Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/06/08

Nesër në Prizren fillon festivali i 3-të ndërkombëtar i poezisë "Drini poetik-2013"

Festivali i tretë ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik” i LSHK-së, mbahet në patronazhin  e kryeministrit të QK ,z.Hashim Thaqi, më 9 e 10 qershor 2013, në Prizren 




Kryetarja e LSHK Dr.Flora Brovina






 



LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS THE WRITERS LEAGUE OF KOSOVA

Në festivalin tradicional ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik” të LSHK-së, që mbahet më 9 e 10 qershor 2013, në Prizren, i cili mbahet në patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, me krijime poetike marrin pjesë:

LISTA PËRFUNDIMTARE

1. Abdyl Kadolli 
2. Adem Demaçi 
3. Adem Zaplluzha
4. Adem Zejnullahu
5. Agim Bajrami
6. Agim Rifat
7. Agim Vinca 
8. Albert Shala 
9. Albina Idrizi 
10. Ali Alidemaj 
11. Arben Rashkaj
12. Arif Bozaxhi 
13. Arif Haliti 
14. Arsim Halili 
15. Avdi Ibrahimi 
16. Avni Dehari 
17. Bardhul Toda
18. Beatriçe Balliçi
19. Bedri Halimi 
20. Bedri Neziri 
21. Bedri Zyberaj 
22. Begzad Baliu 
23. Behram Hoti 
24. Beqir Buzuku
25. Bilall Maliqi 
26. Dibran Fylli 
27. Dren Shala 
28. Ejup Ceraja 
29. Fatime Ahmeti 
30. Flori Bruqi 
31. Flutura Maçi
32. Gëzim Ajgeraj 
33. Hysen Këçiku 
34. Hysen Matoshi
35. Ibrahim Berjashi
36. Ibrahim Skënderi
37. Idriz Ulaj 
38. Ilam Berisha 
39. Irena Gjoni
40. Ismail Simnica
41. Ismet Lecaj 
42. Jerida Kulla
43. Lulzim Hajdari
44. Mazllum Baraliu
45. Mehmetali Rexhepi
46. Merxhan Avdyli
47. Mexhid Havolli 
48. Miftar Kurti 
49. Mikel Gojani 
50. Milaim Berisha 
51. Mustafa Balje
52. Natasha Lako
53. Naxhije Doçi
54. Nebih Bunjaku 
55. Nehas Sopaj
56. Nexhat Rexha 
57. Nezir Prokshi 
58. Nikolla Spathari
59. Pandeli Koçi
60. Qerim Pllana 
61. Ramadan Thaçi 
62. Riza Haziri 
63. Riza Lahi
64. Rushit Ramabaja
65. Sabahate Byci 
66. Sabile Basha
67. Sabit Idrizi 
68. Safete Rexhepi 
69. Salajdin Krasniqi
70. Sali Bytyçi 
71. Sarë Gjergji 
72. Sherife Thaçi 
73. Shqipe Hasani 
74. Sulejman Dida
75. Uzeir Ajradini 
76. Veli Veliu 
77. Xheladin Mjeku
78. Xhemajl Rudi 
79. Ymer Berbati 
80. Yrjet Berisha 
81. Zejnel Besaç
82. Zyba Hysa


Poezitë dorëzohen në fillim të Festivalit në tri kopje. Poezitë që janë më të gjata se 30 rreshta dhe që janë publikuar më parë, nuk futen në konkurrencë stimuluese për shpërblime. 
Jepen disa çmime stimuluese-konkurruese: “Metafora” I, II e III, Një komplet veprash, “Piktura e bukur” dhe “Pena e artë”.

Pjesëmarrësit vendosen në hotelin “Alvida ”, që ndodhet në Prizren (nga dy veta) dhe në hotele të tjera, që ndërkohë do të marrim konfirmimin nga organizuesit vendës.
Bashkëngjitur keni edhe programin e Festivalit.

Për çdo rast mund të drejtoheni në e-malin: lshk2012@hotmail.com dhe në tel.: 044-158-324.


SESIONI LETRAR "SHKRIMTARI DHE BOTIMET LETRARE"

Në sesionin letrar "Shkrimtari dhe botimet letrare" të festivalit ndërkombëtar të poezisë "Drini poetik", me kumtesa do të paraqiten:

1. Prof. dr. Emin Kabashi, Shkrimtari dhe perceptimi ideologjik i botimeve letrare
2. Prof. dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, Shkrimtari dhe libri i munguar
3. Prof. dr. Behar Gjoka, Letërsia “e sirtarit” dhe ajo në dorëshkrim
4. Violeta Allmuça, Mbijetesa e letërsisë së vlerave
5. Prof. dr. Hysen Matoshi, Autori dhe botuesi
6. Feride Papleka, Marrëdhëniet e përmbysura shkrimtar-botues në Shqipëri
7. Prof. dr. Vebi Bexheti, Letërsia e arbëreshëve në botimet më të reja
8. Prof. Brikena Smajli, Shkrimtari dhe krijimi si qenësi
9. Mr. Xhafer Syla, Shkrimtari dhe censura
10. Dr. Yrjet Berisha, Letërsia e dy dekadave të fundit


Kumtesat të jenë deri në 8 minuta.

Sesioni letrar mbahet më 9.6.2013, në orën 12, pas hapjes së festivalit dhe të ekspozitës artistike.

Për çdo rast mund të drejtoheni në e-malin: lshk2012@hotmail.com dhe në tel.: 044-158-324.
Bashkëngjitur keni dhe programin e Festivalit.

Me respekt, 
Kryetarja

Dr. Flora Brovina

P. s.
Autobusi prej Prishtinës niset më 9.6.2013, në orën 9, nga Fakulteti i Filologjisë i UP-së.
Pos një bujtje, për pjesëmarrës jepen edhe dy dreka.Të interesuar të tjerë nuk mund të marrin pjesë.

Prishtinë,më 3.6.2013

KUSH TALLET ME EDI RAMEN NË DRENICË


I dashur Flori,

Ju falënderoj nga zemra për botimin e analizës fort bindëse të zotit Rexhep Shahu me rastin e shpalljes së zotit Edi Rama qytetar "nderi" i komunës Skënderaj. Meqenëse zotit Raxhep nuk ia di adresën elektronike, ju lutem t'i përcillni përshëndetjet e mia miqësore dhe urimet më të mira për objektivitetin e vlerësimeve të tij të shkëlqyera për qëndrimin e zotit Edi Rama ndaj Kosovës. Aq më tepër kur zoti Rama, si ish-Kryetar i Bashkisë së Tiranës, çelësin e artë të saj dikur ia pati dhuruar këngëtarit-kriminel serb Bregoviç, i cili, gjatë luftës së Kosovës, me këngën e vet bekonte ushtarët e ndërkryer serbë që të kryenin sa më shumë krime në Kosovë....

....

Përshëndetje miqësore.

Eshref Ymeri


REXHEP SHAHU
 

 
Nga rrjetet sociale mësova se Edi Rama është bërë Qytetar Nderi i Komunës Skënderaj në Kosovë. Për ata që nuk orientohen, Skenderaj është qendra e Drenicës, Drenica është krahinë e Kosovës, Kosova sipas një libri të rekomanduar për nxënësit e cilklit të ulët të Shqipërisë është “fisi ynë i madh…”.

