M nuk kanë. Po të kishin, do të ishin sjellë si të tillë dhe nuk do të merreshin me punë agjenturore dhe spiunazhe, nxitje të urrejtjeve fetare dhe përçarje mes shqiptarëve. K.M i propozoj që para se të linde Dielli të pendohet për shpifjet, etiketimet, çmenduritë dhe punët e tij agjenturore, ngase në të kundërtën do ta mallkojë historia e turpit. Të mos promovojë dhe nxisë urrejtje fetare dhe të mos përçajë kombin shqiptar.
Kur e pyetën Gjergj Fishtën diplomatët evropianë, e më konkretisht kryeministri Francez Georges Clemenceau, rreth fesë ndër shqiptarët, ai tha: “Jemi popull me dy fe, por s’jemi popull me Shën Bartolome”, që do të thotë se të krishterë e myslimanë, ata, vëllezër janë…
Shqiptarët, pra, edhe pse kanë dy fe, nuk janë popull, komb, me Shën Bartolome, falë tolerancës së Fesë Islame, që i përkasin shumica e shqiptarëve. Të mos e njohësh këtë tolerancë, të mos e njohësh Fenë Islame, kjo është turp. Andaj, o K.M e keni pasur mundësinë të mësoni se Konica tha: “Të mos ishte Feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar".
Kur e pyetën diplomatët e huaj në Washington Faik Konicën, që ishte ambasador i Mbretërisë Shqiptare (1926-1939) se cila është feja e shqiptarëve, ai tha: “Dielën shkojnë në kishë, të premten në xhami…”.Këtë mendim e ndan edhe Eduard Hosh dhe Antonina Zheljazkova.
Duke mos e mohuar kontributin e shqiptarëve patriot, flakadan të çështjes kombëtare, të cilës do qoftë feje apo besimi, unë shtoj listën e shqiptarëve myslimanë si Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, (të dy Myderrizë) që ishin fetarë dhe atdhetarë të devotshëm dhe udhëheqës të Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) dhe Lidhjes së Pejës “Besa –Besë” (1899), Myderriz Vehbi Dibra, nënkryetar i Qeverisë së Vlorës, (1912), Hoxha Kadri Prishtina, Ministri i Drejtësisë, të Kongresit të Lushnjës, (1920), atëherë kur iu vuan themelet Shqipërisë, si edhe qindra e mijëra shqiptarëve myslimanë fetarë dhe atdhetarë të tjerë, deri te viti 1998-1999, kur Shaban Jashari me familjen e tij, si edhe mbi 40 hoxhallarë, dervishë e shehlerë u flijuan gjatë luftës së fundit për Kosovë, për Shqipëri dhe për Shqiptari.
Me kaq besoj se K.M do të “jetë” i kënaqur me polemikën time, që për hir të respektit ndaj auditorit isha i detyruar ta bëja, ndërsa i kërkoj ndjesë miqve të mijë të shumtë që kërkuan të mos merrem me të, edhe pse unë e fillova polemikën, që i kam lodhur me këtë polemikë me personin me pamje njeriu dhe dituri djalli, agjent dhe përkrahës i Megalidhesë greke dhe i Naçertanies serbe, pra me K.M.
Besoj se me këtë polemika ime do të merr fund, ngase kam punë të tjera më të mençura për të bërë, sesa të merrem me njerëz të kotë, me fobi dhe të dëmshëm për çështjen kombëtare, njerëz që tentojnë të dalin nga lëvozhga e anonimitetit dhe karakterit prej kameleoni, që ndryshojnë qëndrime ashtu si fryn era dhe që mendojnë se bëhen relevantë “duke kritikuar” gjithçka dhe gjithsecilin. Për këta lloj njerëzish vlen thënia “Mos u merrni me të tjerët, po merruni me veten”. Unë do të shtoja “shërohuni mirë njëherë, e pastaj flasim”.

FUND.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...