Gëzimin për dhurimin e këtij titulli z. Rama e shpreh kështu :
“Mirënjohje e thellë për kë e propozoi & votoi në komunë këtë titull kaq të lartë për mua! Uroj ta përqafoj shpejt në liri mikun Sami Lushtaku” shkruan z. Rama. “Çfarë suprize fantastike për mua : Qytetar Nderi i Skenderajt, vatra e shenjtë e Luftës Çlirimtare të Kosovës ku ra heroikisht Adem Jashari”.

“E pas 23 qershorit do të hapim një faqe të re historie shqiptare e rajonale në bashkëpunim me Kosovën. Shqipëri – Kosovë model i ri zhvillimi” përfundon teksti i shkruar nga z. Rama për vetën e tij.
E para gjë që më shkoi në mendje kur lexova këtë gallatë është se skenaristët dhe regjizorët e kësaj gallate janë treguar të pashpirt dhe cinikë.

Sepse gjëja më e paduhur, më e panevojshme, gjëja që nuk ngjit, që nuk ka ku rri, gjëja për të cilën më e pakta qesh njerzia, është të shpallet Edi Rama qytetar nderi i Drenicës. Kjo nuk ka bythë ku të rrijë.
Sepse në historinë e re të marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri Edi Rama nuk ka lidhje aspak me Drenicën, përveçse në ia ka mundësuar ndokush, ndonjë komunist i vonë me xhepa plot të hajë ndonjë drekë apo darkë.
Aq lidhje ka Rama me Drenicën sa kam unë me Pekinin apo sa ka Rexhep Qosja me komunën e Tropjës.
Këtë tallje Rama nuk duhet ta kishte pranuar. Ose të paktën të ushtronte gjithë pushtetin e tij që e ka ndaj mediave dhe të heshtej ky biçim lajmi. Dhe ta përbuzte të paktën me heshtje “dashurinë” e madhe që kanë treguar ndaj ti që duke dashtë ta puthin e kanë përjargë dhe kafshuar.

Dimensioni apo përmasa e munguar patriotike e Edi Ramës kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë nuk kompensohet apo plotësohet në mënyra të tilla qesharake.


Kosova dhe gjithë shqiptarët e dinë se z. Rama është i paqasur në Kosovë, i paqetë, i parehatuar, i papranuar. Për të mos u treguar i vrazhdë, është i refuzuar.

Sepse z. Rama as nuk lodhet të jetë patriot e nacionalist, dashnor i Kosovës.
Këtë përmasë të munguar ai deshi ta plotësonte me sorrat e tij që dikur i shpalli shqiponja e në fund i gjuajti me çifte se kujtoi se mos vertetë sorrat po bëhën shqiponja, se mos Niku po bëhet vërtetë Kreshnik...

Z. Rama është i paqasur në Kosovë, i papranuar atje, se pavarësisht llogjeve që flet në fushatë, pavarësisht çfarë shkruan në adresat e tij në rrjetet sociale, ai në programin politik të Partisë Socialiste, Kosovës i ka kushtuar vetëm 54 germa, ose gjysmë fjalie dhe saktësisht ka shkruar vetëm kaq : “Ndërtimi i një partneriteti me shtetin e ri të Kosovës”.

E kam strëthënë këtë gjë por duket nuk i han palla askujt ta analizojë këtë përmasë “dashurie” të Partisë Socialiste për Kosovën, këtë mungesë vemendje të Partisë Socialiste për Kosovën në dokumentin më kryesor të kësaj Partie (programi politik i botuar) për gjysmën e kombit shqiptar. Program që ia ka dhuruar me mburrje dhe pa asnjë vrasje ndërgjegje kryeministrit Hashim Thaçi, për të cilin nuk di si do të jetë ndjerë, nëse e ka lexuar.

Z. Rama është i paqasur apo i refuzuar në Kosovë sepse dy herë që ka shkuar për aktivitete politike atje ka shkuar dhe është strehuar në një dhomë në bibliotekën e Prishtinës sikur ai të mos ishte kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë por sikur të ishte një shkrimtar apo poet që shkon të promovojë veten dhe librat e tij në mjedisin e duhur.

Z. Rama është i paqasur dhe i refuzuar në Kosovë se Kosovës ia ka sharë Udhën. Z. Rama nuk e din çdo  të thotë me të sha udhën… Ia ka sharë dhe mallkuar Udhën e Kombit, që edhe qorri e budalla e din se Berisha e ndërtoi për ta bashkuar fizikisht Kosovën me Shqipërinë dhe që Kosova të jetë edhe përmes kësaj udhe krejt e pavarur dhe ta marrë hisen e vet të detit…

Sado bojë të hedh unë, një kile mjafton se boja tjetër tepron dhe nuk tretet.

Por nuk më rrihet pa i kujtuar z. Rama dhe pushtetarëve të Drenicës trime, jo vetëm të Adem Jasharit si mbret i trimave dhe qëndrestarëve, se Drenica nuk do t’i jepte asnjëlloj titulli Edi Ramës që para pak ditësh u përqafua me ish presidentin serb Tadiç në Shkodër dhe u bekua prej Tadiçit si Enveri prej Miladin Popoviçit e Dushan Mugoshës për ta qeverisë Shqipërinë…

Ma merr mendja se të ishte gjallë Adem Jashari do të troshitej duke ikë prej Drenice Edi Rama bashkë me Sami Lushtakun e çdo titull shitës tjetër.
 

2013/06/07

“Grupi i UÇK-së së Llapit” shpallet fajtor




Latif Gashi është dënuar me gjashtë vjet burg, Nazif Mehmeti dënohet me tri vite burg kurse Rrustem Mustafa - Remi u dënua me katër vite burg. Aktgjykimi sapo u shpall në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, por i njëjti ende nuk është i formës së prerë.


Menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit, prokurori ka kërkuara paraburgosjen e “Grupit të Llapit”, por këtë e ka hedhur poshtë trupi gjykues duke thënë se nuk mund të paraburgosen ata pasi që më herët kanë qenë në paraburgim.




Mbrojtja e të dënuarve ka paralajmëruar ankesë ndaj këtij aktgjykimi.
Një vendim i njëjtë për këtë grup është dhënë edhe në tetor të 2009-tes, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.




Latif Gashi "Lata" është politikan, ushtarak dhe agjent zbulimi shqiptar nga Kosova. U lind më 12 nëntor 1961 në fshatin Dobërdol të Podujevës, Kosovë. Ka kryer Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.[1]
- Latifi është matrapaz asgje tjeter. Mos i beoni çka shkruan më poshtë.
Gashi shërben si deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Është anëtar në Komisionin për Buxhet dhe Financa.
Gashi ishte sekretar në shkollën fillore “Azem Bejta” në Kërpimeh gjatë vitit 1992 dhe sekretar në shkollën fillore “J. Gashi” në Dobërdol gjatë periudhës 1993-1998.
Ai u bë anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga viti 1996 duke u bë shef i shërbimit ushtarak në Zonën Operative të Llapit gjatë periudhës 1998-1999.


Pas luftës ka qenë zëvendëskomandant i zonës së pestë të TMK-së në periudhën 1999-2001 duke shërbyer fillimisht si kolonel e pastaj si gjeneral brigade.
Gashi ishte drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) në periudhën qershor 1999 - qershor 2008, agjenci ilegale e shpijunazhit në Kosovë e akuzuar për vrasje.


Në politikë ka shërbyer si këshilltar politik në Ministrinë e Planifikimit dhe Ambientit Hapësinor gjatë periudhës mars-tetor 2009 dhe këshilltar i parë politik i ministrit të FSK-së në periudhën gusht 2008 - mars 2009.







Mbrojtja para gjyqit
Apologjia
Fjala Përfundimtare e datës 04.06.2013(sot) Prishtinë.
Nga Rrustem Mustafa - Remi

I nderuari Kryetar!
Të nderuar anëtarë të trupit gjykues!
I nderuari prokuror!
Edhe kësaj radhe(pasi kjo është e sata herë dhe jashtë çdo logjike të arsyeshme) Unë nuk gjendem para jush që të mbroj veten. Kjo nuk më takon mua. Prandaj, me lejen tuaj,në fjalën time përfundimtare, siç kam vepruar edhe më parë, do të përpiqem të shpjegoj rrethanat që ndikuan të shfaqen keqkuptimet, keqinterpretimet përveprimet tona në kushte të jashtëzakonshme me të cilat përballet çdo ushtar dhe ushtri. Do të flas pra për tërësinë e një procesi, gjithsesi historik, që navuri në sprovë të gjithëve: politikën, moralin, burrërinë, dijeninë, aftësinë e organizimit, strukturën ushtarake dhe logjistike.
Tashmë bën 11vjet, sa po zgjat ky gjykim, që të gjithë neve, veçmas mua, luftëtarët e mi,familjen time, opinionin në përgjithësi po na mban pezull. Siç e kam thënë edhe më parë në instancat paraprake gjyqësore, ndonëse shpeshherë ishim në pozita antagoniste, megjithatë mendoj se të gjithë kemi dhanë kontributin tonë që të zbulohet e vërteta, përkatësisht që të afirmohet parimi se ligji duhet të jetë mbi çdo autoritet moral, intelektual, shtetëror, religjioz etj.

“Grupi i Llapit” shpallet fajtor
Ky përcaktim,funksionimi neutral i ligjit, i shtetit ligjor në përgjithësi, për ne që e nisëm luftën për çlirim kombëtar, kishte po aq rëndësi sa edhe vetë liría.Shoqëritë e qytetëruara demokratike dallojnë nga ato autoritare, pikërisht nëkëtë segment. Pra këto shoqëri dallojnë jo vetëm te vlerësimi moral dhe politiki mjeteve të përdorura në luftën për lirí, por edhe zbatimi praktik i parimittë drejtësisë: askush mbi ligjet dhe normat që rregullojnë jetëninstitucionale. Ne e kishim të qartë sekarakteri i një lufte nuk mund të përcaktohet vetëm falë qëllimeve që zakonishtjanë fisnike, njerëzore, të arsyeshme.
Ky ishte shkakukryesor që ne, të cilët me vetëdije të plotë e morëm përgjegjësinë përorganizim dhe zhvillim të luftës, nuk i iknim ballafaqimit me ligjin, sivendor, ashtu edhe ndërkombëtar. Deri më tani asnjë ushtar, asnjë oficer iUÇK-së nuk ka ikur nga ballafaqimi me ligjin; deri më tani nuk ështëregjistruar asnjë rezistencë ndaj bastisjeve, burgosjeve, ndonëse ato ishin tëmotivuara nga shpifjet e grupeve të ndryshme të interesit, kryesisht tëmbetjeve të shërbimeve sekrete serbe, që me propagandën e tyre të nëndheshmebënin përpjekjet e fundit për t’i ngatërruar raportet e mira të faktoritshqiptar me atë ndërkombëtar.
Këto arrestimedhe bastisje ishin zakonisht të padrejta, fyese, provokuese dhe të kota, porduhej duruar. Ne e duruam edhe bastisjen e kullave e shtëpive të mbetura tëheronjve tanë, jo pse s’kishim rrugëdalje, por pse ishim të bindur nëpafajësinë tonë dhe të kauzës sonë. Ky përcaktim ka shumë rëndësi për takuptuar atë veçori që e dallon UÇK-në nga lëvizjet e tjera të ngjashme.
Suksesin e rezistencës së gjithmbarshme shqiptare dikush e cilëson si një mrekulli, dikush si konspiracion, dikush si taktikë për interesa më të mëdha, por të gjithë atae kanë gabim ngaqë i mistifikojnë gjërat dhe nuk marrin parasysh realitetin: në Kosovë u zhvillua një luftë e drejtë, legjitime për lirí dhe se kryengritësitme disiplinë, prej fillimit i respektuan konventat ndërkombëtare.
Pra, në Kosovë,një shtet tjetër i pranuar ndërkombëtarisht, që i ka nënshkruar të gjitha konventat ndërkombëtare, Serbia zhvilloi një luftë të padrejtë, duke i shkelurme vetëdije normat ndërkombëtare dhe nga ana tjetër, UÇK-ja ende e papranuar irespektoi deri në fund të gjitha konventat që ajo nuk i ka nënshkruar, por që me vetëdije të lartë politike dhe me vullnet të lirë i ka pranuar.
Më lejoni, inderuar gjykatës që edhe pak ta zhvilloj këtë analizë, ngaqë të gjithaimputimet e qarqeve të ndryshme informative kanë qenë burim i të gjitha keqkuptimeve që synonin komprometimin e UÇK-së, luftën e drejtë të popullit shqiptar për lirí dhe barazí si dhe raportet e shkëlqyeshme të shqiptarëve me faktorin ndërkombëtar.
Siç dihet,Serbia, e udhëhequr nga Milloshevíqi, para se ta fillonte hapur me mjete ushtarake ta shndërrojë Jugosllavinë në Serbi të Madhe, i detyroi mjetet e informimit masiv që ta intensifikojnë fushatën propaganduese për demonizim të popujve, që ishin pengesë për realizimin e projektit për krijim të Serbisë së Madhe. Përmes demonizimit të popujve, që i trajtonte si pengesë, ai në realitet e fitoi të drejtën për heqje të pengesës, përkatësisht e fitoi të drejtën për luftë. Njëkohësisht, përmes këtyre mediumeve, ai hapi shtegun për depërtim të gjuhëssë urrejtjes, për ta histerizuar turmën që të hakmerret kundër armiqve të brendshëm dhe jashtëm. Kur kjo gjuhë arriti ta helmojë mendjen dhe shpirtin e njerëzve të thjeshtë, ai e filloi luftën. Mirëpo, çdo gjë që planifikohet nëzyrë nuk mund të zbatohet në realitet: ushtria jugosllave nuk ishte e ushtruar për këtë qëllim. Para tij doli edhe një pengesë tjetër objektive: obligimi ndaj konventave ndërkombëtare të luftës. Për t’u ikur këtyre pengesave, ky demagog që e luante rolin e të fortit, Milloshevíqi, bëri lëshimin e dytë të rrezikshëm: lejoi formimin e aradheve paramilitare nga kriminelë të regjur, të cilët kishin për detyrë që përmes krimeve të llahtarshme ta bëjnë pastriminetnik të një territori.
Kjo metodë eveprimit shkaktoi indinjatën e faktorit ndërkombëtar, që disa herë u kërcënuame intervenim ushtarak. Për t’i ikur këtij dënimi, makineria propagandueseserbe zuri ta relativizojë fajin. Në njërën anë naivisht e fshehte fajin e vet,përgjegjësinë politike për masakrat e njësiteve paramilitare, të komanduara ngavertikalja politike, dhe nga ana tjetër paturpësisht e trillonte fajin dhe uavishte atyre që mbroheshin.
Ky relativizim sai pamoralshëm po aq i palogjikshëm, përfundoi me një kategorizim absurd dhecinik: ata që sulmonin, ata që masakronin, ata që zbatonin strategjinë e tokëssë djegur, ata që e pastronin etnikisht një territor të huaj, ata që ishin në tokëtë huaj, e quanin veten si forca legale dhe legjitime që mbrojnë interesinshtetëror të tyre nga ata që e mbronin familjen, shtëpinë dhe trashëgiminëmateriale dhe kulturore.
Kur një shoqërizhvillon një politikë që nuk çan kryet për moralitetin e mjeteve që përdor përarritjen e qëllimeve të caktuara, zakonisht nxjerr përfundime të palogjikshme,absurde. Në vazhdë të kësaj tradite të përdorimit të papërgjegjshëm të fjalëve,të këtij ligjërimi që mbjell dhe përhap urrejtje, makineria propaganduese serbee quajti UÇK-në si organizatë terroriste që vinte ndesh fakteve dhepërkufizimeve teorike ngaqë:
- UÇK-ja u formuapër të mbrojtur popullin nga sulmet me qëllime shfarosëse të një ushtrie që nukrespektonte asnjë konventë;
- Kishteudhëheqësí transparente politike dhe ushtarake;
- Program dheqëllim të qartë politik dhe ushtarak;
- Strukturë dhekomandë hierarkike ushtarake, që vepronte sipas urdhrave të DrejtorisëPolitike, duke i respektuar njëkohësisht edhe konventat ndërkombëtare;
- Kishte uniformëdhe simbole të tjera dalluese;
- Vepronte brendakufijve të Kosovës dhe s’ka ndërmarrë asnjë aksion jashtë territorit tëKosovës;
- Nuk kandërmarrë asnjë aksion kundër civilëve si brenda në Kosovë, ashtu edhe jashtësaj;
- Në territorin eveprimit të saj nuk ka pasur kampe të përqendrimit;
- Gjatë tërëkohës së veprimit të saj ka përdorur vetëm armë konvencionale;
- UÇK-ja prejfillimit deri në fund i ka koordinuar aksionet e veta me udhëheqësinë politikedhe i ka respektuar vendimet politike, të arritura me faktorin ndërkombëtaretj.
Të gjitha këtoelemente kanë ndikuar që UÇK-ja të mos degjenerohej dhe të mos humbistecilësitë e një strukture mbrojtëse të një populli nga një ushtri e huaj, edegjeneruar.
Degjenerimi ikësaj ushtrie, dikur e përbashkët për të gjithë popujt që jetonin në kuadër tëJugosllavisë (APJ), pastaj e uzurpuar nga kreu politik serb, ishte aq ekstremsaqë çfarëdo përpjekje politike për ta racionalizuar kontestin, përfundonte mekërcënime edhe më radikale. Makineria propaganduese aq shumë e patiindoktrinuar mendësinë, botëkuptimet serbe saqë ata sot e kësaj dite janë tëbindur se s‘kanë faj, se të tjerët kanë qenë fajtorë duke u bërë instrument përrealizimin e një plani komplotist për shpërbërje të Jugosllavisë, përkatësishttë Serbisë.
Sot e kësaj diteserbët nuk arrijnë të shkëputen nga ai taban luftënxitës; sot e kësaj dite atapresin një zbulim spektakolar të komplotit ndërkombëtar kundër tyre, ndonjëdëshmi për krimet e të tjerëve kundër tyre.
Nëse mund tëflitet për konspiracion, atëherë ai duhet kërkuar te politika hegjemonisteserbe dhe ushtria jugosllave, e cila duke shkelur kushtetutën jugosllave u vunë shërbim të një populli, atij serb, kundër popujve të tjerë që kishte përdetyrë t’i mbronte nga formacionet paramilitare kriminale, të formuarailegalisht. Asnjë shpifje kundër të tjerëve, veçmas UÇK-së, asnjë imputim nukmund ta zhbëjë katrahurën që shkaktoi politika kriminale e një regjimi, i ciliduke indoktrinuar të tjerët e indoktrinoi veten, siç shihet, përjetësisht.
Rrugën erelativizimit të fajit e ndjek pjesa dërmuese e popullatës serbe, madje edhedrejtuesit më të moderuar të partive politike dhe të shtetit. Ata me po aq zellvazhdojnë ta zbulojnë fajin e të tjerëve, ndërkohë që nuk distancohen ngakrimet që ka bërë një regjim, një shtet, njerëz konkretë në kohë dhe hapësirëtë caktuar.

Të nderuar gjykatës!
I nderuari prokuror!

Ky ishte konteksti politik, moral, psikologjik, ushtarak, normativ ku u zhvillua lufta e jonë.
Ne nuk i ikëm ballafaqimit me ushtrinë kriminale të Milloshevíqit, ne nuk ikëm as nga ballafaqimi me ligjin në kohën e lirisë që e sollëm ne. Ne gjatë tërë kohës bashkëpunuam me ju vetëm e vetëm që të zbulohet e vërteta dhe të mosrelativizohet faji.
Tani i nderuar kryetar dhe ju te nderuar anëtarë të këtij Trupi gjykues e keni radhën për ta përmbyllur ketë kapitull.
Ta përmbyllni dhe të gjithë së bashku të dëshmojmë se jemi në gjendje të dalim nga një greminë ku kemi shkarë në saje të shpifjeve dhe intrigave të të tjerëve që për fajin e keq të tyre më shumë se sa tonin, me këto veprime e kanë vënë veten në gjendje të mjerueshme ndërsa neve na sorollatin për 11 vjet rresht si të kishin për qëllimtë dëshmojnë paaftësinë tonë.
Kur them këtë kamparasysh punën e secilit segment të drejtësisë që është marr me këtë rast, duke filluar nga hetuesia, prokuroria, gjyqtarët, neve të akuzuarve si dhembrojtësve tanë.
Unë besoj qësecili prej nesh e kemi dhënë kontributin e duhur për ta përmbyll këtë Proces dhe jam i sigurt se ju, këtë herë, do ta bëni këtë gjë Z. Kryetar.
Ju falemnderit!




Rrustem Mustafa është i lindur më 27.02.1971 në Përpellac Komuna Besianë, Shkollën fillore e kreu ne Perpellacë ndersa te mesmen ne Besianë, ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit i Prishtinës.
Është i martuar, baba i katër fëmijëve.
Angazhimet e z.Mustafës kanë qenë të hershme.
Qysh si i ri filloi me aktivitetet të cilat u bënë më intenzive dhe më të organizuara.
Rrustem Mustafa ishte një nder figurat e rëndësishme të UÇK-së ka marrë pjesë në luftën për Çlirimin e Kosovës, ishte udhëheqës ushtarak gjatë luftës së fundit, Komandant i Zonës Operative të UÇK-së Llapi (ZOLL) që shtrihej në regjionin e Prishtinës,
Pas përfundimit të luftës Rrustem Mustafa deri më 2001 ishte epror i lartë i TMK-së ishte Komandant i Zonës V të TMK-së me seli në Prishtinë e pastaj i Zonës VI me seli në Gjilan.
Rrustem Mustafa për kontributin e tij të madh si udhëheqës i zonave operative pas përfundimit të luftës emrohet me graden Gjeneral Major.



Për zgjidhjen e qështjea shqiptare dhe problemeve tjera me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë ,z. Mustafa i kthehet politikës për të dhënë kontributin e tij duke u bërë pjesë e Partisë Demokratime të Kosovës ku njëherit edhe emrohet nënkryetar i kësaj partie, nga 2006 deri në 2013, ishte deputet në legjislaturën e tretë në parlamentin e Republikës së Kosovës dhe Kryetar i Komisionit parlamentar për siguri gjatë periudhes kohore 2007-2010.



Është autor i Librit "Në Evrop apo në Europë" dhe autor i shumë shkrimeve në të përditshmet tona në mediat e shkruara dhe ato elektronike.
Vazhdon të jetë aktiv në të gjitha proceset me rëndsi që zhvillohen në Kosovë dhe rreth saj.
Aktualishtë është anëtar i Kryesisë së PDK-së
Favorite Quotations
Politik pragmatike, veprimi si domosdoshmeri për rregullim shoqëror.

Ka të kryer Fakultetin Juridik,Universiteti i Prishtinës.

Flori Bruqi

Exploruesit social dhe detyrimet e tranzicionit

Shkruan: Prof. Dr. FADIL MALOKU, sociolog

“Do të vijë për njerëzit një kohë në të cilën qeverinë do ta marrin në dorë të padijshmit, dhe do të vijë një kohë në të cilën njerëzit e dijshëm dhe të urtë do të përbuzen”

1.      Kritikët social si kujdestarë të ndryshimeve n tranzicion

Në vazhdën e ndërtimit të kapaciteteve institucionale shoqëritë shqiptare duket që kanë nevojë për një model rimobilizues, në momentet kur eksploruesit e identifikuar social vlerësojnë se proceset dhe synimet e targetuara me parë s’janë në koherencë me kohën dhe projektin strategjik të pretenduar më parë në formë dhe përmbajtje. Zakonisht në shoqëritë e tranzicionit bëhen projekte dhe iniciohen synime afatgjata që kanë për qëllim ringritjen apo rilindjen e sferave të ndryshme sociale, ekonomike, shtetërore, ushtarake e padyshim edhe të atyre kombëtare.
Ky lloj kriticizmi shoqëror (social criticism), ndryshe në literaturën e gjerë sociologjike njihet edhe si një lloj përpjekje permanente për të ndryshuar gabimet që në të shumtën e rasteve i bëjnë elitat politike dhe ato burokratike qofshin ato në procesin e shtendërtimit (siç jemi në kosovarët) apo procesin e instalimit të demokracisë (shoqëria shqiptare ne Shqipëri). Pra, thënë më thjeshtë kritikët social në një mënyrë do të duhej të ishin njerëz që përkundër devijimeve të dukshme të ndodhura në shoqëritë e ndryshme (sidomos ato të tranzicionit), ata nuk rrinë indiferent ndaj këtyre devijimeve sociale, politike, e kulturore, por ngritin zërin e tyre kritikë dhe kritikojnë hapur gabimet e shoqërisë dhe të elitave të tyre qoftë përmes gjykimeve të ashpra qoftë përmes rekomandimeve të sofistikuara dhe eufemiste, apo edhe prononcimeve në publik. Ato, mund të jenë të buta, të qarta madje jo detyrimisht edhe të balancuara, gjë që varet shumë nga shkalla e pavarësisë se tyre intelektuale, sociale, politike, ideologjike, kulturore, si edhe nga aftësia për t’i identifikuar dhe gjykuar drejt si proceset ashtu edhe zhvillimet e targetuara më parë.
Në fakt, ky tip njerëzish me kredenciale të padiskutueshme morale e shkencore patjetër që duhet të posedojë padyshim një nivel të duhur të dijes akademike, më pastaj një distancë të qartë emocionale si edhe një sens të duhur kritik, në mënyrë që të krijohet alibi dhe motivi i duhur për të kritikuar, pra edhe kontestuar një dukuri apo një fenomen të caktuar devijant qoftë ai social, politikë apo kulturorë që nuk përkon jo vetëm me bindjet dhe formimin e tij social, por edhe të shoqërisë.

2.      Exploruesit social me detyrime t reja

Por, kush mund dhe duhet të merret me këto explorime sociale? Në fakt, me këtë zanat kryesisht mund të merren bie fjala: sociologët më së shumti, psikologët (vetëm ata të sferës sociale), pastaj ekspertët e psikanalizës, menaxherët e ekonomisë, studiuesit e sferës kulturore (pra pothuajse kulturologët e të gjitha lëmive), por duke mos u përjashtuar nga ky monopol as etnologët social së bashku me antropologët. Kjo gamë ekspertësh, në rrugëtimin e tyre explorues, pra trajtimin e fenomeneve dhe dukurive sidomos nëpër shoqëritë e tranzicionit, mund të jene të injoruar, të margjinalizuar, por ngandonjëherë edhe të stigmatizuar qoftë nga pushtetmbajtësit apo burokracia e vendit,
ngase i thyejnë pa pardon idolet dhe gjithë ikonografinë e ndërtuar qofte nga shteti apo grupet e ndryshme klienteliste, por që kane qëllime dhe interesa nga më të ndryshmet.
Ka raste që të njëjtit, nëpër shtetet totalitare edhe të braktisen apo si thotë populli “të lëçiten” , pra edhe të izolohen për kohëra të gjata (burg, migrim, internim, etj) me qëllim vetëm e vetëm të mos ushtrojnë gjatë ndikim në masa të gjera, pra në publikun e gjerë.      
Por, si arrijnë të rekrutohen ky soj exploruesish në shoqëritë e tranzicionit sidomos. Përvoja, ka treguar që eksploruesit e tillë, të shumtën e rasteve si tipa idolthyerës nuk janë edhe gjithaq të huaj ashtu siç p.sh. mundohet t’i portretizoje propaganda e një pushteti apo grupi klientelelist që për qëllime të caktuara interesi, ata janë të prirur me shumë që të komprometojnë si idetë ashtu edhe vetë personalitetin e këtyre exploruesëve social. I gjithë ky lloj aversioni, si të themi mund të lind si pasojë i shumë shkaqeve dhe preteksteve të qena dhe të paqena në jetën sociale dhe atë shoqërore. P.sh. në sferën kulturore mund të merren bie fjala si pretekst gjëja mbivlerësimi i kulturave të huaja dhe nënvlerësimi i kulturës kombëtare, e njohur si sindromë e ksenocentrizmit, apo preteksti tjetër i anasjelltë që në vendet e tranzicionit njihet dhe identifikohet si  ksenofobi apo si frikë dhe si injorim deri në ekstrem i gjithçkaje që vjen nga të ndërkombëtarët! Që të dy këto ekstreme sociale, anipse të identifikuara nga ekspertët përkatës social, poqese nuk marrin pëlqimet e publikut të gjerë shumë lehtë mund të sjellin probleme dhe keqkuptime nga më të ndryshmet. Exploruesit me përvojë të gjatë sociale në identifikimin e sjelljeve devijante, nuk kanë probleme të natyrës së kontestimit, e aq më pak të natyrës së përjashtimit edhe për faktin se ata idetë dhe qëndrimet dhe zbulimet e përvojave të reja  shkencore i bazojnë në metodologjitë e verifikuara dhe në analizat e vërtetuara kryesisht empirike.

3.      Rrënimi i autoritetit totalitar nevojë imediate e tranzicionit

Një tjetër çështje e rëndësishme në procesin e tranzicionit padyshim është edhe ai i rrënimit të autoritetit totalitar, një mentaliteti që akoma sidomos për nga mënyra e sjelljes dhe veprimeve në jetën publike është duke i përcjell që të dy shoqëritë shqiptare. Pastaj ai i rolit që duhet ta loz shteti në këtë periudhë të rëndësishme socio ekonomike dhe kulturore të emancipimit.                Tani për tani, ka dy mendime apo të themi kushtimisht dy përvoja sociologjike lidhur me rolin që duhet ta loz shteti në këtë periudhë tejet të ndjeshme dhe të rëndësishme për shoqëritë dhe vendet që janë në proces të vetëkërkimit të identitetit të ri si pasojë i ndodhjes së revolucionit paqësor (apo evolucionit të egërsuar) demokratik, siç ishte rasti me Çekinë dhe Sllovakinë apo ndonjë katrahurë lufte, siç ishte rasti me: Serbinë, Kroacinë, Maqedoninë, Bosnjën, Kosovën, etj. Njëri mendim i shquar si intervencionist, (ku insistohet që roli i tij edhe në kushtet dhe rrethanat e reja sociale (sidomos) të mbetet kogja me peshë dhe me një detyrë e obligim jo vetëm social , por edhe juridik, moral, politik në vendimmarrjet e rëndësishme për vendin. Dhe tjetri, i shquar si liberal që  rolin e shtetit mundohet me të gjitha mjetet ta minimizojë dhe ta margjinalizoj aq shumë, sa që si thuhet ngandonjëherë si në shaka: “ta shndërrojë atë në një numër telefoni”! 
Për dallim nga vendet dhe shtetet tjera, në Kosovë akoma ndihet gjallë jo vetëm nevoja për manifestimin dhe demonstrimin e tij, jo edhe aq si forcë sa si një pronësi sociale, politike dhe sosh juridike që dosido do t’i bënte kosovarët identik me të tjerë në rajon dhe gjetiu. Rreziku nga kjo ndjenjë e manifestimit dhe demonstrimit ndër kosovarët, shumë lehtë shoqërinë mund ta qojë në një ekzaltim tjetërfare që njihet apo identifikohet me sindromën totalitare, ku roli i individit apo udhëheqësit karizmatik stërmadhohet aq shumë sa që edhe: zhvillimi, edhe emancipimi, edhe demokracia, edhe ndërtimi i institucioneve të reja...edhe lihen në dorë të një individi apo grupi të vetëm! Një tendencë e tillë ka ndodhur në Mongolia, Kirgizi, Kazakistan, Kore...etj.

4.      Rreziku nga rikonfirmimi i identitetit kombëtar në tranzicion

Gjithashtu, një rrezik tjetër potencial që shoqërisë kosovare i rri mbi kokë si shpata e Demokleut në këtë proces tranzicioni, është edhe ai stërmadhimit të rolit të identitetit kombëtar (që për mendimin tim me të shpallur Kosova shtet i pavarur dhe demokratik, ka përfunduar si i tillë) në procesin e tranzicionit, në vend që e gjithë energjia dhe potencialet kombëtare të orientohet në: reformat e domosdoshme ekonomike dhe ato sociale. Një rast i tillë i ndodhi p.sh. Ukrainës, me që rast vendi u zhyt në krizë të thellë... dhe pati probleme të shumta në konsolidimin e vendit dhe reperkusionet e shkaktuara edhe në rajon. Tani nëse flasim për një tranzicion të suksesshëm, atëherë padyshim që mund të themi se nevojiten disa kritere apo disa përvoja kriteresh elementare: kthimi kah ekonomia tregut, zhvillimi i sektorit privat: krijimi i modelit të shtetit juridik: ndërtimi i institucioneve demokratike: ridefinimi i kuptimit të bashkësisë nacionale (këtu çalojmë në shumë...se po kontestohet nga serbët..): rritja e lehtë e pabarazive midis qytetarëve....etj.; konsolidimi hap pas hapi i institucioneve dhe vlerave të reja; margjinalizimi sa më i mundshëm i sjelljeve deviante dhe kujdesi ndajë shëndeti mental social e kulturor; etj.




Marrshon Shqipnia e 700.000 bunkereve…


Nga Fritz RADOVANI:

SHQIPNIA E TUNELEVE DHE BUNKEREVE…

Marrshon Shqipnia e 700.000 bunkereve…


Shqipnia ishte “një shkemb graniti në brigjet e Adriatikut”…na ishte ngulitë në tru dhe as nuk na shkonte mendja se ndonjëherë do të xirrnim koken me pa driten e diellit apo me veshtrue se çka bahet pak ma këndej apo andej Adriatikut tonë.



 Rrethimi i vendit nga kapitalistët dhe revizionistët nuk na lejonte me shikue askend sepse të gjithë jetonim “si në rrethim”!..Me siguri shumica e rinisë nuk i kuptojnë këto shprehje, ndersa, pjesa që perjetoi atë periudhë historike porsa lundroi ose fluturoi mbi Adriatik, filloi “me harrue” se Populli Shqiptar ishte betue që “bar do hanë po idealet nuk i shkelë!”…
Ky vetizolim i Shqiptarëve erdhi në një kohë pa u kuptue fare, madje në kohë “paqe”, në vitin 1961... në roje të një pabesije të injektueme në gjak.




Të gjithë mendonin “kunder nesh e si me na zhdukë né”.
Aq e fortë ishte drita e Lirisë sa askush nuk mund ta shikonte drejtë me sy!
Një ditë... aty ku mendohej me u vue automatiku e ku...veç, kur një grupi të rijshë në Shkoder, iu mbushë mendja se duhej hjekë monumenti i Stalinit, e ishte 14 janar 1990.
Edhe njëherë filluen arrestimet... Rinia Shqiptare nuk mbahej ma nen fre...


Turmat u versulen drejtë ambasadave, anijeve, kufijëve, piramidave, gomoneve dhe sejcili pa kuptue ku ven kambën veç kerkonte me dalë nga tunelet e bunkeret ku ishte ngujue gati një gjysë shekulli, tue pritë me padurim “diten” mbas natës pafund të robnisë komuniste.
Ata që thonë se “unë kam pa me sy ku po eci...” vetem genjejnë! Sytë ndoshta i kishim në ballë por me pa me ta nuk shihte asnjeri, veç ai që do me rrejtë... Marrakotja na kishte molisë dhe verbue. Na dukej se të gjithë ishim në shullanin e diellit e rrezet e tij na binin saç mbi kokë e na pervlonin si në ditët e para, kur njeriu çveshet e del në ranen e ngrohtë të plazhit mbas një acari të një dimni me ngrica, borë, ortiqe e rrëshina akulli...


E si mund të mendojnë ndryshej një shkodranë që nuk mund të shkapercente as andej urës së Bunës pa leje “qarkullimi” të degës së punëve të mbrendshme, kur edhe ajo mund të jepej nga sigurimi vetem mbasi ata bindeshin se ti nuk do me ikë jashta Atdheut.


E durrsakët apo vlonjatët si mund të kujtohen se të gjithë ata bunkera të ngulun në ranë nuk kanë ma asnjë vlerë!? Butrinti dukej sikur asht mbushë me statuja edhe pse pat edhe nga ata që me qellim të keq aty – këtu edhe vune dorë... filluen edhe i vodhen me i shitë. Korça e Pogradeci filloi me marrë frymë nga miqtë e ardhun mbas sa dhjetra vjetësh që gati u ishte harrue edhe pamja e fëtyres, që ishte tiposë nga fotot bardhë e zi me stergjyshat e kalbun në Maliq... Jo larg Kukësit flitej se ka edhe andej Shqiptarë! Asht kot me vazhdue me folë se gati askush nuk e beson se Shqiptarët, rretherrotull me Trojet e veta ishin ngujue nder tunele, bunkera dhe strofulla ujqish, aq sa kishin humbë shpresen se ndonjëherë mund të dalin jashtë nga telat me ferra që i rrethonin strehen dhe mendjen që nuk i lejonte me andrrue Lirinë.


Kur pashë në Fushen e Çelës në Shkoder, një djalë me një Flamur Shqipnije në një shtizë të shkurtë, me një “vrimë” që i kishte pré yllin dhe po ecte drejtë e nga sheshi mu në qender të qytetit, ku njerzit mblidheshin ndër mitingje tue brohoritë deri pak ditë ma parë për partinë... ”parti Enver, jemi gati kurdoherë!”, pse me rrejtë? Nuk i besova syve! A thue edhe Shqiptarët e perdhosen yllin e kuq që u pat zhigatë mbi shtrojen e kuqe të Flamurit të Kastriotit?!


Mendova me vete por nuk i tregova askujt se shka kishe pa nga frika se do të më thonin “jé çmendë!”. Mu kujtue në çast Kryengritja e Spaçit...Qafë Barit...Vlashuku, që Nana ime ishte kenë me pa ndër tela të rrethuem vllaun, dajen, e mendja fluturonte sa andej këndej kur kambët ecnin mbi trotuarin e asaj pjace ku dikur, Luigj Gurakuqi, ecte tue mendue si mund të bahet aty afer një lulishtë ku mund të argëtohen fëmijët e shkodranëve?!...


U kujtova se kishe humbë!..
U ktheva me vrap në shtëpi dhe fillova me bisedue kot me pa çka po më thonë të tjerët se jam apo nuk jam në vete!?... Të gjithë çka takova rrugës mu dukën si vetja!...
Vetem kerkonim Lirinë! A kishte që kerkonin ma shumë? – Nuk besoj!
Edhe dyertë e shtëpijave nuk na epej me i mbyllë ma me çelsa...



Po hajnat a binin me fjetë me né?! – As këte nuk e besoj! Thohej se disa prej tyne vazhdojnë me vjedhë dhe mbas perëndimit të diellit mblidhen ndër disa bunkera e tunele dhe atje naten vonë ndajnë “qarin” e hajnisë së ditës... Kishte edhe nga ata që flenin ndër tunele me ruejtë mallin e vjedhun...e kishte edhe nga “ata”, që vazhdonin e vrojtonin me kujdes kush po i afrohet derës së blindueme të atyne labirinteve ku kushedi sa vetë me “një plumb kokës” kishin humbë jeten në lule të Rinisë...e kafka e Tij, ishte pak meter ma andej ku hajnat, vazhdonin me numrue stivat e dollarëve...të fitueme nga trafiku i gomoneve...
Vetem dera u dukej atyne tuneleve...po fundi i tyne ishte fare i panjohun!
Një Popull në kambë tue thirrë: “E duam Shqipninë si gjithë Europa!”...



E turmat që nata i zente në kerkim të Asaj rruge qindvjeçare, padashje humbnin drejtimin nder ata tunele e labirinte që në pritje të “Dritës së Diellit”, perfundonin dikund ka Lindja... gjoja tue pritë “Driten e ditës së ré” që do t’ agonte.



Të vjetrit tregonin se Gjergj Kastrioti e kishte vue në Flamurin e Tij Shqipen me dy krena, se njena kokë veshtron nga Perëndimi, ndersa tjetra, veshtron nga Lindja...
Që në vitin 1925 një kasap nga Mati u mundue me i vue një litar kokës Shqipes nga Perëndimi...Në se Shqipja do të fluturonte andej “litari” kryente punen e vet...
Në 29 Nandor 1944 një kasap tjeter nga Gjinokastra, djal i një bulykbashit turk, mori një sopatë nga ata të fashizmit dhe ia këputi koken Shqipes nga Perëndimi...me dorë të vet e zhigati kuq dhe thirri: “Vdekje Fashizmit, Liria e Popullit”...e shumica i “besoj”!


Në vitin 1991 – 92 nuk u dukën se janë kasapë edhe pse ishin me bluza të bardha!
Ishin disa “mjekë” që i bane një operacion në zemer Shqipes, po gjatë operacionit u asht dashtë me i dhurue gjak...Kur Shqipja erdhi në vete nuk shihte fare nga Perëndimi!
Pyeti ku jam!? – Ata që ishin aty i thanë: “Jé me né, mos kij frikë!”...


Kur i pyeti të dyten herë po, ku jam?! – Ata u detyruen dhe i treguen të vertetën:
“Jé me né, né jemi vëllezër gjaku me turqit, jemi në “konferencen Islamike!... Mos u merzit, se jemi tue u mundue me u kthye atje ku ishim para 22 vjetësh...me yje e drapen, i thirri tjetri, mbas shpine...dhe me çekana...Po, po, me “yje e hana”, thrret ai hamshori...ja, 23 qershori!
Shqipja vazhdon n’ agoni...


I sollen një pasqyrë e porsa pau veten me një krye nga Lindja... e trupin e lamë me gjak:
“Kuq e zi”... nga “gëzimi”, i ra të fikët!..


(Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike. U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për arsye shëndetësore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. Mbas katër vjetësh për arsye të shkurtimit t'organikës kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore. Në vitin 1969, u largua nga arsimi (po për arsye biografie) dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull “Piktor” dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.
Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.
Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 mars 1948. Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.
Në vitin 1991, në muajin janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.
Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti kam në dorë edhe një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun këtu në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten.)


Melbourne, 2013.

AMANETI I DJEMVE DHE VASHAVE TË KOSOVËS


Kanë ardhë të rënët e Drenicës e Prekazit,
E si pas  në ardhej të gjithë po kërkojnë konak,
Janë mësue o burra të dheut këto trima
Nëpër kulla me burrni e bajrak.


Kanë ardhë nënat e Drenicës e Prekazit,
E në sytë e të fëmijëve
Po ku ta gjejnë nënëmirat urtinë
Sesa jetën tuaj si një përrallë ta kujtojnë.


Kanë ardhë të rënët e Dukagjinit,
Nga Kullat e Glloxhanit një këngë
                                   epike nga pas u vjen,
Luan Haradinaj po e kërkojnë në sytë e të rënëve,
Dhe pse atë në gjithë Shqipërinë e Kosovën e gjen.

Kanë ardhë nënat e Dukagjinit,
Të thinjura, fjalë-pak e me sytë duke pritë,
U asht bërë loti kështu në beben e syrit,
Një kreshtë dhimbjeje që rritet për çdo ditë.


Kanë ardhë të rënët e Kaçanikut e Rugovës,
Male e fusha, gërxhe e lugina në duar i kanë,
Duan amanetet e shokëve që ranë në krejt Kosovën,
Se trupin e sytë e bukur në betejë i lanë.

Kanë ardhë nënat e Kaçanikut e Rugovës,
E për qafës së hollë kanë lidhë shami të bardhë,
Deri në mëngjes kur dielli i ri nëpër kreshta të duket,
Fëmijërinë e të rënëve e tregojnë me radhë.


Kanë ardhë të rënët e Junikut e Llapit,
Diçka nga ditë-netët e luftës nëpër fytyrë u ka mbetë,
Deri kur lufta e trimave të djemve të Kosovës të bëhet këngë,
Shpirti i asnjë nëne nuk do të jetë i qetë.

Kanë ardhë nënat e Junikut e Llapit,
E në e djemve të vrarë të Kosovës të bijtë kërkojnë,
Duan me i dëgjue bëmat e të bijve në betejë,

Kanë vite këtë dhimbë e peng nëpër zakone e vajtojnë.

Ibrahim KelmendiDo ta vazhdojmë grevën







Veprimtari Ibrahim Kelmendi së bashku me tre shokë të tjerë po vazhdon ditën e gjashtë të grevës së urisë para burgut të Prishtinës, në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Grevistët sot i ka vizituar bashkëshortja e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, njëherësh ambasador i Kosovës, Sylejman Selimit, e cila i ka lutur grevistët ta ndërpresin grevën.

“Ne katër grevistët vazhdojmë të jemi mirë nga gjendja shëndetësore, pavarësisht lodhjes fizike. Falënderojmë vizitën e bashkëshortes së ambasadorit Sylejman Selimi me tre fëmijët e tyre, por lutjen e ambasadorit, të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, që ta ndërpresim grevën e urisë për hir të ruajtjes së shëndetit tonë, me keqardhje iu përgjigjem me jo”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka thënë se janë të vendosur ta vazhdojnë grevën, pavarësisht lodhjes. “Do të qëndrojmë në grevë derisa ambasadori Sylejman Selimi dhe të akuzuarit e tjerë të mbahen padrejtësisht në paraburgim. Shpresojmë që shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, do të na vizitojë për t’i dëgjuar arsyetimet tona, edhe pse nuk na është përgjigjur në letrën që i kemi dërguar”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi duke folur për rishikimin e mandatit të EULEX-it, ka thënë se ata nuk janë kundër EULEX-it. “Ne parim ne grevistët nuk jemi kundër misionit të EULEX-it, sepse institucionet e drejtësisë së shtetit të brishtë të Kosovës kanë nevojë për ndihmë e përkrahje profesionale, por jemi kundër pjesëtarëve anti-Kosovë në EULEX, siç është prokurori Salustro. Kurse sa i përket së drejtës së Kuvendit të Kosovës për të marrë vendim përkatës, jemi të bindur se Kuvendi ynë nuk është gjithaq autonom, sepse presionet e ‘ndërkombëtarëve’ kundër tij tashmë janë bërë flagrante dhe skandaloze, siç qe rasti i fundit me Ambasadën Amerikane në Prishtinë”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka thënë se qytetarët e Kosovës me një mision të tillë të EULEX-it janë të zhgënjyer. “Për të tillë mision të EULEX-it në Kosovë sinqerisht nuk kemi nevojë. Prandaj qytetarët tashmë janë të zhgënjyer ndaj tij, sepse nga EULEX-i kanë shpresuar se do të angazhohet për t’i luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, meqë institucionet kompetente të Republikës së Kosovë janë kapur nga ish-kuislingët e regjimit të Millosheviqit dhe “miqtë” e krimit të organizuar dhe të pushtetarëve hajna”, ka thënë Kelmendi.

Në grevë urie bashkë me Ibrahim Kelmendin janë edhe Blerim Muriqi, Xhemë Gjura dhe Murat Bajrami. /epoka e re/



***********

 

Në Skenderaj sot gjatë ditës janë shpërndarë posterë, në të cilët sulmohet J.B., dëshmitar i mbrojtur në rastet që lidhen me Sami Lushtakun. “Vetëm njerëzit e shitur si J.B njollosin luftën e shenjtë të UÇK-së”, shkruan në posterët e shpërndarë kudo në qytet.

Në këta posterë dëshmitarit i është vendosur fotografia me emër e mbiemër. Në fillim të kësaj jave Lushtaku e akuzoi në gjykatë këtë person, duke thënë se falë tij janë përgatitur shumë aktakuza ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.

“E kam rastin e dytë ku ai e ka gjetur vrasësin, por jo viktimën dhe për këtë unë tash jam në burg. Kjo ndodh vetëm me mua dhe EULEX-in, sepse nuk ka rast të tillë në gjithë botën”, kishte thënë Lushtaku.




Sot rreth orës 13:30 kryetari i OVLUÇK-së, Muharrem Xhemajli, është ftuar nëpërmjet telefonit nga EULEX, që nesër të paraqitet për t’u intervistuar në cilësi të dëshmitarit për një nga proceset që po zhvillohen kundër luftëtarëve të UÇK-së.

Sipas njoftimit të OVLUÇK-së, Xhemajli nuk do të paraqitet para organeve të EULEX-it.

“Ky vendim i kryetarit Muharrem Xhemajli bazohet në vendimin 05/2011 të Këshillit Drejtues të OVL të UÇK-së mbajtur më 7 maj 2011. Në këtë vendim thuhet: “OVL të UÇK-së u bënë thirrje të gjithë veteranëve të luftës, që të mos njohin autoritetin e EULEX-it në Kosovë, të mos u përgjigjen ftesave të tyre, të mos japin asnjë lloj deklarate pranë organeve të këtij misioni në asnjë rrethanë, edhe në rast se arrestohen për të ashtuquajtura krime të luftës”, është në komunikatën e OVLUÇK-së.

Lirohen nga arresti shtëpiak Fatmir Limaj dhe të tjerët

Lirohet nga arresti shtëpiak Fatmir Limaj , merr pjesë në seancë të Kuvendit
(I plotësuar) - Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj pas lirimit nga arresti shtëpiak, ai ka marr pjesë në punimet e seancës së Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast udhëheqësi i seancës, Xhavit Haliti i ka uruar mirëseardhje në seancë.
Gjatë ditës së sotme Gjykata e Apelit ka marrë vendim që t’i liroj nga masa e arrestit shtëpiak Fatmir Limajn dhe gjithë tjerët në rastin “Kleçka”.
Masa e arrestit shtëpiak është zëvendësuar me masën e lajmërimit në stacione policore të kohë pas kohshme.
Fatmir Limajt më 8 mars të këtij viti i është zëvendësuar paraburgimi me arrest shtëpiak.

Lirohen nga arresti shtëpiak Fatmir Limaj dhe të tjerët
Një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe gjyqtarëve kosovarë vendosi që t’i lirojë nga arresti shtëpiak të gjithë dhjetë të pandehurit për rastin Kleçka.
Në mesin e të pandehurve gjendet edhe Fatmir Limaj, zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish ministër i transportit dhe telekomunikacionit në qeverinë e Kosovës.
Prej tash e deri në përfundimin e gjykimit kryesor, të pandehurit janë të obliguar që për çdo ditë të paraqiten në stacionin policor. Pasaportat e tyre mbeten të konfiskuara dhe ata nuk mund të largohen nga Kosova, ka njoftuar përmes një komunikate misioni evropian për sundimin e ligjit.
"Trupi gjykues vendosi që ta zëvendësojë masën e arrestit shtëpiak me masën e lajmërimit në stacionin policor për shkakun se në vendimet e mëhershme të Gjykatës së Apelit është thënë se masa e arrestit shtëpiak ishte kryesisht e nevojshme për ta shmangur rrezikun e ndikimit tek dëshmitarët. Dëshmitari i fundit i prokurorisë ka dëshmuar gjatë seancës gjyqësore kryesore më 5 qershor 2013", thuhet në komunikatë.

Seancat gjyqësore kryesore për këtë rast do të vazhdojnë më 3 korrik 2013, me ç’ rast të pandehurit do të fillojnë me paraqitjen e rasteve të tyre.
Ky proces gjyqësor ndërlidhet me akuzat për krime lufte.

Për këtë rast, Limaj dhe të tjerët ishin shpallur të pafajshëm gjatë një procesi paraprak gjyqësor, por ishte EULEX-i më pas që kërkoi rikthimin e gjykimit në Gjykatën Supreme.
Rihapjen e procesit EULEX-i e ka mbështetur në dëshmitë nga ditari i të cilësuarit si “Dëshmitarit X”, (tashmë i ndjeri Agim Zogaj).

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...